Ballina Blog Faqe 568

Shaban Saliu “prodhon” luhatësen elektrike

Shaban Saliu në qytetin e Tetovës njihet për prodhimin e makinës me tre rrota që funksion me bateri gjegjësisht me rrymë elektrike. Ai nuk është ndalur te makina që atëherë e deri më sot,por është marrë me realizimin e projekteve nga më të ndryshmet në sferën e teknologjisë, dhe inovacionit

Urim HASIPI

Tetovë, 1 korrik – Shaban Saliu nga Tetova krahas shumë projekteve të suksesshme që kishte realizuar në të kaluarën në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së fundi ka sjellë disa projekte të reja siç është një djep që funksionon me rrymë elektrike, një turbinë e cila perms shtypjes së ujit karrikon akumulatorët, si dhe një tjetër turbinë për prodhimin e energjisë elektrike që është një risi dhe njihet si “Free Energy”, shkruan gazeta KOHA.

Pas djepit elektrik, ai tashmë ka sjellur edhe luhatësen elektrike të cilën e ka realizuar brenda një viti punë, kurse është dekoruar edhe me një motive kombëtare.Luhatësja për fëmijë, sipas Shaban Saliut ka një kapacitet që të bartë deri në 40 kilogram.“Është luhatëse e cila ka një kapacitet që të bart deri në 40 kilogram peshë.E kam testuar dhe funksionon , kurse puna ka filluar para një viti.Unë para dy vitesh kam bërë edhe djepin elektrik dhe në këtë sferë do të vazhdojë edhe më tej”, thotë Saliu.Shaban Saliu ka për qëllim që në të ardhmen të formojë një shoqatë apo klub ku do të mernin pjesë të gjithë dashamirët e inovacioneve dhe të punojnë së bashku për të krijuar diçka të re apo për të shpikur diçka në fushën e teknologjisë që do t`iu sillte edhe levërdi ekonomike.

Ai shpreson edhe në mbështetjen e biznesmenëve të ndryshëm tetovarë dashamirë të inovacioneve, teknologjisë, pasi që kjo punë ka edhe shpenzime të mëdha.“Shumë shpejt do të formojmë klubin ku do të marrim pjesë shumë persona që kanë shpikur, prodhuar diçka dhe të vazhdojmë edhe më tej të punojmë në zbulime të reja, prodhime të veçanta që nyuk janë parë deri më tash.Shpresojmë se do të kemi mbështetje edhe nga biznesmenët por edhe nga shteti që të realuizojmë sa më shumë projekte të këtilla, sepse ka njerëz që kanë kapacitete por nuk kanë mundësi.Të gjitha shpenzimet janë vetanake” shprehet ai.
Shaban Saliu në qytetin e Tetovës njihet për prodhimin e makinës me tre rrota që funksion me bateri gjegjësisht me rrymë elektrike me të cilën i befasoi të gjithë.

“Ideja ka qenë e kahmtoshme sepse e kam pasur hobi këtë punë. Realizimi filloi në vitin 2012, fillimisht e bëra me naftë, kishte disa pengesa dhe pastaj me rrymë elektrike, me bateri. I tërë procesi ka zgjatur rreth tetë muaj. Krejt vetëm, me ide, me realizim, me financa, një pjesë e shoqërisë më ka ndihmuar rreth kësaj ideje. Ma herët e kam bërë sharrën me naftë, dhe disa makina të tjera me naftë. Fuqinë e ka të madhe, dhe i kam vendos pjesë shtesë, ndërsa në krahasim me dizelin ka shumë më shumë fuqi, thotë Shaban Saliu, shpikës i veturës elektrike me tre rrota. Ai nuk është ndalur te makina. Që atëherë e deri më sot është marrë me realizimin e projekteve nga më të ndryshmet në sferën e teknologjisë, dhe inovacionit. (koha.mk)

Incident në Zhelinë

Një incident ka ndodhur në Zhelinë.

Në vazhdim keni njoftimin e plotë të policisë:

Më datë 30 qershor, rreth orës 21 e 55 minuta, në SPB Tetovë është denoncuar se në fshatin Zhelinë të Tetovës gjatë një zënke familjare F.R. (56) nga fshati Zhelinë me mjet të mp*rehtë e ka shpë*rthyer djelin e tij R.R. (23). Sipas denoncimit, deri sa R.R. ka qenë i shoqëruar me të dashurën e tij me inicialet F.A. (19) nga fshati Bogovinë, tek vetura e tij ka ardhur babai i tij dhe kushëriri E.R. (31), dhe i kanë sulmuar fiz*ikisht.

Sipas denoncimit, babai me mjet të mpr*ehtë i ka shkaktuar djalit pla8gë në pjesën e kraharorit.

I lënduari R.R. është dërguar për mjekim në Kompleksin e klinikatve “Nënë Tereza” në Shkup. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer Pro*kurori Publik dhe ekipi nga
SPB Tetovë, kurse personat F.R.(56) dhe E.R. (31) janë arr*estuar dhe mbajtur në Stacionin policor të Tetovës, për procedurë të mëtutjeshme, ku ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate..

Erdhi nga Gjermania për të pushuar në Durrës, ndërron jetë shqiptari nga Kosova

Erdhi nga Gjermania për t’i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Kosovari që jetonte në Gjermani u mb*yt në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë atje, bashkatdhetari ka vd*ekur si pasojë e arrestit kardiak.

Përveç informacioneve zyrtare, policia shqiptare nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje tragjike.

Mediat në Shqipëri raportojnë se pushuesi ishte kosovar me banim në Gjermani.

Komunikata zyrtare e policisë:

Policia ka raportuar mbi vd*ekjen e një 49 vjeçari, i cili sipas të dhënave ka humbur jetën në lagjen nr.13 në Durrës këtë të hënë.

Autoritetet njoftojnë se 49 vjeçari sapo është futur në det ka gjetur vd*ekjen për shkak të një arresti kardiak.

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 01.07.2019, rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vd*ekjen, dyshohet arr*est kardiak.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Express

Basha për Al Jazeera: Shqiptarët janë të tronditur nga heshtja e ndërkombëtarëve (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në një intervistë për Al Jazeeran, ka folur pa doreza, duke i ngarkuar me përgjegjësi për situatën në vend edhe ndërkombëtarëve. Sipas liderit të opozitës, shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar.

“Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”, shprehet Lulzim Basha për Al Jazeera.

“Ky është një vend i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale. Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama”, vijon më tej kreu i PD-së.

Zbardhen detajet e reja nga aksidenti ku humbën jetën dy gra dhe … (VIDEO)

Një aksident i rëndë, me pasojë vd*ekjen e dy grave dhe pla*gosjen e një fëmije të mi*tur ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Kapshtiçë.

Një automjet tip “ML” me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht shtetasen A.G, 32 vjeçe, shtetasen V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë si edhe një fëmijë ende i paidentifikuar.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vd*ekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit të Korçës.

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit shtetasi O.B, pasi i ka aksidentuar 3 personat është larguar nga vendi i ngjarjes, por e gjithë kjo nuk ka zgjatur shumë sepse policia ka mundur ta arr*estoj jo shumë larg nga vendi i ngjarjes.

Por më pas është ndaluar dhe është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ku pas kryerjes të testit të alko*olit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të de*hur.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Itali/ Tragjike, humbin jetën 2 të rinj shqiptarë (Emrat)

Një aksident tragjik me pasojë vd*ekjen e dy të rinjve shqiptarë ka ndodhur në Itali. Mediat italiane raportojnë se kanë mbetur vik*tima shqiptarët Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, të dy 20-vjeçarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para diskotekës “Village”, në Piacenza të Italisë. Ata janë përplasur nga një mjet tip Renault, që drejtohej nga një grua italiane 30-vejçare, teksa ishin duke ecur anës rrugës.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arr*estuar shtetasen italiane, e cila ka rezultuar se ka qenë e de*hur gjatë kohës që drejtonte mjetin.

https://www.youtube.com/watch?v=02WVq4CCxII

https://www.youtube.com/watch?v=hNK0eVG5-LE

https://www.youtube.com/watch?v=jFFgILyoUQY

 

Tragjike/Humb jetën në një aksident fatal futbollisti shqiptar (Foto nga ngjarja)

Futbollisti Arbër Aliu ka vd*ekur në moshën 31-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë me motor në liqen.

