Ballina Kronika Sot varrosen tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës

Sot varrosen tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës

VIDEO BONUS: Zgjedhjet në Kosovë

Mbrëmja e së shtunës tronditi Jabllanicën e Gjakovës. Kjo pasi tre fëmijë mbetën të vdekur, një i moshës 13-vjeçare, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar.

Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen sot në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00.

Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë se largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.

Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.

NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer ju njoftojmë se me dt. 01.02.2025 humbëm tragjikisht tre djemtë tanë të dashur:
Veton Morina (09.12.2011), Ideal Rama (25.03.2009), Ramë Mehmetaj (07.08.2009).
Largimi i tyre i parakohshëm ka lënë një boshllëk të madh në zemrat tona.
Varrimi i të ndjerëve do të bëhet më 03.02.2025, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Shqiponjë (ish Jabllanicë).
Të pikëlluar përjetësisht, familjet: MORINA, RAMA dhe MEHMETAJ

 

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale