Ballina Blog Faqe 400

VIDEO/ “Kujdes nuk bëhet shaka, kjo qenka damlla”: Pandemia në sytë e parodistëve të Vlorës

Parodistët e Vlorës kanë pasqyruar situatën e pandemisë me parodinë së radhës, duke na e shfaqur atë në një tjetër këndvështrim, atë për të cilën janë shquar, humorin.

Afrim Agalliu dhe Agron Hamo kanë publikuar videon humoristike.

“”Vaksina Felicita”, është titulluar parodia e shpërndarë nga Afrim Agalliu në faqen e tij zyrtare në “Facebook” .

Ndonëse me nota humori, mesazhi i përcjellë, mbetet ndërgjegjësues për situatën e pandemisë, duke komentuar masat e vendosura nga ekspertët, menaxhimin nga ana e qeverisë, si edhe reagimet opozitare.

Tërmet në Greqi, fenomeni që i shqetëson sizmiologët

Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallër Rihter goditi gjatë mesditës së sotme rajonin e Thebës në Greqi duke u ndjerë deri në Athinë.

Tërmeti pati një thellësi vetëm 2 kilometra, gjë e cila bëri që lëkundjet të ndjehen të forta, megjithatë nuk raportohet për dëme materiale.

Insitituti i Gjeodinamikës në Athinë konfirmoi se tërmeti pati një forcë prej 8.5 ballësh për shkak të thellësisë së vogël të thyerjes tektonike që shkaktoi lëkundjen.

Sizmiologu grek Athanasios Ghanas deklaroi se lëkundja e sotme është pjesë e aktivitetit të shtuar sizmik në Greqi gjatë javëve të fundit, ndërsa shtoi se po ndjekin me shqetësim faktin se tërmeti pati një thellëi të vogël. /abcnews.al

Qendra Sizmologjike Europiane – Mesdhetare korrigjon njoftimin: Tërmeti në Shkup ishte me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter

Qendra Sizmologjike Europiane – Mesdhetare me seli në Francë para disa çastesh ka korrigjuar njoftimin se tërmeti që ndodhi në Shkup në ora 14 e 9 minuta sipas orës lokale ishte me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, në vend të 3.4 ballësh që u njoftua më herët, transmeton Tetova News.


Sipas lokacionit të evidentuar, epiqendra ishte 9 kilometra në lindje të Shkupit, në thellësi prej 1 km.

Menjëherë pas tij, toka u dridh edhe nga një tërmet më i vogël./TetovaNews

Artan Etemi nga Lëvizja BESA emërohet drejtor ekonomik në Spitalin e Tetovës (DOKUMENT)

Artan Etemi, kuadër i Lëvizjes BESA është emëruar drejtor organizativ, gjegjësisht drejtor ekonomik në Spitalin Klinik të Tetovës.

Vendimin e ka nënshkruar ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

Etemi është ekonomist i diplomuar dhe vjen nga qyteti i Tetovës.

Historiania greke e thotë troç: Greqia ka qenë Shqipëri, pranojeni tani, mos bëni kot (VIDEO)

Një moment interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”.

Maria Efthimiou, një profesore e historisë në universitetin e Athinës, e vlerësuar me çmim nderi nga presidenca greke, por e angazhuar gjithashtu në mësimdhënie në mjedise të shumta, jep këtu një leksion për arvanitasit në Greqi.

Pa bërë dallimet e zakonshme terminologjike, shqiptar, shqip, arvanitas, Efthimiou flet për rolin e tyre, gjuhën dhe faktin se shqipja asokohe në Greqi ishte gjuhë vendi në disa rajone.

Një moment interesant është hapja e shkollave greqisht për fëmijët arvanitas në ishullin e Specës, ku një prej mësuesve shkruan se “ndërkohë që po u mësoja greqisht, fëmijët po më mësonin shqip”. “Mësova shqipen në mënyrë që t’u mësoja greqishten”, vijon më poshtë ky moment. Leksioni i përcjellë ka edhe vlerën e vet komunikuese, pasi nuk shihet aty kompleksi i shumëpërfolur i shma ngies, an ashkalimit apo edhe gënjeshtrës që na kanë mësuar t’i mendojmë si kritere me të cilat operon historiografia fqinje.

Zjarr në banesën e shqiptarëve në Greqi: Tezja shpëton dy nga fëmijët, humb jetën 16-vjeçari

Banesa e një familjeje shqiptare në Greqi është përfshirë nga flakët, për pasojë ka humbur jetën një 16-vjeçar.

Mediat vendase bëjnë me dije se zjarri në banesë ra rreth orës 11:00, për arsye që janë ende të paqarta. Në shtëpi ishin tre fëmijë të moshës 16-6 vjeçare, ndërsa nëna e tyre ishte në Shqipëri, kurse babai në punë.

Për fëmijët ishte duke u kujdesur tezja e tyre, e cila nuk ndodhej në shtëpi në momentin që ra zjarri.