Mbrojtësi i Erzenit, ishte në liqen duke bërë xhiro me një motor uji, por është aksidentuar rëndë pas çka edhe ka ndërruar jetë. Ka qenë madje e vështirë për të gjetur trupin e tij, pavarësisht punës së polumbarëve.

Aliu në të kaluarën, ka luajtur për ekipin shqiptar të Partizanit U-19, ndërsa karrierën e ka vazhduar më tej me skuadra si Kamza dhe Skënderbeu, Turbina dhe Tërbun.

Zgjedhjet, VOA shuplakë Ramës: Opozita mund ta shohë veten fitimtare

Në Shqipëri, procesi i votimit për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe këshillat e rinj bashkiakë, u mbyll sipas afatit në orën 19:00. Përkundër dilemave dhe shqetësimeve që i paraprinë ditës së sotme, procesi u zhvilluar normalisht. Përjashto një episod në Sukth të Durrësit ku një person hyri i armatosur në një qendër votimi, duke marrë kutinë e votimit e duke dëmtuar më pas materialet zgjedhore, e që u arrestua nga policia, nuk u rregjistruan episode të tjera të rënda. Në të gjithë vendin, pavarësisht vështirësive, qendrat e votimit u hapën në kohë, përveç disave në Shkodër.

Të dhënat më të fundit për pjesmarrjen që i takojnë orës 18:00 flasin për shifra të ulta në nivelin e 19,4 përqind, ose rreth 67° mijë votues. Pjesmarrja duket se po përceptohet si sfida mes shumicës dhe opozitës e cila përvec bojkotit të saj, i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që ta braktisin ditën e votimit. Në këtë betejë të interpretimit politik të pjesmarrjes, opozita mund ta shohë veten fitimtare, jo vetëm sepse ajo dy ditët e fundit i mëshoi këtij fakti, por sepse dhe mungesa e saj automatikisht çon në të paktën mosmarrjen pjesë të mbështetësve të saj. Nga ana tjetër, ajo pjesë e elektoratit që është e pavendosur, nuk kishte asnjë motiv për t’u përfshirë në një proces me një rezultat të ditur, duke qenë se në gati gjysmën e bashkive, kandidatët socialistë nuk kishin asnjë rival. Nuk përjashtohet as fakti se dita e sotme, me temperatura të larta ka bërë që të jenë të shumta ata që i janë drejtuar plazheve. Sikundër, dhe situata e tensionuar që i parapriu ditës së votimit, dhe frika për përplasje të mundshme, ka patur efektin e saj.

Partia Demokratike, megjithatë akuzoi KomisioninQendror të Zgjedhjeve se “me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës.
Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i Partisë demokratike, Ivi Kaso.

Në fakt këto janë të para zgjedhje, për të cilat vëmendja nuk ka qenë te rezultati, por te çështjet e sigurisë, pra nëse do të zhvilloheshin qetësisht, apo do rrezikohej një përplasje. Opozita, jo vetëm që nuk u përfshi, për këmbënguli me forcë se nuk do të lejonte mbajtjen e tyre. Vetëm dy javët e fundit, pati sulme në disa qytete ndaj zyrave të Komisioneve zonale, ndërsa në bashkitë ku drejton e djathta, nuk u lejua përdormi i institucioneve lokale për qëllime të administraimit të procesit zgjedhore.

Kjo situatë solli një reagim të fortë ndërkombëtar, i cili u intenfisikua dhe në gjuhën e përdorur, veçanërisht në ditët e fundit para zgjedhjeve. Mesazhet ishin të qarta: të evitohet dhuna, se organizatorët dhe nxitësit do të mbanin përgjegjësi, dhe se qytetarëve u duhej garantuar e drejta e votës.

