Ballina Blog Faqe 512

Panairi Vjeshtor i Librit me ofertën e 50 botuesve

Vitin e kaluar kryeqytetit i ishte shtuar edhe një panair. Kolegji AAB me Panairin Vjeshtor të Librit mëtoi që këtë ngjarje ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj. Diçka të tillë po synon edhe sivjet, por me pjesëmarrje të shtëpive botuese edhe përtej kufijve të Ballkanit.

Panairi do të hapet sot (e mërkurë) dhe do të zgjasë deri më 12 tetor. Edhe sivjet janë rreth 50 botues që do të shpalosin ofertën e tyre. Në mesin e tyre edhe Botimet KOHA.

Urim Sallauka, drejtor i bibliotekës së Kolegjit AAB, ka thënë se këtë vit në Panair do të marrin pjesë edhe shtëpi botuese nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja.

“Janë rreth 50 shtëpi botuese në këtë edicion nga fusha të ndryshme. Pra, do të kemi shtëpi botuese të cilat botojnë zhanre të ndryshme”, ka thënë ai. Sallauka, po ashtu, ka thënë se gjatë këtij edicioni do të mbahen edhe 12 promovime librash.

“Kolegji AAB deri më tani ka të botuar rreth 100 tituj dhe për këtë panair do të promovojë 4 tituj të rinj. Gjithashtu, do të kemi promovime të librave edhe nga shtëpitë e tjera botuese, si ‘Fan Noli’ nga Tirana, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, ‘Armagedoni’ nga Prishtina, ‘Akropoli i Ri’ nga Tirana, ‘UET Press’ po ashtu nga Tirana”, ka thënë ai. Disa nga librat, siç ka thënë Sallauka, janë të fushës akademike, të cilët mbështesin planprogramet studimore në Kolegjin AAB, por, gjithashtu, sipas tij, do të ketë edhe promovime të romaneve të ndryshme në gjuhën shqipe dhe dy romane të përkthyera në shqip.

“Shqipëria në vitin 1921” i Justin Godartit, “Hyj ndër yj” nga Anila Varfi, “Kthimi i profetit” i Adil Ollurit, “Korça sipas një kosovari” e “Andrra në beze” nga Agron Shala, janë disa nga titujt që do të përurohen.

Sallauka ka thënë se janë kujdesur që edhe botuesit të bëjnë zbritje për këtë panair.

Duke lavdëruar institucionin ku punon, ka thënë se organizimi i këtij edicioni ka qenë punë e lehtë.

“Meqë Kolegji AAB tanimë ka dëshmuar që është një institucion i madh dhe me kapacitete të mëdha, organizimi i këtij panairi ka qenë mjaft i lehtë. Ne iu kemi ofruar të gjithë botuesve hapësira për ekspozimin e botimeve të tyre pa pagesë, e cila është një ndihmesë për botuesit”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, ai ka thënë se në pjesën organizative kanë qenë të përfshirë me dhjetëra njerëz nga stafi i Kolegjit AAB dhe gjatë Panairit do të angazhohen edhe mbi 20 studentë.

“Në çdo organizim mund të ketë vështirësi, por ne edhe kësaj radhe ia kemi dalë me shumë sukses. Kemi krijuar edhe një obelisk me libra që ky Panair të identifikohet me këtë festë. Pra, nuk është vetëm panair libri, por është edhe një festë libri”, ka thënë ai.

Vitin e kaluar, siç ka thënë Sallauka, Panairi ka pasur nga 30 deri në 35 mijë vizitorë. Këtë vit, sipas tij, pritjet janë më të mëdha, nga 50 deri në 60 mijë. Në këtë rritje, ai ka thënë se do të ndikojë fakti se disa shkolla fillore dhe të mesme e kanë konfirmuar vizitën e tyre në mënyrë të organizuar. E rritje organizatorët presin edhe në shitje të librave.

“Vitin e kaluar ka qenë edicioni i parë, prandaj nuk kemi pritur shumë shitje, edhe pse ishin tejkaluar dyfish pritjet e shtëpive botuese. Këtë vit, duke parë rezultatet e vitit të kaluar, sigurisht që presim më shumë shitje”, ka thënë ai.

Ka treguar se janë kujdesur që edhe botuesit të bëjnë zbritje për këtë panair. Minimumi i zbritjes së lejuar për këtë panair është 20 për qind.

Me ofertë të veçantë në Panairin Vjeshtor të Librit prezantohet edhe Botimet KOHA. Deri në 70 për qind zbritje, është vetëm një prej ofertave. Menaxheri i shitjes në Grupin KOHA ka thënë se në Panairin Vjeshtor të Librit do të prezantohen me të gjitha botimet. E ata janë mbi 130 tituj.

“Tituj të rinj nuk do të ketë, por Grupi KOHA do të marrë pjesë me të gjitha botimet dhe është i kënaqur për këtë organizim që i kushtohet librit. Po ashtu, edhe për hapësirën e ndarë për ne”, ka thënë ai.

