Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tetovë, ku një 18-vjeçar dhe një i mitur nga Tetova janë arrestuar për kryerje të sulmit seksual ndaj dy vajzave të mitura.
Njoftimi i policisë:
Më 02.07.2025, në orën 15:30 dhe 22:55, efektivët e policisë të SPB-së Tetovë dhe NjP Kamjan, në fshatin Sedllarcë e Epërme dhe në Tetovë, kanë arrestuar personin A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit nga një 37-vjeçare nga Tetova se kishin kryer sulm seksual në mënyrë të përsëritur ndaj dy vajzave të saj të mitura, duke i filmuar ato me telefon celular dhe duke e detyruar njërën nga të miturat të kryejë marrëdhënie seksuale me persona të tjerë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen akuza përkatëse.
VIDEO BONUS:
@tetovanews
@tn.lajmelokale