Stevo Pendarovskit do t’i mbetet e paharrueshme, vizita e ambasadorit izraelit, Dan Orian. Ishte takimi i tyre i parë dhe kur mbaroi, ambasadori e la pa fjalë Presidentin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë … vertikalen para tij!
Pendarovski thjesht e pa me kureshtje akrobacinë e diplomatit izraelit. Megjithatë, kur erdhi në vete postoi një foto në faqen e tij personale nëFacebook, ku theksoi:
“Le të jetë kjo foto, me vertikalen e ambasadorit Dan Orian një burim frymëzimi dhe dëshmi se stërvitja është shumë e rëndësishme, ndonjëherë edhe relaksuese”.
Megjithatë, nuk është hera e parë që ambasadori izraelit e bën këtë gjë.Nga videot e publikuara në internet duket se atij i pëlqejnë akrobacitë dhe sidomos vertikalet
Një avioni i vogël “Cessna 210”, 1016 kg bëri ulje të det-yruar pak ditë më parë në bregdetin verior të Australisë, në një terren shkëmbor dhe e vetmja mënyrë për ta zhvendosur ishte transporti përmes ajrit.
Autoritetet menduan që këtë transport mund ta bënte edhe helikopter edhe pse ishte 1340 kg, pak mbi peshën e avionit.
Dy pilotët e helikopterit ishin Morgan Inglis dhe Dan Grant, të cilët ndërmorën një rre-zik të madh, megjithatë në fund ia dolën.
Ata e transportuan avionin e vogël gati 100 kilometra përmes ajrit.
Pesë shqiptarë kanë rënë në pra-nga mëngjesin e së shtunës nga policia e Firenze-s pasi aku-zohen se janë pjesë e një grupi të rrezi-kshëm kri-minal që merrej me gra-bitjen e banesave.
“Vetëm të vd-ekur mund të na kapin”. Kjo ishte motoja e pesë djemve nga Miloti. Ata i përkasin moshave 21 deri në 37-vjeçare, por emrat e tyre nuk janë bërë publike. Sipas mediave, djemtë ishin të afërm dhe i përkisnin familjeve me mbiemër Veseli, Gega dhe Cera. Tre prej tyre kanë prec-edentë të mëparshëm pe-nal, ndërsa dy të tjerë nuk janë të njohur në drejtësinë italiane.
Sipas karabinierëve, njëri nga grab-itësit në momentin e operacionit u mundua të arr-atisej. Ai u hodh nga kati i gjashtë i një pallati në ballkonin e një apartamenti në kat të katërt të pallatit përballë. Nga kjo ngjarje mbetën të lënduar 3 policë, ndërkohë që anëtarët e ban-dës nuk pësuan asnjë plagë.
Shqiptarët për policinë italiane ishin shumë të rrez-ikshëm. Ata kryenin grab-itje edhe nëse pronarët ndodheshin brenda banesës. Një prej drejtuesve të policisë franceze, Nino De Santis, ka treguar se vodh-ën 30 gramë ar nga banesa e një plake ndërkohë që ajo flinte.
Nga përgjimet është zbuluar se për të nënkuptuar arin thoshin fjalën “pikë”. Gjithashtu kapja e tyre ishte shumë e vështirë. Kjo pasi për një kohë të shkurtër ndërruan 5 makina, ndërsa punët nuk i kryenin gjatë orëve të vona të natës, por mbrëmjeve.
Bazën grupi i grab-itësve e kishte në një apartament në Isolotto. Ndërkohë në rrjetet sociale mburreshin se kishin çuar drejt përp-lasjes një makinë karabinierësh ose se kishin gra-bitje prej “200 pikësh”./ABC
Moti i keq ka përfshirë sot vendin pas mesdite. Situata ka qenë më kritike në veri dhe mijëra pushues që po relaksoheshin në bregdetin shqiptar janë rrez-ikuar.
Stuhi, valë të mëdha të detit, e dallgë kanë shpërthyer në det, ndërsa turistët ishin në plazh.
I prekur ka qenë edhe bregdeti i Velipojës, që shquhet për numër të madh pushuesish kosovarë.
E një i ri sot ka arritur të shpëtojë, kjo falë një shqiptari, i cili ka nxjerrë atë nga uji duke ia shpëtuar jetën. Vrojtuesi Eldi Hasani, ish portier i ekipeve zinxhir te akademise Vllaznia, ka shpëtuar turistin 28-vjeçar i cili e ka transportuar në breg duke i dhënë ndihmën e parë mjekësore deri sa më pas në vendngjarje ka mbërritur ndihma e specializuar mjekësore.
Imazhe nga ky moment po qarkullojnë në rrjete sociale, teksa riu shqiptar sapo mori epitetin hero.
Një verë plot probleme dhe aspak e qetë për futbollistët e Arsenal. Një tjetër ngjarja e pazakontë ka ndodhur vetëm pak ditë pasi Ozil dhe Kolasinac u sul-muan nga persona të ar-matosur.
Gjatë ditës së sotme është njoftuar se në oborrin e shtëpisë së mesfushorit egjiptian Muhamed Elneny, është gjetur tru-pi i pa-etë i një personi. Personi që konstatoi kuf-omën ishte babai i futbollistit, që njoftoi menjëherë policinë.
Autoritetet egjiptiane kanë mbërritur menjëherë në vilën e mesfushorit dhe kanë marrë vik-timën, për të kryer ekza-minimet e nevojshme, ndërsa ende nuk dihet si mund të ketë përfunduar trupi i tij aty.
Në fakt vila e Elneny është në ndërtim e sipër, ndaj dyshimet e para janë që vik-tima të ketë qenë punonjës aty dhe të ketë humbur jetën aksidentalisht, ndërsa mund të jetë gro-posur nga shokët e tij.
Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve klimaterike ka shkaktuar dallgë të fuqishme në bregdetin tonë. Ku për pasojë kanë humbur jetën dy pushues në plazhin e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit. Ndërkohë në Velipojë, Sarandë dhe Vlorë janë shpë-tuar 24 pushues nga ana e policisë dhe rojeve bregdetare.
Deti i trazuar dhe dallgët e forta kanë marrë jetën e dy pushuesve këtë të diel, ndërsa 24 të tjerë u shp-ëtuan nga policia dhe rojet bregdetare.
Shkak për një bilanc të tillë është bërë ndryshimi i papritur i kushteve atmosferike në vendin tonë. Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku po bënte xhiro në det me motor uji. Si pasojë e shpejtësisë së lartë të mjetit lundrues, ai është rrëzuar dhe për pasojë është mby-tur.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit ku një pushuese rreth 50 vjeç është mb-ytur. Vik-tima sapo është futur në det për t’u larë nuk është ndjerë mirë.
Pushuesit e tjerë e kanë dërguar atë në spital, por 50-vjeçarja nuk ka mundur të mbi-jetojë. Shkak sipas bluzave të bardha dyshohet të jenë bërë problemet shëndetësore pasi vik-tima vuante nga zemra.
Ndërsa në Velipojë të Shkodrës është shmangur një bilanc tjetër tra-gjik. Policia kufitare në bashkëpunim me Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u kanë ardhur në ndihmë 5 shtetasve shqiptarë dhe 9 çekëve, të cilët rrezikuan të mby-teshin në lagunën e Rrjollit.
Pesë shtetasit shqiptarët u transportuan në spital, ku gjenden jashtë rrez-ikut për jetën. Rojet bregdetare në plazhin e Velipojës kanë shpëtuar një grup tjetër prej 7 personash të cilët rrez-ikuan të merreshin nga dallgët.
Gjithashtu, në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një pushues, i cili u rrez-ikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit. Nga ana tjetër, një pushuese nga Kosova dhe një 9 vjeçare u shpëtuan nga rojet bregdetare përkatësisht në Velipojë dhe në plazhin e ujit të ftohtë në Vlorë./ABC News Albania 24/7
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se dje, respektivisht më 27 korrik 2019, rreth orës 14:50 në Strugë, është raportuar se një punëtor ka rë-në nga çat-ia e një objekti rreth 8.5 metra të lartë në pronësi të një kompanie private që gjendet në zonën industriale në autostradën Strugë-Qaf-Thanë, nga ku edhe ka hum-bur jetën. Personi është iden-tifikuar si V. S. (48) nga Shkupi. Ekipi i policisë ka kryer kontrolle në vendngjarje ndërsa me urdhër të prok-urorit tr-upi është dorëzuar për aut-opsi./Alsat
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas mesnatës, në një objekt hotelerik në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë, janë arr-estuar 12 vajza, shtetase të huaja.
“Më 28 korrik 2019, në orën 02:30, gjatë kontrollit në një objekt hotelerik që ndodhej në afërsi të autostradës Tetovë-Shkup, policia e Tetovës ka arr-estuar 12 vajza të moshës 20 deri 40 vjeçare nga Serbia, Shqipëria dhe Bullgaria. Personat do të transferohen në Departamentin për Migracion Ndërkufitar në Tetovë, për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB/Alsat
Më 26 korrik 2019 është kryer një vjedhje në pikën e basteve në rrugën “Mosha Pijade” nr. 119 në Prilep.
Autori disa ditë me radhë e kishte vizituar objektin, ishte atje në datë 20, 21 dhe 24 të këtij muaji, por nuk merrte guximin të kryente plaç-kitjen, siç tregon edhe video nga kamerat e sig-urisë të objektit, njofton portali “Shetalishte”, transmeton Tetova News.
Ndërsa vizitonte objektin, ai mbante në kokë një kaskë, kurse në vendin e ngjarjes vinte me biçikletë.
Për ngjarjen informoi edhe SPB-Manstir, nën juridiksionin e së cilës është stacioni policor në Prilep, kurse në njoftim thuhet se më datë 26 korrik, në pikën e basteve në rrugën “Mosha Pijade” të Prilepit, një person me anë të kërcënimit plaç-kiti xhiron ditore dhe se merren masa për zbardhjen e rastit./Tetova News
Në ditët e nxehta të verës, nuk ka gjë më freskuese se një fetë shalqi. Madje këshillohet të konsumohet sa më shumë, pasi përmban përqindje të lartë uji, që ndihmon në dobësim.
Përveç dobësimit, 7 arsye pse duhet të konsumoni shalqi çdo ditë:
1-Parandalon kancerin
Ky frut përmban sasi të larta të vitaminës C, beta-karoten, likopen. Këto anioksidantë të fuqishëm mbrojnë organizmin nga dëmet e radikaleve të lira. Kur radikalet e lira janë me tepri dëmtojnë ADN dhe mund të shkaktojnë kancer. Likopeni në shumë kërkime shkencore ka rezultuar efikas kundër qelizave kanceroze.
2-Përmbajtje e lartë e antioksidantëve
Një fetë shalqi ofron 21% të sasisë së vitaminës C dhe 17% të vitaminës A që i duhet trupit. Gjithashtu është në gjendje të furnizojë edhe me një përqendrim të lartë të likopenit.
3-Forcon sistemin imunitar
Përqendrimi i lartë i vitaminës C tek shalqiri i jep shtysë sistemit tonë për t’i shndërruar qelizat e “bardha” në qeliza luftarake të forta.
4-Ju siguron energji
Ky frut është ipasur me vitamina të grupit B, të cilat janë konsideruar vitaminat themelore për prodhimin e energjisë (mes të cilave vitaminën B1 dhe vitaminën B6). Shalqiri ka përqendrim të lartë të potasit dhe magnezit.
5-Përmirëson shëndetin e zemrës
Një kërkim i bërë në universitetin e Kentakit ka dëshmuar se konsumimi i shalqirit ka impakt pozitiv te arteriet. Disa minj laboratorësh janë ushqyer me lëng shalqiri dhe kanë rezultuar me akumulimin e më pak yndyrnave në arterie krahasuar me ata minj që janë ushqyer vetëm me ujë.
6-Është në gjendje të ulë presionin e gjakut
Disa prej aminoacideve të pranishme te shalqiri ndihmojnë relaksimin e enëve të gjakut, që mund ta mbajnë presionin arterial në nivele normale.
7-Në ndihmë të shëndetit të syve
Shalqiri ka një burim të madh luteine, një krotenoid i njohur për mbrojtjen e syve nga sëmundje të shumta që lidhen me moshën. Pra forcon shikimin dhe përmirëson sëmundjet e syrit që lidhen me plakjen sikurse degjenerimi makular dhe kataraktet.
Në tre vitet e ardhshme, derisa zgjasin bisedimet e Komisionit për markat tregtare, dispozitë e dalë nga Marrëveshja e Prespës, gjendja rreth shenjave tregtare dhe shënimin e prejardhjes së produkteve në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut nuk do të ndryshojë. Pas arritjes së pajtueshmërisë do të dihet nëse fryma e Marrëveshjes së Prespës, në plan politik, do të pasqyrohet edhe në fushën e biznesit.
“Derisa zgjasin bisedimet nuk ka asnjë lloj restriksioni, asnjë kufizim në lidhje me atë sa kompani maqedonase dhe sa persona fizikë do të mund t’a përdorin termin “Maqedoni” ose termet tjera që dalin prej tij, dhe të njëjtat t’i mbrojnë si marka tregtare”, thotë Marin Gavrillovski, ekspert për pronën industriale.
Por, duke pasur parasysh faktin që për qeverinë greke kjo çështje është e pozicionuar lart në agjendën politike, ndërsa kryeministri Kirjakos Micotakis këtyre ditëve në Kuvend theksoi se edhe procesin e hyrjes së Maqedonisë së Veriut do t’a shfrytëzojë si mjet për përfitim të palës greke dhe për mbrojtje të brendit “Maqedonia”, Gavrillovski pajtohet se janë vështirësuar pozitat negociuse të kolegëve të tij në Komision.
“Po, duket se erëra pak më rigjide fryjnë nga jugu. Qeveria e re greke theksoi se pikërisht çështjet e hapura të marrëveshjes, për të cilat do bisedohet në një farë mënyre do të jenë mjet I tyre, nëse jo për frenim, atëherë për ngadalësim të rrugës së vendit tonë drejt BE-së dhe për negociatat që presim të fillojnë. Mendoj se do të ketë ndryshim të vogël në raportin e qeverisë së re greke, për dallim nga ajo që ishte me qeverinë e Tsipras, e cila kishte raport më real”.
Gavrillovski vlerëson se kjo çështje për autoritetet greke është më shumë politike sesa tregtare.
“Kjo është më shumë çështje politike, në qoftë se merret parasysh se numri I markave tregëtare të cilat e përdorin termin “Makedonija”, “Macedonia”, “mkd”, ose “mk”, është i parëndësishëm, më pak se 200 marka tregtare, më saktë Greqia ka më shumë se 1000. Këtu shihet se në fakt nuk bëhet fjalë për çështje tregtare, nga fusha e pronës industriale, por ajo ngadalë do të shndërrohet në çështje politike”.
Duke pasur parasysh përparësinë politike të Greqisë, si anëtare e BE-së me të drejtë vote dhe vetoje, Gavrillovski kolegëve të tij në Komisionin për bisedime për prejardhjen e produkteve u apelon: “Ruhuni nga Grekët edhe kur ju sjellin dhurata!”
Policia italiane ka go-ditur katër ba-nda shqiptare, të cilat aku-zohen për plot 57 gra-bitje. Gjatë aks-ionit policor, kanë rënë në pra-nga 17 anëtarë të këtyre ban-dave, të cilët kishin pla-çkitur 23 banesa në Milano, 17 në Varese, 8 në Como, 4 në Cremona, 3 në Leçe dhe 1 në Brianza e Brescia.
Mediet italiane kanë publikuar pamjet e gra-bitjeve, ndërsa në një rast shqiptarët u janë përgjigjur me zj-arr efe-ktivëve të policisë, të cilët i kishin pikasur dhe iu kishin bërë thirrje të dorë-zoheshin.
https://www.youtube.com/watch?v=QJQaeWyZEBc
Sipas policisë fqinje, të katër ban-dat bashkëpunonin me njëra-tjetrën, ndërsa shqiptarët ishin bërë gati të ktheheshin në atdhe. Gjatë kont-rollit, atyre iu janë gjetur dhe seku-estruar dy pist-oleta, dy makina, radio dhe 2200 euro.
Një 26 vjeçare në Indi është shtruar me urgjencë në spital, pasi kishte dhim-bje të forta barku. Por ajo çfarë mjekët zbuluan, i la të gjithë të habitur.
Gjatë skanerit u vu re se në bark Runi Khatun, kishte bizhuteri. Ajo ju nënshtrua menjëherë oper-acionit dhe mjekët nxorrën nga stomaku i saj 69 zinxhirë, 80 vathë, 90 monedha, 11 pirsing, tetë medaljonë, katër çelësa, një orë, dy monedha floriri dhe pesë byzylykë.
Vlera e bizhuterive shkonte deri në 53 mijë paund. Shumica prej tyre ishin prej bakri e bronzi, ndërsa disa prej ari dhe të gjitha peshonin 1.6kg.
Për mjekët ky ka qenë një ndër rastet më të rralla, por çdo gjë ka një shpjegim. Runi vuan nga një çrre-gullim i rrallë që quhet Acuphagia, që i shtyn ata që kanë këtë sëmundje të hanë shpesh objekte metali dhe sende të tjera të patretshme.
Ndërkohë nëna e 26 vjeçares është shprehur se kishte vënë re se në shtëpi mungonin disa gjëra, por asnjëherë nuk e kishte menduar se e bija i kishte ngrënë.
1. Zhvendoseni propozimin e kundërshtarit përtej kufijve të tij natyrorë; ekzagjerojeni atë.
Sa më e përgjithshme të bëhet deklarata e kundërshtarit tuaj, aq më shumë kundërshtime mund të gjeni kundër tij. Sa më të kufizuara dhe të ngushta të mbeten propozimet tuaja, aq më lehtë janë ato për t’i mbrojtur.
2. Përdorni kuptime të ndryshme të fjalëve të kundërshtarit tuaj për të hedhur poshtë argumentin e tij.
Shembull: Nëse X thotë, “Ju nuk i kuptoni misteret e filozofisë së Kantit”, ti i përgjigjesh: “Oh, nëse janë misteret për të cilat po flisni, unë nuk kam të bëj me to”.
3. Injoroni propozimin e kundërshtarit tuaj, e cili kishte për qëllim t’i referohej ndonjë gjëje të veçantë.
Përkundrazi, kuptojeni atë në një kuptim krejt të ndryshëm, dhe pastaj hidheni poshtë atë. Sulmoni diçka ndryshe nga ajo që është pohuar.
4. Fshihni përfundimin tuaj nga kundërshtari juaj deri në momentin e fundit.
Përziejini premisat tuaja sa këtu atje në bisedën tuaj. Bëjeni kundërshtarin tuaj që të biedakord me to jo në një rend të qartë/të rregullt. Me këtë rrugë qarkore ju fshihni qëllimin tuaj derisa të keni arritur të gjitha pranimet e nevojshme për të arritur qëllimin tuaj.
5. Përdorni besimet e kundërshtarit tuaj kundër tij.
Nëse kundërshtari juaj refuzon të pranojë premisat tuaja, përdorni premisat e tij në avantazhin tuaj. Psh., nëse kundërshtari është anëtar i një organizate ose një sekti fetar të cilit nuk i përkisni, mund të përdorni opinionet e deklaruara të këtij grupi kundër kundërshtarit tuaj.
6. Ngatërroni çështjen duke ndryshuar fjalët e kundërshtarit tuaj ose atë që ai/ajo kërkon të provojë.
Psh: thirrni diçka me një emër tjetër: “reputacion të mirë” në vend të “nderit”, “virtyti” në vend të “virgjërisë” etj.
7. Paraqisni propozimin tuaj dhe tregoni të vërtetën e tij duke i bërë kundërshtarit shumë pyetje.
Duke bërë shumë pyetje të gjëra në të njëjtën kohë, mund të fshehësh atë që dëshiron të pranosh. Më pas, shpejt shtroni argumentin që rrjedh nga pranimet e propozuesit.
8. Bëjeni kundërshtarin tuaj të zemëruar/të irrituar
Një person i zemëruar/i irrituar është më pak i aftë të përdorë gjykimin ose të kuptojë se ku qëndron avantazhi i tij/saj.
9. Përdorni përgjigjet e kundërshtarit tuaj në pyetjen tuaj për të arritur konkluzione të ndryshme apo edhe të kundërta.
10. Nëse kundërshtari juaj i përgjigjet të gjitha pyetjet tuaja negativisht dhe refuzon t’ju japë ndonjë pikë, kërkoni nga ai që të pranojë të kundërtën e premisave tuaja.
Kjo mund ta ngatërrojë kundërshtarin për pikën që ju vërtetë kërkoni që ai ta pranojë.
11. Nëse kundërshtari pranon të vërtetën e disa prej premisave tuaja, përmbahuni t’i kërkoni atij/asaj që të pajtohet me përfundimin tuaj.
Më vonë, prezantoni konkluzionet tuaja si një fakt i vendosur dhe i pranuar. Kundërshtari juaj dhe të tjerët në prani mund të besojnë se përfundimi yt u pranua.
12. Nëse argumenti kthehet në ide të përgjithshme pa emra të veçantë, duhet të përdorni një gjuhë ose një metaforë që është e favorshme për propozimin tuaj.
Shembull: Çfarë një person i paanshëm do ta quante “adhurimi publik” ose “sistemi i fesë”, mund të përshkruhet nga një përkrahës si “devotshmëri” ose “besim” dhe nga një kundërshtar si “fanatizëm” ose “supersticion”. Me fjalë të tjera, fusni atë që synoni të provoni në përkufizimin e idesë.
13. Për ta bërë kundërshtarin tuaj të pranojë një propozim, ju duhet t’i jepni atij gjithashtu edhe një kundra-propozim, të kundërt.
