Ballina Aktualitet Shqipëri “Ishte më i madhi në kohëzgjatje”, sizmologu i njohur flet pas tërmetit...

“Ishte më i madhi në kohëzgjatje”, sizmologu i njohur flet pas tërmetit të fortë: Do të ketë një numër të lartë pas goditjesh!

Sizmologu i njohur Llambro Duni, i ftuar në emisionin “Real Story” foli për ngjarjen e rëndë, ku 22 persona humbën jetën dhe rreth 600 të tjerë mbetën të plagosur. Ai tha se priten të tjera goditje, të cilat do të jenë me intensitet të lartë.

Gjithashtu Llambro Duni tregoi se tërmeti pati një fuqi shkatërrimtare për shkak të kohëzgjatjes së tij. Duni pohoi se ky tërmet ishte më i madh se ai i vitit 1979.

“Me ndodhjen e kësaj ngjarje mendojmë se është realizuar skenari maksimal në Ballkan. Ndërkohë, ato që do vijnë më pas do jenë me intensitet të madh. Pjesa maksimale ka zgjatur 20 sekonda. Ishte më i madh në kohëzgjatje më të madhe se tërmeti i 21 shtatorit. Ky ishte tërmeti më i madh se ai i vitit 1979. Ai tërmet ka pasur 36 të vdekur”, tha Duni.

@tn.lajmelokale
@tetovanews