Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në “Air Albania”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026-të.
Një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë, por mungoi goli. Rei Manaj pati mundësinë e artë në minutën e fundit të pjesë së parë për të shënuar golin e avantazhit, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Ndërsa në pjesën e dytë kuqezinjtë tentuan sërish të gjejnë rrugën e rrjetës por ishin të pafat.
Armando Broja tentoi disa herë të merrte përpara mbrojtjen serbe, ku në disa raste dhe ia arriti, por në fund të aksionit kuqezinjtë u treguan të pasaktë para portës.
Me futjen në fushë të Nedim Bajramit, Mirlind Dakut dhe Myrto Uzunit në vend të Hoxhës, Brojës dhe Manajt, solli më shumë freski në fraksionin e dytë të lojës.
Nedim Bajrami ishte ai që pati një tjetër rast të artë, pasi u shërbye saktë brenda zonës nga ana e Dakut, por goditja e tij ishte mjaft e dobët.
Ndërkohë Serbët patëm shumë pak raste për shënim.
Pas kësaj ndeshjeje Shqipëria mban vendin e dytë në grupin K me 4 pikë, kurse Serbia renditet në vendin e katërt me 1 pikë.
Grupi K kryesohet nga anglezët të cilët kanë 9 pikë.
@tetovanews
@tn.lajmelokale