Ballina Blog Faqe 549

Spanjollët quajnë Kokëdhimën ‘gladiator’, ja çfarë shkruajnë për shembjen e lokalit (Foto+Video)

Prishja e restorantit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo në Himarë, është transmetuar gjerësisht nga mediat spanjolle.

Pronarit i restorantit u bë i njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Spanjë dhe më gjerë në botë, për shkak të sulmit brutal ndaj një grupi turistësh spanjollë.

Gazeta më e madhe në Spanjë “Elpais” shkruan se restoranti shërbeu ushqim për vite me radhë pa pasur një licencë.

Mihal Kokëdhima, pronari i saj, sulmoi një grup spanjollësh të përbërë nga biznesmeni dhe ish-zyrtari i lartë në qeveritë e UCD, Eugenio Galdón, disa të afërm, një udhërrëfyes dhe shofer shqiptar. Pasi u arrestua, agresori u burgos.

Konflikti ndodhi më 15 gusht, kur spanjollët anuluan dy nga shtatë pjatat që kishin porositur në restorant.

Kokëdhima doli nga restoranti i tij dhe u hodh mbi makinën që familja kishte marrë me qira. Ai qëndroi mbi 10 minuta në automjet duke goditur xhamin derisa e theu.

Agresioni ndaj spanjollëve ka shkaktuar vendimin për rrëzimin e ndërtesës nga agjencia që është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë së turizmit (IKMT, në gjuhën shqipe). Familja e Kokëdhima nuk ka bërë rezistencë.

Lokali ishte mbyllur për ditë të tëra, kur autoritetet dëgjuan për ngjarjen, e cila i shkaktoi plagë të vogla Eugenio Galdón dhe një prej fëmijëve të tij.

Ata kërkuan ndërhyrjen e Ambasadës spanjolle në Tiranë.

Pas sulmit, Kokëdhima, 51 vjeç, me pseudonimin “gladiator” nga fqinjët, u arrestua dhe është në paraburgim i akuzuar për kanosje, dëmtim të qëllimshëm dhe shkatërrim të pasurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=6WyUyxR1w90

Gazetari para shtëpisë së Janevës në Gjevgjeli – flasin fqinjët (VIDEO)

Gazetari i Tv Alfa ishte në Gjevgjeli, në vendlindjen e prokurores speciale, Katica Janeva, aty ku ajo nisi karrierën e saj. Përveç në shtëpinë e saj në Shkup, policia ka kryer bas^tisje edhe në shtëpinë e saj në Gjevgjeli.

Në vazhdim keni videon nga Gjevgjelia, por edhe çka mendojnë qytetarët për arr^estimin e Katica Janevës.



Katica Janeva niset drejt B U R G U T të Shutkës (VIDEO)

Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi 30 ditë paraburgim, Katica Janeva është nisur për në B U R G U N e Shutkës.

Janeva u A RR E S T U A sot pasdite si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Ajo ka të drejtë të ankimoj deri tek Këshilli Pe^nal vendimin për parabu^rgimin e saj.

P A R A B U R G I M I i Janevës vjen pas kërkesë së P R O K U R O R I S Ë për ndjekje të K R I M I T të organizuar dhe korrupsionit. P R O K U R O R I Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në P A R A B U R G I M janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.

https://www.youtube.com/watch?v=xWcQL-mSFlQ&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=HX8nApZSvZs

https://www.youtube.com/watch?v=E8cjJQ18f08

https://www.youtube.com/watch?v=2S0EXZGkKQk

https://www.youtube.com/watch?v=2Vjgfs4hEPI

https://www.youtube.com/watch?v=Y82D0svryPM

Shembet lokali i Mihal Kokëdhimës, zhurma “dëgjohet” deri në Spanjë! (Foto+Video)

Këtë të hënë, autoritet shembën restorantin e Mihal Kokëdhimës, biznesmeni i cili u bë i njohur pas publikimit të videos së incidentit me turistët spanjollë. Biznesi në Porto Palermo u shemb mëngjesin e sotëm nga IKMT në bashkëpunim me IMT Vlorë, e mbështetur dhe nga Policia e Shtetit. Jehona, megjithatë, arriti deri në Spanjë…

Mediat spanjolle, përfshirë dhe ato më prestigjiozet kanë raportuar lidhur me shembjen e restorantit të Mihalit, i cili ndodhen nën masën e arrestit me burg.

https://youtu.be/6WyUyxR1w90

https://www.youtube.com/watch?v=Y82D0svryPM

“Shqipëria shkatërron restorantin e njeriut që sulmoi dhe përndoqi një familje turistësh spanjollë”, është titulli i një prej mediave më të ndjekura dhe më prestigjioze në Spanjë, ku raportohet për shembjen e restorantit të Kokëdhimës. “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin ‘Panorama’ në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit”, shkruhej në njoftimin e IKMT-së, që lajmëronte shembjen e biznesit të Mihalit.




Himarë, Shqipëri: U shemb restoranti i pronarit ku ndodhi incidenti me turistët spanjollë (FOTO+VIDEO)

HIMARË- Është shembur sot lokali “Panorma” në Porto Palermo. Mjete të rënda, forca të shuma policie dhe inspektor të IKMT rrethuan lokalin dhe më pas bën shembjen e tij.

Sipas informacioneve bëhet me dije se godina ka qenë pa leje dhe tashmë ajo është rrafshuar. Që në orët e para të mëngjesit ka nisur çmontimi i materialeve nga ky restorant, ku janë hequr shezlongët, çadrat e plazhit, por dhe orendi të tjera nga brenda godinës.

Në këtë aksion kanë qenë prezent familjar të Mihal Kokëdhimës, të cilët nuk kanë bërë rezistencë, por vetëm kanë hequr ato sende u janë dukur me vlerë. E para që u rrëzua ishte tabela e këtij lokali, dhe më pas është shembur dhe pjesa e restoranit, ku për pak orë gjithçka u rrafshua.

https://www.youtube.com/watch?v=Y82D0svryPM&feature=youtu.be

30 ditë P A R A B U R G I M për Katica Janevën (VIDEO)

Gjyk^atësi i procedurës paraprake ka caktuar 30 ditë parabu^rgim për Katica Janevën, si e dysh^uar e tretë në rastin “Reket”. Janeva ka të drejtë të ankimoj vendimin përmes avokatit të saj në Këshillin Pe^nal.

Parabu^rgimi i Janevës vjen pas kërkesës së Proku^rorisë për ndjekje të kri*mit të organizuar dhe korru^psionit. Prokurori Jovevski tha se Janeva dysh^ohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

https://www.youtube.com/watch?v=HX8nApZSvZs&feature=youtu.be

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në parabu^rgim janë edhe dy të dysh^uarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.

https://www.youtube.com/watch?v=E8cjJQ18f08&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=2Vjgfs4hEPI

https://www.youtube.com/watch?v=2S0EXZGkKQk

https://www.youtube.com/watch?v=ynD0JXzspYo

Bashkësisë Islame i bëhen të papërdorshëm 21 ton mish kurbani

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka asgjësuar 21 ton mish gjedhi që i përkiste Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), raporton Anadolu Agency.

Në një përgjigje me shkrim për AA, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, tha se ka qenë kërkesë e vetë zyrtarëve të BIK-ut, të cilët kanë dyshuar “mbi sigurinë e kurbaneve”. Ai tha se mishi ka qenë i deponuar në depon e kontraktuar në Veternik të Prishtinës dhe ishte dedikuar për shpërndarje tek qytetarët.

“Pas inspektimit të detajuar, inspektorët kanë vlerësuar se fillimisht mishi i deponuar aty nuk është ngrirë me kohë. Kapaciteti ftohës së depos nuk ka arritur që të ngrij mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasojë ka ardhur deri tek kontaminimi apo prishja e mishit. Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndryshojë ngjyrë. Disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gja^ku, që dëshmon se mishi është shkrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë”, tha Thaçi.

Rrjedhimisht, bazuar në ligjet në fuqi të Kosovës, AUV thekson se inspektorët vendosën për asgjësimin e këtyre 21 ton të mishit ngase “nuk i plotëson kushtet për konsum”.

“Menjëherë, Bashkësia Islame ka krijuar kushtet për asgjësim sipas vendimit të inspektorëve. Asgjësimi ka filluar sot dhe është duke u kryer nga kompania pastrimit të mbeturinave, në deponinë e mbeturinave në Obiliq nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së”, tha Thaçi.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, për AA konfirmoi se ka qenë kërkesë e BIK-ut kontrollimi i mishit të kurbaneve.

