Ballina Blog Faqe 509

Britani/ “100 mijë £ në javë”, shqiptari zbërthen …

Nga “Vice.com”

Avdiu ishte në kërkim të një mënyre për t’u larguar nga Shqipëria, kur një shok në Mbretërinë e Bashkuar i ofroi një punë që do t’i garantonte para të shpejta: kultivimi i kan*abisit.

“Nuk ka shpresë në Shqipëri”, thotë 30-vjeçari, i cili punonte si menaxher shitjesh në Tiranë. “Miqtë më thoshin se kishte shumë punë në Britani dhe se me kana*bisin fitohej para”.

Në dhjetë vitet e fundit, bandat shqiptare janë rritur duke u bërë shumë të fuqishme në tregtinë e dro*gës në Mbretërinë e Bashkuar. Pasi kanë marrë tregun e kok*ainës, tashmë ato kanë nisur prodhim e kan*abisit në banesa. Shqipëria ishte prodhuesi më i madh i kan*abisit në natyrë në të gjithë Europën, por policia ka shkatërruar shumë plantacione, me qëllim integrimin në Bashkimin Europian. Tashmë, duket se kriminelët janë duke i sjellë njohuritë e tyre në Britani.

Në dy vitet e fundit, policia ka bastisur dhjetëra shtëpi ku kultivohet kan*abis nga shqiptarët në qytete si, Machester, Gloucester, Peterborough dhe Leeds. Përballë kafenesë ku takova Avdiun në Tiranë, një kompleks me apartamente luksoze po ndërtohej dhe më kanë thënë se kjo bëhet për arsye pastrimi parash. Ferrari dhe BMW fringo të reja, shpesh më kalojnë pranë.

Në një shtet ku paga mesatare mujore është më pak se 300 paund dhe papunësia tek të rinjtë shkon në 30 përqind, pasuria e shqiptarëve që jetojnë në Britani, është e vështirë të injorohet nga shumë të rinj. “Njerëzit mendojnë se Britania është një parajsë”, thotë Avdiu. “I thashë të gjithë të njohurve se do të bëja shumë para”.

Në vitin 2017, kur ishte 28 vjeç, Avdiu u nis drejt Francës, me një vizë turistike Schengen 3 mujore. Ai më pas pagoi një trafikant 14 mijë paund për një vend në kamion, përtej kanalit të La Mansh-it. Më shumë, shqiptarët kapen duke hyrë ilegalisht në Britani, krahasuar me kombësitë e tjera.

“Problemi është se askush nuk ka dokumenta”, thotë ai, duke vënë në dukje faktin se është e pamundur të gjesh një punë duke qenë emigrant i paligjshëm.

“Ata fillojnë të punojnë në lavazhe në pronësi të shqiptarëve dhe më pas dëgjojnë për këto gjëra”.

Avdiu megjithatë, u largua nga vendi, me qëllimin e qartë për të bërë punë të paligjshme. Miqtë e tij, të cilët i kishte takuar duke luajtur poker në Tiranë, kishin në pronësi shtëpi ku kultivohej kanabis në periferi të Birmingham dhe i ofruan para borxh, që ai të niste një të vetën.

Fitimi nga prodhimi i parë do të vinte pas tre muajsh dhe do t’i shitej trafikantëve për 70 mijë paund, me të cilat do t’u paguante 30 mijë shokëve dhe pjesën tjetër do ta mbante për vete.

“Ka shumë shtëpi të tilla në Birmingham”, shpjegon ai. “Thuajse çdo shtëpi. Dhe nuk e bëjnë vetëm shqiptarët – ka afganë, pakistanezë, vietnamezë”. Ai shton se grupe të tilla punojnë veç për kultivimin, por shpesh bashkëpunojnë kur vjen puna tek shitja.

Sipas Avdiut, çdo shtëpi kishte një dhomë gjumi për një punëtor që fle aty, e kompletuar me Playstation që të mos mërzitet dhe një banjë + kuzhinë. Dhomat e tjera janë të mbushura me bimë. Menaxherët shqiptarë – shumica e të cilëve kishin disa shtëpi – merrnin në telefon çdo ditë për t’u siguruar që gjithçka shkonte mirë, duke përdorur karta telefonike të paregjistruara, të cilat ndërrohen rregullisht.

