Ballina Blog Faqe 386

B U RR I nga një qytet i Maqedonisë futet natën në shtëpinë e komshijes dhe …

64-vjeçari nga Shën Nikolla (Sveti Nikole) për shkak të s u l m i t kundër k o m sh i j e s.

Siç informojnë uniformat blu, ai mbrëmë, rreth orës 20,00, në “Rrugën e Kumanovës” në Shën Nikollë, ka hyrë me f o r c ë në shtëpinë e f q i nj e s dhe e ka s u l m u a r me një m j e t të metaltë.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një rast plotësisht të zbardhur dhe dokumentuar dhe kundër personit me inicialet K.G do të ngritet p a d i adekuate./TetovaNews

Alsat: Merret në pyetje Fati Xhemaili, i dyshuar për tregti me teste të rrejshme për Kovid

Televizioni Alsat njofton se Fati Xhemaili nga fshati Vishticë i Komunës së Likovës dyshohet të jetë organizatori i grupit i cili ka shitur teste të rrejshme. Deri para pak minutave Xhemaili është ndodhur në bisedë informative në polici, pas çka burime të Alsat bëjnë të ditur se është lënë i lirë deri në një masë tjetër nga organet e ndjekjes penale. Nuk dihet nëse janë ndërmarrë masa kujdesi, por jo zyrtarisht flitet për konfiskimin e pasaportës.

Xhemaili është pronarë i kompanisë “Euro Lines-Fati”, zyra dhe shtëpia e të cilit janë bastisur në kuadër të aksionit policorë. Bastisje mësohet se për momentin janë duke u zhvilluar edhe në Vjenë të Austrisë ku po i njëjti subjekt posedon adresë dhe zyre kontakti.

Policia pasditen e sotme ka njoftuar për arrestimin e 7 personave të dyshuar për tregti me teste të rrejshme për Kovid-19. Janë bastisur 11 lokacione, ndërsa janë konfiskuar: telefona celularë, kompjuterë, lap-top, 118 marrëveshje të pa plotësuara teknikisht, 13 të plotësuara me të dhëna të ndryshme, 4 teste negative, vula dhe një dokument zyrtarë i një noteri austriak.

Bastisje ka pasur edhe në Shkup, Tetovë dhe Manastir.

Një 53-vjeçar nga Tetova në mesin e 26 viktimave, 530 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1999 teste dhe janë regjistruar 530 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-229, Kumanovë-37, Shtip-10, Prilep-37, Tetovë-5, Strugë-13, Veles-14, Manastir-24, Ohër-28, Kavadar-32, Gostivar-13, Gjevgjeli-9, Strumicë-18, Kriva Pallankë-7, Radovish-4 Krushevë-1, Koçanë-5, Demir Hisar-1, Pehçevë -8, Berovë-2, Vallandovë-3, Vinicë-2, Kratovë-3, Shën Nikollë-1, Kërçovë-4, Resnjë-8, Negotinë-12.

Nga 26 personat që humbën jetën, shtatë janë nga Shkupi (79, 75, 68, 78, 70, 84 dhe 83), një nga Kumanova (69), katër nga Prilepi (68, 88, 50 dhe 71), një nga Tetova (53 ), tre nga Struga (56, 84 dhe 81), dy pacientë nga Manastiri (62 dhe 74), tre nga Ohri (66, 65 dhe 79), dy nga Gostivari (68 dhe 82), dy nga Strumica (74 dhe 62) ) dhe një pacient nga Dellçeva (56). Pacientët ndërruan jetë në spital, transmeton Tetova News.

