TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar foto nga vizita dyditore Hamburg të Gjermanisë në Facebook. Ndërkohë që sot agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë nisur kontrolle në banesën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj ka publikuar foto me homologun gjerman.
Por ndryshe nga herët e tjera, Veliaj ka zgjedhur që të heqi komentet në Facebook. SPAK ditën e sotme ka njoftuar se ka nisur procedimin penal në lidhje me pasurinë e kryebashkiakut Veliaj, për të cilin ishte nën hetim.
Kryebashkiaku po hetohet për disa çështje të nxehta si ajo e Inceneratorit të Tiranës apo dosjes “5D”. Në ngarkim të kësaj të fundit ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, Redi Molla dhe Mariglen Qato ndodhen në burg. Më herët SPAK ka nisur një hetim pasuror për Veliajn dhe familjarët e tij.