Ballina Sport “Marr përgjegjësinë e zgjedhjes”:Sylvinho s’thotë pse penalltinë nuk e goditi Asllani

“Marr përgjegjësinë e zgjedhjes”:Sylvinho s’thotë pse penalltinë nuk e goditi Asllani

Rei Manaj humbi penalltinë që mund t’i kishte dhënë fitoren Shqipërisë në përballjen me Serbinë. Lushnjari e mori topin në duar dhe kërkoi ta ekzekutonte vetë penalltinë, ndërsa në fushë ishte Asllani, që vinte nga dy penallti të realizuara me Inter në dy ndeshjet e fundit të Serie A. Një veprim i tillë ka shkaktuar debate për hierarkinë në skuadër, apo edhe kush vendos. Sylvinho pas ndeshjes ka tentuar ta mbyllë argumentin pa shpjegim: “Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ne, marr përgjegjësitë për zgjedhjet që kam bërë. Ndodh që të humbasësh një penallti sepse është futboll, kishim përgatitur një ndeshje shumë të mirë sot”.

Tekniku Brazilian pastaj u ndal edhe te Broja, që kishte shenja të dukshme të mungesës së kondicionit. Sylvinho sidoqoftë edhe këtu kishte tjetër mendim: “Broja nuk është mësuar të luajë ndeshje të plotë, ishte shumë i lodhur në një pikë të lojës, bashkë me Hoxhën. Broja bëri një pjesë të parë shumë të mirë, ai ka aftësi shpërthyese nëse ka hapësira në fushë. Ishte një ndeshje e organizuar mirë, jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe për njerëzit në stadium që erdhën të na ndiqnin”.

Sylvinho mundohet ta shohtë gotën gjysëm plot, pavarësisht se përpara ka një transfertë të vështirë kundër Letonisë, një kundërshtar ndaj të cilint kemi 6 barazime në 6 ndeshje të luajtura në histori: “Është një moment i bukur për Kombëtaren, nëse vitin e kaluar kishim 16 lojtarë, tashmë kemi 22 lojtarë për rolet tona. Jam i lumtur që kam mundësi të bëj zgjedhje të ndryshme. Duke nisur që nesër do të bëjmë zgjedhjet e duhura për ndeshjen e radhës. Do duhet të rishohim çdo gjë”, u shpreh Sylvinho në përfundim të takimit.

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale