Ballina Blog Faqe 479

Gazetari nuk arriti të mbante lotët gjatë transmetimit live, jep lajmin e keq për dy të rinjtë në Thumanë (VIDEO)

Tërmeti i fortë i rënë sot në mëngjes ka arritur të marrë 24 jetë njerëzit dhe më se 600 të tjerë i ka lënë të plagosur. Shumë gazetarë kanë raportuar live momentet kur trupat e pajetë janë nxjerrë nga rrënojat, ku emocionet kanë qenë të forta.

Ka qenë gazetari Muhamet Veliu, i cili ishte duke raportuar nga Thumana dhe lajmin e keq se 2 të rinj janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat.

Gazetariu Veliu nuk ka mbajtur dot lotët teksa jepte këtë lajm dhe shtoi se të rinjtë janë gjetur poshtë tavolinës së ngënies në shtëpinë e tyre. Veliu teksa po i jepte publikut këtë lajm të trishtë nuk arriti të mbante dot lotët, pasi viktimat ishin sërish nga familja Cara në Thumanë, nga e cila deri tani kanë humbur jetën 7 perej tyre.

https://youtu.be/6V8cERQrNTM

Tërmeti brenda Top Channel, pamjet nga kamerat e sigurisë (VIDEO)

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm ka shkundur edhe godinën e Top Channel në Mëzez, Kashar.

Nga kamerat e sigurisë shikohet sesi studiot e godinës 5-katëshe prej xhami janë lëkundur tërësisht.

Ndërkohë kujtojmë se nga ky tërmet kanë mbetur të vdekur 15 persona dhe mbi 600 të lënduar. Deri tani janë shpëtuar nga rrënojat 41 persona dhe po punohet për të nxjerrë të tjerët.

https://youtu.be/PLqovPDbt8U

“Ishte më i madhi në kohëzgjatje”, sizmologu i njohur flet pas tërmetit të fortë: Do të ketë një numër të lartë pas goditjesh!

Sizmologu i njohur Llambro Duni, i ftuar në emisionin “Real Story” foli për ngjarjen e rëndë, ku 22 persona humbën jetën dhe rreth 600 të tjerë mbetën të plagosur. Ai tha se priten të tjera goditje, të cilat do të jenë me intensitet të lartë.

Gjithashtu Llambro Duni tregoi se tërmeti pati një fuqi shkatërrimtare për shkak të kohëzgjatjes së tij. Duni pohoi se ky tërmet ishte më i madh se ai i vitit 1979.

“Me ndodhjen e kësaj ngjarje mendojmë se është realizuar skenari maksimal në Ballkan. Ndërkohë, ato që do vijnë më pas do jenë me intensitet të madh. Pjesa maksimale ka zgjatur 20 sekonda. Ishte më i madh në kohëzgjatje më të madhe se tërmeti i 21 shtatorit. Ky ishte tërmeti më i madh se ai i vitit 1979. Ai tërmet ka pasur 36 të vdekur”, tha Duni.

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri

Nga Ervin Kasaj

Gjatë trajnimit në Gjermani kam përjetuar atё se çfarë do të thotë një tërmet vërtet i madh. Një nga hapat e trajnimit në Berlin ishte koha që duhet të kalonim në një dhomë specifike për tërmetet, ku specialistët “u detyruan” të përjetonin një tërmet me magnitudë mbi 6 të shkallës Rihter.

Mendoj se shumë njerëz tek ne nuk e kanë përjetuar një tërmet të madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979, në Shkodër. Ndaj, ky shkrim flet përse tërmeti vret dhe shkatërron.

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri

Shqipëria bën pjesë në brezin alpino – mesdhetar. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i konfrontimit të pllakës së Adrias me një pjesë të Orogjenit. Zonat më të rrezikuara janë zona e bregdetit shqiptar, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është zona e Leskovik – Korçë – Pogradec, ndërsa zona e tretë mbahet si zona e Lushnje – Elbasan – Peshkopi. Një shpërndarje e tillë duket se ka të bëjë me ndërtimin gjeologjik dhe tektonik të territorit tonë. Gjatë etapës më të re gjeologjike, gjatë asaj neotektonike, këto rajone i janë nënshtruar një copëtimi dhe diferencimi të fuqishëm. Ato ndërpriten me mjaft thyerje, të cilat dallohen nga një shkallë e lartë diferencimi. Vatrat e tërmeteve më të fuqishme duken se ndodhen në kryqëzimin e këtyre thyerjeve. Kulmi i tërmeteve, në vendin tonë, shkon njëherë në 25 vjet dhe kjo tregon se vendi ynë ka një aktivitet të madh sizmik. Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75%, Shqipëria preket çdo vit nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë, një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë. Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë – Ulqin.

Panik nga tërmeti…

Qytetarët duhet të dinë se, pas një aktiviteti sizmik, veçanërisht me magnitudë mbi 5, në 99 % të rasteve shoqërohen me pasgoditje. Po marr rastin e tërmetit në Itali më 24 gusht 2016 me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter, i cili është shoqëruar pas 10 minutash me një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe pas 20 minutash me tërmet 5.2 të shkallës Rihter. Kjo do të thotë, se edhe pasgoditjet janë në të shumtat e rasteve po aq të rrezikshme sa tërmeti i parë, por që vijnë duke ulur intesitetin e tyre. Gjatë një tërmeti, si fillim duhet ruajtur qetësia, të uleni menjëherë në dysheme duke mbledhur duart dhe krahët përpara se tërmeti t’ju rrëzojë, duke u ulur poshtë një tavoline apo mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Kur nisin lëkundjet mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, por dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit.

Shqipëria, e 43-ta në botë për rrezikun nga tërmetet

Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet. Në hartën globale të rrezikut nga kjo dukuri natyrore, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Veprimtaria e tyre shkatërrimtare ka bërë, që njeriu të thellohet në studimet e tyre për të arritur të bëjë parashikime të mundshme duke minimizuar dëmet, të paktën të kursehen jetë njerëzish. Tërmetet nuk mund të parashikohen, por duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive, për të mos patur katastrofa të mundshme. Profesorët me punën e tyre kanë përgatitur hartat sizmike të rajonizimit të sizmicitetit në Shqipëri, duke evidentuar zonat më të rrezikshme tërmetesh, ose për t’u treguar ekspertëve të ndërtimit, se duhen marrë masa konstruktive për bërjen ballë të tërmeteve.

Informata jetike: Ja çfarë duhet bërë para, gjatë, dhe pas një tërmeti

Meqë vendi u zgjua pa pritur nga një dridhje e fortë toke që la pasoja në jetë njerëzish dhe deme materiale, është e domosdoshme të kemi informata të bollshme lidhur me atë se çfarë duhet bërë para një tërmeti, gjatë tij dhe pas goditjes.

Çfarë duhet të bëni para tërmetit

Sigurohuni që të keni një mjet shtëpiak për zjarrfikje, set mjekësor të ndihmës së parë, një radio me bateri, një elektrik dore dhe bateri.

Mësoni ndihmën e parë.

Mësoni si të fikni gazin, ujin dhe energjinë elektrike.

Përgatitni një plan ku të takoni familjen tuaj pas një tërmeti.

Mos lini objekte të rënda në rafte (ato bien gjatë tërmetit).

Kapini me vida në mure ose në dysheme orenditë që mund të rrotullohen

Çfarë duhet të bëni gjatë tërmetit

Rri i qetë! Nëse je brenda, rri brenda. Nëse je jashtë, qëndro jashtë.

Nëse jeni brenda, qëndroni përballë një muri afër qendrës së ndërtesës, qëndroni në hyrje të derës së dhomës, ose zvarrituni nën tavolinë. Qëndroni larg nga dritaret dhe dyert e jashtme.

Nëse jeni jashtë, qëndroni larg nga linjat e energjisë ose ndonjë gjë që mund të bjerë. Qëndroni larg ndërtesave (sendet mund të bien nga ndërtesa ose ndërtesa mund të bien mbi ju).

Mos përdorni shkrepëse, qirinj ose flakë.

Nëse jeni në makinë, ndaloni makinën dhe qëndroni brenda derisa të ndalet tërmeti.

Mos përdorni ashensorë (ata ngecin gjithsesi).

Çfarë duhet të bëni pas tërmetit

Kujdesuni për veten dhe të tjerët si dhe për lëndimet. Ofroni ndihmën e parë për këdo që ka nevojë.

Kontrolloni burimet e ujit, gazit dhe elektrikut. Nëse ndonjëra është dëmtuar, fikini.

Ndizni radion. Mos e përdorni telefonin nëse nuk është emergjente.

Qëndroni jashtë ndërtesave të dëmtuara.

Kini kujdes rreth xhamave të thyer dhe rrënojave. Vishni çizme ose këpucë të forta për të mos prerë këmbët.

Kini kujdes nga oxhaqet (ato mund të bien mbi ju).

Qëndroni larg plazheve. Cunamit ndonjëherë godasin edhe pasi toka ka ndaluar së dridhuri.

Qëndroni larg zonave të dëmtuara.

Nëse jeni në shkollë ose në punë, ndiqni planin e urgjencës ose udhëzimet e personit përgjegjës. (tesheshi)

Arritja në Rinas e ekipeve të specialistëve italianë dhe grekë (VIDEO+FOTO)

Mbërrin në Rinas ekipi i specialistëve nga Mbrojtja Civile italiane.

Forcat e specializuara aktualisht po nisen drejt Durrësit dhe Thumanës për t’i ardhur në ndihmë banorëve që gjenden nën rrënoja. (TemA)

Ka mbërritur në Rinas ekipi i ekspertëve të Emergjencave Civile greke.

Ata do t’i vijnë në ndihmë forcave shqiptare për një ndërhyrje edhe më të specializuar në shpëtimin e jetëve nën rrënoja.

Zjarrfikësit e Tetovës i shkojnë në ndihmë Shqipërisë

Në koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim sot në mesditë një ekip i Brigadës për mbrojtje dhe shpëtim pranë NJTKZ – Tetovë u nis për në zonat e goditura nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Durrës dhe Thumanë! Ky ekip i trajnuar enkas për tu përballur me situata të tilla emergjente është i pajisur edhe me të gjitha mjetet e nevojshme për të ofruar asistencën e duhur për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri!
Është koha kur duhet të tregojmë solidaritetin dhe humanitetin në vepër!

Njëheri ju rikuktojmë se në hapësirat e NJTKZ-Tetovë, Komuna e Tetovës ka hapur pikën grumbulluese për ndihma, e cila do të jetë në funskion për të gjithë njerëzit human deri nesër 27.11.2019 ora 18:00!
#Kurajo #Durim #Solidaritet

Efektivët nga Turqia nisen për të ndihmuar Shqipërinë (FOTO)

“Pas tërmetit me magnitude 6,4 ballësh në Shqipëri, ekipet tona të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), Ministrisë së Shëndetësisë, Ekipit Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor (UMKE) dhe Gjysëm Hënës Turke së bashku me tre automjete të kërkimit dhe shpëtimit fluturuan drejtë Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e institucioneve turke.

Ndërkohë, në Shqipëri kanë arritur edhe shumë ekipe të tjera nga shtete të ndryshme, si Kosova, Italia, Zvicra, Greqia, Rumania etj

Ndihmë për Shqipërinë kanë ofruar edhe shumë shtete të tjera, ndërsa lajmi për tërmetin ka qenë lajm keyesor i të gjitha mediave botërore.


https://youtu.be/6V8cERQrNTM

https://youtu.be/nRNpc2_hoKg

Ministri Pacolli konfirmon 2 shtetas kosovarë në mesin e atyre që humbën jetën nga tërmeti

Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Berhgjet Pacolli konfirmon se mes vikti*mave të deritanishme nga tërmeti në Shqipëri janë dhe dy shtetas kosovarë.

Ministri Pacolli jep emrat e vik*timave nga Kosova që humbën jetën si pasojë e tërmetit që rrënoi hotelin ku ata qëndronin prej disa ditësh.

“Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga vikti*mat e sotme. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Abazi. Ne ndajmë dhimbjen tuaj”, shkruan Pacolli.

https://youtu.be/6V8cERQrNTM

Sizmiologu Dushi: Rreth 260 tërmete gjatë ditës

Rreth 260 tërmete janë regjistruar që prej orës 3 e 54 të mëngjesit, ku u shënua edhe tërmeti më i fortë me magnitudë 6,4 i shkallës Rihter.

Sizmiologu Edmond Dushi shpjegon për A2 se rreziku mbetet i lartë veçanërisht në zonat bregdetare, ndërsa shton se do të ketë lëkundje të vazhdueshme, duke mos përjashtuar mundësinë që ato të prekin edhe zonat e tjera të vendit.

“Është një trend normal për orët e para të një goditjeje të tillë. Magnituda 6,3 nuk është e vogël, është një tërmet që e klasifikojmë te tërmetet e fortë”, tha Dushi.

Shqiptarët e Londrës në ndihmë të të prekurve nga tërmetet, hapin faqe për mbledhje donacionesh

Shqiptarët e Londrës janë solidarizuar për gjendjen kaotike pas tërmeteve në Shqipëri, ku kanë mbetur deri më tani 9 viktima dhe 600 të plagosur.