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi sot 538 pacientë të rikuperuar nga: Shkup-259, Kumanovë-24, Dibër-11, Shtip-14, Prilep-25, Tetovë-32, Veles-17, Manastir-19, Kavadar-21, Gostivar-18 , Gjevgjeli-11, Strumicë-15, Kriva Pallankë-6, Radovish-8, Koçanë-6, Probishtip-2, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-3, Pehçevë-2, Berovë-5, Vallandovë-3, Vinicë- 2, Kratovë-1, Shën Nikollë-8, Kërçovë-7, Resnjë-2 dhe Negotinë-15.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 81425, numri i pacientëve të rikuperuar është 58720, numri i viktimave është 2427 dhe numri i rasteve aktive është 20278. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike, shpërndarja sipas qyteteve është si më poshtë:

• Shkup 35148, aktivë 11519

• Kumanovë 4642, aktivë 578

• Dibër 605, aktivë 118

• Shtip 3250, aktivë 313

• Prilep 4114, aktivë 649

• Tetovë 4691, aktivë 905

• Strugë 1985, aktivë 357

• Veles 2694, aktivë 526

• Manastir 2971, aktivë 627

• Ohër 2350, aktivë 599

• Kavadar 2042, aktivë 583

• Gostivar 3336, aktivë 612

• Gjevgjeli 1121, aktivë 299 (75 persona nga PE Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 189 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)

• Strumicë 2255, aktivë 636

• Kriva Pallankë 597, aktivë 119

• Radovish 602, aktivë 124

• Krushevë 161, aktivë 71

• Koçanë 1574, aktivë 252

• Probishtip 440, aktivë 47

• Demir Hisar 232, aktivë 39

• Makedonski Brod 210, aktivë 27

• Pehçevë 145, aktivë 26

• Berovë 487, aktivë 51

• Vallandovë 299, aktivë 67

• Vinicë 440, aktivë 67

• Delçevë 662, aktivë 205 (182 persona nga PE Delçevë janë nga Makedonska Kamenica)

• Kratovë 192, aktivë 24

• Shën Nikollë 1031, aktivë 121

• Kërçovë 1549, aktivë 254

• Resnjë 625, aktivë 140

• Negotinë 975, aktivë 326 (153 persona nga NP Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Sigurohen gypat për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit në Poroj, Xhepçisht dhe Reçicë të Madhe (FOTO)

Siguruam gypa në vlerë prej 7.5 milion denarë, për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit në vendbanimet Poroj, Xhepçisht dhe Reçicë e Madhe. Këto mjete u siguruan nga programet e financimit qeveritar, respektivisht Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të RMV!

Një projekt ky shumë i rëndësishëm, që në këto vendbanime do të mundësojë ujë të pijshëm, pa kufizime dhe në çdo shtëpi! /Teuta Arifi

FOTO:




Sot morëm një lajm të mirë, po afrohet lirimi i Grupit të Kumanovës

Sot morrem një lajm të mirë për gjithë neve Grupin e Kumanovës, me gjasë po afrohet lirimi i jon!?

Pas një kohe të gjatë, si duket po vjen një lajm i mirë për neve pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Më sa duket shumë shpejtë do të caktohet seanca gjyqësore në Gjykatën Supreme për Grupin e Kumanovës, Rasti pritet të hapet në shkallë të tretë pas ankesës që bënë avokatët mbrojtës, të pakënaqur nga gjykimet drakonike të shqiptuara ndaj gjith neve pjesëtarëve të Grupit të Kumaovës Gjykata Penale në shkallë të parë dhe shkalles të dytë.

Jam i bindur se të mëdha janë gjasat që Gjykata e shkallës së tretë ta rikthejë rastin në rigjykim në shkallë të parë, sepse herën e parë janë bërë shumë lëshime, për shkak se procesi në pjesën më të madhe të tij, është zhvilluar nën presion të politikës së qeverisë së kaluar.
Sipas mendimit tim, tani kur dy shtyllat kryesore të qeverisë së kaluar janë dobësuar (VMRO-DPMNE) po shpartallohet dhe pritet që politika të qëndrojë sa më larg rastit dhe drejtësia të dalë në shesh.

Nëse rasti kthehet në rigjykim në shkallë të parë, atëherë ne pjesëtarët e Grupit të Kumanovës duhet të lirohemi, e të mbrohemi në liri, sepse kemi kaluar më tepër se 2 vite” 29 muaj të plot në, Paraburgim, kështu thekson edhe Avokati Ibrahim Bajrami.

Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
Fatmir Reçica Llugaxhia

Sporti në zi, ndërron jetë “ikona” e mundjes shqiptare

Sot ka ndërruar jetë një tjetër “ikonë” e sportit shqiptar, Ylli Agolli. Ai ka qënë një nga trajnerët më të mirë të mundjes, duke stërvitur dhe nxjerrë shumë kampionë. Vlen të theksojmë se ai ka qënë në krye të ekipit Kombëtar duke na udhëhequr drejt sukseseve, si për shembull në Kampionatin Europian të të Rinjve të zhvilluar disa vjet më parë në Beograd.

Sporti i mundjes nuk ka humbur vetëm një “ikonë”, por edhe një njeri të madh. Agolli v d i q në Amerikë në moshën 85 vjeçare.

**** YLLI AGOLLI ****
“Një humbje e madhe për Sportin Shqiptar dhe në veçanti për Mundjen.

Trajneri i palodhur i kampionëve, edukatori shembullor dhe prindi e familjari si ai, ishte dhe do të jetë modeli i atyre persona që e kanë njohur Profesor Yllin…!
E prisja gjithmonë telefonatën e tij, kur vinte ne Shqiperi për tu takuar, por fatkeqësisht u largua nga kjo jetë vetëm fizikisht dhe i plotësuar 😢.

Profesor YLLI AGOLLI do të jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij ende janë kampionët e tij ata që drejtonë një pjesë të Sportit Shqiptar .
Pushofsh në paqe Profesor Ylli!
Do të na mungosh 😢😢😢!
Qofsh i xhehnetit!/ Fitnatyra Denis Nuriu

Per Profesorin tone te madh qe u ngjit lart ne qiell !!!!
Y L L I A G O L L I

Sot pushoje se rrahuri zemra Trajnerit tone ,njeriut qe ngriti dhe diti te drejtoje nga hici ekipin e ” STUDENTIT ” duke e ngjitur ne majat e saj ,ekipin e Tiranes ( 17 Nentorin) si dhe kontributet e cmuara ne drejtimin e ekipit Kombetar per mundjen si dhe sportet e tjera te renda.Profesor Ylli Agolli ju kushtua me shpirt dhe zemer sportit te Mundjes .Fale aftesive teorike praktike arriti ta ngreje mundjen Shqiptare ne nivele te tilla nderkombetare

.Mundesat Kampione te stervitur nga Profesor Ylli jane te panumert ,si K. Nuriu – Xh . Cibaku – K. Kocibelli – N. Grimaj – F . Ylli – D. Petrela – P. Bardhi ………. dhe shume te tjere ( te me falin qe nuk arrij ti permend te gjithe ) qe ne drejtimin dhe stervitjen e Profesor Yllit arriten te behen jo vetem Kampione ne sport ,por edhe Kampione ne jete .

Nje nder keta spotiste jam edhe une qe sic e kam thene shpesh , jam produkt i Profesor Yllit .Ne nuk mesuam thjesht menyren se si te behemi Kampione , por edhe menyren se si ne ta perkthenim kete pervoje ne jeten tone te perditeshme , dhe personalisht mund te them une por edhe te tjere shoke te mi se si te vendosnim te zgjidhnim shume situata ne jete dhe ne sport fale anes
psikologjike te cilen Profesori kultivoje tek ne .

Sot ti i nderuar Profesori i jone u ngjite lart ne qiell duke i lene nje zbrastesi familjes biologjike vajzave – djalit – Bardhes si dhe familjes tone te sportit .Mendoj qe i dashuri yne Profesor Ylli , iken nga kjo bote i plotesuar , pasi i dhe kesaj bote ne pergjithesi dhe sportit ne vecanti nje kontribut me vlere .

Nje dite do te ikim te gjithe nga kjo bote dhe besoj se do te takohemi nje dite ne perjetesi .
Ngushellojme me kete rast familjen dhe te afermit .

Te qofte dheu i lehte .
Ne foto jemi Ekipi Kampion Tirones ,ku ne mes me tuta blu eshte Profesor Ylli Agolli.