Ngjarja tradicionale e librit në kryeqytet, Panairi i Librit, sivjet në qershor, shënoi edicionin e 21-të. Aty Botimet KOHA solli ekskluzivisht 9 tituj të rinj e 16 nga panairi në panair. Në mesin e tyre, “Fshehtësia e zbulimit të Hanës”, romani i tretë i Veton Surroit, që ishte libri më i kërkuar i Panairit. Do të jetë edhe në Panairin Vjeshtor, në ofertën që përfshin edhe “Tetëdhjetë vjet rrëfime” të autores Ajten Pllana, “Institucioni i fisit te shqiptarët, në dritën e onomastikës” me autor Skënder Gashin, “Tregoji botës” të Eliott Beharit e romanin fitues të shpërblimit “Rexhai Surroi” për vitin 2018, “Gosti në natën e parë të vjeshtës” të autorit Gëzim Aliu. Botimet KOHA në mesin e titujve ka edhe veprën “Refugjatë nën qiellin e ri” të Ganimete Pashoja – Myftiut, “Mbrojtësi” të Valbona Mehmetit, “Kosova: Një histori dokumentare” redaktuar nga Robert Elsie dhe Bejtullah Destani, ribotimin e romanit “Teuta” të Mirash Martinoviqit e “Të shtunën nga zgafellja”, që sjell 158 kolumne të Flaka Surroit. Surroi vjen edhe si redaktore e librit “Politika serbomadhe nga Garashanini deri te Akademia”. Shtandi i Botimeve KOHA sjell, po ashtu, veprat “Hotel Grandi” me autore Nerimane Kamberin, librin e ri të Ibrahim Kadriut, “Varri i shitur në Damask”, “Gërsheti i prerë” të Majlinda Bregasit, “Monument VI” të Artan Krasniqit e të tjera.

Nënkryetari i VV-së kërkon nga anëtarët e partisë të mos përçmojnë opozitarët

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se qytetarët e vendit, por edhe miqtë nga rajoni e më larg, presin nga qeveria e re të ketë qasje ndryshe nga qeveritë e kaluara.

Ai kërkon nga të gjithë anëtarët e VV-së, qofshin ata deputetë apo asamblistë, që gjuhën “përçmuese e përçarëse që ka qenë e zakonshme në komunikimin e ish-pozitës me ne”, ta lënë përfundimisht në të kaluarën.

Ky reagim i tij me sa duket ka ardhur pas statusit të djeshëm të ish-deputetit të VV-së, kandidat edhe për një mandat, Salih Zyba, ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e kërcënoi këtë të fundit me rrëzim nga ky post dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

“… me të drejtë presin që qeveria e re të prezantojë një qasje komplet ndryshe si ndaj buxhetit të shtetit ashtu edhe ndaj aseteve e ndërmarrjeve publike; si ndaj nxënësve ashtu edhe pensionistëve; si ndaj punëtorëve ashtu edhe ndërmarrësve; si ndaj gruas ashtu edhe të rinjve; si ndaj qytetarëve këtu (pa dallim etnie) ashtu edhe mërgatës. Një qasje bashkëpunuese ndaj opozitës. E parasëgjithash një fjalor në komunikim që reflekton respekt ndaj secilit e për secilin”, tha Bislimi, ndërsa shtoi se “kanë të drejtë në këto pritje”.

“Është tejet e rëndësishme që secili prej nesh, pa marrë parasysh deputet apo asamblist, aktivist apo mbështetës, të dëshmojmë secilën ditë të lume që këto pritje do të përmbushen. Që gjuha përçmuese e përçarëse që ka qenë e zakonshme në komunikimin e ish-pozitës me ne, përfundimisht i takon së kaluarës. Që secili qytetar i vendit të ketë arsye të ndihet rehat nën qeverisjen tonë. Vetëm kështu tregojmë se e meritojmë besimin që na është dhënë më 6 tetor”, u shpreh Bislimi.

Shkencëtarët zbulojnë shkakun e rënies së flokëve tek meshkujt

Rritja e ndotjes së ajrit, sipas shkencëtarëve lidhet ngushtë me një fenomen i cili ka prekur një pjesë të mirë të popullsisë në mbarë botën. Rënia e flokëve, sidomos tek meshkujt, konsiderohet prej tyre si një problem i madh, i cili së fundmi është zbuluar, se lidhet ngushtë me ndotjen e ajrit, kjo pasi tymi që shkakton ndotjen, shkatërron gjithashtu një proteinë, e cila ndikon në rritjen e flokëve, sipas Akademisë Europiane të Dermatologjisë.

Shkencëtarët morën në studim, qelizat nga skalpi i njeriut në bazën e folikulave të flokëve, të njohur si qelizat e papilës dermale të folikulave njerëzorë, të prekura nga nivele të ndryshme të ndotjes. Njëzet e katër orë më vonë ata testuan monstrat, për të zbuluar nivele specifike të proteinave në qeliza. Studiuesit zbuluan se prania e pluhurit dhe grimcave me naftë, kishte ulur nivelet e proteinave përgjegjëse për rritjen e flokëve, të ashtuquajtura beta-katenin dhe morfogjenezën. Kjo do të thoshte që sa më i madh të jetë niveli i ndotësit, aq më i madh është konstatuar ulja e proteinave.

