Ballina Bota Rutte: Rusia po lëviz drejt Evropës! Sekretari i NATO-s kërkon më shumë...

Rutte: Rusia po lëviz drejt Evropës! Sekretari i NATO-s kërkon më shumë fonde për mbrojtjen

Sekretari i përgjithshëm i NATOS, Mark Rutte ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin po synon fshirjen e Ukrainës nga harta dhe një konfrontim të drejtpërdrejtë me të gjithë Europën.

Deklaratat Rute i bëri nga Brukseli.

“Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe me ne. Evropianët duhet të përgatiten për mundësinë që Rusia të përdorë dronë në kontinent. Putini, po përpiqet të godasë lirinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Duhet të jemi gati për atë që na pret në katër apo pesë vite.”

Rutte paralajmëroi gjithashtu se shtetet e NATO-s mund të kenë nevojë të shpenzojnë më shumë se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në fushën e mbrojtjes.

“Rreziku po lëviz drejt nesh me shpejtësi të madhe. Ne nuk do të jemi të sigurt në të ardhmen nëse nuk jemi të përgatitur të përballemi me këtë rrezik.”

Vetëm 23 nga 32 anëtarët e NATO-s pritet të përmbushin objektivin prej 2 për qind këtë vit, sipas zyrtarëve të aleancës.