Dhe në mesazhin e tij mbrëmë, kryetari demokrat Lulzim Basha shpjegoi se procesi i zgjedhjevve mund të ndalej vetëm me dhunë, porse një gjë e tillë rrezikonte të kishte kosto për shoqërinë, humbje jete e plagë që nuk do të sillnin as përfitime politike. Ai theksoi se vetë personalisht por dhe demokratët nuk besonin tek rruga e dhunës.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka nisur transferimi i materialeve nëpër Qendrat e numërimit. I gjithë procesi, sikundër dhe ai i nxjerrjes së rezultatit, pritet të ndiqet nga afër nga vëzhguesit ndërkombëtarë të misionit të ODIHR-it, i cili pritet që nesër të dalë dhe me vlerësimin paraprak për të gjithë procesin.

Protesta para BDI-së (VIDEO+FOTO)

Në Tetovë u zhvillua protesta e dytë me radhë e nxitur nga publikimi i bom*bave të El Chekës, kundër funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe pse protestuesit u përpoqën të afrohen para selisë së BDI-së ata u penguan nga kordoni policor.

Në përkrahje të protestës së sotme, kishin ardhur edhe veteranët e luftës së 2001-shit, Shoqata Atdheu nga Shqipëria dhe Shoqata e të bur*gosurve dhe të përn*djekurve politikë në Maqedoni. Organizatorët e protestës thonë se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në dorëheqjen e krerëve të BDI-së.

https://www.youtube.com/watch?v=4QeSD35tYL4

https://www.youtube.com/watch?v=Y_gNmrBN0Tk

https://www.youtube.com/watch?v=Nq1SbwIKYWo

https://www.youtube.com/watch?v=bEC6ieeH_mI

https://www.youtube.com/watch?v=yRDTMgzdph4

https://www.youtube.com/watch?v=7nkWmGUjJjU

KQZ justifikohet për vonesën prej 3 orësh dhe tregon sa shqiptarë kanë votuar në total

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka dalë më në fund pas tre orësh nga përfundimi i procesit të votimit, për të raportuar mbi numrin e votuesve në rang vendi gjatë kësaj të diele votimesh.

Zëdhënësja e KQZ-së është kujdesur që të justifikojë vonesën duke thënë se ka patur ngarkesë pune në dërgimin e kutive të votimit nga qendrat në vendet e numërimit.

“Janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin duke përjashtuar 7 qendrat e votimit në Shkodër, ku nuk është zhvilluar votimi. Ka nisur procesi i dërgimit të kutive dhe na mirëkuptoni për shkak të vonesës së kësaj dalje, duke qenë se qëendrat e votimit kanë qenë të ngarkuara në punë”-tha Drilona Hoxha.

Më tutje ajo ka dhënë disa shifra, për të cilat gjithashtu është kujdesur të shtojë se janë shifra të ardhura nga qendrat e votimit.

Në total sipas KQZ-së kanë votuar 771 863 shqiptarë, ose thënë në përqindje 21.6% e shqiptarëve me të drejtë vote.

Hap pas hapi, zgjedhjet lokale në Shqipëri (Live)

Në Shqipëri, në 61 bashki, qytetarët kanë filluar të votojnë për kryebashkiakët e tyre në zgjedhjet lokale, megjithëse këto zgjedhje po mbahen pa partitë kryesore opozitare në vend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votime në të gjithë Shqipërinë është 12% deri rreth orës 11:00.

Këto votime po mbahen në kushte jo të zakonshme, me masa të larta të sigurisë nga forcat policore dhe me ndasi të thellë mes të gjithë akterëve politikë të Shqipërisë, duke e vendosur pikëpyetje vlefshmërinë e tyre.

Zhdukja e Florijana Ismailit – Janë prononcuar edhe Federata e futbollit zviceran dhe BSC Young Boys

Futbollistja shqiptare e Përfaqësueses zvicerane, Florijana Ismaili është zhd*ukur që nga e shtuna. Tani është pronocuar edhe Federata zvicerane e futbollit.

Që nga kërcimi në ujë nga një varkë e vogël e huazuar me qira në liqenin e Komos, futbollistja shqiptare 24-vjeçare, Florijana Ismaili është shpallur e zhd*ukur. Tani, gjithashtu është pronocuar edhe Federata zvicerane e futbollit dhe klubi i saj YB. Në një deklaratë të thuhet: “Federata zvicerane e futbollit dhe përgjegjësit e ekipit BSC Young Boys janë informuar se Florijana Ismaili është zhd*ukur që të shtunën pasdite, në liqenin Komo pas një fatk*eqësie në ujë”.

Kërkimet janë duke u zhvilluar edhe më tej me intensitet të plotë. “Jemi tron*ditur shumë, por nuk e kemi humbur shpresën se gjithçka do të kthehet në të mirë”, vazhdon deklarata më tej, përcjell Shtegu.com.

Ata duan të informohen sa më shpejt të jetë e mundur, po që se paraqiten informata të tjera. Federata dhe klubi janë në kontakt të ngushtë me anëtarët e familjes dhe kërkojnë mirëkuptim që nuk mund të jepet asnjë informatë për momentin”.

Florijana, e cila me prejardhje është nga Lugina e Preshevës, ku jetojnë shumë shqiptarë, nga ta është pagëzuar si “Shaqiri femër”, shkruan “20 Minuten”. Në një portret trevjeçar ajo përshkruhet si një grua e lumtur. Pasionin për futboll e trashëgoi nga i ati, i cili gjithashtu luante futboll dhe e merrte me vete, kur shkonte të luaj. Florijana Ismaili citohet të ketë thënë: “Kur luaj futboll, i harroj të gjitha shqetësimet e përditshmërisë. Idhulli i saj ishte futbollistja Fatmire Alushi.

Kohë më parë, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ajo u shpall Ambasadore e Luginës.

Është djegur një autobus nga Tetova në Kroaci (VIDEO)

Një autobus me targa të Tetovës, i cili po udhëtonte nga Shkupi për në Split, mëngjesin e sotëm rreth orës 3:00 pranë pushimores Petrovac është përfshirë nga flakët. Nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar udhëtimin me autobusë tjetër.

https://www.youtube.com/watch?v=B1XhKgTNSOc&feature=youtu.be

Momenti kur ushtarët britanikë ekzekutojnë dy pjesëtarë e UÇK-së në Prishtinë (Video)

Më 2 korrik të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, që festonin 9-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës u qëll*uan për vd*ekje nga forcat britanike në Prishtinë.

Të vr*arët ishin Avni I. Dudi dhe Fahri N. Bici, që të dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa ushtarët britanikë po mbikqyrinin festimet e qytetarëve në Prishtinë. Një person gju*an në qiell nga gëzimi. Ushtarët britanikë e ngatërruan kremtimin e tij me një su*lm ar*mik dhe filluan të qëll*ojnë mbi ta në makinë, e gjithë skena tra*gjike është regjistruar nga gazetarët e huaj.

Një nga të vr*arët që gjendej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si pasojë e pla*gëve të marra, gjersa një tjetër ka ndërruar jetë në spital.

Nga incidenti patën mbetur të lënduar rëndë edhe dy persona të tjerë.

https://www.youtube.com/watch?v=sqn4KYRWr04

Tetovë, makinat e vjetra nuk largohen nga parkingjet (VIDEO)

“Pamjet e këtilla janë evidente në gati gjitha lagjet e Tetovës. Edhe pse me vite të tëra qëndrojnë kështu të parkuara e të lëna në harresë, duke paraqitur rrezik si për ambientin, po edhe për fëmijët që lozin afër, institucionet nuk marrin masa për largimin e tyre”.

Banorët ankohen se, përveç që ndotin ambientin dhe paraqesin rrezik për njerëzit, zënë edhe vend parkimet, që në Tetovë, edhe ashtu janë të pakta në numër.

“Nja dy rrinë gati gjashtë vite aty, duhet të largohen ato, po se di përse nuk i heqin, çka bëjnë. Janë të rrezikshme, të vjetra të kalbura rrinë aty”.

