Ballina Blog Faqe 360

Kërçovë – I jepet lamtumira e fundit veprimtarit nga diaspora, H. Nazim Xhaferit (VIDEO)

I është dhënë lamtumira e fundit aktivistit të shquar të jetës fetare në Zvicër dhe më gjerë, H. Nazim Xhaferit.

Në ceremoninë  m o r t o r e  kanë marrë pjesë shumë njerëz nga të gjitha viset shqiptare dhe diaspora, ndërsa fjalën kryesore e ka mbajtur Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Fjala e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në përcjelljen e merhumit, aktivistit të shquar të jetës fetare në Zvicër dhe më gjerë, H. Nazim Xhaferi, për në botën tjetër:

VIDEO

https://youtu.be/Talzi16f1c0

O.H.Kalliri i Mirësisë – dega në Kërçovë me letër  n g u sh ë ll i m i  për  v d e k j e n  e haxhi Nazim Xhaferit

Deri te
• Kryesia e Xhamia Regensdorf – Zvicër
• Imami Mr.Ferit Zeqiri
• Familja e Haxhi Nazim Xhaferi

Letër ngushëllimi
Me dhimbje të madhe pranuam lajmin për ndarjen fizike nga jeta e kësaj bote të veprimtarit, bashkëpunëtorit dhe njeriut me shpirt human Haxhi Nazim Xhaferi.

OH “Kalliri i Mirësisë” – dega Kërçovë shpreh ngushllime më të sinqerta për të ndjerin dhe lusim Zotin e Madh ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhennet.

Puna, vepra dhe mirësjellja e Nazimit do të mbesë shembull për shumë gjenerata që do vijnë pas.
Ishte mirësi e madhe për të gjithë ne që e njohëm, e kishim mik dhe bashkëpunuam me të.

All-llahu i plotfuqishëm ua shtoftë durimin familjes, shoqërisë dhe të gjithë miqve!
4.2.2021

Kryetar,
Muhamed Mehmedi

Nga: KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Për: KRYESINË E XHAMISË NË REGENSDORF – ZVICËR
Imamin FERID ef. ZEKIRI
Lënda: TELEGRAM NGUSHËLLIMI

“Ne jemi të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi”
Selamun alejkum ve Rahmetullah,

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për kalimin në ahiret të aktivistit të madh të mërgatës tonë në Zvicër, z. Nazim Xhaferi.
Me këtë rast më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja të shpreh ngushëllimet tona familjes Xhaferi, si dhe Kryesisë së xhamisë e xhematit të Regensdorfit në Zvicër.

Lusim Allahun e Plotfuqishëm që rahmetliun ta shpërblej me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet, ndërsa familjes , miqve e farefisit ti falë durim.

Me respekt,
Myftiu Naim ef. Tërnava

SHTËPIA më e rrezikshme në Angli, është P Ë R P L A S U R nga 21 automjete (FOTO)

Një shtëpi në Devon të Anglisë është kthyer në një pikë të zezë aksidentesh, pasi në 6 vitet e fundit ajo është  g o d i t u r  nga 21 automjete.

Aksidenti i fundit ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa pronarja e shtëpisë është shprehur se ajo ka vendosur blloqe betoni për t’u mbrojtur, por sërish nuk ja ka dalë. “Tensionohemi gjithmonë kur dëgjojmë një automjet që po lëviz me shpejtësi. Jemi të frikësuar dhe në rrezik konstant”, është shprehur e zonja e shtëpisë.

Anëtarët e familjes akuzojnë autoritetet në Devon se nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse ata e kanë ngritur problematikën dhe kanë kërkuar që të vendosen mbrojtëse në rrugë.

Autoritetet gjermane nuk mund të konfiskojnë 60 milionë dollarë në Bitcoin, i D Ë N U A R I nuk pranon t’i japë kodin

P r o k u r o r ë t  në Gjermani e kanë gjetur në mënyrë të turpshme se nuk janë në gjendje të përdorin 60 milionë dollarë në bitcoin të  s e k u e s t r u a r, pasi një  m a sh t r u e s  i  d ë n u a r  nuk pranoi t’u siguronte atyre fjalëkalimin.

Individi u  d ë n u a  dhe ka kryer kohën e tij në  b u r g, por, pavarësisht se autoritetet kërkuan që ai të dorëzonte detajet e llogarisë, ai ka qëndruar i heshtur, duke parandaluar policinë të fitojë akses në më shumë se 1,700 bitcoin që ai besohet të ketë. Me bitcoin që u rrit në çmim në vitet e fundit, duke arritur një shumë të lartë prej $ 42,000 në janar, vlera e portofolit të tij mendohet të jetë e konsiderueshme.

Policia donte të merrte kontrollin e portofolit të individit, pasi ai u  b u r g o s  për dy vjet për instalimin e  f sh e h t ë  të softuerit në kompjuterët e njerëzve të tjerë, duke e lejuar atë të krijonte më shumë bitcoin përmes një procesi të njohur si ‘mining’.

Bitcoins është një kriptovalutë që ruhet në një portofol elektronik dhe mbrohet përmes një fjalëkalimi të koduar. Ndryshe nga llogaritë e tjera të mbrojtura me fjalëkalim, përdoruesit kanë vetëm një numër të kufizuar të opsioneve të rikuperimit për detajet e tyre të hyrjes përpara se të jenë mbyllur përgjithmonë nga portofolet e tyre, kështu që u kërkohet të mbajnë një kopje letre në një vend të sigurt.

Duke pranuar situatën e vështirë,  p r o k u r o r i  bavarez Sebastian Murer shpjegoi se autoritetet “e pyetën, por ai nuk tregoi”, duke sugjeruar që “mbase ai nuk e di.”. Pavarësisht se nuk ishin në gjendje të rimarrin fitimet e keqardhura të  k r i m i n e l i t,  p r o k u r o r ë t  kanë siguruar që burri nuk do të jetë në gjendje të hyjë në to vetë duke  b ll o k u a r  llogarinë, duke i lënë bitcoin të bllokuara përgjithmonë në një portofol të paarritshëm.

Dy tetovarë para togave të zeza për F A L S I F I K I M të parave

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë ka ngritur padi p e n a l e kundër personit I.A. (45) nga Shipkovica e Tetovës dhe personit me inicialet B.E. (48) nga Leshnica e Poshtme e Tetovës deri në P r o k u r o r i n ë Themelore Publike Tetovë për shkak të  d y sh i m i t  se të njëjtit kishin kryer vepër p e n a l e “f a l s i f i k i m të parave” (neni 268, paragrafi 2 i Kodit Penal).

Personi i  r a p o r t u a r  I.A. dyshohet se në shtator të vitit të kaluar nga B.E. ka blerë një veturë “BMW” dhe të njëjtën e kishte paguar me 4500 euro të f a l s i f i k u a r a, kurse personi B.E., megjithëse e kishte ditur që kartëmonedhat ishin të  f a l s i f i k u a r a, nuk i kishte  r a p o r t u a r  ato dhe në disa raste ishte përpjekur që t’i hidhte në treg, njoforn SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

ANTON PAVLOVIÇ ÇEHOVI – DRAMA IMPRESIONISTE

Xhelal Zejneli

Anton Pavloviç Çehovi është novelist dhe dramaturg rus. Lindi në Tanganrog, Rusi, më 29 janar 1860. Vdiq në Badenweiler të Gjermanisë, më 15 korrik 1904. Njihej me pseudonimin Antosha Çehonte. Me profesion ishte mjek dhe letrar. Nga llojet letrare që i krijoi janë dramat dhe tregimet e shkurtra. I përket periudhës letrare të modernizmit dhe të realizmit. Veprat kryesore të tij janë dramat “Tri motrat”, “Xhaxha Vanja”, “Kopshti i vishnjave”, “Pulëbardha”

Prindër të Çehovit janë Pavel Jegoroviç dhe Eugjenia Jakovlevna Morozova. Babi ishte tregtar. Çehovi ishte fëmija i tretë prej gjashtë fëmijëve. Në periudhën e viteve 1876-1879 Çehovi ndoqi shkollën fillore dhe atë të mesme në Tanganarog. Në këtë kohë, shpesh shkonte në teatër, botonte tekste dhe redaktonte gazetën e shkollës. Në vitin 1876, babi i Çehovit bankroton dhe bashkë me familjen shpërngulet në Moskë, por Çehovi mbetet në Tanganrog. Në këtë kohë Çehovi shkruan dramën e parë të vet “Pa baba”. Kjo dramë. sot e kësaj dite nuk është gjetur. Në vitin 1879 Çehovi e kryen shkollën e mesme dhe shkon në Moskë. Në Universitetin e Moskës regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë. Në vitin 1884 mori titullin e mjekut të rrethit. Për shkak të moskryerjes së punimit të diplomës, kurrë s’arriti ta marrë titullin e mjekut. Në vitet ’70 të shekullit XIX, filloi të merret me letërsi, por jo rregullisht. Shkruante humoreska të shkurtra dhe parodi, pa ndonjë qëllim artistik serioz. Botonte me pseudonime. Më së shpeshti me pseudonimin Antosha Çehonte. Në vitin 1890 udhëtoi për në Sahalin. Nga ky udhëtim rezultoi libri publicistik “Ishulli Sahalin” (Ostrov Sahalin, 1893-94). Këtu arriti të njohë kushtet mjekësore, ekonomike dhe shoqërore të veriu të Rusisë. Në vitin 1898, për shkak të tuberkulozit, u shpërngul në Jaltë. Në vitin 1901 u martua me aktoren e Teatrit të Artit të Moskës (MHT), Olga Knipper. Në vitin 1904 vajti për mjekim në Gjermani, ku edhe vdiq.