Atë e njoftoi me anë të telefonit mbesa e saj saj 13-vjeçare. Gruaja pësoi djegie të rënda ndërsa përpiqej që të shpëtonte fëmijët. Dy prej tyre arriti që t’i nxirrte jashtë. Por, të njëjtin fat nuk pati 16-vjeçari, i cili kishte dhe probleme me lëvizjen.

Shkaqet e zjarrit që shkaktoi tragjedi në familjen e 16-vjeçarit shqiptar pritet të zbardhen nga hetimi paraprak i kryer nga Departamenti Hetimor i Shërbimit Zjarrfikës.

Në djall Evropa dhe FMN, Edi Rama nuk pyet më për njeri!

Nga Ermal Mulosmani

Dy lajme mjaft shqetësuese u bënë të ditura dje nga agjenda ndërkombëtare e Shqipërisë. I pari vinte nga Gjermania, dhe megjithëse i veshur me elegancë diplomatike nga Kancelarja Merkel, ishte mjaft shqetësues: lajmëronte mundësinë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e hapjes së konferencës ndërqeveritare të negociatave që do të ndodhë në Dhjetor.

“Çështja e Shqipërisë është pak më ndryshe, megjithë përparimet nuk mund të premtoj se do ndodhë këtë vit” – deklaroi Merkel në një takim virtual me diplomatë dhe anëtarë të vendeve kandidate dhe anëtare të BE-së.

Merkel shprehet e shqetësuar për ndarjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe shpreson për një “lënie mënjanë të grindjeve” ndërsa nuk ka asnjë këshillë për Shqipërinë. Thjesht “jemi pak ndryshe”ne dhe nuk mund të na premtojë asgjë…

Po për çfarë jemi kaq ndryshe ne, pse znj Merkel do të na ndajë nga Maqedonia, e cila, sherri ynë nuk e mori çeljen e negociatave as vitin e shkuar?

Ndër mend më vijnë deklarimet e forta të Kryeministrit Macron në Nëntor 2019) kur tha :

“Ka një shumicë vendesh evropiane (përveç një pakice) që ishin pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut por kishte një shumicë vendesh kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Unë mendoj që hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe lënia vetëm e Shqipërisë do të ishte gabim i tmerrshëm për rajonin”

Atëherë çfarë e detyroi Kancelaren Merkel sot, një vit pas kësaj deklarate, të shprehej pro ndarjes?

Kryeministri ynë vazhdimisht shprehet se kjo është një çështje e brendshme e Bashkimit Evropian. “Holanda ka probleme të vetat, edhe Franca, më ka thënë vetë Macroni mu kur flas në telefon”. Po për Maqedoninë e Veriut nuk kanë problem të brendshme Holanda Franca etj? Pse për ata bien dakort, madje i luten edhe Bullgarisë për të reaguar tolerante ndërsa për ne deklarojnë: “jemi pak më ndryshe”?

Bundestagu gjerman vuri 15 kushte për Shqipërinë, vjet në Tetor, kur refuzoi hapjen e negociatave për dy vendet tona. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dha dorëheqje dhe e çoi vendin në zgjedhje të përgjithshme pasi e konsideroi një dështim personal moshapjen e tyre. Ndërsa Kryeministri ynë, që mori në qafë kolegun e vet maqedonas, deklaronte në mënyrë sistematike që këto “janë probleme të brendshme të vendeve të Evropës”

Ndër kushtet kryesore të Bundestagut ishte Reforma Zgjedhore konsensuale. Çfarë bëri Kryeministri ynë? Pasi miratoi një draft të përbashkët me Opozitën, që në thelb nuk ndryshonte asgjë nga ligji ekzistues, bëri ndryshimet kushtetuese kundër vullnetit të opozitës jashtëparlamentare.

Publiku shqiptar shihte plot maraz talljen publike me surrogatët parlamentarë, që, nën petkun e një sistemi me lista të hapura, zhdukte përfundimisht koalicionet parazgjedhore! Më në fund Edi Rama bëri realitet ëndrrën e tij të vjetër, daljen e partive me lista të veçanta ose me vetëm një listë të përbashkët por kurrsesi me koalicion parazgjedhor me lista të ndara.

Ky ndryshim kushtetues, që rrëzonte marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte përfundimisht një tallje edhe me ndërkombëtarët, me ambasadën amerikane, Bundestagun, integrimin dhe çdo factor tjetër evropian që ishte bërë ndërmjetës dhe garant për Reformën konsensuale!

Në emër të sovranitetit, Edi Rama u dha një shkelm bythëve të gjithë të lartpërmendurve dhe i kënaqur vazhdoi punën për rrënimin e listave të hapura në seancën e Shtatorit…

Mirëpo ja, Merkeli nuk mund të harronte. Po bën të pabërën, atë që dikur Makroni e komentonte si “Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia është një gabim i tmerrshëm për rajonin”!

