Ballina Blog Faqe 340

Ndjehen lëkundje tërmeti në disa qytetet të Maqedonisë, epiqendra në rajonin Tetovë-Gostivar

Tërmet me magnitudë prej 2,8 shkallëve sipas Rihterit është ndjerë pasmesnate, respektivisht rreth orës 01:20, transmeton Alsat. Tërmeti ka qenë me epiqendër në rajonin Tetovë-Gostivar, 65 kilometra në jug-perëndim të Shkupit. Tërmeti është ndjerë në rajonin e Mavrovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës.

“Grubi dhe Osmani jashtë Qeverisë”! Mexhiti: Nuk mund ta përfaqësojnë elektoratin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup

Nga ajo që sheh nga jashtë, Izet Mexhiti, nuk sheh arsye urgjente për rikonstruim të Qeverisë, por në një situatë të tillë, nënkryetari kritik i Bashkimit Demokratik për Integrim mendon se zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani nuk do të duhet të ishin më në postet e tyre.

“Unë mund të flas më me kompetencë rreth Shkupit, Çairit, degë që janë të rëndësishme që kanë kontribuuar në këtë fitore me 1/3 e votave. Mendoj se z.Grubi dhe z.Osmani nuk janë ata që mund të përfaqësojnë në mënyrë kredibile elektoratin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Shkup”, deklaroi për TV21, Izet Mexhiti – nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Nuk është çështja vetëm tek emrat, por edhe programi i Qeverisë dhe ai i Bashkimit Demokratik për Integrim, shprehet Mexhiti, duke kërkuar që të hapet debati për ballafaqim argumentesh. Mes dyshimeve që ka është edhe punësimi i ulët i shqiptarëve në institucione.

“Fundi fundit është zëvendëskryeministër dhe udhëheq Sistemin Politik, sa çështje politike janë avancuar brenda kësaj periudhe, sa investime kapitale ka në këtë periudhë, si është çështja e disperzimit të të punësuarve që përflitet por edhe ajo nuk u përmbyll, sa është përqindja e punësimit të shqiptarëve në organet qeveritare, ministri, drejtori, agjenci, në bazë të informatave që unë i kam është shumë i ulët, pra është minor përfaqësimi i shqiptarëve”, u shpreh në emisionin “10Minuta” në TV21, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.

Mexhiti thotë se pakënaqësi sheh edhe në degët e tjera të partisë, për të cilat nuk flet sepse kërkon t’u lë hapësirë që ato vet të flasin. Domosdo që mosunifikimi i integristëve mund të dëmtojë në zgjedhjet lokale dhe kjo mund të shkojë në favor të opozitës shqiptare, por sipas tij, përgjegjësinë për këtë e kanë ata që udhëheqin proceset.

TV21 nga burime partiake ka mësuar se një rekonstruim mund të ndodhë në fund të majit ose fillim të qershorit. Kryeministri Zoran Zaev dje i pyetur për këtë tha se nuk mendon se duhen ndryshime në kabinet, që është formuar para rreth 8 muajsh.

Shtatë zakonet e njerëzve me forcë të madhe mendore

Në fillim çfarë kuptojmë me qëndrueshmëri të madhe mendore:“Aftësia për të punuar shumë, dhe për të reaguar ndaj dështimit dhe fatkeqësive; cilësia e brendshme që u jep mundësi individëve të punojnë shumë dhe t’i përmbahen pasioneve dhe qëllimeve të tyre afatgjata.”

Pastaj është forca e karakterit, si një cilësi themelore që ka çdo person i suksesshëm, pasi qëndrueshmëria mendore ka hedhur më parë bazat për suksesin afat gjatë.

Për shembull, njerëzit e suksesshëm janë shumë të aftë në vonimin e të qenit të kënaqur. Ata janë shumë të aftë për t’i bërë ballë tundimit, por edhe në kapërcimin e frikës për të bërë atë që duhet të bëjnë. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ata nuk kanë frikë, por se ta janë të guximshëm, dhe ky është dallimi i madh.

Njerëzit e suksesshëm nuk vendosin vetëm prioritete në jetë. Ata bëjnë vazhdimisht atë që kanë vendosur se është më e rëndësishmja. Të gjitha ato cilësi kërkojnë forcë mendore dhe qëndrueshmëri, prandaj nuk është rastësi që ato janë disa nga cilësitë e njerëzve jashtëzakonisht të suksesshëm. Ja cilat janë 7 mënyrat se si mund të bëheni më të fortë mendërisht, dhe për rrjedhojë më të suksesshëm:

1. Veproni gjithmonë sikur të keni kontrollin e plotë të situatës

Ekziston një shprehje e madhe e Ignatiusit:“Lutuni sikur Zoti të kujdeset për të gjithë; veproni sikur gjithçka të varet nga ju!” E njëjta premisë vlen edhe për fatin. Shumë njerëz mendojnë se fati ka shumë të bëjë me suksesin ose dështimin. Nëse ata kanë sukses, fati i favorizoi ata, dhe nëse ata dështojnë fati ishte kundër tyre.

Shumica e njerëzve ndjejnë se fati ka luajtur një rol në suksesin e tyre. Por njerëzit e suksesshëm nuk presin fatin e mirë apo të shqetësohen për fatin e keq. Ata veprojnë sikur suksesi ose dështimi të jenë tërësisht nën kontrollin e tyre. Nëse ata kanë sukses, atë e sollën ata. Nëse dështojnë, sërish kjo është përgjegjësi e tyre.

Duke mos humbur energjinë mendore duke u shqetësuar në lidhje me atë që mund të ndodhë me ju, ju mund të bëni të gjitha përpjekjet tuaja për t’i bërë gjërat të ndodhin. Dhe pastaj, nëse keni fat, akoma më mirë. Ju nuk mund ta kontrolloni fatin, por sigurisht që mund të ​​kontrolloni veten.

2. Lërini mënjanë gjërat tek të cilat nuk keni aftësi të ndikoni

Forca mendore është si forca e muskujve, askush prej tyre nuk ka një energji të pakufizuar. Atëherë, pse të harxhoni fuqinë tuaj mbi gjëra që nuk i kontrolloni dot?Për disa njerëz,një ndër gjërat është politika. Për të tjerët, familja. Për të tjerët, është ngrohja globale.