Ndonëse pohonte se mjekësinë e ka grua, ndërsa letërsinë – dashnore dhe përkundër faktit se jetën profesionale të vet më shpesh ia kushtonte pikërisht mjekimit, megjithëkëtë, në mjekësi mbeti i njohur më tepër si i sëmurë, ndërsa famë botërore i solli teatri.   

*   *   *

Tregimet e para i botoi për të mundur të mbahet gjatë studimeve të mjekësisë. U shfaq në letërsi me humoreska të shkurtra, me shprehje dhe karakterizime të thukëta (koncize). Më pas kaloi në novela dhe në tregime, ku humori i tij pikëllues, dalëngadalë u shndërrua në rezignim dhe dëshpërim. Të njëjtën tematikë e përpunoi edhe në drama, në të cilat nuk ka as thurje tradicionale dhe as zgjidhje. Nuk ka as heronj të vërtetë dhe as pasione të forta. Në to, me elemente lirike është theksuar sugjestioni i atmosferës në të cilën zhvillohet jeta e heronjve të tij. 

*   *   *

Tregimtari francez Gi dë Mopasan (Guy de Maupassant, 1850-1893) është një prej përfaqësuesve më të mirë të natyralizmit evropian, nën ndikimin e fuqishëm të tregimtarit dhe romancierit francez, Gystav Flober (Gustav Flaubert, 1821-1880). Mopasani është themelues dhe mjeshtër i novelës natyraliste. Ka shkruar rreth 300 novela, gjashtë romane dhe   vepra të tjera. Vdiq në spitalin psikiatrik. Disa elemente të sëmundjes së tij (gjendje psikopatike të frikës) u manifestuan edhe në veprat e fundit të tij (“Frika”, “Halucinacioni” etj. Esteti dhe shkrimtari italian Benedeto Kroçe (Benedetto Croce, 1866-1952) e quan Mopasanin poet i lindur, për arsye se, në aspektin e prosedesë krijuese, lë në vepër një pastërti të kulluar. Sipas Mopasanit, arti është e vërtetë e zgjedhur dhe ekspresive”. Benedeto Kroçe ishte nxënës i kritikut dhe historianit italian të letërsisë Françesko De Sanktis (Francesco De Sanctis, 1817-1883).

Krahas Mopasanit, Çehovi konsiderohet novelisti më i madh i realizmit evropian, ndërsa me dramat e veta ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë ndikim të fuqishëm mbi teatrin evropian. Në fillim, Çehovi shkruante tregime vetëm për përfitime financiare, por me rritjen e ambicieve të tij, ai solli risi formale që ndikuan në evolucionin e tregimit modern të shkurtër.   

Gjatë studimeve, në revistat studentore boton artikuj anonimë. Shpejt e zgjedh edhe pseudonimin Antosha Çehonte. Me këtë pseudonim shkruan në revistat Peterburgajska gazeta, Nova vremja, Oskolki dhe Ruskaja mysl. Në vitet 188 dhe 1887, shkruan me pseudonimet Mjeku që i ka humbur pacientët e vet, Vëllai i vëllait tim, Njeriu pa… etj. 

Në vitin 1881 Çehovi shkruan dramën e cila më vonë do të njihet me titullin “Platonov”. Kjo dramë do të shfaqet në vitin 1923, gati njëzet vjet pas vdekjes së autorit. Çehovi studioi mjekësinë dhe ishte mjek i rrethit. Titullin e mjekut nuk e mori për arse se nuk e kreu punimin e diplomës. Punën praktike e fillon në Çekin. Po atë vit boton përmbledhjen me tregime “Përralla të Melpomenës”. Në dhjetor 1881 i shfaqen simptomat e tuberkulozit. Në vitin 1884 e shkruan dramën me një akt “Në rrugën kryesore”. Veprimi i kësaj pjese zhvillohet në tavernën që ndodhet në rrugën kryesore. Teksti u ndalua nga censura dhe u vlerësua si i papërshtatshëm për t’u shfaqur. Për herë të parë u botua në vitin 1914, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Çehovit. Një vit më vonë, Çehovi udhëtoi për në San-Petërburg. Këtu njihet me botuesin Aleksej Suvorin dhe me piktorin Isak Levitan. Midis tyre lind një miqësi e afërt. Shpejt pas njoftimit, fillon të shkruajë dhe të botojë tekste në gazetën e Suvorinit Novo vrijeme (Koha e Re). Në prill të vitit 1890, Çehovi niset në udhëtim për në Siberi dhe arrin në ishullin Sahalin. Duke qenë mjek, këtu hulumton jetën në kampet e ndëshkimit. Pas kësaj, lundron nëpër Paqësor dhe nëpër Oqeanin Indian. Ky udhëtim zgjati deri në tetor të të njëjtit vit. Udhëtimet në jetën e Çehovit kanë qenë konstante, kështu që në vitin 1891 niset për në Evropën Perëndimore. Po këtë vit, i botohet novela “Dyluftimi” dhe “Gruaja nga fshati”. Blen një pronë të vogël në Melihovë të rrethit të Serpuhovskit ku shpërngulet me familjen.

Në vitet 1892-1893 përhapet epidemia e kolerës. Si një prej personave kryesorë të komisionit sanitar të krahinës, Çehovi i mjekon falas fshatarët më të varfër dhe lufton kundër urisë. Boton njëmbëdhjetë tregime, duke përfshirë edhe tregimet “Gruaja ime”, “Karkaleci”. Boton edhe pjesën me një akt “Jubileu”

Në vitin 1893 e fillon një aventurë dashurie me Lika Mizinova, me të cilën nuk do të kurorëzohet. Ajo do t’i shërbejë si inspirim për personazhin e Ninës në dramën “Pulëbardha”. Shkruan veprën “Ishulli Sahalin”. I botohen tekstet “Tregim anonim” dhe “Vologja i madh dhe Vologja i vogël”. Në vitin 1894 gjendja shëndetësore i përkeqësohet, ndaj udhëton për në Itali dhe në Paris. Boton veprat “Studenti”, “Mësuesi i letërsisë”, “Murgu i zi” dhe “Në verim”

Në vitin 1897, aktori, regjisori dhe teatrologu rus Konstantin Sergejeviç Stanislavski (1863-1938) dhe regjisori rus dhe sovjetik, shkrimtari, pedagogu, dramaturgu, producenti e drejtuesi i teatrit Vladimir Nemiroviç Dançenko (Ozurgeti, Gjeorgji, 1858 – Moskë, 1943) themeluan Teatrin e Artit në Moskë (Moskovskij huduzhestvennyj teatar – MHT). Ky teatër   do të ketë ndikim të madh në punën e mëtejme të Çehovin. Çehovit i vdes babai, ndërsa vetë ai, për shkak të sulmit të parë akut të tuberkulozit të mushkërive, shtrihet në spital. Në shtator niset për mjekim për në Francë. I botohen dramat “Xhaxha Vanja”, “Ivanovi”, “Pulëbardha” dhe pjesët me një akt dhe tregimet “Fshatarët”, “Në shtëpi”, “Njeri pa asnjë mërzi” (Человек без селезенки). Në maj të vitit 1898, Çehovi kthehet nga bota e jashtme. Një kohë të caktuar jeton në Jaltë. Këtu përjeton sulmin e dytë të tuberkulozit.

Të gjitha të drejtat autoriale të punës së vet, Çehovi ia shet për 75.000 rubla botuesit A. F. Marks. Vlera e sotme e kësaj shume do të ishte rreth 80.000 dollarë. Tani fillon të përgatisë për shtyp veprat e përmbledhura të veta. Po këtë vit, për punën në arsim, iu dha “Urdhri i Shën Stanislavit”. Shkruan dhe boton tekstet “Me shërbim”, “Zonja me qenin e vogël” etj. Në atë verë, e shet pronën në Melihovë dhe ndërton shtëpi në Jaltë. 

Më 25 maj 1901 Çehovi u martua me aktoren Olga Leonardovna Knipper (1868-1959), e cila e luajti Mashën te “Tri motrat”. Në vitin 1902 Çehovi boton “Peshkopi”. Veprat e përmbledhura i botohen në njëmbëdhjetë vëllime. Në vitin 1903, krijuesi artistik boton tregimin e tij të fundit “Fejesa”. Del botimi i dytë i veprave të përmbledhura në gjashtëmbëdhjetë vëllime. Në qershor, censorët e ndalojnë shfaqjen e dramave të Çehovit në teatrot me buxhet të vogël për klasën punëtore, ndërsa në shtator e përfundon dramën “Kopshti i vishnjave” dhe nis të shkojë në prova në MHT (Teatri i Artit në Moskë). Pas kësaj, Çehovit i përkeqësohet gjendja shëndetësore. Në fillim të qershorit të viti 1904, Çehovi me gruan e vet Olga Knipper, niset për mjekim në Gjermani. Vdes më 15 korrik të atij viti në Badenweiler. U varros më 22 korrik 1904 në varrezat Novo-deviçi në Moskë. 

*   *   *

Çehovin e quajnë nismëtar të realizmit psikologjik. Në dramat e tij nuk kemi konflikt dramatik tipik. Çdo gjë që ndodh në dramë rezulton prej gjendjeve psikologjike, prej ndjenjave dhe konflikteve të brendshme të personazheve. Në dramat e veta, Çehovi ngul këmbë po ashtu për rrjedhjen e kohës, që është një prej mekanizmave të ngjarjes në të cilën ndodhin ndryshime. Në dramat e Çehovit, në mënyrë tejet të detajuar janë shënuar didaskalitë* dhe janë përshkruar vendet e veprimit, gjë që kontribuon për t’i kuptuar personazhet dhe gjendjet psikologjike të tyre. Dramat e Çehovit ende janë tejet të popullarizuara në repertorët e shumë teatrove. Në bazë të tyre janë bërë edhe përshtatje filmash. Deri më sot, në bazë të veprave të tij, janë xhiruar 285 filma.  

