Ballina Blog Faqe 519

FOTOT e rralla: Kur ndërtohej porti i Durrësit dhe plani pas tërmetit të vitit 1926 që goditi qytetin antik

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur në fund të viteve 1920, në të njëjtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i infrastrukturës rrugore në pjesën qendrore të qytetit antik.

Për disa qindravjeçarë mjetet lundruese të udhëtarëve e mallrave ankoroheshin në dy ura druri, ose prisnin varka shkarkimi në radën portuale të Durrësit.

Rikonstruksioni dhe zgjerimi i portit nisi në vitin 1928 nga firma italiane “Mazzorana” dhe përfshiu thuajse të gjithë sipërfaqen aktuale të portit më të madh të vendit tonë.

Krijimi i kalatave e basenit, si dhe thellimi i portit vazhduan deri në vitin 1934. Në të njëjtën periudhë janë ngritur edhe ndërtesat në hyrjen kryesore të portit, ku është vendosur pjesërisht sot administrata e Autoritetit Portual

Godinat hyrëse dhe një pjesë e infrastrukturës portuale janë ngritur mbi bazën e një plani rregullues urbanistik, menjëherë pas tërmetit të vitit 1926 që goditi qytetin antik.

ATSH

https://www.youtube.com/watch?v=QS-KpoODBIw&feature=youtu.be

Aktori turk: Pata fatin të njihem dhe të ndaj jetë me një shqiptare

Aktori turk Tolgahan Saiysman dhe bashkëshortja e tij, ish-misi shqiptar Almeda Abazi kanë qenë këto ditë në Kosovë dhe në Tiranë. Aktori i njohur turk ka takuar në Kosovë ministrin e kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashin, ku kanë biseduar rreth projekteve filmike që mund të realizohen në të ardhmen mes Kosovës dhe Turqisë.

Gjithashtu aktori u nderua me titullin “ Amabasador i kulturës” ndërmjet dy kombeve. Në mirënjohje për këtë titull Saiysman shprehu vlerësimin e tij për Shqipërinë,duke zbuluar një detaj mjaft interesant.

“Komb historinë e të cilit e kam dëgjuar që në femijeri nga gjyshja ime e ndjerë, më pas për fat të mirë mu desh të njihem dhe të ndaj jetën me një vajzë të këtij kombi, njerëz mikëprites, me gjak të ngrohtë dhe të besës.
Faleminderit shqiptarë që u bëtë pjesë e pandarë e jetës time, faleminderit që më mirëprisni. Do jem gjithmonë i gatshëm të jap kontributin tim në krah jush për të mirën e të gjithëve,”-ka shkruar aktori i njohur turk./Opinion.al/

Tetovë – Humb jetën një punëtor i EVN-së në Xhepçisht

Një punonjës i kompanisë EVN sot rreth orës 9:30 ka humbur jetën në fshatin Xhepçisht të Tetovës.

“Në SPB Tetovë rreth orës 9:30 punonjësi i EVN ka den*oncuar se kolegu i tij 43 vjeçar duke kryer intervenim, përkatësisht heqjen e defektit ka rënë dhe ka ndërruar jetë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se është thirrë ndihma e shpejtë dhe nga mjeku është konstatuar vd*ekja.

Për këtë ngjarje është njoftuar pro*kurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=v9J4Qhoq-60

https://www.youtube.com/watch?v=AAsfps9Sg48

Haradinaj: Kompania që ia ka bërë fushatën Vuçiqit edhe Ramës është angazhuar nga PDK dhe Kadri Veseli

Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj ka akuzuar ish-partnerin e tij të qeverisë, kandidatin e PDK’së për kryeministër, Kadri Veselin se e ka kontraktuar për fushatë kompaninë e njëjtë me të cilën ka bashkëpunuar Aleksandër Vuciqin.

Haradinaj në një intervistë të dhënë sonte ka thënë se kundërkandidatit të tij po ia bën fushatën një kompani ndërkombëtare, e cila i ka ndihmuar edhe presidentit serb.

“Kanë marrë kompani të huajën. Të njëjtën kompani që e ka Vuçiqi dhe Rama, e njëjta kompani po ia bën fushatën edhe Vuçiqit. A është koniçidencë kjo? Mendoj se duhet dikush me dhënë llogari”, ka thënë Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Sipas kryeministrit në detyrë, të njëjtë kompani e ka kontraktuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Nuk dihet se cila është kompania që, sipas Haradinajt, është kontraktuar nga PDK’ja për fushatë. /Express/

U aksidentua para 9 muajsh, ndërron jetë në Stamboll Egzon Kryeziu

Një lajm i hidhur ka prekur zemrat e mbarë shqiptarëve. I riu Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Stambollit.

Lajmin e bën të ditur babai i tij në një postim në Facebook. Pas 9 muajsh bet*ejë me jetën, ai nuk mundi t’i përballojë më tepër pla*gët e marra nga një aksident i rëndë rrugor në me 29 dhjetor të 2018-ës.

“Ju njoftoj me pik*ëlim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërojë jetë pas 9 muaj luft*imit me plagët të mara nga aksidenti i rëndë. I falenderojmë te gjithë të cilët kanë ndihmuar per tu sheruar. Per diten e var*rimit ju njoftojmë me kohë. Familja Kryeziu”, shkruan Ramë Kryeziu në Facebook.

