Ballina Blog Faqe 513

Grenell përfundon takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike

Kanë përfunduar takimet e përfaqësuesve të subjekteve politike për dialogun Kosovë-Serbi me përfaqësuesin special të presidentit të SHBA-ve, ambasadorin Richard Grenell.

Së fundi, Grenell, u takua me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin e më pas edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ashtu sikur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, as Veseli dhe Haradinaj nuk u prononcuan për media.

Grenell gjatë ditës së sotme është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

A RR E S T O H E N katër të rinj nga Kopanica, Bojana dhe Pallçishti

Sot (9 tetor), rreth orës 04 e 30 minuta, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, pjesëtarët e policisë nga Sektori pëe punë të brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin S.Sh., 22-vjeçarin A.R. 27-vjeçarin A.S. nga fshatrat Kopanicë e Shkupit dhe Bojanë dhe 23-vjeçarjn M.J. nga fshati Pallçisht, të cilët kanë udhëtuar me veturën ,,Ford,, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar personi A.S.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës është gjetur ko*kainë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet edhe parashtresa adekuate.

Thaçi e citon Grenellin: Shpresoj që takimi Kosovë -Serbi do të ndodhë shpejt

Pas përfundimit të takimit me emisarin special të presidentit të SHBA-së për dialogun, Zyra e presidentit, Hashim Thaçi, ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën thuhet se Richard Grenell ka shprehur pritjet e tij që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë së shpejti dhe të gjendet një zgjidhje finale, shkruan Gazeta Express.

Sipas Grenellit arritja e një marrëveshjeje do të kishte impakt pozitiv për zhvillimin e gjithë rajonit.

Ndërkohë, Thaçi ka thënë se Kosova do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”.

Pas takimit ndërkohë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili ka qenë i pranishëm në këtë takim Thaçi – Grenell.

Kosnet ka thënë se përfaqësuesi special i Trumpit për dialogun mezi pret të punojë me krerët e shtetit për të ndihmuar arritjen e paqes dhe prosperitetit në Kosovë.

“I dërguari special i presidentit Trump, Richard Grenell, mezi pret të punojë me presidentin Thaçi dhe liderët tjerë të Kosovës për të ndihmuar në arritjen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorin Richard Grenell, përfaqësues special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për Marrëveshjen e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.

“Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e Marrëveshjes së Paqes me Serbinë”.

Në këtë takim është thënë se Marrëveshja e Paqes në mes Kosovës dhe Serbisë do t’i kontribuonte zhvillimit të Kosovës dhe tërë rajonit.

Ambasadori Richard Grenell, përfaqësues special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shpreson se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje.

Ai ka theksuar se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vërë themelin për rritje ekonomike dhe do të kontribuojë për mirëqenien e gjithë qytetarëve.

Presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit dhe ka shtuar se “pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”.

Grenell në takim me Kurtin flasin për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, është takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtarin e Kryesisë, Glauk Konjufca, në ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka shkruar se Grenell ka uruar udhëheqësit e Vetëvendosjes për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare, dhe se dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë.

Në këtë postim thuhet se Kurti ka thënë që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.

“Sot, në Ambasadën e re të ShBA-ve në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë, Glauk Konjufca, u takuan me Ambasadorin Amerikan në Gjermani, z. Richard A. Grenell dhe Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Philip S. Kosnett.

Ambasadori Grenell fillimisht uroi udhëheqësit e VETËVENDOSJE!-s për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare të së dieles së 6 tetorit dhe dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë, para se ai të udhëtonte për Beograd. Z. Grenell theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare.

Z. Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin dhe mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën si në luftë ashtu në paqe dhe gatishmërinë e tij që si kryeministër i ri i Kosovës të thellojë bashkëpunimin me ShBA-të. Ai u pajtua me Ambasadorin Grenell që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset, varfëria e përhapur në popullsi që e mban të ulët kërkesën agregate si dhe qasja e vështirë në financa për bizneset për shkak të kamatave të larta të kredive në banka. Sa i përket dialogut me Serbinë, z. Kurti tha që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.
Në fund të këtij takimi të hapur e konstruktiv, bashkëbiseduesit u pajtuan që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re në Kosovë dhe se do të vazhdojnë komunikimin e shpeshtë e të rregullt”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes në Facebook./Telegrafi/

Kurtit s’i ngutet dialogu, Washingtoni kërkon të nisë menjëherë

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që doli i pari në zgjedhjet e gjashtë tetorit, si duket nuk do të pajtohet me Washingonin sa i përket rëndësisë që duhet t’i jepet zhbllokimi i dialogut Kosovë – Serbi. Derisa Kurti tha se dialogu nuk është në krye të listës së tij, Departamenti amerikan i shtetit po kërkon që ai të nisë sa më shpejt, shkruan Gazeta Express.

Në deklaratën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, një zëdhënës i departamentit të shtetit tha se SHBA pret që udhëheqja e re të fillojë menjëherë bisedimet me Serbinë, për të gjetur një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

“Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, tha një zëdhënës i departamentit të shtetit.

Për rëndësinë që ka përparimi në dialogun Kosovë-Serbi, diskutoi me Kurtin dje dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në vizitën që ky i fundit e pati në selinë qendrore të VV-së.

Mirëpo, Kurti si duket nuk po ngutet aq shumë sa i përket zgjidhjes së situatës me dialogun. Në një intervistë për AP, kreu i VV-së tha se negociatat Prishtinë – Beograd nuk janë në krye të listës së tij.

“Nuk mund të jetë në prioritetet kryesore në ditën e parë të punës sime si kryeministër”, deklaroi Albin Kurti.

I njëjti, ndërkaq, sa i përket dialogut tha se qysh në javën e parë do të nisë dialogun me serbët e Kosovës, duke paralajmëruar bisedime nga poshtë lart.

“Sa i përket dialogut me Serbinë qysh në javën e parë si kryeministër unë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës, dialog prej poshtë lart dhe përveç kësaj dialog për zhvillim e për integrim, jo për pajtim. S’më ka bërë gjë mu serbi nga Graçanica, pajtimi bëhet kur Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës edhe na i paguan dëmet e luftës nuk kemi pse pajtohemi me serbin e Graçanicës”, ka thënë Kurti.

Dialogu Kosovë – Serbi po qëndron pezull qyshkur në Kosovë qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj vendosi taksë 100 për qind për të gjitha produktet serbe e boshnjake. /GazetaExpress/

E pranon LDK: VV ka fituar, votat e diasporës s’e ndryshojnë rezultatin (VIDEO)

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, ka pranuar se kjo parti nuk ka arritur të dalë e para në zgjedhje.

