Ballina Aktualitet Kasami dënoi sulmet ndaj punonjësve të parkingut duke paralajmëruar dënime për sulmuesit

Kasami dënoi sulmet ndaj punonjësve të parkingut duke paralajmëruar dënime për sulmuesit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka paralajmëruar dënime për qytetarët që do të sulmojnë fizikisht dhe do të kenë sjellje të pahijshme ndaj punonjësve të Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit”, transmeton Portalb.mk.

“Dënojmë ashpër sjelljen e pahijshme dhe sulmin fizik ndaj punonjësit të NP “Parkingu i Qytetit” Tetovë. Personat e përfshirë në këtë incident do të përballen me drejtësinë dhe do të ndëshkohen konform ligjit”, deklaroi Kasami.

Ai ka kërkuar të mos pengohet puna e punonjësve të Ndërmarrjes, duke paralajmëruar që rastet e tilla nuk do të tolerohen aspak, të gjithë do të marrin dënimin e merituar.

“Më datë 17.12.2024 në ora 14:00 në SPB Tetovë, S.J. (23) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 17:00 në vendin e punës me mjetin special karrotrec të Ndërmarrjes Publike “Parkingu i qytetit” Tetovë është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, raportoi Policia.