Vetëm pak ditë më parë, imami Elvis Naçi dha lajmin se ishin mbledhur paratë për kurimin e Egzonit në Turqi, por fatkeqësisht u pasua nga një lajm i trishtë.

Incident në Tetovë

Dje (26 shtator), rreth orës 12 e 50 minuta, në SPB Tetovë, është denoncuar prishje e rendit dhe qetësisë publike, me përl*eshje e cila ka ndodhur në rrugën ,,Bllagoja Toska,,.

Në këtë përl*eshje janë përfshirë 17-vjeçari nga fshati Poroj në njërën anë dhe dy të rinj nga Kallniku, njëri 15 e tjetri 16 vjeç, në anën tjetër.

Gjatë kësaj përl*eshjeje është përdorur edhe mjet i mpr*ehtë-th*ikë.

Dy nga tre min*orenët, në prezencë të familjarëve të tyre, janë privuar nga liria në Stacionin policor Tetovë.

Punohet në zbardhjen e rastit.

https://www.youtube.com/watch?v=v9J4Qhoq-60

LAJME TË TJERA NGA KRONIKA:

Mbrëmë (26 shtaor), rreth orës 22.00 në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës, kanë privuar nga liria shtetasin e Serbisë F.B. (20) me vendqëndrim në Tetovë, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur marij*uanë.
I njëjti është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të inicohet parashtresë adekuate.

Në fshatin Pallçisht të Epërm të Tetovës, mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor të Tetovës, 23-vjeçari Sh.K. nga Reçica e Madhe.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës së tij ,, Opel Vektra,, me targa të Tetovës, të cilën ai e ka drejtuar, pjestarët e policisë kanë gjetur marij*uanë.
Pas dokumetimit të rastit kundër tij do të pasojë edhe parashtresë adekuate.

Mbrëmë (27-shtator) dyzetë minuata pas mesnate, në zonën e fshatit Simnicë të Gostivarit, është privuar nga liria 22-vjeçari S.I. nga Gostivari, i cili së bashku me disa persona tjerë, në mënyrë të pali*gjshme kanë prerë dru. Personit S.I. i është konfiskuar furgoni ,,Ford maverik,, pa targa të regjistrimit, dhe i është dorëzuar Policisë malore.
Merren masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit.

Dje (26-shtator) rreth orës 20 e 45 minuta, 33- vjeçari A.G. nga Tetova, në Stacionin policor Tetovë, ka den*oncuar se gjysmë ore më herët, persona të panjohur kanë konfiskuar veturën e tij ,,BMW,, me targa të Strugës, të ciln e kishte të parkuar në rrugën ,,Iliria,, në Tetovë.
Merren masat për zbulimin e autorëve të veprës dhe gjetjen e veturës.

Në rrugën lokale të fshatit Dobrosht, dje (26 shtator), rreth orës 15 e 20 minuta, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilën janë përfshirë vetura ,,Hyundai akcent,, me targa të Tetovës, të cilën pa patentë shoferi e ka drejtuar 25-vjeçari C.A. dhe një këmbsore 5-vjeçare, të dy nga fshati Dobrosht.
Vajza e lënduar është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.

VIDEO bonus:

24-vjeçari martohet me kushërirën 81-vjeçe

Rasti i një djali 24-vjeçar, që është martuar me kushërirën e tij 81-vjeçare, po hetohet nga autoritetet në Ukrainë pasi kanë dyshime.

Djali ka thënë se ai ishte njohur me gruan dhe kishin pasur një lidhje të veçantë. Gruaja po ashtu ka thënë se ai ishte një burrë i mirë që e respektonte dhe e nderonte.

Por fqinjët thonë se djali, i cili jetonte në një tjetër qytet, as nuk vjen fare ta takojë. E kanë parë vetëm kur bëri dasmën, një ceremoni të nxituar. Dhe më pas nuk ka ardhur më.

Në Ukrainë, ushtria është ende me detyrim. Çdo i ri duhet ta bëjë patjetër, për shumë muaj. Përjashtim bëjnë vetëm ata bashkëshortë që nuk shkojnë dot në ushtri pasi kanë bashkëshorten e tyre invalide.

24-vjeçari Aleksandër Kondratjuk është martuar pikërisht kur po i bëhej thirrja për ushtri, dhe menjëherë pas martese ka shkuar te autoritetet dhe u ka thënë se s’mund ta kryejë shërbimin pasi bashkëshortja e tij është invalide.

430 euro për dy pjata makarona/ Fatura shokon turistet japonezë në Romë (FOTO)

Një surprizë e hidhur ia ka prishur shëtitjen në Romë dy turisteve japoneze. Kur kanë marrë në dorë faturën për dy pjata makarona me fruta deti, nuk I kanë besuar syve: ajo shënonte 429 euro e 80 cent!!! Turistet e denoncuan episodin e pakëndshëm që u bë shumë shpejt viral në mediat sociale.

