Ballina Bota Presidenti brazilian i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale! U rrëzua dhe dëmtoi kokën, si...

Presidenti brazilian i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale! U rrëzua dhe dëmtoi kokën, si paraqitet gjendja e tij

Presidenti i Brazilit po kalon ditë të vështira kohët e fundit, për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur këtë periudhë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se udhëheqësi brazilian Luiz Inácio Lula da Silva është shtruar në spital.

Presidenti ndodhet nën kujdesin intensiv në spital në Sao Paulo, pasi iu nënshtrua një operacioni në tru.

Problemet shëndetësore në kokë u shfaqën, pasi ai u rrëzua në tetor të këtij viti brenda banesës së tij, ku pësoi goditje në kokë.

Përmes një njoftimi zyrtar presidenca e Brazilit bëri një njoftim ku njoftoi qytetarët për gjendjen shëndetësore të presidentit. Presidenca tha se Lula është mirë dhe se po monitorohet në njësinë e kujdesit intensiv, raportojnë mediat e huaja.

Ditën e hënë presidenti iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, pasi kishte dhimbje të forta koke.

Ekzaminimet zbuluan se ai kishte hemorragji, e për rrjedhojë u transferua në São Paulo për të kryer operacion.