Ballina Kronika Atentati mafioz në Greqi, zbulohet identiteti që përdorte shqiptari. 46-vjeçari pronar biznesi...

Atentati mafioz në Greqi, zbulohet identiteti që përdorte shqiptari. 46-vjeçari pronar biznesi në Durrës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë mesditën e të dielës, pasi dy shqiptarëve iu është bërë atentat jashtë një lokali. Si pasojë Irakli Davella ka humbur jetën dhe Edi Lolo ka mbetur i plagosur rëndë.

Viktima  është qëlluar me plumb në kokë. Edi Lulo, 46 vjeç, është emri aktual që mban në gjendjen civile i plagosuri i atentatit të djeshëm në Athinë.

Policia greke ka zbuluar se personi i plagosur, më parë ka mbajtur identitetin Etmond Hysa, lindur në 1978 në Shqipëri.

Ai rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi dhe madje ka bërë burg për ngjarjen e vitit 2011, ku bashkë me dy shqiptarë të tjerë, grabitën Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve morën 404.493 euro.

Gjithashtu ai u akuzua edhe për grabiten e një klinike mjekësore në Pagrati të Athinës ku u morën pajisje me vlerë 110.000 euro.  Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Edi Lolo, 46 vjeç, kishte disa ditë që ishte nga Dubai në Athinë. Ai qëndronte mes Dubait dhe Greqisë. Lulo rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës. /vizionplus.tv