Pronari i lokalit të ndodhur në qendrën historike të kryeqytetit italian pretendon se çmimet ishin transparente dhe menyja, sipas tij, e qartë që në fillim! Sipas pronarit, vajzat nuk kishin marrë vetëm makarona por edhe peshk. “ Ne peshkun e kemi të freskët, klientët e zgjedhin vetë në vaskë, e ia gatuajmë direkt“, është përpjekur të justifikohet ai. Një tjetër problem me faturën ndërkohë ishte dhe bakshishi I shënuar aty prej 80 eurosh, por që nga restoranti sërish përpiqen të shpjegohen duke thënë se nuk është i detyrueshëm.

Historia e rrallë e Gëzimit dhe Zenepes, që u bënë prindër në moshën 50 vjeç (VIDEO)

Gëzim dhe Zenepe Pirja, ishin të ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të rrëfyer historinë e tyre të pazakontë, që padyshim sfidon çdo skenar filmi.

Shumë vite më parë, Gëzimi e Zenepja as që e njihnin njëri-tjetrin, madje ishin në prag të kurorëzimeve me partnerë të tjerë, por fati deshi që historia të shkruhej ndryshe.

Dy aksidente automobilistike, u bënë shkak që Zenepja dhe Gëzimi të përfundonin në karrige me rrota e me shumë vështirësi të përshtateshin me jetën e re, derisa 13 vite më parë njohën njëri-tjetrin në një qendër sociale. Pas disa kohësh si miq, ata u dashuruan dhe nisën bashkëjetesën, me shpresën si çdo çift për të krijuar familje e për t’u bërë prindër.

Arritje e mjekësisë apo mrekulli e Zotit, bëri që rreth një vit më parë, Zenepja 50 vjeçare të ngelej shtatzënë e pas një shtatzënie jo fort të lehtë, solli në jetë vogëlushen El’Anna.

Sot prindërit më të lumtur në botë, Gëzimi dhe Zenepja treguan se ndihen më të realizuar e më plotë se kurrë më parë, duke dhënë kështu një mesazh shumë të rëndësishëm jo vetëm për personat e tjerë që janë në kushtet e tyre, por edhe për të gjithë ndjekësit e “Ftesë në 5”.

Negociatat: Jo vetëm Tirana, edhe Shkupi në ankth nga “ftohtësia” franceze

Ambasadori francez në Shkup, Christian Thimonier tha se Parisi nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të aprovojë hapjen e negociatave me Maqedoninë Veriore, një ankth që e ka dhe Tirana në raport me Parisin.

Thimonier i tha TV21 se ata ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar, por se një fillim i mundshëm i negociatave do të jetë një hap përpara. Sidoqoftë, ai shtoi se vendimi i Parisit varet nga sundimi i ligjit në Maqedoninë Veriore, domethënë në vazhdimin e ndjekjes penale të çështjeve të Prokurorisë Speciale dhe dhënien fund të dukurisë së mosndëshkimit për elitat politike në atë vend.

“Pozicioni francez është ende duke u përcaktuar. Bisedime të rëndësishme kanë ndodhur më parë gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov në Paris dhe po analizohet të gjitha argumentet pozitive që ai ka ofruar në lidhje me fillimin e negociatave të BE me Maqedoninë Veriore”, tha Thimonier.

Ai shtoi se Franca kishte marrë në konsideratë të gjitha hapat pozitivë që ishin arritur në Maqedoninë Veriore, veçanërisht nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës.

Dje, Komiteti i Punëve të Jashtme i Bundestagut gjerman miratoi një rekomandim për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Këshilli Evropian do të vendosë më 18 tetor nëse BE do të fillojë negociatat e pranimit me Shkupin dhe Tiranën pasi vendimi u shty në qershor të këtij viti.

VIDEO: U futën për të vjedhur, pronari i shtëpisë bën për sp*ital 3 hajdutët

Kamerat e sig*urisë të instaluara brenda një shtëpie private kane kapur momentin, kur pronari i shtëpisë përl*eshet me tre hajdutë të ar*matosur, duke i detyruar të largohen nga prona e tij .

Në video shihet Asif Ali duke u konf*rontuar me hajdutët të cilët i go*det vazhdimisht.

35-vjeçari arrin madje t’i zmbraps nga shtëpi e tij, edhe pse njëri prej tyre tenton t’i vër*sulet me thi*kë.

Ky biznesmen nga Rochdale, ka pranuar për mediat angleze se si është munduar të mbr*ojë gruan e tij 30-vjeçe e identifikuar si Charlotte, e cila ishte në gjumë në dhomën e katit të dytë të shtëpisë.

Ali ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë me shpresën se qytetarët do ta ndihmojnë atë dhe policinë për t’i kapur sul*muesit. (TemA)

https://www.youtube.com/watch?v=oK4-AIDghCI

VIDEO bonus:

VIDEO/ “Vjedhje si në filma”: Hajdutët shtirën si postierë, futen në shtëpi dhe …

Një vjedhje si në filma të Hollywood-it është kapur nga kamerat e sigu*risë të instaluara brenda një shtëpi private në Brooklyn të New Yorkut, ku një hajdut që ishte shtirur si postier ka plaçkitur një familje.

I veshur me rroba të FedEx burri shfaqet para derës së shtëpisë duke mbajtur në dorë një kuti sikur brenda saj ka një dhuratë për ta dorëzuar.

Në video mund të shihet se si anëtarët e familjes lidh*en për karrige nga hajduti, e një tjetër i kërkon zonjës së shtëpisë që ta hap kasafortën që e zbresin nga kati i sipërm.