Ata kanë hapur faqe për të mbledhur donacione për personat e prekur nga tërmetet dhe bëjnë thirrje për t’i ndihmuar sa më shumë. Shqiptarët në Londër thonë se këto para do të shkojnë për ushqim, strehim e ujë dhe kryesisht do të drejtohen për bamirësi lokale në zonat më të prekura.

Thirrja e shqiptarëve të Londrës:

Për herë të dytë në dy muaj, një tërmet ka goditur Shqipërinë. Sondazhi Gjeologjik i SHBA-së tha që tërmeti me magnitudë 6.4, i cili goditi pak para orës 4 të mëngjesit me kohën lokale, pati një epiqendër 30 kilometra (19 milje) në veriperëndim të kryeqytetit, Tiranë, në një thellësi prej 20 kilometrash (12 milje). Rezultatet e goditjeve të pasakta përfshijnë tre me madhësi paraprake midis 5.1 dhe 5.4.

Tërmeti shembi ndërtesat ndërsa njerëzit po flinin. Ndërsa shërbimet e urgjencës po punojnë për të liruar njerëzit e bllokuar në rrënojat, numri aktual i të prekurve ose që mbeten të varrosur në rrënoja mbetet për tu konfirmuar. Deri më tani, të paktën shtatë persona janë konfirmuar si të vdekur dhe më shumë se 140 të plagosur. Njerëzit janë të pastrehë dhe lagjet janë shkatërruar.

Profesionistët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar (UKAP) po grumbullojnë fonde për të ndihmuar familjet e prekura me ushqim, ujë dhe strehim. Fondet do të drejtohen për bamirësi lokale të konfirmuara aty ku nevoja është më e madhe.

Çfarëdo që të mund të kontribuoni, do të bëjë një ndryshim të madh për familjet që përballen me vështirësi në orët e menjëhershme pas tërmetit dhe në ditët në vijim ndërsa përpiqen të rindërtojnë.

Faleminderit për bujarinë dhe njerëzimin tuaj në këtë kohë nevoje.

Rumania nis drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në rrjetin social “Facebook” njofton se qeveria e Rumanisë do të nisë drejt Shqipërisë një avion me 52 efektivë specialë.

“Solidariteti me Shqipërinë vijon”, shkruan Balla.

Statusi:Solidariteti me Shqipërinë vijon. Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë./abcnews.al

I shembën shtëpinë në Astir, kamarierja në Durrës nxirret pa jetë nga rrënojat

Në hotelin “Mira Mare” vijojnë kërkimet për të gjetur personat e tjerë që janë nën rrënoja.
Një banor i zonës i tha Report TV se pronari i hotelit është hedhur nga dritarja, ndërsa brenda kanë mbetur edhe një kamerier dhe një vajzë, që nuk dihet fati i tyre.
Ai tha se vajza që u nxor e pajetë nga hoteli ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e Astirit, ku i ishte shembur banesa nga projekti.

/shqiptarja.com/

Zvicra solidarizohet, nis ekip të specializuar me qen kërkimi në Thumanë

Skuadra e qenve të organizatës Redog nga Zvicra është nisur për në Shqipëri. Së bashku me partnerët turq të organizatës së shpëtimit Gea, kjo skuadër bën kërkimin e njerëzve nën gërmadha.

“Pas tërmetit të rëndë në Shqipëri, ne fluturuam me një ekip me katër qen të specializuar si kërkues direkt në zonën e tërmetit me avionin e ambulancës”, shkruhet në njoftimin e ekipit të specialistëve të kërkim shpëtimit, të Zvicrës./abcnews.al

Lëkundje të pambarimta tërmeti, ja si reagon gazetarja e ABC News (VIDEO)

Një tërmet i magnitudës 4 e shkallës Rihter, sapo ka rënë përsëri në këto minuta, duke e çuar numrin e lëkundjeve në 200. Gjatë transmetimit Live gazetarja Juli Xhokaxhi ka përjetuar frikën e shkaktuar nga tërmeti që sapo ka lëkundur sërish Shqipërinë.

Ndiqni videon në vazhdim:

Skandal/ Mbi 5 veta nën rrënoja, asnjë ndihmë në pallatin e shembur në Durrës (VIDEO)

Një pallat është shembur në Durrës ndërsa në vendngjarje nuk asnjë fo*rcë emergjente për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Mësohet se 5 banorë ndodhen nën rrënoja.