Fjale te ndjera nga sportitet Kampione Kadri Nuriu dhe
Kep Leka 25 Dhjetor 2020/ Rexhep LEKA

Ndahet nga jeta veterani i arsimit

Ndahet nga jeta veteran i arsimit nga fshati Drenoc që punoi mbi 30 vite në arsim.

Njoftimin për ndarjen e tij nga jeta e është bërë nga faqja Fshati Drenoc:

“Me datë 25.12.2020 ndërroi jetë në moshën 70 vjeqare mësuesi Shaban Kastrati.

Mësuesi Shaban njihet për veprimtarine dhe kontributin e tij në arsim në shkollën fillore të fshatit, ku ju dha mësimet e para shum gjeneratave, punoj më shumë se 30 vite si mësimdhënës deri sa u penzionua.

V a rr i m i i të ndjerit bëhet në ora 14:00 në v a rr e z a t e fshatit.

Familjarë, miqë, shokë gjithmonë do ta kujtojnë me mallë.

Ngushllime për familjarët.”

Taravari: Qeveria po mbron pasuritë e njerëzve të Putinit (VIDEO)

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrin e punëve të jashtme, Bujar Osmani, se nuk janë rreshtuar krah Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Arben Taravari tha se që kur Zoran Zaev u bë Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Këshilli i BE-së ka marrë 21 vendime për të vazhduar dhe zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa qeveritë Zaev I dhe Zaev II, siç sqaroi Taravari, plot 21 herë kanë refuzuar sanksionet ndaj Rusisë.

Arben Taravari

“Ky është një trend shumë shqetësues! Në njërën anë kemi Shqipërinë dhe Malin e Zi, plotësisht të rreshtuar me BE. Ndërsa, në anën tjetër kemi Maqedoninë e Veriut të Zoran Zaevit dhe Serbinë e Vuçiçit, që refuzojnë sanksionet evropiane kundër Rusisë. Por, ajo që në këtë rast na shqetëson edhe më shumë, është fakti se Ministria e Jashtme udhëhiqet nga një shqiptar, i cili po na vë në anën e Vuçiçit, Dodikut dhe të Putinit. Më 10 shtator 2020 dhe më 1 tetor 2020, Këshilli i BE vazhdoi dhe zgjeroi sanksionet kundër Rusisë, dhe Bujar Osmani si Ministri i ri i Punëve të Jashtme në kabinetin Zaev II, nuk është rreshtuar me vendet e BE”

Taravari tha se Bujar Osmani, i cili akuzon të tjerët se janë dora e zgajtur e Kremlinit, me sukses po zbaton politikën e jashtme pro-ruse të Dimitrovit, që kur e ka marrë detyrën.

Arben Taravari

“A është kjo për shkak se qeveria po mbron pasuritë e njerëzve të Putinit dhe lirinë e tyre të lëvizjes? Apo është për të mbrojtur interesat ekonomike ruse në Maqedoninë e Veriut?

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kërkon nga Bujar Osmani të përgjigjet në këto pyetje para qytetarëve dhe të harmonizojë menjëherë politikën e jashtme të vendit me atë të BE-së, për të gjitha çështjet ku kërkohet një gjë e tillë. BE nuk është lavatriçe për politikanë të korruptuar që mbështesin Putinin dhe agresionin Rus, ndërsa kërkojnë integrim në BE”

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se Maqedonia e Veriut duhet të sillet si një vend kandidat, e jo si të ishte ndonjë republikë ish-sovjetike, sepse këtë gjë e presin qytetarët dhe e imponojnë edhe detyrimet tona ligjore ndaj BE-së.

Arben Zeqiri /SHENJA/

https://youtu.be/KARmgv-KzqE

Borë e madhe në Rugovë (VIDEO)

Sot në mëngjes 20 cm borë në Rugovë, te Guri Kuq, befasi fantastike…”, shkruan Elham Bajramaliu në profilin e tij në facebook dhe ka publikuar disa video nga rajoni i Rugovës ku ka rënë bora e parë që ka befasuar banorët e kësaj ane, transmeton Tetova News.

