Ballina Blog Faqe 492

Flori Mumajesi publikon një këngë për të gjithë të dashuruarit (VIDEO)

Flor Mumajesi është rikthyer me një baladë dashurie. “Thjesht të du” është projekti më i ri muzikor i artistit.

Teksti flet për dashurinë e fortë mes një cifti që finalizohet me martesë dhe me jetë të lumtur.

Nuk dihet nëse Flori është i dashuruar apo ia dedikon këtë një personi në vecanti, por ciftet do ta adhurojnë këtë projekt.

Shumë persona mund të gjejnë veten në këtë këngë dhe kjo është dëshira e Florit. Nuk është e habitshme që të kthehet në këngën më të pëlqyer të kësaj vjeshte.

Flori Mumajesi njihet për hite, prandaj suksesin e ka të garantuar.

https://youtu.be/EM-kwBuB0z4

Për idiotët që më quajnë tradhtar e serbofil, dhe që kanë serbizuar shqipen

Nga Mustafa Nano

Kam ndjekur me vëmendje reagimet ndaj monologut tim të fundit mbi tekstet e hip-hopit kosovar. Dhe jam kapur në befasi. Kanë qenë reagime të çuditshme.

“Mos përça shqiptarët”, thoshin disa, që janë më vulgarë sesa tekstet që unë kritikoj. “Mos i përça shqiptarët!!!”

Janë të njëjtët njerëz të cilët prej muajsh më quajnë renegat, tradhtar, serbofil, serboman, e nuk lënë fjalë tjetër të ndyrë pa thënë në adresën time, ngaqë kam zgjedhur për titull të programit tim termin Provokacija.

Përfytyroni se çfarë mund t’i quaj unë këta njerëz, nëse do të shtija në punë logjikën e tyre. Unë thjesht një term kam zgjedhur, ndërsa ata kanë bërë shumë më tepër. E shumë më keq. Gjithnjë, me logjikën e tyre.

Ata e kanë dëmtuar në strukturë shqipen e tyre, e kanë përmbytur me forma e shprehi serbe. Shprehjet “një muj ditë, “kjo gjë nuk vihet në pyetje”, etj, janë struktura serbe.

Ka pafundësisht të tilla. Përsëris, për mua nuk ka asnjë problem, por me metrin e tyre këta janë renegatë e tradhëtarë.

Por në fakt nuk janë të tillë. Janë thjesht idiotë. E meqë ra fjala, duhet të punojnë pak me shqipen e tyre, s’ka gjë se janë idiotë.

Duhet ta deserbizojnë shqipen që flasin. Në vend që të harxhojnë kohë duke më sharë mua, e të tjerë si unë, le të merren pak me derbizimin e shqipes së tyre.

Dhe të kuptohemi, qëllimi në vetvete nuk është deserbizimi i gjuhës. Jo, është pastrimi i shqipes prej formash e shprehish të huaja, e sidomos prej huazimeve që kanë të bëjnë me strukturën e thelbin e gjuhës.

Dhe të folmet vernakulare të Kosovës janë plot me huazime të tilla. Dhe janë këto të folme që përdoren në tekstet e këngëve të reperëve kosovarë.

Ka edhe një reagim të dytë: “Muzika kosovare është më e mira”, thoshin disa.

Por në këtë pikë unë bie dakord. Kosovarët janë duke bërë me të vërtetë muzikë shumë të mirë.

Më të mirën. Dhe ja një shembull: Kënga Jam ushtari i rrugës. Po ju ftoj që ta dëgjojmë së bashku.

Sepse është një këngë që ia vlen të dëgjosh. Edhe shqipja është normale.

Por edhe frazat janë të bukura, mendimet e shprehura janë të thella e mesazhet që përcillen janë pozitive, edukative e patriotike.

Ndërron jetë babai i Big Mamës, Adi Kasami

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Big Mama, është zgjuar me një lajm të kobshëm ditën e së shtunës.

Kjo pasi babai i saj, Adi Kasami, është ndarë nga jeta pas një sëmundje që i mori jetën.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Besjana Kasami, e ka bërë këtë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Njoftim. Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqtë të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhet nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë”, ka shkruar Big Mama.

Ndërkohë në hapësirën për komente, të shumta kanë qenë ngushëllimet që ajo ka pranuar pranë këtij postimi emocional.

Të pikëlluar për humbjen, janë mbarë familja Kasami.

Fenomen i rrallë natyror: “Vezët e akullit” mbulojnë plazhin në Finlandë (VIDEO+FOTO)

Disa mijëra akullnaja në formë veze mbuluan plazhin në Finlandë, një fenomen i rrallë natyror.

Fotografi Risto Matila u ndesh me “vezët e akullit” në ishullin Hailuoto në Gjirin e Bothnisë, midis Finlandës dhe Suedisë.

Ekspertët tregojnë se “vezët e akullit” rrallë mund të shihen në sasi të tilla, dhe se ato prodhohen kur uji dhe era sjellin copa akulli.

Matila i tha BBC-së se ai kurrë nuk ka parë diçka të tillë.

“Unë isha në plazh me gruan time Marjaniemi. Ishte një ditë me diell dhe me erë, por rreth minus një gradë Celsius”, thotë ai.

“Këtu kemi gjetur këtë fenomen të jashtëzakonshëm. Vezët e akullit ishin pranë ujit në të gjithë plazhin”.

Ai tha se më e vogla ishte sa një veze dhe më e madhja sa një top futbolli.

“Një pamje e jashtëzakonshme”, thotë Matila.

George Goodfellow i tha gjithashtu BBC-së se ekzistojnë dy kushte për formimin e vezëve të akullit – era dhe i ftohti.

“Ata kryesisht rriten kur uji i detit ngrin në sipërfaqen e tyre. Rezultati është copa akulli të lëmuara, të shndritshme, të cilat përfundojnë në plazh.

Ka patur skena të ngjashme më parë në Rusi dhe Amerikë në Liqenin e Miçiganit.

Për shembull, topa të mëdha akulli mbuluan për gati 8 kilometra vijën bregdetare të Siberisë në 2016.

https://youtu.be/u9J4QPrIpg8

Gazetari nga Shkodra, 3 vite në kërkim të Alvinit

Gazetari Taulant Kopliku u bë i njohur për publikun shqiptar tri vite më parë, me denoncimin e rastit Alvin Berisha, 11-vjeçarit të marrë në kampin famëkeq “AlHol” (Siri) nga e ëma dhe i shoqi i saj xhihadist. Ai erdhi në ekranet televizive si një gazetar me një ndjeshmëri të lartë, edhe për faktin e të qenurit baba i tre fëmijëve. Jo si pjesë e ndonjë televizioni kombëtar. Taulanti foli për bashkatdhetarët si gazetar i emisionit investigativ “Le Iene”, që jo rrallëherë u ka kushtuar hapësirë 800 mijë shqiptarëve që jetojnë në Itali. Por, rrugëtimi i tij si gazetar nuk ka qenë aspak i thjeshtë. Përkundrazi!