Haziri ka thënë se Albin Kurti arriti të sjellë votën e partisë së tij në popullaritetin që ai vet kishte.

Ai ka thënë se LDK ka kryesuar deri në mesditën e së dielës, por sipas tij trendet ndryshuan më pas, duke e nxjerr Vetëvendosjen të parën.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë në Rtv Dukagjini se pavarësisht numrit të madh të votave nga diaspora dhe ato me kusht nuk presin ndryshim rrënjësor të rezultateve aktuale, e që do të mund të përmbysnin kryesimin e Vetëvendosjes.

Shef i shtabit zgjedhor të LDK-së ka thënë se fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje ndërsa fituesi i dytë është LDK-ja, përcjell Telegrafi.

“Trendi gjatë këtyre 48 orëve të fundit është i qartë. Mund të ketë ndryshim të votave në promila por jo sa të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve”.

Haziri ka thënë se nuk do të ketë vështirësi në formimin e qeverisë pasi dy partitë kryesore bashkë me minoritetet do të përbëjnë shumicën kushtetuese prej 2/3.

Emisari i Trumpit vjen në Kosovë të enjten, mësohet se me kë do të takohet

Richard Grenell, i deleguari i Donald Trump, do të vizitojë Kosovën, pritet ta takojë edhe Albin Kurtin

Richard Grenell është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani.

Ai llogaritet të jetë në mesin e njerëzve më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump.

E pos përfaqësimit të Amerikës në Gjermani, Grenellit ditë më parë, Trump ia ka ngarkuar edhe një detyrë tjetër.

Ai është emëruar përfaqësues i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë, pa kaluar një javë nga dita kur e mori këtë detyrë Richard Grenell, do të vij në vizitë në Kosovë

T7 merr vesh se ai do të arrijë në Prishtinë të enjten.

Vizita e tij vjen në kohën kur ende nuk është bërë certifikimi i zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Richard Grenell, pritet që fillimisht të takoi presidentin Hashim Thaçi.

E pos tij, burime të T7 kanë konfirmuar se ai do të takohet edhe me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që korri fitore në zgjedhjet e 6 tetorit.

Agjenda nuk është bërë publike ende, por Grenell pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.

Madje ky i fundit foli për këtë çështje në një konferencë për media.

E po ashtu Richard Grenell do të takoj edhe krerët e partive politike.

Ndërokohë, gjatë të martës në zyre të Albin Kurtit shkojë ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Në një komunikatë drejtuar mediave, nga Vetëvendosja u bë e ditur se Kosnett ka lavdëruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, e për pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve.

Sipas këtij njoftimi Kosnett ka treguar interesim të veçantë në përparimin kundër korrupsionit, për ekonominë dhe për përparimin në dialogun me Serbinë, drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon.

Ndërkohë, Albin Kurti i ka thënë ambasadorit amerikan se Kosova nuk do të vonohet por nuk ka as pse të ngutet, për të filluar dialogun me Serbinë.

Sipas tij, fillimisht duhet të bëhet vlerësimi i marrëveshjeve të deritashme me Serbinë, e më pas të shikohet si të vazhdohet tutje.

Kurti: Nëse nuk bëhet me LDK-në, sërish zgjedhje. Lista serbe në opozitë së bashku me PDK-në (VIDEO)

I ftuar në KTV, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, është shprehur se mund të ketë një takim ditën e enjte me Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën për të folur për formimin e qeverisë së ardhshme.

Para pak orësh edhe Isa Mustafa nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka konfirmuar se do të ketë një takim me Kurtin.

Kurti, i pyetur nëse ekziston opsion tjetër për formimin e qeverisë përveçse me LDK-në, është shprehur i prerë: Jo, nëse nuk bëhet me LDK-në, shkojmë në zgjedhje sërish.

Kurti gjithashtu shtoji se Lista serbe dhe PDK, duhet që të shkojnë në opozitë.

Aksident në Radiovcë të Tetovës

Në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovi, tek ura në fshatin Radiovcë të Tetovës, 32-vjeçari A.B. nga fshati Çellopek i Tetovës, rreth orës 02 e 50 minuta, duke drejtuar veturën ,,Folkcvagen Golf,, me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin ndaj veturës, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me mburojën metalike të urës.
I njëjti është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për t`i ofruar ndihmë mjekësore, kurse inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

LAJME TË TJERA NGA KRONIKA:

Sot (8 tetor), rreth orës 01 e 50 minuta, pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Epërm, kanë privuar nga liria personat A.A. (22) nga një fshati Poroj dhe B.M. (27) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur ko*kainë.

Dy personat në fjalë, kanë qenë me veturë ,,Fokcvagen Passat,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi A.A.
Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor- Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa adekuate.

VIDEO bonus:

https://youtu.be/dhKgsSYLeRg

Në rrugën regjionale Tetovë-Bërvenicë, mbrëmë (7 tetor), rreth orës 20 e 30 minuta, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 23- vjeçarin I.O. nga fshati Trebosh i Tetovës dhe 24- vjeçari K.R. nga fshati Zhelinë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur ko*kainë dhe mar*ijuanë.

Dy personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policor – Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, prej ku edhe do të pasojnë parashtresa adekuate.

VIDEO bonus:

Mbrëmë (7 tetor), gjithashtu rreth orës 21 e 30 minuta, në udhëkryqin mes bulevardit ,,Vidoja Smilevski Bato,, dhe rrugës ,,Boris Kidriç,, janë privuar nga liria 40-vjeçari B.J. dhe 44-vjeçari Xh.Xh., të dy nga Tetova, tek të cilët gjatë kontrollit është
gjetur mar*ijuanë, me ç`rast janë mbajtur në Stacionin Policor-Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit, prej ku do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Sot (9 tetor), rreth orës 04 e 30 minuta, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, pjesëtarët e policisë nga Sektori pëe punë të brendshme-Tetovë, kanë pri*vuar nga liria 27-vjeçarin S.Sh., 22-vjeçarin A.R. 27-vjeçarin A.S. nga fshatrat Kopanicë e Shkupit dhe Bojanë dhe 23-vjeçarjn M.J. nga fshati Pallçisht, të cilët kanë udhëtuar me veturën ,,Ford,, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar personi A.S.

Gjatë kont*rollit të kryer ndaj tyre dhe veturës është gjetur ko*kainë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet edhe parashtresa adekuate.

VIDEO BONUS:

https://youtu.be/haKeXU1NIbA

Sot (8 tetor), rreth orës 01 e 50 minuta, pjesëtarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Epërm, kanë privuar nga liria personat A.A. (22) nga një fshati Poroj dhe B.M. (27) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetur ko*kainë.