Kjo e shtunë, sipas Prishtina Weather, do të jetë kryesisht e vranët dhe me shi.Ditën më ftohtë, e të reshurat e shiut do të shndërrohen edhe në borë, që pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.

https://youtu.be/4VLipTh-JNc

“Popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj e të sinqertë, miqësinë do ta ruajmë si sytë e ballit”

Nga Kastriot Dervishi

Më 23 qershor – 2 korrik 1946, Enver Hoxha zhvilloi një vizitë në Jugosllavi. Përveç Kosovës brodhi në gjithë Jugosllavinë. Kur u kthye në Tiranë më 2 korrik 1946, gazeta “Bashkimi” botoi një numër special me një faqe. Në krye të gazetës ishin fjalët “Enver-Tito” dhe “Tiranë-Beograd”. Nëntitulli i gazetës: “Rroftë vëllazërimi dhe miqësia e popujve të Jugosllavisë me popullin shqiptar”. Titulli i madh: “Populli i kryeqytetit pret me entuziazëm gjeneral-kolonel Enver Hoxhën”.

Enver Hoxha deklaroi në aeroportin e Tiranës:

“Dita e prekjes sonë të madhe me mareshalin Tito, udhëheqësin e madh të popujve heroikë të Jugosllavisë dhe njëkohësisht miku ynë shumë i madh dhe besnik, do të mbetet e paharruar dhe njëkohësisht një ditë e shënuar në historinë e popullit tonë. Pjekja e jonë është simbol i vëllazërimit të madh dhe i miqësisë sonë të ngushtë dhe të sinqertë, është realizimi i ëndrrave të djemve tanë që derdhën gjakun për lirinë e atdheut tonë për një jetë më të lumtur për popullin dhe për të krijuar një vëllazërim dhe një miqësi sa më të ngushtë me popujt e Jugosllavisë.

Kudo ku kaluam në Jugosllavinë deri në fshatrat më të larme të Sllovenisë, ne ndejtëm dhe pamë me sytë tona se sa i madh ishte entuziazmi, sa e thellë ishte dashuria për popullin tonë. Kemi parë me sytë tona të qanin luftëtarë, të prekeshin thellë njerëz politikë të shquar kur flisnin për popullin tonë, për sakrificat tona, për luftën e përbashkët, për djemtë e popujve tanë që dhanë jetën së bashku në beteja të përbashkëta kundër fashizmit. Ne na rezervuar nga udhëheqja e Jugosllavisë së re, nga mareshali Tito, një pritje aq e dashur sa nuk mund të shprehet me fjalë.

Ne popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj nga më të sinqertit dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita-ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së indipendencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët kryesorë të përparimit të vendit tonë. Pjekja jonë vëllazërore dhe e përzemërt me udhëheqësit e shquar të Jugosllavisë dha natyrisht dhe rezultatet e mëdha që prisnin me padurim populli ynë dhe popujt e Jugosllavisë, çelikosjen për jetë të vëllazërimit dhe miqësisë që ekziston në mes popujve tanë, miqësi që s’do ketë fuqi në botë ta thyejë. Ne e shohim sot të ardhmen tonë me siguri, se kemi miq të fortë e të sinqertë, të cilët na duan me gjithë shpirt dhe me të cilët jemi solidarë deri në vdekje. Prandaj të vëmë të gjitha forcat tona që vëllazërimi mes popullit me popujt e Jugosllavisë të forcohet shumë e shumë për të ardhmen e popullit tonë.

Të rrojë sa malet vëllazërimi dhe miqësia e madhe në mes popullit shqiptar dhe popujve vëllezër të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë! Rrofshin popujt heroikë të Jugosllavisë dhe mareshali Tito. Rroftë populli shqiptar!”

Aksident në Shkup, makina futet brenda zyrës së noterisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Avtokomandë të Shkupit.

Makina e tipit “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në në brendësi të godinën së një zyre për noteri.

Sipas dëshmitarëve shoferit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore pas çka ka humbur kontrollin. Nuk ka informacione shtesë për gjendjen shëndetësore të shoferit. Priten informacione nga MPB.

Fotografitë janë postuar në faqen “Muri i turpit në trafik” (Zid na soobrakajniot sram).

