Ballina Kronika Aksident tragjik në Strumicë, ky është tetovari që humbi jetën gjatë punimeve...

Aksident tragjik në Strumicë, ky është tetovari që humbi jetën gjatë punimeve ndërtimore në këtë qytet (FOTO-EMRI)

Veshalla humbi Zelfi Bexhetin, shkruan veshalla.info për tragjedinë në Strumicë, ku humbi jetën 60 vjeçari nga ky fshat i Tetovës, transmeton Tetova News.

Dje, rreth orës 11:30, në Stacionin Policor të Strumicës është raportuar se gjatë punimeve ndërtimore në një objekt në rrugën „Vëllazërim Bashkim“ në Strumicë, personi i identifikuar me inicialet Z.B (60) nga fshati Veshallë i Tetovës ka rënë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të lëndimeve që ka pësuar, njoftoi sot policia e Strumicës.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Mjekësore Strumicë, ndërsa në vendin e aksidentit kanë zhvilluar hetime prokurori public, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe grupi hetimor nga SPB Strumicë./TetovaNews

Lajmin tragjik e ka dhënë edhe faqja veshalla.info

Veshalla humbi Zelfi Bexhetin
Pas një rasti tragjik, përfundoj misioni në dunja i një punëtori, që guximi dhe gatishmëria e tij për të bërë të pamundurën të mundur ishin shembullore për të gjithë ne. Përkushtimi dhe zelli i tij i palodhur në punë vendosën një jernek dhe frymëzuan shumë të tjerë.
Zelfiu mishëronte pavarësinë individuale në formën e saj më të pastër dhe dëshmoi se madhështia e vërtetë buron nga vendosmëria dhe puna e palodhur. Krenaria e tij e pashoqë për punën i dha veprimtarisë së tij një dinjitet që kapërceu suksesin e tij personal.
Trashëgimia e tij na inkurajoftë të bëjm punë të dobishme dhe të ndjekim qëllimet tona me të njëjtin pasion.