Çfarëdo që të jetë, ju kujdesuni,dhe uroni që edhe të tjerët të kujdesen. Ok, ja çfarë mund të bëni:Votoni. Merrni ndonjë këshillë. Ricikloni dhe zvogëloni kontributin tuaj në ndotjen e mjedisit. Bëni atë që mund të bëni. Bëhu vetë ndryshimi, por mos u përpiq që t’i ndryshosh të gjithë të tjerët(Ata nuk do ta bëjnë këtë).

3. Shiheni të kaluarën si një përvojë të vlefshme, dhe asgjë më shumë

E kaluara është e vlefshme. Mësoni nga gabimet tuaja. Mësoni nga gabimet e të tjerëve. Më e lehtë të thuhet sesa të bëhet? Varet nga perspektiva juaj. Kur ju ndodh diçka e keqe, shiheni atë si një mundësi për të mësuar diçka që nuk e dinit.

Kur një person tjetër bën gabim, mos mëso vetëm prej tij, shihe atë si një mundësi për të qenë i sjellshëm, falës dhe mirëkuptues. E kaluara është vetëm përvojë; ajo nuk te përcakton ty. Mendoni mbi atë çfarë shkoi keq, por vetëm në lidhje me mënyrën se si do të siguroheni që herën tjetër, ju dhe njerëzit përreth jush, të mësoni sesi gjërat të shkojnë më mirë.

4. Festoni suksesin e të tjerëve

Shumë njerëz -dhe jam i bindur që ju njihni të paktën disa – e shohin suksesin si një lojë me shumën zero:Ka kaq shumë për të bërë në këtë botë. Kur dikush tjetër shkëlqen, ata mendojnë se kjo e zbeh perspektivën e tyre për të ecur përpara. Pakënaqësia që kanë u thith një sasi të madhe të energjisë mendore, e cila mund të ishte përdorur më mirë diku tjetër.

Kur një mik bën diçka të mrekullueshme, kjo nuk ju pengon ju që të bëni diçka të shkëlqyer. Në fakt kur bëhet fjalë për suksesin, zogjtë e një foleje kanë tendencë të tubohen bashkë, ndaj mbani në pranë miqtë tuaj të suksesshëm. Mos u hidhëroni nga suksesi i dikujt. Festoni çdo arritje kudo që ta vëreni atë, dhe me kalimin e kohës do ta gjeni edhe më shumë suksesin tek vetja.

5. Mos e lejoni kurrë veten të ankoheni

Fjalët tuaja kanë fuqi veçanërisht mbi ju. Por vajtimi gjithmonë mbi problemet tuaja, ju bën të ndiheni më keq dhe jo më mirë. Pra, nëse diçka nuk është në rregull, mos e humbni kohën duke u ankuar. Përdoreni atë energji mendore për ta bërë situatën më të mirë. Atëherë, pse të humbisni kohë? Rregullojeni tani problemin.

Mos flisni për atë që nuk shkon, por se si do t’i përmirësoni gjërat, edhe nëse ajo bisedë bëhet vetëm me veten. Dhe bëni të njëjtën gjë me miqtë apo kolegët tuaj. Mos shërbeni vetëm si një shpatull mbi të cilën ata mund të qajnë. Miqtë nuk i lënë miqtë e tyre të qajnë; miqtë i ndihmojnë miqtë të përmirësojnë jetën e tyre.

6. Fokusohuni vetëm tek përshtypja juaj

Askush nuk ju ka qejf për rrobat, makinën, pasurinë, statusin apo arritjet tuaja. Të gjitha këto janë gjëra. Njerëzve mbase mund t’u pëlqejnë gjërat që keni, por kjo nuk do të thotë se ata ju pëlqejnë ju. Sigurisht, në dukje mund të duket se ju pëlqejnë, por ajo që është sipërfaqësore është gjithashtu e parëndësishme, dhe nuk është një marrëdhënie e vërtetë.

Marrëdhëniet e mirëfillta ju bëjnë më të lumtur, dhe ju do të krijoni marrëdhënie të mirëfillta vetëm kur mos t`i bëni gjërat për t’ju bërë përshtypje të tjerëve, dhe të filloni të përpiqeni të jeni vetvetja. Do të keni shumë më tepër energji mendore për të shpenzuar për njerëzit që kanë vërtet rëndësi në jetën tuaj.

7. Numëroni bekimet tuaja

Çdo natë para se të fikni dritën dhe të flini gjumë, ndaluni për një 1 sekondë dhe mos u shqetësoni për ato që nuk keni. Mos u shqetësoheni për atë që kanë të tjerët, dhe që ju nuk e keni. Mendoni se çfarë keni. Ju keni shumë gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës. Ndiheni shumë mirë kur i numëron ato apo jo? Të ndjerit më mirë me veten tuaj, është mënyra më e mirë për të gjithë për të ri–karikuar “bateritë” tuaja mendore. /

“Inc.com” – Bota.al

A na dëmton të fjeturit e tepërt? Ja çfarë mendojnë shkencëtarët

Gjumi ka një ndikim të madh mbi shëndetin dhe mirëqenien tonë. Stilet e një jete shumë të zënë me shumë punë dhe aktivitete, na e bëjnë shpeshherë të vështirë të flemë aq sa dëshirojmë. Dhe mos-fjetja e mjaftueshme ndikon direkt në gjendjen shpirtërore, në aftësinë për t’u përqendruar, teksa rrezikon të shkaktojë një mori sëmundjesh.

Shpesh inkurajohemi që të flemë më shumë, por a mund të jetë e dëmshme edhe fjetja me tepri? Ne pyetëm 26 ekspertë të kërkimeve mbi gjumin dhe të neurobiologjisë, nëse shumë gjumë është i dëmshëm për njeriun, dhe 85 për qind e tyre thanë “jo”.

Deri më sot ka pasur shumë studime që kanë analizuar marrëdhëniet midis kohëzgjatjes së gjumit dhe gjendjes shëndetësore. Dr. Xho Kalduell, ekspert nga Njësia e Kërkimeve Mjekësore Detare e SHBA-së në Neuropsikologji, bën një përmbledhje të këtyre studimeve duke thënë: “Sasia optimale e gjumit duket të jetë rreth 7 orë të plota. Për çdo orë nën atë sasi, ka pasoja serioze shëndetësore, dhe për çdo 1 orë mbi 7 orët e gjumit ka pasoja të dëmshme shtesë për shëndetin e njeriut”.

Këto ‘pasoja të pafavorshme shëndetësore’ përfshijnë shumë sëmundje që burojnë nga stili i jetesës, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha. Fjetja e tepërt, e kombinuar me aktivitet të ulët fizik, është gjithashtu e ndërlidhur me rritjen e vdekshmërisë.