Kjo mënyrë organizimi, bënte që bosat të ishin të papërfshirë, duke iu shmangur kështu policisë. Artikujt e gazetave për shqiptarët që kapen duke kultivuar kanabis në banesa, shpesh janë për punëtorët.

Avdiu thotë se punëtorët nuk dilnin shumë nga banesat, përveçse për të marrë ushqim dhe ai kishte dëgjuar, se personi që ka qëndruar më gjatë brenda, ka qenë për tetë muaj. Megjithatë, edhe pse kultivimi i kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar lidhet shpesh me punën e fëmijëve dhe abuzimin e tyre, ai insiston se ky nuk është rasti me shqiptarët. Punëtorët janë adoleshentë dhe persona deri në të tridhjetat. Ata trajtohen mirë nga bosat, “për të patur prodhim të mirë. Nëse kapen, ti do që ata të jenë besnikë dhe të mos thonë emrin tënd”.

Shumica e emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, erdhën nga Kukësi, Dibra dhe Shkodra. Shumë prej tyre në vitet 1990 kërkuan azil duke u hequr si refugjatë nga lufta në Kosovë. Shoqëria këtu është e organizuar rreth lidhjeve të ngushta familjare dhe klanore, të cilat janë të rëndësishme për rekrutimet në banda.

Duke udhëtuar në këtë vend, është e thjeshtë të shohësh impaktin e parave të drogës në komunitetet rurale. Edhe pse këto janë disa nga pjesët më të varfëra të Europës, me shumë pak industri dhe biznese të vogla familjare, në periferi po ndërtohen vila. Avdiu gjithsesi, është nga Tirana dhe asnjë anëtar i familjes së tij nuk është i përfshirë në krimin e organizuar. Ai nuk dërgoi para në shtëpi. “I thashë prindërve se po punoja si menaxher”.

“Bëra para shpejt, por gjithashtu i humba shumë shpejt. Kam miq që kanë 10 apo 12 shtëpi dhe bënin rreth 100,000 paund në javë. Kishin shumë para që mund të dërgonin në Shqipëri, por më së shumti i investonin në Mbretërinë e Bashkuar”.

Gjashtë muaj pasi erdhi në Mbretërinë e Bashkuar, Avdiu u kap në Londër me 16 pako kanabis, të cilat kishte për qëllim t’i shiste tek trafikantët lokalë. Ai kaloi gjashtë muaj në burg, përpara se të deportohej në Shqipëri.

Avdiu nuk ka më komunikim me miqtë e tij në Britani dhe nuk ka më plan të rikthehet. Megjithatë, ai mendon se aksionet e policisë, po i detyrojnë shumë shqiptarë të “pastrojnë” bizneset. “Krimi është gjithnjë një hap përpara policisë”, thotë ai. Kur e pyes se drejt cilave biznese po shkojnë shqiptarët, ai qesh dhe më thotë “drejt lavazheve”. Kontakti i përbashkët që më siguroi takimin me Avdiun, mendon se ai mund të ketë treguar për shokët e tij, në mënyrë që të merrte një dënim më të shkurtër.

“Në Mbretërinë e Bashkuar bën para, por ka edhe një anë të errët”, thotë Avdiu. “Njerëzit mund të bëjnë 5 mijë paund në muaj, por mund të burgosen për 16-17 vite – ata marrin një risk shumë të madh. Shumë prej tyre do të preferonin të bënin dokumentat dhe të fillonin një punë normale me 3 mijë paund në muaj”. Por me ekonominë që nuk ka asnjë shenjë përmirësimi në Shqipëri dhe shanset e ulëta për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, numri i të rinjve të dëshpëruar, të cilët janë të gatshëm të ndërmarrin rrezikun, nuk ka gjasë të ulet edhe për shumë kohë.

Kosovarët votuan edhe nga Kolumbia, Senegali e Izraeli: Kaq vota ka nga këto shtete

Për zgjedhjet parlamentare në Kosovë kanë votuar edhe qytetarët që jetojnë në Kazakistan, Izrael, Senegal etj,shkruan Gazeta Metro.

Nga 35 mijë votues të regjistruar nga diaspora për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, në fund, numri total i votave të vlefshme është mbi 13 mijë.
Nga 11 mijë e 449 votues të regjistruar në Gjermani, vota të vlefshme janë pranuar vetëm 5892 vota, kurse nga 9842 votues të regjistruar në Zvicër vetëm 3944 vota janë pranuar si të vlefshme.

