Ballina Blog Faqe 564

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komikëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Dy homologët, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ishin të fundit që ranë pre e dy komikëve rusë, Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, që duke u shtirur si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, folën me ta për çështje të rëndësishme nëpër të cilat po kalon rajoni. Ishte Zaev ai që foli edhe për territoret, duke treguar se kush qëndron prapa kësaj ideje, e dy komikëve ua dha edhe numrin e telefonit të Haradinajt, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, ranë pre e dy komikëve rusë, Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, të cilët duke përdorur identitete të rreme të liderëve të shteteve, u telefonojnë personaliteteve të njohura dhe bisedojnë me ta për tema të ndryshme.

Vetëm një ditë më parë është bërë e ditur se Zaev, përmes një telefonate që mori nga këta dy, duke menduar se po fliste me ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe të Turqisë.

Në një telefonatë që është publikuar në faqen e dy komikëve në YouTube, Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve kanë rënë dakord edhe dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, por kjo mund të shkaktojë një luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Angela Merkel është totalisht kundër idesë.

Duke dhënë tutje detaje, Zaev është deklaruar se kjo nënkupton që Kosova t’ia japë Serbisë 10 komuna.

Të martën në një konferencë për shtyp, Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar, derisa u shpreh i lumtur se është në një shoqëri të mirë me të mashtruarit, ku marrin pjesë presidenti francez Macron, shefi i NATO-s Stoltenberg dhe këngëtari Elton John.

Zaevi tregoi, gjithashtu, se ai ua kishte dhënë humoristëve rusë numrin e telefonit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se “është e natyrshme që t’ua hapë numrat e telefonit të liderëve rajonalë”, komikëve rusë.

Komikët si duket kanë folën edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi morën numrin e tij nga Zaevi.

Megjithëse, audio nga ajo bisedë nuk është publikuar ende, ishte bërë e ditur se edhe kryeministri Haradinaj kishte rënë pre e komikëve nga telefonata e rrejshme ku këta ishin prezantuar në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko.

Haradinaj pati bërë të ditur se e përkrah “mikun e tij”, Petro Poroshenkon për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë dhe se kryeministrit të ardhshëm, Vovan Lexusov, i dëshiron të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën.

Realisht, emri i kryeministrit “Vovan Lexusov” është një emër i rremë, respektivisht është kombinim i emrave të dy komikëve Vovan dhe Lexus.

Haradinaj i është përgjigjur telefonatës të rremë kinse nga Poroshenko përmes një shkrimi në Twitter, duke mbështetur Poroshenkon për president dhe duke thënë se Vovan Lexusov (një emër i rremë) duhet të bëhet kryeministër i Ukrainës.

“E uroj popullin ukrainas për zgjedhje të lira dhe demokratike. Mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e ardhshëm Vovan Lexusov i dëshirojë të gjitha të mirat dhe fitore për ta udhëhequr Ukrainën drejt integrimeve euroatlantike. Kosova dhe Ukraina qëndrojnë së bashku si popuj të lirisë dhe prosperitetit”, kishte shkruar Haradinaj.

Të parit të Qeverisë së Kosovës i ishte premtuar edhe se Kosova do të njihet nga Ukraina, nëse Poroshenko fiton zgjedhjet presidenciale.

Komikët e kishin konfirmuar se kanë biseduar me Haradinajn në një prononcim për agjencinë ruse të lajmeve, Ria Novosti, derisa kishin thënë se një gjë e tillë kishte ndodhur tri herë.

Lexus dhe Vovan njihen si dy burrat më të çuditshëm në Rusi. Dyshja, emrat e të cilëve janë Alexei Stolyarov dhe Vladimir Kuznetsov, njihet si “prank callers” (thirrësit mashtrues) dhe së fundmi i ka mashtruar këngëtarin Elton John dhe presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kritikët, megjithatë, dyshojnë se prapa çiftit qëndron një sekret i errët, me dyshimin se kanë lidhje me shërbimin e sigurisë të Rusisë.