“Nuk ka gjë, më mirë këtë gabim të tmerrshëm sesa të durojmë kapardisjen e një mendjemadhi ballkanas. Le të vazhdojë me Minishengenin ai” – duket sikur thonë liderët evropianë.

Edhe Rama nuk është fort i merakosur. Në fund të fundit, ndoshta është më mirë kështu, me raporte të ngrira me BE-në. E çdo e gjejë Ramën nga refuzimi kokëfortë? Kështu do shtojë edhe më abuzimin brenda vendit. Me zgjdhjet në sfond duket që ky refuzim është i mirëpritur madje.

Shqiptarët po, ata do humbasin. “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” – kanë 30 vjet që ulërasin dhe shpresojnë të bëhen vërtetë. Por kjo është një punë e tyre jo e Kryeministrit…

Lajmi i dytë kishte të bënte me Fondin Monetar Ndërkombëtar, institucionin më me reputacion të financave. Në raportin e tij për Shqipërinë, përveç përgëzimeve që ndodhin rëndom, ngrinte disa probleme mjaft shqetësuese:

FMN i rekomandon qeverisë që të frenohet dhe të mos kryejë shpenzime jo prioritare në mënyrë që të lirojë fondet për reagimin ndaj emergjencave si dhe të sigurojë një përdorim të përshtatshëm të fondeve dhe monitorim të tyre”.

FMN vlerëson që ka një rrezik të lartë që projektet e partneritetit publik privat (PPP) të hartuara keq, të rrisin detyrimet. Rreziku është mesatar që këto kontrata të dëmtojnë eficiencën e investimeve publike dhe të krijojnë detyrime të mëdha, që mund të cenonin qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit.

Një tjetër rrezik i mesëm është që kriza të çojë në pakënaqësi sociale dhe destabilitet politik dhe nëse kjo do të ndodhte rreziku i pasojave do të ishte i lartë dhe do të rriteshin pabarazitë.

Ndërkohë që FMN po na lajmëron se po mbarojnë amortizatorët fiskalë dhe ekziston një rrezik i lartënga projektet PPP, Kryeministri ka vendosur që, përveç PPP-ve ekzistuese të shtojë edhe 6 të tjera, ndër të cilat vetëm rruga Milot – Fier ka të planifikuara rreth 1,4 miliardë Euro për 115 km! Shto këtu edhe rreth 160 mln Euro për infrastrukturën e bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore, rreth 100 milionë Euro për Aeroportin e Vlorës etj etj. Në total janë planifikuar në buxhetin e shtetit rreth 1 miliardë e 778 milionë Euro!

Është e drejta e Kryeministrit dhe e Qeverisë të vendosë shpenzimet prioritare. Por, kur institucioni më i lartë financiar ndërkombëtar të këshillon të kihet kujdes me paratë se po bëhet batërdia, taksat po ulen, sëmundja po përhapet, varfëria po shtohet, Kryeministri ynë i jep edhe shkelmin e fundit financave që edhe ashtu ishin drejt greminës.

/Gazeta Express/

Komuna e Zhelinës, e para komunë rurale në Maqedoninë e Veriut me Platformën GIS (Geographic information system)

Komuna e Zhelinës, e para komunë rurale në Maqedoninë e Veriut me Platformën GIS (Geographic information system).
Fjala është për aplikimin e sistemit digjital në aspektin e informacioneve të urbanizmit dhe të gjitha dokumenteve tjera që ndërlidhen me parcelizimin e tokave, ekstrakt planeve, vijave kadastrale, ndërtimeve të egra, etj.

Kjo Platformë do të mundësojë shërbimin më efikas, më të shpejtë dhe më transparent të komunës së Zhelinës ndaj qytetarëve tanë.

Tani, të gjitha informacionet e urbanizmit si dhe ekstrakt planet, për të cilat deri më sot është pritur me javë të tëra, nga sot do të jepen në kohëzgjatje prej 1 minuti.
Është e rëndësishme të cekim se kjo Platformë poashtu do të mundësojë data bazë të gjithë sektorit të biznesit që gravitojnë në Komunën e Zhelinës, veprimtarinë e tyre dhe informacion transparent të parcelave të destinuara për investime.

Në kuadër të këtij Projekti, Komuna e Zhelinës do të pajiset edhe me aplikacionin që do të mundësojë regjistrimin e të dhënave digjitale të interierit që është në pronësinë publike të komunës si psh.: parqe, objekte, shtylla, karrige, ndriçmim, trotoare, dhe çdo gjë që është pronë e Komunës së Zhelinës.

Ky projekt është fituar nga Byroja për Zhvillim Regjional pranë Ministrisë së Vetqeverisjes lokale përmes Qendrës për zhvillimin planor të rajonit të Pollogut.

Komuna e Zhelinës, e para komunë rurale në Maqedoninë e Veriut me Platformën GIS (Geographic information system).

Fjala…

Posted by Blerim Sejdiu – Komuna e Zhelinës on Tuesday, December 1, 2020

Si arriti LDK që të mbajë komunën e Podujevës për 20 vjet?