Nëse kontrasti është i dukshëm, kundërshtari do të pranojë propozimin tuaj për të mos qenë paradoksal. Shembull: Nëse doni që ai të pranojë se një djalë duhet të bëjë çdo gjë që babai i thotë atij, pyeteni atë: “nëse në të gjitha gjërat duhet t’i bindemi ose të mos i bindemi prindërve tanë”. Ose, nëse një gjë thuhet të ndodhë “shpesh”, ju do të kuptoni pak ose shumë herë, kundërshtari do të thotë “shumë”. Është njëlloj sikur të vendosësh gri në ngjyrë të zezë dhe ta quash atë të bardhë; ose gri ngjitur me të bardhën dhe ta quani atë të zezë.
14. Mundohuni të luani bllofin me kundërshtarin tuaj.
Nëse ai/ajo i është përgjigjur disa pyetjeve tuaja pa përgjigjet që janë në favor të përfundimit tuaj, avanconi triumfalisht përfundimin tuaj, edhe nëse ai nuk pason logjikisht. Nëse kundërshtari juaj është i turpshëm ose budalla, dhe ju vetë posedoni një masë paturpësie dhe një zë të mirë, kjo teknikë mund të ketë sukses.
15. Nëse dëshironi të përparoni një propozim që është vështirë të provohet, vendoseni atë mënjanë për momentin.
Në vend të kësaj, paraqitni për pranimin ose refuzimin e kundërshtarit tuaj një propozim të vërtetë, sikur të dëshironit të nxirrni provën tuaj prej saj. Nëse kundërshtari e refuzon atë sepse dyshon në një mashtrim, ju mund të shfaqni triumfin tuaj duke treguar se sa absurde është që kundërshtari të kundërshtojë një propozim të qartë. Nëse kundërshtari e pranon atë, tani keni arsyen në anën tuaj për momentin e propozimit të vështirë. Ju ose mund të përpiqeni të faktoni propozimin tuaj origjinal, si në rregullin nr. 14, pohoni se propozimi juaj origjinal vërtetohet nga ajo që kundërshtari juaj e ka pranuar. Për këtë nevojitet një shkallë e mirë e pafytyrësisë, por përvoja tregon raste kur ai ka pasur sukses.
16. Kur kundërshtari juaj parashtron një propozim, vërini në dukje kundërshtimet me deklaratat, besimet, veprimet ose mungesën e veprimeve të tij të tjera të kundërshtarit.
Shembull: Nëse kundërshtari juaj po mbron idenë e vetëvrasjes, ju mund të thërrisni menjëherë: “Pse nuk e varni veten?” Nëse kundërshtari pohon se qyteti i tij është një vend i pakëndshëm për të jetuar, ti mund të thuash: “Pse nuk largohesh në aeroplanin e parë?”
17. Nëse kundërshtari juaj ju shtyn me një kundër-provë, shpesh do të jeni në gjendje të shpëtoni veten duke avancuar disa dallime delikate.
Mundohuni të gjeni një kuptim të dytë ose një ndjenjë të dykuptimtë për idenë e kundërshtarit tuaj.
18. Në qoftë se kundërshtari yt ka ngritur një grup argumentesh që do të përfundojë në humbjen tënde, mos lejoni që t’i cojë ato në përfundimin e tij.
Ndërprisni mosmarrëveshjen, thyejini krejtësisht, ose drejtojeni kundërshtarin në një subjekt tjetër.
19. Nëse kundërshtari juaj shprehimisht ju kundërshton të bëni ndonjë kundërshtim ndaj një pike të caktuar në argumentin e tij dhe nuk keni asgjë për të thënë, përpiquni ta bëni argumentin më pak të veçantë.
Shembull: Nëse ju pyeteni përse nuk mund të pranohet një hipotezë e caktuar, mund të flisni për gabimin e njohurive njerëzore dhe të jepni ilustrime të ndryshme të tij.
20. Nëse kundërshtari juaj ka pranuar të gjithë ose shumicën e premisave tuaja, mos e pyetni atë drejtpërdrejtë që ta pranojë përfundimin tuaj.
Përkundrazi, tërhiqni përfundimin vetë sikur të ishte pranuar.
21. Kur kundërshtari juaj përdor një argument që është sipërfaqësor dhe e sheh falsitetin, mund ta hedhësh poshtë duke vënë në dukje karakterin e tij sipërfaqësor.
Por është më mirë të përballeni me oponentin me një kundër-argument që është po aq sipërfaqësor, dhe kështu e shkatërroni atë. Nëse jeni të shqetësuar për fitoren, dhe jo me të vërtetën. Shembull: Nëse kundërshtari bën thirrje për paragjykime, emocione ose sulme ndaj jush personalisht, kthejeni sulmin në të njëjtën mënyrë.
22. Nëse kundërshtari juaj ju kërkon të pranoni diçka nga e cila do të vijë menjëherë çështja në mosmarrëveshje, ju duhet të refuzoni ta bëni këtë, duke deklaruar se ajo e kërkon pyetjen.
23.Kontradiktat dhe grindjet e irritojnë një person në ekzagjerimin e deklaratave të tyre.
Duke kundërshtuar kundërshtarin tuaj, ju mund ta nxirsni atë në shtrirjen e deklaratës përtej limitit të tij natyror. Kur pastaj kundërshtoni formën e ekzagjeruar të saj, ju duket sikur e keni hedhur poshtë deklaratën origjinale. Në të kundërt, nëse kundërshtari juaj përpiqet të zgjasë deklaratën tuaj më tej se cfarë synoje ti, ripërcaktoni kufijtë e deklaratës tuaj dhe thoni: “Kjo është ajo që thashë, jo më shumë”.
24. Tregoni një sillogizëm të rremë.
Kundërshtari juaj bën një propozim, dhe me inferencë të rremë dhe shtrembërim të ideve të tij, ju e detyroni nga propozimi i parë të nxjerrë propozime të tjera që ai nuk i kishte për qëllim dhe që duken absurde. Më pas duket se propozimi i kundërshtarit i jep jetë mospërputhjeve, dhe kështu duket se është hedhur poshtë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë.
25. Nëse kundërshtari juaj po bën një përgjithësim, gjeni një shembull për të kundërtën.
Vetëm një kontradiktë e vlefshme është e nevojshme për të përmbysur propozimin e kundërshtarit. Shembull: “Të gjitha kafshët ripërtypëse janë me brirë”, është një përgjithësim që mund të përmbyset nga shembulli i vetëm i devesë.
26. Një veprim i shkëlqyeshëm është të ktheni pozicionet në të kundërt dhe të përdorni argumentet e kundërshtarit tuaj kundër vetes.
Shembull: Kundërshtari juaj deklaron: “kështu është një fëmijë, duhet të bëni një tolerancë për të”. Ju i thoni: “Vetëm për shkak se ai është fëmijë, duhet ta korrigjoj atë; përndryshe ai do të vazhdojë me zakonet e tij të këqija “.
27. Nëse kundërshtari juaj ju befason duke u bërë veçanërisht i zemëruar me një argument, duhet ta nxisni atë me gjithnjë e më shumë zell.
Jo vetëm që kjo do ta bëjë kundërshtarin tuaj më të zemëruar/të irrituar, por do të duket se ju keni vënë gishtin në pikën e dobët të rastit të tij, dhe kundërshtari juaj është më i hapur për ta sulmuar mbi këtë pikë se sa prisni.
28. Kur auditori përbëhet nga individë (ose një person) i cili nuk është ekspert i një subjekti, bëni një kundërshtim të pavlefshëm ndaj kundërshtarit tuaj i cili duket se është i mundur në sytë e publikut.
Kjo strategji është veçanërisht efektive nëse kundërshtimi juaj e bën kundërshtarin tuaj të duket qesharak ose nëse publiku qesh. Nëse kundërshtari juaj duhet të bëjë një shpjegim të gjatë, të zjarrtë dhe të ndërlikuar për t’ju korrigjuar, audienca nuk do të jetë e gatshme për ta dëgjuar atë.
29. Nëse ju gjeni se po mposhteni, ju mund të krijoni një devijim – domethënë, ju mund të filloni papritur të flisni për diçka tjetër, sikur të kishte një ndikim mbi këtë çështje në mosmarrëveshje.
Kjo mund të bëhet lehtë nëse devijimi ka ndonjë ndikim të përgjithshëm mbi këtë çështje.
30. Bëjini apel autoritetit dhe jo arsyes.
Nëse kundërshtari juaj respekton një autoritet ose një ekspert, citojeni atë autoritet për të shtyrë rastin tuaj përpara. Nëse është e nevojshme, citoni atë që autoriteti ka thënë në ndonjë kuptim ose rrethanë tjetër. Autoritetet që kundërshtari juaj nuk arrin t’i kuptojë janë ato që ai përgjithësisht admiron më së shumti. Ju gjithashtu mund të, nëse është e nevojshme, jo vetëm t’i këmbeni autoritetet tuaja, por edhe t’i falsifikoni ato ose të citoni diçka që e keni shpikur tërësisht vetë.
31. Nëse e dini se nuk keni përgjigje ndaj argumenteve që kundërshtari juaj përparon, ju me një goditje të shkëlqyer të ironisë e deklaroni veten të jeni gjykatës i paaftë.
Shembull: “Ajo që ju thoni kalon fuqitë e mia të dobëta të të kuptuarit; mund të jetë e vërtetë, por unë nuk mund ta kuptoj atë, dhe unë përmbahem nga çdo shprehje e opinionit mbi të”. Në këtë mënyrë, i lëni të kuptoni auditorit, me të cilin jeni në reputacion të mirë, se ajo që thotë kundërshtari juaj është e pakuptimtë. Kjo teknikë mund të përdoret vetëm kur jeni mjaft të sigurt se audienca mendon shumë më mirë për ju sesa për kundërshtarin juaj.
32. Një mënyrë e shpejtë për të hequr qafe pohimin e një kundërshtari ose për të hedhur dyshime mbi të, është duke e futur atë në një kategori të urryer.
Shembull: Ju mund të thoni, “Kjo është fashizëm” ose “Ateizëm” ose “Supersticion”. Në bërjen e një kundërshtimi të këtij lloji, ju e merrni si të mirëqenë se: 1) pohimi ose pyetja është identike, ose të paktën i përmbahet, kategorisë së cituar; dhe 2) sistemi i referuar është hedhur poshtë plotësisht nga audienca aktuale.
33. Ju pranoni premisat e kundërshtarit tuaj, por mohoni përfundimet.
Shembull: “Kjo është shumë mirë në teori, por nuk do të funksionojë në praktikë”.
34. Kur parashtroni një pyetje ose një argument, dhe kundërshtari juaj nuk ju jep përgjigje të drejtpërdrejtë, ose e shmang me një pyetje kundër ose përpiqet të ndryshojë subjektin, është shenjë e sigurt që keni prekur një pikë të dobët, ndonjëherë duke e bërë edhe pa e synuar këtë
Ju keni e cuar kundërshtarin tuaj në heshtje. Ju duhet, të nxisni më tej në këtë pikë, dhe mos ta lejoni kundërshtarin tuaj të shmangë atë, edhe kur nuk e dini se ku dobësia që keni goditur qëndron vërtetë.
35. Në vend që të fokusoheni në intelektin e kundërshtari apo rigorozitetin e argumenteve të tij, fokusoheni në motivin e tij.