516 vota kanë arriut nga Suedia, 486 nga Italia, 421 nga Franca, 307 nga Belgjika, 289 nga SHBA, etj.

Mirëpo vota kanë arritur edhe nga disa shtete më të largëta si Mongolia 6 vota, Japonia 2 vota, Nigeria 1 votë, Siria 1 votë, Arabia Saudite 1 votë, Izraeli një votë, Armenia 1 votë, Kolumbia 1 votë.

Kjo është tabela me numrin e pakove me fletëvotime të aprovuara nga shtetet ku kanë votuar qytetarët e Kosovës.

Ndërsa kujtojmë nga Kazakistani kanë votuar 224, që llogaritet të jenë vota për Behgjet Pacollin duke qenë se ai operon me firmat e tij, atje, dhe për dallim nga herat tjera në zgjedhjet e 6 tetorit, nga Kazakistani kanë votuar 224 persona./gazetametro.net

Një votë vjen edhe nga Siria (Foto)

Nga Siria në Kosovë ka arritur një votë më postë, që do të numërohet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka nisur procesi i numërimit të 13 mijë e 491 votave që kanë ardhur me postë.

Në mesin e këtyre votave që erdhën me zarfe nga vende të ndryshme të botës, ku jetojnë kosovarët, ka mbërritur edhe një e tillë nga Siria, shkruan Reporteri.net. Nga një votë e kosovarëve kanë ardhur edhe nga Arabia Saudite e Bahreini.

Vetëm një votë po ashtu ka arritur edhe nga ana tjetër e globit, nga Kolumbia. Sipas KQZ-së gjashtë vota kanë ardhur me zarfe nga Spanja e një nga Portugalia.

Ndryshe, më së shumti vota kanë arritur nga Gjermania, përkatësisht 5892 vota. Nga Zvicra kanë arritur 3944 vota, 516 nga Suedia, 486 nga Italia, 421 nga Franca, 307 nga Belgjika, 289 nga SHBA, etj.

Kjo është tabela me numrin e pakove me fletëvotime të aprovuara nga shtetet ku kanë votuar qytetarët e Kosovës:

Rrustemi: Mospërfshirja në numërim të mbi 4500 zarfeve të diasporës, padrejtësi ndaj bashkatdhetarëve

Adnan Rrustemi, përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, ka thënë se procesi i numërimit të votave me postë të ardhura nga jashtë Kosovës ka shkuar mirë.

Ai thotë se procesi i përfshirjes së bashkatdhetarëve në zgjedhje është proces shumë kompleks, ndërsa thekson se duhet thjeshtuar procedura e votimit dhe ajo të bëhet nëpër Ambasada dhe Konsullata nëpër shtete të ndryshme të botës.

Zyrtari i LVV-së shprehu keqardhjen dhe mospajtimin që mbi 4500 zarfe me fletëvotime të ardhura nga jashtë nuk janë pranuar me arsyetimin se kanë ardhur me disa ditë vonesë.

“Mospërfshirja e tyre është padrejtësi ndaj bashkatdhetarëve të regjistruar për të votuar. Ata kanë të drejtë vote, ndërsa konsideroj se u është mohuar kjo e drejtë kushtetuese. KQZ-ja ka pasur edhe hapësirë edhe bazë ligjore që t’i numërojë ato vota si të rregullta”, u shpreh Rrustemi për KTV-në.

Rrustemi tha se numri fillestar i votave me kusht është përafërsisht 26 mijë, por ato vota duhet të verifikohen për t’u parë a janë të rregullta. Ndërsa pas këtij procesi, vjen lista përfundimtare e votave me kusht.

Ai nuk deshi të parashikojë se sa prej këtyre votave mund t’i shkojnë Vetëvendosjes, por tha se në bazë të rezultateve të deritanishme, mund të ndodhë që një numër i konsiderueshëm i votave me kusht do t’i shkojnë partisë fituese.

Rrustemi tha se me numërimin e votave me postë të ardhura nga jashtë Kosovës, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha dhe tha se rezultatet janë përafërsisht ato që kanë dalë nga KQZ-ja në numërimin preliminar.