Dyshja mori vëmendjen e mediave, kur arriti ta bindë politikanen Nadezhda Savchenko, një ukrainase e cila akuzohet në Rusi për vrasjen e dy gazetarëve rusë, që ta ndalë grevën e urisë.

Përmes një letre të rremë dhe thirrjeve telefonike, dyshja bindi avokatët e Savchenkos se presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i kishte bërë një kërkesë personale që ajo të ndalonte grevën e urisë.

Vovan dhe Lexus, emrat me të cilët ata njihen, në të kaluarën kanë thirrur persona të famshëm si Elton John, duke pretenduar se janë Putini, dhe duke premtuar se do të reformojnë qasjen ruse në ligjet e LGBT-së. Artisti Elton John, një kritik i ashpër i ligjeve të Rusisë mbi “propagandën e homoseksualëve”, më parë kishte thënë se donte të takohej me presidentin rus, për të folur për të drejtat e homoseksualëve dhe ishte i kënaqur kur dëshira e tij u bë e vërtetë.


Haradinaj reagon pasi Zaev u tregoi komikëve rusë planin për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të homologut të tij maqedonas se ende është në tavolinë ideja për shkëmbim me territore e se e njejta ka prapa Rusinë e Turqinë.

Përmes Facebook’ut i pari i Qeverisë së Kosovës, ka shkruar se askush nuk do të ndajë Kosovën.

Tutje, ai ka shtuar se sovraniteti, integriteti dhe paprekshmëria e Kosovës do të mbrohet me çdo cmim.

Vetëm një ditë më parë është bërë e ditur se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes një telefonate që mori nga dy komedianë rus, duke menduar se po fliste me ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe të Turqisë.

Në një telefonatë që është publikuar në faqen e dy komikëve në YouTube, Zaev duke menduar se po fliste me Poroshenkon ka deklaruar se për idenë e ndryshimit të kufijve kanë rënë dakord edhe dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, por kjo mund të shkaktojë një lu*ftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Angela Merkel është totalisht kundër idesë.

Duke dhënë tutje detaje, Zaev është deklaruar se kjo nënkupton që Kosova t’ia japë Serbisë 10 komuna.

Të martën në një konferencë për shtyp, Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar.

https://www.youtube.com/watch?v=zltrhVWzsJs


Kujdes ne kete plazh,kapen dy peshkaqenë

Dy ‘bisha’ të vogla deti janë kapur nga peshkatarët në detin Jon, në brigjet e Vlorës. Bëhet fjalë për dy peshkaqenë me madhësi mesatare, të cilët janë kapur në Lukovë.

Rastin e ka publikuar në ‘Facebook’, Anna Media ku shfaqet njëri prej peshkaqenëve.

Ndërkohë peshkatarët, këshillojnë të gjithë pushuesit që të tregojnë kujdes dhe të kontrollojnë vendet rreth e rrotull, ku pushojnë./Marre nga Newsbomb

https://www.youtube.com/watch?v=A_lUpVa7kCo

Grubi: BDI kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme sivjet

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka deklaruar sot në Kuvend, se për partinë e tij nuk është e preferuar që sivjet të mbahen zgjedhje të parakohshme. Si datë të përshtatshme për BDI-në, Grubi ka përmendur majin ose qershorin e vitit të ardhshëm, transmeton Gazeta Lajm.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë temë mes liderëve partiakë. Sigurisht që viti i ardhshëm është vit zgjedhor. E dimë që zgjedhjet e rregullta janë në dhjetor, por besoj se në negociata me partitë tjera politike do të gjejmë mirëkuptim që fushata të zhvillohet pak më herët, që zgjedhjet të mbahen shumë më herët. Duhet të keni parasysh se edhe në pajtim me Ligjin për Qeverinë duhet të kemi qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve, kështu që nëse i kemi parasysh gjithë këto afate, do të shihni se sivjet zaten nuk janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, e nuk janë as të preferuara sepse presim ta rrumbullakojmë procesin e anëtarësimit në NATO dhe të marim datë për anëtarësim në BE”, deklaroi Grubi.


