E martë, 19 Tetor, 2021

Francë – Kurti takohet me këshilltarët e Presidentit Macron

Must Read

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi ka treguar se gjatë qëndrimit në Francë, është takuar me këshilltarët e Presidentit Frances, Emmanuel Macron.

Kurti, bëri të ditur se me këshilltarët politik të presidentit, është diskutuar çështja e Kosovës dhe për mundësinë e avansimit të saj në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Postimi plotë:

Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, z.Clément Beaune, Këshilltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, z. Etienne de Gonneville.

Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm.

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Elmi Aziri: ASH-AAA është e gatshme për ta përkrahur Bilall Kasamin në Tetovë (VIDEO)

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në Click Plus ka bërë të ditur se koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img