Ballina Blog Faqe 511

Shqipëria po shpopullohet

Prej 30 vitesh, nga Shqipëria janë larguar rreth 1 milion e gjysmë qytetarë të saj. Më shumë se gjysma e qytetarëve që jetojnë në Shqipëri.

Rreth 2.862.427 banorë ka sot Shqipëria. Referuar statistikave, prej këtij numri kanë dëshirë të largohen nga 50% e tyre. Janë tri valë të emigracionit në Shqipërinë e pas vitit 1990.

E para, i përket vitit 1991, kur mijëra shqiptarë u sulën drejt brigjeve italiane me anije. Emigracioni vazhdoi edhe pesë gjashtë vitet që pasuan, por me shifra më të ulëta.

Në vitin 1997, kur Shqipëri u përfshi nga kaosi, pati një tjetër valë largimesh. Pas vitit 1998, ra ndjeshëm fluksi i emigracionit për t’u rikthyer pas liberalizimit të vizave.

Vala e tretë i përket vitit 2011-2018. Fluksi në rritje i vitit 2011-2012 lidhet më së shumti me liberalizimin e vizave dhe hapjen e kufijve për shqiptarët. Është e ndryshme statistika e viteve që pasuan, sidomos vitit 2015 ku ka një numër shumë të madh të emigracionit për të vazhduar edhe sot në vitin 2019.

Nuk sheh të rinj rrugëve të fshatit. Oborret janë bosh, s’ka fëmijë atje duke lozur. Më së shumti sheh ndonjë të moshuar tek ecën për tu takuar me ndonjë prej miqve të pakët që i ka mbetur në fshat….Ky është Shishtaveci këto ditë vjeshte të vitit 2019.

Banorë në Shishtavec: “Jemi rreth 50 pleq e plaka që jetojmë në këtë fshat. Fëmijët kanë ikë. S’kanë me se të ushqehen këtu. Të gjithë kanë ikë… edhe unë që jam 67 vjeç do të ikja pot ë mundesha. Jemi vetëm ne… s’ka kush na varros.”

Dyert janë të kyçura. Ka porta që prej vitesh nuk hapen. Janë larguar në emigracion. Fshati është thuajse i boshatisur. Sipas censusit të vitit 2011 Shishtaveci ishte një ndër zonat më të populluara të qarkut të Kukësit me një popullsi prej rreth 3800 banorë. Tani atje kanë mbetur vetëm të moshuar që jetojnë të vetmuar.

“Nuk ka qenë e nuk është dëshira e të rinjve të asaj zone të braktisin prindërit dhe të largohen. Padyshim që i kanë bërë përpjekjet për të ndërtuar jetën në trojet e tyre. Por politikat qeveritare jo vetëm që nuk I kanë stimular, por i kanë penguar”, shprehet Angjelo Masafra.

“Deri para dy vitesh i kisha këtu fëmijët. Kishim një dyqan por na e mbyllën. S’kishin me se të jetonin dhe ikën. Katër fëmijët e mi janë në Angli e Austri. Nuk deshën të ikin por s’kishin rrugë tjetër”, rrëfen një tjetër banorë i fshatit Shishtavec.

Ende të parritur, fëmijët e pakët të mbetur në Shishtavec për shkak të pamundësisë së prindërve për t’u shpërngulur, duan gjithashtu të ikin. Nuk parashohin asnjë stacion tjetër ndërmjet Shishtavecit dhe Londrës. Nuk duan as të ndalojnë nëpër qytetet e vendit të tyre. Dëshira e tyre është vetëm të ikin atje ku bashkëmoshatarët e tyre prej vitesh jetojnë me familjet.

Profesor Prof. Russel King, Drejtor i Qendrës Sussex për Kërkime mbi emigracionin, e njohur në të gjithë botën, ishte në krye të një studimi për emigracionin në Shqipëri por edhe vende të tjera. Për Shqipërinë, profesor Russel King shpjegon se emigracioni nuk është vetëm për shkak të varfërisë, por nga Shqipëria po largohen njerëzit e saj më të kualifikuar. Me pak fjalë, ai pranon se Shqipërisë po i ikën truri.

“Po, e vërtetë. Shqipërisë po i ikën truri, po i ikin përvoja dhe kualifikime të nivelit të lartë. Por kjo dukuri nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Europën Lindore. Studimi tregon se tendenca më e fundit është ajo e emigrimit të njerëzve që kanë mbaruar universitetin, i rinisë së kualifikuar në nivel të lartë, që ka dëshirë të madhe të emigrojë. 57 % e grupmoshës 18- 40 vjeç synojnë të emigrojnë. 46 % e atyre që nuk kanë emigruar asnjëherë synojnë të emigrojnë. 72% e emigrantëve të kthyer, pra e atyre që kanë qenë njëherë në emigracion, dëshirojnë të ikin përsëri. Rreth 1.4 milion vetë, pothuajse gjysma e popullsisë së tanishme të Shqipërisë, ka emigruar në Europën Perëndimore”, thotë profesor Rasëll King për DW.

Revista Monitor raporton se pak javë më parë, drejtuesit e një spitali me emër në Gjermani, erdhën në Tiranë për të rekrutuar një numër të konsiderueshëm infermierësh. Ata kërkuan përshpejtimin e procedurës për mësimin e gjuhës, duke iu dhënë një pagesë prej 400 euro në këmbim të lënies së punës nëpër spitalet shqiptare për të shfrytëzuar kohën për mësimin intensive të gjuhës gjermane. Drejtuesit e spitalit gjerman e kanë me nxitim nevojën për infermierë shqiptarë në spitalin e tyre.

Për shtetarët tanë nuk është aspak një problem për Shqipërinë ikja e infermierëve, mjekëve, inxhinierëve apo profesionistëve të tjerë. Emigrimi drejt Gjermanisë i mjekëve dhe infermierëve ka nisur në vitin 2015 me një konferencë të përbashkët mes shoqatave të biznesit gjerman dhe atij shqiptarë, me pjesëmarrjen e suksesshme të qeverisë.

Ne kemi një ministër e një qeveri që e stimulon e migrimin e bluzave të bardha drejt Gjermanisë. Ministri mburret se si qeveria ia ka dalë që fale vëmendjes tek arsimi profesional të përgatisë 250 infermierët e parë të gatshëm për tregun gjerman.

Kryeministri Edi Rama e sheh si një mundësi të mirë për ata profesionistë që kërkojnë të ardhmen e tyre në vende të ndryshme të perëndimit.

Statistika
Nga viti 2013 në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Teksa vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë Urdhrit të Mjekut vetëm në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë, nga 250 të diplomuar në fakultetin e mjekësisë.

Sipas censusit të kryer nga Eurostat në vitin 2011 rezulton 1 milion shqiptarë jetojnë jashtë vendit. Sipas Institutit të Statistikave, në vitet 2011-2017 u numëruan 330 mijë persona që ikën si emigrantë.
Nga të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 167 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në vendet anëtare të Bashkimit Europian për periudhën 2011-2017.

Vetëm gjatë vitit 2018 janë shtuar edhe 16 mijë aplikime të tjera, duke e çuar numrin total të aplikantëve në 183 mijë.

Pse ikin?!
Studimi, i drejtuar nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar, Ilir Gedeshi, zbuloi se 52% e shqiptarëve në moshë 18-40 vjeç, kanë dëshirë të largohen nga atdheu.

Studimi i profesorëve Gëdeshi-King, konstaton se vala e ikjeve ka përfshirë qytetet me nivel më të lartë jetese. Sipas studimit, gjysma e personave që marrin paga nga 1000-1400 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të ikin sërish.

Shkollimi dhe perspektiva më e mirë e jetës është dëshira e shumë shqiptarëve, që për ta realizuar synojnë largimin nga Shqipëria. Në një intervistë për “DW”, profesor Rasell King interpreton kështu tendencën e shqiptarëve për të lënë atdheun.

“Studimi tregon se një nga arsyet kryesore pse njerëzit duan të ikin është se nuk shohin të ardhme për vete dhe fëmijët e tyre në Shqipëri. Pjesa më e madhe kërkojnë një shkollim më të mirë për fëmijët e tyre. Vendet e preferuara janë Gjermania dhe SHBA. Arsye tjetër kryesore janë të ardhurat shumë të ulëta në Shqipëri, kur kosto e jetesës sa vjen e ngrihet. Është normale që njerëzit në Shqipëri të duan të eksplorojnë mundësi për të fituar të ardhura më të mira.

Është ky grup faktorësh: të ardhura të ulëta, pakënaqësi nga arsimi i lartë, perspektiva të vakëta pune, mungesa e perspektivës për brezin e ri, që vazhdojnë të ekzistojnë duke e bërë Shqipërinë të zërë vendin e parë në Europë dhe të pestin në botë për dëshirën e madhe për të emigruar – në bazë të një studimi të IOM ( International Organization for Migration). Që kjo situatë të ndryshojë lypsen politika zhvillimi që krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe të ardhura të mira”, tha profesor Rasëll King për DË.

Për shkak të largimit të qindra familjeve shqiptare gjatë vitit që shkoi, janë rreth 10 mijë fëmijë më pak të regjistruar këtë vit në sistemin parauniversitar. Kjo shifër pranohet edhe nga qeveria.

Shkodra
Kjo shtëpi në fshatin Postribë pak kilometra në periferi të Shkodrës. Atje kanë jetuar deri gjatë muaj më parë, një familje e madhe, gjashtë fëmijë dhe prindërit e tyre. Pas shumë përpjekjesh për t’ia dalë në vendin e tyre, ata janë larguar drejt Gjermanisë. Porta e tyre nuk është hapur qysh prej asaj dite. Kanë nisur kalvarin e mundimshëm nëpër çadrat e kampeve që iu rezervohen refugjatëve, në përpjekje për të qëndruar në vendet e BE-së. për shkak të shpërnguljes së shumë familjeve të kësaj zone, janë mbyllur edhe disa shkolla.

Një 12-vjeçar nga fshati Samrisht, pak kilometra në periferi të Shkodrës, nuk mund të mësojë në shkollën e këtij fshati sepse Ministria e Arsimit ka vendosur ta mbyllë shkollën, pasi është ulur numri i nxënësve. Prej një viti, i duhet të udhëtojë çdo ditë 5 kilometra drejt një tjetër fshati për të bërë mësim. Nuk ka asnjë arsye që ky djalë 12 vjeçar të bëje hesapet e politikës, ta justifikojë atë pse shkolla nuk mund të qëndrojë e hapur pse ikin nxënësit e a pse nuk vijnë mësuesit…. Në fund të ditës ky është një fëmijë, shtetas shqiptar që i takon me ligj e Kushtetutë të marrë shërbimin për arsim, si një e drejtë themelore e tij…. Këtë problem vuajnë mijëra nxënës në fshatrat e Shqipërisë. Ministria mbyll shkolla dhe nuk garanton asgjë për ta.

Jo vetëm fshatrat janë prekur nga emigracioni. Ka qytete turistike të cilat gjatë periudhës së dimrit boshatisen. Këto ditë tetori në Gjirokastër sheh pak qytetarë të lëvizin rrugëve të qytetit. Shumica e të rinjve largohen drejt emigracionit.

Leskoviku është gjithashtu një qytet që është prekur së tepërmi nga emigracioni. Shqipëria nuk është vend në konflikt, nuk vuan prej mungesës së burimeve natyrore, nuk është vend me regjim totalitar, por është vendi i dytë pas Afganistanit për numrin e kërkesave për azilkërkues. Një paradoks që e shesh si të tillë edhe kryeministri Emanuel Macron e parlamenti francez.

Pak ditë më parë, në parlamentin francez u zhvillua një debat për azilkërkuesit. Kryeministri i Francës, Emanuel Macron, foli edhe për Shqipërinë, ku informoi se shqiptarët janë të dytët pas Afganistanit për numrin e lartë të azilkërkuesve. “Një vend kandidat për në BE, që është i dyti për nga azilkërkuesit. Një paradoks”, tha ndër të tjera kryeministri francez.

Është paradoks, sepse Shqipëria konsiderohet vend i sigurt origjine. Pra, ka një diferencë të madhe më Sirinë apo Afganistanin, që janë vende në konflikt. Për këtë arsye, Autoritetet franceze dhe ato të vendeve të tjera të bashkimit Evropian, përgjithësisht i refuzojnë kërkesat e shqiptarëve për azil.

Rinasi, rruga drejt shtëpisë
Këtë të martë në aeroportin e Rinasit zbritën nga avioni Çarter… … rreth 60 azilkërkues shqiptarë. Ata janë kthyer nga Franca dhe Belgjika, atje ku iu është refuzuar kërkesa për azil. Çdo të martë, në aeroportin e Rinasit riatdhesohen shtetas shqiptarë që kthehen nga vendet e ndryshe të Evropës. Ata kthehen pa dëshirën e tyre, të detyruar nga autoritet e vendeve të BE-së. Kthehen pa asnjë shpresë, e gjejnë atdheun siç ishte pa asnjë mundësi për t’iu garantuar minimumin jetik. Ata nuk duan të rrëfejnë asgjë nga përvoja ndoshta e hidhur që lanë pas, për disa muaj a pak vite në çadrat e azilkërkuesve. Në rrugën e tyre drejt shtëpisë, nuk shohin ende asnjë fener e as dritë shprese për një të ardhme më të mire për fëmijët e tyre. Prandaj ata duan sërish të ikin. Shumica kanë dëshirë të ikin.

Pajaziti: Në mënyrë ironike përcjellim mesazhin e dështimeve të BDI-së (VIDEO)

Anëtari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Semir Pajaziti mbajti pres konferencë ku tha se “edhe pse me mijëra herë funksionarët e BDI-së e kanë premtuar ndërtimin dhe lëshimin në përdorim të autostradës Shkup-Bllacë, sot e kësaj dite një gjë e tillë nuk është realizuar. Funksionarët e lartë të BDI-së e kanë vizituar shpesh herë këtë vend, duke na gënjyer, se kjo rrugë shumë shpejt do të jetë funksionale dhe do t’a lidhë R. e Maqedonisë së Veriut dhe R. e Kosovës. Premtimet boshe të tyre, tanimë janë duke marrë fund, sepse edhe gënjeshtrat e shpeshta të tyre janë harxhuar”.

Pajaziti tha se anëtarët e forumit rinor të Lëvizjes Besa janë mbledhur sot këtu që në mënyrë ironike të përcjellim mesazhin e dështimeve të funksionarëve të BDI-së.

“Ne jemi këtu që në mënyrë ironike të përcjellim mesazhin e dështimeve të funksionarëve të BDI-së, duke e prerë shiritin e dështimeve të tyre dhe simbolikisht ta bëjmë hapjen e kësaj rruge e cila ende nuk ka filluar të ndërtohet, me qëllim që t’ju mundësojmë qytetarëve lëvizje të lirë në mes dy shteteve! Duke e ditur se për prerjen e shiritit konkurrenca është e madhe, i ftoj në mënyrë paqësore t’a presin shiritin e kuq dhe ta zgjidhin këtë problem shumë vjeçar. Përndryshe BDI njihet edhe si “subjekt i shiritit të kuq”, sepse janë prerë shumë shirita për projekte, por fatkeqësisht të papërfunduar. Forumi Rinor i Lëvizjes BESA do ti ndjek hap pas hapi të gjitha dështimet BDI-së dhe njëkohësisht do të jetë zë i fuqishëm i manipulimeve të BDI-së dhe të qeverisë, e cila për çdo ditë po e humb besimin tek qytetarët për shkak të mos realizimit të premtimeve elektorale”, thuhet në njoftim.

https://youtu.be/tQbMGJuAb6U

Big Mama dhe aktori turk shprehin dashurinë për njëri-tjetrin (FOTO)

Big Mama dhe aktori turk shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në fotot si çift

Kanë filluar spekulimet për një lidhje të mundshme të Big Mamas me aktorin e njohur turk.

Kjo pasi që dyshja ka postuar disa fotografi mjaft romantike, ku shihen në përqafimin e njëri-tjetrit, në një ambient në plazh e me qirinj.

Madje, ata edhe shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në përshkrimin e fotove që postuan, ndërsa pushtuan komentet me zemra.

Aktori në postimin e tij ka shkruar “Të dua” duke e etiketuar këngëtaren dhe duke vendosur disa zemra në ngjyrat kuq e zi.

Agron Shehaj publikon skandalin: Si do t’i falë Rama miliona euro kompanisë “Kastrati”

Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj ka bërë një denoncim këtë të premte në lidhje me një tender të dyshimtë që ka zhvilluar qeveria shqiptare, tender të cilin demokrati e cilëson si më të shtrenjtin në historinë e shtetit shqiptar.

Fjala është për blerjen e sasive të karburantit që përdoret nga automjetetet e qeverisë me një vlerë prej 21.5 mln eurosh. Shehaj shkruan se tenderi i cili do zgjasë 3 vite është fituar nga një prej kompanive mike të kryeministrit. Por jo vetëm kaq. Gara sipas Shehajt është kryer midis dy kompanive, Kastrati Sha dhe AT&T, ku e dyta është paraqitur në garë thjesht për një mbulim, pasi dukshëm tenderi ka qenë i paracaktuar.

Më tutje Shehaj shpjegon se ajo që e bën tenderin një aferë korruptive është fakti se qeveria do ta blejë karburantin më shtrenjt sesa mund ta blejë në tregun e lirë.

Për më tepër lexoni postimin e Shehajt:

Skandali korruptiv me megatenderin 21.5 milionë euro të karburanteve. Kastrati Sha fitoi një tender fiktiv që i jep i të drejtë ekskluzive të furnizojë qeverinë me karburant per 3 vitet e ardhshme. Qeveria Rama do blejë karburantin me shumicë me përreth 180 lek për litër, me pothuajse të njëjtin çmim që e blejnë konsumatorët të pompa e karburantit.

Më 12 shtator, Ministria e Brendshme zhvilloi tenderin më të madh për blerje karburanti në historinë e shtetit shqiptar: 21.5 milionë euro për blerje kaburanti për tre vjet u tenderuan në tre lote.

Në të tre lotet morën pjesë dy kompani të njëjta, Kastrati Sha dhe AT&T.

AT&T u regjistrua në garë si mbulesë dhe nuk paraqiti asnjë ofertë dhe asnjë dokument. Si rezultat, Kastrati Sha i fitoi të tre tenderat automatikisht si i vetmi ofertues, me metodën e zakonshme të vjedhjes së parave publike nën qeverisjen Rama.

Kështu Kastrati Sha siguroi monopolin e furnizimit me karburant të gjithë shtetit shqiptar për të tre vitet e ardhshëm.

Çmimi me të cilën u akorduan tenderat është skandaloz: çmimi i importit me shumicë plus një marzh fitimi prej 15,9%-17,9%, marzh fitimi disa herë më i lartë se ai i tregut.

Po të bësh llogaritë nisur nga çmimet e tanishme të importit, i bie që qeveria shqiptare po ble një litër naftë me 177,1 lekë për litër.

Aktualisht, kompanitë e karburanteve i furnizojnë konsumatorët e mëdhenj me çmim shumice prej 161-163 lekë për litër. Kjo do të thotë se shteti shqiptar po e ble karburantin me çmim rreth 15 lekë për litër, ose 10 për qind, me shtrenjtë se po ta blinte në tregun e lirë.

Për blerjen me vlerë 21,5 milionë euro nga Kastrati Sha, qeveria do të paguajë mbi 2 milionë euro më shumë se sa po ta blinte karburantin direkt në treg, pa patur nevojë për tender dhe për garë.

Klientelismi, korrupsioni dhe abuzimi me paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë qëllimi kryesor i qeverisë Rama./EXPRESS

Emri i ndryshimit

Nga Veton Surroi

LVV-ja dhe LDK-ja kanë para vetes vetëm një alternativë: ta bëjnë këtë vend normal apo ta lënë kështu si është.

1.

Në Kosovë, më 7 tetor, një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, agoi një ditë e parëndomtë.

Një shumicë e njerëzve që pashë, takova apo u dëgjova me ta, ende kishin vështirësi të përcaktonin çka saktësisht kishte ndodhur një ditë më parë në zgjedhjet parlamentare, në të cilat LVV-ja dhe LDK-ja, dy parti deri atëherë opozitare, fituan diçka mbi gjysmën e votave të atyre që dolën në zgjedhje. Qe e qartë se u hodh një votë për ndryshim, dhe ky ishte emërtuesi i përbashkët; qe një votë shumice kritike e dhënë për ta ndryshuar kahen.

Por ky përshkrim do të ishte i pamjaftueshëm për ta përshkruar energjinë e krijuar. Kjo ditë kishte diçka më shumë se ç’prodhon një ditë rotacioni të rëndomtë politik, ku opozita e deridjeshme mund partitë në pushtet. Kjo më shumë quhet shpresë, një ndjenjë e veçantë të cilën kosovarët e përjetuan në kthesat e mëdha historike; diçka me ngjashmëri (të afërt a largët) sikur u çliruan nga Serbia dhe diçka me ngjashmëri (të afërt a largët) si kur shpallën pavarësinë e vendit.

Si mund të gjeneronte një ndjenjë të këtillë një rotacion, ku opozita e deridjeshme fiton vota të mjaftueshme për të qenë në pushtet? Këtë e bënte për faktin e thjeshtë se nuk bëhej fjalë për rotacion politik brenda një tregu të konsoliduar politik, ku të gjithë akterët respektojnë një kod rregullash. Pra, nuk fitonte opozita gjermane, franceze, sllovene, portugeze apo estoneze dhe e çonte në opozitë pushtetin. Në Kosovë gjysmën e votave të elektoratit i morën dy parti që i përkasin, kushtimisht, modernes krahasuar me partitë që kishin qenë pjesë e një sistemi paramodern, kushtimisht feudal, të kapjes së shtetit.

Fitorja e LVV-së në veçanti (për shkak të konsistencës anti-establishment prej lindjes si lëvizje) dhe e një lidershipi të ri brenda LDK-së që ka mbajtur flamurin kundër kapjes së shtetit brenda partisë ishte në fakt një lloj shprehjeje e masës kritike në shoqëri kundër kapësve të shtetit. Qe një votë kundër tërë asaj që paraqisnin partitë e kapjes së shtetit: shpërdorimin e papenguar të parasë publike, klientelizmin dhe fodullëkun e luksit, kontrollin e policisë e gjyqësorit, degradimin e shëndetësisë dhe të arsimit në nivelet e shteteve më të pazhvilluara të botës së tretë, vendosjen e perspektivës së gruas në nivel të asaj palestineze, irakiane dhe afgane; dëmtimin e sovranitetit dhe integritetit të vendit nëpërmjet të paaftësisë negociatore në bisedimet me Serbinë.

Kur dolën për të votuar, gjysma e zgjedhësve kosovarë kishin një motiv parësor: ta çlirojnë vendin prej feudeve, të strukturave injorante për çdo gjë tjetër pos për shfrytëzimin e shtetit për nevoja të veta.

Andaj, edhe agu kolektiv i shpresës më 7 tetor.

2.

LVV-ja dhe LDK-ja me supozimin e mirëbazuar se do ta formojnë Qeverinë e ardhshme – kanë para vetes një detyrë që nuk është aspak e lehtë. Detyra mund të cilësohet me terma të ndryshëm – konsolidimi i shtetit e reformimi i tij, transformimi socio-ekonomik e të tjera të ngjashme – por në thelb ajo e ka një përshkrim: çfarë do të jetë ndryshimi, sa i thellë dhe i gjerë në shoqërinë tonë? Apo, si do të quhet ndryshimi?

Të dyja partitë tashmë kanë treguar gjatë fushatës dhe posaçërisht gjatë qëndrimit në opozitë se dinë sa thellë dhe sa gjerë ka arritur kapja e shtetit dhe kanë, çdonjëra veç e veç e mbase edhe që të dyja bashkë, ide se si të bëhet çkapja e funksioneve shtetërore prej duarve të feudeve politike-kriminale. Dhe, kështu, ndryshimi do të quhej çkapje, diçka që tashmë ka hyrë në vokabular politik pas shumë vjetësh, saktësisht aq vjet sa u desh të hynte edhe termi i parë, kapja, një proces që kishte filluar nga PDK-ja ende pa e marrë pushtetin.