Pas numërimit të votave të ardhura nga jashtë, VV-ja ikën nga LDK-ja e Nisma mbetet në “teh” të pragut

Pas publikimit të rezultateve nga më shumë se 90 për qind të votave të numëruara të atyre të ardhura nga jashtë Kosovës, Vetëvendosje ka thelluar distancën me Lidhjen Demokratike të Kosovës që e ndjek si parti e dytë.

Teksa pas numërimit të votave të rregullta VV-ja kishte 203052 vota, pas numërimit të 12973 votave nga diaspora, kjo parti ka marrë edhe 6850 vota. Teksa pas votave të rregullta distanca mes VV-së e LDK-së ishte rreth 5000, ajo tani ka arritur në rreth 10 mijë. LDK-ja ka marrë 2138 vota nga ato që kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Në numërimin e përgjithshëm, pas votave të rregullta dhe atyre nga jashtë, VV-ja ka 209902 vota, ndërsa LDK-ja 199840.

PDK-ja në votat e numëruara nga jashtë ka marrë 2103 dhe në total, pas numërimit të votave të rregullta dhe atyre nga jashtë ka rreth 171 mijë vota.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 550 vota nga jashtë dhe në total ka mbetur nën 93 mijë.

Koalicioni Nisma-AKR-PD i është afruar edhe më shumë pragut zgjedhor prej 5 për qind. Nga 4.96 për qind sa ishte në rezultatin preliminar të votave të rregullta me 39495, ky koalicion në rezultat të përgjithshëm, të votave të rregullta dhe atyre nga diaspora, ka arritur në 4.99 për qind. Ky koalicion nga diaspora mori 891 vota.

Ishin rreth 13500 vota të pranuara si vota të rregullta nga jashtë.

Tani ka mbetur numërimi i votave me kusht. Sipas Adnan Rrustemi të VV-së në KQZ numri i këtyre votave sillet rreth 26 mijë, por edhe aty duhet të verifikohen.

314 vendvotime kishin shkuar në rinumërim pas zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe të dhënat e ndryshuara nuk janë përfshirë në rezultatet preliminare në uebfaqen e KQZ-së akoma.

Lutfi Haziri: Vetëvendosje nuk gjeti burrëri të rreshtohet pas një zonje si kryeministre (VIDEO)

Nënkryetari i parë i LDK’së, Lutfi Haziri, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Haziri ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Haziri ka thënë se në numërimin e votave për kandidatë Vjosa Osmani po prin në krahasim me kandidatët tjerë.

“Para zgjedhjeve është thënë se cili del më i votuari është i nominuar për kryeministër”, ka thënë Haziri.

“Por me kushtetutë dhe ligje mandatari i shkon partisë fituese. Gjithsesi në këto zgjedhje nuk ka qenë fitues asnjë grupim politik pasi që qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe për këtë i zgjodhën dy parti. Ndryshimi fitoi në këto zgjedhje por LDK dhe LVV janë fituese të vogla si familje politike”

Tutje Haziri shton se nuk ka mundur të arrihet një marrëveshje mes dy partive para zgjedhjeve pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi që të futet në lsitë me LDK’në ku Vjosa Osmani do të ishte kandidate për kryeministre.

“Nuk gjetën burrni me u reshtu pas një zonje për kryeministre”, ka shtuar Haziri./Express/

“Nisma nuk e kaloi pragun për 81 vota”

Analisti Blerim Vela ka shkruar në Facebook se koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur ta kalojë pragun as pas numërimit të shumicës së votave të diaspores.

Sipas Velës, deri tani, me numërimin e votave me postë, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur të sigurojë 5 për qind të votave, por është shumë afër.

“Nisma eshte poshte pragut prej 5% per vetem 81 vota. Mbeten me u verifiku dhe numeru votat me kusht (24 mije) dhe votat nga Serbia (mbi 4 mije)”, ka shkruar Vela në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Ndyshe, numërimi i votave të mërgatës në Qendrën e Numërimeve dhe Rezultateve gati ka përfudnuar.

Nga 13 mijë e 491 vota sa do të numërohen gjithsej,, tani janë numëruar mbi 12 mijë.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prij me 6341 vota. LDK ndodhet e dyta me 2034 vota ndërsa PDK’ja ka 1928 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka 826 vota, AAK-PSD ka 541 vota.

