KËNGË PËR “PIRANJAT”
O Zot i madh, çfarë befasie për mua…!
Kjo njëherit është edhe dhurata më e dashur që kam mundur ta kem.
Teksti është marrë nga poema ime për ata “Epopeja e Piranjave”.
Falemnderit pafund o njerëz të mirë!
Përshëndetje nga Tetova!
…..
Aty është Dojna, prezantuesja sharmante
Pranë saj si gjithmonë, Flor simpatiku
Për emisionet e tyre që i bëjnë brilante
Qëndron bashkë me ta maestro Kopliku
Në terren e kemi djaloshin zemërartë
I aftë për çdo gjë dhe shumë i përgatitur
Padrejtësitë i lufton me ndjenjën e zjarrtë
Asnjë imtësirë s’e lë pa e shkoqitur
Pastaj vjen me radhë bukuroshe Matilda
Që gjërat e shëmtuara tej e përtej i përshkon
Me shpirt bamirësie siç ishte Nereida
Nga kthetra mashtruesish njerëzit i shpëton
Eh…çfarë të them për skofiaren Luela
E ëmbël në të folur, e fortë në karakter
Kjo vajzë e veçantë, e lehtë si gazela
Bën punë të madhe se mendja nuk ta merr
Në olimpin e tyre gjendet edhe Jonida
E pajisur me klas dhe elegancë të paskaj
Do ia kish lakminë dhe vetë Artemida
Kur i gjuan keqbërësit në mënyrën e saj
Fisnikërisë së tyre i bashkohet Lorena
Vajza e virtytshme si natyra në pranverë
Me “këngët” e saj siç bënte sirena
Piratët keqbërës i fundos menjëherë
Në këtë bashkësi të shenjtë e prosperoze
Bën pjesë edhe Edoni, djali dinjitoz
Aq është i vendosur për rastet skandaloz
S’heq dorë nga misioni, deti t’bëhet kos
VIDEO BONUS:
https://youtu.be/fjhTlnkPxSM