Dhe këtu, LVV-ja dhe LDK-ja janë në një avantazh të madh historik, që do të duhej dhe mund ta shfrytëzonin ngase janë vënë në ballë të një lëvizjeje, e cila ia doli që të dalë fituese me vota të qytetarëve, pa ndërhyrje ndërkombëtare e demonstrata (si në Maqedoni me përgjimet e Gruevskit) dhe duke pasur kundër vetes një rrjet të thellë e të gjerë kriminal-politik në të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit.

Si e këtillë, lëvizja për çkapje të shtetit është shembullore për vetë demokracinë në kohën kur ajo po shënon regresion në shumë pjesë të botës.

Fitorja e LVV-së dhe LDK-së mund të jetë një fitore shembullore e demokracisë.

3.

Por LVV-ja dhe LDK-ja kanë një avantazh tjetër, një të natyrshëm e brenda vetes që mund dhe duhet ta shfrytëzojnë. Ato përfaqësojnë lëvizje politike korrespondente me bashkëkohësinë evropiane. Njëra si socialdemokraci e qendrës së majtë dhe tjetra si konservatore e qendrës së djathtë – që të dyja janë parti që pos lidhjes me kontekstin evropian tashmë janë të identifikuara me mendimin politik. Këto dy parti kanë mundësi, dhe këtë e kanë dëshmuar, që të elaborojnë mendime rreth politikave shtetërore. Njeriu mund të thotë se kjo është krejtësisht e natyrshme për partitë politike në Evropë, fundja elaborimi i politikave dhe zbatimi i tyre janë arsye thelbësore e ekzistencës së partive politike. Por në kontekstin kosovar të deritanishëm, të sundimit të dhunshëm të njerëzve me mungesë të theksuar dijeje dhe kulture (politike apo tjetër), elaborimi i menduar i politikave qeveritare është kapërcim i një shkalle të lartë emancipimi. Ajo shkallë quhet modernitet, pra diçka që popujt evropianë kishin përjetuar në forma të ndryshme gjatë shekullit XX.

Moderniteti, në fakt, nuk është krejtësisht i huaj për këtë vend, dhe ai identifikohet me arsim e shëndetësi publike, me sigurime shëndetësore, me hapje të vendeve të punës dhe infrastrukturë për zhvillim. Nëse kjo ishte normale në një sistem kufizimi të drejtash njerëzore çfarë kishte Kosova gjatë shekullit të kaluar, pse të mos jetë shumë më normale sot?

Dhe, nëse LVV-ja dhe LDK-ja janë parti që sot janë lehtë të identifikueshme si normale – brenda spektrit politik evropian – a nuk mund të jetë objektivi i tyre që Kosova të jetë një vend normal, pra një vend me arsim e shëndetësi publike, sistem sigurimesh shëndetësore e gjëra të tjera të ngjashme normale e që përmbushin nevojat e qytetarëve?

Rrjedhimisht, pse të mos quhet ndryshimi normalitet?

4.

E qartë, nuk jemi duke folur për një shtet si çdo tjetër në Evropë. Ky është shtet me një konflikt ende të papërfunduar me Serbinë, që në kushte paqeje po zgjat tashmë 20 vjet. Arritja e një marrëveshjeje paqeje me Serbinë do të krijonte “muret e jashtme” të normalitetit, dhe ky është një objektiv që mund të mbërrihet. Aq më shumë mund të mbërrihet nëse në vend të personave të implikuar në nivele të ndryshme të krimit të organizuar, Kosovën e përfaqëson një qeveri e “normalitetit korrespondues”, pra të atyre që mund të komunikojnë brenda një konteksti kulturor dhe politik evropian.

Dhe, po ashtu e qartë, LVV-ja dhe LDK-ja mund të hasin në pengesa nga të tjerët, apo t’i gjejnë të krijuara brenda vetes për ta shpënë këtë vend përpara. Por çdoherë dhe çdo ditë që të ndodhë kjo, prej 7 tetorit ku u krijua një energji e madhe shprese për këtë vend, duhet të dinë se alternativat për ta nuk janë mes një qasjeje politikash në një fushë a tjetër. Alternativat para tyre janë normaliteti për qytetarët e Kosovës apo gjendja në të cilën jetojnë sot.(koha.net)

ÇMIMI NOBEL PËR LETËRSI – OLGA TOKARÇUK

Xhelal Zejneli

Për shkak të një skandali sek*sual të një anëtari të jurisë të Komitetit të Nobelit, Çmimi Nobel për letërsi për vitin 2018 nuk u nda. Sot, më 10.10.2019, ky ëmim për vitin 2019 iu nda shkrimtares dhe psikologes polake Olga Tokarçuk, e lindur në vitin 1962. Diplomoi psikologjinë në Varshavë. Si në lëmin e krijimeve letrare, ashtu edhe në atë të psikologjisë, është ndikuar nga psikiatri zviceran Karl Gustav Jung (1875-1961).

(Jungu është themelues i psikologjisë analitike apo komplekse. Është i pari që e përdori termin “kompleks”. Deri në vitin 1913, Jungu bashkëpunoi me mjekun dhe psikiatrin austriak me prejardhje çifute, themeluesin e psikanalizës – Sigmund Frojdin (1856-1939). Me studimet e veta mbi seksualitetin dhe agresivitetin, si dy motive mbizotëruese të njeriut, Frojdi i shokoi bashkëkohësit e vet. Hulumtimet e tij në lëmin e nënvetëdijes i vazhdoi e bija Ana Frojd).

Laureaten polake, Olga Tokarçuk, juria e përshkroi si “shkrimtare e preokupuar me jetën lokale…. , por e cila botën e shikon nga lartë”. Të parin roman “Në kërkim të librit” e botoi në vitin 1993. Ajo është feministë dhe vegjetariane. Në disa vepra të veta i paraqet dukuritë negative të shoqërisë polake. Kritikon ashpër mbartësit e deformimeve në politikë dhe në shoqëri, politikanët konservatorë, përkatësisht pushtetarët. Në një intervistë televizive kishte deklaruar se “Polonia ka kryer vepra të tmerrshme kolonizimi gjatë historisë”. Kjo i kishte tmerruar nacionalistët djathtistë. E shpallën tradhtare të kombit. Për ta mbrojtur nga ndonjë sulm eventual, botuesi i saj angazhoi truproja. Olga Tokarçuk është femra e 15-të që e merr Çmimin Nobel për letërsi.

Angazhimi i saj si shkrimtare për t’i parë anët e errëta të shoqërisë dhe për t’i stigmatizuar mbartësit e së keqes, të përkujton pikëpamjet e shkrimtarit dhe të filozofit ekzistencialist francez Sartrit (Jean-Paul Sartre, 1905-1980) i cili thotë se shkrimtari duhet t’i vërejë shtrembërimet në shoqëri dhe t’i demaskojë mbjellësit e ligësisë, sikundër mund të jenë politikanët apo pushtetarët e papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, intelektualët oportunistë dhe konformistë si dhe qytetari që duron padrejtësinë.

Autori i romanit “Neveria” (La Nausée, 1938) – Sartri, është shkrimtari i cili e refuzoi Çmimin Nobel për letërsi që iu nda në vitin 1964. Kjo shkaktoi incident dhe skandal në publik. Më vonë, në një intervistë për gazetën Le Figaro, Sartri jep sqarime për arsyet e refuzimit të Çmimit Nobel. Ndërmjet tjerash, thotë: “…Çmimin Nobel e kam refuzuar për arsye se shkrimtari duhet të mbetet i pavarur nga institucionet që i ndajnë ato. Nuk dua që Çmimi Nobel të më transformojë dhe të më ngjallë asociacion me institucionin e Akademisë Suedeze”. Në vijim Sartri shtoi se “Çmimi Nobel nuk i merr njësoj parasysh shkrimtarët e ideologjive të ndryshme dhe të kombeve të ndryshme, por i parapëlqen modelet perëndimore. Më vjen keq që akti im shkaktoi skandal në publik. Po të ma kishin ofruar sovjetikët Çmimin Lenin, po ashtu do ta kisha refuzuar”.