“Paraqesin shumë rrezik, s`kanë nga të kalojnë edhe fëmijët këtu, këto duhet të largohen, komuna të merr masa ti largoj të bëhen parkingje se s`janë duke bë gjë aspak”.

“ Pengojnë, fillimisht zënë vendin, zënë një parking janë të dëmshme, po përgjegjësia është e atyre që e lejnë ashtu, një parking më tepër do ishte ndihmë për qytetarët. Komuna institucionalisht duhet të merr masa, por edhe çdo qytetar duhet të vetëdijesohet se nuk shkohet më me këtë mentalitet të vjetër”.

Nga ana tjetër, nga Organizata Nëna dhe Fëmija, kujtojnë komunën për obligimin ligjor që ka sipas pikës 15 të nenit 5 të Ligjit për veprimtari komunale, që të bëj largimin e këtyre makinave dhe te merr masa ndaj pronarëve të tyre.

Nga komuna kërkojmë vetëm të zbatojë Ligjin për veprimtari komunale dhe të heq makinat nga hapësirat publike të cilat, jo vetëm që japin një pasqyrë të keqe për qytetin tonë, por edhe janë po aq të dëmshme për ambientin, siç thatë ju për fëmijët që luajnë dhe për shëndetin e tyre”-tha Elmedina Abdullahi nga “Nëna dhe Fëmija”.

Nga komuna e Tetovës, thonë që janë në procedurë e sipër me informimin e pronarëve dhe pas shtatë ditësh do të merret edhe aksioni për largimin e tyre. Sipas organeve të komunës, e njëjta gjë do të bëhet edhe me makinat që janë pronë e institucioneve publike, siç është gjykata burgu dhe drejtoria e të hyrave publike. Në shumicën e rasteve, këto makina të lëna me vite në rrugë, iu takojnë institucioneve, siç është rasti me Gjykatën themelore në Tetovë, Burgun e Tetovës dhe institucionet komunale.

https://www.youtube.com/watch?v=U4U0kmunLdQ&feature=player_embedded

SKANDALI FINANCIAR ME POSTAT E MAQEDONISË, JANË HARXHUAR MBI 300 MIJË EURO PËR LETRA DHE TONER (VIDEO)

Postat e Maqedonisë vetëm për muajin prill kanë harxhuar 288 mijë e 668 euro. Kështu tregojnë informacionet e furnizimeve publike. Vetëm për muajin prill edhe atë dy herë më 11 dhe 15 prill 2019 Posta e Maqedonisë ka harxhuar mbi 100 mije euro vetëm për toner për fotokopje.

Furnizim i tonerëve dhe developeri për postë hibride 28.473 mijë euro apo 1 milion e 751 e 120 denarë

Mirëmbajta e sistemeve për ftohje të objekteve të Postës së Maqedonisë 38 mijë e 374 euro ose 2 milion e 360 mijë denarë

Toner, ribon dhe toner për fotokopje 74 mijë e 263 mijë euro apo 4 milion e 567 mije e 190 denarë

Tonerë, ribon dhe toner për fotokopje 13 mijë e 431 euro apo 826 mijë denarë

Letër për posta hibride 134 mijë e 127 euro apo 8 milion e 248 mijë e 200 denarë.

Për kërto harxhime Postat e Maqedonisë nuk po japin përgjigje. Edhe pse disa ditë më parë drejtori i kësaj poste premtoi se do të japë deklaratë. Por kjo gjë nuk ndodhi. TV21 pret disa ditë me rradhë që ky institucion të japë llogari para qytetarëve.

Ndryshe para 7 muajve vetë drejtori i Postave të Maqedonisë Ejup Rustemi pranoi se ka vjedhje nga sportelet edhe atë se të punësuarit kanë vjedhur 33 milionë denarë, ndërsa 100 milionët tjera janë vjedhje nga jashtë. Rustemi shpjegon se vjedhjet më të shpeshta bëhen nga punëtorët e sporteleve dhe se secili ka numër të sportelit dhe lehtë mund të verifikohet se kush i ka vjedhur paratë. Sipas informacioneve nga raporti i auditimit, mungesat e raportuara fillestare të vjedhjeve ishin 133.3 milion denarë. Për 14 vite, buxheti i postës së Maqedonisë është dëmtuar 133.6 milion denarë./tv21/

Disa këshilla që duhet të ndiqni tani në verë. Mos i humbisni, do t’u duhen!