Ndonëse shërbeu për shumë kohë si korrespondent i qytetit të lindjes (Shkodër), tetë vite më parë, i drejtoi sytë drejt mërgimit. Sikundër kuptohet, për një jetë më të mirë. Mirëpo, si shumë emigrantë, u përball me punë të rëndomta; larg mikrofonit, kameras dhe raportimit. Nuk do të vononte shumë që t’i rikthehej pasionit të hershëm, të vendosurit në gjurmë të së vërtetës, të asaj të dhimbshmes. Dyert e “Le Iene”-s u hapën për të, ashtu sikurse iu hapën sytë edhe shumë italianëve në lidhje me gjendjen aktuale në Shqipëri.

https://youtu.be/WZ6cIE__0T8

Në vitin 2017, në një vizitë të ndërmarrë në Bulqizë, Taulanti u shndërrua në udhërrëfyesin e grupxhirimit. Nuk vonoi shumë publikimi i reportazhit ku trajtohej problemi i fëmijëve që punonin gjithë ditën në stoqet e mineralit të kromit për të fituar 100-200 lekë në ditë. Me zë dhe figurë, fëmijët dëshmonin se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfra. Mirëpo, kryeministri Edi Rama mohoi gjithçka gjatë një vizite në Bulqizë. Më erdhi inat me ca italianë, se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën me filmime të vjetra, me fëmijë që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen -u shpreh asokohe Rama, i cili nuk vonoi shumë që të deklaronte se akuzat e tij ishin të nxituara.

Pavarësisht gjithçkaje, Taulanti nuk u step përballë kërkesës së Afrim Berishës, për t’u vendosur në kërkim të të voglit të tij. Kishte ende shpresë se qasja e autoriteteve shqiptare do të ishte disi e ndryshme. Në shtator të këtij viti publikoi “Reportazh nga Ferri-Pagesa e Marrëzisë”, përmes së cilës sillte ekzistencën e mundimshme të Alvinit dhe shumë të tjerëve si ai në kampin “AlHol”, rrethuar nga djegie çadrash, vrasje makabre dhe akte të përbindshme.

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

Kaq mjaftoi që media dhe opinioni vendas të vendosej në lëvizje. Dhe duket se, kaq mjaftoi edhe për realizimin e një takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit italian GiussepeConte, për ndërmarrjen e një operacioni të suksesshëm.

Alvin Berisha u nxor nga kampi “AlHol” dhe u bashkua me të atin në Romë, Itali. Taulanti, preferoi të stepej. Nuk pati prej tij deklarata pompoze, ku theksi të vihej mbi rolet dhe meritat.
“Do ishte mirë sikur këto foto “rambosh” që u shpërndanë gjerësisht nëpër rrjete sociale, të mbeteshin një kujtim i bukur personal për secilin nga ata që ishin në Bejrut, në pritje të përfundimit të operacionit”-u shpreh Taulanti në një intervistë ekskluzive për “Mapo”, duke treguar kështu karakterin e tij fjalëpak e punëshumë.

Sot ai ndodhet në shtëpinë e Alvinit, Bargazo. Për ta parë, përqafuar dhe për t’i thënë se edhe miqtë e tij të vegjël do ta shohin ndryshe dritën e diellit, larg bombave, luftërave dhe fanatizmit. Diçka është e sigurt, Taulantin do ta shohim dhe dëgjojmë sërish, për të gjithë “Alvinët” e tjerë, që nuk janë të pakët në numër.

Alarmohet Kosova, deputeti i ri spiun i Serbisë?

Futja në Kuvend e Branisllav Nikoliçit ka krijuar mjaft debate në Kosovë, kjo për shkak se ky person dyshohet se ishte pjesëtar i BIA-s serbe.

Nikoliç kishte punuar në zyrën e presidentit Thaçi si këshilltar për tri vite.

Por siç shkruajnë mediet në Kosovë, Branisllav Nikoliç ishte shkarkuar në qershor nga kreu i shtetit pas raportimit të T7, pasi dyshohej se kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë, BIA.

Pavarësisht kësaj Nikoliç do të rikthehet prapë të punojë në të njëjtin objekt në Prishtinë, por një pozitë tjetër.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja, shihet se Nikoliç është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, pasi ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota.

Lidhur me përzgjedhjen e Nikoliç si deputet e ka komentuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne me keqardhje e pranuam këtë informatë që dikush ishte pjesëtar i BIA-s, por nuk është ne fuqinë dhe vullnetin tonë, por ligji duhet të veprojë…”, tha Mustafa.

Plator Avdiu nga QKSS e sheh problematike përzgjedhjen e Nikoliç si deputet.

“Personit të tillë do të duhej t’i bëhej verifikimi i sigurisë, aty do të shihej a është besnik ndaj Kosovës dhe a ka paraqitur rrezik për sigurinë kombëtare…”, thotë Avdiu. Po ashtu edhe njohës të tjerë të çështjeve të sigurisë nuk e kanë me sy të mirë zgjedhjen e Nikoliç.

‘Babi a më çon të gjyshi…’, realizohet takimi i shumëpritur i Alvinit, momenti kur i hidhet në krahë gjyshit (VIDEO)

Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar po shijon tashmë jetën e tij të re jashtë kam*pit të fe*rrit. Mirëpo Alvini kur u takua për herë të parë me të atin, pasi e gjeti në kampin e Al-Ho*lit, kishte vetëm një dëshirë, ta merrte me vete në Itali, për të takuar familjen, dhe veçanërisht gjyshin e tij.

Në videon e mëposhtme shihet dëshira e realizuar e të voglit, që pas kthimit nga kampet e ISIS, po rifiton vitet e humbura me familjen e tij në Itali.

Nuk mund të mungonte as vizita e gjyshit të tij, që kishte fluturuar nga Shqipëria për të takuar 11-vjeçarin, që 5 vite më parë u rrë*mbye nga nëna e tij, e cila iu bashkua luft*ëtarëve të ISIS.

11-vjeçari shqiptar është marrë dje në pyetje në Itali, ndërkohë që ka treguar edhe mënyrën e jetesës brenda kampit të ISIS.