Studiuesi kryesor Hyuk Chul Kwon, nga Qendra e Kërkimit të Shkencës për të Ardhmen në Korenë e Jugut, është shprehur se:

“Ndërsa lidhja midis ndotjes së ajrit dhe sëmundjeve serioze si kanceri, problemet me frymëmarrjen si dhe sëmundjet kardiovaskulare, është mjaft e ngushtë, e njëjta gjë ndodh dhe me rënien e flokëve. Në të vërtetë, kjo është një sëmundje e cila ka prekur një numër të madh njërëzish, dhe studimi ynë shpjegon pikërisht mënyrën sesi ndërvepron ndotja e ajrit në qelizat e papilës dermale të folikulave njerëzorë, duke treguar se si ndotësit më të zakonshëm të ajrit çojnë në humbjen e flokëve.”

Rënia e flokëve, ka qenë një problem i cili shqetësonte më së shumti gratë, por vitet e fundit, gjithnjë e më tepër kemi vënë re së një numër i madh meshkujsh, preket nga kjo sëmundje, pavarësisht moshës. Fatmirësisht, kjo është një sëmundje e kurueshme, nëpërmjet mjekimeve parandaluese por dhe falë, qoftë zhvillimeve shkencore dhe mjekësore së fundmi, të cilat bëjnë të mundur mbjelljen e flokëve.

“Më ka njohur mirë kur jemi martuar”, Albin Kurti flet për bashkëshorten

Veç politikës së brendshme, dialogut, marrëdhëniet me Shqipërinë, kreu i Vetëvendosjes këtë të mërkurë është pyetur edhe për jetën familjare. Albin Kurti në emisionin Opinion ka folur për bashkëshorten, marrëdheninen me të dhe si ndikon ajo në jetën politike.

Zoti Kurti familja juaj do jetojë këtu?

Këtu jetojmë ne, gruaja ime ka familje të gjerë dhe në Oslo. Zakonisht ne kemi shkuar verës, sepse verat janë fantastike në skandinavi. Dimrit më shumë këtu. Ka mundësi që unë brenda një viti po i mblodhe jam një muaj atje. Por unë këtu jam…

Ju ka thënë ndonjëherë gruaja ç’merresh me këtë punë?

Jo nuk më ka thënë…

Kur e sheh që nuk je në shtëpi, kur je i nervozuar, kur të shajnë kur…?

Jo, nuk më ka thënë asnjëherë (qesh)… Sepse mua gruaja më ka njohur mirë kur jemi martuar (qesh sërish…)

Ka momente që nervozohet gruaja?

Jooo… / Opinion.al

Albin Kurti: Postet që i ofroj Vjosa Osmanit dhe Isa Mustafës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj partie për Kryeministër të Kosovës, tha mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” se Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar në parim të hyjë në koalicion me ta për krijimin e qeverisë së re.

Albin Kurti i pyetur nga drejtuesi i emisionit për postet që mund ti ofrojë LDK-së tha se kryetarit të kësaj parti, Isa Mustafës mund ti ofrojë dhe postin e Presidentit.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që mund ta diskutojmë këtë gjë, por e theksoj që tani për tani është formimi sa më parë i formimit të qeverisë”, tha Kurti.

Po postet për Vjosa Osmanin?

“Unë besoj që i takon zonjës Osmani që të flasë, ajo ka dashur që të bëhet kryeministre tani duhet ta shohim se cili është plani B. Unë nuk e di cili është plani B. Unë kam pasur bashkëpunim shumë të mirë me zonjën Osmani si koleg deputetë, besoj se do të qeverisim mirë bashkë. Unë besoj që si ministre e punëve të Jashtme si kryeparlamentare do të kryente më së miri”, tha Kurti.

“I pyetur nëse do të shkarkojnë Hashim Thaçin si president, ai tha: Ne e kemi kërkuar prej kohësh këtë gjë. Nuk kemi ende vota për ta bërë shkarkimin. Problemi më i madh që kemi me presidentin është ta shohim qëndrimin e tij sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme nga njëra anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial. Unë nuk hy në pazare me Serbinë, me tokën e Kosovës. Ne nuk konsideromë që shqiptarët në Preshevë, Medvegja e Bujanov nuk janë të barabartë me serbët e Kosovës”./ Opinion.al

“Dialogun do të udhëheq unë, jo Thaçi. E shkarkojmë nëse…”

Albin Kurti la të kuptohet në emisionin Opinion, se nëse do të kishte votat do ta shkarkonte Hashim Thaçin si president.

“Problemi më i madh që kemi me Presidentin, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje,është sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviçit”, tha Kurti.

Sa i përket dialogut me Serbinë, kreu i Vetëvendosjes tha: “Dialogu është ndërprerë unë jam për dialog parimor, mendoj që duhet ky dialog të jetë i përgatitur mirë dhe të mos dështojë. Jam i interesuar që taksën ta zëvendësoj me parimin e reciprocitete. Në të gjitha aspektet me Serbinë duhet të sillemi në mënyrë simetrike. Të njoh dokumentacionin e Kosovës, reciprociteti sa i përket të drejtave të autorit dhe investimeve”.

Albin Kurti tha se SHBA ka marrë rol kryesor në këtë dialog.

“Unë nuk do jem arrogant me opozitën, do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë”, tha Kurti, duke theksuar se presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol.

“Këtë dialog do ta udhëheq unë, presidenti do të jetë president. Ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme por jo krijues i politikës së jashtme”./ Opinion.al

Albin Kurti: Kur ishte koha për bashkim, 3 personalitete e kishin në dorë

“Tani kam më shumë mundësi dhe më shumë përgjegjësi dhe me qeverinë e Shqipërisë unë do filloj të bëjë vlerësimin e marrëveshjeve, sa i përket zbatimit të tyre. Nuk do bëjë marrëveshje për kamer. Na intereson bashkimi ekonomik. Bashkimi ekonomik është si domosdoshëm, unioni doganor, treg të përbashkët energjetik”.

Kështu deklaroi Albin Kurti në emisionin Opinion në lidhje më marrëdhëniet që do të ketë Kosova dhe Shqipëria, nëse ai bëhet kryeministër.

I pyetur për bashkimin kombëtar mes dy vendeve, Kurti tha se mundësia ka qenë por nuk ëshët shfrytëzuar.

“Ku bashkim ka qenë i mundur të bëhej përnjëherë, që kur u shkatërruar ish Jugosllavia që në vitin 1990-1992. Po të donin tre personalitete, Sali Berisha, Ibrahim Rrugova dhe Ramiz Alia. Ai ka qenë shansi historik për një shtet shqiptar. Sot e kemi shtetin e Kosovës, duhet të bëjmë hapa për integrimin e bashkimit”, tha Kurti.

Në lidhje me “sherret” mes Shqipërisë dhe Kosovës sa i përket ekonomisë, Kurti tha se kjo bëhet nga përfitues në të dyja anët e kufirit.

“Dëshirojnë të shikojnë trojet shqiptare si principata”, tha Kurti.

Për flamurin e Kosovës, ai tha se do të jetë në zyrën e Kryeministrit.

“Atë do ta gjeni në zyrën e Kryeministrit, aty do ta gjej aty do ta lej. Unë kam qenë i indinjuar ku u aprovua flamur i Kosovës për shkak se nuk kishte as demokraci si referendum, as i simbole Kombëtare”, tha Kurti. Në lidhje me Kombëtaren, ai tha se tani është koha që shqiptarët të mbështesin kombëtaren e Kosovës, që po korr sukses./ Opinion.al

Albin Kurti flet për marrëdhënien me Ramën, tregon pse janë “ftohur”

Raportet mes Albin Kurtit dhe kryeministrit të Shqipërisë janë “ftohur” kohët e fundit. Rama pas fitores së Albin Kurtit e uroi atë, por dhe Vjosa Osmanin e LDK-së. Kreu i Vetëvendosjes ka treguar në emisionin Opinion pse është “ftohur” marrëdhënia me Ramën.

Si janë raportet tuaja me Kryeministrin e Shqipërisë?

Raportet i kemi pasur shumë të mira, tash nuk mund të them se i kemi shumë të mira, por unë dua t’i përmirësoj ato për shkak se ne nuk jemi persona të veçantë, por krerë shtetesh.

Pse u prishët me Edi Ramën?

Besoj se kjo ka ardhur si rezultat i afërsisë së tepruar të Kryeministrit me Presidentin e Kosovës, në një kohë kur në Kosovë u zhvillua protesta më e madhe në Kosovën e pasluftës pikërisht kundër Presidentit. Ishte protesta e 29 Shtatorit të vitit të kaluar, me parullën “një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”. Ai më pas mbështeti presidentin e Kosovës.

Keni pasur bisedime private për këtë çështje me Ramën?

Jam takuar me të në Dhërmi, në rezidencën qeveritare, kemi diskutuar për shumë gjëra, për aq shumë gjëra jemi pajtuar, sepse jemi bashkë në forumet ndërkombëtare të partive simotra. Por për këtë gjë për mua ka mbetur pak enigmatike se si bëhet që ai nuk shkëputet dot prej aventurës së Presidentit, prej akrobacionit të tij të rrezikshëm për shkëmbim territorial./ Opinion.al

Haxhiu: VV dhe LDK do të qeverisin me vendin, por jo me dialogun

“E para, nuk është folur fare se si do të duket marrëveshja. U tha edhe se zotëri emisar do të zbriste në Kosovë ndoshta edhe me helikopter si shenje që tregon vendosmëri, dhe e dyta, ai ka folur sot vetëm për kohen dhe jo për draftin e negociatave”.

“Koha është dhjetori-shkurti, mendoj që gjuha që mund ta ketë thënë sot, ka qenë kjo: afërsisht që mandati i tij është që të provojë ta zgjedh dhe ta zgjidhë problemin deri në fund të shkurtit ose fillimit të marsit për arsye se aty përfundon iniciativa amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, dhe nëse nuk kryhet, besoj se SHBA tërhiqen”.

