Ballina Bota Zjarr në motorin e një linje ajrore ruse në Antalia, evakuohen 79...

Zjarr në motorin e një linje ajrore ruse në Antalia, evakuohen 79 pasagjerë

Një zjarr ka përfshirë aeroplanin e linjës ruse “Azimut Airlines”, i cili u ul në Antalia të Turqisë, në kushte të pafavorshme atmosferike.

Zjarri u shfaq në motor dhe të gjithë 79 pasagjerët janë evakuuar shëndoshë e mirë, transmeton HavHaber. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, dhe pista është mbyllur përkohësisht, ndaj avionët janë devijuar drejt aeroporteve të tjera.

Nuk pati të lënduar, ndërsa avioni po fluturonte në linjën Soçi-Antalia. Zjarri filloi kur motori ra në kontakt me pistën.

VIDEO:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tetova News (@tetovanews)