Ballina Aktualitet U nda në mënyrë të papritur nga jeta duke kryer Umren, 33-vjeçarja...

U nda në mënyrë të papritur nga jeta duke kryer Umren, 33-vjeçarja nga Studeniçani i Shkupit varroset në Medine të Arabisë Saudite (VIDEO)

Një 33-vjeçare nga Sudeniçani i Shkupit ka ndërruar jetë në Medine të Arabisë Saudite ku kishte shkuar për të kryer Umren, vizitë në vendet e shenjta. Emri i saj është Gjulsere Jakupi Mehmeti dhe ka lënë të pikëlluar bashkëshortin Ali Memetin dhe vajzën e vogël Inaren.

Lajmin për varrimin e saj e ka bërë drejtpërdrejt nga Medina Hasan Rexhepi:

Sprovë shumë e madhe për familjen, por edhe një krenari që rallë kush mund ta fiton, të ia dorëzosh emanetin Allahut në qytetin e Resulullahut ‎ ‎ﷺ, në varezat ku janë 10 të përgëzuarit me Xhennet, ku janë mijëra shokë të Muhamedit ‎ ‎ﷺ, ku janë të varosuar gratë e Resulullahut ‎ ‎ﷺ….

Kush vdes në Medine dhe varroset në Varrezat Bekije, do të jenë nga të parët që do ta fitojnë ndërmjetësimin e Muhamedit ‎ për të hyrë në Xhennet.

Allahu ia shtofte n’veçanti sabrin bashkeshortit te saj Ali Memetit dhe vajzës se saj bukuroshes Inares, ka shkruar nga Medine Hasan Rexhepi.