Përfundon numërimi i votave të mërgatës, Nisma-AKR kanë 4.99%

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

Është paralajmëruar që pas pak do të përditësohet numri përfundimtar i votave që subjektet politike kanë marrë nga diaspora.

Kur ishin numëruar mbi 12 mijë vota rezultati ishte ky:

Lëvizja Vetëvendosje ishte në epërsi me 6341 vota. LDK ndodhej e dyta me 2034 vota ndërsa PDK’ja kishte 1928 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD kishte 826 vota, AAK-PSD ka 541 vota.

Ndërkohë tani pritet të përfundojë edhe numërimi i votave me kusht në mënyrë që të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Ndërkohë analisti Blerim Vela ka thënë se as pas numërimit të votave të mërgatës koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragu, duke iu nevojitur vetëm edhe 81 vota që të kalonin pragun.

Ndërkohë raportohet se Lëvizja Vetëvendosje ka rritur epërsinë ndaj LDK’së me 10 mijë vota nga 5 mijë sa ishte para numërimit të votave të mërgatës. Ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka 4.99% të votave./Express/

Ziadin Sela: ASH ka planin B nëse s’ka datë nga BE, së shpejti dalim me strategjinë dhe platformën tonë (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela theksoi në emisionin në “Klik Plus” se partia që drejton ka planin B nëse vendi nuk do të marrë datën për negociata. Sipas Selës, BE duhet ta jap datën për qytetarët e Maqedonisë dhe jo për qeverinë aktuale, që nuk e meiton aspak. “Plani i opozitës janë zgjedhjet e parakohshme dhe ne e kemi kërkuar. Duhet sa më shpejt të bëjmë qeverinë e Përzhinës dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në pranverë.

Sa më herët vendi të shkonte në zgjedhje dhe të binte ajo pjesë e regjimit, aq më afër do të ishim pranë BE-së.”, theksoi Sela. Sipas tij, zgjedhjet do ta cojnë në opozitë BDI-në dhe drejtësia do të ishte e [liruar nga ndikimet e deritanishme. I pyetur se opozita pse nuk ndërmerrë ndonjë aksion politik, kreu i ASH-së nënvizoi se partia që drejton vazhdimisht ka qenë në veprim politik duke propozuar dhe ndikuar me propozime dhe amendamente si[ ishte rasti me Ligjin për Prokurorinë, ku sipas tij, nuk janë përfillë propozimet e ASH-së për ruajtjen e Prokurorisë Speciale dhe për një prokuror nga BE-ja. Ai ka theksuar se gjatë gjithë periudhës ka kaluar me takime me struktura partiake ku janë diskutuar tema të ndryshme. “Kemi strategjinë tonë dhe platformën. Jemi duke ngjeshur radhët tona. Jemi duke u përgatitur që të dalim dhe ti japim ofertë qytetarit tonë.”, theksoi Sela.

Azilantët: Fjalia e Macron prek një dështim spektakolar të Ramës

Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi edhe njëherë se vendi i tij nuk ka ndërmend të pranojë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara se të reformohet i gjithë procesi i pranimit në Bashkimin Europian.

Por në konferencën për shtyp, në krah të kancelares gjermane, Angela Merkel, ai foli për azilantët shqiptarë dhe lëvizjen e lirë.

“Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme. Kemi edhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron.

Franca është i vetmi vend që ka njohur shtim të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit që lamë pas. Ndërsa në vendin e parë për azilkërkues qëndron Afganistani, në vendin e dytë është Shqipëria.

Kjo ka shkaktuar një debat të fortë politik në vend, që u pasqyrua edhe gjatë seancës parlamentare të para një jave. Sipas kryeministrit francez, Eduard Filip, është paradoksale që një vend si Shqipëria të sjellë kaq shumë azilkërkues.

Gjatë seancës u qartësua se mijëra azilkërkues shkojnë në Francë për të marrë shërbime shëndetësore falas. Shumë shqiptarë emigrojnë drejt këtij vendi pikërisht për shkak të dështimit spektakolar të sistemit shëndetësor në Shqipëri, që si parim duhej të ofrohej falas.

Në Francë kanë marrë shërbimin shëndetësor pa paguar të paktën 335 mijë azilantë. Qeveria premtoi se do e rishikojë këtë procedurë.

