Ballina Argëtim Kuriozitete Studimi habit shkencëtarët: Si ndikon Hëna e plotë në gjumin tonë

Studimi habit shkencëtarët: Si ndikon Hëna e plotë në gjumin tonë

Një studim i kryer së fundmi ka treguar se Hëna mund të ndikojë në gjumin tonë. Studimi i botuar në Science Advances vë në pah se para Hënës së plotë, njerëzit shkojnë në shtrat më vonë dhe flenë më pak. Për studimin, shkencëtarët pajisën pjesëmarrësit me monitorë gjumi në kyçet e tyre për të gjurmuar gjumin gjatë një ose dy cikleve hënore, shkruan abcnews.al.

Në studim morën pjesë anëtarë nga tre komunitete, njëri prej të cilëve ndodhej në një mjedis me qasje të plotë me energji elektrike, tjetri kishte pak qasje në energji elektrike ndërsa i fundit nuk kishte qasje.  Pavarësisht nga aksesi në energji elektrike, modelet e gjumit në secilin komunitet ishin të ngjashme, gjë që i befasoi studiuesit.

Në komunitetin urban, pjesëmarrësit shkuan në shtrat edhe më vonë dhe fjetën më pak se pjesëmarrësit në komunitetet rurale. “Fakti që ky modulim ishte i pranishëm edhe në komunitetet me qasje të plotë në dritën elektrike sugjeron që këto efekte të ndërmjetësohen nga diçka tjetër përveç vetë dritës së hënës,” tha  bashkëautori i studimit Leandro Casiraghi. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews