Ballina Aktualitet Kosovë Një votë vjen edhe nga Siria (Foto)

Një votë vjen edhe nga Siria (Foto)

Nga Siria në Kosovë ka arritur një votë më postë, që do të numërohet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka nisur procesi i numërimit të 13 mijë e 491 votave që kanë ardhur me postë.

Në mesin e këtyre votave që erdhën me zarfe nga vende të ndryshme të botës, ku jetojnë kosovarët, ka mbërritur edhe një e tillë nga Siria, shkruan Reporteri.net. Nga një votë e kosovarëve kanë ardhur edhe nga Arabia Saudite e Bahreini.

Vetëm një votë po ashtu ka arritur edhe nga ana tjetër e globit, nga Kolumbia. Sipas KQZ-së gjashtë vota kanë ardhur me zarfe nga Spanja e një nga Portugalia.

Ndryshe, më së shumti vota kanë arritur nga Gjermania, përkatësisht 5892 vota. Nga Zvicra kanë arritur 3944 vota, 516 nga Suedia, 486 nga Italia, 421 nga Franca, 307 nga Belgjika, 289 nga SHBA, etj.

Kjo është tabela me numrin e pakove me fletëvotime të aprovuara nga shtetet ku kanë votuar qytetarët e Kosovës:

@tn.lajmelokale
@tetovanews