Nëse keni sukses në formësimin e mendimit të kundërshtarit tuaj, nëse ajo provohet e vërtetë si e dëmshme për interesin e tij, ai do ta lëshojë atë menjëherë. Shembull: Një klerik po mbron disa dogma filozofike. Ju i tregoni atij se propozimi i tij është në kundërshtim me një doktrinë themelore të kishës së tij. Ai do ta braktisë menjëheër argumentin.
36. Ju gjithashtu mund ta hutoni dhe trullosni kundërshtarin tuaj me një gjuhë të thjeshtë bombastike.
Nëse kundërshtari juaj është i dobët ose nuk dëshiron të shfaqet sikur s’ia ka idenë se për çfarë po flisni, ju lehtë mund t’i impononi atij disa argumente që tingëllojnë shumë të thella, ose që tingëllojnë si të padiskutueshme.
37. Nëse kundërshtari juaj ka të drejtë por, për fat të mirë për ju, zgjedh një dëshmi/argument të gabuar, ju lehtë mund ta përgënjeshtroni dhe pastaj të pohoni që e keni hedhur poshtë të tërë pozicionin.
Kjo është mënyra në të cilën avokatët e këqinj humbin raste të mira. Nëse nuk ka prova të sakta për kundërshtarin tuaj, ju keni fituar.
38. Bëjeni personale, ofendues dhe të vrazhdë sa më shpejt që të kuptoni se kundërshtari juaj ka dorën më të mirë (është në avantazh ndaj jush).
Duke e bërë personale largoheni gjithnjë nga tema, dhe e ktheni sulmin tuaj tek personi me anë të vërejtjeve të një karakteri sulmues. Kjo është një teknikë shumë popullore, sepse ajo kërkon fare pak aftësi kaq pak për ta bërë të funksionojë.
Autorja Theresa Cheung është në mision për të provuar se ëndrrat mund të parashikojnë të ardhmen dhe se jeta e përtejme ekziston. E ftuar në programin e mëngjesit “Good Morning Britain”, ajo rrëfeu historinë e saj personale dhe punën kërkimore.
“Më kujtohet shumë qartë momenti kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Po udhëtoja me makinë dhe kisha ndaluar në semafor. Para meje ishte një kamion dhe teksa prisja që semafori të hapej, papritur dëgjova zërin e nënës time që më thoshte të kthehesha djathtas, ndonëse duhet të kthehesha majtas. Nëna ime kishte vd-ekur nga kan-ceri vite më parë, por zëri i saj ishte fare i qartë. U trondita, por ishte kaq reale sa bëra atë që më tha”.
E teksa kamioni u kthye majtas, një qen i doli përpara, duke bërë që makinat të përp-laseshin me njëra-tjetrën. Të gjithë personat që udhëtonin në makinën pas mbetën të vr-arë.
“Nëse nuk do të kisha dëgjuar nënën time, ajo do të isha unë”, tha Cheung.
Pas kësaj ngjarjeje, autorja nisi të mblidhte histori të tjera të njerëzve që kishin pasur eksperienca të jashtëzakonshme.
Autorja kujton edhe disa prej historive të para që i mbërritën në adresën e saj.
Një vajzë i tregoi eksperiencën e saj pranë vd-ekjes. Ajo kishte rënë pa ndjenja në spital, ku ndodhej pasi ishte pla-gosur rëndë. Kuptoi se fryma po largohej nga trupi i saj dhe se do të vd-iste. Ajo tha se trupi i saj fizik po përpiqej fort që të shtypte butonin e alarmit që të njoftonte mjekët, por nga brenda ndihej e pastër dhe e qetë, përpara se përpara saj të shfaqej një dritë e bardhë. Me qetësi, ajo pa mjekët që vrapuan drejt saj dhe u përpoqën ta sill-nin në jetë, por ajo ndihej e lehtë si pupël dhe nuk donte të kthehej në trupin e saj fizik.
Por në këtë moment dëgjoi një zë të lartë mashkulli që i tha: “Duhet të kthehesh tani. Koha jote në Tokë nuk ka mbaruar ende dhe ke shumë gjëra për të bërë”.
Megjithatë, Cheung nuk e mbështet punën e saj vetëm me histori njerëzore.
Neurokirurgu Eban Alexander ishte i njohur për skepticizmin e tij. Por pas një aksidenti ku vd-iq dhe u risoll në jetë, ai raportoi se kishte shkuar në parajsë dhe ishte takuar me një motër të ado-ptuar, që nuk e dinte se e kishte. Teksa ia tregoi këtë familjes së tij, u konfirmua se ishte e vërtetë. Kjo i hapi rrugë shumë kërkimeve shkencore për këtë çështje.
Në 2014-n një studim tek 2 mijë pacientë në spitale nëpër gjithë botën, i realizuar nga Dr Sam Parnia, tregoi se ndërgjegjia mund t’i mbijetojë vde-kjes së trupit dhe trurit. Kur zemra ndalon së punuari, qelizat e trurit janë ende aktive disa orë pas vd-ekjes.
Në 2 mijë pacientë, 40 përqind raportuan se ishin në gjendje të shihnin veten e tyre dhe ishin të ndërgjegjshëm që kishin vd-ekur. Shumë përshkruajtën një dritë të bardhë të shndritshme, takim me të afërm dhe një ndjenjë të madhe dashurie.
Cheung thotë se puna dhe librat e saj po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje, megjithatë ajo shprehet se nuk është e kënaqur. “Jam e dëshpëruar për të ditur më shumë”, shton Cheung.