“Po, është e vërtetë, ka qenë iniciativë e jona që kemi kërkuar që ata të vijnë për inspektim të mishit, sepse kemi dyshuar në kualitetin e tij. Nesër do të dalim me një sqarim zyrtar rreth këtij rasti nëpërmjet një konference”, tha Sadriu.

Sadriu bëri të ditur se mishi i prishur ka qenë mish i kurbaneve dhe ka qenë i destinuar për familjet në nevojë, por shtoi ai, për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme për mirëmbajtjen e tij ka ndodhur që ai të bëhet i pakonsumueshëm.

Vihet pas hekurave 33-vjeçari nga Negotina e Pollogut

Policia e Tetovës njofton se në afërsi të pompës së benzinës, e cila gjendet në
fshatin Zherovjan të Tetovës, mbrëmë (21 gusht), rreth orës 02 e 15 minuta, është privuar nga liria 33- vjeçari D.Sh. nga fshati Negotinë e Pollogut, tek i cili
është gjetur kok^ainë.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit në fjalë do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.


Vihet pas hekurave një i ri nga Bogovina

Policia e Tetovës njofton se mbrëmë (21 gusht), rreth gjysëm ore pas mesnate,
në fshatin Bogovinë të Tetovës, pjestarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, e kanë pri^vuar nga liria 24-vjeçarin M.I. nga po ky fshat.

Gjatë kontrollit të kryer, tek i njëjti është gjetur mari^juanë.

Personi në fjalë është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e plotë të rastit.


Katica Janeva arriti në GJP (VIDEO)

Pas bas^tisjesh disa orëshe dhe konf^iskimit të disa mobiljeve dhe materialeve në shtëpinë e saj në Kozle, Katica Janev ka arritur në Gjy^katën Pen^ale, ku gjy^katësi i procedurës paraprake do të vendos në lidhje me kërkesën e PTHP-së për parab^urgimin e saj.

Janeva ishte arr^estuar sot pasdite nga ku u dërgua në PSP, ku policia kreu bast^isja. Më pas Janeva u kthye sërish në shtëpinë e saj në Kozle nën shoqërimin e policisë nga ku u nis për në Gjy^katën Pen^ale.

Proku^roria Themelore Publike kërkon parabu^rgimin e Janevës për shkak se ajo dysh*ohet se ka keqpë^rdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin “Reket”.

A RR E S T O H E T Katica Janeva dhe dy politikanë të njohur?!(VIDEO)

Jo zyrtarisht siç mëson Alsat janë arr^estuar edhe 3 persona tjerë, në mesin e tyre janë edhe dy politikanë lidhur me rastin “Reket”.

Policia javë më parë ka bast^isur bane^sën e kryeprokurores së dorëhequr, Katica Janeva, të cilës i është marr celulari për shkak të dyshi^meve për lidhshmëri mes drejtuesin e televizionit 1 TV, Bojan Jovanovski dhe një afaristi tjerë, Zoran Milevski, të cilët janë parabu^rgosur pas denoncimeve se kanë marrë 1.5 milion euro nga një afarist Orce Kamçev, duke i premtuar masa lehtësuese, apo edhe lirim nga aku^zat në procesin gjyq^ësor që po zhvillohen kundër tij.

Katica Janeva, në postin e prokur^ores speciale ishte emëruar më 15 shtator të vitit 2015, me mbështetje edhe të opozitës, ndërsa qëllimi kryesor i punës së saj ishte heti^mi i aferës së përgjimeve, që ishte publikuar në shkurt të 2015-ës nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj periudhe, Prok^uroria Speciale ka ngritur 17 pa^di penale kundër 94 personave, përfshirë edhe ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i arr^atisur në Hungari, për t’i ikur vuajtjes së dën^imit prej dy vjet bur^gim.

“Reketi”, konfiskohen mobilje në shtëpinë e Janevës (VIDEO)

Aktualisht në shtëpinë e proku^rores speciale, Katica Janeva në Kozle po konfis^kohen mobilje. Janeva u kthye në shtëpi nën shoqërimin e policisë, pas bast^isjes që u bë në zyrën e saj në PSP.

Gjatë kontrollit në PSP është konfi^skuar një kompjuter i Janevës. Ende nuk ka informacione se pse Janeva nga PSP-ja është kthyer sërish në shtëpinë e saj në Kozle, nga ku pritet të dërgohet para gjykat^ësit të procedurës paraprake, i cili do të vendos në lidhje me kërkesën e PTHP-së për parab^urgimin e Janevës.

Prokuroria Themelore Publike kërkon parabu^rgimin e Janevës për shkak se ajo dyshohet se ka keqpë*rdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin “Reket”.

Ka ndërruar jetë nëna e Katica Janevës

Mëngjesin e sotëm para se të arr^estohej prokurorja speciale Katica Janeva, në vendlindjen e saj në Gjevgjeli ka ndërruar jetë nëna e saj.

Janeva ishte arr^estuar sot pasdite. Prokuroria Themelore Publike kërkon parab^urgimin e saj për shkak se ajo dysh^ohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin “Reket”.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, prokurorja Villma Ruskoska theksoi se rasti i vd^ekjes në familjen e Janevës nuk do të ndikojë në kërkesën e tyre për parab^urgim.

Aktualisht, Janeva është në Gjyk^atën Penale ku pritet që gjyka^tësi i procedurës paraprake të vendos në lidhje me kërkesën e PTHP-së për parabu^rgimin e saj.

Jepet alarmi për “Mushkërinë e Tokës”, zjarre të mëdha në Xhunglën e Amazonës (VIDEO+FOTO)

Brazil – Xhungla e Amazonës, e njohur si ” Mushkëria e Tokës ‘, ka 16 ditë që është duke u gllab^ëruar nga flakët e mëdha dhe autoritetet nuk kanë bërë asgjë për të kontrolluar zjarrin.

Përdoruesit e Twitter-it krijuan hashtagun PrayForAmazonia , me të cilin ndajnë imazhe dhe video të pemëve dhe kafshëve që shkrumbohen nga zjarri, fajësuan autoritetet braziliane për injorimin e problemit, diçka që mund të ketë pasoja katas^trofike për të gjithë planetin, transmeton Tetova News.

Pylli i Amazonës thith rreth 2 miliardë tonelata dioksid karboni në vit dhe çliron 20% të oksigjenit të Tokës dhe krijon mundësinë e një ekuilibrimi të reshjeve në mbarë globin.
Shumica e pjesës që i përket asaj ndodhet brenda shtetit të Brazilit.
Brenda në Amazonë jetojnë specie që shkencëtarët ende po punojnë për të zbuluar llojin e tyre./TetovaNews

https://youtu.be/_gBPOyX5mEQ

100 kuriozitete mahnitëse që do iu luajnë mendsh

Dakord, fjala “do iu luajnë mendsh” është pak dramatike. Por 100 faktet mahnitëse do iu bëjnë të dukeni më të ditur se miqtë tuaj dhe në këtë mënyrë edhe më interesantë.

A e dinit se:
1- Gjermania është një nga vendet me më shumë kështjella në botë. Janë më shumë se 25 mijë kështjella, nga të cilat disa janë thjesht rrënoja, disa të tjera janë hotele, por shumica janë zaptuar nga të pasurit. Por, pse Gjermania ka kaq shumë kështjella? Sepse gjatë periudhës së Mesjetës vendi ishte i ndarë në shtete konkurruese feudale dhe principata, dhe kjo ka inkurajuar ndërtimin e kështjellave të sigurta dhe të fortifikuara në Gjermani.

2- 98 përqind e të gjitha vra^sjeve dhe përdh^unimeve janë kryer nga një anëtar i familjes apo mik i ngushtë i viktimës.

3- Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së është shkruar në një letër të prodhuar nga gjethet e marij^uanës.

4- Përgatisni veten për emrin më të gjatë. Një fshat në Uells ka një emër me 58 shkronja, emri më i gjatë në Europë (i përbërë nga vetëm një fjalë). Emri i fshatit është “Llanfairpëllgëyngyllgogerychëyrndrobëllllantysiliogogogoch” i cili do të thotë: “Kisha e Shën Mërisë në gropën e lajthisë së bardhë afër shtjellës së pjerrët të kishës së Shën Tysilios të shpellës së kuqe”.

5- Llogaritet se në çdo kohë, mesatarisht rreth 0.7 përqind e popullsisë së botës, është e de^hur.