“Fjalia e tij ka qenë kështu afërsisht, d.m.th që “unë kam ardhur këtu për sukses dhe suksesin tim e kërkon Presindeti Trump, dhe nëse nuk ndodh kjo i bie qe unë tërhiqem”.

“Grenell menjëherë ka bërë disa pika diplomatike që afërsisht e përshkruajnë fuqinë e tij për të pasur sukses”, u shpreh Haxhiu.

Ai foli po ashtu edhe në lidhje me atë se kush do ta krijojë qeverinë, duke thënë se këtu nuk ka shumë opsione.

“VV dhe LDK do e bëjnë qeverinë, ekziston një akord, edhe për dy arsye tjera, se PDK dhe AAK janë pozicionuar në opozitë. Pra nuk ka zgjidhje tjetër as për LDK as për VV. Më pas dihet që sipas kushtetutës ai që i fiton më shumë votat i takon posti i kryeministrit”.

“Ajo që unë mendoj se do të ndodhë është që Vetëvendosje dhe LDK do të jetë dy parti politike që do të qeverisin me vendin, por jo me dialogun”.

“Unë jam i bindur se ata që mendojnë se do të ketë shëtitje në Bruksel për të folur për të pagjeturit, ose për kërkimfalje, etj., nuk do të ketë udhëtime në Bruksel sepse nuk ka kohë.

“E kam bindjen që këto negociata do të përfundojnë në një konferencë”.

Haxhiu u shpreh edhe në lidhje me atë se si ka ndryshime në idetë qeverisëse në mes të VV-së dhe LDK-së:

“Esenca është qe LDK-ja në çfarëdo varianti kërkon fundin me njohje, ndërkaq Vetëvendosje njohjen nuk e sheh si domosdoshmëri, por e kërkon ndërtimin e cilësisë së jetës. Por a mund të ndërtohet cilësia e jetës me këto probleme qe e ka Veriu?”

“VV ka kërkuar që ne të hyjmë në Veri menjëherë. Ka pas kërkesë ndaj kryeministrit ‘pse s’e dërgoni policinë dhe ushtrinë në Veri’, dhe një kryeministër qe vjen tash, se si do të gjendet LDK-ja ndaj kësaj?”, përfundoi Haxhiu.

Koalicioni LVV-LDK po mirëpritet nga analistët e qytetarët

Të enjten do të nisin takimet ndërmjet dy partive që morën më së shumti vota në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e kaluar.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur se me LDK-në nuk do ta kenë problem të bashkëpunojnë, raporton KTV.

Ndërsa, Vjosa Osmani, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se e vetmja mundësi e Qeverisë së ardhshme është koalicioni me Vetëvendosjen.

“Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, po ashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Një gjë të tillë e thonë edhe njohësit e çështjeve politike në vend.

Sipas Arton Demhasajt, këto dy parti, nuk do ta kenë të vështirë arritjen e një marrëveshje bashkëqeverisëse.

Kurse, Përparim Kryeziu, thotë se zërat për dështimin e arritjes së koalicionit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, janë tendencioze.

Koalicionin mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, qytetarët e shohin mundësi për ndryshim.

Ndonëse ende nuk janë numëruar votat e diasporës, ato të personave me nevoja të veçanta dhe me kusht, diferenca mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, është 5 mijë e 350 vota.

Albin Kurti: Vjosa Osmani, kryeparlamentare ose ministre e Jashtme

“Vjosa Osmani do të jetë kryeparlamentare ose ministre e Jashtme e Kosovës”. Kështu u shpreh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në studion e emisionit “Opinion”.

“Unë besoj që i takon zonjës Osmani që të flasë, ajo ka dashur që të bëhet kryeministre tani duhet ta shohim se cili është plani B. Unë nuk e di cili është plani B. Unë kam pasur bashkëpunim shumë të mirë me zonjën Osmani si koleg deputetë, besoj se do të qeverisim mirë bashkë. Unë besoj që si ministre e punëve të Jashtme si kryeparlamentare do të kryente më së miri”, tha Albin Kurti.

Nga pozita e fitimtarit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, Albin Kurti tha se koalicioni e Lidhjen Demokratike të Kosovës është i detyrueshëm. “Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë që e ka dashur populli që na ka votuar”.

Sipas tij, lëvizjet për formimin e koalicionit do të zhvillohen gjatë ditës së enjte ku përfaqësuesit e Vetëvendosjes do të takohen me zyrtarë të LDK-së.

“Në parim nga LDK kanë pranuar që të kenë koalicion me ne dhe ne nesër do të kemi një takim ku marrim pjesë unë dhe nën kryetari i Vetëvendosjes nga ana tjetër do të jetë kryetari i LDK dhe kandidatja për kryeministre Vjosa Osmani. Jemi të dënuar të bashkëpunojmë, këtë që e ka dashur populli që na ka votuar”, tha Kurti.

Sipas tij posti i kryeministri është i vendosur. Ai tha se do të jetë kryeministër, në të kundërt, Kosova shkon sërish në zgjedhje.