Që nga paslufta, LDK ka fituar të gjitha zgjedhjet në komunën e Podujevës.

Kanë qeverisur me këtë komunë në të gjitha mandatet që nga paslufta.

Që nga viti 2000 Podujeva ishte më shumë se bastion për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në këtë kohë, i pamposhturi në Komunën e Podujevës, Agim Veliu ishte kryetar i Kuvendit të komunës së Podujevës.

Në vitin 2002 partia e tij më Veliun kandidat fitojnë zgjedhjet në komunën e Podujevës, duke qeverisur kështu deri në vitin 2004.

Por në këtë vit, kryetari i atëhershëm i Podujevës merr një post ministror, të cilin e mban për tre vite.

Edhe në vitin 2007 qytetarët nuk tradhtojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune, LDK kishte dalë e para me 49.10% të votave.

Por këtë vit pati edhe një raund të dytë të zgjedhjeve.

Këtë të fundit me 54% të votave e kishte fituar kandidati për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, Ilaz Pireva.

Në vitin 2009, Agim Veliu nga LDK i rikthehet përsëri garës për kryetar komune.

Edhe këtë herë kjo parti, fiton tashmë bastionin e saj me 49.93% të votave.

Veliu që tashmë u bë edhe një nga figurat kyçe në LDK fitoi zgjedhjet edhe pas 4 vitesh, ato të vitit 2013.

Edhe këtë herë Veliut dhe partisë qytetarët i besuan, 50.2% të votave.

Por, qytetarët e komunës së Podujevës besimin që kishin për këtë parti për vite më radhë, nuk e shprehën edhe në vitin 2017, kur u mbajtën zgjedhjet Lokale.

Këtë herë, kandidati i tyre dështoi që të fitonte qysh në raundin e parë, siç tashmë ishte bërë e zakonshme.

E për këtë u desh, një raund i dytë.

Megjithatë, Veliu fitoi.

Por ky i fundit, vendosi që mandatin mos ta çoj deri në fund, kur u bë ministër i qverisë Kurti, në shkurt të këtij viti.

Andaj LDK vendosi një kandidat tjetër për kryetar të kësaj komune.

Bëhet fjalë për Nexhmi Rudarin, që pasi Veliu liroi postin, u bë ushtrues detyre i kryetarit të komunës së Podujevës.

Por, bastioni i LDK-së, pas 20 vitesh u shemb.

Kjo, nga kandidati i LVV-së, Shpejtimi Bulliqi, në zjedhjet e së dielës,, ku fitoi bindshëm me mbi 51 % të votave.

Gani Geci: Hashim Thaçi më thirri në PDK, i thash më parë bëhem me Petroviqin sesa me ty

Ish-deputeti Gani Geci ka rrëfyer një moment interesant gjatë karrierës së tij politike. Ai ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte ftuar që t’i bashkëngjitej PDK’së.

Geci thotë se këtë ofertë Thaçi ia bëri përmes telefonit, madje i tha se mund ta zgjedhë cilindo numër që të dojë brenda listës së deputetëve të PDK’së.

“Edhe pse PDK’ja më kanë thirrur, vet Hashim Thaçi më ka thënë a po vjen në PDK sepse s’po të lejon Isa Mustafa”, ka thënë Geci në Klan Kosovë.

“‘Cilin numër po e don’, më ka thënë Thaci”.

Ndërsa Geci i është përgjigjur se më parë bëhet me serbin Petroviq se sa me të.

“Unë i kam thënë më parë bëhem me Petroviqin se sa me ty”, shtoi Geci.

Protestojnë kundër Bullgarisë, ofendojnë shqiptarët dhe Shqipërinë (Video)

Në protestën e organizuar para ndërtesës së Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë, VMRO-DPMNE-ja kërkoi dorëheqjen e ministrit të jashtëm Bujar Osmani dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Sipas organizatorëve vikendin e kaluar në ministrinë e Jashtme në Shkup janë zhvilluar negociata të fshehta me palën bullgare.

Disa nga qytetarët që morën pjesë në protesta, e quajtën tradhëtar kryeministrin Zoran Zaev ndërsa thanë se Bujar Osmani nuk mund të pëfaqësojë Maqedoninë sepse ai nuk është lojal ndaj këtij vendit, por anon për Shqipërinë.

Në videon më poshtë mund të ndiqni prononcimet e protestuesve.

Mënyrat për të përdorur lëkurat e agrumeve në dobi të bukurisë

Lëkurat e agrumeve janë të parat që përfundojnë në koshin e plehrave ku hamë një nga këto fruta të mrekullueshme.

Megjithatë, këto lëkura mund të përdoren në shumë mënyra disa prej të cilave janë vërtet gjeniale.

Më poshtë do të zbuloni se sa të rëndësishme janë ato për bukurinë dhe shëndetin nga mënyra se si përdoren:

Vitamina C

Vitaminën C mund ta merrni në formën e pluhurit thjesht duke bluar disa lloje të lëkurave të thata të agrumeve.

