Ballina Top Lajm Zvicra solidarizohet, nis ekip të specializuar me qen kërkimi në Thumanë

Zvicra solidarizohet, nis ekip të specializuar me qen kërkimi në Thumanë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Skuadra e qenve të organizatës Redog nga Zvicra është nisur për në Shqipëri. Së bashku me partnerët turq të organizatës së shpëtimit Gea, kjo skuadër bën kërkimin e njerëzve nën gërmadha.

“Pas tërmetit të rëndë në Shqipëri, ne fluturuam me një ekip me katër qen të specializuar si kërkues direkt në zonën e tërmetit me avionin e ambulancës”, shkruhet në njoftimin e ekipit të specialistëve të kërkim shpëtimit, të Zvicrës./abcnews.al