Është me rëndësi të mos harroni se të gjitha këto të dhëna janë vëzhguese. Kjo do të thotë se ato janë mbledhur duke vëzhguar njerëz që kanë modele të ndryshme të gjumit, dhe duke matur të dhënat e tyre shëndetësore.

Aktualisht, nuk ka të dhëna eksperimentale – ku kohëzgjatja e gjumit të jetë rritur qëllimisht – që të lidhin gjumin e tepërt me vdekshmërinë. Në fakt, rezultati eksperimental është i kundërt. Dr.Monika Hak, eksperte në hulumtimin mbi gjumin në Universitetin e Harvardit, thotë se:“Të fjeturit më gjatë se sa normalisht ka një efekt të dobishëm tek një numër sistemesh biologjike.

Për shembull ulet tension i gjakut, bie ndjeshmëria ndaj dhimbjes, dhe përmirësohet ndjeshmëria e insulinës”. Atëherë cila është lidhja midis gjumit të tepërt dhe shëndetit të dobët?Dr. Xhemi Zaiter, ekspert në hulumtimin e gjumit nga Universitetin i Stenfordit thotë:”Problemi me interpretimin e pohimi se gjumi i gjatë ju bën keq, është se ne nuk e dimë pse personat që flenë gjatë kanë të dhënat shëndetësore më të këqija.

Ata janë duke fjetur për një kohë të gjatë, pasi ka diçka që nuk shkon mirë nga ana mjekësore, dhe ne e dimë se gjumi është i shkëlqyer për rregullimin e gjërave”. Shumë nga ekspertët që pyetëm ranë dakord se mund të ketë faktorë të tjerë që e lidhin gjumin për një kohë të gjatë me të dhënat shëndetësore negative, por për momentin nuk është e qartë se cilët janë këta faktorë.

Dr.Uilliam Killgor,ekspert nga Universiteti i Arizonës shprehet:“Shpjegimi më i mundshëmështë se vetë sëmundja është ajo që shkakton gjumin e tepërt, dhe jo e kundërta. Por kjo nuk mund të thuhet me siguri pa prova eksperimentale në të ardhshmen”.

Atëherë, sa orë gjumë është i shëndetshëm? Fatmirësisht, nuk kemi nevojë të shqetësohemi nëse flemë shumë. Dr. Xhejms Uer, ekspert nga Shkolla Mjekësore e Virxhinias Lindore, thotë se “nuk është e mundur që një person i shëndetshëm të mbi-flejë, ai do të qëndrojë zgjuar në shtrat ose do të ngrihet”.

Çdo person kërkon një sasi të ndryshme të gjumit për të funksionuar normalisht. Dr.Vivian Abad, eksperte nga Universiteti i Stenfordit, sugjeron që“shumica e të rriturve, duhet të flenë7-8 orë gjumë”.

“Mesazhi kryesor është të flini mjaftueshëm për të përmbushur nevojat tuaja shëndetësore. Aftësia juaj për të qëndruar vigjilentë dhe funksionalë gjatë gjithë ditës, sidomos pas ngrënies së ushqimit, është një tregues i mirë dhe i mjaftueshmërisë së orëve të gjumit “- thekson ajo.

Përfundimi? Fjetja e tepërt nuk ka gjasa të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Nga ana tjetër, nevoja për të fjetur më shumë se zakonisht, mund të jetë një tregues se duhet të flisni me mjekun tuaj.

Kurti nga Brukseli: Të liberalizohen vizat, Kosova ka rini të talentuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij para darkës me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar çështjen e liberalizimit të vizave.

Kurti në këtë konferencë theksoi se është e dëmshme që rinia e Kosovës, të përballet me regjim të vizave.

“Republika e Kosovës, është shtet me rini shumë të talentuar. Ata e shohin Bashkimin Evropian si mundësinë për të studiuar e punuar këtu dhe për t’u kthyer e për të kontribuar në vendin e tyre. Në këtë aspekt kemi nevojë për liberalizim të vizave. Jemi i vetmi vend në Evropë që kemi regjim të vizave që për të rinjtë tanë është një pengesë e madhe për të studiuar e për të bërë biznes. Shumica e popullsisë në Kosovë është rreth 30 vjeç dhe me rini aq të talentuar është dëm që të kemi këtë murin e izolimit”, u shpreh Kurti.

Ndër të tjera ai ka theksuar se do të krijojë kontakte me kolegët në Bruksel për të diskutuar për reformat në Kosovë, por edhe për njohjet e reja.

“Si në çdo takim, konfirmojmë interesimin dhe gatishmërinë që të avancojmë në Bashkimin Evropian, e në të njëjtën kohë, ne diskutojmë këtu në Bruksel me shokët e kolegët se si të na ndihmojnë të bëjmë reforma në shtëpitë tona dhe anën tjetër, të kemi njohjen e pesë shteteve të cilat nuk na njohin”, theksoi Kurti.

Gjithashtu kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë me dije se ato besojnë se BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe progresit që nga Lufta e D y t ë Botërore.

“Ne besojmë që BE- ja është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe progresit që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe, në shekullin e 21 ne duhet të mbrojmë Bashkimin Evropian dhe në të njëjtën kohë ne duhet të zhvillojmë lidhjet e brendshme mes shteteve dhe njerëzve, në mënyrë që të ndajmë më shumë vlera evropiane në njërën anë dhe mirëqenie e prosperitet për të gjithë njerëzit. Në veçanti jemi të fokusuar të bëjmë më evropiane lidhjet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të bëjmë proces transparente te reformave dhe bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë investime në mënyrë që të punësojmë rininë, që në përgjithësi janë të papunë”, u shpreh Kurti./abcnews.al

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare kompozitori i njohur shqiptar dhe ish-profesori i Universitetit të Prishtinës, Fahri Beqiri.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur muzikanti Ylber Asllanaj, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook|.

“Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar ai.

Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd.

Beqiri ka qenë dirigjent i korit dhe orkestrës frymore në Mitrovicë, tërë aktiviteti i tij është i lidhur ngushtë me organizimin, promovimin e muzikës në vend./abcnews.al

Maqedoni, brenda një dite ZH D U K E N pa nam e nishan tre persona

Gjatë ditës së djeshme janë  d e n o n c u a r  tre persona të  zh d u k u r, dy nga Shkupi dhe një nga Velesi, njofton MPB.