“I kam të gjitha por më mungojnë njerëzit”, 94-vjeçari u kërkon policëve ta vizitojnë për Krishtlindje

“Mirëmëngjesi, unë quhem Malavolti Fiorenzo. Jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi, nuk më mungon asgjë, thjesht më duhet një person fizik për të ngritur një dolli për Krishtlindje. Nëse do të kishte ndonjë polic të disponueshëm, dhjetë minuta do doja të më vizitonte sepse jam vetëm.”

Kjo është thirrja telefonike që karabinierët e Alto Reno Terme, në provincën e Bolonjës, natën e Krishtlindjeve. Ata thonë se e gjetën të moshuarin gati dhe priste i ngazëllyer për të trokitur gotat me ta.

Malavolti më pas bisedoi me dy policët, u tha anekdota për Luftën e Dytë Botërore ndërsa ata e ndihmuan që të bënte video-telefonatë me të afërmit e tij që jetojnë larg. s.b/abcnews.al/

“Hallakamë” në aeroportin e Prishtinës, mërgimtarët priten me tupana e valle (VIDEO)

Për tre ditë, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur 16,379 udhëtarëve nga e mbarë Diaspora shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në ANP, Bujar Gashi, ka thënë në një prononcim për albinfo.ch se nga e shtuna e kaluar, e deri të hënën, kanë ardhur 16,379 udhëtarë në aeroportin e Prishtinës.

Nga e shtuna që lamë pas e deri më 27 dhjetor priten të realizohen 480 fluturime.

“Nga e shtuna a javës që lamë pas (19.12.2020), deri të dielën më 27.12.2020 priten të realizohen 480 fluturime, (vajtje-ardhje)”, shprehet Gashi.

Nga ana tjetër, vetëm dje në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje.

Së fundmi, në një video e siguruar nga KosovaPress shihet se bashkatdhetarët po priten me valle e tupana. /Albinfo.ch

Dy të rinj humbin jetën në Lluçan të Bujanocit

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit.

Sipas njoftimeve të TV Spektri aksidenti ndodhi në rrugën Lluçan – Dobrosin që çon drejt kufirit me Kosovën, kur makina në të cilën gjendeshin gjashtë pasagjerë të rinj ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur.

Të rinjtë që pësuan, dy prej të cilëve ndërruan jetë ishin të moshave 15-18 vjeçare. Po ashtu mësohet edhe katër të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. (INA)

E konfirmon Stewart Donald/ Sunderland me pronar të ri, e blen miliarderi 22-vjeçar

Klubi i Sunderland do të ketë një pronar të ri. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti aktual, Stewart Donald, i cili ka prezantuar dhe pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Kyril Louis-Dreyfus, i cili ka një pasuri prej 4.2 miliardë paund.

Tashmë marrëveshja mes tyre është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga EFL që djaloshi të marrë timonin e klubit anglez. “Nuk ka qenë sekret se unë kam disa kohë që kërkoj personin e duhur për t’ia besuar Sunderlandin.

Gjatë vitit të kaluar ka patur shumë njerëz që kanë dëshiruar për ta marrë përsiper. Disa prej tyre më ofruan më tepër para, por unë ndjeva se ata do të ofronin më pak për klubin dhe komunitetin.

Nga takimet e hershme me Kyril, familjen dhe këshilltarët e tij unë kam mbetur shumë i impresionuar me njohuritë dhe mirëkuptimin e tyre. Besoj se ata do të sigurojnë një platform për të duhur për klubin dhe pres se ata do ta çojnë në një tjetër nivel”, deklaron Donald.

“Së pari unë do të doja të falenderoja Stewart Donald për integritetin dhe arsyeshmërinë e tij gjatë tre muajve të fundit, gjë që më ka bërë që të kem mundësinë të marr kontrollin e Sunderland AFC.

Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për përpjekjet e ndërmarra nga pronësia aktuale dhe do të ishte e pavlefshme nga unë të mos theksoj se çfarë nderi i madh është të përfshihem në këtë historik. Po presim me respekt miratimin e EFL për transaksionin dhe do të bëj maksimumin tim, përpos se jetojmë në një pandemi globale”, janë fjalët e 22-vjeçarit Kyril.