Kur ajo refuzoi ta bëjë një gjë të tillë, ata ua lidh*ën edhe këmbët e më pas u larguan nga shtëpia, duke marrë 40 mijë dollarë para të thata, si dhe stoli ari në vlerë prej 80 mijë dollarë.

Policia amerikane ka bërë të ditur se në shtëpi ishin tre persona, të cilët për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lën*dime. (TemA)

https://www.youtube.com/watch?v=wCw2gD6EJic

Në UT i zhvilloi punimet Seminari XIII Ndërkombëtar i Albanologjisë (FOTO)

“Gjuha, letërsia dhe identiteti”, ishte tema boshte e Seminarit XIII Ndërkombëtar të Albanologjisë, i cili i zhvilloi punimet (25 – 26. 9. 2019), në Universitetin e Tetovës. Më shumë se 100 studiues të gjuhës, letërsisë, historisë, etnologjisë, gazetarisë etj, gjatë dy ditëve në kuadër të punimeve të këtij seminari i paraqitën punimet e tyre shkencore në tema të caktuara mbi prurjet e reja shkencore.

Prorektori për Shkencë i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Hazir Pollozhani, në hapjen e punimeve të këtij Seminari vlerësoi se të gjitha referimet shkencore, debatet dhe mendimet që pritet të paraqiten në kuadër të programit të punës, do të nxjerrin në dritë vlera të rëndësishme dhe me peshë shkencore. “Seminari i Albanologjisë, si institucion shkencor, vlerësojmë se po e kryen me sukses të plotë misionin e tij, duke i tubuar dhe tërhequr vëmendjen e studiuesve eminentë të albanologjisë, nga vendi ynë, rajoni, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me angazhimin ndër vite të drejtorisë së këtij Seminari, ajo e ka forcuar bashkëpunimin me studiues të spikatur, duke u shndërruar në model ndërkomunikimi me gjuhëtarë, krijues letrarë, historianë, etnologë dhe studiues të tjerë të shkencës dhe kulturës shqiptare. Me këtë rast, u shprehim mirënjohjen tonë drejtorisë dhe anëtarëve të saj, por edhe Ministrisë së Kulturës të vendit tonë, që i përkrah projektet tona kulturore, si Seminarin e Albanologjisë, por edhe projektet tjera të fakulteteve, profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Tetovës”, u shpreh Prof. Dr. Hazir Pollozhani.

Fillimin e punimeve të Seminarit e përshëndeti edhe Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Doc. Dr. Hysni Ismaili, i cili duke iu referuar rëndësisë që ka seminari u shpreh se për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, zhvillimi i albanologjisë nuk është vetëm çështje shkencore, por është edhe çështje identitare e kulturore. “Një komb që ka universitet publik dhe që arrin të krijojë një ngjarje tradicionale shkencore të këtyre përmasave, dëshmon për seriozitetin e tij dhe për praninë e tij serioze në këtë hapësirë gjeografike, por edhe atë akademike. Në këtë mënyrë Tetova jonë dhe Universiteti ynë dëshmojnë se, ashtu si në Prishtinë dhe Tiranë, albanologjia njësoj zhvillohet edhe te shqiptarët e Maqedonisë”, u shpreh ministri Doc. Dr. Hysni Ismaili.
Drejtori i Seminarit të Albanologjisë, Prof. Dr. Salajdin Saliu tha se këtë vit Seminari punimet i zhvillon në pesë sesione shkencore, atë të historisë, medies, etnokulturës, letërsisë dhe gjuhësisë. “Në kuadër të Sesionit të historisë janë trajtuar tema si: Shqiptarët dhe Evropa – shqiptarët në raportet diplomatike në shënimet e kronistëve dhe të udhëpërshkruesve, ndërsa në Sesionin e medies është debatuar mbi mediet dhe lajmet e rrejshme, kulturën e medies, si dhe rolin e medies publike. Ndërsa në Sesionin e etnokulturës, tema kyçe ka qenë: “Tjetri në kulturën shqiptare dhe ballkanike”, kurse në Sesionin e letërsisë dhe atë të gjuhësisë janë trajtuar temat nga letërsia, historiografia, identiteti, si dhe dialektet si pasuri gjuhësore”, theksoi Prof. Dr. Salajdin Saliu.

Në kuadër të punimeve të këtij seminari u përuruan edhe veprat:“Sintaksa e Gjuhës Shqipe (përbërësit sintaksorë)”, “Parafjalët e Shqipes Standarde të autorit Prof. Dr. Mehmet Çeliku, dhe veprat e përkthyera:“Gjuha e Albanëve ose Shkipetareve” me autor Xylander 1835, si dhe “Historia dhe Gjuha e Shqiptarëve dhe Vllehëve”, me autor Thunmann 1774, të përkthyera në gjuhën shqipe nga profesorët Albert Gjoka dhe Frida Voskopola Gjoka.

Zaev: Presidenti Trump e vlerëson dhe e mbështet Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në fejsbuk sonte kumtoi se presidenti amerikan Donald Tramp i ka dhënë mesazhin se e vlerëson dhe tërësisht e mbështet Marrëveshjen e Prespës.