Dje, në ora 23 e 55, në SPB të Velesit, personi me inicialet V.T. nga Velesi ka d e n o n c u a r  rastin se daja i tij me inicialet M.A.(66 vjeç) është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur.

Në ora 14 e 30, në stacionin policor të Gazi Babës, personi me inicialet S.D.(62 vjeç), nga Shkupi, ka  d e n o n c u a r  se djali i tij me inicialet S.V.(40 vjeç), me probleme shëndetësore, ishte larguar pa gjurmë nga shtëpia.

Më datë 16 maj 2021, në SPB të Shkupit, personi me inicialet M.D. nga Shkupi, ka  d e n o n c u a r  se nga shtëpia është larguar pa asnjë gjurmë djali i tij me inicialet R.M.(24 vjeç)

Po merren masa për gjetjen e personave./tn

Pse disa njerëz duken më të vjetër se sa janë në të vërtetë

Kur bëhet fjalë për njerëzit dhe procesin e plakjes, disa kanë tendencë të duken më të vjetër se sa janë në të vërtetë ndërsa të tjerë në të njëjtën moshë, mund të duken më të rinj. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në përshpejtimin e moshës së tyre biologjike në krahasim me moshën e tyre kronologjike. 5 faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në plakjen biologjike.

Stërvitja

Ushtrimi është faktori kryesor në shmangien e efekteve të plakjes. Lëvizja nxit qarkullimin e mirë, stimulon tretjen, forcon zemrën, ndihmon në çlirimin e toksinave të trupit dhe një mori përfitimesh të tjera që ndihmojnë në uljen e inflamacionit në trup, i cili shoqërohet me plakjen dhe sëmundjen.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit mund të përshpejtojë procesin normal të plakjes së lëkurë . Cigaret përmbajnë monoksid karboni dhe mbi 4,.000 kancerogjenë. Shoqata Amerikane e Kancerit raporton se pirja e duhanit shkakton 30% të të gjitha vdekjeve nga kanceri përgjithësisht.

Kequshqyerja

Lëkura e shëndetshme buron nga brenda dhe shkon përtej lëkurës. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se si ushqimi luan një rol në pamjen e tyre. Zakonet e pashëndetshme të të ngrënit bëjnë që ju të plakeni, për të mos përmendur shtimin e peshës.

Ekspozimi i gjatë në diell

Ekspozimi i tepërt në diell është i dëmshëm për lëkurën dhe shumë diell mund të dëmtojë qelizat e lëkurës, duke bërë që të zhvillojë njolla të moshës dhe të nëhet me rrudha.

Marrja joadekuate e ujit

Trupi ka nevojë për marrjen adekuate të ujit për të funksionuar si duhet. Uji rregullon reagimet metabolike dhe kimike në trup dhe ruan temperaturën e trupit për të mbështetur sistemet e trupit dhe funksionet e të gjitha organeve, indeve dhe qelizave të tij. /abcnews.al

Pse gratë tërhiqen nga burrat me zë të trashë? (Video)

Keni një zë që tingëllon më shumë si James Earl Jones sesa ai i David Beckham? Ju jeni me fat: një studim i ri sugjeron që gratë tërhiqen më shumë nga djemtë me një zë të ulët kur bëhet fjalë për lëvizje afatshkurtra.

Por mos vazhdoni të ndryshoni zërin tuaj akoma, djema: Studimi gjithashtu sugjeroi që gratë i perceptojnë burrat me zëra të thellë se kanë më shumë gjasa t’i mashtrojnë ato.

Studimi, i botuar në internet në revistën Personality and Individual Differences, ofron pasqyrë se si evoluan zërat njerëzorë dhe si i zgjedhim miqtë tanë.

“Deri më tani, ka qenë e paqartë pse gratë do të donin zërat e burrave që mund të mashtronin”, tha Jillian O’Connor, autori kryesor i studimit dhe një bashkëpunëtor postdoktorature në Universitetin McMaster në Ontario, Kanada. “Ne zbuluam se sa më shumë gra të mendonin se këta burra do të tradhtonin, aq më shumë tërhiqeshin nga ata për një marrëdhënie të shkurtër kur shqetësohen më pak për besnikërinë”.

Për të kryer studimin, O’Connor dhe ekipi i saj kërkuan afërsisht 90 gra të dëgjonin zërat e burrave që ishin manipuluar në mënyrë elektronike të tingëllojnë më lart ose më të ulët, dhe më pas të zgjedhin ata që mendonin se do të kishin më shumë gjasa të mashtronin partnerët e tyre.

Studiuesit gjithashtu u kërkuan zonjave të zgjidhnin zërin që ata mendonin se ishte më tërheqës për një marrëdhënie afatgjatë kundrejt një lidhje afatshkurtër. Vendimi? Burrat me zë të thellë u pa se ishin më të përshtatshëm për një goditje dhe më shumë të ngjarë të mashtronin.

Dalin emrat, kush janë dy biznesmenët që kanë në pronësi kamionin me mbi 400 kg K O K A I N Ë

Pjesë e një skeme të transportimit të një sasie të madhe të  k o k a i n ë s  që ka arritur në Kosovë përmes portit të Durrësit, është edhe një kamion në posedim të një kompaninë shqiptare, “MC Foods” ku aksionar janë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria.

Kamioni me sasinë mbi 400 kg është  k a p u r  në komunën e Lipjanit, si destinacion i fundit, aty ku ndodhet depoja e kompanisë “MC Foods”. Operacioni i gjerë është realizuar nga D E A amerikane, p o l i c i a  Italiane, ajo shqiptare dhe në fund P o l i c i a  e Kosovës, e cila është duke e vazhduar aksionin.

Një sasi e konsiderueshme e  k o k a i n ë s  është  s e k u e s t r u a r  sot nga  P o l i c i a  e Kosovës, në një depo në Lipjan. Sasia e  d r o g ë s  që është transportuar përmes portit të Durrësit, raportohet të jetë 2.2 tonë që kap vlerën e mbi 6 miliardë eurove, por ende po peshohet.

Operacioni është kryer nën koordinimin e D E A-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur G P S për të parë se ku do të shkonte. Krahas D E A-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku kontejneri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe  p o l i c i a  e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga  p o l i c i a. Kamioni i kuq me targa “01 263 OD” ka qenë duke bartur mish në mesin e të cilit është gjetur  k o k a i n a  dhe destinacioni i fundit ka qenë Kosova. Ky kamion, që ka bartur  d r o g ë n  në Lipjan është aset i kompanisë “MC Foods”. Në këtë kamion janë  k a p u r  sasia mbi 400 kg.