https://www.youtube.com/watch?v=A_lUpVa7kCo

Dy hajdutë nga Gllumova e Shkupit kapen “me presh në dorë” në Tetovë

Po dje rreth orës 21.00, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Tetovë, kanë pri*vuar nga liria personat N.S. (28) dhe M.N. (22) të dy nga fshati Gllumovë-Komuna e Sarajit, për arsye se të njëjtit janë kapur duke kryer vepër pen*ale “Vjedhje” në një butik, në një qendrë tregtare në Tetovë, kështu që personi N.S. i ka fy*er dhe në mënyrë agr*esive është sjellë me pjestarët e policisë.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.


Tetovë, katër persona vihen pas hekurave

Vetëm dje në Tetovë, në tre raste të ndara, uniformat blu kanë arr*estuar 4 persona.

Dje rreth orës 12 e 30 minuta, me urdhër të Gjy*katës Themelore Tetovë, pjestarë të policisë nga Stacioni policor Tetovë, në rrugën e “Ilindenit” , kanë arr*estuar personin I.V. (59) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili kërkohet për vua*jtje të dën*imit me bu*rg, kështu që i njëjti është dorëzuar në bur*gun e Tetovës për vua*jtje dënimi.

Po dje rreth orës 21.00, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Tetovë, kanë pri*vuar nga liria personat N.S. (28) dhe M.N. (22) të dy nga fshati Gllumovë-Komuna e Sarajit, për arsye se të njëjtit janë kapur duke kryer vepër pen*ale “Vjedhje” në një butik, në një qendrë tregtare në Tetovë, kështu që personi N.S. i ka fy*er dhe në mënyrë agr*esive është sjellë me pjestarët e policisë.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

Po të martën rreth orës 15 e 30 minuta, në Çarshinë e Epërme në Tetovë, pjestarë të policisë kanë pri*vuar nga liria personin J.C. (38) nga Tetova, për shkak se ka kryer vepra penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rëndë”, ku gjatë arrestimit tek i njëjti janë gjetur dhe konfi*skuar gjësendet e vjedhura.

Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

https://www.youtube.com/watch?v=A_lUpVa7kCo

Maqedonia e Veriut përfshihet nga reshjet edhe erërat e fuqishme (Video)

Shkupi është përfshirë në këto momente nga rrebeshet e shiut, breshërit, vetëtimat dhe erërat e fuqishme. Ndërsa në mbrëmje në disa vende reshjet do të jenë edhe më intensive sipas Enti Hidrometeorologjik. Ndërsa temperaturat janë ulur për rreth 10 gradë Celsius vetëm për ditën e sotme. Ndërsa nga e enjtja deri të shtunën na pret mot i qëndrueshëm dhe i freskët. Nga e diela priten reshje të reja shiu, të cilat në disa vende do të jenë akoma edhe më intensive. Moti i keq në dy ditët e fundit përfshiu shumë vende të rajonit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=0MiHTejgDiI&feature=player_embedded

https://www.youtube.com/watch?v=EwSzSxa8HmM

https://www.youtube.com/watch?v=0s5io5-Vkyw

“Çmendet” moti në Shëngjin, shikoni dëmet që ka shkaktuar stuhia (VIDEO)

Një stuhi e fuqishmë ka “pushtuar” Shëngjinin mbrëmë.

Si pasojë e erërave të forta, janë rrëzuar pemë, çatitë e shtëpive, duke rënë mbi disa automjete të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Për fat të mirë nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Disa kabina elektrike janë dëmtuar e si rrjedhojë një pjesë e mirë e zonës së Shëngjinit është pa energji elektrike.

https://www.youtube.com/watch?v=RnO0qU6kXjU&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=EwSzSxa8HmM

https://www.youtube.com/watch?v=qjP_jcVChnQ

https://www.youtube.com/watch?v=0s5io5-Vkyw

https://www.youtube.com/watch?v=GdKtXsLU09I

 

Si nëpër filma/I riu nga Bosnja e zbret makinën nga shkallët për t’i ikur policisë (VIDEO)

Një adoleshent nga Bosnja ka arritur t’i ikë policisë që po e ndiqnin nga pas duke e zbritur automjetin nëpër shkallët e qytetit.

