A na dëmton të fjeturit e tepërt? Ja çfarë mendojnë shkencëtarët

Must Read

Gjumi ka një ndikim të madh mbi shëndetin dhe mirëqenien tonë. Stilet e një jete shumë të zënë me shumë punë dhe aktivitete, na e bëjnë shpeshherë të vështirë të flemë aq sa dëshirojmë. Dhe mos-fjetja e mjaftueshme ndikon direkt në gjendjen shpirtërore, në aftësinë për t’u përqendruar, teksa rrezikon të shkaktojë një mori sëmundjesh.

Shpesh inkurajohemi që të flemë më shumë, por a mund të jetë e dëmshme edhe fjetja me tepri? Ne pyetëm 26 ekspertë të kërkimeve mbi gjumin dhe të neurobiologjisë, nëse shumë gjumë është i dëmshëm për njeriun, dhe 85 për qind e tyre thanë “jo”.

Deri më sot ka pasur shumë studime që kanë analizuar marrëdhëniet midis kohëzgjatjes së gjumit dhe gjendjes shëndetësore. Dr. Xho Kalduell, ekspert nga Njësia e Kërkimeve Mjekësore Detare e SHBA-së në Neuropsikologji, bën një përmbledhje të këtyre studimeve duke thënë: “Sasia optimale e gjumit duket të jetë rreth 7 orë të plota. Për çdo orë nën atë sasi, ka pasoja serioze shëndetësore, dhe për çdo 1 orë mbi 7 orët e gjumit ka pasoja të dëmshme shtesë për shëndetin e njeriut”.

Këto ‘pasoja të pafavorshme shëndetësore’ përfshijnë shumë sëmundje që burojnë nga stili i jetesës, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha. Fjetja e tepërt, e kombinuar me aktivitet të ulët fizik, është gjithashtu e ndërlidhur me rritjen e vdekshmërisë.

Është me rëndësi të mos harroni se të gjitha këto të dhëna janë vëzhguese. Kjo do të thotë se ato janë mbledhur duke vëzhguar njerëz që kanë modele të ndryshme të gjumit, dhe duke matur të dhënat e tyre shëndetësore.

Aktualisht, nuk ka të dhëna eksperimentale – ku kohëzgjatja e gjumit të jetë rritur qëllimisht – që të lidhin gjumin e tepërt me vdekshmërinë. Në fakt, rezultati eksperimental është i kundërt. Dr.Monika Hak, eksperte në hulumtimin mbi gjumin në Universitetin e Harvardit, thotë se:“Të fjeturit më gjatë se sa normalisht ka një efekt të dobishëm tek një numër sistemesh biologjike.

Për shembull ulet tension i gjakut, bie ndjeshmëria ndaj dhimbjes, dhe përmirësohet ndjeshmëria e insulinës”. Atëherë cila është lidhja midis gjumit të tepërt dhe shëndetit të dobët?Dr. Xhemi Zaiter, ekspert në hulumtimin e gjumit nga Universitetin i Stenfordit thotë:”Problemi me interpretimin e pohimi se gjumi i gjatë ju bën keq, është se ne nuk e dimë pse personat që flenë gjatë kanë të dhënat shëndetësore më të këqija.

Ata janë duke fjetur për një kohë të gjatë, pasi ka diçka që nuk shkon mirë nga ana mjekësore, dhe ne e dimë se gjumi është i shkëlqyer për rregullimin e gjërave”. Shumë nga ekspertët që pyetëm ranë dakord se mund të ketë faktorë të tjerë që e lidhin gjumin për një kohë të gjatë me të dhënat shëndetësore negative, por për momentin nuk është e qartë se cilët janë këta faktorë.

Dr.Uilliam Killgor,ekspert nga Universiteti i Arizonës shprehet:“Shpjegimi më i mundshëmështë se vetë sëmundja është ajo që shkakton gjumin e tepërt, dhe jo e kundërta. Por kjo nuk mund të thuhet me siguri pa prova eksperimentale në të ardhshmen”.

Atëherë, sa orë gjumë është i shëndetshëm? Fatmirësisht, nuk kemi nevojë të shqetësohemi nëse flemë shumë. Dr. Xhejms Uer, ekspert nga Shkolla Mjekësore e Virxhinias Lindore, thotë se “nuk është e mundur që një person i shëndetshëm të mbi-flejë, ai do të qëndrojë zgjuar në shtrat ose do të ngrihet”.

Çdo person kërkon një sasi të ndryshme të gjumit për të funksionuar normalisht. Dr.Vivian Abad, eksperte nga Universiteti i Stenfordit, sugjeron që“shumica e të rriturve, duhet të flenë7-8 orë gjumë”.

“Mesazhi kryesor është të flini mjaftueshëm për të përmbushur nevojat tuaja shëndetësore. Aftësia juaj për të qëndruar vigjilentë dhe funksionalë gjatë gjithë ditës, sidomos pas ngrënies së ushqimit, është një tregues i mirë dhe i mjaftueshmërisë së orëve të gjumit “- thekson ajo.

Përfundimi? Fjetja e tepërt nuk ka gjasa të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Nga ana tjetër, nevoja për të fjetur më shumë se zakonisht, mund të jetë një tregues se duhet të flisni me mjekun tuaj.

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

100 $ një pako kafe, çfarë po ndodh në Korenë e Veriut?

Nga Joshua Berlinger & ;Paula Hancocks “CNN” Kim Jong Un tani ka probleme më të mëdha se sa Shtetet e Bashkuara....
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img