Ndërkohë edhe kur nisi vala e parë e emigrimit masiv në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës, gjendja e mjerueshme e shëndetësisë u citua ndër arsyet kryesore të largimit nga vendi.

Lajmi i Fundit/ Macron ‘mbyll derën’ për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut: Më parë duhet të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE

Në konferencën për shtyp në takimin në qytetin francez Toulouse mes kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron, u përmend edhe çështja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut me BE-në. Kancelarja Merkel përmendi shkurtimisht vetëm faktin se kërkohet që për këtë të ketë një vendim unanim dhe i pranuar nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa Presidenti francez Macron, duke përshëndetur vullnetin dhe reformat e ndërmarra deri tani nga këto dy vende, ripohoi qendrimin e deritanishëm të Francës zyrtare se, “pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE”.

“Përshëndesim vullnetin dhe reformat e ndërmarra deri tani në këto dy vende, por pavarësisht nga sinjalet pozitive prej dy vendeve, që vijnë nga një rajon strategjik për ne, si Ballkani, ajo që ne kemi në vëmendje është të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në BE”, u shpreh Macron.

I urrente rrjetet sociale/ Aktorja e famshme thyen rekord, brenda 24 orëve arrin 8.4 milionë ndjekës në “Instagram”

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston, në intervista të ndryshme është shprehur se është kundër rrjeteve sociale dhe se i urrente ato. E teksa prej vitesh i rezistoi tundimit për të qëndruar larg tyre, ajo një ditë më parë hapi një llogari të saj në “Instagram”.

Madje ajo theu menjëherë rekord, pas në një kohë fare të shkurtë arriti që të grumbullonte 8.4 milionë ndjekës. Mesa duket profili i saj u bë menjëherë virale.

Ndërkohë si foton e parë në këtë rrjet social, Jennifer zgjodhi një me miqtë e serialit “Friends”, e cila u pëlqye nga plot 9.1 milionë ndjekës dhe mbi 380 mijë komente.

Mashtrimi me 30 mln euro, sekuestrohen në banka paratë e 16 biznesmenëve

Skandali i mashtrimit me faturat e tvsh i hetuar referuar pak kohë më parë pranë akuzës nga tatimet, ka prishur qetesinë mes gjykatës dhe prokurorisë.

Ndërsa gjykata e Apelit sikurse mëson Top Channel i ka shpallur të pavlefshme arrestimet e 16 biznesmenëve, prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pranë bankave shkresa të shumta që hedhin dyshime ndaj një vargu kompanish që besohet të kenë mashtruar. Për këtë është shpallur në kërkim një tjetër shtetas që mendohet se është pjesë e skemës me abuzimin gati 30 milionë eurosh.

Prokuroria e kryeqytetit dhe gjykata e Apelit kanë hyrë në një luftë të heshtur, por të hapur përsa i takon një dosjeje hetimore, për të cilën disa biznesmenë dhe kompanitë që ata përfaqësojnë janë nën hetim për krijim te skemave mashtruese lidhur me tatimin dhe vlerën e shtuar.

Ndërsa gjykata e Apelit ka shpallur të paligjshëm dhe ka urdhëruar lirmin e menjëhershëm të 16 biznesmenëve, prokuroria ka vazhduar me veprime të tjera hetimore sikurse është shpallja në kërkim e një tjetër biznesmeni i quajtur Ned Lamllari , i moshës 45 vjeç, për të cilin njëri nga prokurorët e çështjes ka siguruar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Por veprimi më i rëndësishëm që po kryhet është edhe veprimi tjetër, të cilët kanë nxjerrë urdhër sekuestroje në disa banka , për të marrë çdo veprim bankar të këtyre shoqërive dhe të biznesmenëve e të tjera që vazhdojnë të jenë nën hetim , pavarësisht vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë që bëri nul veprimet hetimore, edhe pse dyshohet që shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm prej 30 milionë euro./Top Channel

Rashidi: Problem me korrupsionin e BDI-së nuk janë 50 eurot e Asimit, por milionat e aferave të shumta

Deputeti i ASH-së nga Struga, Syrja Rashidi ka komentuar rastin e skandalit me zv/ministrin e shëndetësisë, Asim Musa i cili ishte protagonist në emisionin “Fiks Fare”.