Një skenë që duket sikur ka dalë nga ndonjë film i Hollywood-it, por në fakt i ka ndodhur një adoleshenti boshnjak i cili me automjetin e tij Peugeot 205 pa u menduar dy herë zbriti shkallëve teksa policia po e ndiqte.

Siç raporton Mirror, 19-vjeçari që po ndiqej nga policia nuk kishte patentë.


Mickoski: Skandali i Zaevit është primitiv, është koha për qeveri teknike

“Falja e vetme që duhej Zaev ta thonte në lidhje me bisedat telefonike të publikuara me bashkëbisedues të rrejshëm, duhej të përmbanin vetëm dy fjali ‘turpërohem nga ajo që kam bërë dhe menjëherë e lëshoj funksionin e kryeministrit’”.

Këtë e theksoi sot kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në lidhje me bisedat telefonike të cilat u publikuan sot, në të cilat dëgjohej biseda e kryeministrit Zoran Zaev me dy bashkëbisedues, të cilët në mënyrë të rrejshme i ishin prezantuar si Petro Poroshenko dhe Jens Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski tha se “pas këtij skandali duhet të formohet qeveri teknike dhe në afat prej 100 ditëve të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

Sipas Mickoskit, Zaev ka konfirmuar disa punë që siç tha, qytetarët në Maqedoni por edhe në Evropë kanë mundur t’i dëgjojnë, mes të cilave edhe për ryshfet për liderët fetar gjegjësisht për Patriarkun Bartomeu.

Kryetari i opozitës tha se Maqedonisë i duhet qeveri që do ta vendosë shtetin në binarë dhe do ta përfundojë maratonën e anëtarësimit në BE./Telegrafi/

Kurthi i komedianëve rusë, Zoran Zaev: Ndarja e Kosovës, skenar rus (VIDEO)

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është vënë në shënjestër të dy humoristëve rusë, Vlladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej Stollarov të cilët përmes telefonit i janë prezentuar si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe Sekretari i Përgjitshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Një gjë e tillë, bëri bujë në Shkup pasi Zaev në bisedë dëgjohet duke folur për gjëra të konsideruara si sekrete shtetërore për çka ka reaguar ashpër opozita maqedonase. Zaev gjatë një konference shtypi sot kërkoi falje duke thënë se ishte bërë viktimë e mashtruesve me orientime anti-NATO.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev u kishte besuar telefonatave në fund të gushtit 2018 dhe në janar të 2019-s nga persona të prezantuar si ish-presidenti ukrainas Petër Poroshenko dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Ai e kuptoi mashtrimin vetëm pasi dy humoristët e njohur rusë Vovan dhe Leksus e publikuan këtë të hënë mbrëmje në youtube bisedën telefonike.

Komikët rusë duke u shtirur si Poroshenko, i thonë Zaev se do të mund të ndihmonin në lidhje me njohjen e autoqefalisë së Kishës ortodokse maqedonase por se për këtë duhej t’i paguante 100 mijë euro Patriarkut Bartolomej, me çka kreu i qeverisë maqedonase duket të ishte pajtuar.

Në bisedën telefonike flitet edhe për çështje si Marrëveshja e Prespës, raportet me Rusinë, BE-në e NATO-n, teksa Zaev shprehet i shqetësuar për ngjarjet midis Kosovës dhe Serbisë, për çka dëgjohet duke thënë se “ato po përpiqen të shkëmbejnë territore” duke u hamendësuar nga ana tjetër se këtu mund të ketë ndikim rus dhe duke theksuar frikën për të ardhmen e Ballkanit.

