Ballina Kronika Në moshë të re, ndahet nga jeta sportisti ferizajas Florim Xhabiri që...

Në moshë të re, ndahet nga jeta sportisti ferizajas Florim Xhabiri që e mposhti 3 herë kancerin

Kreu i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen e sportistit ferizajas, Florim Xhabiri, i cili ka vdekur pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Me dhembje e pikëllim të madh, morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit ferizajas, bashkëqytetarit tonë të veçantë, Florim Xhabiri.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu përmes telegramit, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Xhabiri, sportistëve, sportdashësve e të gjithë të njohurve të të ndjerit.

“Me dhembje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të sportistit ferizajas, bashkëqytetarit tonë të veçantë Florim Xhabiri. Florimi ishte shembulli më kuptimplotë i njeriut të fortë, pavarësisht sfidave të rënda shëndetësore. Vepra që la pas Florimi me shembullin e tij të pasionit e të qëndrueshmërisë, janë vlerë e çmuar e sportit tonë. Ngushëllime të sinqerta familjes Xhabiri, sportistëve, sportdashësve e të gjithë të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij u prehtë në paqe” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

E DHIMBSHME: Ndërron jetë në moshë të re boksieri Florim Xhabiri
Njoftim ka bërë një mik i Florimit në rrjetin social;
Postimi;
Iku në përjetësi Florim Xhabiri…
Me zemër të thyer po shkruaj këto fjalë, duke u përpjekur të pranoj që Ai nuk është më me ne.
Ti ishe shumë më tepër sesa një mik; sepse bashkë ndamë gëzime, sfida dhe momente që do të mbeten të gdhendura përjetësisht në kujtesën time.
Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që ndiej, por kujtimet tona janë ato që më mbajnë të fortë.
Nga ti mësova si të jem i guximshëm dhe si të qesh në momentet më të vështira të jetës.
Nuk do të harroj kurrë atë mënyrën tënde unike për të sjellë dritë edhe në ditët më të errëta.
Prandaj je dhe do të mbetesh gjithmonë një frymëzim për jetën që aq shumë e deshte…
Pusho në paqe, miku im!
(Varrimi i Florimit bëhet sot në Dragodan në Prishtinë prej orës 16.30).

Na mërzite shumë Florim
E luftove si burrat atë dreq sëmundje, nuk u dorëzove asnjëherë, ishe kampion kudo, i dashur nga të gjithë, ishit inspirim ndaj atyre që i kishin të gjitha e nuk ja dinin vlerën shëndetit.
Si shokë e si qytet, jemi krenar që nuk e kemi lënë asnjëherë vetëm për asgjë, duke na bërë krenar saherë takoheshim me vullnetin për jetë që kishte, madje tejet besimtar dhe falenderues prej Zotit.
Zoti të mëshiroftë me xhennetet më të larta, familja mbahuni të fortë e krenar që kishit një djal të tillë.
Florim Xhabiri