Ballina Aktualitet Qendra Sizmologjike Europiane – Mesdhetare korrigjon njoftimin: Tërmeti në Shkup ishte me...

Qendra Sizmologjike Europiane – Mesdhetare korrigjon njoftimin: Tërmeti në Shkup ishte me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter

Qendra Sizmologjike Europiane – Mesdhetare me seli në Francë para disa çastesh ka korrigjuar njoftimin se tërmeti që ndodhi në Shkup në ora 14 e 9 minuta sipas orës lokale ishte me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, në vend të 3.4 ballësh që u njoftua më herët, transmeton Tetova News.


Sipas lokacionit të evidentuar, epiqendra ishte 9 kilometra në lindje të Shkupit, në thellësi prej 1 km.

Menjëherë pas tij, toka u dridh edhe nga një tërmet më i vogël./TetovaNews

@tn.lajmelokale
@tetovanews