Zaev reagoi këtë të martë dhe u shpreh se thotë se ishte bërë viktimë e strukturave mirë të organizuara qëllimi i të cilave është që t’i shkaktojnë dëme direkte interesave strategjike Maqedonisë së Veriut në lidhje me integrimin në NATO. “Manipulimet, – shton Zaev, – vinin nga media propaganduese me orientim anti-Nato për shtrirjen e ndikimit të palëve të treta”.

Kryeministri maqedonas pranon se nuk ishte viktima e parë e këtyre mashtruesve dhe se para tij në shënjestër të këtyre manipulimeve kishin qenë Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, ish-ministri i jashtëm britanik Boris Johnson dhe personalitete të tjera të jetës politike apo shou-biznesit. Opozita e drejtuar nga VMRO-DMNE-ja e ka quajtur një skandal serioz bisedën e kryeministrit me dy mashtruesit rusë, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e Zaev dhe të ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov për shkak të lëshimeve në protokollin diplomatik.

Kryeministri Zaev i hodhi poshtë akuzat se kishte folur për sekrete shtetërore në këto biseda të manipuluara me telefon. Ndërkaq, la të kuptohej se qeveria e tij do ta shqyrtojë mundësinë e ndryshimeve të protokolleve në lidhje me sigurinë e komunikimit dhe kundër përhapjes së dizinformatave.

Biseda e zbardhur në shqip:

Zaev: Alo

Poroshenko (i rremë): Alo, përshëndetje zoti Kryeministër jam shumë i lumtur që ju dëgjoj

Zaev: Është kënaqësia ime, Zorani po ju flet! Zoti President ju jeni?

Poroshenko: Po unë jam. Shpresoj që koha të jetë e mirë në Maqedoni…

Zaev: Po e mirë, është verë si është koha në Ukrainë?

Poroshenko: Është pak ftohtë, por shpresoj të kemi mot të mirë ditët në vijim.

(Më tej gjatë bisedës “Poroshenko i rremë” e përgëzon për marrëveshjen me Greqinë, firmosjen e të cilës Zaev e konsideron si mjaft të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë)

Zaev: Unë dua të ndaj një shqetësim që kam për diçka që po ndodh këtu në rajonin tonë, ku Presidenti i Serbisë dhe Presidenti i Kosovës, kanë nisur disa negociata për ndarjen e territoreve dhe ndryshimin e kufijve. Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’iu vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi pasur gjysëm ore bisedë telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare për të ndryshuar kufijtë dhe që janë vende që kanë plane të lidhura në këtë drejtim siç është rasti i Turqisë me Qipron apo si Rusia me Abkazinë dhe Ukrainën. Unë jam shumë i shqetësuar se këtoj lloj hapash do të përbëjnë një dëm të madh si rajonit tuaj ashtu edhe tonit. Ne jemi komplet kundër këtij modeli dhe ne do të bëjmë gjithçka. Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informur edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne i kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do t’i shkakojë një dëm të madh Ballkanit.

Poroshenko i rremë: Po çfarë ka bërë Rusia në këtë drejtim?

Zaev: Serbia është shumë e lidhur me Rusinë, normal që ata e kanë atë lloj raporti. Por për momentin problemi është me Kosovën. Mbase ju e dini këtë çështje. Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti. Por përtej kësaj. Unë kam parë aktivitet të mundshëm, ndoshta unë jam gabim por ne duhet të jemi të fokusuar sepse disa forcat në Rusi dhe por edhe Turqia kërkojnë ta përdorin këtë si një praktikë të re ndërkombëtare, Rusia për Abkazinë dhe Turqia për Qipron dhe problemet që kanë me Greqinë.

https://www.youtube.com/watch?v=h4NMVZiaFv8

Sherr vajzash në Tetovë

Më datë 8 korrik, rreth orës 20 e 30 minuta, në SPB Tetovë, 29-vjeçarja V.I. nga Tetova, ka deno*ncuar se ka qenë e sul*muar fizi*kisht nga dy femra edhe atë M.K. Dhe A.K. nga Tetova.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

BDI-stat paraqiten me këmisha të bardha

Sot është hedhur gurthemeli për tribunën e re të stadiumin në Çair, e cila do të ketë kapacitet për 1792 ulëse. Në aktin solemn të pranishëm ishin presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe plot zyrtarë tjerë, përfaqësues të klubit të Shkupit, si dhe ish-futbollist dhe punëtorë sportiv. Ajo që i ka habitur pjesëmarrësit ishte veshja e funskionarëve të BDI, pothuajse të gjithë ishin me këmisha të bardha.