Dy personat në fjalë, kanë qenë me veturë ,,Fokcvagen Passat,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar personi A.A.
Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin Policor- Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgatitet parashtresa adekuate.

VIDEO bonus:

https://youtu.be/dhKgsSYLeRg

Në rrugën regjionale Tetovë-Bërvenicë, mbrëmë (7 tetor), rreth orës 20 e 30 minuta, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria 23- vjeçarin I.O. nga fshati Trebosh i Tetovës dhe 24- vjeçari K.R. nga fshati Zhelinë. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur ko*kainë dhe mar*ijuanë.

Dy personat në fjalë janë mbajtur në Stacionin policor – Tetovë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, prej ku edhe do të pasojnë parashtresa adekuate.

VIDEO bonus:

Mbrëmë (7 tetor), gjithashtu rreth orës 21 e 30 minuta, në udhëkryqin mes bulevardit ,,Vidoja Smilevski Bato,, dhe rrugës ,,Boris Kidriç,, janë privuar nga liria 40-vjeçari B.J. dhe 44-vjeçari Xh.Xh., të dy nga Tetova, tek të cilët gjatë kontrollit është
gjetur mar*ijuanë, me ç`rast janë mbajtur në Stacionin Policor-Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit, prej ku do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

Si do jenë negociatat mes LDK dhe Vetëvendosjes, analistët: Mund të ketë vështirësi…

Analistë dhe aktivistë politikë të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë folur për negociatat që tashmë pritet që të nisin për qeverisjen e Prishtinës ndërmjet LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Arbër Zajmi nga VV u shpreh se Vetëvendosje do të dëshirojë ato sektorë ku ka më shumë nepotizëm, me qëllim që korrupsioni të mund të zhduket. Ai tha se partia që ka kryeministrin mund ta çrrënjosë më lehtë korrupsionin.

Ish-ambasadori shqiptar në Maqedoninë Veriore Agim Çejku deklaroi se i shikon negociatat e vështira, kurse diplomati Bashkurti tha se nuk i shikon aspak të vështira bisedimet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkak se këto dy parti përafrohen në shumë pika.

Arbër Zajmi: Shqiptarët në Kosovë shikojnë se gjërat nuk funksionojnë në Kosovë. Ata e vënë re se në vend nuk ka punësim, ka nepotizëm e korrupsion dhe shohin se diçka nuk shkon. Ata kanë udhëtuar e kanë parë Europën dhe habitën pse në Kosovë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. Ndërsa LDK mendoj se nga ana e saj ka bërë matjet e saj, Vjosa Osmani është një politikane e sprovuar. Ajo ka shprehur frymën pozitive për bashkëpunim me Vetëvendosjen. Kryeministri t’i takojë fituesit dhe kjo është folur.

Skënder Minxhozi: A keni biseduar për sektorin?

Arbër Zajmi: Ne kemi dashur që sektorët që duam t’i çlirojmë t’i kemi ne. Pra, partia që ka kryeministrin duhet që të bëjë pastrimin. Ne kemi edhe një plan për vettingun. Një proces i ngjashëm është bërë nga Kenia në Ukrainë. Është një proces që i duhet Kosovës. Ne mendojmë se problemi kryesor qëndron në strukturat drejtuese.

Agim Cejku; Do të shtrihen bisedimet edhe për postin e presidentit? Unë personalisht mendoj se negociatat nuk do jenë të lehta. VV nuk ka eksperiencën e duhur. Edhe LDK është një parti thuajse e para. Kjo e bën të vështirë negociatën. LDK ka bërë më herët marrëveshje me PDK, ka program etj. Ndërsa Vetëvendosja për herë të parë bisedon për të ndarë pushtetin dhe aty fillon fërkimi e përplasja. VV duhet të jetë e përgatitur të mos përçahet.

Lisen Bashkurti: Unë mendoj sesi Kurti dhe Vjosa Osmani janë persona të mentalitetit qytetar dhe udhëhiqen nga principe. Nuk besoj se do jenë të vështira negociatat, sepse Kosova nuk ka luksin të ketë një qeverisje me bazë të gjerë. Unë mendoj se palët do të merren vesh. Mendoj se kanë agjendë të përbashkët dhe qasjen ndaj problematikave e kanë të përafërt.

Haziri: Kemi dallim minimal në vota, por mandatin për qeverinë e ka Albin Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se momentalisht mandati për qeverinë e re i takon Albin Kurtit.

Haziri, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk do të nisin negociatat për qeverinë e re përderisa nuk përfundon numërimi i të gjitha votave.

“Rezultati është shumë i ngushtë dhe ne jemi duke e pritur numërimin e të gjitha votave, përfshirë votat me kusht, votat e diasporës dhe votat për deputetët, pastaj fillon procesi i negociatave. Dallimi është i vogël, një deputet, por që ia jep mandatin (për formimin e qeverisë) liderit të Vetëvendosjes”, thotë Haziri.

Bazuar në rezultatin aktual, preliminar, Vetëvendosje dhe LDK do të marrin së bashku 61 ulëse në Kuvend, sa është minimumi i votave për formimin e Qeverisë.

Intervista e plotë/ Rrëfehet Albin Kurti: “Shkrirja” me Shqipërinë, Serbia, ndërkombëtarët…

Lideri i Vetevendosjes Albin Kurti, dha një intervistë për gazetaren e Vizion Plus, Olta Blaceri ku shpalosi të gjitha objektivat dhe prioritetet e punës së tij si kryeministër i ri i Kosovës.

Kurti u ndal tek marrëdhëniet me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, politikat ekonomike, bashkëpunimi me LDK apo puna për reformat integruese.

Më poshtë intervista e plotë e Albin Kurtit për Vizion Plus.

Zoti Kurti qytetarët e Kosovës vendosën dhe ju besuan ju, siç thatë dhe ju ato përcaktuan ndryshimin, por në të vërtetë çfarë do të bëni ju në ndryshim nga paraardhësi zoti Haradinaj?