“Mami vishej si ninxha. Në Siri na mësonin të luf*tonim. Qëllonin shpesh me ar*më dhe donin të bëhesha ushtar. Më detyronin të flisja vetëm arabisht. Nuk më linin që të shkoja në shkollë.”– është shprehur vogëlushi.

Në vitin 2004 nëna e tij, e cila ishte në Itali, u bë një luft*ëtare e huaj, duke iu bashkuar organizatës ter*roriste ISIS.

https://youtu.be/WZ6cIE__0T8

Alvin Berisha prej 5 vitesh gjendej në Siri, ndërsa dy vite më parë kishte humbur dhe nënën e tij, Valbonën, e cila ishte vr*arë gjatë një shpë*rthimi. Valbona Berisha kishte lënë Italinë, dhe ishte nisur në Siri, ku u martua me një xhihadist shqiptar, me të cilin lindi dhe një tjetër fëmijë.

https://youtu.be/IBS62UHNfL0

 

“Mirë se erdhe kampion!” Pamjet, kjo është mikpritja që iu bë Alvin Berishës nga fqinjët

Është kthyer në një ngjarje të ditës edhe në Itali kthimi i Alvin Berishës, 11-vjeçarit të mbetur vetëm në kampin Al Haël të Sirisë. Mëngjesin e së premtes ai mbërriti në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e priste babai dhe 2 motrat.

Pas kryerjes së procedurave ai është nisur në shtëpinë e tij në qytezën e Barzago në provincën e Lecco në veri të Italisë. Në hyrje të saj ishte varur prej mëngjesit një banderolë ku shkruhej “Mirë se u ktheve kampion”, citon lapsi.al. Alvin ka mbërritur aty pasdite vonë. Ai jetoi larg familjes për 5 vite duke përjetuar dramën e luftës në Siri.

Aty e çoi nëna e tij e frymëzuar nga ISIS në dhjetor të 2014-ës me qëllim që ta strëviste si luftëtar. Në hyrje të shtëpisë kishin dalë shumë njerëz që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi. Të afërm, miq dhe komshinj kanë dalë ta prisnin Alvinin i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës. Gati për një jetë të re në krah të familjes dhe babait këmbëngulës që ia arriti ta sjellë në shtëpi.

https://youtu.be/WZ6cIE__0T8

PALMER: EVROPA PO LARGOHET NGA BALLKANI PERËNDIMOR, NDËRSA SHBA PO AFROHET

Në Gjenevë po mbahet forumi i Davosit, nga ku ka folur edhe i dërguari i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ai është shprehur se Evropa duhet ta rishikojë vendimin e saj dhe sa më parë të hapë negociatat për Shqipërinë e Veriut dhe Maqedoninë.

Matthew Palmer në Davos për mini shengenin ballkanik dhe hapjen e negociatave:

SHBA-të vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor që ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite.

Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.

Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Evropian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese.

Kjo nuk është fjala e fundit. Shpresojmë që Këshilli i Evropës t’i rikthehet çështjes në mbledhjen e liderëve në maj, në Zagreb, të arrijë konsensusin e duhur dhe të nisë atë proces aq të rëndësishëm duke dërguar sinjalin e rëndësishëm në rajon.

Ndërkohë, ndërsa SHBA avancon drejt Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian konsiderohet deri në një farë niveli nga rajoni si duke u larguar, rajoni vetë po zhvillohet.

Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet.

Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara.

Maqedonasi deklarohet shqiptar për të zënë vendin e punës! (DOKUMENT)

Për të zënë një vend pune bëjnë gjithçka në Maqedoninë e Veriut.

Kjo ka ndodhur me një punësim në njërën nga Klinikat e Shkupit, ku një qytetar i komunitetit maqedonas deklarohet shqiptar për të zënë vendin e punës. Këtë e ka publikuar portali of.net.mk, përcjellë INA. Aty shihet se si edhe një maqedonas tjetër është deklaruar rom. Nuk dihet se këto veprime a janë shqyrtuar dhe se a bëhet fjalë për deklarime autentike apo janë mashtrime, që dënohen me ligj.(INA)

Njihuni me buallin e çmuar me vlerë… 2 milion dollarë (VIDEO+FOTO)

Ky buall i çmuar me vlerën 2 milion dollarë po tërheq vëmendje në një panair vjetor në shtetin Rajasthane të Indisë.

Ai peshon më shumë se 1.000 kilogramë, është i gjatë gati 2 metra dhe quhet Bheem.

Bheem është një nga 5,000 kafshët që po shfaqen në Panairin Pushkar.

Revista franceze: Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe dashuriçkat e tij, ishin një faktor

Memorie.al sjell kujtimet e panjohura të Sadik Premtes, ish-kryetar i Grupit Komunist të të Rinjëve dhe njërit prej themeluesëve të PKSH-së, të botuara në revistën “Le drapeau du socialism” që nxirrte Internacionalia e IV-të Komuniste në Francë, dhe në dy nga numrat e saj të vitit 1988, redaksia ka botuar kujtimet e tij me titull “Enver Hoxha një shitës duhani” dhe nëntitull “Kujtime të Sadik Premtes, një komunist shqiptar”. Këto kujtime janë përgatitur nga gazetari Maurice Najman, duke i paraqitur ato pak a shumë në formën e një interviste…

Nga Dashnor Kaloçi

Gjatë gjithë periudhës që Sadik Premtja qëndroi në Francë, prej vitit 1946 e deri sa ndërroi jetë në 7 prillin e vitit 1991, ai pati një jetë aktive në angazhimet politike si anëtar i Partisë Komuniste Franceze dhe gjithashtu si kryetar i Internacionales së IV-të, Komuniste për seksionin shqiptar. Si rezultat i kësaj, ai herë pas here botonte dhe artikuj të ndryshëm në revistën “Le drapeau du socialism” që nxirrte Internacionalia e IV-të Komuniste dhe në dy nga numrat e kësaj reviste të vitit 1988, redaksia e saj ka botuar kujtimet e Sadik Premtes me titull “Enver Hoxha një shitës duhani” dhe nëntitull “Kujtime të Sadik Premtes, një komunist shqiptar”. Këto kujtime janë përgatitur nga gazetari Maurice Najman, duke i paraqitur ato pak a shumë në formën e një interviste. Ndërsa periudha e botimit të tyre disa vjet pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe kur në Europën Lindore po fillonin ndryshimet politike, me shumë gjasa ka të bëj me faktin se ai nuk ka dashur që t’ju sillte pasoja të mëtejshme familjarëve dhe të afërme që kishte lënë në Shqipëri. Siç do t’i shikojmë më poshtë në këtë kapitull të librit, kujtimet e Sadikut, janë me shpjegime nga ana e redaksisë së revistës dhe që në fillim të tyre flitet për Enver Hoxhën, duke e cilësuar atë “shitës duhani”. Lidhur me këtë aty shkruhet:

“Tregimi që po botojmë më poshtë është një dëshmi thelbësore kundër shtrembërimit të historisë së lëvizjes komuniste në Shqipëri. Shoku ynë, Sadik Premtja, tregon se çfarë ndodhte, në vitin 1941, gjatë Luftës Antifashiste Nacional -Çlirimtare, u krijua Partia Komuniste Shqiptare, një prej themeluesve të së cilës ishte ai vetë dhe, se si, që prej fillimit, kjo lëvizje ishte pre e gangrenës staliniste, gjë që i dha mundësi shitësit të duhanit, Enver Hoxha, të shtinte ne dorë pushtetin”. Më poshtë kujtimet e Premtes vazhdojnë me një kronologji të jetës dhe veprimtarisë së tij, duke filluar që nga fshati i tij i lindjes, Gjormi, familja dhe të afërmit, shkolla Teknike Amerikane e Fultz-it në Tiranë, njohja me idetë komuniste, aderimi në Grupin Komuniste të të Rinjëve, mbledhja themeluese e Partisë Komuniste Shqiptare, kontraditat me Enver Hoxhën dhe lufta që ai i bëri për ta eliminuar fizikisht gjatë periudhës së Luftës në vitin 1943-’44, duke i përmbyllur ato me atentatet që iu bënë Sadikut nga ana e Zbulimit Shqiptar në bashkëpunim me ambasadën shqiptare në Paris, etj etj. Gjëra të cilat do t’i shohim të zgjeruara ashtu siç i ka botuar revista franceze organ i Internacionales së IV-të Komuniste duke i dhënë ato të plota dhe pa asnjë shkurtim.

Enver Hoxha, një shitës duhani

Kujtime të Sadik Premtes

Një komunist shqiptar

Tregimi që po botojmë më poshtë është një dëshmi thelbësore kundër shtrembërimit të historisë së lëvizjes komuniste në Shqipëri. Shoku ynë, Sadik Premtja, tregon se çfarë ndodhte, në vitin 1941, gjatë Luftës Antifashiste Nacional- Çlirimtare, u krijua Partia Komuniste Shqiptare, një prej themeluesve të së cilës ishte ai vetë dhe, se si, që prej fillimit, kjo lëvizje ishte pre e gangrenës staliniste, gjë që i dha mundësi shitësit të duhanit, Enver Hoxha, të shtinte ne dorë pushtetin… Gjormi ishte një fshat tipik i Shqipërisë së para luftës. Me ca baraka druri përqark xhamisë dhe një farmacie, jeta e vështirë e fshatit mbahej në këmbë me një bujqësi malore. Tagrambledhësi ishte e vetmja prani e dukshme e shtetit, nëse mund ta quajmë kështu atë gjoja administratë, që feudalet kishin ngritur nëpër fshatra, para se në fillim të viteve 1920, një e ashtuquajtur qeveri qëndrore të arrinte bashkimin kombëtar, nën kujdestarinë e një Republike sa jetëshkurtër aq edhe të ngathët. Këtu kam lindur unë, në janar të vitit 1915. Si gjithë banorët e Gjormit dhe si 80% e banorëve të Shqipërisë, prindërit e mi, familja ime, ishin fshatarë të varfër, pronarë të një copë toke të vogël, të disa dhënve e dhive.

Thuajse si gjithë të tjerët edhe ne ishim myslimanë, por nuk ndiqnim shartet e fesë as gjatë muajit të Ramazanit, kur vetëm gjyshja ime agjëronte. Bile të rinjtë talleshin me “ata pleqt”, që shkonin në xhami. Gjithë rininë time e kam kaluar në këtë fshat, i izoluar nga çdo gjë, pa asnjë të dhënë për botën, pa radio, pa gazeta. Jetë politike? As që ia dinim kuptimin kësaj fjale. Shqipëria në atë kohë nuk e dinte fare se ç’ishin partitë politike. Zgjedhje bëheshin në kohën e Republikës, kur duheshin zgjedhur deputetë për në Parlament. Në fakt ishte fjala për një sistem të tërthortë. Nëpër fshatra zgjidhej “kolegji zgjedhor”.

Pjesëtarët e tij, pastaj, zgjidhnin anëtarët e Parlamentit. Një kushëriri im ishte zgjedhur për të përfaqësuar fshatin tonë. Po pse zgjodhën atë, nuk më kujtohet. Me sa mbaj mend, politika, programet politike, të drejtat e njeriut, e të tjera si këto, as që hynin fare në këtë mes. Ai ishte marrë vesh me një kandidat për deputet se do t’i jepte votën, nëse i premtonte se do t’i siguronte një bursë studimesh në Institutin Teknik të Tiranës, një kushëririt të tij të ri. Eshtë kështu që pas katër vjet studimesh në Vlorë, unë munda të nisem për në kryeqytet. Në atë kohë, Ahmet Zogu, mbreti i ardhshem i vendit ishte një pronar tokash, familja e të cilit jetonte në malësi, si edhe ministër i Brendshëm i qeverisë republikane, president i së cilës ishte patriarku ortodoks i vendit, Fan Noli. Fan Noli njihej si shkrimtar dhe si përkthyes i Rubairave të poetit Persian Omar Khayyam, veçori karakteristike e të cilave ishte vënia në dyshim e ekzistencës së Zotit.

Në vitin 1923 Zogu organizoi një kryengritje kundër Republikës. Fan Noli iu përgjigj duke i bërë thirrje popullit të ngrihej në këmbë. Në atë kohë të gjithë ishin të armatosur; nuk kishte ushtri të rregullt, vetëm disa milicë në shërbim të feudalëve. Lufta civile u zhvillua me shpejtësi, duke e detyruar Zogun të strehohej në Jugosllavi, ku u prit me dashamirësi nga monarkistët dhe grupe të Ushtrisë së Bardhë, me të cilët ai edhe u lidh. Fan Noli, si shumë intelektualë të rinj shqiptarë, nuk e fshihte simpatinë e tij për Revolucionin e Tetorit. Në vitin 1924 ai kërkoi që Parlamenti shqiptar të mbante një minutë heshtje për vdekjën e Leninit. Kjo shqetësoi vëndet përreth, sidomos Jugosllavinë, e cila, që nga ai çast nuk kurseu mbështetjen e saj për komplotin monarkist kundër Republikës Shqiptarë. Në këtë mënyrë Zogu, me ndihmën e rusëve të Bardhë, mundi të ngrejë në këmbë një ushtri të rregullt, me të cilën pushtoi Shqipërinë. Lufta e re civile zgjati rreth tre muaj. Por ç’mundet të bënin fshatarët e paarmatosur si duhet, kundër ushtrisë së mirëorganizuar të Zogut?

Me shpejtësi mbrojtësit e Republikës u thyen. Fshatarët nuk e kuptonin përse Fan Noli duhet të lidhej me feudalët republikanë, gjë që e pengoi t’i japë luftës civile një përmbajtje sociale. Pas humbjes republikanët mërguan në Itali dhe në Francë, kurse Zogu u emërua president i Republikës, para se të shpallej nga Parlamenti, mbret i vendit, nën emrin Zogu i Parë, mbret i shqiptarëve. Nga ky çast u krijua diçka që i ngjante një shteti “modern”, me ushtri, me polici, e kështu me radhë, por pa ndonjë ndryshim të madh në jetën e një milion shqiptarëve, që mbetën gjithmonë larg rrymave të mëdha të mendimit, pa jetë politike, pa sindikata.

Shumica e shqiptarëve fshatarë të mjeruar, 80% analfabetë. Jeta ime e ndërgjegjshme nisi kur erdha në Tiranë. Atëherë kryeqyteti ishte një qytet fare i vogël, një qytezë fshat, si të thuash, me nja 30 mijë banorë, që mbaheshin gjallë me pazaret, ku fshatarët e zonave përreth, dy herë në javë lejoheshin të shisnin mallrat e tyre. Deri në vitin 1934 bëra atë jetën pa problemë të një studenti me bursë. Por atë vit gjërat ndryshuan. Policia mbretërore zbuloi një komplot republikan dhe arrestoi nja njëzetë intelektualë e tregtarë, të cilët, pas disa kontakteve të dyshimta, kishin menduar se mund ta bënin për vete ushtrinë. Të paorganizuar mirë dhe pa një program të qartë, ata u zbuluan, apo u denoncuan shpejt.

Dy nga kushërinjt e mi ishin përfshirë në këtë komplot pa të ardhme. Njëri prej tyre mundi të ikë në Greqi. Tjetri u arrestua dhe u dënua me vdekje. Revolta ime kundër monarkisë fillon menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Në institut të gjithë studentët flisnin për “çështjen”, edhe pse, në përgjithësi, as që e kishin idenë se cili ishte thelbi i çështjes. Duke u ruajtur me shumë kujdes nga spiunët e panumërt të Mbretit, që vërtiteshin gjithandej, fillova përpjekjet për të kontaktuar me të rinj, që, sikurse unë, donin “të bënin diçka”. Kështu, një ditë u njoha rastësisht me disa studentë që më dhanë një broshurë të shkruar nga Kropotkinë. M’u duk sikur bëra një zbulim. Zbulova botën me një gëzim të madh, që më habit edhe sot kur e mendoj. Leximi i kësaj broshure më bëri të vendos vërtet të hyj në luftë. Por atëherë kjo për mua sikur nuk kishte ndonjë domethënie të madhe, se nuk dija çfarë të bëja. Në këtë kohë u njoha me Anastas Lulon. Edhe ai ishte student i Institutit. Ishim takuar ndonjëherë. Por nuk e dija që ishte komunist. Ai më kishtë zbuluar. I njihte ndjenjat e mia antimonarkiste.

Në atë periudhë, një republikan bëhej shpejt komunist. Anastasi ishte pjësë e një fraksioni të një prej tre grupevë komuniste të vëndit. Shqipëria, atëherë, ishte i vetmi vënd i Evropës që nuk kishte parti komuniste, qoftë edhe në ilegalitet. Kishte disa grupe të vogla të ngritura më tepër mbi baza sentimentale, sesa teorike. Secili prej tyre e mbante vetën si e vetmja “parti e vërtetë”, megjithëse gjeografikisht baza e tyre kufizohej thjesht në një qytet apo krahinë. “Grupi i komunistëve shqiptarë”, të cilit i përkiste Anastas Lulo, ishte formuar në Moskë më 1928 dhe ishte njohur nga Internacionalja Komuniste. Quhej grupi i Korcës, nga emri i qytetit ku ishte vendosur. Enver Hoxha, asokohe shitës duhani, ishtë një nga drejtuesit e tij. Anastasi më shpjegontë marksizmin, mënyrat e shfrytëzimit të shoqërisë, luftën e klasave, karakteristikat e feudalizmit… Ai më fliste shumë për Bashkimin Sovjetik, për Revolucionin e Tetorit… Ne filluam të rekrutojmë disa studentë, gjimnazistë, bile edhe vajza nga Instituti i Femravë i Tiranës. Shpejt ne u shtuam dhe u ndamë në celula, në fillim me tre e më pas me pesë veta. Veprimtaria jonë përqëndrohej në problemet e formimit dhe të edukimit politik. Ne botonim libra, duke përkthyer në shqip veprat kryesore të Marksit, Engelsit, Leninit dhe bile të Trockit. Nga ky i fundit kemi botuar edhe disa shkrime me karakter ushtarak, pa e ditur në fakt se ato ishin ndaluar. Deri në vitin 1939 ne nuk kishim lidhje me grupet e tjera komuniste, as ndonjë veprimtari të vërtetë politike.

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 e ndryshoi situatën. Në prag të pushtimit banorët e Tiranës u mblodhën vetvetiu para Pallatit të Mbretit duke kërkuar armë për të luftuar trupat fashiste. Një ministër doli në ballkon “për të folur në emër të mbretit”. Ai tha se “Mbreti ishte gati të dilte vetë në mal për të luftuar fashizmin”, por “populli duhet të kishte durim“. Ndërsa disa forca të ushtrisë e disa qindra civilë, përpiqeshin të përballonin me dëshpërim përparimin e ushtrive të Musolinit, Mbreti përgatiste valixhet, duke mbledhur pasurinë që kishte e ia mbathi për në Greqi, Britaninë e Madhe, Francë, Egjipt e me radhë.

