Ballina Blog Faqe 554

Aksident në Kosovë, ngordh ariu dhe plagosen tre persona

Tre persona janë lënduar dhe një ari ka ngordhur si pasojë e një aksidentit që ndodhi në kilometrin e tetë të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Kjo komfirmohet nga Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Ai tha se vetura është ndeshur me ariun në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Në autostradë, në kilometrin e tetë Vërmicë – Prishtinë, në ora 3:40 të mëngjesit, një veturë ka ndeshur në një ari. Si pasojë tre persona që gjendeshin në veturë kanë pësuar lëndime, po ashtu ariu ka ngordhur si pasojë e aksidentit”, ka thënë Krasniqi.

https://www.youtube.com/watch?v=3RPeLPFuoa4

Kafka në Prishtinë: Një popull i mbyllur në kafaz

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këtë nuk e thonë politikanët e Prishtinës, e thotë Bashkimi Europian. Dhe prapë vizat mbesin në fuqi. Regjimi i vizave është jo më pak se racizëm burokratik ndaj banorëve të Kosovës. Shqiptarëve dhe pakicave. Gati dy milionë europianë me pasaporta biometrike vazhdojnë në jetojnë të mbyllur në kafaz. I vetmi popull në Europë. Madje edhe ukrainasit dhe gjeorgjianët udhëtojnë pa pengesa nga Finlanda në Spanjë.

Nga Enver Robelli«Pasaporta është pjesa më vlefshme e njeriut. Ajo nuk krijohet në mënyrë aq të thjeshtë si njeriu. Njeriu mund të krijohet gjithkund, me mendjelehtësi dhe pa ndonjë arsye të madhe, ndërsa pasaporta kurrë. Për këtë shkak ajo pranohet kur është e mirë, ndërsa njeriu sado i mirë të jetë prapë nuk pranohet».
Bertold Brecht, «Biseda me refugjatë»
Dikur, në fund të shekullit ‘19, për të udhëtuar nuk nevojitej vizë. Kush kishte para e dëshirë për të parë botën, mund të merrte «Orient Expressin», trenin më luksoz të kohës, dhe të përshkonte së paku gjysmën e Europës. Ky tren qarkullonte nga Parisi në Stamboll dhe ndodhitë brenda tij u kanë shërbyer autorëve si Agatha Christie dhe Graham Greene si shembull, model dhe inspirim për të shkruar romane.

Më vonë, duke filluar nga mesi i viteve ‘60 të shekullit ‘20, lidhjet me tren mes Turqisë dhe Ballkanit me Europën Perëndimore u shpeshtuan. Turq, shqiptarë, serbë, kroatë dhe boshnjakë udhëtonin me trena të veçantë, të ashtuquajtur «Gastarbeiterzüge», drejt Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë për të punuar kryesisht në ndërtimtari. Ndodhën, pastaj, luftërat, kuptohet jo vetvetiu, por si pasojë e dalldisë nacionaliste. Kështu ishte në vitet ‘90. Treni nuk mbeti më mjet i popullarizuar udhëtimi drejt Europës. Njerëzit fatzi iknin drejt pjesës paqësore të Kontinentit të Vjetër me autobusë, vetura e kamionë dhe, pak para kufirit, zbrisnin, vraponin drejt maleve dhe kalonin kufijtë ilegalisht.

Luftërat në Ballkan tani i takojnë të kaluarës, së paku kështu thonë politikanët. Por, rruga drejt Europës Perëndimore për shqiptarët e Kosovës mbetet e bllokuar. Duhet vizë për të vizituar të afërmit në Gjermani, duhet vizë për të studiuar në Berlin, München, Zürich, Bernë apo Vjenë. Qytetarët e Kosovës nuk janë ende në Listën e Bardhë të Schengenit. Ata janë në Listën e Zezë, ndonëse ajo nuk ekziston zyrtarisht. Shtetet e Europës nuk po arrijnë të pajtohen për t’ia hequr vizat kosovarëve. E si do të jenë ato në gjendje të arrijnë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë?

Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Këtë nuk e thonë politikanët e Prishtinës, e thotë Bashkimi Europian. Dhe prapë vizat mbesin në fuqi. Regjimi i vizave është jo më pak se racizëm burokratik ndaj banorëve të Kosovës. Shqiptarëve dhe pakicave. Gati dy milionë europianë me pasaporta biometrike vazhdojnë në jetojnë të mbyllur në kafaz. I vetmi popull në Europë. Madje edhe ukrainasit dhe gjeorgjianët udhëtojnë pa pengesa nga Finlanda në Spanjë.

«Pra, pasaporta nuk është, siç kam menduar unë, një letër që dokumenton identitetin tonë, por një dokument që tregon se çfarë mendojnë të tjerët për identitetin tonë».
Orhan Pamuk, «Shikim nga dritarja ime»

Është kohë pushimesh dhe shumë njerëz të Kosovës kanë dëshirë të udhëtojnë. Nuk duan të kalojnë pushimet përherë në rajon. Për të braktisur rajonin, duhet secili t’i nënshtrohet një procedure torturuese. Duhet «termin», duhet pritur për «termin», kur të vijnë dita e «terminit», ti shkon aty si lypsar modern i shekullit ’21, shkon së paku një orë para kohës dhe zë vend në rend, në rendin e gjatë, ku secili ka nga një rrëfim, dikush do të shkojë te çika në Gjenevë, tjetri te djali në Berlin, te tezja në Vjenë – ose të vizitojë Romën apo Venedikun, Zürichun apo Münchenin. Por kur ti dëshiron të bësh këto udhëtime, zyrtari i vizave s’ka «termin», ti dëshiron të shkosh në tetor, ndërsa «termini» më i hershëm është në dhjetor apo janar, po, janar 2020. 21 vjet pas luftës së Kosovës, 21 vjet pas çlirimit, 21 vjet nën administrim ndërkombëtar dhe vendor, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë: kosovarët janë të vetmit njerëz të Europës që gëzohen kur «marrin termin».

Të kërkosh një vizë është një përvojë pothuaj apokaliptike. Të marrësh një vizë, një betejë e pamatshme. Një torturë si në tregimin «Para ligjit» të Franz Kafkës. Shkrimtari nga Praga shkruan: «Para ligjit është derëtari. Një ditë te ai paraqitet një fshatar, i cili do të hyjë te ligji. Po derëtari i thotë se tani për tani nuk mund ta lerë të hyjë. Njeriu mendohet, pastaj e pyet nëse mund të hyjë më vonë. Ndoshta – i përgjigjet derëtari – po jo tani. Derëtari tërhiqet anash; e meqë dera e ligjit është përherë e hapur, fshatari përulet dhe e zgjat kokën për të parë brenda. Roja e vë re dhe qesh: Nëse të tërheq kaq shumë ligji – i thotë – përpiqu të hysh, megjithëse është e ndaluar. Po hap sytë: edhe se unë jam derëtari i fundit, jam goxha i fortë, mendo si janë të tjerët. Çdo sallë ka derëtarin e vet, njeri më i fuqishëm se tjetri. Mendo sa as unë nuk i bëj ballë as me vështrim të tretit».

Të kapërcesh njëqind dyer për të marrë një vizë. Në vitin 2019 Kafka do të ishte me qejf shkrimtar në Prishtinë. Por jo banor. Jo i dënuar të jetë i izoluar.

Facebook, miliona dollarë për të drejtën e publikimit të lajmeve

Facebook do të ofrojë miliona dollarë për të marrë të drejtën e publikimit, në një seksion të ri të platformës së tij, kushtuar lajmeve dhe shton se kjo gjë do të bëhet brenda vitit, njoftoi sot ”Wall Street Journal”.

Sipas burimeve të cituara, Facebook ka bërë edhe kontaktet e nevojshme duke filluar nga ”Wall Street Journal” te Bloomberg, nga ”Washington Post” te ABC News.

Sipas tyre, përfaqësuesit e Facebook u kanë thënë botuesve për t’u dhënë deri në tre milionë dollarë në vit për të pasur akses te titujt dhe te të gjithë artikujt përpara se të botohen në formatin print.

Seksioni i lajmeve te Facebook pritet të shfaqet vjeshtën e ardhshme.

Për momentin nuk dihet ende se kush do t’ia japë FB këtë licencë.

ANALIZA: Arsyet e vërteta se pse Salvini po e çon Italinë në zgjedhje të parakohshme

Matteo Salvini ka vendosur që të rrezikojë gjithçka për gjithçka.

Në fund i është nënshtruar presioneve të Lega Nord, Ligës së vërtetë, që prej muajsh kërkonte prishjen e koalicionit me Lëvizjen 5 Yje për të sjellë zgjedhje të parakohshme. Se pse e bëri tani në kohë pushimesh, kjo nuk mund të thuhet me siguri.

Rastet për ta bërë këtë nuk kanë munguar më herët. Nëse nuk ka ndodhur është sepse deri dje Salvini ushqente dyshime mbi mundësinë e shkaktimit të krizës në këto momente. Pastaj diçka ndryshoi.

Çështja e trenave të shpejtësisë së lartë për të cilën po debatohet është vetëm një alibi.

Një arsye më e qendrueshme është mungesa e marrëveshjes për autonominë. Mbi këtë, ama, nuk mund të prishej me rrezikun e një fushatë elektorale veriu kundër jugut. Edhe shkurtimi i parlamentarëve ka pasur ndikim. Reforma kushtetuese duhej të ishte mbyllur në parlament në shtator. Kërkesa eventuale për referendum do të zgjaste kohën e aplikimit. Pa llogaritur faktin se votimet pas shkurtimit të numrit do të sillnin një reduktim drastik të përfaqësisë parlamentare të fituesve eventualë.

E pastaj është edhe ligji i buxhetit 2020. Deri më sot shumë mendonin se Salvini do të preferonte ta hartonte buxhetin me Lëvizjen 5 Yjet. Por tashmë duket qartë se ka ndryshuar mendim. Thotë se është i gatshëm që ta bëjë vetëm, pas votimeve. Në realitet, nuk është aspak e qartë se kush do ta bëjë.

Është e vështirë që zgjedhjet të mund të mbahen më herët sesa fundi i tetorit.në atë pikë, ose do të jetë qeveria në detyrë, cilado qoftë, që do të marrë përsipër përgjegjësinë ose do të jetë qeveria e re e zgjedhur nga votuesit.

Salvinit i shkojnë për mbarë të dyja variantet.

Por këto faktorë nuk mjaftojnë për të shpjeguar plotësisht vendimet e Salvinit.

Pa zgjedhjet europiane dhe të dhënat e sondazheve nuk do të kishte krizë. Lega është akoma në nivelin e 35%. Sipas një sondazhi të publikuar sëfundmi shumica e italianëve preferon votën e besimit për qeverinë Conte. Është shumë e mundshme që këto të dhëna, në kombinim me presionin e legistëve të veriut kanë bërë që lideri i Lega Nord të ndryshojë qendrim.

Ai është bindur tashmë se i intereson që të shkojë në votë menjëherë duke synuar që të marrë mazhorancën absolute të vendeve në parlament. Vetëm apo me koalicion? Vendimi është delikat.

Nga Perandoria e Shahut tek Republika Islamike e Ajatollah Khomeinit

Rënia e Persisë (Iranit aktual) fillon në vitin 1941, kur pushtohet nga Anglia dhe Bashkimi Sovjetik për të mbrojtur burimet vendore të naftës nga synimet gjermane

Në vitin 1941 Shahu Reza Pahlavì abdikoi në favor të të birit Mohammed Reza, në vijim të pushtimit të Iranit nga Anglia dhe Bashkimi Sovjetik. Faktikisht, megjithëse vendi ishte deklaruar formalisht neutral me rastin e Luftës së Dytë Botërore, simpatitë e dukshme të Reza Pahlavì kundrejt Hitlerit provokuan reagimin e Aleatëve, të cilët ndërhynë ushtarakisht për të penguar që vendburimet e naftës iraniane të binin në duart gjermane.

Me ngjitjen në pushtet, Mohammed Reza i dha shtetit një sistem liberal dhe kultivoi raporte të mira me Aleatët, në shkëmbim të sigurimit së me përfundimin e luftës do të impenjoheshin që të garantonin pavarësinë dhe autonominë e Iranit. Një tjetër preokupim i tij ishte ajo e vënies së ushtrisë nën kontrollin e monarkisë. Në të vërtetë, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik e zgjatën pushtimin e tyre deri në pranverën e 1946, të dyja të preokupuara se mos njëra fuqi fitonte avantazh ndaj tjetrës, në klimën tashmë të qartë e Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1947 autoritetet iraniane miratuan një plan, i financuar nga një hua amerikane, për shfrytëzimin kombëtar e rezervave energjitike dhe, me reformën kushtetuese, futën systemin parlamentar dydhomësh. Shfrytëzimi i rezervave të naftës shkaktoi fërkime të reja me Britaninë e Madhe. Një lëvizje popullore e mbështetur nga grupet nacionaliste, nga hierarkitë fetare dhe nga Partia Komuniste (e quajtur Tudeh) e detyroi Shahun që të emëroi si Kryeministër Mohammed Mosaddeq, i cili në vitin 1951 shpalli një plan shtetëzimi të prodhimit të naftës, duke e përjashtuar Britaninë e Madhe.

Duke i bërë apel Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe i vendosi Iranit embargo ekonomike me lindjen pasuese e indstrive të vogla e të mesme me kapital vendor që kërkuan t’i zëvendësojnë produktet e tyre me ato rëndom të importuara nga Peërndimi. Por situate percipitoi me shpejtësi: fronti që mbështeste shtetëzimin u dobësua ndjeshëm nga lëkundja e grupeve fetare, nga radikalizmi dhe nga Partia Komuniste Iraniane atëhere e fortë dhe, për ta përfunduar, nga kriza ekonomike e shkaktuar nga embargo. Në vitin 1953 Mossadeq e detyroi Shahun që ta linte vendin pasi kishte shtetëzuar industrinë e naftës, por ky i fundit përgatiti një kundër-grusht shteti me mbështetjen e CIA-s e të SIS-it britanik dhe e përmbysi Kryeministrin.

Shahu pezulloi garancitë kushtetuese dhe mori pushtetet e plota: në moshën 34 vjeçare, Mohammed Reza ishte padron i pakundërshtueshëm i Iranit, por opozita nuk hiqte dorë nga kundërshtimi i absolutizmit të tij. Raporti i ngushtë me fuqinë amerikane u konsolidua më tej në vitin 1955 me Paktin e Bagdadit, një aleancë në funksion antisovjetik dhe antiegjiptian (Egjipti i Nasser kishte marrë një politikë prokomuniste) në të cilin aderuan Shtetet e Bashkuara, Anglia, Turqia, Irani, Iraku dhe Pakistani. Në këto vite Shahu i dha jetë të ashtuquajturit “revolucion të bardhë”, një lloj reforme agrare me të cilën qenë shpronësuar shumë prona të kontrolluara nga hierarkitë fetare: ky proces modernizimi dhe oksidentalizimi shkaktoi armiqësinë e ambienteve fetare konservatore si kundër shpronësimit të latifondeve të administruara nga hierarkia shiite, ashtu edhe ndaj novatorizmave politike (si vota për gratë) të huaja për ortodoksinë islamike.

Me mbrojtjen e interesave amerikane, me pozicionet e tij properëndimore, Shahu po armiqësohej gjithnjë e më shumë si me ambientet fetare, ashtu edhe me popullsinë që identifikohej me to. Vetëm represioni i fortë ndaj disidencës së brendshme, i besuar politicisë famëkeqe politike Savak, i mundësoi që të ruante pushtetin. Në fakt, kundër opozitarëve u zbatuan tortura dhe eksponentë të shumtë fetarë u vranë ose u detyruan të ikin në mërgim. Nga viti 1970 deri më 1978 mbi 100000 persona u burgosën, 10000 u torturuan dhe 7500 u vranë. Në vitin 1963 Ajatollahu Khomeini (1900 – 1989) organizoi një konspiracion kundër Shahu, por ai u zbulua dhe Mohammed Reza Pahlavi, me një gjest bujarie të pazakontë, dekretoi vetëm mërgimin për të. Si shenjë të stabilitetit të vendit dhe të sukseseve të Revolucionit të Bardhë, më 26 tetor të vitit 1967 Shahu festoi me një ceremoni madhështore kurorën perandorake.

Në vitet ’70, qeveria e Mohammed Reza Pahlavi u bë edhe më autoritare; Parlamenti privohet nga autoriteti dhe ushtria u forcua deri në atë shkallë sa e transformoi vendin në fuqinë kryesore ushtarake të Lindjes së Mesme. Në politikën e jashtme Shahu dëshiroi të ruante raporte të mira edhe me Kinën e Bashkimin Sovjetik, megjithëse duke u deklaruar më afër me bllokun botëror e markës amerikane. Ndaj politikës së naftës qe përcaktues pozicioni i marrë nga Irani me qëllimin e arritjes, nëpërmjet OPEC-it, e mirëkuptimit ndaj kompanive të huaja dhe të vendeve importuese në përgjithësi, që i mundësoi (nga periudha 1960 – 1962 e më pas) edhe Iranit eksportimin e naftës në shkëmbim të makinerive industriale; në vitin 1972 Irani revokoi konçensionet e shfrytëzimit të rezervave të naftës të mbajtura nga kompanitë e huaja, me të cilat vendosi marrëveshje të reja (1973) për shitjen e naftës bruto.

Por në aspekte të tjera ndryshimet e ndodhura në shoqërinë iraniane qenë krejtësisht të pakënaqshme: pabarazia sociale tentonte të rritej, duke përjashtuar nga fitimet jo vetëm shterast popullore dhe klaësn punëtore, por edhe shtresat e mesme, zanatçinjtë e tregtarët, tashmë të privuar nga çdo formë pushteti vendimmarrës. Nëse nga njëra anë u promovua arsimi, përhapja e shtypit dhe u themeluan universitete të ndryshme, qe pikërisht klasa studentore ajo që dëshiroi t’i kontestonte risitë e sjella nga qeveria e Shahut, që në njëfarë mënyrë tentonin të modernizonin shtetin. Nga fundi i viteve ’70, opozita fetare e drejtuar nga autoritetet shiite u bashkua me opozitën politike. I theksuar në fillimin e 1978 nga një seri manifestimesh të përgjakshme, eksplozioni social u shtri në të gjithë Iranin duke filluar nhga shtatori i atij viti.

Në vjeshtën e 1978, pavarësisht represioneve të përgjakshme dhe futjes të gjendjes së jashtëzakonshme, grevat dhe manifestimet çuan në paralizën progresive të vendit, aq sa në janarin e 1979 Shahu u detyrua ta lërë Iranin, ndërsa ushtria shpërbëhej. Më 16 janar 1979, Shahu dhe familja e tij hipën në bordin e Boeing Shqiponja Perandorake që duhej t’i çonte në Egjip, mysafirë të Presidentit Sadat dhe menjëherë më pas në Marokun e Mbretit Hasani i II; në fund, për pelegrinazhesh të ndryshme, Mohammed Reza Pahlavi u strehua në Shtetet e Bashkuara, ku Presidenti Presidente Carter e priti shumë mirë.

Disa burime flasin për një tentativë grushti shteti e organizuar nga Gjenerali Zahedi dhe nga krerë të tjerë ushtarakë për të shpëtuar pushtetin gjatë mungesës së Perandorit, edhe pse këto lajme nuk kanë gjetur kurrë konfirmime të sigurta. Formalisht, Pahlavi e linte Teheranin për t’ju nënshtruar kurave kundër tumorit. Kur 30 minuta pas ngjitjes nga toka, radioja iraniane kishte dhënë lajmin e largimit të Shahut e të familjes së tij, makinat nëpër rrugë kishin ndezur dritat e filluan t’u bien burive, kurse mijëra njerëz përqafoheshin duke thirrur emrin e Khomeini.

Në Sheshin Pahlavi nja 100 të rinj kishin rrëzuar statujën e Shahut dhe, të ndjekur nga një kortezh, e kishin tërhequr me një kavo të çeliktë nëpër rrugët e qytetit derisa sa e kishin varur nga një mbikalim, me thirrjen “Ta varim Shahun”. Gazetat lexonin: “Mbreti është larguar”. Nga ky moment, figura e Shahut u anullua krejtësisht nga ajo e Ajatollahut Ruhollah Mosavi Khomeini: më 13 janar, ende në mërgim në Paris, shpalli formimin e një Këshillit Islamik të Revolucionit dhe më 1 shkurt u rikthye në atdhe pas 16 vitesh mërgim, i pritur nga një turmë festuese. Në fakt, kur zbriti nga “Jumbo” e Air France duke u mbështetur në krahun e pilotit të dytë, pa se po e prisnin 7 milion iranianë që po e përshëndesnin si një baba çlirues në një heshtje sureale. Ajatollahu emëroi një qeveri të përkohshme dhe mori drejtimin efektiv të vendit.

Më 1 prill, në vijim të referendumit, u shpall Republika Islamike e Iranit dhe në dhjetor një tjetër referendum që parashikonte një guidë fetare të vendit (një post i tillë ju atribua për jetë Khomeini). Irani i ri do qeverisej sipas udhëzimeve të Islamit shiit: midis ligjeve të para qenë abrogimi i divorcit, ndalimi i abortit dhe, mbi bazën e sheriatit, dënimi me vdekje për adultery dhe për mallkim. Veç kësaj, ai vendosi për gratë mbilimin konstant të fytyrës me një shami, megjithëse duke u lejuar një pavarësi të caktuar respektivisht asaj që kishin pasur në kohëra të mëparshme; megjithatë, sipas shumë mendimeve, me regjimin e tij gratë vazhduan që të kenë shumë më pak të drejta karshi burrave, me një theksim të detyrimit të bindjes ndaj bashkëshortit.

Qëndrimi i tij kundrejt Shahut tashmë në ekzil qe jashtëzakonisht i ashpër: kur në Teheran mbrriti lajmi se Pahlavì ishte strehuar në Shtetet e Bashkuara, Ajatollah Khalkhali u bëri thirrje të gjithë iranianëve banorë në New York që t’ia bënin të vështirë qëndrimin. Nën dritaret e spitalit ku ishte shtruar u formuan radhë e turma dhe policia amerikane ndërhyri shumë herë me ashpërsi. Mohammed Reza Pahlavi nuk mbijetoi shumë pas rrëzimit të tij: në fakt, ndërroi jetë një vit më pas, më 1980. Me Khomeini në pushtet, raportet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ndryshuan rrënjësisht: në fakt, Shtetet e Bashkuara u transformuan papritmas nga aleatë në armiq të betuar, aq sa u damkosën si “Satanai i Madh”. Momenti më delikat u verifikua kur një grup studentësh kapën 54 pengje amerikane dhe kërcënuan se do t’i vrisnin në rast se Shtetet e Bashkuara nuk do t’u dorëzonin Shahun.

Presidenti Carter dhe Kongresi refuzuan të cedojnë prej respektimit të së drejtës së azilit që tashmë i ishte dhënë. Krahu i hekurt midis terroristëve dhe Shteteve të bashkuara zgjati shumë: kjo ngjarje kontribuoi ndjeshëm në qëllimin politik të Presidentit amerikan Carter dhe të administratës së tij, sidomos pas dështimit të një misioni ushtarak për t’i çliruar pengjet, që përfundoi shumë keq më 25 prillin e 1980 në shkretëtirën iraniane. Në përfundim, të gjitha pengjet u liruan, pas 444 ditësh në mbajtje.

Ndërkaq, në shtatorin e 1980 Iraku nisi luftimet kundër Iranit, duke rihapur çështje të vjetra territorial. Sulmi u bllokua dhe i dha jetë një konflikti të përgjakshëm të përfunduar vetëm më 1998. Ndërkaq, brenda vendit, zgjedhjet e 1980 panë fitoren e Partisë Republikane Islamike (PRI). Zgjedhjet legjislative e 1984 sanksionuan karakterin shtetëror me parti të vetme të marrë tashmë faktikisht nga Irani, por më 1987 edhe PRI-ja shpërndahej nga Ajatollahu Khomeini, që i shpallte të ezauruara detyrat e saj. Prandaj nga viti 1988 zgjedhjet panë pjesëmarrjen e kandidatëve jo më të lidhur me detyrime partiake, edhe pse bënin pjesë në grupe dhe korrente të ndryshme në kuadër të regjimit islamik. Zgjedhjet presidenciale e gushtit 1985 konfirmuan si kryetar shteti Ali Khamenei (i zgjedhur për herë të parë më 1981) i cili më 1989, pas vdekjes së Khomeini, do ta zëvendësojë si Guidën Supreme të vendit.

Khomeini ndërroi jetë më 3 qershor 1989 prej një infarkti në zemër, në vijim të një ndërhyrje të cilës i qe nënshtruar disa ditë më parë. Më 6 qershor në funeralin e tij mori pjesë një turmë e pamatë që vërtitej rreth arkivolit të tij sikur të ishte relike e çmuar: 8 njerëz mbetën të vrarë gjatë rrëmujës dhe të paktën 500 të plagosur. Dy ditë më parë ishte lexuar në radio testament shpirtëror i Imamit: Revolucioni iranian është një dhuratë e çmuar që besimtarët myslimanë duhet ta mbrojnë me çdo kusht; Shtetet e Bashkuara janë një shtet i prirur natyrshëm ndaj terrorizmit, ndërsa Bashkimi Sovjetik është një forcë satanike armiqësore ndaj Islamit; Irani duhet të “qëndrojë fort dhe kompakt në rrugën e caktuar nga Zoti pa u ngatërruar as me Lindjen ateiste, as me Perëndimin tiran dhe blasfem”.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

‘Mos mbyllni sytë për Zaevin…’

Politikania gjermane dhe presidente e asociacionit të grave në Partinë Popullore Evropiane, Doris Pack deklaroi një ditë më parë se Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllte sytë përballë asaj që po ndodh në Maqedoninë e Veriut pas publikimit të për^gjimeve të prok^urores speciale duke marrë miliona ryshfet për mbylljen e çështjes së një biznesmeni.

Në pë^rgjimin e tretë përmendet edhe emri i kryeministrisë së Maqedonisë Zoran Zaev.

“Pse nuk po reagon EEAS (Shërbimi për Punët të Jashtëm Evropian)? Qytetarët më shkruajnë dhe më pyesin! Zgjidhja e çështjes së emrit nuk mund të jetë arsye për të mbyllur sytë nga realiteti kri^minal! Kryeministri i Maqedonisë së Veriut përmendet në pjesën e tretë të vazhdimit të video incizimeve”, shkruan Pack në “Twitter”.

Sot, ajo ka marrë një përgjigje të “butë” nga komisioneri për negociatat e Zgjerimit në largim, Johannes Hahn.

“Lufta kundër korr^upsionit të nivelit të lartë duhet të vazhdojë e pandërprerë. Sa i përket zbulimeve të fundit, është e rëndësishme të vendoset përgjegjësia ligjore për të gjitha kri^met, përfshirë edhe ato që rrjedhin nga përgjimet e paligjshme. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të jetë i pandë^shkueshëm. Të gjitha kr^imet duhet të hetohen nga autoritetet përkatëse, të lira nga çdo ndërhyrje, dhe autorët të dalin përpara drejtësisë”, shkruan ai në Twitter.

Në Augsburg të Gjermanisë si në trojet shqiptare (FOTO)

Shkruan: Neshat Mehmedi

Pasdite më 05 korrik 2019, … bashkë me Reshatin shkuam te shoqata kulturore “ATDHEU” në Augsburg të Gjermanisë. “ … e cila është themeluar më 30 shtator 2006 me iniciativën e mërgi mtarëve nga të gjitha viset shqiptare. Platforma e shoqërisë u përcaktua në statutin themeltar, të cilit e nënshkruan 14 përfaqësues të shtresave e besimeve të ndryshme nga e gjitha Shqipëria etnike. Qëllimi kryesor i saj është edukimi dhe shkollimi i brezave të rinj, kultivimi dhe afirmimi i gjuhës, letërsisë, artit, historisë, kulturës dhe traditave shqiptare”, si dhe zhvillimi i ndërgjegjes kombëtare dhe atdhedashëse …

Në një kënd të caktuar enkas për makina Reshati e parkoi veturën e tij, … Kudo vëren djemtë duke kryer punë të ndryshme: disa bartnin tavolina e karrige, disa i renditin radhë – radhë drejtë e bukur, baca Lutfi – kryetari i shoqatës me motor kosë kosit kullosën, tjetri me grabujë e mbledh barin, një nxënës me karrocë e bart barin deri te këndi i biombeturinave, pak më tutje, tjetri me motosharrë pret ferrat dhe kullosën afër rrjetës dhe nën të , tjetri i ndihmon duke ia ngritur rrjetën, të tjerët me Gjymin bartin shtyllat lëvizëse të futbollit, të gjithë bashkë planifikojnë këndin e kamionit me pije e të skarës (Sofrës Pejane), Reshati përgatit renditjen e tekstit për manifestimin, Bashkim Dalipi me ca të tjerë rregullojnë tavolinat e koktejet brenda në sallë dhe restorant të shoqatës ku përgatitej edhe ushqim i thatë; qebapë, pleskavica, suxhuk,…

Mustafa në restorant vendos edhe dy aparate për kafe shtesë, që i ka sjellë nga firma e vet për ditën e nesërme( ditën e manifestimit), lala Zulqufli kishte rregullua kulmin e shoqatës, të cilin kulm para 40 vitesh e kishte mbuluar Zulqufliu, Hajredini me shokë ka instaluar nxehjen qendrore, Elmi Ajeti me shokë ka sjell rërë për rrugën , Agim Halabaku me shoke ka shtruar parkingun, Arben Emini ka pru pije të ndryshme në shoqatë , Imer Podvorica, Milaim Podvorica ( dy kushërinj), Gjemshir Ibushi me shoke, Bashkimi i Strugës, Bashkimi i Kosovës, Jashar Berisha, Arbeni me shokë, Qenani, Fizi Isa( Strugë) me shokë, Burimi, Naim Thaqi me shokë Vasfi Alimi me shokë, Adnan Gurguroci, Berati, Besniku, Pina me shoke, Sami Iseni, Sabedini, Mija Ajeti, Shemi, Smiri, Imer Mexhiti, Xhenshiti, Adnani, secili nga këta të lartpërmendur bëjnë punët sipas profesionit që i kanë dhe ka nevojë objekti i shoqatës…. E disa fëmijë kryejnë punë më të lehta,…

Punë vullnetare

Punë Vullnetare

Kudo vëren humor, buzëqeshje e punë vullnetare sikurse të gjithë janë nga e njëjta familje, edhe pse ishin nga të gjitha trojet shqiptare, pra bashkim kombëtar e shpirtëror në diasporë; Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë Veriore,… (Medvegja, Gjilani, Vitia, Ferizai, Prizreni, Skenderaj, Podujeva, Tetova, Ohri, Gostivari,…) Shkurt, punë e përbashkët deri në orët e vona të mbrëmjes, derisa i përfunduan të gjitha punët, pra çdo gjë është gati për ditën e nesërme me përjashtim të podiumit që do rregullohej të nesërmen …

Puna e përbashkët e vullnetarëve, e ka të vetmin qëllim, për ditën e nesërme hapësirat e shoqatës “ATDHEU” të jenë në nivelin më të lartë të përgatitjes, për të pritur mysafirët në mënyrën ma të mire të mundshme, ashtu si e kanë traditë shqiptarët. Këtë cope tradite ta përcjellin edhe te brezi më i ri këtu në
Bavari,…

MËSIMI PLOTËSUES I GJUHËS SHQIPE

Organizuesit e shoqatës gjatë bisedës shumë të ngrohtë e vëllazërore dhe mikë pritjes bujare më njoftuan me rendin shtëpiak në shoqatën kulturore “ATDHEU”: Këto lokale të kësaj shoqate i shfrytëzojmë përpos aktiviteteve të ndryshme kulturore që janë të shumta, njërin ndër to e kemi edhe grupin e valltarëve, që e udhëheq Bashkim Dalipi – koreograf ( nga Ohri) me anëtarët e shumtë dhe grup moshave të ndryshme, pra ushtrimet i bëjnë, çdo të premte në ora 17 : 00 dhe çdo të diel ora 14 ., kurse aktivitetin kryesor që organizojmë është edhe mësimi plotësues i gjuhës shqipe që mbahet çdo të diel nga ora 10 : 00 – 12 : 00, që është i angazhuar mësuesi Naim , e më parë mësuesja Fatime Sokoli dhe profesoresha Naxhije, … për mësimin e gjuhës shqipe (fëmijëve) nxënësve tanë. Interesimi i prindërve është shumë i madh për me kyç fëmijët e tyre në mësimin plotësues.

Shpresojmë shumë që të gjithë fëmijët e mërgimtarëve të kyçen në këtë shkollë dhe në shkollat tjera për të mësuar shkrim leximin e gjuhës shqipe dhe gjuhën letrare, …

Organizojmë edhe manifestime kulturore për nder të festave tona kombëtare: Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntori, 17 shkurtin 2008 ditën e Pavarësisë së Kosovës, 7 Marsit,… organizojmë gara sportive në futboll – Vllaznim Azemi dhe Burimi janë përgjegjës të futbollit, beachvollejboll, tenist dhe shahit, si dhe organizimin e garave në kuisin e diturisë me nxënës pjesëmarrës, kontribut të rëndësishëm japin koordinatori Rexhep Nikqi dhe kryetari i LAPSH it Milazim Ukaj, dhe mbledhje të ndryshme me mërgimtarët e në raste të veçanta për grumbullimin e lekëve për nevoja të veçanta,…

KËTU NA DHEMB DHËMBI TË GJITHËVE

Pra mundohemi të mbajmë gjallë ruajtjen e identitetit kombëtar, shtylla kryesore e gjithë kësaj pune është gjuha shqipe, … një popull që e harron gjuhën amtare, ai shumë kollaj asimilohet. Ne me fëmijët tanë duhet të flasim detyrimisht shqip kudo, sepse këtu na dhemb dhëmbi të gjithëve; në banesë, rrugë, aktivitete të ndryshme siç i përmendëm më lartë, sepse s’është turp, por krenari kombëtare, dhe sa më shpesh brenda vitit t‘i çojmë fëmijët në vendlindje, të krijojmë lidhjet me të afërmit, dhe dashurinë shpirtërore për atdheun, sepse këtu në vend të huaj e kemi detyrimisht të mësojmë gjuhën, kulturën, … gjermane, suedeze, italiane, franceze, … Po s‘u kujdesëm vet kështu të organizuar dhe të bashkuar; prindër, fëmijë, mësues, klerik, biznesmen, konsuj,… me një ideal të përbashkët do të na merr uji i lumit. Shkurt përçarja është e keqja më e madhe e shoqërisë dhe kombit, është humbja e rrugës në pike të ditës dhe bredhje nëpër errësirë e drejtë asimilimit. Këtë të keqe do ta mposhtim dhe të mirën do ta afrojmë këtu në diasporë me punë, shkollim, bashkëpunim, vendosmëri, solidaritet, guxim, sakrificë, … pa dallime politike e fetare, por si shqiptarë, …

Rregullat shtëpiake në shoqatë

Ne kemi rregullat tona shtëpiake në shoqërinë “ATDHEU” këtu në Augsburg, të cilat I kemi caktuar vet si detyrat ma të mira të mundshme për të mbijetuar shoqëria jonë dhe i zbatojmë me përpikëri të lartë thotë baca Lutë, nga themelimi i saj më 2006 e këndej dhe vazhdon: Arbeni, restorantin e furnizon me pije të ndryshme gjatë manifestimeve kulturore dhe sportive. Pijet ne i shesim, jo vetëm për mysafirët, por edhe vet ne anëtarët i blejmë, me lekët e fituar mbulojmë një pjesë të harxhimeve të manifestimeve. Ngjashëm ndihmon edhe ……. me skarën e tij, rregullisht na ndihmon me qebapë, pleskavica e suxhuk. Kemi edhe shumë raste të veçanta ku anëtarët janë në punë dhe nga pamundësia për me bërë ndonjë punë vullnetare, ata me vet dëshirë na ndihmojnë me para, siç është Shemi (machastena), Naim Thaqi, Jashar Berisha, Agim Halabaku, Gjemshir Ibushi, Milaim Podvorica,, Bashkim Dalipi, na kane ndihmuar me shume leke, ka edhe disa të tjerë që kanë ndihmuar me mjete, ose Flamuri disa herë na e ka paguar darken, edhe pse jemi marr vesh që do e paguajmë Ne,… Agjencinë turistik “ Fatoni Reisen” na ndihmon shumë, na e lehtëson shumë udhëtimin e anëtarëve të shoqatës këtu nëpër Gjermani, për të marr pjesë në aktivitete kulturore, bile edhe jashtë saj për të vizituar vendet turistike nëpër Shqipëri, për këtë vit na ka premtuar, … Kurse pjesën tjetër të harxhimeve e mbulojmë vet ne anëtarët e shoqatës, sepse numri i anëtarëve është përafërsisht 200 (dyqind ).

Ne nuk harrojmë kurrë kontributin dhe veprimtarin atdhetare të vëllezërve tanë që vunë gurë në forcimin e shoqatës kulturore “ATDHEU”, njëri ndër ata është edhe Arbeni – pronari i fabrikës tani shumë të njohur “VEZË SHARRI” në Tetovë, edhe sa të tjerë që ndihmojnë, siç është Firma «ABENSTEN» ku punon Elmiu, Firma «Toni»,… thotë Mustafa.

Jo vetëm kaq, ndërhyn Reshati, në shoqatën tonë kemi patër edhe dy anëtarë nderi; Akademikun Gjelosh Gjokaj – piktor, bashkëthemelues i fakultetit të Arteve dhe Besim Kabashin kampion në kick boks. Tani anëtar nderi është këngëtari jonë i mirënjohur Afrim Muqiqi.

Gjemshiri ( kolegët e thërrasin shkurt Gjymi) sqaron se në shoqatën tonë organizojmë turnirë të shumta gjatë tërë vitit, sidomos gjatë festave tona kombëtare në futboll, beachvolejboll, tenis dhe shah.

DITËT SHQIPTARE NË BAVARI

E shtunë më 06 korrik 2019 në Augsburg – Gjermani u mbajt manifestimi tanimë tradicional “DITËT SHQIPTARE NË BAVARI” , edicioni i tretë me radhë ( edicioni i parë i organizuar në Munih 2017, i dyti Landau 2018 dhe i treti në Augsburg 2019), organizuar nga shoqata kulturore “ATDHEU”, e cila këtë vit realizoi edicionin e 14 me radhë të veprimtarisë së saj shumë të pasur e me vlera të mëdha kombëtare, nga viti 2006 – 2019.

Anëtari i këshillit për kulturë dhe arsim në shoqatën kulturore “Atdheu”, Reshat Halili e shpalli të hapur manifestimin kulturor, kurse kryetari i shoqatës kulturore “Atdheu”, Lutfi Januzi i përshëndeti mysafirët e pranishëm në manifestim.

Falë punës së palodhur të organizuesve, veprimtarëve e atdhetarëve të flaktë këtu në mërgim; … të cilët me punën e tyre fisnike, me vendosmëri të lartë, bashkëpunim të sinqertë pa dallim moshe e gjinie, tolerancë të duhur, me seriozitetin më të madh, me mund e sakrificë, arritën të na tregojnë se edhe në mërgim dinë të organizojnë manifestime kulturore shumë të bukura, me karakter mbarëkombëtar, ngjashëm sikur manifestimi të mbahej në Tiranë, Prishtinë, Shkup, …

Pavarësisht se larg atdheut, veprojnë shumë të bashkuar e të organizuar e të lidhur ndërmjet veti, si mishi me kockat , sepse këtë më së miri e tregoi pjesëmarrja e shumë shoqërive kulturore, ndërsa numri i të pranishmëve ishte shumë i madh, i kalonte mbi 1.000 vetë kuptohet nga të gjitha rrethinat e Bavarisë, ndërsa pjesëmarrja e gjinisë femërore ishte në numër shumë të madh, lirisht mund të themi numerikisht ma i madh se i gjinisë mashkullore, pra dominonte gjinia femërore edhe nëpër shoqëritë kulturore. Kjo tregon emancipim shumë të lartë të shoqërisë tonë në diasporë.

Shoqëritë pjesëmarrëse ishin të shumta:

Shoqata kulturore “Atdheu”, Augsburg
Shoqata kulturore “Shqiponja”, Rosenheim
Shoqata kulturore “Mërgimtarët”, Deggendorf

Shoqata kulturore ,,Karnavalet Ilire’’fsh. Bozovcë – Tetovë,, z Neshat Mehmedi
Shoqata kulturore “Abeja”, Moosburg
Shoqata kulturore “Ilirida” Landau

LAPSH-ja në Bavari
Shoqata kulturore,, Sali Cekaj’’ Pfaffenhofe
Shoqata kulturore “Iliria”, Mynih

Shoqatat prezantuan valle, këngë e kostum grafi shumë të bukura që u mirëpritën me duartrokitje fren etike nga të pranishmit.
E veçanta e këtij manifestimi ishte pjesëmarrja e vetme jashtë Gjermanisë, nga trojet etnike e shoqërisë kulturore “KARNAVALET ILIRE” fsh. Bozovcë – Tetovë, me kryetarin e saj Neshat Mehmedin, që ishin ftuar me ftesë nga organizuesit e shoqatës “Atdheu”, që prezantoi nuset ilire – nuset e teletisura apo të ngjyrosura të malësisë së Sharrit të Tetovës: nga Bozovca, Veshalla, Brodeci, Vica, Shipkovica, Sellca, … që vijnë ditën e parë të nusërisë, bëhet telisja e plotë e fytyrës, për s’par herë apo të parën herë kur kthehet nga prindërit e vjen te burri, bëhet ngjyrosja pjesërisht e fytyrës, dhe për tri netët që shkon te prindërit pas 7 ditësh apo pas tri javësh, atje qëndron tri net, dhe kur kthehet nga prindërit për te burri, ngjyrosja bëhet më e veçantë; fytyra i ngjyroset me ngjyrë të bardhë, në mes të faqeve me ngjyrë të kuqe ngjyroset, dhe tre ballanike i vendohen; një në ballë dhe nga një në mes të faqeve i vendoset.

Ngjyrat nëpër fytyrat e këtyre nuseve kanë domethënie historike e kulturore të trashëgimisë tonë shpirtërore shumë të lashtë, … . Po ashtu para të pranishmëve prezantoi dhëndërinë e vajzën me veshmbathjet tradicionale kombëtare, si dhe një pjesë së pajës së nuses.( Sqarim: veshmbathja e nuseve është trashëgimi kulturore dhe kombëtare nga katundi Gurgurnicë, që falënderoj shumë mësuesin Jakup Neziri dhe mësuesin Kasam Arifi, që janë veprimtarë të dalluar si dhe Islam Rushitin.

Këtë veshmbathje të ngjashme e kanë edhe katundet Sallarevë, Koritë dhe Reka e Epërme). (Vajza që është ngjyrosur komplet në fytyrë është Albina Ramadan Smajli, – katundi Dumnicë – Vushtri, djali në rolin e dhëndrit është Edon Veliçi nga Skenderaj, vajza që ka fytyrën pjesërisht të ngjyrosur është Rinesa Zelfi Dullovi dhe motra e saj Arbesa Zelfi Dullovi nga Biçeci i Kaçanikut, në rolin e vajzës)


Ky organizim mbahej nën patronazhin e konsujve: z. Arten Hanku Konsull i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe z. Arfim Nura Konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Munih të Gjermanisë. Këta të dy dhe zëvendësministri i Kosovës për diasporën z. Isni Kilaj i përshëndetën të pranishmit dhe organizuesit për këtë manifestim tanimë tradicional këtu në Augsburg,… I falënderuan organizuesit për punën e tyre fisnike e atdhetare këtu në diasporë, … Në fund të fjalimit të tyre u zotuan se përkrahja dhe mbështetja nga ana e tyre do të jetë edhe më e madhe jo vetëm morale, por edhe financiare.


Manifestimin e ndoqën dhe e përshëndetën nga qyteti i Augsburgut edhe z. Dirk Wurm, (nga spd). Referent i rendit dhe sportit. Politolog, anëtarë i udhëheqjes se forumit evropian, për siguri urbane, koordinatori Eshref Januzaj, intelektual dhe veprimtar i palodhur këtu në diasporë, si dhe z. Thomas Kamlach, drejtues i ekipit të tenisit.

Interesimi i pjesëmarrësve ishte shumë i madh, sidomos i gjinisë femërore dhe rinisë.

Pra qëllimi i këtij manifestimi tradicional “Ditët shqiptare në Bavari”që e organizojnë organizuesit e shoqatës kulturore ”Atdheu”, lirisht mund të themi se është me vlera të mëdha atdhetare e kombëtare, me vlera të mëdha mbarëkombëtare ku bëhet ngritja e ndërgjegjësimit kombëtar, dashuria për identitetin tonë kombëtarë, për vendlindjen, atdheun, për mësimin e gjuhës shqipe – gjuhën e nënës, kultivimin e kulturës, traditës, trashëgimisë tonë shpirtërore e kulturore që është shumë e pasur dhe e ndryshme varësisht nga trevat shqiptare që vijnë, të historisë Iliro – Pellazge. Figurat kombëtare; Skënderbeun – krye heroin tonë, Adem Jasharin – komandantin legjendar, …

Ky manifestim “Ditët shqiptare në Bavari” është shembull shumë i mirë dhe një mesazh shumë i fortë kombëtarë, jo vetëm për diasporën në perëndim, por edhe për vëllezërit e tyre në trojet etnike, se sa të lidhur janë shqiptarët ndërmjet veti këtu në Bavari, me atdheun, gjuhën shqipe, kulturën, …. pa marr parasysh bindjet e tyre krahinore, fetare e politike, njëjtë të bashkuar sikur mishi me thoin apo zemra me gjakun.
Falënderim i veçantë është për moderatoret; Arta Ajeti dhe Verona Thaçi.
Kërkojmë ndjesë për aktivistët e shquar që pa dashje mund kemi harruar pa i përmendur.

Zoti i bekoftë organizuesit!
Neshat Mehmedi
Augsburg – Gjermani

BONUS VIDEO:

https://www.youtube.com/watch?v=dLVrD3vil5k

https://www.youtube.com/watch?v=Tc303YvBa-s

https://www.youtube.com/watch?v=2uM2ftiRxP0

https://www.youtube.com/watch?v=B3u-mDhhXGw

DETAJE /Aksident i rëndë në autostradën Tetovë – Shkup (FOTO)

Tre persona janë pla*gosur në aksidentin e sotëm në autostradën Tetovë-Shkup.

Nga SPB- Tetovë informojnë se shoferi i Folksvagenit ka pësuar dëmtime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Shoferi i automjetit transportues Ford dhe bashkëudhëtari në Folsvagen gjithashtu janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18 e 15 minuta . Ndërpreja e trafikut u bë për shkak se automjeti transportues ishte i ngarkuar me polikolor dhe gjatë aksidentit ky material u shpërnda nëpër rrugë.

Në autostradë u krijua kolonë mbi dy kilometërshe, për shkak se ndërprerja e trafikut ndodhi kur tetovarët dhe gostivarasit kthehen nga Shkupi pas punës./TetovaNews



Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga dora e Skënderbeut

Historiani i shquar shqiptar nga Peja, prof. Dr. jahja Drançolli ka publikuar dje (08 Gusht 2019) një letër të rrallë dhe të vjetër saktësisht 568 vjet, e të firmosur nga vet dora e Gjergje Kastriotit – Skënderbeut.

Drançolli ka dhënë edhe shpjegimin përmbajtësorë të letrës autografe të cilën Skënderbeu i dërgonte Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.

Postimi i plotë:

“568 vjetë më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali…!

Letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd).

Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore.

Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhën shënjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës u kishte ra në duar më 13 shtator 1451…! Burimi: Archivio di Stato di Siena.”-shkruan Drançolli.

SHBA ngre pikëpyetje për hapjen e negociatave të Shkupit me Brukselin në tetor

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer tha se një he”tim i pazgjidhur për shan^tazh në Maqedoninë e Veriut mund të minojë perspektivën e vendit për hapjen e bisedimeve të shumëpritura për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ish-kryeprokurorja e Posaçme e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, papritmas dha dorëheqjen muajin e kaluar, pas aku^zave kundër saj për organizim të një skeme për të zhvatur miliona euro nga një biznesmen i pad^itur në këmbim të uljes së një dënimi.

Zyra e Prok^urorisë Speciale (SPO) që drejtohej nga zonja Janeva, u krijua për luft^imin e kri^mit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta dhe ka qenë prej kohësh simbol i aspiratave transatlantike të kësaj ish republike jugosllave. Me drejtimin e het^imeve ndaj ish-kryeministrit autoritar Nikolla Gruevski, zyra e saj ishte e mandatuar kryesisht për të rivendosur sundimin e ligjit në vend.

“Këto janë ak^uza serioze dhe të gjitha akuzat e tilla serioze kërkojnë një përgjigje serioze,” i tha zoti Palmer Zërit të Amerikës. “Ne mbështesim një het^im të plotë dhe transparent për këto ak^uza dhe, nëse provat ekzistojnë, atëherë duhet të ketë ndj^ekje pen^ale. Kjo është një mundësi për autoritetet në Maqedoninë e Veriut që të demonstrojnë besnikërinë e tyre ndaj sundimit të ligjit.”

Vendi ndryshoi emrin nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut në fillim të këtij viti, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje më shumë se dy dekadëshe me Greqinë mbi çështjen e emrit, dhe duke hequr një pengesë për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO.

Javën e kaluar, Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn tha se Shkupi duhet të reformojë gjyqësorin që të mund të trajtojë rastet e nivelit të lartë të kri^mit dhe korrupsionit përpara se BE-ja të mund të caktojë datën e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, por se ai ishte “i sigurt se vendimi (për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE) do të merret në tetor. “

Zoti Palmer tha se ai është optimist se negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE mund të hapen këtë vjeshtë, por zgjidhja e çështjes së prok^urores Janeva do të jetë thelbësore për këtë vendim.

U publikua video, Boki 13 duke i marrë paratë e reketit nga Orce Kamçev

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një incizim në të cilën shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec me torbë me para dalin nga shtëpia e Orce Kamçevit. Në video-incizimin shihet edhe se si numërohen paratë, njofton Portalb.mk.

Gazeta italiane në mëngjes publikoi edhe një pjesë të bisedës mes Orce Kamçevit dhe Boki 13, në të cilën ai i sqaron Kamçevit se të hënën, më së voni të martën do të lirohet.

“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, I thotë Boki 13-të, Orce Kamçevit.

Përndryshe, në lëndën për zhv*atjen të dy*shuar janë dy persona, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhv*atur biznesmenë nëpërmjet prok*urorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva.

Vihen pas hekurave dy të rinj nga Çegrani

Dy banorë të fshatit Çegran të Gostivarit janë vënë pas hekurave pasi gjatë kontrollit tek ata është gjetur qese me mar*ijuanë.

Sipas SPB-Tetovë, pjesëtarët e policisë, dje rreth orës 15 e 45 minuta, në fshatin Çegran të Gostivarit kanë privuar nga liria 21-vjeçarin Sh.A dhe 24 vjeçarin E.A., banorë të këtj fshati.

Gjatë kontrollit të zhvilluar nga polcia tek ata u gjet mar*ijuanë, prandaj që të dy u ndaluan në stacionin e policisë në Gostivar ku po zhvillohet procedura për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës pasojnë kallë*zimet adekuate./TetovaNews



Tuna publikon këngën “Nuk ma do zemra” (Video)

Këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur me emrin artistik Tuna, ka publikuar këngën e saj më të re.

Kënga titullohet “Nuk ma do zemra”, tekstin e së cilës e ka shkruar Aida Baraku ndërsa kompozimin Armend Rexhepagiqi.

Gjithashtu, producent i këngës së re të Tunës është Darko Dimitrov.

Videoklipi i këngës tashmë është publikuar në YouTube.

ARSIMI I MESËM – REFORMA E MUNDSHME

Nga Xhelal Zejneli

Ndarja e arsimit të mesëm sot, në gjimnaze dhe në shkolla profesionale, figuron vetëm formalisht. Për nga cilësia dhe aftësia që kanë, rreth 50% e nxënësve të gjimnazeve nuk e kanë vendin aty. Po të bëhej regjistrimi me kritere të mirëfillta, kjo përqindje e nxënësve nuk do të mund të regjistrohej në gjimnaze. Shteti me ekonomi të pazhvilluar, ka arsimim profesional të mesëm joefektiv. Fuqia punëtore e prodhuar në shkollat e arsimit të mesëm profesional s’ka sesi të përthithet nga ndërmarrjet publike apo private të shtetit me ekonomi të dobët.

Si dikur, ashtu edhe sot, gjimnazet ndahen në dy drejtime: drejtimi shoqëror-humanitar dhe drejtimi i matematikës dhe i shkencave të natyrës.

Reforma e gjimnazeve do të mund të bëhej si më poshtë:

– regjistrimi në gjimnaze të bëhet nëpërmjet provimit pranues;
– nxënësit që përcaktohen për drejtimin shoqëror-humanitar, t’i nënshtrohen provimit pranues nga lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi, gjuhë angleze, matematikë (nivel më i ulët) dhe histori;

– nxënësit që përcaktohen për drejtimin e matematikës dhe të shkencave të natyrës t’i nënshtrohen provimit pranues nga lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi, gjuhë angleze, matematikë eventualisht edhe fizikë;

– të përcaktohet numri minimal i pikëve që do të bënte të mundur regjistrimin në gjimnaze, në bazë të provimit pranues;
– provimet pranuese të organizohen nga Qendra Shtetërore e Provimeve, mutatis mutandis sipas procedurës së maturës shtetërore.
Drejtimi shoqëror-humanitar
– sipas plan-programeve mësimore, në drejtimin shoqërore-humanitar të mësohen lëndët e poshtëshënuara: gjuha shqipe dhe letërsia, gramatika e gjuhës shqipe (si lëndë e veçantë), gjuha angleze, kimia, biologjia, informatika, historia, gjeografia, sociologjia, filozofia dhe edukata fizike (sporti);

– lënda e gjuhës maqedonase të reduktohet dhe nxënësit të mësojnë vetëm shkrimin (cirilik), leximin dhe komunikimin;
– matematika dhe fizika t’u përshtatet nevojave të drejtimit shoqëror-humanitar;
– lëndë të caktuara si: latinishtja, gjuha gjermane si lëndë e dytë huaj, arti muzikor, arti figurativ të jenë lëndë fakultative dhe notimi i tyre të bëhet, jo në mënyrë numerike, por në mënyrë përshkruese;
– latinishtja t’u përshtatet nevojave të nxënësve që synojnë të ndjekin studimet e mjekësisë;

– nxënësit, i cili brenda vitit shkollor mungon tri orë në orët e lëndëve fakultative, të mos i jepet vlerësim ose dëshmi;
– lënda e edukatës fizike të jetë detyruese por notimi të bëhet në mënyrë përshkruese.

Drejtimi i matematikës dhe i shkencave të natyrës

Në drejtimin e matematikës dhe të shkencave të natyrës duhet të mësohen lëndët: gjuha shqipe dhe letërsia, gramatika e gjuhës shqipe (si lëndë e veçantë), gjuha angleze, matematika, fizika, kimia, biologjia, informatika, analiza matematikore, edukata fizike (sporti).

Ndryshimet këtu mund të duken kësisoj:

– numri javor i orëve të matematikës dhe të fizikës mund të shtohet;
– gjuha maqedonase duhet të reduktohet dhe nxënësit duhet të mësojnë shkrimin (cirilik), leximin dhe komunikimin; me fjalë të tjera, gramatika e gjuhës maqedonase dhe lektyrat nga letërsia maqedonase duhet të hiqen;

– lëndët si: historia, gjeografia, sociologjia dhe filozofia duhet t’u përshtaten nevojave të drejtimit të matematikës dhe të shkencave të natyrës;
– gjuha gjermane si gjuhë e dytë e huaj, të jetë fakultative, ndërsa nxënësit, i cili brenda vitit shkollor mungon tri orë në orën e gjermanishtes, të mos i jepet vlerësim apo dëshmi.
Duhet ditur se aktualisht, kapacitet e gjimnazeve për të krijuar klasa apo paralele të drejtimit të matematikës dhe të shkencave të natyrës, janë të vogla. Një numër i caktuar i nxënësve që figurojnë në klasat e drejtimit të matematikës dhe të shkencave të natyrës, nuk e kanë vendin aty.
Ndryshime të tjera që duhen bërë janë:
– klasat e gjimnazeve apo siç i quajnë ndryshe paralele, të mos kenë më shumë se njëzet nxënës;

– lëndët si: ekonomia, biznesi, menaxhmenti, fillet e së drejtës, logjika duhet të hiqen prej gjimnazeve; lëndët e sipërthëna të mësohen në shkollën e mesme ekonomike;
– të ashtuquajturat veprimtari apo aktivitete të lira duhet të shuhen sa më parë; shumë profesorë vetëm në fund të vitit shkollor mësojnë se cilën lëndë e kanë “realizuar” si aktivitet të lirë;

– gjimnazet si edhe shkollat e tjera nuk duhet të jenë terrene të shtetit apo të partive politike për krijimin e vendeve të punës, për zbutjen e papunësisë apo për punësimin e të papunëve të diplomuar, siç janë sot;
– gjimnazet duhet të kenë laboratorë bashkëkohorë për lëndën e kimisë;
– gjimnazet duhet të kenë kabinete bashkëkohore për lëndën e fizikës, të biologjisë, të informatikës, të gjeografisë;

– në gjimnaze duhet të ndalohet me ligj vijimi i shkollimit si nxënës i çrregullt apo me korrespondencë, mbi çfarëdo baze qoftë;
– në gjimnaze nuk duhet të pranohen nxënës që transferohen prej shkollave të tjera profesionale;
– nxënësi i cili në gjimnaz ka bërë 23 mungesa duhet të përjashtohet nga shkolla me procedurë të shpejtë, pa të drejtë ankese;
– nxënësit e gjimnazeve dhe kuadri i profesorëve apo i profesoreshave duhet të mbajnë uniforma, por jo si ato që u ngjajnë manteleve të molerëve dhe të shoferëve;

– nxënësit e gjimnazeve të cilët janë të angazhuar nëpër klube sportive, kryesisht nëpër ato të futbollit, nuk duhet të jenë nxënës gjimnazesh; për ata ekzistojnë shkolla të tjera, të ashtuquajtura akademi sportive;
– nëpër gjimnaze duhet t’u ndalohet nxënësve të angazhohen nëpër të ashtuquajtura projekte të cilat s’kanë kurrfarë lidhjeje me plan-programin mësimor të shkollave; projektet apo veprimtaritë e tilla duhet të organizohen kryesisht gjatë pushimeve dimërore, përkatësisht gjatë pushimeve të verës;

– mungesat e arsyeshme nuk duhet të tolerohen; në shumë klasa me nga 500 mungesa, mbi 90% e mungesave rezultojnë “të arsyeshme”, ndërsa vetëm 5% deri 10% – të paarsyeshme. Kjo është absurde;
– nuk duhet të tolerohet angazhimi në punë i nxënësve të caktuar gjatë orarit mësimor; ka raste kur nxënës të caktuar, gjatë orarit mësimor punojnë në ndonjë restorant apo merren me zanat, ndërsa kujdestarit të klasës i thonë ”isha i sëmurë”; në rastet tona, vërtetimet mjekësore janë letra pa vlerë;

– një numër i caktuar i nxënësve e ndërpresin mësimin një javë para mbarimit të vitit shkollor dhe shkojnë në Kroaci apo në Perëndim te prindërit e tyre; disa prej tyre, me arsyetimin “t’i ndreqim letrat”;
– ka nxënës që vitin shkollor nuk e fillojnë më 1 shtator por një javë më vonë deri edhe dhjetë ditë më vonë;
– në gjimnaze duhet të ndalohet bashkimi i dy klasave; ka raste kur nëpër shkollat tona bashkohen, jo dy por tri klasa;
– nëpër gjimnaze gjatë orës mësimore duhet të ndalohet përdorimi i celularëve, si nga profesorët ashtu edhe nga nxënësit;
– nuk duhet të praktikohet dërgimi nxënësve nga profesorë të caktuar për t’u blerë atyre cigare apo ushqim;

– nuk duhet të praktikohet dhurimi i dhuratave nga nxënësit për profesorët me rastin e “7 Marsit”, të “8 Marsit”, të ditëlindjeve apo me rastin e mbarimit të vitit të katërt;
– për ta evituar rënien e ziles së shkollës para kohe, zilja duhet të funksionojë në mënyrë automatike;
– për t’u evituar vonimi i profesorëve dhe i nxënësve, dera hyrëse e shkollës duhet të funksionojë automatikisht; dera hyrëse e shkollës duhet të funksionojë automatikisht edhe gjatë pushimeve midis orëve; nuk dilet në çdo pushim në oborr të shkollës apo edhe jashtë ndërtesës shkollore, përpos gjatë pushimit të gjatë;

– nxënësit e gjimnazeve nuk duhet të kenë më shumë se pesë orë në ditë. Tani, dy herë në javë kanë edhe nga shtatë orë;
– mosmbajtja e orëve nga profesorët duhet të eliminohet apo të reduktohet në minimum; rrallë ka ndodhur, për të mos thënë kurrë, që një profesor të jetë ndëshkuar financiarisht për orën që s’e ka mbajtur;
– nuk mund të ketë disiplinë pa masë ndëshkuese, e aty ku mungon disiplina, rendi e rregulli, bie edhe suksesi;
– mbajtja e mësimit të shtunave me qëllim të zëvendësimit të ndonjë dite të humbur, duhet të ndalohet me ligj; praktika e dëshmon se zëvendësimi i ditës së humbur, nëpërmjet mësimit të shtunave, është formalitete i kulluar;

Çpolitizimi dhe departizimi i arsimit

Kur në shkollë i fut gishtërinjtë politika dhe partia, një pjesë e kolektivit tregon indiferencë ndaj problemeve të saj; s’ka shkollë në Ballkan ku s’i fut hundët politika dhe partia. Problemet e një shkolle nuk zgjidhen, edhe sikur drejtorin ta zgjedhë i ashtuquajturi i Këshill i shkollës; problemet e një shkolle nuk zgjidhen edhe sikur drejtorin e saj ta zgjedhë kolektivi. Drejtori i një shkolle duhet të zgjidhet me kritere morale dhe profesionale dhe nuk është punë aq e ndërlikuar për ta bërë vlerësimin mbi këtë bazë.

Pranimi i kuadrit arsimor në shkolla duhet të bëhet, jo me kritere partiake, sikundër veprohet sot, por me kritere morale dhe profesionale. Sot edhe roje nate shkolle nuk mund të bëhesh pa miratimin e partisë ose pa qenë i dëgjueshëm para pushtetarëve.

Në gjimnaz nuk duhet të punësohet si profesor personi i cili nuk ka kryer gjimnaz por ndonjë shkollë profesionale – shkollë të mesme mjekësie, shkollë ekonomike, shkollë bujqësore, shkollë tekstili, shkollë muzike, shkollë teknike – nga ku ka ndjekur studimet universitare. Ky i muzikës, po qe se ka ndjekur studimet për muzikë, mund të punësohet në gjimnaz për lëndën e vet.

Pranimi i kuadrit arsimor në gjimnaze duhet të bëhet me këto kritere:
– arsimim të mesëm të ketë gjimnazin;
– të ketë kryer studimet universitare në ndonjë universitet prestigjioz;
– të ketë diplomë universitare me notë më të lartë se kandidati tjetër;
– të ketë integritet moral.

Një profesor nuk mund të punojë në gjimnaz më shumë se tridhjetë vjet. Një profesori të gjimnazit duhet t’i pushojë marrëdhënia e punës në moshën gjashtëdhjetëvjeçare.

Inspektorët e arsimit që tani funksionojnë vetëm formalisht, duhet ta përcjellin mirëfilli punën e profesorëve të gjimnazeve dhe jo si sot që e bëjnë këtë sa për të thënë – punojmë.

Cilësia në arsim nuk përmirësohet me trajnime. Kapaciteti i trajnuesve gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë nën nivelin e shumë profesorëve. Gjatë periudhës së tranzicionit, që zgjat pambarim, janë bërë shumë trajnime të mësuesve, të arsimtarëve dhe të profesorëve, por në vlerësimin ndërkombëtar të njohurive të nxënësve të moshës 15-vjeçare – testi PISSA, prej 80 vendeve të testuara, Maqedonia zuri vendin e katërt në botë, nga fundi, d.m.th. vendin e shtatëdhjetë e gjashtë. Rreth 75% e nxënësve të testuar nuk e kuptojnë atë që e lexojnë. Nota mesatare e testimit në maturën shtetërore del mjaft e mirë, ndërsa në PISSA dalim pothuajse të fundit. Ç’paradoks?! Trajnimi i profesorëve vë në dyshim vlerën e institucionit apo të universitetit që ua ka lëshuar diplomat atyre. Sipas kësaj, mos vallë u dashka të trajnohen universitet?! Kuadri i mirë ka nevojë për përkryerje dhe jo për trajnim, aq më pak prej trajnuesve të cilët vetë kanë nevojë për mësim. Arsimi nuk është kurs, është studim i vazhdueshëm. Në shkollën në të cilën nota mesatare del e lartë, kriteri është i diskutueshëm. Shumë nxënës që kalojnë me 5.00 kanë dituri relative. S’ka njeri në botë që i di të gjitha lëndët shkëlqyeshëm. Në shkollën në të cilën, në rrethanat tona, nuk ngel asnjë nxënës, kriteri është relativizuar deri në banalizim. Shkolla në të cilën nuk përjashtohet asnjë nxënës, përkundër numrit enorm të mungesave, nuk ka rend dhe rregull.
Një gjimnaz që do të funksiononte sipas rregullave dhe kritereve të sipërthëna ka mundësi që të realizojë punë efektive diku rreth 75%. Sot shkollat punojnë nën këtë përqindje.

Regjistrimi në Fakultetin Filologjik, në Fakultetin Filozofik, në Fakultetin e Matematikës dhe të Shkencave të Natyrës duhet të bëhet, jo nëpërmjet diplomës së maturës shtetërore, por me provim pranues. Matura shtetërore, sikundër realizohet sot, nuk është veçse një formalitet. Duheshin kaluar dhjetë vjet që matura shtetërore e shkollave profesionale të mos jetë e njëjtë si ajo e gjimnazeve.

Në fakultetet e sipërthëna duhet të mundë të regjistrohen vetëm nxënës që kanë të kryer gjimnaz dhe jo shkollë profesionale. Nxënësit që nuk e kryer gjimnazin me notën shumë mirë apo shkëlqyeshëm, nuk duhet t’i lejohet regjistrimi në fakultetet që përgatisin kuadër arsimi. Sot në fakultetet që përgatisin kuadër arsimor, me përjashtime të caktuara, regjistrohen kryesisht nxënësit të cilët shkollën e mesme e kryejnë me dysh apo me tresh. Nxënësit e dalluar përcaktohen kryesisht për degët fitimprurëse – mjekësi, stomatologji, farmaci, informatikë, arkitekturë. Ka nxënës të dalluar që ndjekin studimet e matematikës dhe të fizikës.

