Ballina Aktualitet Votohet sot në Kuvendi buxheti prej 8.2 mld eurosh i vitit 2025

Votohet sot në Kuvendi buxheti prej 8.2 mld eurosh i vitit 2025

Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Në seancën e sotme do të zhvillohet votimi për buxhetin për vitin 2025, ndërsa po ashtu pritet të ketë shumë diskutime.

Pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare, buxheti 8.2 mld eurosh do të miratohet nen për nen në Kuvend.

Ndërkohë sot në parlament rikthehet pas 11 muajsh nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Gjithashtu PD depoziton sot edhe 34 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm.