Ballina Bota Netanyahu: Izraeli do të përgjigjet ashpër nëse qeveria e re siriane paraqet...

Netanyahu: Izraeli do të përgjigjet ashpër nëse qeveria e re siriane paraqet kërcënim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se kërkon të krijojë marrëdhënie me qeverinë e re të Sirisë.

Netanyahu u shpreh se Izraeli do të përgjigjet me forcë ndaj çfarëdo kërcënimi të sigurisë.

“Nëse ai regjim lejon që Irani të rifutet në Siri, ose të mundësojë transferimin e armëve iraniane apo të ndonjë arme tjetër te Hezbollahut, ose të na sulmojë, ne do të përgjigjemi ashpër dhe do ta bëjmë të paguajë çmim të rëndë”, ka thënë ai.

Ai ka insistuar se Izraeli nuk ka për qëllim të futet në punët e brendshme të Sirisë, por ka synim ta mbrojë sigurinë e shtetit të tij, raportoi CNN.

Netanyahu ka shtuar se ka autorizuar forcat ajrore të godasin asetet ushtarake që ushtria siriane ka lënë prapa, për të mos i lënë në duar të atyre që ai i quajti xhihadistë.