Nxënësit e dalluar të gjimnazeve duhet të mbështeten nga shteti me bursa studentore dhe të dërgohen për studime në universitete prestigjioze, si në Zagreb, … Pasi t’i kryejnë studimet, shteti duhet t’u mundësojë atyre studime pasuniversitare nëpër universitete prestigjioze. Kuadri arsimor që kalon nëpër sistemin e lartpërmendur, po qe se vihet në shërbim të arsimit të mesëm, duhet të ketë të ardhura mujore sa dyfishi i të ardhurave mujore të sotme. Të vlerësuar dhe të shpërblyer më mirë se sot, ata nuk do të jenë të detyruar që krahas punës në shkollë të ushtrojnë edhe ndonjë veprimtari plotësuese.

Frytet e para të arsimit të mesëm, të reformuar sipas kritereve të mësipërme, shoqëria mund t’i vjelë pas tridhjetë vjetëve. Punët e mëdha dhe rezultatet e mëdha nuk arrihen shpejt. Pas kësaj përzgjedhjeje apo seleksionimi mund të kemi një inteligjencie të mirëfilltë. Vetëm një inteligjencie e njëmendët, e shkolluar dhe e arsimuar, mund të sjellë ndryshime në shoqëri, t’i çelë rrugët e perspektivës, të ballafaqohet me sfidat e kohës, sot dhe në të ardhmen, të bëhet mbartëse e proceseve politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Shumë të rinj me diploma universitare punojnë si kamerierë. Kujt i duhet kjo?! Ndryshimet e vërteta i sjellin qetësi shpirtërore shoqërisë, e forcojnë moralin e saj dhe parandalojnë shembjen e sistemit të vlerave, nëpërkëmbjen e tij. Një shoqëri e paemancipuar më kot synon BE-në. Ka kohë që klishetë eurointegruese nuk janë inspiruese, as entuziazmuese. Bota shqiptare po mbetet pa rini.

Reforma e lartpërmendur duket drastike. Ajo duhet të përfshijë tërë zinxhirin e sistemit të arsimit, që nga çerdhet e fëmijëve deri në arsimin sipëror. Çdo reformë është e dhimbshme, ajo nënkupton prerje. Pa reforma të mirëfillta, do të vazhdojmë të dëgjojmë refrenin dhe legjendën tridhjetëvjeçare të reformave në arsim. Ato s’janë duke u bërë dhe, po të vazhdohet si deri më tani, kurrë s’kanë për t’u bërë. Kujt i duhet njeriu i diplomuar që s’di ta shkruajë një lutje?!

Hëngrën drekë në Ohër, turistët thërrasin policinë kur shohin faturën (FOTO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Ohrit, shkruan Insajderi.

Disa turistë kishin shkuar për të drekuar në një lokal, kanë ngrënë, kanë pirë, deri këtu gjithçka në rregull. Por kur ka ardhur fatura turistët kanë mbetur të shokuar. Në total ata kishin shpenzuar 50.000 denarë apo 833 euro. Ata kanë nisur të debatojnë me kamarierët.

Duke menduar se po u bëhet ndonjë mashtrim për shkak se janë të huaj, turistët kanë thirrur policinë.

Në fund, turistët paguan 660 euro dhe u larguan me përshtypjet më të këqija.



Mërgimtari nga Gjermania vjen në Kosovë me një veturë të veçantë (FOTO)

Adhuruesit e veturave shpeshherë eksperimentojnë shumë me dizajnin e makinës që ngasin.

E një mërgimtar nga Klina, ka habitur të gjithë kur ka ardhur nga Gjermania në vendlindjen e tij.

Ai e ka shndërruar veturën e tij në një mënyrë interesante e të rrallë.

Në pjesën e sipërme të veturës, ka ndërtuar një avion.

Shkon me pushime tek motra në Itali, humb jetën adoleshenti shqiptar (Foto)

Një adoleshent shqiptar ka gjetur vde*kjen dy ditë më parë nga aksidenti rrugor në Ischia të Italisë. Mediet fqinje raportojnë se 16-vjeçari Xhemal Velsami, ishte duke ecur në rrugë kur u për*plas nga një grua që drejtonte automjetin.

Dëshmitarët thonë se drejtuesja e mjetit ka tentuar që të shmangë aksidentin, duke dalë nga rruga por nuk ka mundur. Vik*tima kishte shkuar me pushime tek motra e tij për dy javë, por jeta iu pre në mes.

Ajo është për*plasur edhe me një automjet tjetër, të parkuar në anë të rrugës dhe më pas me një mur. Mësohet se gruaja rreth të 40-ve është shoqëruar në spital në gjendje të rëndë psikologjike. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një histori e tillë. Në vitin 2012, ajo kishte përplasur një tjetër këmbësor, duke i shkaktuar vde*kjen. Si pasojë e kësaj, gruas i ishte hequr patenta për një vit.



Incident i rëndë në Itali me protagonist shqiptarin

Një grua italiane 28-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, është det*yruar me for*cë të ndiqte ish-partnerin e saj, një shqiptar 30-vjeçar, nga Siena deri në Foligno. Këtu ajo është mbyllur në një apartament dhe është det*yruar për tre ditë të vuante dhu*nën sek*suale të tort*uruesit të saj, që ishte pa dokumente në territorin italian, me një notë paralajmëruese nga Kuestori i Perugias. Shqiptari është arr*estuar për rrëm*bim, sul*m sek*sual, kërc*ënime dhe pla*gosje.

Ndërsa e ka çuar në një qendër tregtare në Castel Romano, gruaja ka gjetur for*cë për t’u hedhur nga makina. Duke parë praninë e shumë personave që në atë kohë ishin në parkingun e qendrës tregtare, duke përfituar nga një shpërqendrim i shqiptarit, gruaja hapi derën e makinës që ishte akoma në lëvizje dhe u ho*dh në rrugë duke kërkuar ndihmë.

Pavarësisht kësaj, shqiptari ndaloi automjetin dhe e arriti vajzën duke e go*ditur me shp*ulla dhe gru*shte, për ta det*yruar të kthehej në makinë. Vetëm ndërhyrja e njerëzve të pranishëm dhe disa rojeve të sigurisë në detyrë në qendrën tregtare bënë të mundur që gruaja të shpët*onte. Kur mbërritën agjentët e stacionit policor Spinaceto, shqiptari tashmë ishte zhd*ukur.

Për ag*jentët vik*tima tregoi historinë e një dashurie të së*murë: një vit i gjatë nga*cmimesh dhe dhu*ne, fiz*ike dhe psikologjike dhe kër*cënime që i drejtoheshin asaj dhe fëmijëve të saj për të mos i treguar askujt se çfarë po ndodhte. Pas ndihmës, gruaja u shtrua në spital dhe iu nënshtrua protokollit për vik*timat e abu*zimit sek*sual. Ndërkohë policia arriti të zbulonte dhe ka*pte shqiptarin falë edhe filmimeve të kamerave të sigurisë në qendrën tregtare të cilat zbuluan makinën dhe targën e saj.



Futet mes flakëve për të shpëtuar fqinjin, shqiptari kthehet në hero (FOTO)

Një zjarr i rëndë shpërtheu në një bllok banesash në Alby të Suedisë të dielën në mbrëmje. Sipas mediave vendase një shqiptar së bashku me fqinjët e tjerë janë kthyer në heronj, duke u ardhur në ndihmë të rrezikuarve dhe duke shpëtuar një burrë.

Flakët që përfshinë zonën ishin shumë të mëdha dhe nëse fqinjët nuk do të ndërhynin me shpejtësi zjarri mund të shkaktonte edhe viktima. Zjarri fillimisht kishte rënë në kuzhinën e banesave dhe më pas ishte shpërndarë me shpejtësi ku brenda ishte një person. Ishte shqiptari Kelman Qibini i cili ishte futur i pari për të shpëtuar fqinjët. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Matilda kishin vetëm tre muaj që ishin transferuar në zonë, por që sot janë kthyer në heronj të vërtetë.

Kelmani arriti të nxirrte jashtë një burrë me plagë nga zjarri. “Po të vdiste burri do të ishte e vështirë të jetosh me mendimin se unë mund ta kisha shpëtuar atë,” thotë ai. Burri që jetonte në shtëpi pësoi djegie të rënda, sipas zjarrfikësve, por edhe shtatë nga tetë fqinjët që nxituan ta ndihmojnë për ta nxjerrë nga banesa duhej të shkonin në spital për shkak të thithjes së tymit.

“Ka qenë e vështirë të flemë sonte. Jam akoma i mërzitur nga ajo që ndodhi” tha më pas Kelman Qibini. Më pas Kelmani tregon edhe se si mori vendimin për të hyrë brenda banesës në flakë. “Kam dëgjuar që burri të bërtasë për ndihmë,” thotë Kelman. Në fund Kelman jep edhe një mesazh për komunitetin.

“Unë ndoshta kam bërë atë që shumica e njerëzve do të kishin bërë në këtë situatë. Dhe ne ishim shumë fqinjë që i ndihmuam” thotë Kelman.

Shuhet gazetarja dhe poetja e njohur shqiptare

Është shuar ditën e djeshme gazetarja dhe poetja e njohur nga Kosova, Burbuqe Rushiti.

Burbuqja ka punuar disa vjet në ish Radio Televizionin e Prishtinës, në Redaksinë e Kulturës, ndërsa më pas ishte korrespodente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.

Burbuqe Rushiti është autore e disa përmbledhjeve me poezi. Burbuqja është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.

Var*rimi i Burbuqe Rushitit bëhet sot në orën 17:00 në var*rezat e qytetit në Prishtinë.