Së pari ne do të zvogëlojmë qeverinë dhe do të forcojmë shtetin. Synimi jonë është që të kemi 12 ose 13 ministri dhe jo 21 dhe çdo ministri të ketë një ose dy zëvendës ministra dhe jo katër siç ishte deri më tani, pra në kohën e ish kryeministrit, ku në një qeveri që zgjati më pak se dy vjet kishim qeveri që ishte më shumë se pushtet dhe shtet që ishte më shumë se republikë, kjo ndryshon radikalisht, ne e kuptojmë politikën dhe qeverisjen si interes në shërbim të qytetarëve. Në aspektin ekonomik ne duam që të krijojmë fondin sovran investues që ndërmarrjet qëndrore publike ja marrin qeverisë, ndërmarrjet shoqërore ja marrin agjensionit kosovar të privatizimit dhe i strukturon sëbashku, ku nuk ja nënshtron as likujdimit, as koncesionimit as privatizimit, por shitjes së aksioneve. Këto ndërmarrje duhet të regjistrohen si shoqëri koncesionare. Këtë e kanë bërë prej një holdingu sovran shtetëror në Slloveni deri tek ministria e Thesarit në Poloni, vendet e Evropës Lindore që kanë kaluar në tranzicion. Në këtë mënyrë ne shpëtojmë ndërmarrjet shoqërore nga likujdimi dhe privatizimi dhe ndërmarrjet publike nga privatizimi dhe falimentimi. Do të bëjmë dhe Bankën Zhvillimore meqë duhet që të ulen kreditë e kamatave nën 3 % me një periudhë 5 vjeçare me qëllim që të lulzojnë ndërmarrjet e vogla dhe do të luftojmë monopolet nuk do të ketë më oligarkë në Kosovë. Do të luftojmë krimin dhe korrupsionin me prokurori të fuqizuar dhe me prokurim të dekriminalizuar. Prokuroria jonë është shumë pasive ajo pret që ti shkojnë kallzimet penale në zyrë, ndërkohë që raportin vjetor të zyrës kombëtare të auditimit nuk e lexon, pasi nëse do e lexonte do të gjende pafund shkelje për të shkruar akt akuza për zyrtarë të ndryshëm. Nuk do të ketë me në qeveri korrupsion do ta luftojmë korrupsionin në institucione dhe në shoqëri. Do të bëjmë procesin e vettingut prokuroria dhe gjyqësia patjetër, por edhe gjyqësia dhe inteligjenca, por këto dy të fundit do ti bëjmë vetëm për pozita udhëheqëse. Do ta lidhim ekonominë me arsimin sepse ekziston një hendek i shkathtësive, duhet të sigurohemi se diploma e universitetit dhe tregu i punës e kanë një urë ndërmjet. Aktualisht në Kosovë mbi 20 mijë vajza e djem kanë mbaruar universitetin, por nuk gjejnë dot punë. Papunësia afatgjatë është shumë e përhapur. Do të kemi shtesa për fëmijë dhe do të kemi skema të posaçme për punësimin e moshave 16-18 vjeç një vit së paku. Synimi ynë është që të mos ketë asnjë familje pa kulm mbi kokë dhe asnjë shtëpi pa dikë të punësuar. Do të lidhim Prizrenin me Tetovën me aksin aty, pastaj Gjakovën me Shkodrën, Deçanin me Plavën dhe Gjilanin me Kumanovën, por për këtë duhet të flasim me të gjithë këto vende. Do i japim hov Kosovës përsa i përket integrimeve Evropiane, sepse ne duam të antarsohemi në BE dhe ai duhet të mbrohet si projekt i paqes dhe i mirëqenies. Por pa harruar Republikën e Shqipërisë sepse ne nuk duhet të harrojmë se jemi një kombë me dy shtete, prandaj mundësitë tona dhe detyrat që kemi janë shumë më të mëdha se realiteti që gëzojmë.

Ju ju drejtuat mbështetësve, ku folët për marrëdhënie shumë të mira me ndërkombëtarët, pasi Kosova ka nevojë për shumë miq. Shqetësimi më i madh i ndërkombëtarëve është dialogu me Serbinë. Cila është qasja juaj në këtë?

Më duhet të them se shqetësimi i ndërkombëtarëve në këto dy vitet e fundit ka qenë korrupsioni që ato ndryshe e kanë quajtur korrupsioni endemek, unë mendoj se me faktorët ndërkombëtar mund të bashkëpunojmë përsa i përket gjeopolitikës dhe socioekonomise, pra gjeopolitika është horizontale ndërsa socioekonomia është vertikale dhe në raport me Serbinë ne nuk kemi pasur deri më sot udhëheqje që e kanë shtruar drejt problemin. Problemi shtrohet drejt atëherë kur ne tregojmë se Serbia na ka borxh dhe ajo është një borxhli i keq, sepse në Kosovë kemi ende rreth 1500 të pagjetur nga lufta e fundit, i kemi 10 mijë civil të pambrojtur dhe të paarmatosur të cilët janë vrarë para 20 viteve dhe kemi rreth 20 mijë gra e vajza të përdhunuara. 860 mijë shqiptarë janë depërtuar jashtë Kosovës në pranverë të vitit 1999, ndërkaq mbi një milion janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, na i kanë plaçkitur fondin e kursimeve pensionale, fondin e depozitave bankare, kanë plaçkitur 1200 artifate kulturore dhe asnjë cent nuk kanë paguar për këto, dhe ne nuk kemi pasur asnjë qeveri që ja kërkon borxhin Serbisë. Unë jam i interesuar që me faktorët ndërkombëtar ta krijojmë kontekstin e drejtë në të cilën Kosova i kërkon borxhin Serbisë që ishte agresore, akupatore ku në fund dhe tentoi gjenocidin mbi popullin tonë.

Çfarë prisni ju nga marrëdhëniet me Tiranën zyrtare?

Vendet e Bashkimit Evropian të eurozorës, kanë valutën e përbashkët kanë bankën e përbashkët në Franfurt kanë tregun e përbashkët dhe ne nuk kemi asnjërën prej tyre, ndërkohë janë nënshkruar 50 marrëveshje. Jemi interesuar që të krijojmë një komision të përbashkët, nëse nuk ekziston një i tillë për ta verifikuar shkallën e ndikimit të atyre marrëveshjeve. Nuk mjafton që Kosova dhe Shqipëria të prodhojnë lajme sensasionale nga takimet bilaterale një herë në vit apo njeherë në dy vite, është e domosdoshme që nga këto mbledhje të dalin punë të cilat të kryhen. Pra duhet zbatuar marrëveshja dhe jam për krijimin e institucioneve të përbashkëta. Mund të them për një akademi të shkencave të arteve dhe deri te një lloj decentralizimi sa i përket funksioneve. Nuk ka nevojë që dhe në Kosovë dhe në Shqipëri të ketë Universitet që merret me miniera, minerale dhe me çështjen e energjisë, le të jetë në Mitrovicë, por nuk ka nevojë të ketë fakultet të turizmit në Kosovë, le të jetë në Durrës ose në Vlorë. Mund të bëjmë kështu siç kanë bërë dy Gjermanitë ku një mori të institucioneve nuk i kanë të centralizuara. Unë do të angazhohem për një komision të përbashkët qeveritar, midis Kosovës dhe Shqipërisë, sa i përket politikës së Jashtme, sa i përket Mbrojtjes dhe sigurise, dhe burimeve natyrore. Gjithashtu do të angazhohem për një regjistër të përbashkët të bizneseve dhe të regjistrit të përbashkët civil, në mënyrë që këto hapa integrues të jenë në përputhje me dëshirat dhe nevojat e qytetarëve tanë që janë në të dy anët e kufirit, por ndjehen historikisht dhe aktualisht një komb.