6- “Statuja e Lirisë” është ndërtuar në Francë. “Statuja e Lirisë”, ndoshta monumenti më i famshëm i botës, është dizajnuar nga Fredric Bartholdi dhe i është dhuruar zyrtarisht SHBA-ve nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe.

7- Lufta më e shkurtër në histori u zhvillua mes Zanzibarit dhe Anglisë në vitin 1896. Ajo zgjati vetëm 38 minuta, para se Zanzibari të dorëzohej.

8- Monarku më jetëgjatë në histori ishte Pepi II, i cili sundoi Egjiptin për 90 vjet me rradhë ne vitet 2566-2476 Para Erës Sonë.

9-Shteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë (0.44 km2). Ndërsa Rusia është shteti me sipërfaqen më të madhe në botë (17.098.242 km2).

10- Shumë njerëz që shërbenin si roje përgjatë Murit të Madh të Kinës në Mesjetë, e kaluan gjithë jetën e tyre aty. Ata lindën, u rritën dhe u martuan aty. Madje edhe vdiqën aty, dhe u varrosën edhe brenda murit.

11- Bomba e parë e hedhur në Gjermani në Luftën e Dytë Botërore, vrau elefantin e vetëm që ndodhej në kopshtin zoologjik të Berlinit.

12- Në Greqinë e Lashtë, nëse një grua guxonte që të shikonte edhe një ngjarje të vetme olimpike ekzekutohej me vdekje.

13- Në Romën e Lashtë, konsiderohej si shenjë e lidershipit të lindur një person me hundë të shtrembër.

14- Shumica e gjenive janë evropianë. Shumë filozofë të mëdhenj, të tillë si Platoni, Aristoteli, Sokrati etj., vijnë nga Europa. Po ashtu nga kontinenti i vjetër vijnë edhe shkencëtarë si Ajnshtajni, Galileoja dhe Njutoni. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për muzikantët si Moxarti dhe Bethoveni

15- Perandori romak Kaligula ishte aq i mërzitur nga vdekja e motrës së tij Drusila saqë vendosi një vit të zi. Gjatë kësaj kohe, për të gjithë në perandori ishte e ndaluar të darkonte me familjen e tij, qeshte apo bënte banjë. Ndëshkimi për këto shkelje ishte vdekja.

16- Në Egjiptin e Lashtë, macet cilësoheshin të shenjta. Kur një mace në një familje ngordhte, e gjithë familja do të rruante vetullat dhe qëndronin në zi derisa ato të rriteshin përsëri.

17- Në zjarrin e madh të Londrës në vitin 1666, që shkatërroi 13.200 shtëpi, 87 kisha, Katedralen e Shën Palit dhe la 70.000 të pastrehë, pati vetëm 8 viktima.

18- Nëna e ish-kryeministrit legjendar britanik Uinston Çërçill, ishte me prejardhje nga Indianët e Kuq.

19- Gjatë shekullit XVII-të, Sulltani i Turqisë urdhëroi që të gjitha gratë e haremit të tij të mbyten, dhe të ndërtohej një harem i ri.

20- Katërmbëdhjetë milionë njerëz u vranë në Luftën e Parë Botërore, njëzet milionë vdiqën në epideminë e gripit në vitin që pasoi.

21- Sa njerëz kanë jetuar në Tokë?
Çdo ditë lindin 200.000 veta, 2 njerëz vdesin në çdo sekondë. Deri tani në Tokë mendohet se kanë jetuar 106 miliardë njerëz. Deri në vitin 2050-të në Tokë do të ketë 9.2 miliardë njerëz.

22- Vendi më i nxehtë në Tokë? Ndoshta keni dëgjuar se është Lugina e Vdekjes në Kaliforni. E vërtetë në shumë ditë, por El Azizia në Libi regjistroi temperaturën prej 57.8 gradë Celsius në 13 shtator, 1922, temperatura më e lartë e matur ndonjëherë. Në Luginën e Vdekjes shkoi 57 gradë Celsius më 10 qershor, 1913.

23- Po vendi më i ftohtë?
Shumë larg prej këtu, temperatura më e ftohtë e matur ndonjëherë në Tokë ka qenë -89 gradë Celsius në Vostok, Antarktikë, më 21 qershor, 1983.

24- Parlamenti i Islandës, është më i vjetri ende në funksionim në botë. Ai ekziston që nga viti 930.

25- Forca Ajrore e SHBA-së (atëherë pjesë e korpusit të ushtrisë) kishte vetëm 18 pilotë dhe 12 avionë të dobishëm në fillim të Luftës së Parë Botërore.

26- Napoleon Bonaparti u sulmua një herë nga disa lepuj.

27- Lufta më e çuditshme në histori, është regjistruar ndërmjet Holandës dhe Ishujve Shili. Ajo zgjati nga viti 1651 deri në 1986, duke e bërë atë luftën më të gjatë që ka ekzistuar ndonjëherë, dhe ku nuk pati asnjë viktimë.

28- Të gjithë qentë janë pasardhës të ujkut. Këto ujqër jetuan në Azinë Lindore rreth 15.000 vjet më parë.
a-lot-of-dogs

29- 7. Shërbimi Sekret Amerikan u krijua për herë të parë në vitin në 1865, me qëllimin specifik për të luftuar falsifikimin e parave.

30 – Dinastia Han e Kinës kreu shpime për gaz natyror, e transportoi atë në tubacionet dhe kontenierët e gazit dhe e përdori për t’u ngrohur në soba … dhe e gjitha kjo në vitin 200 para Krishtit.

31- Posta shpërndahej 12 herë në ditë në Londrën e Mbretëreshës Viktoria në shekullin XIX, me përgjigjet e menjëhershme dhe shpesh të pritura. Prandaj, njerëzit mërziteshin nëse letrat nuk pranoheshin brenda disa orësh.

32- E purpurta është e njohur gjerësisht si një ngjyrë “mbretërore”, sepse qindra vite më parë kur njerëzit mbështeteshin vetëm tek ngjyrat natyrale, e purpurta u zbulua nga kërmijtë e detit. Procesi i nxjerrjes dhe prodhimit mund të përballohej financiarisht vetëm nga monarkët. Për të krijuar një ide sesa i shtrenjtë është, kini parasysh që një onc ari aktualisht kushton 1.200 dollarë. Ndërsa një ons Tyrian ngjyrë e purpurt ka një çmim prej rreth 100.000 dollarësh.
FB-purple-royalty-E

33- Një tregtar romak që shiste bizhuteritë të rreme u dënua për t’u përballur me një luan në arenën e gladiatorëve. Kur më në fund porta u hap, prej aty doli një pulë. Perandori Galienus tha:”Meqë ai mashtronte të tjerët, unë vendosa të ndëshkoj me një tjetër mashtrim”.

34- Për shkak se metalet ishin me pakicë, çmimet Oskar të dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore u bënë prej druri.

35- Brenda 10 minutash, një stuhi liron më shumë energji, sesa të gjitha armët bërthamore të botës të marra së bashku.

36- Shanset që një vjedhje në Shtetet e Bashkuara të zbardhet janë 1 në 7.

37- Eshtra e kofshës së njeriut është më e fortë sesa betoni.

38- Nëse NASA do të dërgonte zogj në hapësirë ata do të vdisnin shume shpejt, pasi kanë nevojë për gravitetin gjatë gëlltitjes së ushqimit.

39- 10. Më shumë se 2.500 njerëz mëngjarashë vriten çdo vit nga përdorimi i produkteve, që janë prodhuar për njerëzit që përdorin dorën e djathtë.

40- Gjatë jetës tuaj, ju do të hani rreth 27 mijë kg ushqim, dhe kjo është sa pesha e rreth 6 elefantëve.

41- 5. Çdo njeri sheh mesatarisht mbi 1460 ëndrra në vit.

42- Acidi i stomakut të njeriut mund të shpërbëjë edhe metalin.

43- Vetëm 30 përqind e veprave të vjedhura të artit, me vlerë mbi 1 milionë dollarë secila, është arritur të gjendet.

44-Pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës.

45– Dhëmbët e njeriut janë po aq të fortë sa dhëmbët e peshkaqenit.

46- Departamenti i Policisë në Nju Jork, ka një buxhet vjetor prej 3.3 miliardë dollarësh, më të madh se 19 të ushtri të botës të marra së bashku.

47- Ketchup u shit për herë të parë në vitin 1830 si ilaç.

