Ballina Argëtim Kuriozitete 26-vjeçarja që ha bizhuteri

26-vjeçarja që ha bizhuteri

Një 26 vjeçare në Indi është shtruar me urgjencë në spital, pasi kishte dhim-bje të forta barku. Por ajo çfarë mjekët zbuluan, i la të gjithë të habitur.

Gjatë skanerit u vu re se në bark Runi Khatun, kishte bizhuteri. Ajo ju nënshtrua menjëherë oper-acionit dhe mjekët nxorrën nga stomaku i saj 69 zinxhirë, 80 vathë, 90 monedha, 11 pirsing, tetë medaljonë, katër çelësa, një orë, dy monedha floriri dhe pesë byzylykë.

Vlera e bizhuterive shkonte deri në 53 mijë paund. Shumica prej tyre ishin prej bakri e bronzi, ndërsa disa prej ari dhe të gjitha peshonin 1.6kg.

Për mjekët ky ka qenë një ndër rastet më të rralla, por çdo gjë ka një shpjegim. Runi vuan nga një çrre-gullim i rrallë që quhet Acuphagia, që i shtyn ata që kanë këtë sëmundje të hanë shpesh objekte metali dhe sende të tjera të patretshme.

Ndërkohë nëna e 26 vjeçares është shprehur se kishte vënë re se në shtëpi mungonin disa gjëra, por asnjëherë nuk e kishte menduar se e bija i kishte ngrënë.


@tn.lajmelokale
@tetovanews