Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hehdur poshtë kategorikisht ccdo mundësi për bisedime për paqe me homologun e tij ukrainas, Volodymir Zelensky.
Në një mbledhje qeveritare, Putin i quajti “paradoksale” kërkesat e Kievit për ndalimin e përkohshëm të luftimeve për 30 apo 60 ditë.
“Si mund të zhvillohen bisedime nën këto kushte? Çfarë do të diskutojmë me dikë që kërkon paqe, por organizon sulme terroriste?”, tha ai.
Sipas presidentit rus, çdo pauzë në konflikt do të përdorej nga Ukraina për të forcuar arsenalin ushtarak me ndihmën e Perëndimit, për të vazhduar mobilizimet me forcë dhe për të përgatitur sulme të reja.
“Kush negocion me terroristë? Dhe pse duhet t’i shpërblejmë duke u dhënë kohë për t’u armatosur?” shtoi Putin.
Akuzat për sabotim të qëllimshëm të paqes
Putin përmendi sulmet që ndodhën në rajonet Briansk dhe Kursk, vetëm pak para raundit të dytë të bisedimeve të paqes që ishte planifikuar të mbahej në Stamboll. Sipas tij, këto sulme – që përfshijnë edhe viktima në radhët e civilëve – janë kryer qëllimisht për të dështuar dialogun.
“Akte terroriste ndaj hekurudhave”
Lideri i Kremlinit iu referua edhe ngjarjeve të fundit që kanë tronditur transportin hekurudhor në Rusi. Më 31 maj, një tren pasagjerësh doli nga shinat në rajonin Briansk, pas shembjes së një ure në itinerarin Klimovo–Moskë. Vetëm disa orë më vonë, në natën e 1 qershorit, një shpërthim në një urë tjetër në rajonin Kursk çoi në shembjen e linjës hekurudhore mbi një aks rrugor.
Autoritetet ruse i cilësuan të dy incidentet si “akte terroriste”. Sipas raportimeve zyrtare, në këto ngjarje humbën jetën shtatë persona, ndërsa mbi 120 të tjerë u plagosën vetëm në Briansk. Në Kursk u lënduan masinisti dhe dy anëtarë të ekuipazhit.
@tetovanews
@tn.lajmelokale