Pushtimi krijoi menjëherë për ne një terren të përshtatshëm për të rekrutuar anëtarë të rinj. Problemi ynë i vetëm atëhërë ishte të organizonim sa më shumë njerëz, të formonim kuadro, të zgjeronim përhapjen e grupit, në përgatitje të një rezistence të armatosur. Militantët tanë më të përgatitur u dërguan në zona të ndryshme për të bërë propagandë kundër pushtuesve dhe për të krijuar bërthama rezistence. Më kujtohet që gjatë këtyre muajve, të kem kaluar në këmbë të gjithë fshatrat e rrethit të Vlorës. Kur mbërrita në një fshat, kërkova së pari të takoj kryeplakun e fshatit, të cilit i shpjegova gjëndjen dhe i kërkova të thërriste në mbledhje banorët e fshatit. Kur njerëzit u mblodhën, mora fjalën duke dënuar pushtimin fashist dhe duke bërë thirrje për rezistencë kombëtare.

Në fund të mbledhjes, zgjodhëm një këshill të çlirimit kombëtar, i cili, ndër të tjera, kishte për detyrë të rekrutonte të rinjt më luftarakë e të gatshëm për të rrokur armët. Por gjithë kjo veprimtari rëndohej nga ndarja e grupeve komuniste. Ne kishim disa kontakte me njëri-tjetrin dhe, herë pas here, botonim së bashku trakte dhe proklamata. Pas hyrjes në luftë të Bashkimit Sovjetik, në qërshor të vitit 1941, ne na shkuan kot përpjekjet për afrimin e Grupit të të Rinjve, me atë të Shkodrës dhe të Korçës, për themelimin e një partie komuniste të unifikuar. Atëherë, përmes disa shokëve tanë që banonin në Kosovë, provincë shqiptare e Jugosllavisë, kërkuam arbitrazhin e komunistëve jugosllave. Në atë kohë u njoha me Enver Hoxhën. Në atë periudhë ai ishte rreth 35 vjec dhe njihej fare pak. Ishte një drejtues i kategorisë së tretë apo të katërt. Ishte shumë i fryrë.

Hiqej si intelektual, është e vërtetë që kishte studjuar në Universitetin e Montpëllier, në Francë (ca thonë për drejtësi, ca për letërsi), pasi kishte mbaruar liceun francez në Korçë. Babai i tij ishte një tregtar i pasur nga Gjirokastra. Sipas legjendës, ai u hodh në luftë në moshë fare të re dhe pasi kreu shkëlqyeshëm studimet në Francë, u kthye në Tiranë “për të marrë drejtimin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare“….Në të vërtetë ai nuk mori dot provimet në Francë dhe u mor në punë në Legatën e mbretit Zog në Bruksel.

Nuk e di nëse ai ka zhvilluar ndonjë veprimtari politike në Francë, siç thonë, por nëse në të vërtetë ai ishte përjashtuar nga Legata për “arsye politike”, si mundi të gjejë punë si profesor, në liceun e tij të vjetër, në kohën e mbretit Zog? Në të vërtetë, Enver Hoxha, një djalosh i bukur, bridhte pas femrave dhe ka kohë që qarkullojnë pëshpëritje se dashuriçkat e tij, ishin një faktor jo i parëndësishëm në dështimet e tij universitare dhe profesionale. Sidoqoftë në fillim të viteve 1940, kur u njoha me të, Enver Hoxha nuk kishte autoritet politik ndaj komunistëve. Sipas biografëve të tij, ai udhëhoqi manifestimin e madh anifashist në Tiranë, më 1942. Gënjeshtër./Memorie.al

Del Mustang Lithium, “bisha” me motor elektrik (VIDEO+FOTO)

Ford ka zbuluar këtë javë një model Mustang me motor elektrik

Edhe pse është me motor elektrik makina mbetet një mjet i fuqishëm, pasi ka 900 kuaj fuqi.

E krijuar në bashkëpunim me kompaninë Webasto, Mustang Lithium, siç e kanë pagëzuar, ka 6 marshe manuale, diçka e pazakontë në tregun e makinave elektrike. (TemA)

Rrugëtimi i suksesshëm i Shkumbin Ismailit në muzikë (VIDEO)

Shkumbin Ismaili ka folur rreth karrierës së tij në muzikë që nga fillimi deri tani.

Shkumbin Ismaili ishte i ftuar sonte (e premte) në një intervistë për “Mirage”, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka folur rreth jetës profesionale, me këtë rast tregoi se përse ka vendosur që t’i qëndrojë një zhanri që nga fillimi i karrierës deri më sot.

Po ashtu, Shkumbini foli edhe rreth projekteve të reja muzikore, që pritet t’i publikojë shumë shpejt.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm ku gjendet intervista e plotë e Shkumbinit dhe mësoni se çfarë tha ai. /Lajmi.net/

Selim Krasniqi është i ftuari i radhës nga Specialja

Selim Krasniqi ish-pjesëtar i UÇK-së është i ftuari i radhës i Gjyk*atës Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Selimi ka shkruar se vendimi i është komunikuar gojarisht, por se ai ka kërkuar që një vendim i tillë të jetë zyrtarë.

Ai tutje ka shkruar se ka qenë i dënuar për 7 vjet nga Gjykata e UNMIK dhe EULEX-it.

Ai përmes këtij statusi thotë se ndihet krenar që ishte pjesë aktive e UÇK-së, që nga fillimi.

“Jam shumë krenar që isha pjesë aktive që nga fillimi, duke derdhur gjak e djersë e duke mos kursyer as jetën për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe qytetarëve tanë. Kam qenë i dënuar 7 vite nga gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe këtë jo pse patën fakte por vetëm se edhe pas lufte veprova e punova drejtë dhe në shërbim të qytetarëve tanë, duke e ndjekur shembullin e heronjve dhe heroinave tona që derdhen gjakun për liri. Kisha nderin të isha bashkëluftëtar i Fehmiut e Xhevës, Mujës e Ganiut, ilazit e Abedinit, Tahir Sinanit e Kumanovës, Luanit e Ilirit e shumë e shumë të rënëve për liri, të cilët ishin shembull i atdhedashurisë e i sakrificës, i idealeve dhe dinjitetit njerëzor. Do jem deri në vdekje luftëtar i kombit tim e në asnjë moment nuk hezitoj që edhe të sakrifikohem po të jetë nevoja, duke mos lejuar me asnjë çmim të shkelim gjakun me të pastër të derdhur për liri. Turpi do bie mbi ata që formuan këtë gjykatë të padrejtë e këtë vetëm për dënimin e UÇK-së duke harruar kështu qindra e qindra masakra të bëra nga falangat serbe, me mijëra e mijëra të masakruar, pleq e plaka, gra e fëmijë, të rijnë e të reja e duke shkatërruar çdo gjë Shqiptare”, ka shkruar ai.