“Me shumë kënaqësi vendosëm që pikërisht në këtë projekt ti dedikojmë mjetet e fituara nga UEFA përmes programeve HET TRIKUT për infrastrukturë. Tribuna do të jetë sipas gjithë standardeve të UEFA-s, e shoqëruar me hapësirat nën tribunë, të cilat përfundimisht këtij stadiumi do t’i plotësojnë pjesën e munguar deri më tani, tha mes tjerash Muamed Sejdini.

Sipas drejtuesve të projektit, tribuna e re është pjesë e programit “Hat Trik” të UEFA-s, ndërsa do të realizohet me dinamikën e përcaktuar nga FFM-ja dhe komuna e Çairit.

Memedi akuzon rëndë koalicionin LSDM-BDI dhe lëshon Kuvendin

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e deputetit Vesel Memedi i cili para deputetëve mbajti edhe fjalimin e fundit dhe më pas lëshoi sallën. Ai në arsyetimin e tij akuzoi rënd koalicionin LSDM-BDI dhe liderët e dy partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.

Sipas Memedit Zaevi sillet në mënyrë të padrejtë ndaj partnerëve shqiptar, ndërsa nga Ahmeti është ndjerë i tradhëtuar. Kryetari i RDK-së akuzoi Qeverinë se përdor metoda “UDB-ashe” duke bërë presione mbi ministrin Suhejl Fazliu përmes policisë financiare dhe organeve tjera.

Pas fjalimit ish deputeti Vesel Memedi u përshëndet vetëm me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe disa deputetë të opozitës maqedonase. /SHENJA/

Uniformat blu informojnë se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Kapet E.A. nga Tetova dhe përcillet për në Idrizovë

Më datë 7 korrik 2019, rreth orës 22 e 30 minuta, në rrugën
“Vidoje Smilevski Bato”, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë,
me urdhër të Gjy*katës Themelore Tetovë, kanë arr*estuar 28-
vjeçarin E.A. nga Tetova, i cili kërkohej për vua*jtjen të dën*imit
me bu*rg prej 1 vjet e gjysëm, i njëjti është dorëzuar në
Bur*gun “Idrizovë” në Shkup, për vua*jtjen e dën*imit.

Vihet pas hekurave F.S. nga fshati Negotinë i Komunës së Vrapçishtit

Më datë 7 korrik, rreth orës 16.00, në fshatin Negotinë- Komuna e Vrapçishtit, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Gallatë, me urdhër të Gjy*katës Themelore Gostivar, kanë arr*estuar 47-vjeçarin F.S. nga fshati Negotinë, i cili kërkohej pët vuajtje të dën*imit me bu*rg.
I njëjti është dorëzuar në bu*rgun e Tetovës për vua*jtjen e
dën*imit.

https://www.youtube.com/watch?v=fl80Rh5992w

Uniformat blu kapin “me presh në dorë” dy të rinj nga Reçica e Madhe

Më datë 7 korrik, rreth orës 20.00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë kanë pri*vuar nga liria personat A.A. (28) dhe B.A. (21), të dy nga fshati Reçicë e Madhe, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe kon*fiskuar marij*uanë.

Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe
parashtresa adekuate.

https://www.youtube.com/watch?v=2187FZ9RC7k

Banori i Negotinës së Gostivarit ndërron jetë duke bërë gati drutë për dimër

Më datë 7 korrik, rreth orës 11 e 30 minuta, në Stacionin policor Gostivar, është deno*ncuar se në Qendrën Medicinale në Gostivar, kanë pranuar pa shenja jete personin E.A. nga fshati Negotinë.