Shënim: Didaskalie janë udhëzime, këshilla, shënime. Bashkë me tekstin që e flasin personazhet e dramës, shumë autorë dramash, në kllapa apo në shënime e përshkruajnë skenën, rrethin, mjedisin dhe sjelljen apo veprimin e personazheve në situata të caktuara. Herë-herë u japin edhe këshilla aktorëve sesi duhet të sillen në skenë.

*   *   *

 Në vitin 1994, u përshtat për film dhe u shfaq në Nju-Jork drama “Xhaxha Vanja” në regji të regjisorit, skenaristit dhe producentit francez Lui  Mal (Louis Malle, 1932-1995). Në vitin 1968 u përshtat për film drama “Pulëbardha” në regji të regjisorit, producentit dhe skenaristit amerikan Sidni Lumet  (Sidney Arthur Lumet, 1924-2011). Në vitin 1970 u përshtat për film drama “Tri motrat” në regji të aktorit dhe regjisorit anglez Lorens Olivie (Laurence Olivier, 1907-1989). Në vitin 1996 “Xhaxha Vanja” me titullin “August”, u realizua si film në regji të aktorit, kompozitorit, regjisorit dhe producentit nga Uellsi (Welsh), Antoni Hopkins (Anthony Hopkins, 1937- ).

*   *   *

Krijimtaria – Veprimtarinë letrare, Çehovi e filloi me humoreskat e shkurtra, si p. sh. “Tregime laramane”, 1886. Pasojnë novelat “Njeriu në këllëf”, “Për dashurinë” etj.  Në to pasqyron personazhet e humbura dhe të tjetërsuara. Në novelat e veta, Çehovi nuk sjell ngjarje, ndodhi, personazhe të mëdha të shquara të cilët paraqiten në shoqëri zëshëm dhe zhurmshëm. Fabulat janë më se të zakonshme dhe ato fare nuk janë pikësynim, për arsye se Çehovi synon të shkaktojë përshtypje, disponime, atmosferë. Te personazhet ai krijon disponime në të cilat ata plotësisht vijnë në shprehje. Për këtë arsye, Çehovi gjithmonë është i thuktë apo konciz, lakonik në mënyrën e vet, duke i përdorur me të madhe peizazhet dhe digresionet lirike.

Veprat e hershme të Çehovit, të botuara në revista humoriste të ndryshme, janë laike dhe kanë formë anekdotash. Por çehobi shumë herët e përvetësoi temën e dobësisë njerëzore dhe të izolimit dhe kjo mbeti dominuese në krijimtarinë e tij (“Rast nga përvoja” – Slučaj iz praktiki, 1898); „Zonja me qenin e vogël” (Dama s sobačkoj, 1899); „Peshkopi“ – (Arhijerej, 1902); „Nusja“ (Nevesta, 1903). Në mesin e personazheve të paraqitura në formë skicash në skenat nga jeta e përditshme, ndodhen edhe arketipat socio-psikologjike, si për shembull “kameleonët” – heronjtë dyfytyrësh, mendjelehtë siç janë ata të tregimtarit rus Mihail Jevgrafoviç Saltikov-Shçedrin (1826-1889) dhe “prishibejevët” – personazh si personifikim i profesionit të vet. 

Në aspektin programor, Çehovi i përmbahej aforizmit “shkurtësia është motër e talentit”. Ai shkruan me një stil konciz dhe të përmbajtur, duke e privuar veprimin nga ekspozicioni humoresk dhe duke e përqendruar në një moment kyç që e zbulon thelbin e rëndësisë së heroit dhe problematikën themelore të veprës. Duke rendur pas një bote më të poetizuar dhe më të bukur dhe duke u shmangur nga ajo që është përdhese, e pakuptimtë dhe triviale, në periudhën e hershme Çehovi shkruan tregime paksa melodramatike, në qendër të të cilëve janë personazhe pozitive, shpeshherë të përvuajtur. 

Në gjysmën e dytë të viteve ’80 të shekullit XX, Çehovi largohet nga perspektiva satirike, ndërsa heronjtë e vet fillon t’i shohë “nga brenda”, duke e thelluar begatinë e mendimeve dhe të ndjenjave të tyre. Tani i krijon edhe të parat vepra dramatike më serioze, “Ivanovin” (1887), dramë për “njeriun e tepërt”, “Shpirtin e pyllit” (Lešij, 1888), pjesë kjo e pasuksesshme e cila më vonë i shërbeu si bazë për “Xhaxha Vanjën”

Shkrimet për revistat humoristike i ndërpret me botimin e tregimit “Stepa” (Step, 1888), në të cilën, fabulën klasike e zëvendëson me pasqyrimin impresionist të stepës “së gjallëruar”, të dinamizuar, peizazhet e së cilës më tepër ndodhen në aluzione dhe mbresa sesa në përshkrime. 

Absurditetin, mungesën e ndonjë qëllimi dhe teprinë e ekzistencës së tyre, personazhet e Çehovit e kompensojnë me parandjenja të paqarta dhe me përfytyrime poetike për një jetë më të bukur që u duket më reale se ekzistenca e tyre, pavarësisht në është përshkruar ajo, me tipare tragjike apo komike. 

Duke hequr dorë nga krijimi i një fabule të ndërlikuar, raportet e heronjve të vet Çehovi i përshkruan në detaje dhe imtësi, por, pikërisht këto imtësi që duken si të parëndësishme, janë shenja kyçe të vetive dhe të përsiatjeve të brendshme. Një sërë tregimesh “problemore” merren me çështje shoqërore dhe psikologjike bashkëkohore, siç janë pamundësia e dashurisë së përhershme midis mashkullit dhe femrës, pasiviteti i intelektualëve, qëndrimi ndaj parasë, seksualiteti dhe morali etj. Por, përmbajtja abstrakte gjithmonë është e zhytur thellë në realen. 

Poetikën e pasqyrimit të mendimeve dhe të ndjenjave thelbësore në të folurit e heronjve, në ndërprerjen e të folurit dhe në fjalitë e papërfunduara, në dukje – të rastësishme, Çehovi e ka zhvilluar deri në përsosmëri në katër dramat e tij: te “Pulëbardha” (Čajka, 1896), simboli i titullit të së cilës flet për një bukuri, të përdhosur mizorisht dhe në mënyrë të pakuptimtë, por edhe për egërsinë ndaj jetës së njeriut në përgjithësi; te “Xhaxha Vanja” (Djadja Vanja, 1897)dramë për dështimin e fateve njerëzore; te “Tri motrat” (Tri sestry, 1901)dramë që flet për pamundësinë e ndryshimeve në jetë; te “Kopshti i vishnjave” (Višnevy sad, 1904), dramë për vdekjen e vlerave të vjetra dhe për ardhjen e plogët, por të pandalshme të vlerave të reja.

Duke trajtuar temën se komunikimi dhe marrëveshja midis njerëzve është e pamundur, dialogët e dramës e marrin formën e monologëve paralelë tipikë në të cilët heronjtë më tepër e ndjekin rrjedhën e mendimeve, të ndjenjave dhe të asociacioneve të veta, sesa u replikojnë të tjerëve. Fjalitë eliptike ndryshohen me rrebeshet e kohëpaskohshme të fjalëve, të ngjeshura me emocione, ndërsa heshtja dhe mendimet e papërfunduara janë shoqërues të përhershëm të bisedave. Fjala është për dramat e dëshirës së zjarrtë për atë që në të vërtetë nuk mund të arrihet. Nevoja e heronjve për ndryshime rrënjësore, për shkak të shpërpjesëtimit midis të vizionit për një jete më të bukur dhe më kuptimplotë si dhe mosaktivitetit kronik dhe ngarkimit emocional, gjithmonë mbetet e parealizuar. Por, edhe kur ndodh ndonjë ndryshim, zakonisht shfaqet një situatë edhe më tragjike. 

Në dramat e veta, Çehovi sistematikisht u është shmangur teatralitetit klasik dhe skenave të mëdha, saqë ngjarje kryesore të caktuara kanë mundur të zhvillohen edhe jashtë skenës. Dramatizmi i ndodhive dhe efikasiteti skenik janë zëvendësuar me ndriçimin e emocionalitetit dhe të intimes, të detajeve plot domethënie të jetës së përditshme, me përjetim dhe me përsiatje të thellë. Përkundër veprimit, në dukje të varfër dhe mendimeve sistematikisht të papërfunduara, kur është fjala për raportet midis personazheve dhe rrjedhës së jetëve të tyre, në dramat e Çehovit mund të ndodhin ndryshime rrënjësore. Konstantin Sergejeviç Stanislavski, regjisori i shfaqjeve më të suksesshme të dramave të Çehovit, këtë efekt e ka quajtur “shok nënujor”. Në të tilla drama lirike, kanë rëndësi vërejtjet e shpeshta jotipike të autorit, efektet zanore dhe muzika, parimet e të cilave përcillen edhe në organizimin e fragmenteve të dialogëve. Kanë rëndësi sidomos simbolet të cilët, prej dukurive të përditshme dhe që nuk bien në sy, shndërrohen në ndërprerës të veprimit dhe të domethënies së dramës.         