Zbardhja e lëkurës

Acidet e limonëve i japin këtyre agrumeve aftësinë zbardhuese të lëkurës.

Më lëkurat mund të provoni edhe solucione për heqjen e lëkurave të vdekura.

Zbardhja e thonjve

Lëkurat e limonit mund t’i përdorni për të fërkuar thonjtë dhe për t’i zbardhur ato. l.k/abcnews.al

Bilanci në RMV: 29 viktima dhe 1 069 raste të reja me koronavirus, shërohen 1 242 persona

Numri i të shëruarve gjatë ditës së sotme ka qenë më i lartë se i të infektuarve. Kështu nga 3 012 testime të kryera, 1 069 kanë rezultuar pozitivë, ose 35% e testeve të kryera, ndërsa janë shëruar edhe 1 242 persona. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 29 pacientë.

Ndërruan jetë 29 persona, shtatë pacientë nga Shkupi (82, 67, 78 83, 70, 66 dhe 56), tre nga Kumanova (63, 78 dhe 62), katër nga Prilepi (73, 65, 76 dhe 59), një pacient nga Tetova (62), dy nga Manastiri (66 dhe 85), një nga Kavadari (76), katër pacientë nga Gostivari (69, 69, 70 dhe 58), tre nga Gjevgjelia (73, 75 dhe 71), dy nga Strumica (63 dhe 77), një pacient nga Radovishi (67) dhe një nga Negotina (60). Pacientët humbën jetën në spital, transmeton Tetova News.

Në 24 orët e fundit u kryen 3012 teste dhe u regjistruan 1069 raste të reja me Kovid-19:

– Shkup 489
– Kumanovë 60
– Dibër 3

– Shtip 42
– Prilep 81
– Tetovë 36

– Strugë 36
– Veles 36
– Manastir 37

– Ohër 41
– Kavadar 37
– Gostivar 42

– Gjevgjeli 9
– Strumicë 30

– Kriva Pallankë 13
– Radovish 4
– Krushevë 2

– Koçanë 10
– Probishtip 1
– Demir Hisar 2

– Makedonski Brod 5
– Berovë 3
– Vallandovë 3

– Vinicë 2
– Delçevë 7
– Kratovë 1

– Sveti Nikole 6
– Kërçovë 10
– Resnjë 3
– Negotinë 18

Europianët i shpenzojnë paratë për t’u argëtuar, shqiptarët për t’u ushqyer

Konsumatorët shqiptarë shpenzojnë pothuajse gjysmën e parave që kanë në dispozicion për t’u ushqyer. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, rreth 41.1% e shpenzimeve shkuan për ushqime. Kjo peshë është më e larta në rajon dhe në Europë dhe është një tregues direkt i të ardhurave të ulëta dhe i çmimeve relativisht të larta. Kosova shpenzon 34% për ushqime, Maqedonia e Veriut 33%, Bosnja 29%, Mali i Zi 23.5, Serbia 23.6%, sipas Eurostat.

Eurostat ka publikuar së fundmi edhe të dhënat e reja për strukturën e shpenzimeve për familjarët për vitin 2019. Ndryshe nga rajoni, familjet europiane shpenzojnë më pak për t’u ushqyer. Për vitin 2019, kjo peshë është 13%, ndonëse në rritje me 1 pikë përqindje në krahasim me vitin e mëparshëm. Shteti europian që shpenzon më shumë për ushqime është Rumania (26%) dhe më pak Mbretëria e Bashkuar (vetëm 8%). Buxhetin më të madh familjet europiane e kanë për “Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar”, me 23.5% të totalit, përkundrejt 10.1% në Shqipëri.

Duke shpenzuar më pak për ushqime, familjeve në Europë u mbeten më shumë të ardhura për t’u argëtuar dhe për të udhëtuar. Europianët shpenzojnë më shumë për t’u argëtuar dhe kulturë, me 8.7% të totalit, përkundrejt 3.8% në Shqipëri, edhe për transport Europa shpenzon 13% të buxhetit, ndërsa Shqipëria më pak sesa 6%. Edhe për restorante raporti është 8.7% për Europën dhe 4.9% për Shqipërinë. Por, nëse ka një shpenzim për të cilin shqiptarët nuk kursehen ato janë veshjet, me 5.2% të totalit, përkundrejt 4.6% të mesatares europiane. Shteti që shpenzon më shumë për veshje në Europë është Rumania (6.8%) e totalit, i ndjekur nga Estonia (6.3%), Italia (5.9%) dhe më pak Islanda (3.3%).

Për shëndet, shpenzimet janë pothuajse të ngjashme (4.3% dhe 4.4%), ndërkohë që një vit më parë ishin shqiptarët ata që shpenzonin më shumë për shëndet, por në 2019-n, kjo kategori është rritur dhe për europianët.