Sipas denoncimit, i njëjti rreth orës 11.00, në oborrin e shtëpisë deri sa ka qenë duke prerë dru, për një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të Pro*kurorit Pu*blik, tru*pi i pa*jtë i të nd*jerit është dorëzuar për aut*opsi.

https://www.youtube.com/watch?v=pGLTzag3SpU

Tetovë, nipi i kthen dorë gjyshes

Më datë 3 korrik 2019, rreth orës 21 e 10 minuta, në
Stacionin policor të Tetovës, 68-vjeçarja R.G. nga
Tetova, ka deno*ncuar su*lm fi*zik, të cilin ndaj saj e ka
kry*er nipi i saj me inicialet K.G.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

https://www.youtube.com/watch?v=dH5KGafQkYc&feature=youtu.be

Incident në Tetovë

Më datë 03 korrik, rreth orës 23 e 55 minuta, në Stacionin policor Tetovë, është deno*ncuar se në një objekt hotelerik në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, është pri*shur re*ndi dhe qetësia pub*like me një përle*shje fiz*ike e cila ka ndodhur në mes të personit K.S. (45) nga fshati Kamjan dhe një personi të panjohur.

Personi K.S. është pri*vuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Tetovë, për procedurë të mëtutjeshme.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

https://www.youtube.com/watch?v=kc1aaqrYPG8

Në Xhepçisht dhe Drenovec ndalohen 8 shtetas të Shqipërisë

Më datë 3 korrik, rreth orës 05 e 50 minuita, në Lagjen Drenovec dhe në fshatin Xhepçisht, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Tetovë, për shkak të thy*erjes së rregullave të Li*gjit për të huaj, kanë arr*estuar tetë shtetas të huaj edhe atë : M.H. (43), A.M. (31), Y.L. (70), E.Z. (24), H.Sh. (27), R.Sh.(29), A.L. (19) dhe E.T. (34) të gjithë nga Republika e Shqipërisë.

Personat e arr*estuar janë mbajtur në Stacionin policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, të njëjtit do të dep*ortohen në shtetin amë.

Tetovë, makina del nga rruga dhe përplaset me murin e betonit, lëndohen 3 persona

Më datë 2 korrik 2019, në rrugën regjionale Vollkovi-Tetovë, në fashatin Radiovcë, personi R.A. (32) nga fshati Gurgurnicë, duke drejtuar makinën e tipit “Golf 4” me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një mur prej betoni.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja F.R. e cila është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, për dhënien e ndihmës mjeksore, kurse bashkudhëtarët I.A. dhe H.A. kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe ndihmë mjeksore kanë marrë në Spitalin e Tetovës.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi inpektues nga SPB Tetovë.

https://www.youtube.com/watch?v=io_wjHnbaKY

Aksident trafiku në rrugën Jegunovcë-Zhelinë, lëndohet rëndë motoçiklisti

Më datë 2 korrik, rreth orës 18 e 15 minuta, në rrugën regjionale Jegunovcë-Zhelinë, ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë makina e tipit “Audi A6”, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 32-vjeçari R.M. nga fshati Reçicë e Madhe dhe mootoçikleta e tipit “Jonvay”, me targa të Shtipit, të cilin e ka drejtuar një 16-vjeçar nga fshati Jançisht.

Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili me automjet tjetër është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është dhënë ndihma mjeksore.

Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer Pro*kurori Publik dhe ekipi nga SPB Tetovë.

U gjendet substancë e ndaluar, policia ndalon katër persona në Gostivar

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta, në fshatin Zdunjë të Gostivarit, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, kanë ndaluar veturën “Audi A6” me targa të Austrisë, të cilën e ka drejtuar 44- vjeçari J.B. nga fshati Turçan i Madh i Gostivarit, në të cilën si bashkëudhëtarë kanë qëndruar A.S. (24), B.S. (22) të dy nga Gostivari dhe M.N. (31) nga fshati Zdunjë.