Kjo kompani është në pronësi të biznesmenit nga Kosova, Izet Sheqiri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili nga Shqipëria, shkruan Gazeta Insajderi.

Këta dy biznesmen ishin bashkuar në nëntor të vitit të kaluar, duke krijuar kompaninë “MC FOODS”. Eshtë siguruar dokumentacionin e krijimit të këtij biznesi. Sipas këtij dokumenti, Izet Sheqiri bartë 60% të aksioneve të kompanisë, derisa Bledar Halilaj 40% të tyre, shkruan Insajderi.

Veprimtaria e këtij biznesi, sipas Agjencisë së Bizneseve OpenCorporates.al kryesisht tregtimi me shumice e pakice, import eksport te artikujve te ndryshme ushqimore e industriale, fruta perime, automjete, pjese kembimi, prodhim dhe tregtim materiale ndertimi, inerte etj.

Kompania “MC Foods”, figuron si biznes edhe në Agjencinë për regjistrimin e Bizneseve në Kosovë.

Aksioni i P o l i c i s ë  së Kosovës, është duke vazhduar deri tash  r a p o r t o h e t  se është  a rr e s t u a r  një person në Lipjan.

Bledar Habili, nuk është person i panjohur në Shqipëri. Ai është i përfshirë edhe në  s k a n d a l i n  e tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare të Spilles.

Sic kishin raportuar mediat në Shqipëri, Habilaj nga përfituesit e një prone, në mesin e 36 hektarëve të tokës së shtetit e cila ishte pjesë e një skeme të f a l s i f i k i m i t  të zyrtarëve dhe tjetërsimit nga bisnesmenë të njohur shqiptarë. S k a n d a l i  ishte zbuluar para disa vitesh, ku  p o l i c i a  e Shqipërisë kishte  a rr e s t u a r  disa persona të përfshirë në  s k a n d a l. /Insajderi.org

Doni të rrisni fëmijë të suksesshëm? Ja cilat janë 7 zakonet më të mira sipas shkencës

Unë jam angazhuar prej kohësh për të mbledhur sa më shumë këshilla për prindërit, në raport me sjelljen ndaj fëmijëve të tyre bazuar në të dhënat shkencore. Më poshtë keni një listë të shkurtër me vetëm disa nga studimet më interesante dhe të dobishme që kam gjetur, dhe zakonet që ata sugjerojnë për prindërit që duan të rrisin fëmijë të suksesshëm:

  1. Kujtojuni vazhdimisht atyre pritshmëritë e mëdha që keni ju si prindër

Kjo këshillë bazohet në një studim të kryer në Britaninë e Madhe me rreth 15.000 gra të reja përgjatë 10 viteve, që zbuloi se fëmijët prindërit e atyre fëmijëve që“u kujtonin zakonisht pritshmëritë e mëdha:kishin më pak gjasa që të mbeteshin të papunë për periudha të gjata kohore kur të rriteshin;më pak gjasa të punonin në punë me paga të ulëta dhe që i urrenin;më shumë gjasa të arsimoheshin në universitet; dhe më pak gjasa që vajzat të mbeteshin shtatzëna gjatë periudhës së adoleshencës.”

  1. Lavdërojini në këtë mënyrë

Ndodh shpesh që prindërit i lavdërojnë fëmijët e tyre për talentet që kanë me fjalë të tilla si:“Ti je kaq i zgjuar (ose i talentuar). Ti je kaq i sjellshëm me njerëzit. Ti je vërtet i fortë (ose i shpejtë, i shkathët). Me pak fjalë, mos e bëj këtë gjë”.

Një studim i profesores së psikologjisë në Universitetin e Stenfordit Karol Duek, ka treguar se është shumë më efektive t’i lavdërosh fëmijët për përpjekjet kur kanë bërë për diçka, sesa të kalosh në superlativa. Për shembull mos i thoni:“Ti je një piktor kaq i mirë!”.Por përkundrazi duhet të thoni:“Më bën shumë përshtypje përpjekja që bëre për realizimin e kësaj pikture, dhe në fakt ka dalë shumë e bukur!”.

  1. Bëjuni sa më shpesh lavdërime

Një studim nga Universiteti Brigam Jang, vëzhgoi lavdërimet dhe kritikat në klasat e shkollës fillore. Studiuedit u ulën përditë nga 20 minuta në klasë për 3 vjet, duke parë mënyrën se si mësuesit ndërvepronin me 2.536 nxënës të moshës së kopshtit deri në klasën e parë.

Sa më shumë vlerësime të arsyeshme që mësuesit u bënin atyre, aq më mirë paraqiteshin ata në mësime, pavarësisht faktorëve të tjerë. Autori kryesor i studimit Pol Kaldarela tha:“Sa më i lartë të jetë vlerësimi,aq më të mira janë rezultatet.”

  1. Nxitini që të bëjnë punë shtëpie.

Kjo këshillë kombinon dy studime. Një studim i Harvardit, që është më i gjati në histori i këtij lloji, zbuloi dy faktorë për të cilët njerëzit kanë nevojë që të qenë të lumtur dhe të suksesshëm:

  1. Dashuria.
  2. Etika e punës.

Në këtë rast ne do të fokusohemi tek e dyta, pasi studimet rekomandojnë zhvillimin tek fëmija i etikës së punës. Dhe mënyra kryesore është t’i kërkohet fëmijës që të bëjë punët e shtëpisë. A ka pengesa? Sigurisht, pasi fëmijët e vegjël, nuk i bëjnë gjithmonë mirë punët e shtëpisë. Gjithsesi këmbëngulni që ata t`i bëjnë në mënyrën e tyre. Çështja nuk ka të bëjë vetëm me një dysheme të pastër, por për ta mësuar fëmijën tuaj se si të ketë një jetë të lumtur.

  1. Mbani shpesh anën e tyre

Ky studim zgjidh një dilemë me të cilën mendoj se ndeshen shumë prindër herë pas here. Shkon kështu:Nëse fëmija im lëndohet, ose bën një gabim, apo përballet me një sfidë të madhe, çfarë duhet të bëj:

1.Të nxitoj ti dal krah, duke e ngushëlluar?