Albin Kurti: Nëse nuk arrihet koalicioni me LDK-në, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje (VIDEO)

Kosova ka zhvilluar të dielën zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Në një intervistë për TCH në Prishtinë, Albin Kurti ka folur edhe për mardhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Po ashtu Kurti ka thënë se dëshiron që të ketë koalicion me LDK-në dhe beson në këtë koalicion, mirëpo ka shtuar nëse kjo nuk ndodh atëherë vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje.

TCH: Cili është mesazhi juaj për shqiptarët në Shqipëri dhe si shikoni ti ndërtoni mardhëniet me Kryeministrin Edi Rama?

Albin Kurti: Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë.

Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve. Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve edhe vullneti im është për këtë gjë.

“Nëse fiton Albini do investoj 50 milionë euro”, a do e mbajë fjalën biznesmeni (VIDEO)

Menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX, para zgjedhjeve kishte dalë në mbështetje të hapur ndaj Albin Kurtit, ku edhe kishte deklaruar se nëse Vetëvendosja e Kurtit i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë në ekonominë e vendit mbi 50 milionë euro.

E tashmë që “Vetëvendosja” i fitoi zgjedhjet, mbetet të shihet nëse biznesmeni nga SHBA do ta ndihmojë Kosovën me 50 milionë euro investim.

Ai kishte deklaruar se nuk është profesionisti i vetëm që mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse sipas tij diaspora e do Kosovën.

Biznesmeni gjithashtu tha se Kurtin e ka njohur qysh nga koha e studimeve. Megjithatë deri në këto zgjedhje ai deklaroi se ka votuar pothuajse të gjitha partitë, por të gjitha e kanë zhgënjyer.

https://youtu.be/QaYBnqPIFTA

Ëndërr në SHBA/ 27-vjeçari shqiptar që po fiton famë, me një shërbim të ri hotelierie në Nju Jork

“Butler Hospitality” është një shërbim i ri në industrinë hoteliere të Nju Jorkut. Themeluesi i tij ëhtë Premtim Gjonbaliç, një 27-vjeçar me prindër shqiptarë. Biznesi i tij, i themeluar para tre vjetësh, po fiton famë për risinë që ka sjellë. Përmes disa restoranteve të mëdhenj në pika të ndryshme të Nju Jorkut, shërbimi i ri u sjell klientëve të hoteleve ushqim me cilësi të lartë në dhomë dhe dallohet për nga efikasiteti dhe lehtësia e komunikimit.

Njihuni me të riun Premtim Gjonabalic, ose Timin siç e thërrasin. Biznesi që ai ka themeluar i lejon hotelet të merren me përmirësimin e kujdesit për klientët, duke ua lehtësuar barrën e shërbimit të ushqimit në dhomë.

“Mua më pëlqen mikpritja. Duke patur parasysh trojet nga vijmë, ne nuk kemi patur shumë gjëra për t’u dhënë të tjerëve, por kemi patur mikpritjen. Problemi është si ta shndërrosh këtë në një shkallë më të gjerë dhe kjo më nxiste shumë të mendoja.”

Kompania e Premtimit lejon që klientët e hoteleve në mbarë Nju Jorkun, të porositin ushqim në dhomë me një klikim. Është diçka që klientët e pëlqejnë. Është diçka e re në hotelerinë e Nju Jorkut.

Timi i ka ngritur zyrat në lagjen Italia e Vogël e Nju Jorkut:

“Këtu është si të thuash zemra e imigracionit. Është një pjesë sentimentale e qytetit për mua. Këtu babai im zuri punën e parë dhe kaloi 15 vjet të jetës.”

Ai na tregon me krenari makinën e tij të re, një BMW super e shtrenjtë që tërheq vemendjen e kalimtarëve.

Timi thotë se ka plane të mëdha për të ardhmen.

“Unë jam themeluesi i vetëm i kompanisë dhe mendoj se do të qëndroj këtu ku jam të paktën për një dekadë. Në fakt kemi shumë punë për të bërë sepse planet tona nuk kufizohen vetëm brenda Shteteve të Bashkuara, por edhe në vende të tjera.”

Zakonisht, firmat e suksesshme blihen nga kompani të tjera më të mëdha të të njëjtit profil. Blerjet janë fitimprurëse për themeluesit e firmave inovative, por Timi thotë se plani i tij është që t’i shkojë deri në fund idesë së tij.

“Ky është një pasion për mua, nuk është diçka për shitje të shpejtë.”

Babai i tij quhet Elio Ahmetaj dhe është nga Vuthaj i Plavë-Gucisë. Ne e takuam në restorantin e tij Allora në Rrugën 47.

“Unë jam prej 30 vjetësh në këtë biznes. Punojmë çdo ditë, shtatë ditë në javë. Duhet punë.”

“Si shumë emigrantë të tjerë shqiptarë, babai im erdhi në Amerikë dhe bënte ç’ishte e mundur që ne të na jepte arsimin dhe edukimin më të mirë. Në fillim ndihmoja tim atë në disa prej restoranteve që kishte hapur dhe pas kësaj i hymë biznesit të hoteleve. Babai im është mjaft i zoti në këtë biznes. Unë e ndihmoja të shtonte bazën e klientëve.”

“Është një djalë shumë i disiplinuar, shumë i mençur. Me siguri që të gjithë baballarët mendojnë kështu. Besoj se në të ardhmen do të ketë edhe më shumë sukses.”

Timi thotë se gjithmonë dëshironte të bëhej mjek. Kur je bir emigrantësh, të jesh mjek është gjë e madhe.

“Kur nisa të punoj me babanë dhe filluam të ndërtonim biznese të vegjël, e kuptova se kisha filluar ta doja shumë këtë punë. Isha i mirë në shkollë, por jo se më pëlqente shumë. Më pëlqente të krijoja diçka të re. Pra, bëra plane për të studiuar mjekësi. Por e kuptova se zemra ime nuk ishte aty.