Kryetari i Qeverisë publikoi fotografi me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp dhe bashkëshortet e tyre, Zorica Zaeva dhe Melania Tramp, nga pritja që presidenti amerikan e organizoi për liderët e vendeve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 74-ët të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

“Ishte nder dhe kënaqësi me Zoricën të marrim pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti Tramp dhe zonja e parë Melania, në Nju-Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së. Presidenti na dërgoi mesazh se vlerëson dhe tërësisht e mbështet Marrëveshjen e Prespës. Është nderë të marrësh një mbështetje të tillë prej një lideri të madh dhe kreatori të marrëveshjeve globale”, shkroi Zaev në Fejsbuk.

Kryeministri sot pati takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh.

God*itje shkatë*rruese për Boris Johnsonin

Barbara Wesel – Guximi i tepruar vjen para rrënimit. Kjo vlen për mosrespektimin e rregullave konsitucionale, të cilat luajnë në Britaninë e Madhe rolin e kushtetutës. Kjo vlen për mosrespektimin e ligjeve dhe pavarësisë së gjyqësorit. Dhe po ashtu vlen për mosrespektimin e parlamentit dhe të drejtave e detyrave të tij. Boris Johnson besonte se mund të dilte kundër të gjithëve dhe ashtu siç do të bënte një sundimtar autoritar të detyronte zbatimin e idesë së tij për Brexitin. Vendimi i Gjykatës Supreme ra si rrufe mbi ambiciet antidemokratike të kryeministrit.

Nëna e parlamenteve fiton mbi babanë e gënjeshtrës

Gjykatësit e Lartë në Londër morrën në unanimitet vendimin që nuk e priste kurrkush. Ata e kthyen mbrapsht pezullimin e Parlamentit dhe e deklaruan të padrejtë që nga fillimi. Një orë më vonë, deputetët e parë u ulën në mënyrë simbolike në bankat e Dhomës së Ulët. E vetmja gjë që Gjykata nuk ia tha Boris Johnsonit ishte që gënjeu Mbretëreshën, kur e këshilloi që të dërgonte në pushim të detyruar Parlamentin. Por vendimi i Gjykatës lë të nënkuptohet kjo gënjeshtër.

Kjo është luftë midis nënës së parlamenteve dhe babait të gënjeshtrave, pati formuluar një prokuror gjatë zhvillimit të procesit. Kjo luftë fitohet nga demokracia parlamentare. Është tani detyrë e deputetëve të venë para përgjegjësisë qeverinë, dhe këtë të drejtë dhe detyrë kryeministri nuk mund ta pezullojë sipas dëshirës, me argumentime fallso, thotë Gjykata në mënyrë të prerë.

Vendimi i Gjykatës është më shumë se një goditje politike për Boris Johnsonin. Atij i duhet të mësojë një herë e përgjithmonë se ekzekutivi nuk mund të zhvendosë sipas dëshirës balancën e pushteteve midis parlamentit dhe qeverisë, në favor të tij. Veprimtaria e ekzekutivit duhet kontrolluar gjithnjë dhe në çdo rast nga deputetët e zgjedhur. Juristët britanikë e quajtën vendimin e gjykatës tërmet, sepse ky princip përforcohet tani edhe nga një vendim i Gjykatës së Lartë.

Johnson është bërë për të dhënë dorëheqjen

Në kushte normale një vendim i tillë gjykate do të ishte arsye për dorëheqje të menjëhershme. Për herë të parë në historinë britanike Gjykata e Lartë thotë, se një kryeministër ka vepruar në kundërshtim me ligjin në një çështje kaq elementare. Por Boris Johnson me siguri që do të mbahet pas parimit të tij, që thotë se paturpësia fiton. Opozita duhet tani të mbledhë veten për t’i dhënë fund hijes që ka rënë në Downing Street. Një qeveri kalimtare do të ishte rruga më e mirë për qorrsokakun politik, edhe sa i përket procedimit të mëtejshëm të Brexitit.

Në periudhën e shkurtër të qëndrimit në post Boris Johnson i shkaktoi institucioneve demokratike të vendit shumë më tepër dëme, se sa të tjerët në dekada. Ai tregoi se nuk i respekton ligjet dhe rregullat e Britanisë së madhe, dhe i shkeli ato me të dy këmbët. Kjo shkaktoi një spektakël të rrallë, ku mes të tjerash Tory John Major, vetë kryeministër deri më 1997 hapi gjyq në Gjykatën e Lartë kundër mbajtësit aktual të postit. Partia Konservatore duhet të shpëtojë besueshmërinë e saj dhe të ndahet nga shkatërruesi më i madh i vlerave dhe parimeve të saj.

Forca e një personi të vetëm

Pavarësisht nga përforcimi që Gjykata Supreme i bëri të drejtave të Parlamentit, ekziston edhe një aspekt tjetër inkurajues në procesin e zhvilluar në Londër. Ai tregon që një qytetar i vetëm nuk është i pambrojtur përballë shkatërrimit të parimeve demokratike. Biznesmenia Gina Miller, duke sakrifikuar personalisht dhe financiarisht, e çoi dy herë deri në Gjykatën e Lartë luftën e saj për demokracinë parlamentare dhe fitoi të dy herët. Ishte ajo që u përpoq për procesin, sidomos avokati i saj që arriti të bindte gjykatësit me qartësinë e argumentimeve të tij. Shembulli i saj tregon se ia vlen të luftosh, që edhe një person i vetëm nuk duhet të heshtë kur qeveritë shkatërrojnë demokracinë.