Tërmeti i sotëm tronditi mbarë vendin, duke shkaktuar shumë vikt*ima dhe qindra të plag*osur.

https://youtu.be/3V71uw8boHY

“Dimri nuk kalohet dot nën qiell të hapur”, Rama: Qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me hotelet për strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti

Në këto momente tepër të vështira për vendin tonë, kryeministri Edi Rama bën me dije se do të nënshkruajë një marrëveshje me struktura hoteliere të Durrësit, Kavajës edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura të pastreha, të strehohen në kushte optimale.

Sipas Ramës, këto familje do i kalojnë festat në kushte optimale me fëmijet e tyre.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat në kushte optimale me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë dhe të mësojnë në kushte optimale”, shkruan Rama.

ORË PAS ORE/ Tërmeti në Shqipëri, 44 persona nxirren gjallë nga rrënojat. Shkon në 20 numri i atyre që kanë humbur jetën (LIVE)

Prej orës 03:54 të mëngjesit të së martës kur u go*dit nga një tërmet i fuqishëm 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë dhe që zgjati deri në 30 sekonda, Shqipëria është në agoni. Raportohet deri tani per 22 të vd*ekur dhe 600 te pla*gosur. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Bluzat e bardha dhe policia në gatishmëri. Ngrihen çadra në Fushë-Krujë e Durrës. Vijojnë operacionet e shpëtimit për të nxjerrë trupat dhe të mbijetuarit nga rrënojat e 8 godina.

https://youtu.be/5u6ei_eRYgo

Ora 18:20 Forcat xheniere kanë të shpëtojnë një tjetër person që kishte mbetur nën rrënojat e banesave të shembura në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes numri total i personave të nxjerrë nga rrënojat ka shkuar në 44.

Ndërkohë që raportohen zyrtarisht se kanë ndërruar jetë 20 persona në gjithë vendin.

Ora 18:04  Shkon në 20 numri i viktimave të që humbën jetën si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit ditën e sotme.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë nxjerrë dhe dy trupa të tjerë pa jetë në pallatet e shembura në Thumanë.  Ministria pohon se numri i viktimave ka shkuar në 20.

 Ora 16:41/ Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka shkuar ne 18 numri i viktimave, si pasoje e termetit tragjik qe ka goditur vendin diten e sotme.

Ora 16:30/ “News 24” raporton per nje tjeter viktime qe i shtohet bilancit tragjik te termetit shkaterrues. Shkon keshtu ne 17 numri i viktimave, nderkohe qe zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar ende kete shifer.

Ora 13:25/ Nxirret nje tjeter trup i pajete ne rrenoja ne Durres. Lajmin e ben me dije Ministria e Mbrojtjes, duke iu referuar te dhenave paraprake per bilancin e termetit tragjik.

Ora 14:30 – Ministria e Mbrojtjes raporton se është shpëtuar një tjetër person në qytetin e Durrësit. Raportohet se numri i personave të nxjerrë nga rrënojat në Durrës ka shkuar në 42.

Ora 13:58/ Rritet bilanci i viktimave te termetit tragjik ne vend. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka arritur ne 15 numri i personave te pajete nga termeti, pas dy trupave te gjetur ne Durres. Nderkohe qe ka shkuar ne 41 numri i personave te shpetuar.

Ora 13:00 Ministria e Brendshme ka konfirmuar per nje tjeter person të mbijetuar ne Thumane. Deri me tani ka mberritur ne 39 numri i personave te shpetuar ne vend.

Ora 12:18/ Shtate persona konfirmohet se jane nxjerre te pajete nga rrenojat ne Durres dhe 5 ne Thumane. Ministria e Mbrojtjes qe ben me dije lajmin e trishte, njofton gjithashtu se 35 persona jane shpetuar ne dy zonat dhe nderkohe po marrin ndihme mjekesore.

Ora 12:01/ Dy trupa te pajete gjenden ne Thumane. Lajmin e konfirmon Ministria e Mbrojtjes, duke raportuar se trupat e pajete jane nxjerre nga rrenojat ne Thumane.  

Ora 11:43 Ne ndihme te personave te demtuar rende nga termeti jane ngritur  cadrat ne stadiumin e Durresit. Ministria e Mbrojtjes njofton se cadra ku mund te strehohen banoret jane ngritur edhe ne Fushe Kruje. 