Këto 696 fshatra ku flitet shqip janë dëshmi e rrënjëve shqiptare të Greqisë

Nga Arben Llalla

Projekti Europian i vitit 1987 me studiues nga shumica e vendeve anëtare për të faktuar përmes gjuhës, praninë e shqiptarëve në shtetin helen.

Janë 696 fshatra në Greqi, të cilat kanë qenë dhe janë të banuara nga popullsi me rrënjë shqiptare. Përfundimet nga kërkimet e studiuesve arbanë si Antonio Bellushi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo, Kazaqis, Panajotopulos e të tjerë, evidentojnë se shqiptarët e Greqisë ndahen në dy grupe, ata që janë arvanitas vendas, të cilët njihen qysh në kohën antike dhe që nga shekulli 4-13, të cilët janë mbi 550 fshatra.

Janë dhe rreth 150 fshatra që banohen nga shqiptarët që grekët i quajnë allvanofonos (shqipfolës) që kanë ardhur në Greqi rreth viteve 1600. Kryesisht, fshatrat që janë banuar dhe banohen nga popullsia që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, disa janë në zonën e Thrakës, Peloponezit, Thesalisë, Livadhiasë. Në ishujt të Korfuzit, Specas, Hidrës, Psaron, Andros, Salaminës, Jo, Thirra (Santorini) e gjetkë.

Studimi i Komunitetit Europian

Në vitin 1987, një grup i Komunitetit Europian vizitoi Greqinë nga data 4-10 tetor 1987, për të kryer një studim rreth pranisë së elementit shqiptar dhe ruajtjes së prejardhjes etnike të gjuhës. Udhëtimi u organizua nga Byroja Europiane për Studimet e Gjuhëve pak të përdorura nën mbikqyrjen e Komisionit të Komunitetit Europian. Grupi përbëhej nga studiuesit e njohur arbëresh Urat Antonio Bellushi (Itali), Rikardo Alvares, Kolon Anget, Havier Boski, Joseph San Sokasao (të gjithë spanjollë), Onon Falkoma (holandez), Volfgang Jeniges (belg), Robert Martin, Stefan Moal (francez), Kol O’Cinseala (irlandez).

Qëllimi ishte që përfaqësuesit europianë gjatë vizitës të binin në kontakt me fshatrat që banohen nga njerëz që flasin gjuhën arvanite.

Gjatë vizitës përfaqësuesit e Komunitetit Europian u ndeshën me shumë probleme deri dhe në lëndime. Megjithatë, grupi i studiuesve nuk u ndal deri në fund të misionit për të sjellë të dhëna mjaft të rëndësishme shkencore për praninë e shqiptarëve në Greqi.

Fshatrat ku flitet shqip

Emrat e fshatrave të mëposhtëm janë sjellë ashtu si shqiptohen në gjuhën greke, pa u bërë përkthimi në gjuhën shqipe. Lexuesi mund të vërejë pa vështirësi se shumë nga këto emra të fshatrave kanë rrënjën dhe kuptimin e pastër të gjuhës shqipe dhe këta emra u kanë rezistuar deri më sot edhe ndryshimeve që kanë sjellë vitet.

Në fjalët e shkruara me shkronja të mëdha rrënja dhe kuptimi tregojnë qartë prejardhjen ose kuptimësinë nga gjuha shqipe. Shumë emra të fshatrave përbëhen nga bashkime të fjalës greke me atë shqipe.

Ndërsa emrat e fshatrave në kllapa, janë fshatra, ku gjuha arvanitase flitet pak dhe po shkon drejt zhdukjes. 1-Qarku i Atikëska rreth 84 fshatra, ndër to përmendim: Qeratea, Kuvaradhes, Kalivia, Koropi, Kapandhriti, Mazi, SHPATA, LOPËSI, MARATHONA, BUJA, Menidhi, Shpatanxiq, Gramatiko, Kalamos, Markopulo, Markopulu i Orapisë, Moilesi, Malakasa, Kakoshalësi, HALKUÇI, Sikamino, (KUKUVAJNË), Anoljosia, (Katoliosia), Kamatero, HASI, Aspropirgo, (Brahami). 2-Zona e Megarindhos përmendim: Ambelaqia, Elensis, Madra, Magula, Vila, Mazi, KRYEKUQI, Salamina.

Kryeqyteti i ishullit të Salaminës, Kuluri banohet me arvanitë si dhe qytetet e ishullit Muqi dhe Ambelaqi banohen nga popullsia arvanite. Tasos Karadi shkrimtar arvanit nga Salamina në një intervistë për një kanal televiziv shqiptar ka thënë se sot në ishullin e Salaminës ka mbi 40.000 mijë arvanitë.

3-Zona e Egjios ka ishullin Angjistri. 4-Zona e Thivës përmendim fshatrat: Hastia, DOMVRANA, KOKOSHI, Ksironomi, Karadas, Frimokastro, Paleopanagjia, VAJA, Kasnesi, Kaskaveli sot Leondaris, Parapungaj, Kapareli, BALCA, KOKLA, Kleboçari Pirgo, Lutufi, Ambeloshalësi, (Tahi), (Agjio Theodori), Neohori, Darimari, Mustafadhes, Dervenoshalësi, Rapendosa, Kakoniskiri, Kavashala, Stefani, Klideti, SHKURTA, VATHI, (KRIBAÇI), MURIQI, SHKIMETAR, Spaidhes, Latani, KARDHICA, Braci, Koqino, Sirç, Lukisia. 5-Zona e Livadhjas përmendim: Stiri, Kiruaki, Zeriqi, Kukura, Zagara, Mazi, Vrastamites, Kutumula, Luci, Pavlo, Steveniko.

6-Zona e Korinthos përbëhet nga fshatrat: Agjio Theodori, (Lutraqi), BISHA, KLIMENDI, BALCA e madhe, BALCA e Vogël, LOPËSI, Dusha, Kastanja, BIÇA, (KUÇI), Almiri, Katakali, Bashi, BIÇA, (LALOTI), SULI, (Ibrahim Bej), MAÇANI, Galataqi, Rito, Katakali, Sofikon, Karfos, Angjelokastro, Voivoda, ZEMENO, Panariti, Mukli, Vasiliko, Vladusa, Velina, Bozika, Atikia, Kriavrisi, Pala Korinthi, (Asos), Ksiloqerëza, Limohori. 7-Zona e Lokridhës përmendim: Livanadhes, Martino, MALËSINA, Proskina, Pirgos, Mazi, Larina, Surpi, Teologos. 8-Rrethi i Argos përmendim: Berbati, Limnes, (Kuçopodhi), (Varduva), (PRIFTJANI), (Pasha), (Honika), (Bundja), 9-Ishulli i Nafplios përmendim: Maneshi, Ledra, Pulakidha, Merbaka, Plataniti, Heli, Anifi, Dimena, (GJERBËSI), (Kofini), Kamari. 10-Zona e Trisinias; përmendim: (Poros), Valario, METHANA, Vromolimi, Kosona, Agjio Teodori, Megalo Horio, Megalo Potami, Kameni Hora, Ano Fanari, Karaxha, Lesia, Bafi, Ortoliti.