48- India ka Kartën e të Drejtave të Lopëve. Këto të fundit, sipas fesë hindu cilësohen të shenjta.

49- Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun. Mund të rezistoni me javë të tëra pa ushqim, por thjesht 11 ditë pa gjumë fare dhe ju bini në gjumë përgjithmonë.
sleeping-beaut

50- Në Angli, është e jashtëligjshme të vdesësh në Dhomat e Parlamentit.

51- Në Hong Kong, një bashkëshorte e tradhtuar ka të drejtë ta vrasë bashkëshortin tradhtar, në qoftë se e kap me presh në duar. I vetmi kufizim që i vihet është që vrasjen ta kryejë me duar dhe jo me ndihmën e ndonjë arme. Ndërsa sa i përket të dashurës, sipas ligjit edhe atë mund ta vrasë, me çdo lloj mënyre që dëshiron.

52- American Airlines kurseu plot 40 mijë dollarë në vitin 1987, vetëm duke hequr nga një kokër ulliri nga pjata e sallatës që servirej klasin e parë.

53- Ekzistojnë plot 318.979.564.000 kombinime të mundshme në 4 lëvizjet e para në lojën e shahut.

54- Gjysma e të gjitha plaçkitjeve bankare janë kryer ditën e premte.

55- Libri i Rekordeve Gines, mban rekordin e të qenit libri më shpesh i vjedhur nga bibliotekat.

56- Çdo vit ju ndani ditëlindjen tuaj me të paktën 9 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën.

57- Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

58- Rreth 11 për qind e grave kontrollojnë menjëherë “online” për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 për qind të meshkujve.

59- Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65 për qind e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

60- Në Siena të Italisë gratë me emrin Maria nuk lejohet të punojnë si prostituta.

61- Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

62- Në shumë vende të Lindjes së Mesme është e lejuar marrëdhënia seksuale me dhitë, por me kusht që pas marrëdhënies ajo mos të hahet.

63- Në Kaliforni, Nju Meksiko, Dakotën e Jugut, Florida, Utah, Marilend dhe Rhode Island ekziston një ligj që ndalon seksin oral. Ndëshkimi është i ndryshëm në çdo shtet, por ai më i rëndi është në Florida, ku dënimi mund të shkojë deri në 20 vjet burg.

64- Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si numri 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

65- Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

66- Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit “Romeo dhe Zhulieta”, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës.

67- Emri i plotë i Los Angeles në SHBA është “El Pueblo de Nuestra Señora la Reina de Los Angeles de Porciuncula”. Fatmirësisht ka qenë e mundur që emri të shkurtohet në 3.63 përqind të madhësisë së tij origjinale:LA

68- Vetëm një kafshë, përveç njeriut mund të pësojë djegie nga ekspozimi i gjatë në diell: derri.

69- Balena Blu mund të prodhojë tinguj mbi 188 decibel. Kjo është zhurma më e madhe, e prodhuar nga një kafshë dhe që mund të gjurmohet deri 530 milje detare larg.

70- Presidenti i 20-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James Garfield, ishte në gjendje të shkruante greqisht me një dorë dhe latinisht me tjetrën, në të njëjtën kohë.

71- Studimet kanë zbuluar se në sipërfaqen e parave që qarkullojnë çdo ditë dorë më dorë ekzistojnë rreth 93 lloje bakteresh.

72- Në Francë, është e ndaluar t’i vësh një derri emrin Napoleon.

73- Në Indonezi, kushdo që kapet në flagrancë ndërsa masturbohet, i pritet koka!

74- Koka e çdo balene të ngordhur e gjetur në bregdetin britanik është ligjërisht pronë e Mbretit; bishti, i përket Mbretëreshës, nëse i duhen kockat për korsenë.

75- Evropa, teknikisht nuk është kontinent. Ndarja e saj nga Azia ishte në fakt ide e grekëve.

76- Italianët nuk pinë kapuçino pas orës 11:00.

77- Në Berlin ka më shumë restorante Doner Kebap se sa në Stamboll.

78- Ndërtimi i Kishës Sagrada Familia në Barcelonë ka zgjatur më shumë se ndërtimi i piramidave (ndërtimi i kësaj kishe ka filluar në vitin 1882 dhe ende nuk ka përfunduar).

79- Vendi më i vizituar në Evropë, është Disneyland në Paris.

80-Vetëm 1% e artefakteve të mbajtur në Muzeun Britanik në të vërtetë janë ekspozuar për publikun.

81- 9. Nuk do ta besoni, por tualeti më i lartë në Evropë gjendet në Mont Blanc, 4.200 metra mbi nivelin e detit!

82- Belgjika ka rrjetin më të dendur hekurudhor në botë (113.8 km / 1.000 km2).

83- Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë që nuk e ka ndryshuar emrin që nga viti 681 i erës sonë.

84 – E keni menduar ndonjëherë që 40% e popullsisë së Greqisë jetojnë në kryeqytetin e saj, Athinë.

85- Në Islandë nuk ka asnjë mushkonjë!

86- Epoka e Errët në Evropë ka zgjatur dy herë më shumë sesa koha që kur Shtetet e Bashkuara janë bërë komb.

87- Rusia ka mbi 13.000 fshatra të pabanuara.

88- 40% e sipërfaqes së tokës së Evropës i takon Rusisë.

89- Ndërtimi i Kullës së Pjerrët të Pizës ka zgjatur më shumë se 200 vjet.

90- Kroasanti është shpikur në Austri, dhe jo në Francë!

91- Grenlanda është ishulli më i madh në botë.

92- Vetëm brenda një jave në shkallët e metrosë së Londrës lëvizin aq njerëz sa do të përshkrohej një gjatësi sa dy herë perimetri i Tokës.

93- Në aeroportin e Brukselit shiten më shumë çokollata sesa në çdo vend tjetër në botë!

94- Nëse për përbindëshin Lochness të Skocisë keni lexuar në libra, e keni parë në filma dhe ju duket e pabesueshme që të jetë i vërtetë. Skocia çdo vit gjeneron rreth 7 milionë euro nga turistët.

95- Nga Spanja në Afrikë mund të arrihet me traget vetëm për gjysmë ore,madje brigjet e kontinentit Afrikan duken edhe me sy të lirë.

96- Lihtenshtajn është një shtet shumë i vogël. Gjatë angazhimit të fundit ushtarak në 1866 ata kishin dërguar në Itali rreth 80 ushtarë, ndërsa ishin kthyer 81 ushtarë. Duket se në Itali kishin gjetur një mik!

97 – Në St. Louis, Misuri, SHBA, është ende ilegale që një zjarrfikës të shpëtojë gratë që janë ende me këmishë nate.

98- Në qershor të vitit 2013, një mace kriminele u arrestua nga policia ruse pasi u kap duke u përpjekur të fuste telefona celularë dhe ngarkues në një burg rus. Macja tepër e aftë për t’u ngjitur nëpër mure nuk arriti t’i shpëtojë syrit të policëve.

99- Në vitin 2009, policia në Nigeri ndaloi një cjap mbi dyshimin e një grabitjeje të armatosur në tentativë. Disa persona e morën cjapin dhe e çuan në polici duke thënë se ishte një grabitës i armatosur që kishte përdorur magjinë e zezë për të transformuar veten në cjap e për t’i shpëtuar arrestimit.

100-Besojeni apo jo, në vitin 2011, autoritetet në Pakistan arrestuan një majmun që po kalonte kufirin nga India. Banorët lokalë në fillim u përpoqën ta kapnin majmunin, por arriti t’i ikte. Ishin autoritetet ato që e neutralizuan kafshën

100 kuriozitete mahnitëse për trupin e njeriut

Shpesh njerëzit mendojnë se e njohim shumë mirë trupin e tyre, se si ai funksionon dhe proceset që ndodhin në të në çdo kohë.

Por në fakt, trupi i njeriut është aq kompleks dhe misterioz sa ndonjëherë ngatërron edhe njohësit më të mirë, doktorët dhe shkencëtarët.

Trupi i njeriut është një sistem tepër kompleks dhe shumë i ndërlikuar, që pavarësisht studimeve mijëravjeçare ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë.

Pse njeriu është i veçantë? Sepse trupi jonë është i mbushur me surpriza dhe aftësi të pabesueshme.

Për shembull e dini që njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë, por nuk mund të jetoj 11 ditë pa gjumë. E dini që sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi?

E dini se pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës? Apo se informacioni kalon nëpër qendrat nervore të njeriut me 400 km në orë? Apo se dhëmbët e njeriut janë po aq të fortë sa dhëmbët e peshkaqenit?