Gjatë kontrollit të kryer ndaj veturës dhe personave, është gjetur dhe konf*iskuar mari*juanë.

Vozitësi dhe bashkëudhëtarët janë arr*estuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Gostivar. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë parashtresa adekuate.

https://www.youtube.com/watch?v=nGXdcN1eWjI

“Edhe në Qabe edhe me femra të … Allah, Allah” (VIDEO+FOTO)

Kënga e re e Gold Ag realizuar me një klip me femra të zhve*shura, u kritikua fort kësaj radhe, sidomos nga gazetari Xhevdet Pozhari.

Pozhari ka hedhur akuza të rënda mbi këngëtarin duke ia përmendur edhe fenë islame.

Duke e quajtur “haxhi”, Pozhari thotë se Goldi e ka shndërruar fenë në biznes.

Ky është statusi i tij:

Nuk janë të paktë myslimanët të llojit të këtij “haxhisë”, Gold Ag. Ky është veç një prototip i atyre që fenë e kanë shndërruar në biznes.

Mushu gjynahe tan vitin, mandej nja një muaj “Allahu…Allahi”.

Lloji i këtyne mendojnë se mund t’i bëjnë dallavere edhe Zotit.

Dhe, të tillë ka shumë. Tepër! Në muzikë, politikë… kudo.

https://www.youtube.com/watch?v=TmrfR_buRIU

Banori i Negotinës së Gostivarit ndërron jetë duke bërë gati drutë për dimër

Më datë 7 korrik, rreth orës 11 e 30 minuta, në Stacionin policor Gostivar, është deno*ncuar se në Qendrën Medicinale në Gostivar, kanë pranuar pa shenja jete personin E.A. nga fshati Negotinë.

Sipas denoncimit, i njëjti rreth orës 11.00, në oborrin e shtëpisë deri sa ka qenë duke prerë dru, për një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Pro*kurorit Pu*blik, tru*pi i pa*jtë i të nd*jerit është dorëzuar për aut*opsi.

https://www.youtube.com/watch?v=YelsFsUgQCM

Uniformat blu kapin “me presh në dorë” dy të rinj nga Reçica e Madhe

Më datë 7 korrik, rreth orës 20.00, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë kanë pri*vuar nga liria personat A.A. (28) dhe B.A. (21), të dy nga fshati Reçicë e Madhe, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe kon*fiskuar marij*uanë.

Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe
parashtresa adekuate.

https://www.youtube.com/watch?v=YelsFsUgQCM

Vihet pas hekurave F.S. nga fshati Negotinë i Komunës së Vrapçishtit

Më datë 7 korrik, rreth orës 16.00, në fshatin Negotinë- Komuna e Vrapçishtit, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Gallatë, me urdhër të Gjy*katës Themelore Gostivar, kanë arr*estuar 47-vjeçarin F.S. nga fshati Negotinë, i cili kërkohej pët vuajtje të dën*imit me bu*rg.
I njëjti është dorëzuar në bu*rgun e Tetovës për vua*jtjen e
dën*imit.

https://www.youtube.com/watch?v=YelsFsUgQCM

https://www.youtube.com/watch?v=jFbsi66twow

Kapet E.A. nga Tetova dhe përcillet për në Idrizovë

Më datë 7 korrik 2019, rreth orës 22 e 30 minuta, në rrugën
“Vidoje Smilevski Bato”, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë,
me urdhër të Gjy*katës Themelore Tetovë, kanë arr*estuar 28-
vjeçarin E.A. nga Tetova, i cili kërkohej për vua*jtjen të dën*imit
me bu*rg prej 1 vjet e gjysëm, i njëjti është dorëzuar në
Bur*gun “Idrizovë” në Shkup, për vua*jtjen e dën*imit.

https://www.youtube.com/watch?v=jFbsi66twow

https://www.youtube.com/watch?v=YelsFsUgQCM

https://www.youtube.com/watch?v=fl80Rh5992w