Timi i mbaroi studimet për financë.

“Po të marrësh qytetin e Nju Jorkut, do të shikosh se kudo ka shqiptarë ose biznese shqiptare dhe kjo tregon se ne e kemi në gjak të punojmë shumë, në çdo fushë, në ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje, restorante. Nuk ka ndonjë fushë ku ne nuk gjendemi.”

“Jam patriot në ekstrem. E dua vendlindjen dhe kulturën që kemi trashëguar dhe natyrisht njerëzit.”

“Kam qenë në Shqipëri kohët e fundit, kemi shëtitur gjithë bregun dhe na ka pëlqyer shumë; kjo na ka bërë të ndjejmë patriotizëm dhe lidhje me njerëzit tanë.”(VOA)

Kurti e thotë troç te NIN: Serbët do t’i kemi në Qeveri, por jo Listën Serbe

“Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare,në Kosovë ka ndodhur një tërmet i madh politik”. Kështu shkruajnë mediat serbe lidhur me zgjedhjet në Kosovë.

Një ditë pas zgjedhjes dhe shpalljes së fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka folur për qeverinë e re. Në një prononcim për portalin serb ‘N1’, Kurti deklaroi se ai do të përfshijë në qeveri ato parti politike serbe, që nuk janë pjesë e Listës Serbe.

“Kushtetuta jonë thotë se duhet të ketë të paktën një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë. Por Kushtetuta nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë prioritetet tona në pakicat si komunitete, jo si parti. Kemi nevojë për një dialog rreth dialogut. Ne duhet ta përgatisim mirë dialogun, sepse nuk mund të dështojmë përsëri, sepse do të kushtojë shumë.

Do të shohim edhe ato 33 marrëveshje që kemi pasur nga 2011-2017, çfarë është përmbushur dhe çfarë jo dhe cilat janë ndikimet në jetën e njerëzve në Kosovë dhe një ditë do të fillojmë një dialog me Serbinë, i cili duhet të ketë parime të mira të forta”, -tha Kurti.

Kurti deklaroi se taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe nuk ishte politikë e partisë së tij, por se angazhohet për reciprocitet të plotë në të gjitha fushat.

Eksperti gjerman: Perëndimi nuk e pengon Vetëvendosjen ta bëjë qeverinë e re

Eksperti gjerman dhe njohësi i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bodo Weber, në një intervistë për Gazetën Express, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, dukë thënë se nuk është befasuar shumë me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi një gjë të tillë sipas tij e tregonin të gjitha sondazhet parazgjedhore.

Weber thotë se me gjasë VV dhe LDK do ta bëjnë Qeverinë e re dhe se Perëndimit nuk do ta pengojë këtë, por sipas tij, është po ashtu e rëndësishme se çfarë do të bëhet me Listën Srpska si fituese dhe shumicën e dyfishtë në Kuvend.

Nga Besnik VELIU

“(Fitoren e LVV’së) e shoh si diçka jo shumë befasuese bazuar në rezultatet e të gjitha sondazheve parazgjedhore, megjithatë rezultati duke të jetë shumë i ngushtë. Kjo është herë e parë që nga shpallja e pavarësisë që Vetëvendosje është në prag të futjes në qeveri, madje të drejtojë atë, dhe potencialisht të ketë kryeministrin e ri”, ka thënë Weber .

Analisti gjerman thotë se këtë herë është i sigurt se nuk do të ketë ndërhyrje të shteteve perëndimore për të parandaluar hyrjen në qeveri të Lëvizjes Vetëvendosje, siç kishin bërë në vitin 2014, gjë që sipas tij ka dëmtuar jashtëzakonisht zhvillimin demokratik të Kosovës.

“Ndryshe nga viti 2014, këtë herë jam i bindur që nuk do të ketë intervenim të akterëve perëndimorë për të parandaluar VV’në që të hyjë në qeverinë e re, një veprim i cili u dëshmua se dëmtoi zhvillimin demokratik të Kosovës, dhe gjithashtu nuk shërbeu për të parandaluar krizën në dialogun politik” ka shtuar tutje ai.

Weber thotë se nëse do të vërtetohet frika e Perëndimit që politikat e VV-së do të jenë të dëmshme për vendin, atëherë sipas tij do t’iu mbetet qytetarëve të Kosovës që të reagojnë në zgjedhjet e ardhshme

Teksa është pyetur rreth pritjeve që partia e Kurtit të dalë fitimtare, Weber ka thënë se rrethanat në të cilat ka qenë Kosova këtë herë në zgjedhje e kanë bërë të vështirë çfarëdo parashikimi.

“Në gjykimin tim ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve këtë herë, duke pasur parasysh rrethanat e dy viteve të fundit që u mbizotëruan nga negociatat Kosovë-Serbi dhe nga rrethanat e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Bodo Weber për Gazetën Express.

Sa i përket dialogut me Serbinë dhe impaktit që mund të ketë Albin Kurti si kryeministër i ri Republikës së Kosovës, Weber thotë se është një lajm i mirë fillimisht që Kurti është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Sipas tij përveç kësaj ka edhe elemente të asaj që Vetëvendosjen e bëjnë të duket më parimore në dialog sesa ata që kanë qenë të kyçur në këtë proces deri tani, dhe sipas tij ka edhe disa elementë të cilat do ta bëjnë më të vështirë procesin e bisedimeve.

“Pika e tretë dhe më e rëndësishme është që Kurti dhe Vetëvendosje të krijojnë një koalicion qeverisës i cili nënkupton gjetjen e një kompromisi për qëndrimin e tij drejt dialogut, më pas ata do të përballen me vështirësinë të cilën e pati koalicioni i mëparshëm qeverisës që të gjejnë një lloj të unitetit për dialog, edhe nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë që dialogu duhet të jetë në dorën e kryeministrit”, ka potencuar anëtari i Këshillit për Politika Demokratizuese për Gazetën Express.

Weber në këtë intervistë ka thënë se mbase nuk i takon atij që të flasë rreth asaj nëse LDK’ja duhet të shkojë në koalicion me Vetëvendosjen, megjithatë sipas tij një gjë e tillë ka shumë mundësi që të ngjajë.

“Nuk është në rolin tim si ekspert i jashtëm të jap rekomandime për krijimin e qeverisë së re. Por duke vlerësuar qëndrimet parazgjedhore dhe rezultatin e zgjedhjeve, duke qe Vetëvendosje dhe LDK do të formojnë qeverinë”, shprehet Weber.