“Sa i përket videoinçizimit në “fiks fare” nuk do kisha shtuar asnjë fjalë më shumë dhe asnjë më pak se sa flet vetë videomateriali, edhe pse po të njëjtin inçizim njerëz të ndryshëm, si zakonisht tashmë, e shohin me dioptri të ndryshme. Ajo që bie në sy në këtë aferë është lehtësia dhe çmimi i ulët me të cilën partia BDI e “shet” zavendëministrin e sajë. Është simptomatike që BDI në këtë rast vepron shumë më ndryshe nga të gjitha rastet të tjera ku me këmbëngulje mbron funksionarët e vetë.

Të mos harrojmë se “fiks fare” ka pas edhe inçizime të tjera komprometuese për Strugën dhe në Strugë, ose rasti në Tetovë ku lideri i kësaj partie nxiton të tregoj se kush nuk është fajtor për plagosjen e të rinjve në darsëm, etj etj Madje një eksponent i kësajë partie doli dhe e përshëndeti gazetarinë investigative (dmth ” fiks fare”) që po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupcionit. Kjo të shtyn të mendosh se kush vallë mund të jenë skenaristët e vërtetë të kësaj afere. Ata që “kërkojnë” veting për funksionarët e tyre ditën, dhe bëjnë çmos po të njëjtën ta pengojnë natën. Porosia është e qartë: BDI “bën çmos” për ta luftuar korrupcionin brenda radhëve të veta. Dhe për këtë si shembull më i mirë do u shërbente ky rast.Jo rastësisht nxituan dhe deklaruan, pa mbaruar akoma emisioni “fiks fare” se Asim Musa do shkarkohet nga të gjitha funksionet qeveritare dhe partiake. Por ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë se “dielli nuk mbulohet me shoshë”. Problem kryesor me korrupcionin e BDI-së nuk janë 50 eurot e Asim Musës por po aq miliona të aferës”magjar telekom”, aferës “pacienti”, aferës…”, ka shkruar Rashidi.

Demiri: BDI-në dhe Qeverinë e LSDM-së nuk e amniston dorëheqja e Asim Musës

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me skandalin e zv/Ministrit të Shëndetësisë, Asim Musa. Demiri thotë se me dorëheqje u zgjidh krimi dhe korrupsioni por ai me dorëheqjevetëm se e dëshmoi fajësinë.

Ja reagimi i plotë:

“BDI-në dhe Qeverinë e LSDM-së nuk e amneston dorëheqja e Asim Musës.

Nuk do të thotë se me dorëheqje u zgjidh krimi dhe korrupsioni. Me dorëheqjen ai vetëm se e dëshmoi fajësinë.

Rasti për Musën do të jetë i përfunduar atëherë kur për veprat e tij do të ketë ndëshkim përkatës ligjor.

Por cila është fatkeqësia në këtë fatkeqësi e Asim Musës. Ky rast dëshmon faktin se kjo Qeveri funksionin si parimi “peshku i madh e ha të voglin”. Me këtë dëshirojmë ti rikujtojmë pushtetit të kriminalizuar se me një dorëheqje të “peshkut të vogël” nuk është mbuluar krimi dhe korrupsioni i “peshqive të mëdhenj” të pushtetit.

Pse, sepse opinioni ende nuk e ka harruar rastin e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë “Rashkovski” për kurdisjen e tenderëve”, nuk ka harruar skandalin e përfshirjes të të afërmve të kryeministrit Angjushev në tenderët e shtetit, as edhe të përfshirët e LSDM-së në rastin “Reket”, por edhe në shumë skandale tjera.

Opninioni nuk do të harrojë as skandalin e fundit të ministres Radmilla Shekerinska dhe Fatmir Besimit për ndikim në KSHZ. Rast i cili dëshmon flirtin e BDI-së edhe me LSDM-në në kohën kur ka qeverisur me VMRO-DPMNE-në.

Andaj, vlerësojmë se ky pushtet e ka humbur kredibilitetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Për këtë arsye Franca dhe partnerët tjerë evropain kanë mëdyshje për datën për negociata për Maqedoninë e Veriut.

Lufta për krim dhe korrupsion tani ka dështuar, ajo do të fillojë atëherë kur në pushtet do të jenë njerëz të panjollosur dhe të pastër. Kjo ditë do të vijë së shpejti!”, ka përfunduar Demiri.