Edhe te dramat “Pulëbardha” (1896), “Xhaxha Vanja” (1897), “Tri motrat” (1900), “Kopshti i vishnjave” (1903) Çehovi nuk krijon thurje të mëdha dramatike, por kryekëput synon të krijojë disponime skenike dhe ngjarje të pakapshme në të cilat personazhet shfaqen si njerëz të gjallë dhe të drejtpërdrejtë. Në këtë pikëpamje, Çehovi është mjeshtër i madh dhe me plotë të drejtë e kanë quajtur themelues dramës impresioniste ruse. Dramat e tij merren edhe si shembuj të të ashtuquajturës dramë lirike

*   *   *

Impresionizmi – (lat. impressio, frëngjisht  impression – përshtypje, mbresë) është term që lindi së pari në artet figurative. Në letërsi, impresionizmi shfaqet në kapërcyell të dy shekujve, rreth viti 1890, deri në vitin 1910, si një metodë e pasqyrimit të realitetit pa bërë diskriminim midis “e bukur – e shëmtuar”. Poeti, me prosedenë e vrojtimit municioz, d.m.th. të hollësishëm, e paraqet jetën në detajet e zgjedhura të saj, me pjesëmarrje të theksuar ndjenjash, sikur është fjala për përshtypjet, për mbresat (impresionet) të cilat poeti i radhit njërën pas tjetrës. Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një prosede metodike të re dhe me një koncept krijues të ri. Është i theksuar sidomos individualizmi, për arsye se vetëm sipas ndjeshmërisë personale, individuale zgjidhen motivet e jashtme dhe tregohen vetitë karakteristike të objektit të vëzhguar. Për impresionistët, realiteti i drejtpërdrejtë dhe i përditshëm është më i afërt dhe më interesant. Por ata, realitetin dhe jetën nuk e ilustrojnë me ndihmën e dokumentacionit apo të së vërtetës objektive dhe shkencore, pavarësisht nga fakti në është e shëmtuar apo e bukur, e mirë apo e keqe, që ka qenë synim i natyralistëve. Impresionistët zbulojnë në to të bukurën, deri atëherë të panjohur. Në këtë mënyrë, impresionizmi e krijoi kriterin e vet të zgjedhjes së motiveve. Ndërtoi edhe qëndrim të ri ndaj botës përreth, njësoj si simbolizmi

Impresionizmi, si art i mbresës, i përshtypjes, i zhvilloi reaksionet psikologjike në të vrojtuar, ndërsa në shprehjen gjuhësore, zhvilloi diferencimin e hollësishëm të nuancave dhe të gjysmëtoneve si dhe hijezimin e figurave të veçanta. Kultivon figuracionin zanor dhe sinestezinë. Marrë në përgjithësi, gjuha poetike bëhet tejet e gjallë. 

Impresionizmi ka dhënë arritje të bukura në poezinë lirike, në prozën e shkurtër, në disa romane, por konceptet teorike të tij u manifestuan në mënyrë më të plotë ese, pastaj në kritikë (kritika impresioniste) dhe në një formë të veçantë drame, në të ashtuquajturën dramë lirike, me Çehovin si përfaqësues tipik, me veprat “Pulëbardha”, “Xhaxha Vanja”, “Tri motrat”. Këto forma kanë qenë më të përshtatshme për realizimin e qëllimit kryesor të impresionizmit: ngjarjet, disponimet dhe atmosfera e ndonjë mjedisi. 

*   *   *

“Ivanovi” – Në shtator të viti 1887, ndërmarrësi teatror F. A. Korsh i porositi Çehovit një pjesë teatrore për stinën teatrore të sapofilluar. Çehovi izolohet nja dhjetë ditë dhe nën ethe krijuese e shkruan dramën me katër akte “Ivanovi”. Personazh kryesor është 35-vjeçari Nikolaj Ivanovi, pronar i pushimores verore. Për shkak të problemeve të ndryshme jetësore, ai është në depresion. Gruaja e tij Ana Petrovna, e lindur si Sara Abramson, është hebre, e cila, për hir të martesës është konvertuar në fe ortodokse. Si pasojë, e ka humbur prikën, pasurinë që i ka takuar. Ana vdes prej tuberkulozit. E vetmja që mund t’i ndihmonte ishte pushimi në gadishullin e Krimesë. Por, Ivanovi nuk mund t’ia mundësojë këtë ngase i debiton para Zinaida Savishnit. Në të vërtetë, Ivanovi nuk e do gruan e vet që po vdes, ndërsa i vetmi motiv për t’u martuar me të ishte prika e madhe e Anës, të cilën ajo, me t’u konvertuar në ortodokse, e humbi. Tani kur gruaja e vet është para vdekjes, ai dashurohet te Sasha – bij e Lebdjevit dhe Zinaidës. Në versionin e parë të tekstit, Ivanovi vdes nga vdekja natyrore, qetë dhe pa rënë në sy. Më vonë, Çehovi e ndryshoi epilogun, kështu që në fund të aktit të katërt, Ivanovi vret veten me revole. 

Premiera e drama u shfaq më 19 nëntor 1887 në Teatrin Rus të Dramës të F. A. Korshit në Moskë. provat e shfaqjes zgjatën dhjetë ditë. Çehovi ishte i pranishëm në çdo provë, ndërsa me aktrimin e aktorëve ishte tejet i pakënaqur. Një pjesë e publikut e priti shfaqjen me entuziazëm dhe me duartrokitje të mëdha, ndërsa pjesa tjetër e publikut fërshëlleu zhurmshëm. Pas premierës, u shfaqën vetëm edhe dy repriza. Çehovi te “Ivanovi” punoi ende, e ndryshoi fundin dhe pas dy vjetëve, më 31 janar 1889, në regji të Fjodor Jurkovskit, drama u shfaq në Teatrin e Aleksandrit në San-Petërburg. Kjo shfaqje ishte tejet e suksesshme, saqë bashkë me aktorët, për ta përshëndetur publikun, doli në skenë edhe vetë Çehovi. Pas shfaqjeve të tjera, Çehovit i vinin urime të shumta.  

Vitin në vijim, Çehovit i botohet tregimi i parë serioz i gjatë “Stepa” dhe shfaqen me sukses pjesët me një akt “Ariu” dhe “Msitnia”. Ndërkaq tregimi i shkurtër “Në muzg” e fiton  çmimin “Pushkin” të Akademisë së Shkencave. 

„Xhaxha Vanja“ – Në tetor të vitit 1889, Çehovi e përfundon dramën “Shpirt pylli” (Lešij). Drama shfaqet në dhjetor, por nuk pritet mirë nga kritika. Për këtë arsye, në fillim të viti vijues, Çehovi e shndërron në “Xhaxha Vanja”, dramë kjo që do të botohet në vitin 1897. Ngjarja e “Xhaxha Vanjës” zhvillohet në fshatin rus. Në pushimoren verore ndodhen katër personazhe, pa kurrfarë qëllimi në jetë dhe pa shpresa për ndryshime. Raporti themelor është katërkëndëshi i dashurisë. Jelena Andrejevna, një grua e re dhe e bukur e profesorit Serebërjakov, i cili më parë ka qenë i martuar me motrën e Vanjës. Nga ajo martesë, Serebërjakov ka një vajzë – Sonjën. Daja i Sonjës, Vanja dhe mjeku i fshatit dhe ekstravaganti Astrov dashurojnë Jelena Andrejevnën, Sonjës ndërkaq i pëlqen Astrovi. Në fund, asnjë nga këto lidhje nuk realizohet, ndërsa Srebërjakovët largohen. Çdo gjë mbetet ashtu si ishte, pa kurrfarë shprese se do të bëhet më mirë. 

Në vitin 1899 “Xhaxha Vanjën” e shfaqin teatrot e Kievit, të Krakovit dhe të Novogorodit të Poshtëm. Çehovi ka ndërmend që dramën ta shndërrojë në roman. Megjithëkëtë, heq dorë. PO atë vit, duke qenë se Çehovi për shkak të sëmundjes nuk mund të vijë në Moskë në shfaqjet e Teatrit të Artit të Moskës, trupa teatrore, bashkë me kostumet, me skenografinë he me rekuizitat mori rrugën e gjatë për në ishullin e Krimesë dhe për në Jaltë. Atje trupa teatrore e MHT-së (hudozhestvenikët), për Çehovin dhe për tregimtarin e dramaturgun rus Maksim Gorkin (1868-1936) shfaqën “Pulëbardhën”, “Xhaxha Vanjën”, dramën “Njerëz të vetmuar” (Einsame Menschen, 1890) të dramaturgut dhe tregimtarit gjerman Gerhart Hauptman (Gerhart Hauptmann, 1862-1946) dhe dramën “Hedda Gabler” (1890) të dramaturgut norvegjez të natyralizmit – Henri Ibsen (Henrik Ibsen, pseudonim i Brynjolf Bjarme, 1828-1906). Hauptmani e nisi krijimtarinë letrare si dramaturg natyralist. Pas kësaj, në drama, në ep dhe në roman, kaloi nëpër simbolizëm dhe neoromantizëm, i kaloi të gjitha fazat stilistike të eklektikut krijues. 

“Pulëbardha” – Dramën “Pulëbardha”, Çehovi e shkroi në vitin 1895. Në këtë dramë bëhet fjalë për teatrin, për dallimet e pakapërcyeshme midis brezit të vjetër dhe të ri, për dashurinë ndaj artit. Personazh kryesor i “Pulëbardhës” është aktorja e njohur Irina Nikolajevna Arkadina, e cila me të dashurin e saj, shkrimtarin Boris Aleksejeviç Trigorin, vjen në pronën e të vëllait të sëmurë, Sorin. Aty, i biri i Irina Nikolajevnës, Konstantin Gavriloviç Treplov dëshiron të organizojë një shfaqje, duke tentuar të zbulojë një formë teatrore të re. Por, e ëma s’do të dëgjojë dhe as ka mirëkuptim për synimet e të birit. 