  1. Apo të mbaj paksa distancë, në mënyrë që ta ndihmoj të mësojë të mbështetet tek vetja?

Një përmbledhje e disa studimeve arrin në një përfundim të vetëm:Dilni menjëherë në krah dhe ofrojini ngushëllim. Kjo nuk do të thotë se “do t`i zgjidhni jutë gjitha problemet e tyre”, por nënkupton shprehjen e ndjeshmërisë dhe u lini atyre të kuptojnë qartë se ju kujdeseni shumë për ta.

  1. Kushtojini vëmendje aftësive të tyre sociale

Ju ndoshta do ta bëni këtë gjithsesi nëse mundeni. Por një studim interesant i botuar në revistën “JAMA Pediatrics”,gjeti një lidhje midis shkallës në të cilën fëmijët e kopshtit vlerësoheshin cilësisht si “pro-socialë”,me suksesin e tyre financiar 30 vjet më vonë. Mësuesve të kopshteve në Montreal të Kanadasë, iu kërkua të gjurmonin tiparet e nxënësve të tyre në fusha si shpërqendrimi, hiperaktiviteti, sjellja agresive dhe në fund niveli i të qenit pro-social. 30 vite më vonë u zbulua se ata që u vlerësuan më shumë për shkallën e pro-socialitetit fitonin 12.000 dollarë në vit më shumë, sesa ata që ishin vlerësuar më dobët në këtë parametër 3 dekada më parë.

  1. Roli i parave

Një studim i botuar në revistën “American Sociological Review”, analizoi sesi i shpenzojnë paratë familjet shumë të pasura, të cilat teorikisht mund t’u jepnin fëmijëve të tyre një avantazh përmes parave. Dhe gjëja kryesore është garantimi i një avantazhi të madh për këta fëmijë. Shkoni në një lagje tjetër ku jetojnë njerëz të pasur. Sigurisht që paraja nuk është faktori i vetëm, por është e rëndësishme të pranosh rolin vendimtar që luajnë paratë, shtresa sociale dhe raca në rritjen e fëmijëve. / Inc. – Bota.al

Shqiptarja në mesin e grave lidere më frymëzuese në Suedi (FOTO)

Deputetja me origjinë shqiptare në Parlamentin Europian, Arba Kokalari, për të dytin vit është në 30-shen e grave drejtuese më frymëzuese në Suedi shkruan albinfo.ch. Ajo është vlerësuar në vendin e 23 në këtë listë. Ja postimi i saj:

“Me përulje dhe gëzim të madh sot kam marrë njoftimin se jam emëruar në listën e 30 liderëve më të mirë së bashku me disa nga gratë më frymëzuese dhe më në zë në Suedi! Të jesh në listë për të dytin vit radhazi dhe të bësh progres në vendin 23 më bën shumë krenare.

Sot, Liderët – organizata ekzekutive e Suedisë publikan listën ku çdo vit renditen 75 të rinjtë më të sukseshëm në vend, që kanë arritur pozita ekzekutive, që bëjnë diferencën dhe tregojnë vlerën e udhëheqjes së mirë.

Falenderim i madh për Liderët, Jurinë dhe të gjithë ata që më nominuan! Kjo më jep mua dhe ekipit tim pak energji shtesë në punën tonë për të bërë diferencën për Suedinë në BE”, ka shkruar Arba Kokalari.

Arba Kokalari (e lindur më 27 nëntor 1986 në Tiranë, Shqiperi) është politikane shqiptaro-suedeze, pjëse e partise me te madhe opozitare suedeze — me percaktim te djatht — ”Partia e Moderuar” (PM). Ajo është deputete në kryesine federative për Partinë e Moderuar në qytetin e Stokholmit dhe u zgjodh zëvendëse e kryetarit të shoqatës së EPP-së YEPP në maj 2015. Ajo më parë ishte sekretare ndërkombëtare e Shoqatës Rinore të Moderuar.

Ne zgjedhjet suedeze të 2019 për Parlamentin Evropian (PE), Kokalari u zgjodh eurodeputete. Ajo është eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian.

“Legalizimi”, Zaev: Rreth 50 mijë shtëpi do të prishen menjëherë nëse nuk miratohet Ligji

Rreth 50 mijë shtëpi do të prishen menjëherë nëse nuk miratohet Ligji i ri për Legalizimin e Objekteve të Paligjshme. Kjo është mënyra se si Kryeministri Zoran Zaev e mbron Ligjin pasi një ditë më parë presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi Dekretin, me arsyetimin se zgjidhja ligjore është në kundërshtim me Kushtetutën. Sipas Zaevit, ligji do të kthehet në procedurën parlamentare dhe vërejtjet e presidentit dhe publikut do të merren parasysh.

“Ne mund ta miratojmë sot, zëri i publikut jeni ju gazetarë dhe punonjës mediatik dhe ti themi ndal legalizimit, nuk ka asnjë dilemë, por kjo do të thotë se që nga nesër kryetarët e komunave, Transporti dhe Lidhjet të fillojnë të rrënojnë. Ata duhet të rrënojnë 50 mijë shtëpi, ky është një vendim me të cilin po përballem unë, kryetarët e komunave. Ne do t’i shembim këto 50 mijë shtëpi, ose do t’u japim atyre mundësinë t’i legalizojnë ato, me atë që këtë herë themi 50 për qind do të paguajnë të gjithë që nuk janë kufirin e varfërisë” – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev thotë se ky do të jetë ligji i fundit i tillë për legalizimin e objekteve pa leje. Sipas zgjidhjes ligjore të kthyer, të gjithë ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme do të lirohen nga ndjekja penale. Dy ditë më parë, VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI i dhanë dritën jeshile legalizimit me 72 vota “Për”. Ligji nuk mori mbështetjen e plotë nga Aleanca për Shqiptarët, Alternativa, Partia “E Majta”, si dhe nga disa të VMRO-së. Opozita shqiptare përshëndeti refuzimin e djeshëm të Pendarovskit për të nënshkruar dekretin. Tani ligji do të kthehet në Kuvend për leximin e tretë. Por, që të kalojë, kësaj here ai do të ketë nevojë për mbështetjen e dy të tretave të deputetëve, pas së cilës presidenti do të jetë i detyruar ta nënshkruajë atë. Ligji parashikon legalizimin e ndërtesave të paligjshme të ndërtuara deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk ka afat vlefshmërie, do të thotë do të jetë i vlefshëm deri në përfundimin e procedurave të iniciuara në përputhje me ligjin. Nga ky ligj janë përjashtuar vetëm objektet ilegale brenda kufijve më të ngushtë të rajonit të Ohrit, ku ndodhet trashëgimia natyrore dhe kulturore që është pjesë e Listës së UNESCO-s.

