Ballina Kronika Tetovë, katër persona vihen pas hekurave

Tetovë, katër persona vihen pas hekurave

Vetëm dje në Tetovë, në tre raste të ndara, uniformat blu kanë arr*estuar 4 persona.

Dje rreth orës 12 e 30 minuta, me urdhër të Gjy*katës Themelore Tetovë, pjestarë të policisë nga Stacioni policor Tetovë, në rrugën e “Ilindenit” , kanë arr*estuar personin I.V. (59) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, i cili kërkohet për vua*jtje të dën*imit me bu*rg, kështu që i njëjti është dorëzuar në bur*gun e Tetovës për vua*jtje dënimi.

Po dje rreth orës 21.00, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Tetovë, kanë pri*vuar nga liria personat N.S. (28) dhe M.N. (22) të dy nga fshati Gllumovë-Komuna e Sarajit, për arsye se të njëjtit janë kapur duke kryer vepër pen*ale “Vjedhje” në një butik, në një qendrë tregtare në Tetovë, kështu që personi N.S. i ka fy*er dhe në mënyrë agr*esive është sjellë me pjestarët e policisë.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

Po të martën rreth orës 15 e 30 minuta, në Çarshinë e Epërme në Tetovë, pjestarë të policisë kanë pri*vuar nga liria personin J.C. (38) nga Tetova, për shkak se ka kryer vepra penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rëndë”, ku gjatë arrestimit tek i njëjti janë gjetur dhe konfi*skuar gjësendet e vjedhura.

Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.

@tn.lajmelokale
@tetovanews