Në këto ditë të nxehta të verës që erdhi papritur pas gjithë atij shiu dhe të ftohti ajo që na duhet më së shumti janë këshillat se si ta kalojmë sa më lehtë këtë vapë përvëluese që mund të shkaktojë pasoja.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla të dhënë nga specialistët, të cilat nuk duhet ti humbisni.

Mos dilni gjatë orëve më të nxehta- Nuk duhet të dilni gjatë orëve të nxehta, që është nga ora 11 deri në 18. Ky orar nuk është i rekomanduar veçanërisht për fëmijët shumë të vegjël dhe të moshuarit. Nuk duhet të frekuentohen qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i ozonit rritet për shkak të makinave dhe industrisë. Gjatë valëve të nxehta, vlerat e këtij gazi ndotës shpesh tejkalohen dhe shkaktojnë dëme në shëndetin e popullatës, sidomos për njerëzit me sëmundje respiratore ose astmë.

Mos bëni sport gjatë orëve të nxehta- Ne duhet të shmangim aktivitetin fizik në ajër gjatë orëve më të nxehta të ditës, jo vetëm nga atletët amatorë, por edhe nga atletët profesionistë.

Kujdes ndaj veshjeve- Është e domosdoshme të vishen veshje të lehta dhe të rehatshme, si në shtëpi ashtu edhe jashtë: veshje prej pambuku ose prej liri. Jashtë shtëpisë është gjithashtu e nevojshme të mbroni kokën nga rrezet e diellit duke mbajtur kapele syze dielli.

Mos harroni kremin mbrojtës- Është e rëndësishme të mbroni lëkurën nga djegia e diellit duke përdorur krem me një faktor të lartë mbrojtës.

Kurrë mos lini dikë në makinë, madje edhe për një kohë të shkurtër- Kurrë mos i lini fëmijët apo kafshët në makinë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, nëse makina është e parkuar në diell. Në qoftë se merrni një makinë që ka qenë e parkuar në diell, së pari, hapni dyert në mënyrë që të freskohet vendi, dhe pastaj filloni udhëtimin me dritare të hapura ose përdorni sistemin e kondicionimit të makinës për të ulur temperaturën e brendshme.

Pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta- Në rrethana normale, sasia e ujit në trup kontrollohet nga etja dhe produkti urinar. Jeni të etur, pini ujë, shkoni në tualet, dhe cikli i ujit përsëritet sërish. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë të konsumoni më shumë ujë se zakonisht dhe mos prisni deri kur të keni etje. Sipas tyre, pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta. Ekspertët rekomandojmë që të pini ujë nga pak dhe shpesh, sepse kjo është mënyra më e mirë për të qëndruar të hidratuar

Freskoni shtëpinë- Tregoni kujdes ndaj ushqimit, mundohuni të hani ushqime të freskëta, të bëra në shtëpi dhe shmangni ushqimet e blera jashtë. Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta, shmangni pijet alko*olike. Mos hani shumë, hani disa herë dhe në sasi të vogla./e.k-Dritare.net

Si të ruhemi nga “Pika e diellit”

Nga Prof. Tritan Kalo

Kjo verë NUK na ofron vetëm “nxehtësinë e Zgjedhjeve Lokale”….Kujdes, ruhuni nga temperaturat e larta të motit….Rritja e temperaturave shoqërohet me humbje të lëngjeve dhe kripërave minerale nga trupi kryesisht me anë të djersiturës, po ashtu ajo shkakton një rritje të nevojave të trupit si për lëngje edhe për kalori/ushqime….Trupi ynë rrit nevojat për lëngje dhe kalori në masën 25-30% mbi nevojat mesatare të tijat, kur temperatura mesatare e trupit rritet me 1 gradë celsius (1ºc).