“Këtë e ka vendosur populli i Kosovës në datën 6 tetor, kryeministri nuk mund të jetë pikë e diskutimeve. Ai që fiton më shumë vota e ka të drejtën për të pasur kryeministrin. Subjekt që del i pari fiton mandatin nga presidenti për të formuar qeverinë e re, kjo nuk është diskutueshme. Ose Vetëvendosje drejton qeverinë, ose shkojmë përsëri në zgjedhje”, tha më tej Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes iu referua edhe dialogut me Beogradin. Ai tha se do ta përfaqësojë vetë Kosovën në tryezë në cilësinë e kryeministrit të Kosovës dhe jo presidenti Hashim Thaçi. Këtë të fundit, Albin Kurti e akuzon si problematik në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shtoi se nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për shkarkimin e Thaçit.

“Ne e kemi kërkuar prej kohësh këtë gjë. Nuk kemi ende vota për ta bërë shkarkimin. Problemi më i madh që kemi me presidentin është ta shohim qëndrimin e tij sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme nga njëra anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial. Unë nuk hy në pazare me Serbinë, me tokën e Kosovës. Ne nuk konsideromë që shqiptarët në Preshevë, Medvegja e Bujanov nuk janë të barabartë me serbët e Kosovës”.

Kurti: Nesër do të takohem me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin. Ka një paralajmërim për opozitën

Kandidati për kryeministër nga VV-ja Albin Kurti, në emisionin Opinion me Blendi Fevziun ka folur për koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas liderit të VV-së, ky takim do të ndodhë nesër, deri sa ka shtuar se bashkë do të vendosin për ministritë, përcjellë Indeksonline.

“Para se ta ndajmë qeverinë do të bashkohemi për programin dhe projektet në zotimet në fushatën zgjedhore. Të dy do të jenë në takim nesër, Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani.

Unë besoj që Mustafa do të ngelet kryetar i LDK-së ndërkaq në qeverisje do të jem me Osmanin.

Ne s’do të bëjmë ndarje feudesh e klanesh në koalicion, do të jemi bashkë aty dhe do të vendosim se kush do të bëhet ministër, që do të jenë njerëz me ndershmëri pa aktakuza. Do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin e këtë do t’ia nisim nga ne”, ka thënë Kurti.

Fotografia që e dëshmon koordinimin amerikano – gjerman për dialogun Kosovë – Serbi

Para ardhjes në Kosovë emisari special i Presidentit Trump që është edhe ambasador i SHBA’së në Berlin bashkë me emisarin tjetër amerikan për Ballkanin Mathew Palmer është parë në një fotografi me zyrtarë gjermanë të Ministrisë së Jashtme. Gazeta Express ka pyetur në Berlin rreth diskutimit të tyre, por zyrtarët atje kanë thënë se s’mund të japin detaje.

Besnik VELIU

Dialogu Kosovë-Serbi të cilën po përpiqen ta rinisin amerikanët ka bërë që Matthew Palmer e Richard Grenell të takohen dje me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Gjermani, një ditë para se Grenell të udhëtonte në Kosovë.

Aktualisht analistë që i njohin rrethanat në Ballkan po thonë se Grenell mund të tentojë ta bind Berlinin rigjid për ndryshimin e kufijve si pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi, por amerikanët dhe gjermanët nuk janë duke dhënë hollësi se çfarë është duke u biseduar.

Lidhur me takimin e djeshëm në Berlin, Gazeta Express, ka dërguar pyetje në adresë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, për t’i pyetur nëse janë koordinuar sa i përket asaj se si do të duhet të gjendet një zgjidhje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe rreth asaj nëse kanë qëndrim të përbashkët sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve.

Në përgjigjen e kësaj ministrie për Express kanë thënë se nuk mund të ndajnë detaje nga ajo se çfarë është biseduar në atë takim, por thotë se Qeveria Gjermane është në koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunon shumë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një sërë çështjesh.

“Qeveria Gjermane në vazhdimësi shkëmben pikëpamje dhe bashkëpunon ngushtë me Administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një gamë të gjerë çështjes. Ne nuk mund të komentojmë në thelb dhe në detaje diskutime të tilla”, thuhet në këtë përgjigje.

Për takimin ka postuar edhe ambasada gjermane në Berlin.

Përfaqësuesi special i presidentit për negociatat paqësore Serbi e Kosovë Ambasadori Grenell dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor duke diskutuar për situatën në rajon me diplomacinë gjermane” thuhet në mbishkrimin e fotos së publikuar në Twitter ku shihen dy diplomatët me zyrtarin e MPJ’së Gjermane.

E pas këtij takimi në Gjermani, Richard Grenell, ka zbarkuar sot në Prishtinë ku ka takuar fillimisht në presidencë, Hashim Thaçin, dhe më pas në Ambasadën e SHBA’së të gjithë liderët e partive politike.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e peridentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me këtë takim, Grenell citohej që të ketë thënë se shpreson në rikthim sa më të shpejtë të Kosovës dhe Serbisë në dialogun për normalizim të raporteve.

Ka folur më pas edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i cili ka thënë se Grenell me padurim po pretë që të fillojë punën me presidentin Thaçi dhe me liderët tjerë në Kosovë për të sjellë paqe dhe prosperitet në rajon.