I pyetur për humbjen e tri partive që udhëhiqen nga tre ish- komandantët e UÇK’së, Weber thotë se qytetarët kësaj radhe kanë zgjedhur që të votojnë fytyra të reja që do të fokusohen në çështje të brendshme , siç është zhvillimi socio-ekonomik , sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

Në pyetjen se a do të duhet të nxitojnë LDK’ja dhe Vetëvendosje në krijimin e koalicionit të ri qeverisë, duke pasur për bazë proceset të cilat po e presin Kosovën dhe nëse duhet që të përfshihet edhe ish-kryeministri Haradinaj në një koalicion të mundshëm, Weber thotë se nuk duhet ngutur dhe se duhet krijuar një qeveri serioze bazuar në parime

“Për një vit e gjysmë kemi parë akterë të jashtëm të cilën kanë bërë përpjekje që të shtyjnë politik bërësit në Kosovë të marrin vendime të shpejta, gjithmonë me motive mjaft të dyshimta të cilat ndërlidhen me negociatat Kosovë-Serbi. Unë do të thosha që është më mirë të krijohet një qeveri serioze, në mënyrë parimore. Nuk më përket mua të sygjeroj se kush duhet të përfshihet në koalicionin e ardhshëm, por kësaj radhe duket se partitë shqiptare do të negociojnë për një qeveri të përbashkët”, ka potencuar për Express eksperti gjerman, Bodo Weber.

Në fund ai thotë se çështja më e rëndësishme është të shihet se çfarë do të bëjnë partitë fituese me serbët dhe si do t’a trajtojnë çështjen e shumicës së dyfishtë në Kuvend, dhe fitoren e Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit në dy aspekte, atë të koalicionit dhe anëtareve serbë ne qeverinë e ardhshme.

Në Kosovë fitoi votuesi

Albin Kurtit mund t’i bësh plot vërejtje, por atë nuk mund ta fajësosh se pse po i fiton zgjedhjet. Atë nuk mund ta fajësosh për punët që ende s’ka filluar ti bëjë, sepse shumica e analistëve sillen e pështillen rreth Beligradit dhe Uashingtonit, duke pretenduar se më të rëndësishëm se votuesit kosovarë për formalizimin e fituesit në Prishtinë janë disa burokratë në Uashington dhe disa shovinistë në Beligrad

Nga Emin AZEMI

Procesi zgjedhor në Kosovë nxori disa fitues dhe disa humbës. Por fituesi më suprem doli votuesi kosovar. Kjo renditje e forcave postzgjedhore, tregoi se votuesi në Kosovë është një hap përpara kulturës së formimit edhe të vet partive politike. Votuesi në Kosovë madje po tregohet edhe më i pjekur se një dyzinë analistësh, të cilët paragjykimin e kanë bërë objekt analize, kurse animin partiak e kanë shndërru në zeje që i lë në lloç më keq se ai autobusi i prishur. Nga ato pak shëtitje virtuale që i bën njeriu nëpër studiot televizive, fiton përshtypje se para vetes nuk ka analistë por komisarë partish, të cilët kurrsesi nuk pajtohen me humbjen partisë. Është për të ardhur keq kur i dëgjon ata teksa flasin më tepër për rebelizmin e kaluar të Albin Kurtit se sa për programin e ardhshëm qeverisës të tij. Është për të ardhur keq se si ata nuk flasin për fitoren e Albin Kurtit por për gjoja populizmin e Vetëvendosjes.

Ky rezon që me çdo kush krijon analizë negative edhe përkundër rezultati pozitiv, flet për instilacionet mediatike që produkt primar kishin propagandën për partinë në pushtet dhe denigrimin e opozitarizmit të Albin Kurtit. Këtij të fundit mund t’i bësh plot vërejtje, por atë nuk mund ta fajësosh se pse po i fiton zgjedhjet. Atë nuk mund ta fajësosh për punët që ende s’ka filluar ti bëjë, sepse shumica e analistëve silleshin e pështilleshin rreth Beligradit dhe Uashingtonit, duke pretenduar se më të rëndësishëm se votuesit kosovarë për formalizimin e fituesit në Prishtinë janë disa burokratë në Uashington dhe disa shovinistë në Beligrad.

Kjo mendësia vazale është shumë problem. Sepse ata para se ta nxjerrin fjalën nga goja, e fusin një herë në motorin e përkthimit shqip-serbisht dhe nëse del që Albin Kurti është i padëshiruar në Beligrad, ai me automatizëm shpallet si dyshimt dhe madje jokooperues me Amerikën. Hajde mendje e tredht, hajde…

Inferioriteti për ti kushtuar kaq shumë rëndësi temave që lidhen me Serbinë, ka prodhuar manjakë që nuk i besojnë forcave të veta për të demonstruar guxim, dinjitet dhe përkushtim ndaj gjithë asaj që lidhet me shtetndërtimin mbi parimet e punës së ndershme, përfshi edhe çështjet e hapura me Serbinë.

Në këto zgjedhje u demonstrua një azhuritet i paparë i numërimit të votave nga ane KQZ. Prandaj lirisht mund të themi se bashkë me votuesit, edhe KQZ ishte një prej të fituarve në këtë proces final zgjedhor. Në një shtet ku menaxhimi i votave në fazën finale pas votimeve bëhet me profesionalizëm dhe etikë, aty liria dhe siguria marrin emrin sipas frymës që del nga ky menaxhim. Nuk pati nevojë për nervozë, nuk pati nevojë për mbushje kutish, nuk pati nevojë për muskuj dallkaukësh dhe nuk pati nevojë për pazare nate gjatë numërimit të votave. Të gjitha këto u eliminuan në saje të vetëdijes së votuesve, por edhe formimit qytetar e profesional të komisionarëve nëpër qendrat e votimit dhe të vetë anëtarëve të KQZ-së. Kjo pedanteri në mbarëvajtjen procesit zgjedhor i atribuohet edhe institucioneve ligjzbatuese – MPB-së, disa digasterëve ministrorë dhe gjithë infrastrukturës shtetërore.
Diaspora shqiptare, si gjithmonë, edhe kësaj radhe u radhit në anën duhur të proceseve. Si atëherë kur i përgjigjej me armë dhe financa kushtrimit për liri, edhe tani, diaspora shqiptare manifestoi përkushtimin e sinqertë për të ardhmen e atdheut të saj.

Prandaj edhe diaspora mund të llogaritet në taborin e të fituarve në këto zgjedhje.
Gara elektorale nxori këtë bilanc votimesh. Epërsia e Lëvizjes Vetëvendosje kundrejt partive të tjera ishte e pritur, por nuk ishte e pritur që Kadri Veseli aq shpejt do të del dhe do ta pranojë verdiktin e popullit. Nuk ishte pritur gjithashtu as nga koalicioni AAK-PSD të pësoi këtë fiasko kaq të thellë.