Arsimi u kushton shumë më shtrenjtë shqiptarëve se europianëve. Një familjeje i duhet të shpenzojë 3.1% të totalit për të arsimuar fëmijët, ndërsa për një familje europiane, kjo peshë është më pak se 1% (0.9%). Edhe për komunikim, shqiptarët shpenzojnë më shumë (3.7%, kundrejt 2.4%).

Miss Serbia bëri shqiponjën në garën e bukurisë duke tërbuar serbët, producenti zbulon çfarë “dhuratash” përfitoi pas spektaklit

Konkursi i bukurisë “Miss Freedom of the World ”, i cili u mbajt në Kosovë një vit më parë, u shoqërua edhe nga një “incident” i vogël.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje nga të gjitha vajzat dhe që bëri të gjithë të flisnin për të edhe mediat e huaja, ishte, Miss Serbia, Irina Jovanka.

Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë sfilatës dhe duke mos u mjaftuar me aq, ajo bëri të njëjtën gjë edhe më pas gjatë intervistës.

Producenti i këtij kompeticioni, Shpëjtim Zejneli, tregon mbi reagimet e ashpra të mediave serbe dhe të vetë kryeministrit Aleksandar Vuçiç kundër tij..

Zejneli theksoi faktin se ky gjest u bë me dëshirën e Irinës dhe në asnjë moment ai apo dhe stafi nuk e detyruan për një gjë të tillë..

“Vjet Miss Serbia bëri shqiponjën, mediat e maskarkuan. Ishte kompeticioni im ai i cili u bombardua, madje u shpalla nga presidenti Vuçiç person ‘non grata’.

Ne nuk e detyruam, ajo me dëshirën e saj e bëri. Ajo përfitoi nënshtetësi austriake, përfitoi shtëpi dhe makinë nga shqiptarët”, – tregon Zejneli për bukuroshen serbe.

Grida Duma: Mos prit inercinë e kohës për takim, as “përkëdhelitë” e shansit

Ish deputetja e PD Grida Duma vijon të promovojë projektin “Mos prit”, ku ajo u përgjigjet mesazhe të qytetarëve të cilët kërkojnë të takojnë karrierën.

Duka shprehet se deri më tani ka mbi 7 mijë eplikime, dhe ka qënë pandemia ajo që e ka penguar vazhdimin me të njejtin intensitet të projektit!

Postimi i plotë i Dumës:

Miq,

Statusi i sotëm është një moment i veçantë për mua dhe për shumë e shumë nga ju, që keni qenë dhe jeni shtysa më e fortë e projektit “Mos Prit”.

Muaj më parë, duke ju përgjigjur mesazheve të gjata tuajat, shpalosëm “Mos Prit” Tako Karrierën.

Aplikimet tuaja për pjesëmarrje kaluan parashikimet tona; 7231 të tilla.

Ishte gjendja e jashtëzakonshme e mbylljes pandemike që pamundësoi nisjen e kësaj platforme fizikisht.

Por ishit sërish ju, shumë e shumë nga ju, që më shkruanit.

Kjo nisje respektoi kushtet e kufizuara dhe ka mirëkuptimin e atyre qindrave që ngulmuan po nuk mund të sillnim në sallë në kushte të tilla, veç dhjetë aplikantëve më insistues.

“Mos Prit” u realizua nga një staf i rrallë profesionistësh, e i dedikohet atyre që nuk presin as inercinë e kohës, as “përkëdhelinë” e shansit për tu aftësuar.

Opozita maqedonase kundër marrëveshjes me Bullgarinë, sot bllokon Shkupin

Opozita maqedonase ka paralajmëruar Qeverinë e kryeministrit, Zoran Zaev, se çfarëdo marrëveshje që do të nënshkruajë me palën bullgare, do të jetë e pavlefshme dhe nuk do të ketë asnjë vlerë nga qeveria që do të formojë VMRO-DPMNE-ja.

“Mos guxoni të prekni identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase, veçantinë, historinë maqedonase, traditën, zakonet. Mos guxoni të mendoni dhe të hiqni dorë nga pakica maqedonase në fqinjin tonë lindor sepse letra që do të nënshkruani është e pavlefshme. Qeveria e ardhshme, e cila do të jetë një qeveri e unitetit, nuk ka ndërmend të respektojë të njëjtën copë letër”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski në një paraqitje para opinionit të hënën në mbrëmje.

Kreu i opozitës ka paralajmëruar protesta për bllokim të Shkupit të martën në mesditë për gati dy orë ndërsa ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të kryeministrit Zaev duke e quajtur “amator politik”.

“Vetëm një amator politik mund të nënshkruajë një marrëveshje në të cilën kriteret për përparimin e Maqedonisë (së Veriut) dhe integrimin e saj brenda BE, do të jenë problemet gjuhësore dhe problemet me historinë. Vetëm një amator politik mund të sjellë shtetin e tij, njerëzit e tij dhe kombin e tij në një shtet kaq të varur. Kjo është arsyeja pse unë ju bëj thirrje masivisht, pavarësisht nga përkatësia juaj politike, pavarësisht nga përkatësia juaj fetare apo etnike, të bashkoheni në protestë. Të flasësh me zë të lartë kundër këtyre politikave të gabuara të Qeverisë së LSDM-së të udhëhequr nga Zoran Zaev.