Para kësaj, Sartri kishte refuzuar të bëhej anëtar i Legjionit të Nderit (Ordre National de la Légion d’honneur) që është dekoratë më e lartë e Francës e themeluar nga Napoleon Bonaparti e që jepet nga presidenti francez.

Në vendet e varfëria dhe të pazhvilluara, në shoqëritë e prapambetura, nëpër qytezat me plot provincializëm s’ka ditë e të mos i shajnë politikanët dhe pushtetarët. Por, me të ardhur dita e votimeve, po këta sharës i votojnë të tillët dhe i mbajnë pafundësisht në pushtet. Me një popull që s’lexon lehtë është të manipulosh. Një popull të papunë apo një popull me të ardhura të ulëta mund ta sundosh me demagogji dhe me premtime boshe. Në shtetet me skena orueliane, nën kontrollin e pushtetarëve vihen edhe mediumet. Akademikët ndërkaq, për interesa meskine të veta, hiqen sikur s’vërejnë gjë apo s’dëgjojnë gjë. Të tillët s’janë dot akademikë. Janë pseudo-akademikë.

Përfitimet e shumta që sjell lëkura e bananes

Lëkura e bananes, të cilën ne përgjithësisht e hedhim poshtë, është e pasur me veti shëruese dhe përfitime për shëndetin dhe bukurinë. Në këtë artikull ne renditim vetitë kryesore të lëvozhgës së bananes, dhe përdorimet e saj.

Zbardh dhëmbët. Lëvorja e bananes është një ilaç i shkëlqyeshëm për ndriçimin e dhëmbëve. Pasi t’i keni larë, aplikoni lëkurën e bananes në dhëmbë, duke e fërkuar lehtë. Ky përfitim është për shkak të pranisë së kaliumit.

Njollat e lëkurës. Fërkimi i lëkurës së bananes në lëkurë mund të eliminojë njollat e shkaktuara nga ekspozimi në diell. Fërkoni lëkurën për rreth 10 minuta para se të flini dhe lajeni të nesërmen në mëngjes.

Puçrrat e fytyrës. Pasi të keni larë lëkurën e fytyrës, vendosni pjesën e brendshme të lëvores së bananes direkt mbi akne, pa e fërkuar. Luteina e lëkurës së bananeve na ndihmon në eliminimin e akneve.

Përfitime të tjera. Zierja e një lëkure bananeje në 750 ml ujë, duke shtuar pak kanellë dhe mjaltë për ëmbëlsim, është e mundur të merret një çaj i shkëlqyeshëm që ndihmon të:

rregullojë kaliumin në trup, duke parandaluar hipertensionin
stimulojnë prodhimin e hemoglobinës, duke parandaluar aneminë
përmirësojë tretjen dhe kapsllëkun

mbron stomakun nga aciditeti dhe acarimi
rrit serotoninën dhe lufton depresionin
lufton pagjumësinë falë vitaminës B6.

Gazetarja raporton “live”, por ndërpritet nga djali (VIDEO)

Gazetarja e NBC, Courtney Kube, e cila mbulon lajmet e sigurisë kombëtare dhe të Pentagonit, po raportonte “live” në studio në klidhje me pushtimin turk të Sirisë.

Por djali i saj 4-vjeçar nuk e la ta vazhdonte punën e qetë. Ai shkoi dhe ndërhyri te kamerat duke iu afruar të ëmës.

“Më falni, më kanë ardhur fëmijët”, tha Kube duke buzëqeshur teksa largonte të birin mënjanë, ndërkohë që regjia vendos një hartë të Turqisë dhe të Sirisë në ekran.

Amanda Macias, e cila mbulon lajmet e sigurisë kombëtare, e lëvdoi kolegen e saj.

“Kjo tregon që gazetarja Kube ësht ënjë nënë që punon më fort nga të gjitha, ndërkohë që vazhdon të japë lajmet”, shkroi ajo teksa shpërndante videon e ngjarjes.

Ilir Meta: Nuk fle çdo natë me Monikën, kemi axhenda të ndryshme (VIDEO)

Ilir Meta i shokoi të gjithë mbrëmjen e sotme teksa tha se “nuk fle çdo natë me Monikën, për shkak të axhendave të ndryshme”. Në fakt, gazetarja Eni Vasili e ngacmoi Metën me një deklaratë të zonjës Kryemadhi, e cila ka thënë se “çdo mëngjes, Ilir Meta i thotë se nuk ia fal djegien e mandateve”.

Por, Ilir Meta e tha se për shkak të axhendave nuk fle përnatë, deklaratë që më shumë ishte një “batutë”, pa i dhënë rëndësinë e duhur.

“Unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale” Edi Rama flet për raportin me Albin Kurtin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Novi Sad i Serbisë, për marrëdhëniet e tij me presidentin e ser, Aleksandër Vuçiç dhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Në një intervistë për Abcnews, Rama është shprehur se me Kurtin ka pasur komunikim të vazhdueshëm, por sipas tij, lideri i Vetëvendosjes bën politikë përmes marrëdhënieve personale dhe biseda që ata kanë shkëmbyer mes tyre.

“Unë me Albini kam pasur në vijimësi komunikim, kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë ma ka thënë, por ndryshe nga ai, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë më njëri-tjetrin. Më vjen mirë që ai të marrë përgjegjësin e kryeministrit dhe t’i jap Kosovës energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij ata që e kanë votuar”,-tha Rama.

Po ashtu, ai ka folur dhe për marrëdhëniet e tij me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ku tha se ai e ka mirëkuptuar qëndrimin e tij për Kosovën. Rama tha se është i lënduar nga akuzat që i janë bërë nga politika e Kosovës.

Ai theksoi se në Kosovë e akuzojnë se mbështet korrigjimin e kufijve me Serbinë. Ai komentoi dhe deklaratën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u shpreh më herët se Rama i kishte bërë presion në Berlin që t’i hiqte taksën Serbisë. Kryeminstri tha se Haradinaj është gënjeshtar dhe se nuk ka bërë asnjë persion ndaj tij.

“Më kanë lënduar jo pak abuzimet, gënjeshtrat dhe shpifjet që janë bërë në adresën time me këtë marrëdhënie. Sepse kjo është një marrëdhënie e hapur dhe e drejtpërdrejtë dhe sigurisht është një marrëdhënie që asnjëherë nuk përjashton asnjëherë debatin e vazhdueshëm për të ardhmen e Kosovës. Absolutisht, mirëkuptimi me presidentin e Serbisë shtrihet dhe me faktin se ai ka mirëkuptuar se unë nuk mund të pushoj dhe nuk mund të ndryshoj qëndrim. Jam i lënduar që edhe figura të larta politike në Kosovë, se në Shqipëri këtë zakon kanë pasur gjithmonë. E kanë shënjestruar këtë marrëdhënie si një bazë për shpifje dhe gënjeshtra, sikur unë paskam qenë njeriu që kam promovuar ndarjen e Kosovës, sikur i paskam bërë presion ish-kryeministrit të Kosovës. Kjo gjë ka bërë që unë ta quaj publikisht siç e meriton, gënjeshtar”,-tha Rama

Rama, Zaev dhe Vuçiç zhvilluan një takim në kuadër të një marrëveshje e cila do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në Shqipëri, Serbi dhe në Maqedoni të Veriut

Takimi i Novi Sadit ose “u mbars mali e polli një mi”!

Nga Genc Pollo

Kjo fabulë e Ezopit e përshkruan më së miri takimin e Novi Sadit midis presidentit serb dhe kryeministrave nga Tirana e Shkupi. Ata prodhuan një deklaratë shumëfaqëshe ku vetëm një fakt të ri kishte: se qeveritë zotoheshin se deri në 2021 shtetasit e tyre do të kalonin kufijtë vetëm me letërnjoftim (kartë identitetit) dhe jo detyrimisht me pashaportë.

Fakt është se prej dhjetë vjetësh shtetasit shqiptarë kalojnë kufirin maqedonas (por edhe kosovarë e malazez) vetëm me letërnjoftim. Ndërsa në Serbi prej vitit 2010 udhëtojnë pa viza. Pra për shtetasit shqiptarë avantazhi pas dy vjetësh është se mund të shkojnë pa pashaportë në Beograd apo Nish.

Ndërkohë Maqedonia, Serbia, Bosnja e Mali i Zi prej kohësh e pranojnë letërnjoftimin si dokument për kalimin kufitar mes tyre. Po kështu e ka regjimin Kosova me Maqedoninë e Malin e Zi.

I vetmi i dëmtuar në Novi Sad doli shteti i Kosovës. Askush nuk e përmendi dhe askush nuk i kërkoi Serbisë të njihte dokumentat personale e targat e shtetit të Kosovës. Thirrja e samiti të dytë në Ohër pas një muaji është pa kuptim nëse Serbia nuk bën lëshime. Dhe as që nuk ka ndërmend t’i bëjë! Dhe as Rama nuk ja kërkon mikut Vučić!

Por groteske është parulla e Schengenit ballkanik. Sa më lart nuk ka lidhje as me Zonën Schengen e as me Bashkimin Europian. Është vetëm lehtësim i kalimit kufitar siç praktikohej në vitet 30 mes Shqipërisë e Jugosllavisë.

Nobeli për Letërsinë, Rama: Më vjen për të vjellë

Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas shpërndarjes së Çmimeve Nobel për Letërsinë. Akordimi i këtij çmimi për shkrimtarin austriak, Peter Handke ka shkaktuar mjaft reagime të ashpra.

Edhe kryeministri shqiptar thotë se i vjen për të vjellë nga ky vendim.

“Kurrë nuk e kisha menduar se do kisha ndjesinë e të vjellës për shkak të një Çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes skandaloze të bërë nga një autoritet moral si Akademia e Nobelit, turpi është vulosur si një vlerë e re. Jo, ne nuk do të heshtim përballë racizmit dhe genocidit”, shkruan Rama.

Ndërkohë edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës tha se është e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Handke njihet si figurë kundërthënëse, për shkak të mbështetjes së tij për politikat e ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

Akademia e Shkencave kundër jurisë për ndarjen e Nobelit për Letërsi: Të anulohet çmimi, Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reagur pas dhënies së çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Përmes një deklarate zyrtare, ndër të tjera shprehet indinjata e thellë duke e konsideruar si një akt zhgënjyes.

“Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit. Si rrallë ndokush tjetër, ai mori pjesë në varrimin e Milosheviqit dhe deklaroi: “Nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë ndjej. Unë mbaj mend. Andaj jam këtu sot, pranë Jugosllavisë, pranë Serbisë dhe pranë Sllobodan Milosheviqit””, shkruhet në letrën publike të Akademisë së Shkencave dhe Arteve drejtuar Akademisë Suedeze.

Reagimi i plotë:

AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE TË KOSOVËS

Prishtinë, 10 tetor 2019

Akademisë Suedeze, Stokholm

Në dijeni: Jurisë për ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi

Të nderuar titullarë dhe anëtarë të Akademisë,

Me indinjatë të thellë morëm lajmin e shëmtuar se laureat i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 është shkrimtari Peter Handke, një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.

Si Akademi e një shteti të sapo krijuar mbi vlerat perëndimore të lirisë së popujve dhe institucion që edhe vetë ka vuajtur segregacionin dhe aparthejdin e një regjimi të urryer dhe luftën e tij shfarosëse, nuk kemi besuar se kaq shpejt do të përballemi me humbjen e kujtesës dhe amnistinë morale të atyre që mbështeten me aq pasion një vrasës të popujve, siç bëri laureati i juaj, Peter Handke. Mospajtimi i thellë me angazhimet politike dhe deklarimet publike të Handkes, bashkë me mbështetjen e pakursyer të mbarë botës progresive, përfshirë edhe Suedinë, bëri që sot popull ynë të njohë lirinë dhe jetën e dinjitetshme.

Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit. Si rrallë ndokush tjetër, ai mori pjesë në varrimin e Milosheviqit dhe deklaroi: “Nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë ndjej. Unë mbaj mend. Andaj jam këtu sot, pranë Jugosllavisë, pranë Serbisë dhe pranë Sllobodan Milosheviqit”. Më herët, në maj të vitit 1999, ai u deklarua kundër bombardimeve të NATO-s, duke thënë se Aleanca Veriatlantike nuk është duke parandaluar Aushvicin e ri, por është duke e krijuar atë. Ai sulmoi pa dallim të gjithë ata që mbështetën ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, qofshin politikanë apo dijetarë të shquar të mbarë botës. Ende sot trazojnë Ballkanin aq shumë viktima pa varre, të cilat kërkojnë prehje dhe drejtësi.

Ideja se angazhimet dhe bindjet politike duhet ndarë nga vepra e një shkrimtari, nuk funksionon në rastin e Peter Handkes. Përkundrazi, idetë e tij agresive u afishuan aq shumë, teksa synonin të luhatnin fondamentin e vlerave të civilizimit dhe humanitetit.

Të zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkon të anulohet ky vendim i Akademisë Suedeze, si akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike.

Me respekt,

Mehmet Kraja,

Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Kjo është tollovia e shkaktuar nga gabimi teknik i KQZ-së me formularë pas numërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën në mënyrë unanime ka vendosur që të rinumërohen mbi 300 vendvotime në nivel të Republikës së Kosovës, pas një gabimi teknik që ka ndodhur me formularët në të cilët janë bartur dhe evidentuar numri i votave të numëruara.

Në këta formularë ka pasur mospërputhje mes numrit të partive dhe kolonave në të cilat janë bartur votat pas numërimit. Siç kanë shpjeguar partitë të cilat janë ankuar dhe që kanë kërkuar rinumërim, në zgjedhjet e 6 tetorit kanë garuar 25 parti, ndërkohë në formularin ku janë shënuar votat ka pasur vetëm 24 kolona, gjë që ka habitur komisionerët gjatë procesit të shënimit të votave.

Gazeta Express ka siguruar tre dokumente në të cilat janë të shënuara votat të cilat i kanë marrë partitë politike, në Kaçanik, Viti dhe Drenas, në të cilat vërehet një gjë e çuditshme dhe e pashpjegueshme matematikisht e që tregon atë se çfarë ka shkaktuar ky lëshim teknik i bërë nga Sekretariati i KQZ-së që është përgjegjës për formularët.

Partia e Ashkalinjve për Integrim me numër 113 në zgjedhjet e 6 tetorit, vetëm në këto 3 komuna të Republikës së Kosovës ka marrë 4 mijë e 504 vota.

Ndërkohë në rezultatin e publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor nga 2.547 vendvotime kjo parti ka marrë vetëm 3 mijë e 202 vota apo vetëm 0.40 për qind, shkruan Gazeta Express.

Në Drenas në formularin e siguruar nga Gazeta Express kjo parti ka marrë 2 mijë e 158 vota, ndërkohë në faqen e KQZ-së ku janë publikuar rezultatet PAI me numër 113 ka vetëm 18 vota.

Në Viti ndërkohë sipas formularëve të siguruar nga Express ka marrë 1 mijë e 81 vota, ndërsa në rezultatet e KQZ-së ka vetëm 17 vota.

Njësoj edhe në Kaçanik, në formularë kësaj partie i figurojnë 1 mijë e 265 vota, ndërsa në KQZ ka vetëm 211 vota.

Përfaqësuesi i QNR-së, Burim Ahmetaj, ndërkohë në konferencën e djeshme në KQZ, ka thënë se pas rinumërimit të këtyre vendvotimeve do të evidentohet problemi.

Pritet të shihet pas rinumërimit se cilave parti u janë bartur votat dhe se a do të ndikojë rinumërimi në rezultatin e përgjithshëm.

Vendi ku do të hapen më së shumti kuti për rinumërim është Prishtina. Aty do të rinumërohen gjithsej 42 vendvotime.Pas Prishtinës është Prizreni, ku do të hapen 26 vendvotime për rinumërim./GazetaExpress/

Kosovë: Vetëvendosja dhe LDK bien dakord për koalicion qeverisës

Lëvizja Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) u pajtuan që të krijojnë koalicionin qeverisës por, finalizimin e tij do ta bëjnë pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve, lëvizja Vetëvendosja (VV) u rendit partia e parë që fitoi më së shumti vota, ndërsa, me një diferencë të vogël, LDK-ja u rendit e dyta. Të dyja këto parti ishin në opozitë gjatë mandatit të shkurtuar qeverisës në qeverinë e kryesuar nga Ramush Haradinaj. Në takimin e së enjtes (10.10), ku Vetwvendosja dhe LDK u dakorduan për krijimin e koalicionit qeverisës, morën pjesë kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatja e LDK-së që konkuroi për postin e kryeministres Vjosa Osmani. Kjo e fundit tha, se në takimin e sotëm është diskutuar më shumë në nivel të parimeve dhe jo të hollësive, por sipas saj, më e rëndësishme është që të dyja partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë.

“Filluam diskutimet tona kryesisht sa i përket një qeverie, e cila do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, mirëpo që patjetër do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëjmë në të për qytetarët. Për ne është me rëndësi që të presim numërimin e të gjitha votave para se të arrijmë marrëveshjen finale, por siç e thash në fillim, e mira është se ka vullnet të mirë në të dyja palët, në të dyja partitë që kjo marrëveshje të arrihet”, tha Vjosa Osmani.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosja që tash për tash në bazë të rezultateve preliminare pritet të jetë kryeministër i Kosovës, tha se “Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta prandaj pa humbur kohë duhet krijuar qeveria. Ai tha se është synim i përbashkët që të respektohen të drejtat e qytetarëve dhe shteti të orientohet nga drejtësia, zhvillimi, demokracia dhe mirëqenia për të gjithë.

“Jemi dakorduar që të kemi një dysheme prej 30 për qind të përfaqësimit gjinor pra do të jenë 30 për qind gra edhe në mesin e ministrave edhe në mesin e zëvendësministrave. Do të kemi shumë më pak ministri, shumë më pak zëvendësministra por do të kemi shumë më tepër angazhim, përkushtim, punë. Ekipet tona profesionale edhe të lëvizjes Vetëvendosje edhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të takohen për të harmonizuar programet”, tha Albin Kurti.

Sidoqoftë, pos zhvillimit ekonomik dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeverinë e re të Kosovës e pret edhe sfida më e madhe, përballja në dialog me Serbinë që me ngulm po kërkohet nga faktori ndërkombëtar në mënyrë të veçantë nga SHBA-së. Albin Kurti që pritet të jetë kryeministër i Kosovës gjatë fushatës parazgjedhore vazhdimisht ka deklaruar se ai si kryeministër do ta udhëheqë vet dialogun me Serbinë dhe jo Presidenti i Kosovës, dhe ka paralajmëruar rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë takimit një ditë më parë me të ngarkuarin special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, Kurti deklaroi se i kaë thënë Grenell-it, që “përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes me Serbinë janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj, sesa afati kohor për të”.

Austriaku Peter Handke fiton çmimin Nobel në Letërsi: Është i famshëm si kundërshtues i pavarësisë së Kosovës dhe adhurues i Milosheviqit

Autorja polake Olga Tokarczuk eshte fituese e çmimit Nobel ne letersi per vitin 2018 ndersa austriaku Peter Handke jane fitues te çmimit Nobel ne Letersi per vitin 2019.

Austriaku Peter Handke, njëri ndër kundërshtuesit e pavarësisë së Kosovës dhe solidarizues me serbët gjatë bombardimeve të NATO-s, është njëri nga dy fituesit e çmimit Nobel për Letërsi.

Panairi Vjeshtor i Librit me ofertën e 50 botuesve

Vitin e kaluar kryeqytetit i ishte shtuar edhe një panair. Kolegji AAB me Panairin Vjeshtor të Librit mëtoi që këtë ngjarje ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj. Diçka të tillë po synon edhe sivjet, por me pjesëmarrje të shtëpive botuese edhe përtej kufijve të Ballkanit.

Panairi do të hapet sot (e mërkurë) dhe do të zgjasë deri më 12 tetor. Edhe sivjet janë rreth 50 botues që do të shpalosin ofertën e tyre. Në mesin e tyre edhe Botimet KOHA.

Urim Sallauka, drejtor i bibliotekës së Kolegjit AAB, ka thënë se këtë vit në Panair do të marrin pjesë edhe shtëpi botuese nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja.

“Janë rreth 50 shtëpi botuese në këtë edicion nga fusha të ndryshme. Pra, do të kemi shtëpi botuese të cilat botojnë zhanre të ndryshme”, ka thënë ai. Sallauka, po ashtu, ka thënë se gjatë këtij edicioni do të mbahen edhe 12 promovime librash.

“Kolegji AAB deri më tani ka të botuar rreth 100 tituj dhe për këtë panair do të promovojë 4 tituj të rinj. Gjithashtu, do të kemi promovime të librave edhe nga shtëpitë e tjera botuese, si ‘Fan Noli’ nga Tirana, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, ‘Armagedoni’ nga Prishtina, ‘Akropoli i Ri’ nga Tirana, ‘UET Press’ po ashtu nga Tirana”, ka thënë ai. Disa nga librat, siç ka thënë Sallauka, janë të fushës akademike, të cilët mbështesin planprogramet studimore në Kolegjin AAB, por, gjithashtu, sipas tij, do të ketë edhe promovime të romaneve të ndryshme në gjuhën shqipe dhe dy romane të përkthyera në shqip.

“Shqipëria në vitin 1921” i Justin Godartit, “Hyj ndër yj” nga Anila Varfi, “Kthimi i profetit” i Adil Ollurit, “Korça sipas një kosovari” e “Andrra në beze” nga Agron Shala, janë disa nga titujt që do të përurohen.

Sallauka ka thënë se janë kujdesur që edhe botuesit të bëjnë zbritje për këtë panair.

Duke lavdëruar institucionin ku punon, ka thënë se organizimi i këtij edicioni ka qenë punë e lehtë.

“Meqë Kolegji AAB tanimë ka dëshmuar që është një institucion i madh dhe me kapacitete të mëdha, organizimi i këtij panairi ka qenë mjaft i lehtë. Ne iu kemi ofruar të gjithë botuesve hapësira për ekspozimin e botimeve të tyre pa pagesë, e cila është një ndihmesë për botuesit”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ai ka thënë se në pjesën organizative kanë qenë të përfshirë me dhjetëra njerëz nga stafi i Kolegjit AAB dhe gjatë Panairit do të angazhohen edhe mbi 20 studentë.

“Në çdo organizim mund të ketë vështirësi, por ne edhe kësaj radhe ia kemi dalë me shumë sukses. Kemi krijuar edhe një obelisk me libra që ky Panair të identifikohet me këtë festë. Pra, nuk është vetëm panair libri, por është edhe një festë libri”, ka thënë ai.

Vitin e kaluar, siç ka thënë Sallauka, Panairi ka pasur nga 30 deri në 35 mijë vizitorë. Këtë vit, sipas tij, pritjet janë më të mëdha, nga 50 deri në 60 mijë. Në këtë rritje, ai ka thënë se do të ndikojë fakti se disa shkolla fillore dhe të mesme e kanë konfirmuar vizitën e tyre në mënyrë të organizuar. E rritje organizatorët presin edhe në shitje të librave.

“Vitin e kaluar ka qenë edicioni i parë, prandaj nuk kemi pritur shumë shitje, edhe pse ishin tejkaluar dyfish pritjet e shtëpive botuese. Këtë vit, duke parë rezultatet e vitit të kaluar, sigurisht që presim më shumë shitje”, ka thënë ai.

Ka treguar se janë kujdesur që edhe botuesit të bëjnë zbritje për këtë panair. Minimumi i zbritjes së lejuar për këtë panair është 20 për qind.

Me ofertë të veçantë në Panairin Vjeshtor të Librit prezantohet edhe Botimet KOHA. Deri në 70 për qind zbritje, është vetëm një prej ofertave. Menaxheri i shitjes në Grupin KOHA ka thënë se në Panairin Vjeshtor të Librit do të prezantohen me të gjitha botimet. E ata janë mbi 130 tituj.