Diferenca e ngushtë në mes të LVV dhe LDK shpërfaqi disponimin real të elektoratit kosovar, ndërkohë që mbetet të analizohet se ku shkuan votat e AAK-së—PSD-së dhe koalicioneve të tjera joparimore, siç ishte psh. NISMA-AKR etj. Sipas një përshtypje sipërfaqësore i bie të kuptohet se një pjesë e madhe e votave të këtyre votave janë nda në dysh. Disa kanë përfundua tek VV, disa tek LDK.
Votuesi i pakënaqur kosovar kësaj radhe kishte dy oferta të shkëlqyeshme dhe ishte e pakuptimt të votohet ndryshe nga ajo çfarë ofrohej si zgjidhje për një të ardhme më të mirë.

Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj radhe e ka shansin ta dëshmojë konstruktivitetin e saj, siç parapëlqejnë krerët e saj të nxjerrin në pah pikërisht këtë aspekt, duke dëshmuar një sens të lartë bashkëpunimi me përgjegjësi shtetërore për formimin dhe mbarëvajtjen e institucioneve që do të udhëhiqen nga VV dhe LDK. Është në duart e LDK që procesi të mos devijojë nga kursi normal i filluar në këtë proces zgjedhor, por edhe një rast ideal për të shlyer disa njolla në politikbërjen e saj gjatë periudhave të caktuara në bashkëqeverisje me forcat tjera politike. Rugovizmi i LDK-së, aq shumë i proklamuar nga strukturat e kësaj partie, pikërisht tash duhet të vijë në shprehje, duke bërë bashkë traditën shtetformuese me elanin rinon për ndryshime rrënjësore…

ANALIZA: Në Kosovë troket ora e politikës reale

Nga Vilma Filaj-Ballvora

Ka dy humbës të mëdha të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë: PDK e presidentit Hashim Thaçi dhe AAK-ja e kryeministrit ende në detyrë Ramush Haradinaj. Të dy ish-komandantët e UÇK-së, që luftuan në vitet 1990 kundër regjimit serb, kanë qenë në rotacion në pushtet në këto dy dekada pas luftës.

Megjithatë asnjëri prej tyre deri tani nuk ia doli të ofrojë zgjidhje bindëse për problemet e mëdha të shtetit të vogël në Ballkan dhe as nuk mundën të realizojnë kthesën e madhe për një marrëveshje mbi normalizimin e raporteve me Serbinë, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Zgjedhësit e zhgënjyer donin ndryshim: Partitë e opozitës Vetëvendosja dhe LDK-ja fituan secila pak më shumë se 25 përqind të votave.

Fitorja fare e ngushtë e lëvizjes së majtë që konsiderohet radikale, Vetëvendosja, kundrejt liberal-konservatores LDK tregon, se sa e përçarë është shoqëria kosovare lidhur me qendrimin në bisedimet me Serbinë. Ndërkohë që LDK tradicionalisht ka ndjekur linjën pacifiste-diplomatike të figurës ikonë, ish-kryetarit të saj Ibrahim Rugova, Vetëvendosja nën Albin Kurtin ka qenë gjithmonë kategorikisht kundër kompromiseve.

Albin Kurti – nga rebel në realist

Nëse qeveria e re do të krijohet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, priten bisdime të vështira me Beogradin. Mbetet të shihet, nëse Beogradi do të pranojë të ulet në një tyrezë me Albin Kurtin. Ky i fundit, një ndër figurat kyçe të lëvizjes studentore të viteve 1990, në mars 2000 u dënua me 15 vjet heqje lirie në Serbi nën akuzën për antarësim në një organizatë terroriste. Vetëm pas presionit ndërkombëtar dhe me ndryshimin e qeverisë në Beograd atë e liruan në vitin 2001. Me tezat radikale – kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë, për një politikë të vetëvendosjes së kosovarëve, kundër çdo kompromisi në dialog me Serbinë e madje deri tek kërkesa për një bashkim të trojeve shqiptare – partia e tij bënte gjithnjë e më shumë për vete zgjedhësit e zhgënjyer. Rëndom kjo parti ka tërhequr vëmendjen brenda dhe jashtë vendit me protestat e ashpra e deri dhe të dhunshme kundër qeverisë, korrupsionit galopant dhe gjendjes së mjeruar në Kosovë.

44 vjeçari Albin Kurti konsiderohet rebel politik i pakompromentueshëm. Njëkohësisht ai ia ka dalë të preazantohet në botën e jashtme si një politikan intelektual, karizmatik dhe me përvojë. Fakti që „bashkimi i trojeve shqiptare” nuk është më temë për të, madje as në fushatën elektorale nuk u përmend me asnjë fjalë – flet për një linjë të re realiste të tij.

Kapërcimi i një hendeku të thellë

Albin Kurti gjendet përballë një detyre Herkuli: ai nuk duhet t’i zhgënjejë në asnjë mënyrë zgjedhësit e vet, por njëkohësisht janë të pashmangshme kompromiset e dhimbshme me politikanët drejtues nga Beogradi në bisedimet e ndërmjetësuara në nivel ndërkombëtar. Pikërisht një koalicion i mundshëm me LDK mund ta ndihmojë atë që ta përballojë këtë hendek të thellë. LDK-ja e moderuar i është përshtatur tashmë frymës së kohës, gjë që e dëshmoi edhe nxjerja në garë si kandidate kryesore e Vjosa Osmanit. Me paraqitjen e saj të vetëdijshme dhe të sinqertë juristja 38 vjeçare i bën për vete zgjedhësit dhe po ashtu ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në dialogun me Beogradin. Përveç kësaj si LDK-ja, ashtu edhe Vetëvendosja e kanë refuzuar kategorikisht tezën e përfolur së fundi të ndryshimit të kufijve – edhe kjo me sa duket ka ndihmuar në suksesin e të dyja partive të opozitës në këto zgjedhje.

Të dy politikanët e rinj Kurti dhe Osmani kanë potencialin për t’u afruar mes vedi dhe për ta orientuar shoqërinë kosovare drejt kompromiseve të nevojshme. Me ose pa ideologji – tashmë ka ardhur koha e politikës reale në Kosovë: një marrëveshje jo vetëm me Serbinë, por edhe brenda vetë kosovarëve është urgjentisht e domosdoshme për një të ardhme të sigurtë dhe të paqtë edhe në sfondin e afrimit me BE.