Ballina Aktualitet Kosovë/ 28 subjekte politike në zgjedhje, beteja më e fortë pritet mes...

Kosovë/ 28 subjekte politike në zgjedhje, beteja më e fortë pritet mes Vetëvendosjes, PDK dhe LDK

28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Komisioni Qendror ka bërë të ditur se pas mbylljes së afatit zyrtar, mes 28 subjekteve politike janë 20 parti, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Beteja kryesore pritet të jetë mes Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Nga partitë serbe kanë dorëzuar aplikimin Lista Serbe dhe parti të tjera të komuniteteve pakicë.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit do të ketë vetëm një kandidat të pavarur, Fatmir Bytyqi.

Në garë për kryeminstër do të jenë të gjithë kryetarët e partive të mëdha në vend, përveç Memli Krasniqit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, kandidati për shef të qeverisë së ardhsme do të jetë Bedri Hamza.

Kojmisioni Qendror i Zgjedhjeve do duhet tashmë të konfirmojë listat deri në 25 dhjetor, ndërsa në 7 janar do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve në fletën e votimit.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008./vizionplus.tv