Ambasadori amerikan gjithashtu kishte paralajmëruar se në Kosovë do të vijë edhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer. Ndërsa ende nuk dihet nëse Grenell do të vizitojë edhe Serbinë gjatë këtij qëndrimi në rajon.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania e Franca janë të interesuara që të përmbyllin në mënyrë paqësore procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nismat e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe te presidentit të Francës, Emanuel Macron, për të rinisur dialogun , të cilat gjithmonë ishin në bashkërendim me SHBA’të, u zbehën për shkak të mos ndryshimit të pozicioneve të Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj ishte kokëfortë e nuk zmbrapsej për taksën, ndërkohë Vuçiq thoshte që nuk rikthehej në dialog përderisa nuk hiqet taksa.

Ky mos ndryshim i qëndrimeve ishte edhe një prej arsyeve të dështimit të Samitit të Parisit që ishte planifikuar të mbahej më 1 korrik 2019.

Si rrjedhojë dialogu ka hyrë në një bllokadë pothuajse 1 vjeçare, e një gjë e tillë ka shtyrë SHBA’në që të avancojë angazhimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor e veçanërisht në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi./GazetaExpress/

VIDEO/ Policia nuk lejon Crvena Zvezdën të hyjë në Kosovë, i detyron të kthehen andej nga erdhën

Policia e Kosovës ka marrë vendimin që autobusi me futbollistët e Crvena Zvezdës, të mos lejohet të futet në territorin kosovar.

Klubi serb ishte nisur drejt Zveçanit për të luajtur me Trepçën nga Mitrovica Veriore, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Serbisë.

Autobusi me futbollistët e ekipit serb është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Jarinës, të cilët i kanë kthyer ata pas andej nga erdhën.

Përveç Crvena Zvezdës, hyrja në territorin e Kosovës i është ndaluar edhe tifozëve të këtij ekipi, të cilët ishin nisur për të përkrahur skuadrën e tyre.

Pasi e kishin të pamundur të kalonin pikën kufitare, autobusi me futbollistët dhe tifozët është kthyer pas nga policia kosovare.

Për më shumë shikoni videon kur policia i kthen pas serbët:

https://youtu.be/RoxwxGiATkw

Vendos KQZ: 303 vendvotime shkojnë në rinumërim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë unanime ka vendosur që të miratojë rekomandimin e Qendrës së Rinumërimit që të rinumërohen 303 vendvotime në të cilat ka pasur gabime teknike në formularët në të cilët janë bartur votat.

Pasi ka folur përfaqësuesi i QNR’së, Burim Ahmetaj, dhe anëtarët e KQZ’së, ka folur kryetarja e këtij insitutcioni, Valdete Daka, e cila ka thënë se ka ndodhur gabimi teknik i shtypjes së formularëve.

Ajo ka thënë se në ditët në vazhdim do të zbulohet pse ka ndodhur ky gabim, i cili ka shkaktuar huti tek komisonerët gjatë procesit të numërimit dhe shënimit të votave.

“Formularët janë shtypur gabimisht, i kujt është faji do të zbulohet gjatë ditës së ardhshme, dhe do të dihet pse ka ardhë deri tek shtypja e gabueshme. Sekretariati është përgjegjës për shpërndarjen e formularit në të gjithë Kosovën. Subjektet të cilat kanë qenë të renditura në fletë votim dhe janë renditur edhe në formular, subjektit të parë i mungon rubrika, dhe për rrjedhojë disa komisionarëve që iu ka dhezë llampa i kanë shkru me saktësi, ndërsa disa të tjerëve që s’iu ka dhezë kanë vazhdu prej subjektit të dytë. QNR i ka zbulu 303 vendvotime ku formularët janë plotësu në këtë mënyrë, dhe si përfundim është që këta formularë nuk mund të procedohen si të tillë, pasi që janë plotësu në mënyrë të gabueshme. E kemi rekomandimin e Burimit që të rinumërohen këto 303 vendvotime, sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Nuk ka dyshime që janë plotësuar me qëllim, por që ka ndodhë sipas një gabimi teknik”, ka thënë Daka.

Më pas kryetarja e KQZ’së e ka hedhur në votim, dhe rekomandimi është miratuar me shumicë votash në KQZ nga të gjithë përfaqësuesit e partive politike./GazetaExpress/

Grenell përfundon takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike

Kanë përfunduar takimet e përfaqësuesve të subjekteve politike për dialogun Kosovë-Serbi me përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-ve, ambasadorin Richard Grenell.

Së fundi, Grenell, u takua me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin e më pas edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ashtu sikur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, as Veseli dhe Haradinaj nuk u prononcuan për media.

Grenell gjatë ditës së sotme është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

A RR E S T O H E N katër të rinj nga Kopanica, Bojana dhe Pallçishti

Sot (9 tetor), rreth orës 04 e 30 minuta, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, pjesëtarët e policisë nga Sektori pëe punë të brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin S.Sh., 22-vjeçarin A.R. 27-vjeçarin A.S. nga fshatrat Kopanicë e Shkupit dhe Bojanë dhe 23-vjeçarjn M.J. nga fshati Pallçisht, të cilët kanë udhëtuar me veturën ,,Ford,, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar personi A.S.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës është gjetur ko*kainë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet edhe parashtresa adekuate.

