Ballina Bota Dënohen përdhunuesit në Francë, 20 vite burg për burrin që lejoi abuzimin...

Dënohen përdhunuesit në Francë, 20 vite burg për burrin që lejoi abuzimin e 50 personave me gruan e tij

Gjykata e Francës ka dënuar Dominique Pelicotin me 20 vjet burg për drogimin dhe përdhunimin e vazhdueshëm të bashkëshortes së tij Gisele Pelicot për gati një dekadë, si dhe për rekrutimin e burrave të tjerë për ta përdhunuar atë në shtëpitë e tyre.

Pas një sërë seancash në muaj të tërë Dominique Pelicot pranoi në gjykatë se është përdhunues dhe i kërkoi falje familjes së tij ndërsa prokurorët kishin kërkuar dënim maksimal me 20 vite burgim për të.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar burg nga 4 deri në 18 vjet për 50 të pandehurit e tjerë në këtë rast. Pothuajse të gjitha ata akuzohen për përdhunimin e Pelicotit pasi ajokishte humbur vetëdijen.

Shumica e të pandehurve në këtë rast, të cilët burri i kishte takuar online, e kanë mohuar akuzën e përdhunimit, duke thënë se mendonin se po merrnin pjesë në një lojë të arritur me dakordësi, të orkestruar nga çifti, dhe duke argumentuar se nuk ishte përdhunim nëse burri i saj u dha leje ta bënin një gjë të tillë.

Pelicot ka dëshmuar kundër tyre duke thënë se ata e dinin se ish-bashkëshortja e tij ishte pandjenja dhe e pavetëdijshme kur ndodhnin këto akte.

Gisele Pelicot, 72-vjeçare, hoqi dorë nga anonimiteti gjatë gjykimit dhe kërkoi që videot e tmerrshme të abuzimit të saj, të cilat ishin xhiruar nga ish-bashkëshorti, të shfaqeshin në gjykatë, duke thënë se kjo do t’u ndihmonte grave të tjera ta ngrenë zërin.

Rasti i Gisele Pelicot ka tronditur botën dhe e ka shndërruar atë në simbol të guximit. Gjykimi ka nxitur protesta nëpër Francë në mbështetje të Giseles.

“Kam vendosur të mos ndihem e turpëruar. Unë nuk kam bërë asnjë gabim. Ata duhet të ndihen në turp”, tha ajo në gjykatë./vizionplus.tv