Aktore kryesore e kësaj shfaqjeje është vajza e re Nina Mihajlovna Zareçna. Asaj i vardiset Treplovi, kështu që i dhuron një pulëbardhë që e kishte vrarë vetë ai. Nga një veprim i këtillë, Nina rrëqethet. Njëherazi, ajo është e preokupuar me Trigorinin, i cili po ashtu i vardiset, duke tërhequr një paralele ndërmjet jetës së saj dhe pulëbardhës së pajetë, që e mori si dhuratë. Treplovi depresiv, të cilin Nina e refuzoi, tenton të bëjë vetëvrasje, por plumbi vetëm ia ka gërvishtur kokën. Irina Nikolajevna Arkadina dëshiron të kthehet në Moskë, ndërsa Trigorini dëshiron të mbetet në çiflig. Megjithëkëtë, lëshon pe para dëshirave të dashnores. Nina dhe Trigorini shihen për herë të fundit para largimit të tij. Ajo i premton se do të bëhet aktore dhe se do të shihen në Moskë. Akti i fundit ndodh pas dy vjetësh. Aty mësojmë se Nina dhe Trigorini kanë pasur një fëmijë i cili kishte vdekur dhe se Trigorini i ishte kthyer Irina Nikolaevna Arkadinës. Brenda këtyre dy viteve, Nina kishte udhëtuar anembanë me një grup aktorësh të rendit të dytë. Tani, krejt këtë ia rrëfen Treplovit, i cili në fund të dramës vret veten. Në premierën e shfaqur në Teatrin e Aleksandrit në San-Peterburg, “Pulëbardha” nuk pati sukses. Megjithëkëtë, shfaqja e dytë u mirëprit nga publiku. 

Më 17 dhjetor, në Teatrin e Artit të Moskës (MHT), premiera e dramës “Pulëbardha” u shfaq me sukses tejet të madh në regji të Konstantin Sergejeviç Stanislavskit, por Çehovi nuk ishte i pranishëm. Pas shfaqjes, Vladimir Nemiroviç Dançenko i dërgoi Çehovit në Jaltë një telegram në të cilin thuhet: “Sapo e shfaqëm “Pulëbardhën”. Suksesi ishte kolosal. Publiku na u lut të të dërgojmë një telegram. Kënaqësia na bëri të çmendemi. Të duam të gjithë.”

Pas këtij suksesi, “Pulëbardha” u bë simbol i Teatrit të Artit të Moskës (THT). 

„Tri motrat“ – Në janar të vitit 1900, Çehovi u zgjodh anëtar nderi i Sektorit letrar të Akademisë së Shkencave. Boton veprat “Në Ravenë” dhe “Në Krishtlindje”. Nga gushti deri në dhjetor e shkruan, e shkruan dramën më të njohur të tij Tri motrat” të cilën e përfundon në Nicë. Personazhe kryesore të dramës janë motrat Prozorov – Olga, Masha dhe Irina dhe vëllai i tyre Andrej. Veprimi i dramës zhvillohet në një qytet provincial rus ku janë shpërngulur para njëmbëdhjetë viteve për shkak të zhvendosjes së babait të tyre. Drama përshkohet nga dëshira dhe malli për t’u kthyer në Moskë. Akti i parë fillon me kremtimin e ditës së emrit të Irinës, por kjo, njëherazi është edhe përvjetori i vdekjes së babait të tyre. U vijnë për vizitë oficerët Tusenbah, Soloni dhe Çebutkin të cilët janë me shërbim në qytet. Këta sjellin në shoqëri komandantin e sapoemëruar Vershinjin. Olga është ligjëruese në gjimnaz. Masha, e vetmja prej motrave e cila është e martuar, e ka burrë profesorin Kuligin. Andreu ia kërkon dorën Natalia Ivanovnës. Midis aktit të parë dhe të dytë, kalon një vit. Në aktin e dytë, Andreut dhe Natalia Ivanovnës u lind një djalë. Por, Andreu është i pakënaqur nga martesa dhe luan bixhoz. Edhe Masha është e pakënaqur me martesën e vet. Ajo e pranon vardisjen e Vershinjinit. Tek Irina janë dashuruar Tusenbahu dhe Soloni, të cilin ajo e refuzon. Pas kësaj, Soloni kanoset se do ta vrasë çdo rival të tij. Në aktin e tretë, i tërë qyteti është përshirë nga një zjarr i madh. Olga del për t’u ndihmuar të goditurve nga zjarri. Kuligini e kërkon gruan e vet, Mashën, ndërsa Irina nuk është e sigurt në do të pranojë martesën me Tusenbahun. Andreu ua bën me dije se shtëpinë e ka humbur në bixhoz. Me të dëgjuar këto fjalë, Olga, bashkë me shërbëtoren, shkon të jetojë në banesën shkollore. Në aktin e fundit, ushtria largohet nga qyteti. Vershinjini përshëndetet me Mashën, ndërsa Soloni dhe Tusenbahu ishin marrë vesh për të dalë në dyluftim. Në këtë dyluftim midis tyre, Tusenbahu u qëllua për vdekje. 

Drama përfundon me monologët e motrave. Ato, njësoj si heronjtë e tjerë të Çehovit, mësojnë se jeta e tyre nuk mund të ndryshojë. Kjo shihet në fjalët e Olgës: “Do të kalojë koha dhe ne do të shkojmë përgjithmonë, do të na harrojnë, do të na i harrojnë fytyrat, zërat dhe sa kemi qenë, por vuajtjet tona do të shndërrohen në hare për ata që do të jetojnë pas nesh, ndërsa në botë do të mbizotërojë lumturia dhe paqja. Për ata që jetojnë sot, njerëzit do të thonë fjalë të mira dhe do t’i bekojnë. Motra të dashura, jeta jonë ende s’ka marrë fund. Ende kemi për të jetuar!” 

Në vitin 1902, për “Tri motrat”, Çehovit i jepet çmimi “Gribojedov” i Shoqatës së dramaturgëve dhe të kompozitorëve operistikë. 

“Kopshti i vishnjave” –  Në vitin 1902 fillon ta shkruajë dramën “Kopshti i vishnjave”. Është drama e tij e fundit. Në këtë vepër merret me shkatërrimin e aristokracisë ruse. Drama fillon me kthimin nga Parisi të Lubov Andrejevna Ranjevskës dhe të së bijës Anja në pronën e vjetër, e cila është nën hipotekë. Kopshti i vishnjave dhe shtëpia, brenda disa muajve do të shiten në ankand. Ranjevska dëshiron ta shpëtojë pronën duke e martuar të bijën Varje me tregtarin e pasur dhe të suksesshëm Lopahin, i cili dëshiron t’i presë vishnjat e kopshtit, për të ndërtuar një pushimore. Lopahini e blen pronën në ankand, vendos t’i presë vishnjat dhe të mos martohet me Varjen. Drama përfundon me largimin e Ranjevskës dhe të vëllait të saj Gajevit si dhe me prerjen e vishnjave. Kopshti i vishnjave është simbol i një familjeje dhe i një klase që rrënohet dalëngadalë.

Më 17 janar 1904, në ditëlindjen e tij, u shfaq premiera e dramës “Kopshti i vishnjave”. Rolin kryesor të femrës, d.m.th. rolin e Lubov Andrejevna Ranjevskës e luajti gruaja e Çehovit – Olga Knipper. Por, Çehovi nuk ishte i kënaqur me shfaqjen për arsye se dramën “Kopshti i vishnjave” e kishte titulluar si komedi, ndërsa Konstantin Sergejeviç Stanislavski dhe Vladimir Nemiroviç Dançenko e ishin realizuar si tragjedi. Sidoqoftë, në Moskë dhe në San-Peterburg, shfaqja përjeton sukses të madh.           

*   *   *

Dramat: Dëmi nga duhani (1886, 1902); Ivanovi (1887); Ariu (1888); Msitnia (1888-1889);  Dasma (1889); Jubileu (1891); Pulëbardha (1896); Xhaxha Vanja (1897);  Tri motrat (1900);  Kopshti i vishnjave (1903) etj. Drama “Xhxha Vanja” në disa përkthime haset edhe si “Daja Vanja” apo si “Xha Vanja”

Proza: Përralla të Melpomenës (1884); Tregime laramane (1886); Në muzg (1887) etj.      

Novelat dhe tregimet (përmbledhja e botuar në vitin 1894): Zonja me kone apo Zonja me qenin e vogël; Njeriu në këllëf, Stepa; Nënoficeri Prishibjejev; Për dashurinë; Pavijoni Nr. 6; Në përroskë; Nusja; Ishulli Sahalin (1895) etj. “Ishulli Sahalin” haset në shqip edhe si “Ishulli Sakhalin”.     

  

Po shëtiste me 2 qentë e tij, Igli Tare S U L M O H E T nga një P I T B U LL

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Igli Tare dhe njëkohësisht drejtori sportiv i Lazios, është  s u l m u a r  nga një  p i t b u ll  teksa ishte në shëtitje me dy qentë e tij.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Olgiata të Italisë, vend të cilin Tare jeton dhe punon prej kohësh me familjen e tij.

Sipas njoftimit të policisë italiane,  p i t b u ll i  ka kapërcyer rrethimin e banesës së pronarit të tij dhe ka  s u l m u a r  Taren.

Sakaq mësohet se një nga qentë e tij ka  n g o r dh u r  nga  p ë r l e sh j a  me  p i t b u ll i n, ndërsa tjetri është  p l a g o s u r.

Vetëvendosje bëhet me dy Albin Kurta

Vetëvendosje po pranon aderime të reja në parti ditët pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Por, aderimi i djeshëm në këtë parti është më i veçantë – një koincidnece interesante.

Emnaku i kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, është anëtari më i ri i Qendrës së Lëvizjes në Gjakovë.

Për këtë ka njoftuar anëtari i partisë Vetëvendosje, Agon Batusha, përmes një shkrimi në Facebook.

“Mbrëmë pranuam antarësimin e Albin Iljaz Kurtit. Koiqidencë, por e vërtet e madhe. Albini ka lindur në vitin 1999 dhe jeton në Gjakovë. Me profesion është rrobaqepës, por pasion e ka dizajnin. Albin, emri dhe mbiemri yt është simbol i shpresës në Kosovë. E di, është përgjegjësi, por mbi gjitha mbaje me krenari se #erdhiDita”, ka shkruar ai.