11-Zona e Ermonidos përbëhet pothuajse nga ishujt që historikisht njihen si qëndra të mëdha të banuara nga arvanitët dhe ku dolën heronjtë, kryetarët e parë të shtetit grek.14 Hidra, (SPECA), FURRNI, Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi. 12-Mantinias ka Dara. 13-Në Kalavrita është (Lukuria). 14-Për rrethin e Patrës thuhet se përpara dy shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arvanitase dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht.

Kranidhi, Porto Heli, Ermioni, Sabariza, Iliokastro, Didimi. 12-Mantinias ka Dara. 13-Në Kalavrita është (Lukuria). 14-Për rrethin e Patrës thuhet se përpara dy shekuj banorët flisnin kryesisht gjuhën arvanitase dhe kishte gra që nuk dinin fare greqisht.

Sot, gjuha arvanitase është ndihmëse dhe përdoret kryesisht në kuvendet e pleqve ose kur folësit nuk dëshirojnë të mësojnë të tjerët atë që kuvendojnë midis tyre. (SULI), (MIRA), (Lalikosta), (MIRTIZA), (Franga), (BUKURA), (Verdoni), (HAJKALI), (Krali), (Harbilejka), (Lefkopetra,) (Lalikosta), (Nikoreika), (Kareika), (Franguleika) .

15-Në krahinën e Ilias, gjuha arvanitase ka humbur pothuajse dhe përmendim. (Kumani), (BËNDETI), (Kapelitu), (MALIQI), (Dorisa), (Nemuta), (Miles), (KALOLESHI), (Agjio Ana), (Psari), Kombothekra. 16-Krahina Trifilias permendim: SULIMA, LAPI, RIPËSI, Piça, Hiristohori, Psari, Kuvela, Ano Kopanaqi, Agrilia, Varibopi, Vidhisova, Klesura, DREDHË, SULI, Shirk.

Në fshatrat Sulima dhe Lapsi, gjuha arvanitase flitet si gjuhë e dytë. Kurse në fshatrat Ripës, Piça, Kuvela, Agrilia, Psari dhe Hirisohori, kryesisht burrat e vjetër flasin mirë gjuhën arvanitase. 17-Krahina e Karistias, përmenmdim: KALANË, Baba, Dramësi, VRESTIDHE, PRINJA, Kalamaqi, ZAKARIA, Thimi, Kakogjoni, Koqini, Figja, BASHAJ, DARDANI, (Bezhani), Fokej, Melison, Agjio Dimitri, MBRETI, KRIEZA, LEPURA, LALA, ZERBISHA, VIRA, Koskina, (Marmari), Mesohoria, Nikoleta, Kutumula, Armiropotamos, HANI, Agjio Apotoli, Polipotamos, Alonja, Kisuri, Kapsala, QELA. 18-Ishulli i Andros ka fshatrat: Gavro, Agjio Petro, Ateni, BAÇI, Remata, Katahalos, Arni, BURKOTI, Ano Aprovatu, Kato Aprovatu, GJIDHE, Kato Fellos, Pano Fellos, LIVADHESA, Psoriareza, Galios, AGJINI, Kalamos, Kalivari, Hartes, Ano Varidhi, Kato Varidhi, KUMARI, Kaloqerini, Vitali, Amolohos, Sidhonda.

Ramiz Lladrovcit i vjen ftesa për në Hagë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se është ftuar nga Gjy*kata Speciale.

Ai ka thënë se Dhomat e Specializuara e kanë ftuar në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit, më 19 dhjetor.

Ai njofton në Facebook:

Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore.

Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!

Komuna Zhelinës merr pjesë në Programin e shpërndarjes së eksperiencave me komunat turke (FOTO)

Komuna Zhelinës, e përfaqësuar nga vetë kryetari, bashkarisht me disa kryetarë tjerë të komunave nga Maqedonia Veriore, merr pjesë në Programi e shpërndarjes së eksperiencave me komunat turke, e organizuar Unioni Komunave Botërore të Turqisë, e cila mbahet në Bursa dhe Stamboll të Turqisë.

Në këtë vizitë zyrtare, janë zhvilluar disa takime me kryetarë të disa komunave nga Turqia si: Komuna Osmangazi në Bursa, Komuna Kocaeli në Istanbul, Sekretarin gjeneral të UKBT-së, Komuna Bagxhëlar në Istanbul, Komuna Nilifer, Komuna Bajrampasha, Drejtorinë për menaxhimin dhe trajtimin me qent endacak, Drejtorinë pët menaxhimin me deponitë dhe shumë organizata tjera me ndikim për përmirësimin e kushteve të komunave.

Francë – Kurti takohet me këshilltarët e Presidentit Macron

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi ka treguar se gjatë qëndrimit në Francë, është takuar me këshilltarët e Presidentit Frances, Emmanuel Macron.

Kurti, bëri të ditur se me këshilltarët politik të presidentit, është diskutuar çështja e Kosovës dhe për mundësinë e avansimit të saj në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Postimi plotë:

Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, z.Clément Beaune, Këshilltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, z. Etienne de Gonneville.

Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm.

“Të fala nga policia shqiptare e Zvicrës”, Rama takon një mik të veçantë në forumin ekonomik të Davosit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot një mik të veçantë gjatë një vizite në Zvicër ku do të marrë pjesë në forumin ekonomik të Davosit.

Bëhet fjalë për një shqiptar nga Kosova, që shërben në policinë e Zvicrës. Ka qenë pikërisht kreu i qeverisë ai që ka ndarë me ndjekësit një bashkëbisedim me policin, ndërsa të dy së bashku kanë përshëndetur shqiptarët kudo që janë.

“Ja shqiptarët që ruajnë Zvicrën, siç ruajmë Kombet e Bashkuara. Siç ruajnë edhe shumë vende. Nga Gjilani apo jo (i drejtohet policit kryeministri) (‘Po’ i përgjigjet ai) Të fala të gjithëve në Gjilan, në Kosovë, në Shqipëri nga policia shqiptare e Zvicrës”, shprehet në video Rama.

https://youtu.be/16n4IK54Fug