“Tituj të rinj nuk do të ketë, por Grupi KOHA do të marrë pjesë me të gjitha botimet dhe është i kënaqur për këtë organizim që i kushtohet librit. Po ashtu, edhe për hapësirën e ndarë për ne”, ka thënë ai.

Ngjarja tradicionale e librit në kryeqytet, Panairi i Librit, sivjet në qershor, shënoi edicionin e 21-të. Aty Botimet KOHA solli ekskluzivisht 9 tituj të rinj e 16 nga panairi në panair. Në mesin e tyre, “Fshehtësia e zbulimit të Hanës”, romani i tretë i Veton Surroit, që ishte libri më i kërkuar i Panairit. Do të jetë edhe në Panairin Vjeshtor, në ofertën që përfshin edhe “Tetëdhjetë vjet rrëfime” të autores Ajten Pllana, “Institucioni i fisit te shqiptarët, në dritën e onomastikës” me autor Skënder Gashin, “Tregoji botës” të Eliott Beharit e romanin fitues të shpërblimit “Rexhai Surroi” për vitin 2018, “Gosti në natën e parë të vjeshtës” të autorit Gëzim Aliu. Botimet KOHA në mesin e titujve ka edhe veprën “Refugjatë nën qiellin e ri” të Ganimete Pashoja – Myftiut, “Mbrojtësi” të Valbona Mehmetit, “Kosova: Një histori dokumentare” redaktuar nga Robert Elsie dhe Bejtullah Destani, ribotimin e romanit “Teuta” të Mirash Martinoviqit e “Të shtunën nga zgafellja”, që sjell 158 kolumne të Flaka Surroit. Surroi vjen edhe si redaktore e librit “Politika serbomadhe nga Garashanini deri te Akademia”. Shtandi i Botimeve KOHA sjell, po ashtu, veprat “Hotel Grandi” me autore Nerimane Kamberin, librin e ri të Ibrahim Kadriut, “Varri i shitur në Damask”, “Gërsheti i prerë” të Majlinda Bregasit, “Monument VI” të Artan Krasniqit e të tjera.

Nënkryetari i VV-së kërkon nga anëtarët e partisë të mos përçmojnë opozitarët

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se qytetarët e vendit, por edhe miqtë nga rajoni e më larg, presin nga qeveria e re të ketë qasje ndryshe nga qeveritë e kaluara.

Ai kërkon nga të gjithë anëtarët e VV-së, qofshin ata deputetë apo asamblistë, që gjuhën “përçmuese e përçarëse që ka qenë e zakonshme në komunikimin e ish-pozitës me ne”, ta lënë përfundimisht në të kaluarën.

Ky reagim i tij me sa duket ka ardhur pas statusit të djeshëm të ish-deputetit të VV-së, kandidat edhe për një mandat, Salih Zyba, ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e kërcënoi këtë të fundit me rrëzim nga ky post dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

“… me të drejtë presin që qeveria e re të prezantojë një qasje komplet ndryshe si ndaj buxhetit të shtetit ashtu edhe ndaj aseteve e ndërmarrjeve publike; si ndaj nxënësve ashtu edhe pensionistëve; si ndaj punëtorëve ashtu edhe ndërmarrësve; si ndaj gruas ashtu edhe të rinjve; si ndaj qytetarëve këtu (pa dallim etnie) ashtu edhe mërgatës. Një qasje bashkëpunuese ndaj opozitës. E parasëgjithash një fjalor në komunikim që reflekton respekt ndaj secilit e për secilin”, tha Bislimi, ndërsa shtoi se “kanë të drejtë në këto pritje”.

“Është tejet e rëndësishme që secili prej nesh, pa marrë parasysh deputet apo asamblist, aktivist apo mbështetës, të dëshmojmë secilën ditë të lume që këto pritje do të përmbushen. Që gjuha përçmuese e përçarëse që ka qenë e zakonshme në komunikimin e ish-pozitës me ne, përfundimisht i takon së kaluarës. Që secili qytetar i vendit të ketë arsye të ndihet rehat nën qeverisjen tonë. Vetëm kështu tregojmë se e meritojmë besimin që na është dhënë më 6 tetor”, u shpreh Bislimi.

Shkencëtarët zbulojnë shkakun e rënies së flokëve tek meshkujt

Rritja e ndotjes së ajrit, sipas shkencëtarëve lidhet ngushtë me një fenomen i cili ka prekur një pjesë të mirë të popullsisë në mbarë botën. Rënia e flokëve, sidomos tek meshkujt, konsiderohet prej tyre si një problem i madh, i cili së fundmi është zbuluar, se lidhet ngushtë me ndotjen e ajrit, kjo pasi tymi që shkakton ndotjen, shkatërron gjithashtu një proteinë, e cila ndikon në rritjen e flokëve, sipas Akademisë Europiane të Dermatologjisë.

Shkencëtarët morën në studim, qelizat nga skalpi i njeriut në bazën e folikulave të flokëve, të njohur si qelizat e papilës dermale të folikulave njerëzorë, të prekura nga nivele të ndryshme të ndotjes. Njëzet e katër orë më vonë ata testuan monstrat, për të zbuluar nivele specifike të proteinave në qeliza. Studiuesit zbuluan se prania e pluhurit dhe grimcave me naftë, kishte ulur nivelet e proteinave përgjegjëse për rritjen e flokëve, të ashtuquajtura beta-katenin dhe morfogjenezën. Kjo do të thoshte që sa më i madh të jetë niveli i ndotësit, aq më i madh është konstatuar ulja e proteinave.

Studiuesi kryesor Hyuk Chul Kwon, nga Qendra e Kërkimit të Shkencës për të Ardhmen në Korenë e Jugut, është shprehur se:

“Ndërsa lidhja midis ndotjes së ajrit dhe sëmundjeve serioze si kanceri, problemet me frymëmarrjen si dhe sëmundjet kardiovaskulare, është mjaft e ngushtë, e njëjta gjë ndodh dhe me rënien e flokëve. Në të vërtetë, kjo është një sëmundje e cila ka prekur një numër të madh njërëzish, dhe studimi ynë shpjegon pikërisht mënyrën sesi ndërvepron ndotja e ajrit në qelizat e papilës dermale të folikulave njerëzorë, duke treguar se si ndotësit më të zakonshëm të ajrit çojnë në humbjen e flokëve.”

Rënia e flokëve, ka qenë një problem i cili shqetësonte më së shumti gratë, por vitet e fundit, gjithnjë e më tepër kemi vënë re së një numër i madh meshkujsh, preket nga kjo sëmundje, pavarësisht moshës. Fatmirësisht, kjo është një sëmundje e kurueshme, nëpërmjet mjekimeve parandaluese por dhe falë, qoftë zhvillimeve shkencore dhe mjekësore së fundmi, të cilat bëjnë të mundur mbjelljen e flokëve.

“Më ka njohur mirë kur jemi martuar”, Albin Kurti flet për bashkëshorten

Veç politikës së brendshme, dialogut, marrëdhëniet me Shqipërinë, kreu i Vetëvendosjes këtë të mërkurë është pyetur edhe për jetën familjare. Albin Kurti në emisionin Opinion ka folur për bashkëshorten, marrëdheninen me të dhe si ndikon ajo në jetën politike.

Zoti Kurti familja juaj do jetojë këtu?

Këtu jetojmë ne, gruaja ime ka familje të gjerë dhe në Oslo. Zakonisht ne kemi shkuar verës, sepse verat janë fantastike në skandinavi. Dimrit më shumë këtu. Ka mundësi që unë brenda një viti po i mblodhe jam një muaj atje. Por unë këtu jam…

Ju ka thënë ndonjëherë gruaja ç’merresh me këtë punë?

Jo nuk më ka thënë…

Kur e sheh që nuk je në shtëpi, kur je i nervozuar, kur të shajnë kur…?

Jo, nuk më ka thënë asnjëherë (qesh)… Sepse mua gruaja më ka njohur mirë kur jemi martuar (qesh sërish…)

Ka momente që nervozohet gruaja?

Jooo… / Opinion.al