Por Boris Johnson, që besonte se mund të hipë mbi ligjet, duhet të fusë kokën në vrimë të miut. Tani e ka radhën opozita, që ta mbyllë vrimën dhe të sigurojë që ai të zhduket përgjithnjë nga politika britanike. Dhe ajo që mbetet pastaj, është siç ndodhte në Romën e vjetër, që emri i tij të harrohet. Për kryeministrin që meriton të ndëshkohet, dënim më të rëndë nuk ka.

FOTOT: Ky është instrumenti 2000 vjeçar për tërmetet, i saktë edhe sot

Në vitin 132 të erës sonë, Zhang Heng, një studiues nga Kina, i paraqiti oborrit të mbretit Han sizmoskopin e parë në botë. Rindërtimet që i janë bërë sot kësaj pajisjeje i masin tërmetet me saktësi të lartë.

Instrumenti përbëhet nga një vazo metalike, brenda të cilës është varur një hekur me peshë, në formë lavjerrësi. Ky hekur është i lidhur me tetë gdhendje kokash dragoi që janë vendosur rrotull, pra në tetë drejtime të ndryshme.

Në secilën prej kokave të dragoit është vendosur një zar metalik. Poshtë secilës kokë dragoi ndodhet një bretkosë e gdhendur, me gojën hapur. Sapo bie tërmet, lavjerrësi me peshë që ndodhet brenda lëviz. Lëvizja e tij shtyn kokat e dragoit, të cilat përkulen dhe bëjnë që të bjerë sfera e të pritet nga bretkosa poshtë.

Instrumenti aktivizohet edhe me dridhje shumë të vogla, dhe mund të dallojë fuqinë dhe drejtimin e tërmetit, duke gjykuar se cila kokë dragoi e ka lëshuar sferën.

Sot, sizmologët kanë teknologjinë përkrah dhe matjet bëhen me mënyra të ndryshme. Një nga metodat më të fundit është përdorimi i fibrave optike. Megjithatë, të gjitha këto matje bëhen gjatë kohës që bie tërmeti, dhe rezultatet jepen pas. Për të bërë llogaritje përpara se të bjerë tërmeti është ende e pamundur.

Gazetari që u s*ulmua nga Avni Qaili, nuk do të shkojë në punë …

Gazetari Rexhep Qamili i cili dje përmes statusit të tij n FB lajmëroi se ishte sul*muar brutalisht nga gazetari Avni Qaili i po të njëjtës redaksi ku ato punojnë.

Rexhepi Shkruan:

“Ju informoj se prej sot jam në pushim mjekësor! I kërkoj falje publikut që në periudhën e ardhshme 2 javore nuk do të jem ne gjendje ti realizoj “Intervistat Javore” në TVM-2. Njëkohësisht publikisht i kekroj falje edhe mysafirit tim të caktuar per këtë javë Subhi Jakupi i cili për shkak të problemeve te mia e kisha për detyrë tia anulojë emisonin për nesër me temën për “ndryshimin e modelit zgjedhor rritjen ose uljen e numrit të njësive zgjedhore ne RMV””

Një vizë për në Kanada, apo bashkim familjar; Ja si mund të përfitohet

Kanadaja ka një procedurë fikse për personat që aplikojnë për një vizë turistike, supervizë apo bashkim familjar. Avokati shqiptar nga Montreali, Gjergji Hasa, tregon në intervistën e rradhës për “Flasshqip.ca” se çfarë hapash duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë që duan të vizitojnë të afërmit e tyre në Kanada, si dhe ata që duan të bashkohen përgjithmonë me pjesën tjetër të familjes. Kanadaja ofron edhe supervizat, me të cilat prindërit ose gjyshërit mund të qëndrojë deri në 2 vjet pa dalë nga Kanadaja.

A janë aplikimet për vizë turistike një mundësi për të ardhur në Kanada? Çfarë kriteresh duhet të plotësojë një qytetar shqiptar për të përfituar një vizë turistike?

Aplikimet për vizë turistike mund të bëhen për të ardhur si turist dhe nuk ndihmojnë për t’u stabilizuar në Kanada me dokumenta të përhershme. E vetmja gjë që mund të ndihmojë një vizë turistike është fakti që gjatë qëndrimit në Kanada, të krijosh kontakte me një punëdhënës i cili më pas të ndërmarrë procedurat për lejen e punësimit. Ndryshe nga provincat e tjera, në Kebek autoritetet e emigracionit japin disa pikë shtesë nëse aplikanti ka qëndruar 2 javë deri në tre muaj në provincën e Kebekut.

Ideja kryesore për kriteret është që aplikanti të jetë i besueshëm, çka do të thotë se ai duhet të japë prova se do të kthehet në vendin e lindjes përpara se t’i mbarojë viza, pra një periudhë jo më e gjatë se 6 muaj për vizat normale dhe 2 vjet për supervizat. Sa më shumë stabilitet të ketë personi nga Shqipëria, të ketë familje, pronë, biznes dhe llogari bankare, aq më i besueshëm do të jetë si si aplikues dhe ka shanse të mëdha që aplikimi i tij të aprovohet.