FOTO/ E ka mbajtur gjithmonë të fshehtë, zbulohet partneri i Shkurte Gashit

Këngëtarja, Shkurte Gashi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Mal.

Mirëpo, ajo çfarë ka bërë kuriozë të gjithë është se këngëtarja nuk e ka publikuar asnjëherë partnerin e saj. Shkurte ka qenë mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private dhe ka preferuar të jetojë dashurinë e saj prej vitesh larg syrit të publikut.

Së fundmi një repost i Lum Salihut, që ka uruar ardhjen në jetë të Malit, ka çuar në gjurmët e partnerit të saj.

Personi që ka ndarë buqetën në InstaStory është pikërisht partneri i këngëtares i cili quhet Albert. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Prive.al.

Baton Haxhiu për Albin Kurtin: Nuk ka guxim, t’i fitojë zgjedhjet e ta shohim sa i pafuqishëm do jetë

Analisti Baton Haxhiu thote se Albin Kurti po g o d e t fort LDK-ne, ndersa nenvizon faktin se do te ishte mire te fitonte dhe te qeveriste, per te pare sa i pafuqishem eshte ai ne pushtet!

“Rikthehet Kurti në qeveri nëse merr Partinë e PDK në koalicion. Besoj se nëse Gj. Kushtetuese gjen vendimin në javën pas Vitit të Ri, zgjedhjet do jenë java e fundit e shkurtit, java e parë e marsit.

Zgjedhjet në Kosovë janë 40 ditë prej momentin kur merret vendimi. Do kemi një koalicion të listës zgjedhore të Vjosa Osmanit me Albin Kurtin.

Albin Kurti ka pasur të vetmen mundësi që të krijojë epokën është të shkatërrojë LDK, e cila ka pasur peshën e vendosjes gjithmonë për të bërë një koalicion.

Ai ia arriti qëllimit, ai e g o d e t furishëm LDK.

E dyta, më e mira për Kosovën është që Kurti t’i marri të gjitha votat për arsye se i ka stigmatizuar me një diskurs të paparë, të vrazhdë dhe pa pardon.

Ai ka krijuar një gjeneratë të re. Në 10 pikat që ka kritikuar vazhdimisht, ka dështuar që me 50 ditëshin e parë të kryeministrit.

Dëshira ime është që Kurti t’i fitojë fortë zgjedhjet do e shohim sa i pafuqishëm do jetë, ai as nuk ka guxim, ka guxim vetëm para kamerave, është karakter i dobët.

Ta shohi se sa e vështirë do jetë të ulet në tavolinë me ndërkombëtarë.

Ai duhet t’i fitojë zgjedhjet, më e mira do ishte që Albin Kurti të votohet nga të gjitha partitë politike dhe le t’i marri të gjitha pushtetet. Kjo është ajo që e dënon më së shumti atë”, deklaroi Haxhiu.

Parashikimi i Bill Gates: Ja kur do te kthehet normaliteti

Ka kaluar më shumë se një vit që kur infektimi i parë me koronavirus në botë u raportua.

Kjo ndodhi në Wuhan të kinës dhe që atëherë, virusi i sars cov 2, është përhapur nëpër botë duke marrë 1.7 milionë jetë njerëzish. Një nga zërat më të dëgjuar gjatë pandemisë, ka qenë ai i themeluesit të Microsoft, Bill Gates.

Në fakt, shumë nga mohuesit e pandemisë dhe kundërshtarët e vaksinës i janë referuar Gates duke e akuzuar se do të vendosë mikrochipe tek të gjithë për të kontrolluar njerëzit.

Fondacioni që Gates udhëheq, bashkë me të shoqen, është një nga shkaktarët që kompanitë Pfizer dhe Biontech u bashkuan për të prodhuar një vaksinë që do të prodhojë imunitet tek njerëzit.

Por, së fundmi, biznesmeni parashikoi se më e keqja e pandemisë nuk ka ardhur ende. Në një intervistë me CNN ai tha se katër deri në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirët e pandemisë.