VIDEO nga fushata:

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JsP83iCKmqjqSzx_bCIDu8W

Një shkumë e pazakontë deti mbulon plazhet e Mar del Plata në Argjentinë (VIDEO+FOTO)

Argjentinë: Disa plazhe të një prej destinacioneve kryesore turistike në Mar del Plata u mbuluan nga një shtresë e dendur shkumë deti. Ndërsa disa përfitojnë nga fenomeni i pazakontë për argëtim, të tjerët janë disi të frikësuar prej tij.

“Ishte një situatë e çuditshme, shumë njerëz kanë frikë dhe nuk e prekin atë, ka shumë njerëz që argëtohen, disa ju thonë se është mirë, të tjerët ju thonë se është e keqe, por hej, është një situatë e çuditshme,” tha Aleksis Ocampo, punonjës i sigurisë.

Edhe pse fenomeni është i pazakontë, shumë fëmijë dhe të rritur nuk hezitojnë të futen në ujë dhe të luajnë me shkumën e trashë.

Shkuma thuhet se formohet nga një kombinim i lulëzimit të mikroalgave. Fenomeni nuk paraqet ndonjë rrezik për plazhistët.

VIDEO:

FOTO:

Nga humbja në peshë tek forcimi i kockave, arsyet pse duhet të hani kumbulla të thata çdo ditë

Kumbullat e thata mund të bëjnë magji duke iu ndihmuat të humbni peshë, të përmirësoni tretjen si dhe t’i mbani kockat e shëndetshme. Ky frut i thatë është plot me lëndë ushqyese të shëndetshme që dëshiron trupi.

Mbështesin shumë funksione të trupit.

Si mund të ndryshojë trupi juaj nëse hani vetëm 6 kumbulla të thata në ditë

100 gram kumbulla të thata përmbajnë 732 mg kalium. Ky makromineral është thelbësor për trupin pasi e ndihmon atë të funksionojë si duhet si dhe të parandalojë shumë sëmundje. Gjithashtu i mbajnë kockat e shëndetshme si dhe promovojnë funksionalitetin e duhur nervor. Rekomandohet të hani rreth 4,700 mg kalium çdo ditë.

Janë të mira për gjakun.

Si mund të ndryshojë trupi juaj nëse hani vetëm 6 kumbulla të thata në ditë

Mungesa e hekurit të mjaftueshëm në trup mund të shkaktojë anemi, e cila mund të çojë në komplikime serioze. Midis tyre janë lodhja e rëndë, problemet e zemrës ose mushkërive dhe problemet me shtatzëninë. Kumbullat e thata janë një burim i shkëlqyer hekuri që i bën ato një nga produktet më të mira për të ndihmuar në parandalimin e problemeve të tilla.

Mund të përmirësojnë tretjen.

Si mund të ndryshojë trupi juaj nëse hani vetëm 6 kumbulla të thata në ditë

Kumbullat e thata janë të mbushura me fibra, një element kryesor që mbështet tretjen e shëndetshme. Për shembull, një filxhan kumbulla të thata përmban 12 gram fibra të tretshme. Për më tepër, ato përmbajnë sorbitol, një laksativ natyral që ndihmon për të stimuluar lëvizjet e zorrëve. Rekomandohet të hani jo më shumë se 6 kumbulla të thata në ditë.

Mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.

Si mund të ndryshojë trupi juaj nëse hani vetëm 6 kumbulla të thata në ditë

Falë fibrave që ato përmbajnë, ngrënia e kumbullave të thata mund t’ju ndihmojë të qëndroni të ngopur për më shumë kohë dhe të kontrolloni me sukses peshën tuaj.

Ato i mbajnë kockat të shëndetshme dhe të forta.

Si mund të ndryshojë trupi juaj nëse hani vetëm 6 kumbulla të thata në ditë

Njerëzit që janë në rrezik të osteoporozës , veçanërisht gratë dhe njerëzit e moshuar, mund të përjetojnë një humbje të dendësisë minerale të kockave. Studiuesit nga një studim ekzaminuan efektet që kishin kumbullat e thata tek gratë pas menopauzës osteopenike. Rezultatet treguan se kumbullat e thata, në fakt, ndihmuan për të parandaluar këtë çështje.

Ato mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Si mund të ndryshojë trupi juaj nëse hani vetëm 6 kumbulla të thata në ditë

Presioni i lartë i gjakut ndonjëherë nuk ka simptoma të dukshme, por mund të rrisë rrezikun e problemeve të zemrës, sëmundjeve të veshkave dhe probleme të tjera në trup. Sidoqoftë, mund të kontrollohet me ushqime të ndryshme, dhe kumbullat e thata janë një mundësi shumë e mirë. Mund t’i kombinoni edhe me fruta të tjera të thata si rrush i thatë dhe hurma dhe t’i konsumoni rreth 8 racione në javë. /abcnews.al

Dy arsyet që shtëpia juaj është gjithmonë me pluhur

E vërteta është se të marrit pluhrat është një nga punët që pa marrë parasysh sa shpesh e bëni, duket se nuk ka asnjë efekt. Dhe ndërsa pastroni mirë, pluhuri mbetet.

Kjo mund të jetë për shkak se procesi nuk është bërë si duhet.

Këtu janë dy gabimet kryesore që të gjithë bëjnë:

Ju jeni duke përdorur mjete të gabuara

Nëse përdorni pendën klasike, atëherë me siguri do ta keni të vështirë të arrini qëllimin tuaj. Puplat heqin pluhurin nga sipërfaqet por jo përgjithmonë. Ata dërgojnë pluhurin në ajër dhe pastaj pluhuri ulet atje ku ishte. Është më mirë të përdorni një leckë elektrostatike ose një leckë mikrofibre në mënyrë që pluhuri të bllokohet mbi to dhe të mos kthehet përsëri në sipërfaqet tuaja.

Pastroni mobiljet në rendin e gabuar

Nuk kanë rëndësi vetëm mjetet, por edhe renditja e pluhurit. Rregulli themelor për të shmangur këtë është pluhurosja e shtëpisë tuaj në rendin e duhur, dmth nga lart poshtë. Filloni në një nivel dhe pastroni tërë shtëpinë. Filloni me dritat në të gjithë shtëpinë, pastaj kaloni në raftet dhe raftet e librave dhe pastaj në tavolina dhe sipërfaqet e poshtme. Në këtë mënyrë, sa herë që mbaroni nivelin e sipërm i jepni kohë pluhurit të “ulet” në mënyrë që ta mblidhni atë kur të kaloni në nivelin më të ulët. l.k/abcnews.al

Pse duhet të lani gjuhën?

Një nga gabimet që bëjmë kur lajmë dhëmbët është se harrojmë të lajmë edhe gjuhën.

Sipas ekspertëve, më shumë se 700 lloje të ndryshme të baktereve jetojnë në gojën tonë. Gjuha punon si një sfungjer për mikrobet. Megjithëse jo të gjitha janë të rrezikshme për shëndetin, kur bakteret e rrezikshme shumohen në sipërfaqen e saj, ato mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Këtu janë tre arsye pse duhet ta pastroni atë

Ndryshimi i shijes

Kur nuk lani gjuhën, në sipërfaqe formohet një shtresë bakteresh, mbeturinash ushqimore dhe qelizash të vdekura, e cila parandalon ndjenjën e shijes. Kur të lironi gjuhën nga e gjithë kjo, shija do të kthehet.

Fryma e keqe

Era e keqe e gojës është problemi kryesor për dikë që nuk lan gjuhën. Kjo është për shkak të shumëzimit të baktereve të cilat zakonisht “fshihen” në pjesën e prapme të gjuhës. Prandaj është e rëndësishme të lani gjuhën tuaj duke vendosur furçën e dhëmbëve ose mjetin e veçantë për pastrimin e gjuhës sa më larg që të jetë e mundur.

Sëmundja periodontale

Përqendrimi i tepërt i baktereve në gjuhë mund të ndikojë në dhëmbë të tillë si gingiviti ose pezmatimi i mishit të dhëmbëve, i cili nëse nuk trajtohet në kohë mund të çojë në paradontit. Përveç humbjes së dhëmbit, e cila është një rrezik i rëndësishëm, sëmundja periodontale shoqërohet me një rrezik në rritje të sulmit në zemër, goditje në tru dhe abort. l.k/abcnews.al

6 gabime që nuk duhet të bëni, nëse doni të jeni të pavaruara financiarisht!

Të gjithë janë të fokusuar në pavarësinë finaniare të meshkujve, dhe shpesh ajo e grave kalon pa u vërejtur. Ne duam t’ju inkurajojmë t’i kushtoni më shumë vëmendje vetes dhe të kontrolloni sesa të mirë zonja jeni në menaxhimin e finanave tuaja. Më poshtë keni disa këshilla, të gjërave që nuk dueht të bëni, nëse doni të jeni të pavaruara financiarisht.

Gabim № 1. Mbyllja e syve plotësisht

Gratë përpiqen shumë të kontrollojnë shpenzimet e tyre. Ata numërojnë blerjet në supermarkete, mbajnë një regjistër të shpenzimeve ditore dhe madje fajësojnë partnerët e tyre nëse nuk shprehin të njëjtin nivel të hollësisë.

Është e lavdërueshme nëse një grua është e vendosur të kontrollojë të gjitha shpenzimet e saj, por ajo gjithashtu duhet të mendojë për një shpërndarje të zgjuar të të ardhurave. Është më mirë të depozitoni 10% të pagës tuaj direkt në një llogari bankare dhe pjesën tjetër ta shpenzoni sipas planit tuaj mujor. Kjo do t’ju parandalojë të shtrëngoni rripin tuaj gjatë muajit dhe t’i mbani kursimet tuaja të paprekura.