Gjithashtu, një dokument që luan një rol të veçantë është edhe ftesa e një personi nga Kanadaja që është shtetas kanadez ose rezident i përhershëm. Ftesa në këtë rast nuk është garanci, por thjesht një ftesë. Garantuesi nuk ka ndonjë detyrim ligjor kur lëshon një ftesë. Ftesa duhet të përfshijë lidhjen e garantuesit me aplikantin, arsyen e ftesës, tregon rezidencën ose pasaportën, stabilizimin e tij në Kanada (pra marrëdhënien e punës dhe të ardhurat), si dhe vendin ku banon, etj. Në ambientin e banimit, ftuesi duhet të specifikojë edhe ambientin ku do të qëndrojë i ftuari. Në ftesë, preferohet që ftuesi të premtojë që shpenzimet që i ftuari do të ketë në Kanada do të mbulohen nga ftuesi sidomos kur aplikanti nuk është në gjendje financiare të shëndoshë. Nëse viza aprovohet apo nuk aprovohet nuk ka asnjë lloj ndikimi te ftuesi. Në qoftë se i ftuari vjen dhe kërkon azil, mbase ky është një rekord i keq për ftuesin nëse më pas do të ftojë dikë tjetër për të vizituar Kanadanë.

Garancia bankare, një i afërm resident apo me pasaportë kanadeze, janë kushte që viza turistike të mos refuzohet?

Ftuesi, por as avokati, nuk mund të japë asnjë garanci që një vizë turisitike do të lëshohet. Më shumë se sa të ardhurat, i rëndësishëm është stabiliteti që ftuesi ka në Kanada. Dikush që është i pasur dhe ka ardhur në Kanada por nuk është stabël me punë apo integruar në shoqërinë kanadeze, është nje ftues më pak i vlefshëm sesa një ftues që ka një punë stabël, megjithëse të ardhurat i ka të ulëta apo mesatare dhe është integruar.

Një tjetër program për t’i ftuar të afërmit në Kanada si turistë është edhe superviza. Çfarë kriteresh aplikohen për këtë lloj vize?

Ky aplikim është strikt për prindërit dhe gjyshërit, dhe jo kategori aplikantësh të tjerë. Pra nuk aplikohet në asnjë rast tjetër.

Përfitimi i parë i një supervize nga një vizë turistike e thjeshtë është fakti që me një supervizë mund të qëndrosh në Kanada deri në 2 vjet pa qenë nevoja të dalësh nga Kanadaja. Aplikanti duhet të ketë një siguracion shëndetësor për të paktën një vit dhe për një mbulesë minimale të shëndetit që arrin deri në 100 mijë dollarë dhe provë që ky siguracion është paguar. Zakonisht një siguracion i tillë kushton rreth 1,300$ në vit për një prind që nuk ka probleme shëndetësore. Duhet gjithashtu një letër nga fëmija ose nipi i cili fton në Kanada prindërit ose gjyshërit dhe premton që do ti mbështesë financiarisht gjatë gjithë vizitës që do të bëjnë në Kanada, shpjegon sa persona janë në shtëpinë e ftuesit si dhe një kopje e nënshtetësisë ose rezidencës Kanadeze. Te pjesa e premtimit gjithashtu autoritetet shohin të ardhurat e personit, sa persona janë në familje dhe sa të ardhura kanë. Nëse janë 2 persona në familje duhet të kenë të ardhura mbi 31.061 mijë dollarë, nëse janë 3 e më shumë pjestarë, shuma shtohet me përafërsisht 7 mijë dollarë të ardhura për çdo pjestar. Përpara se të vijë në Kanada, aplikanti duhet të kalojë edhe një test mjekësor. Por edhe nëse janë përmbushur këto kushte, nuk është garanci që superviza do të miratohet. Do të shihet siç e thamë edhe më lart edhe besueshmëria e aplikantit në qoftë se do të largohet nga Kanadaja para se ti mbarojë afati.

Bashkimi familjar është gjithashtu një alternativë për të tërhequr pjesën tjetër të familjes. Cilët janë ata anëtarë që mund të tërheqë një shtetas kanadez ose rezident i përhershëm?

Prindërit, gjyshërit, fëmijët dhe bashkëshortët. Te fëmijët dhe bashkëshortja ka disa nënkategori. Te fëmijët duhet që ata të mos e kenë kaluar moshën 22 vjeç. Nëse janë mbi këtë moshë duhet të jenë fizikisht ose mentalisht handikapatë dhe të varur nga prindërit. Sa i përket bashkëjetuesve, për ligjin Kanadez nuk është nevoja që të gjithë të jenë të martuar për të kryer një bashkim familjar, por mund të bashkëjetosh për 12 muaj dhe mund të përfitosh bashkimin familjar. Pra për ligjet e Kanadasë, një çift i martuar dhe një çift që ka bashkjetuar për të paktën 12 muaj kanë të njëjtat të drejta.