Edhe 5 vite më parë, në 2015, ai kishte paralajmëruar për numrin e viktimave që një event si ky që po shohim tani do të shkaktonte.

Gates tha ndërkohë për NBC se normaliteti në SHBA do të fillojë në pranverë të 2021 por që kjo të ndodhë, rekomandon reduktimin e kontakteve dhe mbajtjen e maskës.

Bill Gates kishte deklaruar se miratimi i një vaksine nuk kishte shumë gjasa të ndodhte para nëntorit. U desh të pritej edhe fare pak por parashikimi i tij ishte korrekt.

Sidoqoftë, ai beson se normaliteti i plotë do të kthehet në 2022 dhe pandemia e radhës do të ndodhë brenda 20 viteve të ardhshme.

“350 mijë euro për kg, ka veti kuruese”! Çani ‘zbulon’ K O K A I N Ë N e re që është futur në Shqipëri, i drejtohet Fevziut: Pyet njëherë

Gazetari Arian Çani deklaroi mbrëmjen e sotme se në Shqipëri po futet një k o k a i n ë e një lloji të ri, që është shumë më e shtrenjtë dhe ka veti kuruese.

Në emisionin e drejtuar nga vetë ai, “Zonë e lirë”, përballë dy të ftuarve, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, Çani tha se këtë informacion e ka nga një burim serioz.

Ai shtoi se një kilogram i kësaj k o k a i n e kushton 350 mijë euro dhe se në Shqipëri konsumohet nga ‘elita’

“Më tha një burim serioz se është futur një lloj k o k a i n e totalisht ndryshe nga sa është mësuar bota tani që quhet k o k a i n ë pink ku kilja e saj kushton 350 mijë euro.

Nuk e shesin me gramë, më thonë që në Shqipëri e përdorin shumë pak njerëz se thonë që nuk ka efekte negative, madje thonë që është kuruese për disa d r o g ë r a.

Personi që ma tha është i huaj, e përdorin elita këtë,”- tha Çani.

Zemra e parë artificiale miratohet për shitje në Francë

Kompania franceze, Carmat SA, ka marrë miratimin për zemrën e parë artificiale.

Sipas agjencisë Bloomberg, projekti nisi në vitin 1993 dhe kërkimi dhe zhvillimi është kryer nga kompania e raketave Matra, e cila më pas u bë pjesë e kompanisë së prodhimit të aeroplanëve Airbus, aktualisht aksioneri më i madh i Carmat.

Carmat ka aplikuar për marrjen e markës CE, ekuivalente e Bashkimit Europian me miratimin që jep FDA-ja amerikane, dhjetë vjet më parë, dhe marka u dha këtë javë.

Aktualisht, pajisja synon të jetë vetëm një “urë” për transplantimin e zemrës së gjallë për njerëzit që janë kanë probleme kardiake të pakthyeshme dhe nuk synon të jetë një zemër zëvendësuese e përhershme.

Megjithatë, llogaritet që Carmat mund ta shesë produktin me vlerë 700 euro deri në 2030.

Pajisja në fjalë mund të shërbejë për t’u zgjatur jetën shumë njerëzve që vuajnë nga insuficienca e zemrës në fazën përfundimtare, që nuk u përgjigjet trajtimeve mjekësore.

Aktualisht ka miliona pacientë që janë në këtë gjendje, në krahasim me numrin shumë më të vogël të dhuruesve të zemrës. Si rezultat, miliona njerëz vdesin çdo vit ndërsa presin për një transplant dhe në këtë pikë hyn në punë zemra artificiale.

CEO i kompanisë Carmat tha të enjten se marrja e markës CE në 10 vjet “është një kohë rekord, duke pasur parasysh kompleksitetin e një pajisjeje të tillë.

Ne do të duhet të punojmë me mjekë dhe qendra mjekësore tani për të ofruar terapinë tonë. Faza e prodhimit do të jetë një fazë delikate”.

Aksionet e Carmat SA u rritën vrullshëm pas këtij lajmi.