Një njeri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75 % të mëlçisë, 80 % të zorrës, dhe pa një veshkë.

100 fakte të pazakonta për trupin e njeriut.

1 – Trupi i njeriut është i përbërë nga 7 oktilion atome që në shifër përkthehet në 7,000,000,000,000,000,000,000,000,000 atome

2 – Në trupin tonë ekzistojnë 37 trilion qeliza.

3 – Acidi i stomakut mund të shpërbëjë edhe metalin.

4 – Një pjesë e lëkurës sonë ndërrohet çdo 2-4 javë duke bërë që në vit të nxirren afro 1 kg lëkurë e vdekur.

5 – Qelizat në lenten e brendshme të syrit, qelizat e muskujve të zemrës dhe neuronet në korteksin cerebral janë të vetmet qeliza që qëndrojnë me ne gjatë gjithë jetës.

6- Nëse rrudhat tuaja do të përhapeshin do të arrinin masën e një këllëfi jastëku

7 – Ekzistojnë rreth një trilion qendra nervore në memorien tonë. Studimet kanë treguar se pasi shihen 2500 imazhe në 3 sekonda, pjesëmarrësit me 92 përqind i mbajnë mend foto që kanë parë.

8 – Ne shpenzojmë 10 përqind të ditës duke mbyllur sytë në fraksion sekondash.

9 – Ekzistojnë rreth 2.3 deri në 7.5 milion ngjyra sysh të ndryshme.

10 – Hunda e njeriut mund të nuhasë 1 trilion gjëra.

11- Gishtat mund të ndjejë një kreshtë të vogël edhe me madhësi 13 nanometër.

12-Pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës.

13 – Zemra e njeriut rreth 100 mijë herë në ditë duke pompuar 5.5 litra gjak në minutë që i bie 3 milion litra gjak në vit

14 – Dekompozimi i njeriut nis 4 minuta pas vdekjes, një proces i njohur si vetë-tretja, ku enzimat dhe bakteret fillojnë të hanë trupin tonë.

15 – 3 deri në 5 gram të trupit tonë është i përbërë nga bakteret. Rreth 1 miliard baktere mund të rriten në secilin dhëmb.

16 – Nëse e gjithë ADN-ja e trupit të mos ishte e lidhur do të formohej një rrip i gjatë 10 miliard milje që është sa distanca Tokë- Platon vajtje-ardhje.

17 – Goja juaj prodhon rreth një litër pështymë çdo ditë.

18 – Truri juaj është ndonjëherë më aktiv kur ju jeni në gjumë se sa kur jeni zgjuar.

19 – Kur jemi shtrirë, enët e gjakut të një të rrituri mund të rrethojnë ekuatorin e Tokës katër herë!

20 – Fjala “muskuj” vjen nga termi latinisht që do të thotë “miu i vogël”.

21 – Një njeri normal ka 67 lloje të ndryshme bakteresh në bark.

22 – Organet lëshojnë një sasi të vogël të dritës që është e vështirë te shihet me sy të lirë

23 – Ju humbisni rreth 4 kg qelizash të lëkurës çdo vit.

24 – Bebet nuk derdhin lot derisa janë të paktën njëmuajshe.

syri

25 – Informacioni kalon nëpër qendrat nervore të njeriut me 400 km në orë.

26 – Zemra e njeriut rreth më shumë se 3 miliardë herë në një jetëgjatësi mesatare.

27 – Mushkëria juaj e majtë është 10% më e vogël se e djathta

28 – Dhëmbët e njeriut janë po aq të fortë sa dhëmbët e peshkaqenit.

29 – Shkencëtarët thonë se hunda mund të nuhasë 1 trilion aroma të ndryshme.

30 – Njerëzit janë të vetmet specie që skuqen.

31 – Gjaku juaj përbën rreth 8% të peshës së trupit tuaj.

32- Kur teshtin, njeriu e bën këtë më shpejtësi mbi 160 km në orë.

33- Zemra e njeriu prodhon brenda një dite aq energji sa i nevojitet një kamioni për të ecur mbi 30 kilometra.

34- Po të ishte syri i njeriut aparat fotografik, rezolucioni i tij do të ishte 576 megapiksel.

35-Trupi i njeriut për një orë prodhon 180 milionë rruaza të kuqe gjaku. Nëse gjatë shtatzënësisë nëna lëndon ndonjë nga organet e brendshëm, bebja nga mitra i dërgon qeliza për “shërim “.

36- Njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë.

37- Receptorët e shijes nuk gjenden vetëm në gjuhë por edhe në stomak, zorrë, pankreas, mushkëri dhe në tru.

38- Numri i baktereve në gojën e njeriut është i barabartë me numrin e popullsisë totale të botës ose edhe më shumë.

39- Megjithëse mund t’ju duket e pabesueshme, por për çdo centimetër katror të lëkurës, një individ ka afërsisht 32 milionë baktere. Duket e paimagjinueshme në fakt, por është e vërtetë. Megjithatë, nuk është për të na venë në alarm e për të na tmerruar, pasi një pjesë e mirë e këtyre baktereve janë të padëmshme dhe pa pasoja për organizmin tonë.

40-Një fije floku mund të mbajë peshën e një molle.

41- E keni pyetur ndonjëherë veten se përse thonjtë e këmbës i presim më rrallë se ato të duarve? Sepse thonjtë, të cilët janë më shumë të ekspozuar, rriten më shpejt, se sa ata të cilët qëndrojnë të fshehur. Madje edhe ndërmjet duarve ka dallim, pasi thonjtë rriten më shpejt në dorën me të cilën ju shkruani dhe në gishtërinjtë më të gjatë.

42- Gjumi është shumë i rëndësishëm për njeriun. Mund të rezistoni me javë të tëra pa ushqim, por thjesht 11 ditë pa gjumë fare dhe ju bini në gjumë përgjithmonë.

43-Format dhe shenjat në gjuhë janë unike për çdo person.

44- Dihet që një i rritur ka më pak kocka se një fëmijë i vogël, e megjithatë ajo çfarë jo të gjithë e dinë, është fakti se përse ndodh kjo. Foshnjet, sipas studimeve, kanë afërsisht 350 kocka në të gjithë trupin e tyre. Me kalimin e viteve, kur njeriu rritet, kockat bashkohen me njëra-tjetrën dhe kështu, në moshë të rritur, një njeri ka 145 kocka më pak, ose 205 kocka gjithsej.

45- Burimi i erës së trupit përfshirë edhe asaj të këmbëve është djersa. Në fakt, këmbët janë ndër pjesët e trupit që djersisin më shumë. Të dyja bashkë, mund të prodhojnë rreth 500 mijë pika djerse në ditë.

46- Sa më e ftohtë të jetë dhoma ku flini, aq më shumë ka mundësi të shihni ëndrra të këqija.

47–Një person prodhon rreth 600 milimetra pështymë çdo ditë.

48- Veshët tanë fshehin më shumë dyllë kur ne jemi të frikësuar sesa kur jemi normal. Hormonet dhe reaksionet kimike që ndodhin kur ne kemi frikë bëjnë që prodhimi i dyllit në veshin tonë të rritet. Edhe pse, fenomeni në fjalë është studiuar dhe demonstruar, shkaqet janë të paqarta nga shkencëtarët.

49- Është e pamundur të gudulisësh veten. Edhe personat më të ndjeshëm kurrë nuk do të kenë aftësinë të vetëgudulisen.

50- Muskuli më i fortë i trupit tonë është gjuha dhe kocka më e fortë e trupit është nofulla.

51- Për të bërë një hap duhen 200 muskuj. Kjo është një punë e vështirë duke pasur parasysh se secili prej nesh bën mesatarisht rreth 10.000 hapa në ditë.

52- Dhëmbët janë pjesa e vetme e trupit që nuk mund të riparojnë veten. E gjithë kjo, për shkak se dhëmbët nuk janë pjesë “e gjallë” e trupit tonë.

53-Shpejtësia e marrjes së impulseve nga truri është 400km/orë.

Truri njerëzor është në gjendje të memorizojë 5 herë më shumë se informacionet që ndodhen në Enciklopedinë Britanike, ose çfarëdo lloj enciklopedie tjetër. .

54- Vetëm truri, përdor 20 % të oksigjenit që hyn në trupin tonë dhe që transportohet në gjak. Masa cerebrale është e barabartë me 2 % të trupit tonë, por konsumon më shumë oksigjen se çdo pjesë tjetër e trupit.

55-Gjatë qarkullimit në një ditë gjaku kryen një distancë prej 19 312 km.

56-Gjatësia totale e nervave në trupin e njeriut është 75 km.

57- Një person bën rreth 20 000 frymëmarrje në ditë.

58-Syri i njeriut mund të dallojë deri në 10 milionë ngjyra të ndryshme. Por truri ynë nuk mund ti mbajë mend të gjitha.

59- Qimet e fytyrës rriten shumë më shpejt se çdo qime tjetër në trup. Nëse jeni meshkuj e dini shumë mirë se sa shpejt rritet mjekra, mjafton të mendosh se në qoftë se një mashkull nuk do ta priste mjekrën e tij gjatë jetës, kjo e fundit do të bëhej më e gjatë se nëntë metra.

60- Njeriu i rreh qerpikët e syrit mesatarisht 4.200.000 herë gjatë vitit. Gjithashtu qerpikët janë qimet më të forta te njeriu.

61- Thoi që rritet më shpejt është ai i gishtit të mesit. Për të qenë më të saktë është thoi i dorës që ju përdorni më shumë. Për më tepër shpejtësia e rritjes së thonjve është e lidhur ngushtë me gjatësinë e gishtave, edhe pse nuk dihet akoma mirë përse.

62–Veshët tanë rriten gjatë jetës me 1/4 e një milimetër në vit.

63- Flokët duken të pashkatërrueshëm. Përveç mundësisë që mund të marrin flakë, flokët janë në gjendje të mos dekompozohen edhe pas vdekjes. Flokët nuk mund të shkatërrohen nga uji, nga i ftohti, apo nga ndryshimet klimaterike, dhe janë shumë rezistentë ndaj acideve të ndryshme apo agjentëve kimikë.

64- Organi më i madh i organizmit tonë është zorra e vogël (intestinum tenue). Edhe pse quhet nga anglezët “small intestine” është 4 herë më e gjatë se gjatësia mesatare e një njeriu të rritur.

65- Zemra e njeriut prodhon gjak me një presion për ta pompuar atë deri në 9 metra lartësi. Kështu që mos u shqetësoni në qoftë se arrini të dëgjoni rrahjet e zëmrës tuaj. Për të pompuar gjak në të gjithë trupin tonë në një kohë kaq të shkurtër duhet një presion i mirë nga kontraktimi i zemrës.

66- Mendohet se trupi njerëzor ka më shumë se 96 000 kilometra enë gjaku. Dukë bërë një llogari të thjeshtë me enët tona mund të bëhen më pak fjalë dy xhiro rreth botës.

67- Lëngjet gastrike janë në gjendje të tresin edhe një fletë brisku. Çdo 3 apo 4 ditë në stomakun tonë krijohet një membranë mukoze e re. Kjo për shkak të forcës së madhe të acideve prezente në stomak dhe kush vuan nga ulcera mund ta kuptojë shumë mirë sa të dhimbshme janë këto acide, sidomos kur sulmojnë muret e stomakut.

68-Në 1 centimetër katror të lëkurës tonë, ndodhen rreth 100 sensorë dhimbje.

69-Meshkujt kanë më pak sensorë shije në gjuhën e tyre, se sa femrat.

70- Një njeri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75 % të mëlçisë, 80 % të zorrës, dhe pa një veshkë. Me siguri s’do të ndiheshit shumë mirë, por organet e munguara nuk do t’ju sillnin vdekjen.

71- Gjaku në organizmin e njeriut udhëton shumë shpejt. Prej zemrës deri të gishtërinjtë e këmbës arrin për 16 sekonda, deri në tru për 8 sekonda, deri në mushkëri vetëm për 6 sekonda.

72- Një person mesatar konsumon rreth 35 ton ushqim gjatë jetës së tij.

73- Lëkura jonë ka katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të tjera të fshehura. Kështu afër venave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e fundit është e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.

74- Ndoshta është më mirë që basketbollin ta luani në orët e mëngjesit, sepse trupat tanë janë mesatarisht për një centimetër më të shumë sesa në mbrëmje. Ndoshta tingëllon çuditshëm, por sipas shkencës njeriu në mëngjes, pas fjetjes është pak më i gjatë se gjatë ditës. Kjo ndodh sepse disqet kërcore ndërunazore ditën tkurrën (mblidhen), kurse natën shtrihen.

75- Kur qeshim truri aktivizon 17 muskuj të fytyrës, ndërsa kur qajmë aktivizohen 43 muskuj.

76- Ju merrni frymë më shumë se 20.000 herë në ditë! Për një muaj qimja e flokut rritet 1 centimetër, për një vit 13 centimetër. Po të mos qetheshin flokët gjatë gjithë jetës ata do të ishin të gjatë 10 metra.

77- Gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut 100 mijë kilometra për 23 sekonda. Kjo shpejtësi e qarkullimit të gjakut është 215 herë më e madhe se shpejtësia e anijeve në gjithësi. Për 11 sekonda, 25 miliardë kamionë mbartës të ngarkuar me oksigjen dhe materie ushqyese të domosdoshme (rruazat e kuqe të gjakut) shkarkojnë barrën e tyre nëpër qeliza të uritura të kapilarëve të gjakut. Jeta e rruazave të kuqe zgjat 42 ditë, ndonëse ato me përballim mund të jetojnë deri në 127 ditë. Kjo do të thotë se gjaku ynë ripërtërihet për çdo 2 muaj, pra 200 miliardë rruaza të kuqe të gjakut lindin dhe vdesin për çdo ditë.

78- Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi muskulor më veprues gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë.

79- Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet prej 100 miliardë qelizash të përhimëta, e barabartë me një fuqi të mbi 10 mijë programeve kompjuterike në veprim të përhershëm. Sipërfaqja e këtyre kompjuterëve është 250 mijë km² (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojiten pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.

80- Ciklonet dhe anticiklonet rrallëherë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë teshtitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë.

81- Tretja e ushqimit realizohet në të gjitha hallkat e organeve të aparatit tretës. Duhet të kalojnë së paku 12 orë që trupi ta tretë ushqimin.

82- Sa herë ka rrahur zemra jonë kur jemi në moshën 79-vjeçare? Shkencëtarët e kanë zgjidhur këtë pyetje. Rreth 2,5 miliardë herë.

83- Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë.

84- Temperatura e trupit të njeriut është më e ulët në momentin kur në çohemi në mëngjes, krahasuar me temperaturën që organizmi tregon në mbrëmje. Temperatura 37 gradë celsius në orën 7 të mëngjesit mund të tregojë ethe, ndërsa në orën 5 të pasdites mund të jetë normale. Për arsye po të ritmit të trupit është zbuluar se organizmi i njeriut është më i predispozuar për të pësuar atak kardiak në orët e para të mëngjesit. Dhe kjo gjendje është gati 2 herë më e rrezikshme se sa në kohë të tjera të ditës.

85- Po ashtu lindjet e fëmijëve janë më të shpeshta në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, edhe kjo për arsye të ecurisë të ritmit që ndjek organizmi.

86- Por ritmi i organizmit shfaq edhe ndryshimet që ndodhin në sferën psikike, çka mund të pasohet edhe me dëmtime nëse ndodhin çrregullime. Për shkak të këtyre çrregullimeve një pjesë e vetëvrasjeve kryhen në orët e para të mëngjesit. Po për këtë arsye edhe recetat mjekësore të dhëna nga mjekët zbatojnë një orar të caktuar. Sipas rasteve më të shpeshta mjekimet merren zakonisht në mëngjes dhe në darkë. Për shembull aspirina dhe antihistamina do të jepnin një efekt më të plotë nëse do të merreshin në mëngjes. Por disa tipa mjekimesh, për shembull kimioterapia ndaj kancerit, mund të jetë më e efektshme nëse do të administrohej gjatë natës.

87- Njerëzit, zakonisht, pëlqejnë seksin gjatë natës, pikërisht para kohës së gjumit, krahasuar me çaste të tjera gjatë ditës. Nëse ne do të jetonim në errësirë të plotë, në do të ndiqnim një cikël të tillë në ditë-natë që do t’i kalonte 25-orët. “Ora gjenetike” kontrollon temperaturën e trupit, sekretimin e hormoneve dhe shumë aktivitete të tjera të nivelit qelizor.

88- Shpejtësia e teshtitjes së njeriut është 160 km/orë.

