Greqia u trondit mbrëmjen e djeshme (05 dhjetor 2024), pasi një 39-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij me çekiç dhe më pas e fshehu trupin në papafingo. Ka qenë vetë shqiptari i cili ka denoncuar në polici krimin.
Sipas medieve greke, policia ka gjetur çekiçin me të cilin i riu ka dhunuar fizikisht gruan para se ta mbyste përfundimisht. 39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh.
Shqiptari, pasi e ka goditur me çekiç gruan, më pas e ka mbytur.
Dëshmia e autorit
Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë. Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj teksa ka hyrë në tualet për të folur me të. 39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste. Ai u shpreh se bashkëshortja po e tradhtonte me shokun e tij më të mirë. “Unë u verbova nga xhelozia dhe e vrava”, thuhet se pohoi ai. Në fillim, shqiptari mendoi që të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre, por vendosi t’a vendoste në papafingo.
Çfarë iu tha fëmijëve
Kur dy fëmijët e tyre 9 dhe 12 vjeç u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë. Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij. Kur fëmijët duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij të enjten e kaluar. Efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje, që në momentin e parë kanë ndjerë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me qese plastike. /vizionplus.tv