Ora 11:24/ Deri tani jane shpetuar 28 persona ne Durres dhe Thumane, duke u nxjerre nga rrenojat e godinave te shembura. Ministria e Mbrotjes ben me dije se personat e shpetuar jane derguar per asistence mjekesore.

https://youtu.be/SN85_ptuWGI

Ora 11:15 Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se sapo eshte nxjerre nga rrenojat ne Thumane nje trup i pajete. Fakt qe e con ne 9 numrin e viktimave.

Ora 11:14/ Ne Thumane sapo u shpetua nje banor. Ministrja e Mbrotjes ben me dije se ne total 20 persona jane nxjerre nga rrenojat ne Thumane.

Ora 10:45/ Qeveria rumune permes Departamentit te Situatave te Emergjencave ka nisur drejt Shqiperise dy avione ushtarake me ekip te specializuar dhe mjete te posacme per operacionet e kerkim shpetimit. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se pritet te mberrijne per pak edhe ekipe te specializuara nga Italia dhe Turqia.

Ora 10:35 Sipas informacioneve paraprake, qe i referohet Ministrja e Mbrojtjes, raportohet per nje tjeter viktime. Duke shkuar keshtu ne 8 numri i viktimave, gjithnje sipas te dhenave paraprake. 

Ora 10:12 Me nje foto ku duket karvani i forca te ushtrise se Kosoves qe eshte nisur ne Shqiperi, Presidenti Meta ka falënderuar shtetin e Kosoves per ndihmen dhe gatishmerine e treguar ne keto momente te veshtira per shqiptaret e Shqiperise.

“Faleminderit Republikës së Kosovës!”, shkruan Meta.

Ora 09:50/ Presidenti Ilir Meta niset drejt Durresit. Pasi ishte ne Thumane, zonen me te prekur nga termeti i fuqishem, kreu i Shtetit, Ilir Meta eshte nisur drejt Durresit. 

Ora 09:40/ Shkon ne 7 numri i viktimave te termetit te fuqishem qe goditi vendin ne oret e para te mengjesit te sotem. Ministria e Mbrojtjes ben me dije zyrtarisht se viktima e 7 e termetit eshte shenuar ne afersi te Lezhes.  “Viktima e 7 eshte aksidentuar pasi nga termeti eshte care rruga”- ben me dije MM. 

https://youtu.be/ilWtYDIPXyM

Ora 09:15/ Një e moshuar sapo eshte shpetuar ne pallatin e rrezuar ne Durres

Ora 08:24/ Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se numri i viktimave si pasoje e termetit të fuqishëm ka shkuar në gjashtë.

Dy trupa pajetë janë njerrë nga rrënojat e Vila Palma në Durrës.

Ministria konfirmoi më herët kater viktima. Një në Kurbin, dy në Thumanë dhe një viktimë tjetër po në Durrës

“Nxirren dy trupa te pajete nga rrenojat te vila Palma ne Durres”, thuhet ne informacionin zyrtar te ministrise se Mbrojtjes.

Ndjehen të tjera lëkundje të forta tërmeti

Të tjera lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në vend.

Lëkundja ka qenë me magnitutë 4 ball, me epiqendër ne detin Adriatik dhe thellësi 80 kilometër.

Kjo lekundje eshte pasuar nga nje tjeter god*itje e forte, qe paraprakisht raportohet te jete me magnitutë 3.7 ball, me epiqender po ne detin Adriatik dhe thellesi 10 kilometer.

Një numër i madh pas goditjesh janë ndjerë në vend ditën e sotme, pas tërmetit të fortë 6.4 ball që go*diti mëngjesin e sotëm, duke sjellë pasoja tra*gjike në vend.

Deri më tani numërohen 20 vik*tima, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit, për personat nën rrënoja.

Nënë e bir, nxirren pa jetë nga rrënojat në Thumanë

Vijon të rëndohet bilanci i vikti*mave nga tërmeti katastrofik, që go*diti Shqipërinë mëngjesin e sotëm, në orën 03:54, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Ekipet e shpëtimit sapo kanë nxjerrë nga rrënojat 2 trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e vikti*mave në 20.

2 prej vik*timave kanë qenë së bashku të identifikuar dhe mësohet se janë nënë e bir.

Nga grupet e shpëtimit që janë në terren mësohet se në Thumanë janë ende persona të tjerë të mbetur nen rrënoja dhe sipas raportmeve shpresat per të qenë në jetë janë të pakta.

https://youtu.be/5u6ei_eRYgo