Protestat kundër digjitalizimit të librave, Ministria e Arsimit i sheh si absurde

“Digjitalizimi i librave sjell probleme të reja në arsim, ndërsa fëmijët tanë nuk janë element eksperimenti”. Kjo ishte kryefjala e protestës kundër librave digjital. Fëmijë e prindër me libra në duar, para Ministrisë së Arsimit kërkojnë anulimin e vendimit për digjitalizimin e librave.

“Fëmijët tanë nuk janë eksperiment. Politika larg fëmijëve tanë, eksperimentet larg fëmijëve tanë. Shkatërruat themelin e sistemit arsimor, e tani po ndërtoni çatinë. Sot do të themi se është koha për ndryshime në sistemin arsimor, ndryshime rrënjësore që do të jenë në bazë të nxënësve”, u shpreh Dragana Spasevska nga iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Protesta u mbajtën edhe në qytete të tjera. Në Tetovë, para objektit të komunës, prindërit kërkojnë që për çfarëdolloj reforme që mund të bëhet në arsim , ministria të konsultohet me përfaqësues të prindërve dhe shoqërinë civile.

“Ishte i mjaftueshëm një vit e gjysmë mësim online në kohë pandemie që të tregojë dhe dëshmojë se kjo mënyrë nuk mund të funksionojë. Kërkojmë që librat si pikë e parë të mbesin në përdorin për të gjitha klasat në arsim fillor dhe të mesëm, të krijohen protokolle për mësim me prezencë fizike në kohë pandemie, që nga 1 shtatori 2021 nxënësit të kthehen në shkollë me prani fizike”, tha Arianit Xhaferi nga iniciativa qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë”.

Edhe në Kërçovë, prindërit shfaqën revoltën për ndryshimet e paralajmëruara në procesin arsimor.

“Kapërcimi i sistemit arsimor në digjitalizim, shkurtim dhe largimi i lëndëve, largimi i librit dhe zëvendësimi i tyre me pajisje digjitale, sjellja e lëndëve zgjedhore me përmbajte të ndjeshme për klasat e ulta aspak nuk janë zgjidhje për fëmijët tanë”, tha Daniella Damianovska, prind.

Prindërit kërkojnë të organizohet referendum që qytetarët të shprehin mendimin dhe qëndrimin e tyre për digjitalizimin e librit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës protestat i sheh si absurde, pasi siç vlerësojnë, reformat do të avancojnë procesin arsimor.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në tërësi e legjitimon të drejtën për protestë të qytetarëve, sepse është e drejtë e garantuar në Kushtetutë. Është absurde të protestohet kundër digjitalizimit të arsimit, nëse merret parasysh se ai është proces global i cili ndodh në një numër të madh të shteteve të botës, kurse Maqedonia e Veriut duhet të kapë hapin me trendet bashkëkohore dhe t’u afrohet standardeve për arsim cilësor, të cilat i imponojnë shoqëritë e zhvilluara”, thanë nga MASH-i.

Prindërit paralajmëruan se nëse nuk pranohen kërkesat e tyre fëmijët e tyre do të bojkotojnë procesin arsimor.

Whatsapp vjen me politika të reja

WhatsApp ka konfirmuar se përdoruesit gradualisht do të humbasin aksesin në opsionet kryesore të llogarisë së tyre nëse nuk pranojnë azhurnimin e privatësisë.

Politika e re e privatësisë fillimisht ishte planifikuar të dilte në shkurt, por u vonua pasi u përfol se do të detyronte përdoruesit të ndanin të dhënat e tyre me Facebook-un, kompaninë mëmë të WhatsApp. Por rezultoi se nuk ishte kështu.

Kushtet e reja zbatohen vetëm për mesazhet që ju u dërgoni bizneseve. Facebook dhe WhatsApp do të vazhdojnë të mos kenë akses te mesazhet, thirrjet, vendndodhja dhe grupet tuaja private.

“Mesazhet me bizneset janë të ndryshme nga mesazhet me familjen ose miqtë tuaj. Disa biznese të mëdha duhet të përdorin shërbime pritëse për të menaxhuar komunikimin e tyre,” -tha WhatsApp në një postim në blog. “Kjo është arsyeja pse ne po u japim bizneseve mundësinë të përdorin shërbime të sigurta pritëse nga Facebook për të menaxhuar bisedat e WhatsApp-it me klientët e tyre, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe për të dërguar informacione të dobishme si faturat e blerjes.

Por, nëse komunikoni me një biznes me telefon, email ose WhatsApp, ai mund të shohë se çfarë po thua dhe mund t’i përdorë ato informacione për qëllimet e veta të marketingut, të cilat mund të përfshijnë reklama në Facebook.”

Kompania thotë se do t’i etiketojë qartë bisedat me bizneset që zgjedhin të përdorin shërbimet pritëse nga Facebook, për t’u siguruar që përdoruesit janë të vetëdijshëm kur të dhënat e tyre mund të ndahen.

Ndërroi jetë ish-deputeti i LSDM-së

Në moshën 71 vjeçare dje ka ndërruar jetë ish-deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Naqe Stojanovski.

Lajmin për vdekjen e tij e ka kumtuar zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska.

“Ndërroi jetë Naqe Stojanovski, anëtar i dalluar i LSDM, deputet për tre mandate dhe kryerës i disa detyrave të rëndësishme, mes të cilave ishte edhe drejtor i Regjistrit Qendror. Do të kujtojmë përkushtimin dhe palodhshmërinë e tij, humorin, modestinë dhe para se gjithash shoqërinë “, ka shkruar Sheqerinska.
Stojanovski ka qenë deputet gjatë mandateve 1991-1994, 1994-98 dhe 98-2002. (INA)

Njihuni me vajzën shqiptare që u shpall më e mira në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë

Sukseset e të rinjve nga Kosova nuk kanë të ndalur. Të rinjtë e Kosovës në vende të ndryshme të botës po arrijnë suksese të mëdha, kështu duke i bërë të gjithë krenarë me arritjet e tyre. Në mesin e tyre është edhe Liridona Koxha, e cila fal përkushtimit të madh gjatë studimeve arriti të zgjidhet si studentja më e mirë e huaj në Universitetin e Mjekësisë në Danimarkë.