89- Nëse doni të ruani identitetin tuaj, bëni kujdes, mos nxirrni gjuhën. Është një mënyrë e thënë për të treguar se si në fakt, po ashtu si gishtërinjtë dhe gjurmët e tyre, edhe gjuha dhe gjurma që ajo lë është përcaktuese për një individ. Secili prej nesh është unik në këtë pikë.

90- Deri më sot, askush nuk ka mundur që të zbulojë mekanizmin në tru i cili shkakton të qeshurën tonë. Por ama e vërteta e vetme mbështetet në atë të pavullnetshmen: vetëm qeniet njerëzore janë të prirura për të qeshur dhe fëmijët fillojnë të qeshin, pasi mbushin 4 muaj nga lindja e tyre.

91- Duket se truri ynë punon si një kompjuter, në orët e gjumit, duke qëndruar vazhdimisht në funksion. Këtë gjë është zbuluar nga një studim i kryer prej Universitetit të Los Axhelesit. Ndërsa jemi duke fjetur, truri ynë arkivon kujtimet pa u ndalur asnjëherë dhe vë në rregull informacionet e mbledhura gjatë ditës. Ndërkaq, ai preokupohet që të “fshijë” të gjitha të dhënat e panevojshme.

92- Pjesa e përparme e trurit tonë siç e dini është e ndarë në dy hemisfera, ajo e majta dhe e djathta. Secila nga të dyja ka karakteristika dhe funksione të veçanta: pjesa e majtë kontrollon gjuhën, ndërsa ajo e djathta percepton imazhet. Ose ndryshe, në pjesën e majtë fshihet “inxhinieri” që është te ne, ndërsa në atë të djathtën “poeti”. Interesante është gjithashtu se pjesa e djathtë kontrollon anën e majtë dhe e kundërta.

93- Truri ynë është i përbërë nga qindra miliarda neurone dhe shumë enë gjaku: nëse mund të bashkohen e të vihen të gjitha në një vijë të drejtë, ato do të arrinin në rreth 100 mijë kilometra gjatësi!

94- Dhimbja cerebrale nuk ekziston! Në tru, nuk ka receptorë dhimbjeje. Ky është një nga motivet se përse kirurgët mund të bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale në tru te një pacient që qëndron zgjuar. Kjo u lejon që të monitorojnë situatën dhe të sigurohen që mos të prishin asnjë funksion cerebral.

95-Apendisiti është pjesë e aparatit tretës. Tek njeriu i hershëm kryente funksionin e vazhdimit të tretjes së ushqimit. Te njeriu i sotëm apendisiti e ka humbur këtë funksion, duke qenë mbeturinë e aparatit tretës. Pjesa më e madhe e popullsisë e kanë hequr atë pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

96-80% e trurit është ujë gjë që do të thotë se duhet të keni kujdes nga dehidratimi.

97- Fuqia e mahnitshme kompjuterike e trurit tuaj kërkon vetëm rreth 10 vat energji për të vepruar.

98- Truri mund të ruajë gjithçka, teknikisht, truri juaj ka kapacitet për të ruajtur çdo gjë që ju keni përjetuar, keni parë, lexuar apo dëgjuar.

99- Duhet ta lësh hapur rubinetin e ujit për të paktën 45 vjet, që ta barazosh me sasinë e gjakut që pompohet në zemër mesatarisht gjatë gjithë jetës sonë.

100-Skeleti është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e 206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të jashtëzakonshme të lëvizjes. Eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e shtyp atë në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj. Njeriu në saje të këtij ndërtimi të përsosur lëvizjet e tij i realizon me gjithëdije dhe shpejtësi të madhe.

Turqi: Hasankeyf do sakrifikohet për digën më të madhe në Europë (VIDEO+FOTO)

Një vendbanim i ri me shtëpi të ulëta është diçka që shihet rrallë në juglindjen e varfër të Turqisë. Por kështu është zona ku do të shpërngulen banorët e qytetit historik, Hasankeyf, ndonëse shumë prej tyre nuk duken aspak të lumtur për këtë. Arsyeja e shpërnguljes është se lugina mbi të cilën qëndron Hasankeyf do të mbulohet nga uji, pasi mbi lumin Tigris do ndërtohet një digë gjigande Prandaj banorët duhet të shpërngulen në Hasankeyfin e ri në një rrafshnaltë, një prej tyre, Cetin Yildirmer thotë:”Çfarë sjell një qytet i tillë i ri, kur për të asgjësohen historia dhe kultura? Këtu ne jemi pronarë shtëpie, por mund të thuash, që ne njëkohësisht i kemi humbur të drejtat tona.”

Vendbanimi i ri

Hasankeyf ndodhet në mes të njërit prej vendbanimeve më të vjetra të njerëzimit. Lugina është e banuar që nga shekulli i tretë. Asirianët, romakët dhe selçukët kanë lënë gjurmët e tyre këtu. Disa xhami dhe varre të rëndësishme historike janë transportuar nga qyteti në një park arkeologjik.

3000 banorët e Hasankeyfit janë të varur nga turizmi. Yildirimer është shoqërues turistësh dhe ai u shet atyre broshura me ngjyra. Se me çfarë do të jetojë ai pas përmbytjes së qytetit, këtë as vetë nuk e di. Në Hasankeyfin e ri nuk ka punë: “Që para se të shkojmë këtu kemi shpenzuar rreth 5000 Euro për rikuperimin e mangësive që kishte kjo shtëpi. Nga ana tjetër që tani janë duke ardhur gjithnjë e më pak turistë. Dikur këtu kishte 20 shitësh broshurash turisitke. Tani kanë mbetur vetëm gjashtë.”

Në mbarë botën mbrojtësit e mjedisit dhe arkeologët janë angazhuar për ruajtjen e Hasankeyfit. Kredidhënësit europianë u tërhoqën prej projektit energjetik të digës. Por as kjo nuk ndihmoi. Policia u është kundërvënë ashpër protestave në vend, siç ndodhi edhe në fund të korrikut.

Banorët e dinë se qyteti i tyre Hasankeyfi nuk mund të shpëtohet më. Por si do t’i bëhet më tej? Politikanët u premtojnë atyre një të ardhme të ndritur pranë digës: Abdullah Talhan, kryetari i bashkisë së Hasankeyf thotë:Kjo do të jetë diga më e madhe në Europë, 1.87 km e gjatë. Në brigjet e saj do të krijohen zona të reja, ku mund të peshkohet apo të organizohen ture me anije.”

Turistët në fakt nuk do të kenë dëshirë që të kthehen sërish në Hasankeyf për të peshkuar në digë. Ja si shprehet një turist: “Kjo është një trashëgimi e kulturës botërore. Asnjë lloj energjie nuk ka aq vlerë sa të shkatërrojë këtë trashëgimi.”

Kurse banorëve do t’u duhet ta nisin nga zeroja në Hasankeyfin e Ri pa e ditur se çfarë i pret e si u vjen e ardhmja. Çetin Yildirimer do të preferonte të vazhdonte t’u tregonte turistëve shpellat gëlqerore të kësaj zone. Më të vjetrat prej tyre janë rreth 3000 vjeçare. Dikur ato shërbenin si varreza, më vonë u kthyen në vendbanime. Deri në vitet 1970. Më vonë vetëm pak prej këtyre shpellave do të mbulohen prej ujit të digës. Shoqëruesi i ri i turistëve nuk arrin ta kuptojë, se si protesta kundër këtij projekti nuk ishte edhe më e madhe me jehonë mbarëbotërore: “E gjitha kjo nuk është se u përket vetëm njerëzve në Hasankeyf apo në Turqi. Ky vend i përket të gjithë njerëzve! Këtu është djepi i njerëzimit.”

Sidoqoftë këtej e tutje edhe për Yildirimer në vend të shpellave gëlqerore do të ketë një vendbanim të ri. Nga lugina poshtë ai ka sjellë dy fidanë pemësh dhe i ka mbjellë ato para shtëpisë së re. Nga vendbanimi i tij i mëparshëm për pak muaj nuk do të mbetet më asgjë më tepër se kaq.

Hasankeyfi i lashtë do të mbulohet përgjithmonë nga uji.

Burimi: DW

https://www.youtube.com/watch?v=IzGtC-w9C6U&feature=youtu.be

 

Vera më e nxehtë, mësoni si parashikohet të jetë vjeshta e këtij viti!