Protestat e opozitës tani disa ditë po mbahen në qytete të ndryshme ndërsa erdhën pas deklaratës së kryeministrit Zaev për mediat në Sofje se “bullgarët nuk kanë qenë fashistë” ndërsa foli edhe për afërsinë që kanë gjuhët bullgare dhe maqedonase, por pa saktësuar nëse me këtë pranon kërkesën e palës “bullgare se maqedonasit dhe gjuha e tyre kanë rrënjë bullgare”.

Pas reagimeve të shumta, Zaev tha të shtunën se “në BE do të hyjmë vetëm si maqedonas që flasim gjuhën maqedonase”.

Përplasjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nisën pasi Sofja bllokoi kornizën negociuese që do të shënonte fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në bllokun evropian.

Tërmeti 5.8 ballë në Argjentinë shkakton rrëshqitje dheu dhe frikë të madhe në viset malore të vendit (VIDEO)

Një tërmet me fuqi prej 5.8 ballë që ka goditur Argjentinën shkaktoi rrëshqitje të dheut në viset malore të vendit, gjë e cila shkaktoi panik dhe frikë në mesin e banorëve të atjeshëm.

Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti, epiqendra e të cilit u regjistrua 34 kilometra në lindje të qytetit Humahuaca në provincën Jujuy, ndodhi në mesditë në thellësi prej 10 kilometrave.

https://youtu.be/rNL_RvR0VOY

Në tërmetin që u ndje edhe në viset jugore të Bolivisë, deri tani nuk janë regjistruar viktima në njerëz.

Megjithatë, rrëshqitjet që ndodhën në malin Penablanca në qytetin Humahuaca shkaktuan frikë dhe panik në mesin e banorëve të vendeve përreth.

Shumë video me pamje të rrëshqitjes të dheut dhe reve me pluhur u paraqitën edhe në rrjetet sociale.//AA

Për t’u ditur: Pesë problemet që bananet e zgjidhin më mirë se ilaçet

Përveç vlerës ushqyese, hulumtimet tregojnë se ky frut është shumë i efektshëm në eliminimin e shumë problemeve për të cilat zakonisht përdorim ilaçe.

Gazrat e stomakut dhe kapsllëku

Bananet përmbajnë pektinë, e cila përshpejton tretjen dhe inkurajon eliminimin e toksinave të rënda nga trupi. Përveç kësaj, ato veprojnë si një probiotik dhe stimulojnë punën e zorrëve.

Të gjithë këta faktorë stimulojnë tretjen dhe zvogëlojnë fryrjen e barkut, dhe fibrat e bananes veprojnë si një laksativ natyral në rastet e kapsllëkut.

Stresi

E quajnë atë sëmundje të epokës moderne, sepse vazhdimisht ka një ndikim të madh në shëndetin e përgjithshëm. Një nga problemet që shkakton stresi është diarreja, kryesisht për shkak të rënies së niveleve të kaliumit në trup.

Bilanci mund të vendoset duke konsumuar banane që përmbajnë një nivel mjaft të lartë të mineralit të përmendur, si rezultat i të cilit zemra punon normalisht, dërgon sasi të mjaftueshme të oksigjenit në tru dhe rregullon sasinë optimale të ujit në trup.

Presionin e gjakut

Dihet që marrja e lartë e natriumit dhe kripës dhe marrja e ulët e kaliumit në trup ka një efekt negativ në presionin e gjakut. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të konsumoni banane, sepse ato përmbajnë këtë mineral shumë të nevojshëm.

Ekspertët e shëndetit sugjerojnë të konsumoni një banane çdo mëngjes për të zvogëluar rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të ndryshme të zemrës.

Depresioni

Bananet përmbajnë triptofan, një formë proteine ​​që stimulon çlirimin e serotoninës, i njohur gjithashtu si “hormoni i lumturisë”.

Mjafton vetëm një banane për të rritur nivelet e serotoninës dhe për t’u bërë të ndiheni më mirë, më të qetë dhe më të lumtur.

PMS

Bananet janë një burim i pasur i vitaminës B6 e cila ka një efekt pozitiv në nivelet e glukozës në gjak.

Hulumtimet tregojnë se vitaminat B janë më se të mirëseardhura kur bëhet fjalë për PMS, dmth se ato zvogëlojnë dhimbjen në bark dhe gjoks, kanë një efekt pozitiv në ndryshimin e humorit dhe zvogëlojnë akumulimin dhe mbajtjen e ujit në trup.

Sa vdekjeprurës është Coronavirusi tani?

Në Gjermani numri i vdekjeve si pasojë e infektimit me Corona ka arritur këto ditë shifra rekord. Por çfarë do të thotë rritja e numrit të vdekjeve? Dhe a po vdesin më shumë njerëz se në pranverë?