Thaçi e citon Grenellin: Shpresoj që takimi Kosovë -Serbi do të ndodhë shpejt

Pas përfundimit të takimit me emisarin special të presidentit të SHBA-së për dialogun, Zyra e presidentit, Hashim Thaçi, ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën thuhet se Richard Grenell ka shprehur pritjet e tij që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë së shpejti dhe të gjendet një zgjidhje finale, shkruan Gazeta Express.

Sipas Grenellit arritja e një marrëveshjeje do të kishte impakt pozitiv për zhvillimin e gjithë rajonit.

Ndërkohë, Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”.

Pas takimit ndërkohë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim Thaçi – Grenell.

Kosnet ka thënë se përfaqësuesi special i Trumpit për dialogun mezi pret të punojë me krerët e shtetit për të ndihmuar arritjen e paqes dhe prosperitetit në Kosovë.

“I dërguari special i presidentit Trump, Richard Grenell, mezi pret të punojë me presidentin Thaçi dhe liderët tjerë të Kosovës për të ndihmuar në arritjen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorin Richard Grenell, përfaqësues special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Marrëveshjen e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.

“Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e Marrëveshjes së Paqes me Serbinë”.

Në këtë takim është thënë se Marrëveshja e Paqes në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit.

Ambasadori Richard Grenell, përfaqësues special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shpreson se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje.

Ai ka theksuar se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vërë themelin për rritje ekonomike dhe do të kontribuojë për mirëqenien e gjithë qytetarëve.

Presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”.

Grenell në takim me Kurtin flasin për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtarin e Kryesisë, Glauk Konjufca, në ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka shkruar se Grenell ka uruar udhëheqësit e Vetëvendosjes për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare, dhe se dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë.

Në këtë postim thuhet se Kurti ka thënë që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.

“Sot, në Ambasadën e re të ShBA-ve në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë, Glauk Konjufca, u takuan me Ambasadorin Amerikan në Gjermani, z. Richard A. Grenell dhe Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Philip S. Kosnett.

Ambasadori Grenell fillimisht uroi udhëheqësit e VETËVENDOSJE!-s për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare të së dieles së 6 tetorit dhe dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë, para se ai të udhëtonte për Beograd. Z. Grenell theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare.

Z. Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin dhe mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën si në luftë ashtu në paqe dhe gatishmërinë e tij që si kryeministër i ri i Kosovës të thellojë bashkëpunimin me ShBA-të. Ai u pajtua me Ambasadorin Grenell që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset, varfëria e përhapur në popullsi që e mban të ulët kërkesën agregate si dhe qasja e vështirë në financa për bizneset për shkak të kamatave të larta të kredive në banka. Sa i përket dialogut me Serbinë, z. Kurti tha që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.
Në fund të këtij takimi të hapur e konstruktiv, bashkëbiseduesit u pajtuan që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re në Kosovë dhe se do të vazhdojnë komunikimin e shpeshtë e të rregullt”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes në Facebook./Telegrafi/

Kurtit s’i ngutet dialogu, Washingtoni kërkon të nisë menjëherë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që doli i pari në zgjedhjet e gjashtë tetorit, si duket nuk do të pajtohet me Washingonin sa i përket rëndësisë që duhet t’i jepet zhbllokimi i dialogut Kosovë – Serbi. Derisa Kurti tha se dialogu nuk është në krye të listës së tij, Departamenti amerikan i shtetit po kërkon që ai të nisë sa më shpejt, shkruan Gazeta Express.

Në deklaratën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, një zëdhënës i departamentit të shtetit tha se SHBA pret që udhëheqja e re të fillojë menjëherë bisedimet me Serbinë, për të gjetur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

“Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, tha një zëdhënës i departamentit të shtetit.

Për rëndësinë që ka përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, diskutoi me Kurtin dje dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në vizitën që ky i fundit e pati në selinë qendrore të VV-së.

Mirëpo, Kurti si duket nuk po ngutet aq shumë sa i përket zgjidhjes së situatës me dialogun. Në një intervistë për AP, kreu i VV-së tha se negociatat Prishtinë – Beograd nuk janë në krye të listës së tij.

“Nuk mund të jetë në prioritetet kryesore në ditën e parë të punës sime si kryeministër”, deklaroi Albin Kurti.

I njëjti, ndërkaq, sa i përket dialogut tha se qysh në javën e parë do të nisë dialogun me serbët e Kosovës, duke paralajmëruar bisedime nga poshtë lart.

“Sa i përket dialogut me Serbinë qysh në javën e parë si kryeministër unë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës, dialog prej poshtë lart dhe përveç kësaj dialog për zhvillim e për integrim, jo për pajtim. S’më ka bërë gjë mu serbi nga Graçanica, pajtimi bëhet kur Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës edhe na i paguan dëmet e luftës nuk kemi pse pajtohemi me serbin e Graçanicës”, ka thënë Kurti.

Dialogu Kosovë – Serbi po qëndron pezull qyshkur në Kosovë qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj vendosi taksë 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake. /GazetaExpress/