Theresa Cheung është autore i disa librave best seller mbi spiritualizmin. /Klan
Mediat holandeze i kanë kushtuar një artikull të gjatë dhe me dëshmi nga ‘vik-timat’ që kishin rënë pre e ma-shtrimit të Festim Latos prej vitesh. Ai aku-zohet se ka mash-truar me dhjetëra biznesmenë dhe vr-asja e tij dyshohet se lidhet pikërisht me këtë gjë. Një noter dhe disa ish-partnerë të tij kanë dëshmuar për mediat holandeze duke treguar si funksiononte sipërmarrja e mash-trimit të shqiptarit. I vetëshpallur si president i Çamërisë, ai deklaronte se funksiononte si qeveri në mërgim i kësaj republike.
Nën ma-skën e lu-ftës për një Çamëri të pavarur, Lato iu afrua dhjetëra sipërmarrësve në Holandë. Njëri prej tyre ishte “Vincent”. Pjesërisht për shkak të ‘qëllimeve të mira’ të Latos, “Vincent” – i cili për shkak të fri-kës së ha-kmarrjes nuk dëshiron të tregojë emrin e tij të vërtetë -thotë se i dha ‘një shumë me pesë zero’ Latos, i cili i kishte bërë disa premtime.
“Ne shkuam në një takim ku tha se republika ishte themeluar dhe kjo ishte mjaft zyrtare, me diplomatë e njerëz me status” tha ai. Një tjetër ish-punonjës i Latos konfirmoi se “Vincent” ishte vetëm një nga shumë vik-timat e ma-shtrimit. Ai thuhet se ka pasur ‘të paktën shtatë milionë euro’ thotë një tjetër ish-punonjës, ndërsa në prill të këtij viti falimentoi. Sipas ‘Vincent’ vitin e kaluar Lato ishte duke u ndjekur nga pol-icia. He-timi kishte nisur pas deno-ncimit të personave që Lato kishte mas-htruar. Por një zëdhënës i policisë nuk pranon të komentojë.
Një “figurë maf-ioze”, thotë një tjetër. “Ai gjithmonë kishte mijëra euro të gatshme”, thotë një tjetër. Në shtëpi, Lato kishte një grup shqiptarësh të fortë rreth tij. “Dhe gjatë udhëtimeve ne ishim të shoqëruar nga truproja private të ar-matosura, qëndronim në hotele luksoze dhe lëviznim në Mercedes të bli-nduar”, thotë një holandez që ka punuar për të. Ish-punonjësit thonë se Lato nganjëherë mbante një ar-më me vete dhe se ai dikur e kishte kërc-ënuar një prej kërc-ënuesve të tij me të./Shqiptarja.com
Dy fëmijë 1-vjeçarë kanë gjetur vd-ekjen këtë të premte, pasi u lanë në një makinë për tetë orë në Nju Jork.
Policia e New York-ut në një njoftim për shtyp tha se djali, Phoenix Rodriguez dhe vajza, Mariza Rodriguez nga Rockland County u gjetën të pavetë-dijshëm dhe nuk reaguan, kur ndodheshin në sediljen e pasme të një makine Honda, në Bronks. Menjëherë ata u shpallën të vd-ekur në vendngjarje.
Për vd-ekjen e fëmijëve aku-zohet babai 39-vjeçar i fëmijëve, Juan Rodriguez, është nën aku-zën e dy vr-asjeve.
Raportohet se ndërsa binjakët ishin në makinë, babai ishte në punë në një spital.
Temperaturat e së premtes në këtë zonë arritën një ndër nivelet më të larta, që janë arritur në mes të viteve 80, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Tek ekipi i PAOK-ut, duket se e dinë mjaft mirë si të heqin pak mendjen nga përgatitjet e lodhshme të prag-sezonit të ri.
Klubi grek, ku bëjnë pjesë edhe Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj, organizoi një festë me lojtarët që këndonin të gjithë me radhë karaoke.
Disa prej lojtarëve zgjodhën të këndojnë këngë greke, e disa të tjerë këngë të njohura ndërkombëtarisht, por ajo që i ka rënë në sy grekëve, ishte zgjedhja e Kaçes. Mesfushori shqiptar zgjodhi të këndojë këngën “Të ka lali shpirt”, nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, e cila në periudhën e saj të pikut, dëgjohej shumë edhe në Greqi. Ajo që ra në sy, është se shokët e ekipit e hipën Kaçen mbi karrige, duke bërë shaka edhe me shtatin e tij të shkurtër.
Luf*toi me të gjithë forcat e saj, por pas 6 ditësh ag*oni nuk mundi t’u mbi*jetojë dëm*timeve që pë*soi. Kështu shkruajnë mediat italiane për vajzën shqiptare 4-vjeçare e cila ndërroi jetë trag-jikisht pasi ra në një pishinë në provincën e Fermos. Lajmin e tri-shtë e dhanë menaxherët e qendrës turistike “La Risacca”, ku Leanda K. dhe familja e saj ndodheshin në momentin e ngjarjes.
“Sapo mësuam lajmin se fëmija që rre-zikoi të mbytej në pishinë të dielën e kaluar nuk mundi t’ia dalë. I gjithë stafi qëndron pranë familjes në këto momente të vës-htira”, shkruan ata në Facebook.
Vogëlushja 4-vjeçare jetonte në Porto Sant’Elpidio së bashku me familjen. Ata kishin shkuar në një pishinë të diel, ku Leanda rre-zikoi mbytjen. Sipas asaj që shkruajnë mediat, vajza i kishte shpëtuar kontrollit të prindërve dhe përfundoi brenda në pishinë.
Ajo u gjet me kokën në ujë nga një prej pushuesve. Gjendja e saj ishte shumë kri-tike, por pas mesazheve kar-diake prej 30 minutash, ajo u stabilizua pak dhe u dërgua me helikopter në spi-tal. Por për fat të keq vogëlushja shqiptare nuk mundi të mbij-etojë dot.