Gabim № 2. Iluzion i pasurisë

Çdo grua di 101 mënyra për të kursyer para. Por ju nuk mund të shkurtoni shpenzimet tuaja në një minimum ekstrem. Gjërat e lira do të duhet të zëvendësohen ose rregullohen, dhe nuk do të shmangni shpenzimet e reja.

Në përgjithësi, një kursim ekstrem është një mënyrë e mirë për të jetuar nga një pagë në tjetrën. Padyshim që nuk është një strategji afatgjatë për menaxhimin e buxhetit tuaj. I detyruar në kufij të caktuar, një person përfundimisht nuk do të dalë kurrë prej tyre. Kështu që më mirë mendoni sesi mund të fitoni më shumë.

Gabimi № 3. “Çfarë është e imja është dhe e jotja”.

Një llogari kursimi familjare në bankë, një burrë që ju jep para për shpenzimet e përditshme, dhe pothuajse e gjithë pasuria e paraqitur nën emrin e tij është shumë më e lehtë … Nëse mund ta njihni jetën tuaj brenda këtyre linjave, të gjitha shenjat tregojnë për një bashkëpunim financiar varësia brenda familjes suaj. Në këtë rast, ju mund të mësoni shumë nga burri juaj. Vendosni këmbën për kursimet personale. Një buxhet familjar është një ide e shkëlqyeshme që nuk duhet t’i japë fund interesave tuaja.

Gabim № 4. Vetëmohim i vazhdueshëm

Sociologët britanikë u habitën nga rezultatet e hulumtimit të tyre që treguan sesi gratë beqare janë më të pasura se gratë e martuara, edhe nëse kanë të njëjtat të ardhura! Me fjalë të tjera, gratë beqare kanë më shumë para rezervë. Është e trishtueshme, por është një fakt: ne shpesh japim gjithçka në shtëpinë tonë dhe refuzojmë të blejmë edhe gjëra të vogla për veten tonë. E njëjta sjellje nuk është aq e zakonshme tek burrat sa tek gratë. Beqarë apo të martuar, ata gjithmonë kanë disa kursime për shpenzimet personale. Gratë duhet të mësojnë ta bëjnë gjithashtu.

Gabimi № 5. Rezistenca është e kotë

Kolegët tuaj ju kërkuan të merrni 50 dollarë për festën në zyrë, dhe miqtë tuaj ju ftuan në një natë jashtë në një vend shumë të zbukuruar. Pranimi i vazhdueshëm i ftesave të tilla do të ketë një ndikim të dëmshëm në buxhetin tuaj. Ka disa mënyra për të zgjidhur këtë problem. Së pari, mund të dilni me një arsye të mirë që do t’ju justifikojë. Sidoqoftë, shpjegimi i drejtpërdrejtë që nuk mund ta mbingarkoni buxhetin tuaj nuk do t’ju bëjë të dukeni keq në sytë e njerëzve. Ne e dimë që është më lehtë të thuhet sesa të bëhet, por është më mirë sesa të harxhosh shumë para vetëm për të kënaqur të tjerët. Këtu zbatohet një rregull shumë i rreptë: shpenzimet e papërballueshme ju çojnë drejt varfërisë.

Gabim № 6. Blerja impulsive

Shumë gra që punojnë u pëlqen të kapërcejnë emocionet e pakëndshme me pazar. Kujdes: mund të mos e vini re momentin i lumtur duke bërë pazare mund të kthehet në varësi. Është plotësisht në rregull të lehtësoni stresin në këtë mënyrë dhe të inkurajoni veten me një artikull të ri që keni ëndërruar të blini. Sidoqoftë, blerja e pakuptimtë e gjithçkaje që shihni gjatë një kohe emocionale nuk do të funksionojë në avantazhin tuaj. Kur bleni kështu, lehtë mund të kapeni nga truket e marketingut, duke përfshirë zbritjet dhe shitjet. Mallrat me cilësi të ulët do t’ju bëjnë të shpenzoni edhe më shumë për t’i rregulluar ato në të ardhmen. Jini të mençur: mos bëni blerje impulsive./e.b-abcnews.al

Shenjat që tregojnë se trupi juaj ka mungesë të vitaminës A

Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi të kryejë funksionet ditore. Që të keni një sistem efektiv riprodhues dhe një lëkure të shëndetshme, duhet të merrni në sasinë e nevojshme, vitaminën A. Ajo është e pranishme në një larmi të madhe ushqimesh, por ekziston rreziku i mungesës së tij, kryesisht tek nënat shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët në fazat e hershme të rritjes.

Më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa nga shenjat që tregojnë se ju keni mungesë të kësaj vitamine.

Lëkurë e thatë
Rënie të shikimit gjatë natës

Shfaqje të akneve
Probleme me konceptimin

Shërim të ngadaltë të plagëve
Rritje të ngadaltë të trupit

Sy të thatë
Për të marrë sasinë e duhur të vitaminës A ju duhet të hani ushqime të tilla si salmon, patate të ëmbla, spinaq, vezë dhe karrota./e.b-abcnews.al

Shenjat që tregojnë se nuk jeni të shëndetshëm

Vëzhgimi i ndryshimeve të vogla në trup mund t’ju shtyjë t’i kushtoni vëmendjen e duhur problemeve të mundshme siç janë kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës etj. Këto shenja tregojnë se mund të vuani nga ndonjë sëmundje dhe për pasojë duhet të vizitoheni tek mjeku juaj.

Flokë të thinjur para të 40-ve

Thinjat e parakohshme mund të ketë një shkak mjekësor. “Nëse gjysma e flokëve tuaj janë bërë gri dhe nuk keni mbushur akoma 40 vjeç, me siguri duhet të bëni test për diabet”, thotë Dr. Joan Liebmann-Smith, autor i Body Signs.

Fytyrë e irrituar

Stresi, dielli dhe ushqimet pikante bëjnë që enët e gjakut të zgjerohen, duke çuar në irritimin e lëkurës.

Buzët e çara

Çarjet në cepat e buzëve ndonjëherë shkaktohen nga mungesa e vitaminave B dhe zinkut. Çarjet afatgjata mund të tregojnë gjithashtu një infeksion të kërpudhave.

Fyti i fryrë

Vini re nëse gjëndrat tuaja po zgjerohen dita ditës ose nëse ka një ënjtje në pjesën e përparme të qafës. Kjo mund të tregojë sëmundjen e Graves, një sëmundje tiroide tepër aktive që është më e zakonshme tek gratë midis moshës 20 dhe 50 vjeç.

Pëllëmbët e kuqe

Kjo mund të jetë një simptomë e hershme e sëmundjes së mëlçisë – dhe ndoshta do të ndiheni të sëmurë dhe letargjik.

Këmbët e ftohta

Këmbët mund të jenë shumë larg nga zemra, por kur i ndieni të ftohta mund të thotë që keni sëmundje vaskulare. Këmbët dhe duart e pazakonta të ftohta deri në shkaktimin e dhimbjes dhe mpirjes shoqërohen me sindromën Raynaud. Është një çrregullim që prek enët e gjakut dhe vlprek 3% deri në 5% të popullsisë. /abcnews.al

Shenjat në trup që tregojnë moshën tuaj reale!

Shenjat e para të plakjes i kemi në të 20-tat tona kur shohim se na janë shfaqur rrudha rreth syve. Shumica prej nesh kujdesen shumë për fytyrën që të mos duken të vjetër në moshë, por sado që të përpiqeni janë disa shenja që tregojnë se çfarë moshe keni ralisht. Shikojini më poshtë!

1. Bërrylat

Kur plakeni, lëkura rreth bërrylave bëhet e rrudhur. Ka një numër arsyesh pse lëkura juaj e butë e bërrylit mund të bëhet e thatë. Për shembull, fërkimi i vazhdueshëm me rrobat dhe tryezën tuaj shton tharjen e lëkurës dhe e bën atë të rrudhet me kalimin e kohës. Çdo humbje drastike e peshës gjithashtu mund të lirojë lëkurën tuaj të bërrylit.

2. Duart

Duart janë zakonisht një nga pjesët e para të trupit që tregojnë shenjat e plakjes. Ndërsa lëkura juaj plaket, ajo humbet kolagjenin. Kjo mund ta bëjë lëkurën në duar më të thatë dhe të kruhet. Venat bëhen gjithashtu më të dukshme me kalimin e moshës, sepse duart tuaja humbin indet e buta.

3. Thonjtë

Thonjtë janë një barometër i shëndetit tuaj të përgjithshëm dhe ato pasqyrojnë ndryshimet që ndodhin në trup me kalimin e kohës. Ndërsa plakeni, rritja e thonjve tuaj ngadalësohet pak, dhe thonjtë gjithashtu mund të bëhen më të brishtë.

4. Qafa

Një nga shenjat më të zakonshme të plakjes janë rrudhat në qafë dhe njollat kafe. Këto të fundit shfaqen si rezultat i dëmtimit nga dielli, faktorëve gjenetikë ose problemeve të tjera shëndetësore si mbipesha.

5. Kraharori

Rrudhat në kraharorin tuaj shfaqen me kalimin e viteve, sidomos nëse e keni mbajtur të ekspozuar në diell. Gjithashtu, nëse keni pasur nishane në zonën e gjoksit kur keni qenë të rinj, ato kanë të ngjarë të bëhen më të errëta, duke rezultuar në njolla kafe.

6. Buzët

Ashtu si lëkura rreth syve, edhe ajo e buzëve është shumë delikate. Buzët mund të krijojnë rrudha, por pirja e duhanit çon në krijimin e vijave të holla të parakohshme. Buzët e dehidratuara janë gjithashtu më të prirura për çarje dhe madje ndonjëherë mund të humbin ngjyrën e tyre natyrale.