Ajo është nga Kaçaniku dhe ka përfunduar studimet për mjekësi në Universitetin e Kopenhagenit, duke u përzgjedhur ndër 5 studentët më të mira me të gjitha notat 10-she në Danimarkë.

Video bonus:

https://youtu.be/vd31k0pQVmE

Kjo është studentja 22 vjeçe nga Deçani që menaxhon fermën me 30 lopë (Video)

Ndryshe nga moshataret e saj, Egzona Lahaj, 22 vjeçe, në të njëjtën kohë studion dhe menaxhon një fermë relativisht të madhe me viça e lopë.

22-vjeçarja nga fshati Jasiq i Deçanit, madje thotë se kjo punë është e le htë, dhe në të ardhmen pretendon në zgjerimin e fermës e cila sot numëron 22 viça dhe 4 lopë mé póshté ndíqní vídeón nga studentja.

Ajo përveçse merret me viçat, vozit edhe traktorin për nevojat e fermës. Ndërsa puna, ka bërë që të ketë edhe veturën e saj personale, me të cilën shkon në fakultetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

https://youtu.be/F76LNt4yByY

Hiqet ‘karantina’ për udhëtarët nga Maqedonia dhe Kosova në Gjermani (VIDEO)

Derisa numri i infektimeve me koronavirus ka rënë në Gjermani dhe në shumë pjesë të botës qeveria gjermane ka lehtësuar masat për udhëtime në disa vende.

Gjermania e ka ndryshuar listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë ku Kosova, Maqedonia e Veriut, Sërbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera nuk bëjnë pjesë më në këtë listë ashtu siç ishte më parë.

Gazetari i njohur i Deutsche Welle Bahri Cani nëpërmjet një video ekskluzive në kanalin e tij në youtube ka informuar të gjith mërgimtarët se është hequr karantina për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali Zi dhe disa shtete tjera, mirpo vlen të theksohet se duhet të keni patjetër me vete një test “negativ” jo më i vjetër se 48 orë.

Veto e Bullgarisë/ Në Shkup zbehet shpresa për çeljen e negociatave me BE-në

Bullgaria duhet të heqë veton dhe t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pasi çdo ditë e humbur nënkupton humbje të shpresës së qytetarëve, të cilët ende besojnë se do të kenë jetë më të mirë, pikërisht për shkak të anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thotë ish-diplomati, Lupço Arsovski.

Ai thotë se heqja e vetos nuk do të ishte humbje për Sofjen, pasi ajo do të ketë edhe mundësi të shumta për bllokim të anëtarësimit nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje deri në anëtarësimin e plotë, apo nëse Shkupi devijon nga marrëveshja eventuale mes dy vendeve.

“Mendoj se është e nevojshme që bisedimet e anëtarësimit të nisin, ndërsa komisioni i përzier, me ndihmën e ekspertëve, të vazhdojnë punën në aspektin shkencor. Bullgaria duhet ta ketë të qartë se nuk mundet në pafundësi të kushtëzojë, sikur që edhe ne nuk do të mundemi në vazhdimësi të lëshojmë pe dhe të kthehemi pas apo të përkeqësojmë dhe më shumë pozicionin tonë”, thotë Arsovski.

Por, Bullgaria mbetet në qëndrimin e saj për mosheqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut edhe pas zgjedhjes së qeverisë së re të përkohshme, e cila fokusin kryesor do ta ketë tek organizimi i zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen më 11 korrik.

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Stefan Stojev, ka thënë se qëndrimi i Sofjes është miratuar me konsensus nga të gjitha forcat politike në Parlamentin bullgar dhe se qeveria e përkohshme nuk ka asnjë autoritet për ta ndryshuar atë pozicion-kornizë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, para zgjedhjes që qeverisë së re bullgare, kishte deklaruar se pret sinjale pozitive për një zhbllokim të mundshëm deri në qershor, por duke përjashtuar çdo mundësi që me Sofjen të bisedohet për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, që janë kërkesat kryesore të palës bullgare.

Ish-diplomati Muhamed Halili, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pa marrëveshje politike me Sofjen, asnjëherë nuk do të mund të ketë zhbllokim të procesit negociues. Ai thotë se në rast të mungesës së kapacitetit për bisedime, atëherë duhet parë dhe mundësinë e një ndërmjetësimi të jashtëm.

“Nuk mund të ketë negociata pa u marr vesh me bullgarët dhe çështja se si do të merren vesh me bullgarët është punë e dy qeverive. Në qoftë se nuk kapacitet të merren vesh, atëherë mund të ketë ndërmjetësim nga jashtë dhe ne e dëgjuam një deklaratë të ministrit të Jashtëm gjerman (Heiko Maas) se janë të gatshëm për këtë nëse kërkohet që të ndërmjetësojnë. Pra, ky kontesti nuk është punë deklaratash, por për përmbushje të kritereve që dikush i kërkon dhe është në pozitë të vendosë veto për këto kërkesa”, thotë Halili.

Dy vendet më 2 gusht të vitit 2017 kishin arritur një Marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe për të zbatuar dispozitat e saj, kishin formuar dhe komisione për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me të kaluarën historike. Por, deri më tani, puna e këtij komisioni nuk ka dhënë asnjë rezultat konkret.

Mire Mlladenovski, historian, thotë se mosmarrëveshjen duhet të zgjidhen bazuar në dëshirën e dy shteteve për fqinjësi të mirë dhe raporte të mira ndërshtetërore. Ai nuk beson se ndonjë ndërhyrje nga jashtë mund të rezultojë me sukses, siç përmendet ndërmjetësimi i Gjermanisë apo i ndonjë shteti tjetër.

“Vlerësoj se sikur ketë ndonjë angazhim të jashtëm procesi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes vetëm se mund të stërgjatet, pasi ne jemi dëshmitarë në rastin me Greqinë. Kishim bisedime që zgjatën gati 30 vjet, ndërhyrje të shumta nga jashtë dhe asgjë nuk u bë. Problemi u zgjidh nën presionin e kohës dhe të fqinjit tonë jugor. Tani kemi të njëjtën situatë dhe nëse nuk kemi mësuar nga e kaluara, ne nuk do të lëvizim nga ky pozicion”, thotë Mlladenovski.

Bullgaria në nëntor të vitit 2020 bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar atë me arritjen e marrëveshjes lidhur me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti kanë “rrënjë bullgare”.(REL)