Vera e këtij viti është cilësuar si më e nxehta por vjeshta parashikohet të jetë e mbizotëruar nga reshjet e mëdha të shiut. Sipas shërbimi meteorologjik “AccuWeather”, Ballkani do të përfshihet nga një mot i ftohtë i dhe i paqëndrueshëm. Stuhitë do të përfshijnë gjithë rajonin, por më të pranishme do të jenë në Itali. Tetori dhe nëntori do të jenë muajt me më shumë reshje shiu. Në krahasim me vitet e kaluara, temperaturat do të jenë më të ulëta./L.F-dritare.net


Rusia i “vjedh” Spanjës festën tradicionale me domate (VIDEO+FOTO)

Rusia tashmë i ka “vjedhur” festën tradicionale Spanjës.

Qindra rusë e kanë kaluar ditën të zhytur në domate, në një imitim të festës spanjolle “La Tomatina”.

20 ton domate i kanë hedhur njëri-tjetrit rusët në festivalin që zhvillohet për herë të parë në Shën Pjetërsburg.

Për të marrë pjesë në event duhej të paguaje 15 euro.

https://www.youtube.com/watch?v=GiWobiK2S8w&feature=youtu.be

PROFILE/ Nga Shqipëria në Serbi, kush janë dhe ç’bëjnë disa nga “Zonjat e Para” të Ballkanit dhe një “Zotëri i Parë”

Nga “Hillary Clinton” ballkanike dhe jeta në qendër të vëmendjes, për t’u tërhequr në pozita grash dhe nënash të cilat paraqiten vetëm në raste protokollesh, bashkëshortet e disa prej udhëheqësve rajonale kanë marrë rrugë të ndryshme.

E përbashkëta është se ato janë të buzëqeshura dhe të përsosura në foto.

Takoni “Zonjat e Para” të vendeve të Ballkanit, nga Shqipëria në Serbi, shkruan BBC në gjuhën serbe.

Linda Rama, gruaja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, u diplomua në ekonomi nga Universiteti i Tiranës, duke lënë vendin në vitet 1990 dhe duke përfunduar një master master jashtë vendit – në Nju York dhe Pragë.

Pas kthimit në Shqipëri, ajo punoi në shërbimin civil dhe në një Agjenci të Privatizimit. Sot ajo i është përkushtuar aktivizmit – është ajo çfarë shkruan BBC në gjuhën serbe.

Ajo kohët e fundit deklaroi në një intervistë për revistën Together se “gratë janë heroina të epokës sonë”.

Gratë që rriten në varfëri, thotë ajo, fitojnë njohuri spontane.

“Ata thjesht kanë nevojë për mundësinë, shansin dhe dorën e shtrirë për të arritur gjithçka që ata ëndërrojnë dhe shpresojnë”, tha Rama.

Ndërsa Linda Rama shfaqet vetëm në raste të rralla të protokollit, situata është komplet ndryshe në Bosnjë.

Edhe pse Bekir Izetbegoviç, drejtuesi i Partisë së Veprimit Demokratik, partia që fitoi zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ka pushuar së mbajturi detyra zyrtare në pushtet që nga fundi i vitit 2018, gruaja e tij, Sebija, mund të thuhet se ende është ” Hillary Clinton” e Bosnjës.

Ajo e mori këtë cilësim (sipas ish-Gruas së Parë amerikane), kur u propozua si kandidate për Presidencën e Bosnjes, pasi Izetbegoviç nuk mund të mbante postin pas dy mandateve.

Megjithatë, ajo refuzoi emërimin.

Sebija Izetbegoviç është drejtoreshë e Qendrës Klinike të Universitetit të Sarajevës. Ajo është specialiste në gjinekologji dhe profesore në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.

Sebija Izetbegoviç ka një karrierë politike – ajo është e angazhuar në SDA, brenda Departamentit të Shëndetit të kësaj force.

Ajo e përshkruan veten si “një grua e zakonshme që punon shumë”.

“Nuk do të thoja se më pëlqen termi ‘Zonjë e Parë’. Ajo u shkon grave që janë shumë të pasura, të rehatshme, pa humor, pa punë dhe nuk kanë nevojë të ngrihen në orën gjashtë të mëngjesit. Unë as nuk doja, dhe aq më pak ëndërroja të isha e tillë”, thotë ajo.

Romanca me Bekir Izetbegoviç, u kurorëzuar nga martesa, e cila ka rreth 35 vjet.

“Ne kemi mbijetuar nga të gjitha llojet e gjërave që nga arrestimi i babait të tij, trazirat e rënda politike, sëmundja vdekjeprurëse”, thotë Izetbegoviç, referuar vjehrrit të saj të ndjerë, Alija Izetbegoviç.

Në qendër të vëmendjes, pavarësisht bashkëshortit të saj, Anita Muçaj Haradinaj, një gazetare në Radio Televizionin e Kosovës, ka vite që është në lëvizje.

Ajo është e martuar me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, me të cilin raportohet se është takuar kur e ka intervistuar si një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Siç thotë ai, të gjitha vendimet e rëndësishme dhe edukimi i fëmijëve janë dakorduar me gruan e tij, por barra më e madhe i takon asaj.

Financiarisht, ato janë pothuajse të barabartë.

“Unë punoj në televizion, kam një punë private, dhe më Ramushin kam pothuajse të njëjtat fitime mujore”.

“Nga marrja me qira e një shtëpie në Dragodan, unë paguaj një pjesë të saj”, tha Haradinaj në një intervistë për Vitin e Ri.

Në një kohë ajo ishte drejtore ekzekutive i një agjencie marketingu.

Ajo përfundoi studimet universitare në Prishtinë dhe mban një diplomë master në Institutin Rochester të Nju Jorkut, sipas profilit të saj Linkedin.

Dashuria e kryeministrit të Maqedonisë Veriore dhe bashkëshortes së tij ka qenë që nga shkolla e mesme.

Zorica Zaev, bashkëshortja e Zoran Zaevit, ka një Bachelor në Shkencat Ekonomike.

Nuk shfaqet shpesh në publik, përveç vizitave cermoniale jashtë vendit.

Vizitat diplomatike në Tamara Vuçiç janë pjesë e përgjegjësive të punës dhe të “shtëpisë”.

Jo vetëm që është martuar me presidentin e Serbisë dhe njëherësh kreun e Partisë Progresive Serbe në pushtet, Aleksandar Vuçiç, por ajo gjithashtu e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme prej nëntë vitesh

Që kur u bë “Zonjë e Parë” dy vjet më parë, ajo ka marrë pjesë vazhdimisht në fushata humanitare, siç është “Çdo moment është i rëndësishëm” i UNICEF-it.

Në Kroaci është ndryshe; aty ka një “Zotëri të Parë”, i vetmi në Ballkanin Perëndimor

Burri i presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, siç përshkruhet nga disa media kroate, Jakov Kitaroviç ka një biografi të pasur.

Kitarovic është diplomuar në inxhinieri elektrike në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterikë në Zagreb.

Gjithashtu, ai përfundoi edhe studimet detare në Fakultetin e Studimeve Detare në Rijeka.

Si kadet ai ishte në bord për një vit, por kurrë nuk lundroi.

Jakov Kitaroviç ka qenë anëtar i rinisë së HDZ-së (partisë kryesore në Kroaci themeluar nga Tugjmani) dhe atëherë u njoh me gruan e tij të mëvonshme, Kolindan.

Ai bëri një deklaratë politike si “Zotëri i Parë” i Kroacisë kur votoi për Parlamentin Evropian, pak e pazakontë, sipas mediave lokale.

I pyetur pse votuesit duhet të votojnë, ai u përgjigj:

“Sepse ne jemi pjesë e Evropës dhe sepse duhet të tregojmë se jemi qytetarë të vërtetë evropianë”, tha Jakov Kitaroviç.

Udhëheqësi më jetëgjatë në Ballkan, presidenti malazez Milo Gjukanoviç, ka një karrierë martesore pak më të gjatë se karriera e tij – ai dhe Lidija Gjukanoviç, në vitin 2018 festuan 30 vjet martesë. Kaq vite e kanë dhe djalin e tyre.

Ata u njohën që në shkollë të mesme, ku dashuria lindi me bashku me pasionin për basketbollin.

Ish-basketbolliste e Buduçnostit, ndërkohë, ajo u bë dhe një bankiere.

Ajo ka punuar në Prva Banka, në të cilën zotëron më shumë se 40 përqind etë aksioneve.

Mediat raportojnë se asaj i pëlqen të veshë modele të stilistëve të famshëm të klasit botëror, veçanërisht në vizitat zyrtare shtetërore. /tesheshi/