7. Flokët

Ndërsa plakemi, flokët tanë jo vetëm që humbin ngjyrën, por edhe vëllimin e tyre. Kur plakemi, rrjedha e gjakut në lëkurën e kokës dhe rreth gjëndrave të flokëve zvogëlohet. Flokët marrin më pak oksigjen dhe vitamina të nevojshme për rritje. Si rezultat, flokët fillojnë të humbin trashësinë e tyre./e.b-abcnews.al

Protesta kundër “Monstrës”, prindërit: policia ka ushtruar presion ndaj fëmijëve (VIDEO)

14 persona janë marrë në pyetje nga ana e policisë si pjesëmarrës në protestën e së premtes për rastin monstra. Prindërit e dy të rinjve pretendojnë se fëmijët e tyre pa të drejtë janë konsideruar si kryerës të dy veprave penale. Ata madje thonë se janë maltretuar psiqikisht nga ana e policisë, duke i detyruar që të pranojnë se kanë qenë të dhunshëm në protestë. Mervet Berisha, banor i lagjes Dizhon të Shkupit, thotë se djali i tij 23 vjeçar nuk ishte në protestë por është marrë në pyetje, ndërsa djali i tij i vogël 12 vjeçar ka qenë në protestë dhe është ftuar në polici por prindi nuk lejuar shkuarjen e tij në stacionin policor.

E kanë malltretu, pse qysh tek. Në lidhje me Minstrën. Kush je ti që del në protesta, mos dil më, e para dhe e fundit është kjo, do të të mbyllim. Ne a jemi banor të Maqedonisë apo jemi të ardhur nga Pakistani. Ju lutemi partive shqiptare, le të thonë STOP regjimit Jugosllav- thotë Mervet Berisha, Prind.

Ndërkohë edhe prindi i 20 vjeçarit Burim Aziri nga Dizhoni pretendon se policia pa të drejtë ka marrë djalin e tij në pyetje dhe ia kanë bastisur shtëpinë.

Ora ka qenë 8.30 – ose 9 e mëngjesit, atje e kanë mbajtur deri nga ora 11.00 dmth në Kisela Voda prej atje transfer në Auto Komandë. Unë si babë, si prind i cova djalit buk më hangër, por nuk mu dha mundësia, nuk lejuan. Ja kishin lidhur duart me pranga, ai kërkontë t’i lirohen. Malltretime deri në ora 23.00 të natës. Brenda kohës policia bashkë me djalin kanë ardhur të shtëpia kanë bastisë, ma kanë bërë tollovi- thotë Xhelal Aziri, Prind i 20 vjeçarit Burim Aziri ( protestues).

Sipas Ministrit Oliver Spasovski, jo vetëm organizatori por edhe persona të tjerë do të bartin përgjegjësi për mosrespektimit e Ligjit për organizim të tubimeve publike dhe Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive.

Të gjithë ata që morën pjesë në çfarëdolloj aktivitete të kundërligjshme, që nënkupton, ata që u përpoqën të dëmtojnë pronën shtetërore – objektin e Ministrisë së Jashtme, apo prona të tjera publike dhe private – kjo nuk ka rëndësi. Ju e dini që kishte dëmtim edhe të automjeteve të policisë, sulm ndaj personave zyrtarë, për të gjithë këtë do të mbahet përgjegjësi. Mbrëmë janë identifikuar dhe thirrur në bisedë 14 persona, të gjithë të moshës madhore, përveç njërit të moshës minore që është shoqëruar në stacionin policorë me prani të prindit të tij- deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Nga Aleanca për Shqiptarët sjelljen e policisë e cilësojnë si tendencë të institucionit për të frikësuar njerëzit të protestojnë ndaj padrejtësive.

Protesta e së premtes erdhi si pasojë e revoltës pas fjalëve përfundimtare të Prokurorisë në rastin Monstra ku u kërkua burg i përjetshëm për 3 të akuzuarit dhe për 2 të tjerë dënime maksimale.

https://youtu.be/KUYhia5czQk

Ditëlindja e Goce Dellçevit nxit tensione mes Shkupit dhe Sofjes

Zënkë e pazakontë në rrjetet sociale mes politikanëve rreth përkatësisë etnike të Goce Dellçevit, teksa Shkupi e Sofja po e shënojnë ndaras 149 vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri, Zaev shkroi se nuk mund të mohohet kontributi historik i Dellçevit në formimin e shtetit maqedonas.

Si inspirues dhe shtytës i organizatës revolucionare maqedonase, Goce Dellçev gjithmonë bënte thirrje për unitet në sfidat politike para të cilave është vënë shteti. Idealet dhe angazhimet e tij janë obligimi ynë i përbashkët, të vazhdojmë të ndërtojmë shtet me progres në demokraci e ekonomi, që sot është anëtar i NATO-s dhe vend që shkon drejt anëtarësimit në BE’ shkruan Zoran Zaev.

Në postimin e Zaevit komentoi eurodeputeti bullgar, Angell Xhambaski duke i thënë:

Zoran Zaev sërish më duhet të ta kujtoj se organizata revolucionare maqedonase është bullgare. Ndërsa Gjorgji (Goce) Nikollov Dellçev, i lindur në familje bullgare, në qytetin bullgar Kukush, u vetë-identifikua si mësues bullgar, oficer bullgar, revolucioner bullgar’ shkruan Angell Xhambaski, eurodeputet bullgar.

Në debat u përfshi edhe kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke iu kundërpërgjigjur Xhambaskit.

Meqë e shoh se kryeministri Zaev vendosi të mos i mbrojë interesat maqedonase, do të të përgjigjem se VMRO është Maqedonia, ndërsa Goce Dellçev maqedonas dhe është një nga personalitetet më të ndritura në historinë maqedonase’ u përgjigj Hrsitijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së.

Ndëkohë qëndrime të ngjashme me ato të Xhambaskit shprehu edhe zv/kryeministrit bullgar, Karakaçanov, i cili në profilin e tij shkroi se Goce Dellçevi u flijua për ekzistencën e Bullgarisë, respektivisht për lirinë e popullit bullgar në Maqedoni. “Nuk do të lejojmë që Goce Dellçev të asimilohet pas vdekjes, shtoi ai.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov nga ana tjetër u tregua më neutral. Në profilin e tij, Borisov shkroi se Goce Dellçevi është një nga heronjtë më të njohur të historisë së përbashkët. E madje shprehu shpresën që vitin e ardhshëm, jubileun, 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit ta shënojë bashkërisht me siç tha “miqtë dhe vëllezërit nga Maqedonia, të bashkuar në rrugën e integrimit evropian.”

Ndërkohë opozita maqedonase kritikoi Qeverinë që në ngjarjen e sotme nuk morën pjesë krerë të lartë shtetëror, por vetëm zv/ministri për vetëqeverisje lokale, Zoran Dimitrovski, i cili vendosi kurora lulesh pranë varrit të Goce Dellçevit.

Tërmet në afërsi të Gostivarit

Një tërmet me madhësi 2 shkallë është regjistruar sot në afërsi të Gostivarit.

Epiqendra ishte 13 kilometra larg qytetit.

Dje, dy tërmete që ndodhën në territorin e Greqisë, janë ndjerë edhe në Maqedoni.

Studimi habit shkencëtarët: Si ndikon Hëna e plotë në gjumin tonë

Një studim i kryer së fundmi ka treguar se Hëna mund të ndikojë në gjumin tonë. Studimi i botuar në Science Advances vë në pah se para Hënës së plotë, njerëzit shkojnë në shtrat më vonë dhe flenë më pak. Për studimin, shkencëtarët pajisën pjesëmarrësit me monitorë gjumi në kyçet e tyre për të gjurmuar gjumin gjatë një ose dy cikleve hënore, shkruan abcnews.al.

Në studim morën pjesë anëtarë nga tre komunitete, njëri prej të cilëve ndodhej në një mjedis me qasje të plotë me energji elektrike, tjetri kishte pak qasje në energji elektrike ndërsa i fundit nuk kishte qasje.  Pavarësisht nga aksesi në energji elektrike, modelet e gjumit në secilin komunitet ishin të ngjashme, gjë që i befasoi studiuesit.

Në komunitetin urban, pjesëmarrësit shkuan në shtrat edhe më vonë dhe fjetën më pak se pjesëmarrësit në komunitetet rurale. “Fakti që ky modulim ishte i pranishëm edhe në komunitetet me qasje të plotë në dritën elektrike sugjeron që këto efekte të ndërmjetësohen nga diçka tjetër përveç vetë dritës së hënës,” tha  bashkëautori i studimit Leandro Casiraghi. /abcnews.al

SH E RR në një familje shqiptare, vjehrri RR E H dy nuset. Djali e bën për “s p i t a l”

Një  sh e rr  në  f a m i l j e  ka ndodhur në fshatin Buçimas në Pogradec. Një 32-vjeçar E. M. është  a rr e s t u a r  nga uniformat blu pasi ka ushtruar  dh u n ë  ndaj të atit M. M., 64 vjeç. Ndërkohë ky i fundit  a k u z o h e t  se ka ushtruar  dh u n ë  ndaj dy nuseve të djemve të tij. Ndaj dy nuseve M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe është lëshuar urdhër  m b r o j t j e j e.

“Specialistët për  H e t i m i n  e  K r i m e v e  në Komisariatin e P o l i c i s ë  Pogradec bënë  n d a l i m i n  e shtetasit në  k ë r k i m  E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.

Ky shtetas, në datën 28.01.2021, d y sh o h e t  se në banesë ka ushtruar  dh u n ë  f i z i k e  ndaj babait të tij, shtetasit M. M., 64 vjeç.

Në lidhje me këtë rast u plotësua kërkesë-p a d i a  për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të  m b r o j t j e s  për shtetaset M. M., 31 vjeçe dhe E. M., 28 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi shtetasi M. M. (vjehrri i tyre) ka ushtruar dh u n ë  p s i k o l o gj i k e  dhe fizike ndaj tyre”, njofton  p o l i c i a./mv.abcnews.al