Një përjashtim për të bërë bashkim familjar me një pjesëtar të largët të familjes është në qoftë se shtetasi kanadez ose rezidenti i përhershëm në Kanada ndodhet i vetëm në Kanada dhe nuk ka asnjë pjesëtar familjeje. Ky aplikim është pak kompleks dhe në qoftë se dikush ndodhet vetëm në Kanada dhe dëshiron të bëjë bashkim familjar me një pjesëtar të familjes që nuk është prind, gjysh, fëmijë apo bashkëshort, i sugjeroj të kontaktojë një avokat.

Po në këtë rast çfarë kriteresh ndiqen?

Kushtet janë disi të thjeshta: personi që tërheq familjen duhet të jetë mbi 18 vjeç, të jetojë në Kanada, të jetë shtetas ose rezident i përhershëm dhe të ketë mjaftueshëm të ardhura për të sponsorizuar prindërit ose gjyshërit. Nuk është nevoja të kesh të ardhura për të sponsorizuar bashkëshortin ose bashkëshorten. Sa i përket anës procedurale për një sponsorizim të prindërve dhe bashkëshortëve ka ndryshime. Sponsorizimi i bashkëshortit mund të dërgohet në çdo kohë, ndërsa sponsorizimi i prindërve hapet online në një moment të caktuar gjatë vitit. Aty dërgohet një kërkesë për të sponsorizuar prindërit dhe më pas kontaktohesh nga emigracioni, nëse je përzgjedhur, për të futur aplikimin. Në Kebek procedurat për të ardhurat financiare janë pak mëndryshe nga pjesa tjetër e Kanadasë.

Një arsye pse një aplikim sponsorizimi mund të refuzohet është në qoftë se aplikuesi ka pasur probleme me drejtësinë, ose ka falimentuar, ose ka borxhe në shtet apo kundrejt fëmijëve minorenë në qoftë se prindërit janë të divorcuar. Në raste të tilla i sugjeroj këtyre personave të lidhen patjetër me një avokat. Sa i përket anës financiare në të gjithë Kanadanë, përveç Kebekut, garantuesi duhet që në tre vitet e fundit të ketë pasur një shumë të caktuar të ardhurash e cila fillon nga 40 mijë dollarë për 2 persona dhe arrin deri në 85 mijë dollarë per shtatë persona. Ndërsa në Kebek vetëm viti i fundit i të ardhurave analizohet.

Prindërit në moshë madhore, a kanë ndonjë benefit nga shteti, apo të gjitha kostot e tyre i mbulon fëmija që ka bërë bashkimin familjar?

Në momentin kur prindërve i jepet rezidenca ata i kanë të gjitha detyrimet dhe të drejtat për të përfituar nga shteti si shtetasit e tjerë. I vetmi përjashtim këtu është në qoftë se prindi kërkon ndihmë sociale financiare nga shteti. Në këtë rast shteti ia jep ndihmën financiare, por në të njëtën kohë i kërkon të paguajë ose nis një procedurë gjyqësore ndaj garantuesin, të cilit i kërkon që këtë ndihmë sociale ta paguajë pikërisht ai dhe jo shteti.

Një pyetje e fundit që nuk ka lidhje me emigracionin, por ka shumë interes. Çfarë pensioni mund të përfitojë një i moshuar shqiptar në Kanada?

Pensioni në Kanada jepet në bazë të viteve të qëndrimit ne Kanada dhe në bazë të viteve të punës në Kanada. Një shtetas shqiptar sikur të mos ketë punuar asnjë ditë në Kanada, mund të përfitojë nga pensioni kanadez në bazë të qëndrimit në Kanada i cili me sa di unë është minimalisht 10 vjet. Flasshqip.ca

Facebook drejt përdorimit të paisjeve elektronike me impluset e trurit

Facebook ka blerë “CTRL-Labs”, një kompani që mundëson ndërveprimin mes njeriut dhe smartfonëve vetëm me anë të valëve të lëshuara nga truri që përthithen nga një byzylyk.

Zëvendëspresidenti Andrew Bosworth, bëri njoftimin teksa tha se rrjeti social më i përdorur në botë synon të shfrytëzojë impulset e trurit tone për t’i transformuar në komanda për pajisjet elektronike.

“Byzylyku i konverton këto impulse në një sinjal dixhital që e transmeton në telefon apo kompjuter. Me anë të tij mund të shpërndajmë fotografi me një mik, vetëm me anë të një veprimi me dorë ose thjeshtë duke e menduar”, tha Andrew Bosworth, zv/president i Facebook.

Kompania është themeluar në Nju Jork nga shkencëtari neurolog, Thomas Reardon, krijues i Internet Explorer për Microsoft, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Laboratorëve Specialë të Facebook, një divizion i dedikuar për kërkimet lidhur me realitetin virtual./Opinion.al

Një shqiptar ruan derën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rama nxjerr sekretin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Kryeministri Edi Rama është takuar me një qytetar nga Kosova, që jeton dhe punon në SHBA si punonjës sigurie në zyrat e Kombeve të Bashkuara.

Në një video të publikuar Kryeministri Rama i shoqëruar nga qytetari nga Kosova shprehet: “Kosova ruan derën e Kombeve të Bashkuara”.

Edhe gjatë ditës së djeshme Kryeministri Rama në hyrje të hotelit ku po qëndron në Nju-Jork u takua me tri menaxhere që ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat i kanë kërkuar në gjuhën shqipe që të bënin një foto së bashku.