Pas skandalit të publikuar në media për marrje të rryshfetit të zv/Ministrit të Shëndetësisë, ai dje ka dhënë dorëheqje.

Zaev: Nëse s’ka datë për negociatat bie qeveria, do vazhdojnë të tjerët

Unë pres që reformat në Bashkimin Evropian të ecin së bashku me procesin e zgjerimit me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërinë. Kështu u shpreh kryeministri, Zoran Zaev nga Austria. Në një prononcim për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, Zaev tha se, pret një vendim pozitiv për Maqedoninë, pasi asnjë shtet anëtar i BE nuk i ka bërë publike komentet e tyre.

“Problemi është thotë në reformat e BE. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Prandaj pres që reformat të mund të lëvizin në BE dhe procesi i zgjerimit të vazhdojë me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërinë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse vetëm në këtë mënyrë do të vazhdojë motivimi i Ballkanit Perëndimor për të ndryshuar, përmirësuar dhe njëqind për t’u afruar me standardet që kanë vendet anëtare të BE-së ”, tha Zaev.
Kryeministri Zaev thekson se edhe nëse BE nuk merr një vendim pozitiv, Maqedonia do të qëndrojë fuqishëm në rrugën për në BE.

“Nuk ka asnjë alternative për ne. Në qoftë se nuk merret një vendim, ne nuk mund të heqim dorë nga BE. Sigurisht që BE është e ardhmja jonë. Me siguri do të shkatërrojë qeverinë në Maqedoni. Por disa të tjerë do të vijnë dhe do të vazhdojnë atë rrugë. Sepse ne madje kemi ndryshuar emrin tonë për hir të BE-së. Ne bëmë marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. Ne kemi përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë, Shqipërinë, Kosovën, me fqinjët tanë në atë drejtim. Unë besoj se do të ketë gjithnjë e më shumë motivim për të vazhduar më shumë punën për të treguar edhe më shumë sukses ”, tha Zaev ./ INA

Kasami: Nëse nuk marrim datë, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

reu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot deklaroi se nëse vendi nuk arrin të merr datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, qeveria duhet menjëherë të japë dorëheqjen dhe të nënshkruaj zgjedhje të parakohshme.

“Ne, si Lëvizje Besa, shpresojmë që BE-ja të tejkalojë veten dhe në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut sa më shpejt, d.m.th para Vitit të Ri të jap datë për fillimin e negociatave. Nëse Maqedonia nuk merr datë, ashtu siç e tha edhe vetë kryeministri, kjo qeveri është e vdekur, duhet që menjëherë të nënshkruhen zgjedhjet e parakohshme”, tha Kasami.

Integrimi, Rama në Bruksel bën përpjekjen e fundit

Kryeministri Edi Rama është nisur të mërkurën drejt Brukselit, ku liderët e BE do të mblidhen për të diskutuar për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nga vendet anëtare të BE, 25 mendojnë se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të hapen bisedimet e anëtarësimit. Vetëm tre vende Franca, Hollanda dhe Danimarka, janë kundër. Një ditë më parë ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian u takuan, por nuk ranë dot dakord për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Edi Rama, i cili pritet të ndërmarri përpjekjen e fundit për të siguruar lajmin e shumëpritur nga Brukseli, ka shprehur skepticizmin e tij, por ka deklaruar se “Cilido qoftë vendimi i BE-së, dielli do lindë përsëri, përpjekja jonë do vijojë”.

Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora ka trajtuar një sërë çështjesh. Intervista u mor nga gazetarja Kozeta Kurti

Votat e diasporës: Ky është rezultati i partive deri më tani

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka nisur sot numërimi i fletëvotimeve të ardhura përmes postës nga Diaspora. Deri më tani në votat që janë numëruar Vetëvendosje radhitet si parti e parë, derisa, pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

KQZ ka njoftuar sot se kanë filluar procesin e numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur me postë gjatë periudhës së votimit nga data 19 shtator deri më 5 tetor.

Deri më tani si parti e parë nga votat që janë numëruar del Lëvizja Vetëvendosje me 2237 vota.

Pas VV-së, radhitet LDK me 921 vota. Si parti e tretë ndërkaq radhitet PDK me 731 vota.

Koalicioni NISMA-AKR-PD ndërkaq ka marrë 326 vota./GazetaExpress/