God*itja e Diellit (Pika e Diellit, Sunstroke, Heatstroke), është një prej formave më serioze që shkaktohet nga “go*ditja” prej te nxehtit, ndaj edhe për këtë arsye ajo konsiderohet një EMERGJENCË mjekësore….Një situatë e tillë shkakton dëmtime serioze në tru si dhe në organet e tjera të organizmit tonë, sidomos në Aparatin Kardiovaskular…. Edhe pse më shpesh ajo prek individët me moshë mbi 50 vjeç, asnjë individ nuk është jashtë rrezikut, qoftë ky edhe një sportist i mirëtrajnuar.

God*itja e Diellit është më shpesh një formë progresive e zhvillimit të sëmundjes nga ngërçet e muskujve, në rënie të fiktit (humbje e përkohshme e vetëdijes) e deri në rraskapitje totale e gjendje kome….Kujdesuni të mos qëndroni në Diell në periudha piku të ditës, vishuni lehtë e tesha jo me ngjyra të errëta, mbulojeni kokën, përdorni kremra mbrojtës për lëkurën e ekspozuar të trupit, konsumoni lëngje, sidomos ujë me shumicë për të evituar dehidrimin, ushqehuni shëndetshëm me fruta e perime të ndryshme që në përgjithësi përmbajnë shumë kalium (potasium), natrium (sodium), ruajeni lëkurën me kremra mbrojtës nga djegia ose lëndimi i nishaneve prej diellit, dhe bëni shumë-shumë kujdes sepse temperaturat e larta rrisin rre*zikun e Dehidrimit, të Infarkteve dhe të God*itjeve në Tru, për të rriturit dhe kryesisht Dehidrimet për moshat më të vogla….DIELLI është jetë, POR ai mundet të rezultojë edhe vra*star nëse NUK dimë të ruhemi prej nxehtësisë e rrezatimit të tij./dritare.net

Vuani nga flokët e dëmtuar? Ja zgjidhja!

Flokët janë gjysma e bukurisë, si për femrat dhe për meshkujt. Mirëpo, gjatë viteve ndeshemi me problemin e rënies së flokëve, këputjen dhe djegien e tyre.

Sipas shkencës ekzistojnë disa ushqime të pasura me vlera ushqyese që rigjenerojnë flokët.

Ndër to përmendim:

– ushqimet e pasura me Omega 3 si, arrat, salmoni, tuna, farat e lirit etj.

Ushqimet e pasura me zink, si; mishi i viçit, mëlçia e viçit, rosto viçi, etj. Këto ushqime ndihmojnë në rregullimin e testosteronit dhe niveleve tjera të hormoneve në trup, mirëmban prodhimin e gjëndrave vajore në skalp, ndihmojnë në rritjen e flokëve, si dhe i mban flokët dhe skalpin të shëndetshëm.

-Ushqimet e pasura me proteinë; si kosi grek, të verdhat e vezës, arrat, pjeshkat, pulat, gjeli i detit etj.

-Ushqimet e pasura me hekur, si; spinaqi, mishi i kuq, gjeldeti, të verdhët e vezës etj.

-Ushqimet e pasura me magnez, si; bajamet, spinaqi, orizi etj.

Sipas shkencës, nëse konsumoni këto produkte në sasinë e duhur dhe rregullisht flokët tuaja do të përmirësohen ndjeshëm./K.C/dritare.net

Rama poston videon duke bërë not në bregdetin e Jugut (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama po shijon të shtunën në bregdetin e Jugut. Ai ka postuar një video në “Facebook” duke notuar, një pamje që të kujton ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili çdo vit postonte video duke thyer rekordin e tij.

“Mirëmëngjes”, shkruan kryeministri teksa shfaqet në mes të detit dhe përshëndet me dorë. Me sa duket shefi i maxhorancës ka zgjedhur të pushojë një ditë para votimeve të 30 qershorit ku nuk merr pjesë opozita.

https://www.youtube.com/watch?v=KL8NmYOIhiM&feature=youtu.be