Numri i infektimeve të reja në Gjermani që nga fillimi i tetorit është rritur ndjeshëm. Që nga mesi i nëntorit, me pak ndryshime vihet re një ulje e lehtë e infektimeve, por ato mbeten të larta.

Ndërkohë shifra e infektimeve i ka kaluar 1 milionët. Prej javësh ekspertët paralajmërojnë, se rastet me simptoma të rënda si edhe rastet e vdekjeve do të shtohen – me pak vonesë -por ato pasojn pas rritjes së numrit të infektimeve. Këtë e paralajmëroi kreu i Shoqatës Gjermane të Spitalve, Gerald Gaß më 2 nëntor për gazetën “Bild”.

“Në dy javë deri 3 javë do të kemi numrin më të lartë të pacientëve të trajtimit intensiv që do të kalojnë numrin e prillit.” Kurse Ralf Krumkamp nga Qendra gjermane për Studimet e Infektimeve thotë, se rritja e numrit të vdekjeve po dukej që në nëntor.

“Rritja e numrit të vdekjeve vjen pak më se vonesë se rritja e numrit të infektimeve. Aktualisht po rritet numri infektimeve tek personat mbi 80 vjeç. Prandaj ka gjasa që të shohim rritje të numrit të vdekjeve”, tha Krumkamp për DW.

Aktualisht në Gjermani numri i vdekjeve si pasojë e infektimit me Corona ka arritur këto ditë shifra rekord. 426 vetëm të enjten e kaluar. Kurse të shtunën e kaluar u regjistruan 379 vdekje nga personat e testuar me Corona, njoftoi Instituti Robert Koch.

A është vala e dytë e Coronës më goditëse se para?

Për të dhënë një përgjigje për këtë duhet parë njëherë, se cilat shifra merren për të analizuar. Parë nga numri i infektimeve, vala e dytë është më e rëndë se e para. Nëse në valën e parë shifrat u ngjitën në 6000 raste në ditë, gjatë valës së dytë shifrat janë rritur në më shumë se 23.000 raste në ditë. Por këto shifra duhen parë edhe në kontekstin e testimeve. Nëse në pranverë testoheshin 300.000-400.000 raste në javë, tani testohen 1,2-1,7 milionë persona në javë. Por shifra e pazbuluar në pranverë duhet të ketë qenë më e lartë. Kurse tek numri i vdekjeve pamja është ndryshe: Në valën e dytë është arritur shifra më e lartë e vdekjeve, me më shumë se 400 raste në ditë, në këtë javë.

A është vdekshmëria më e lartë tani?

Jo, deri më tani, madje e kundërta është e ëvrtetë. Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga Corona në krahasim me numrin e përgjithshëm të rasteve është aktualisht më i ulët se në pranverë. Kështu Instituti Robert Koch regjistroi në prill 2020 një shifër prej 6,98% (java kalendarike 16.) të vdekjeve. Ndërsa në tetor 2020 kjo shifër është 0,94%. Të dhënat e vdekshmërisë për nëntorin nuk mund të merren ende për bazë, sepse ende nuk dihet si do të jetë në fund të muajit ecuria e rasteve të sëmundjeve me Corona.

Tek shifra e viktimave të Coronës duhet parë referimi tek shifra e përgjithshme dhe kjo është më e lartë, për shkak të shtimit të testimeve, Edhe në këtë kontekst, kjo shifër është më e ulët se në pranverë. Një faktor mund të jetë mbrojtja më e mirë e grupeve të rrezikut. “Tek rastet aktuale të vdekjeve kemi një vlerë, të cilën mund ta hulumtojmë më mirë”, thotë Ralf Krumkamp. “Tek rastet e infektimeve anashkalohet ecuria e rasteve me simptoma të buta të sëmundjes, nëse nuk teston rregullisht. Rastet e rënda dhe ato vdekjeve regjistrohen më mirë, sepse ato janë me relevancë klinike.”

Vdesin më shumë njerëz aktualisht se më parë?

Si në shumë vende të tjera po ndërrojnë jetë këtë vit më shumë njerëz se vitet e kaluara, edhe në Gjermani. Por të dhënat janë të ndryshme. Në Gjermani ka më pak raste vdekjeje se në vendet e tjera europiane. Por edhe këtu përhapja e virusit Corona ka çuar në një vdekshmëri më të lartë. Më vështrimin drejt Europës, trendi është më i qartë: Sipas të dhënave të projektit” European mortality monitoring” (Euromomo) në pranverën 2020 dhe aktualisht vdekshmëria në kontinent është dukshëm më e lartë.

Statistikat tregojnë dallime: Në vende si Spanja, Franca, Belgjika vdekshmëria është shumë më e lartë. në vende të tjera si Finlanda apo Greqia ajo është në vlera mesatare. Përgjigja për pyetjen, nëse aktualisht vdesin më shumë njerëz se zakonisht, është e ndryshme nga vendi në vend./DW