Ballina Blog Faqe 572

100 këshilla nga mjekësia angleze, si dhe bimët popullore që kurojnë të gjitha sëmundjet

Ai i cili vendoset i pari në listë është gjithmonë shëndeti. Shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme, kërkojmë se pari të jemi të shëndetshëm. Se shëndeti fizik e mendor është ai që e bën të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë angleze kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që i dëmton kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike.

Pikërisht për këtë arsye ju sjellim këshillat më të fundit nga mjekët anglezë si të parandalojmë sëmundjet në shekullin e XXI. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund të lexoni në këtë suplement rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, pankreasit, të lëkurës, obezitetin, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit për të parandaluar e luftuar sëmundjet që shqetësojnë sot njerëzit, si duhet të veprojmë, si dhe zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë. Obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës, forma të ndryshme tumorale, etj; shpesh si shkak kryesor kanë një regjim ushqimor dhe një ushqim të papërshtatshëm. Por jo vetëm kaq. Mjaft prej tyre mund të arrinin të parandaloheshin falë një ushqyerje të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ndërkohë, shkenca ka arritur, falë studimeve të ndryshme, që të tregojë se mjekimi nëpërmjet ushqyerjes së përshtatshme (terapia mjekësore popullore) përmirëson cilësinë e jetës dhe kursen shpenzime për kujdesin mjekësor. Por çfarë është një ushqyerje e përshtatshme dhe e ekuilibruar? Të gjitha këto sqarohen në këtë suplement, me receta të dobishme për të siguruar shëndet dhe jetëgjatësi. Mund të merrni përgjigje për shumë nga pyetjet që çdokujt mund t’i lindin në jetën e përditshme, siç janë roli dhe funksioni i yndyrnave, proteinave, vitaminave, çfarë është një dietë e shëndetshme, dhe për shumë elemente të tjera të rëndësishme që përbëjnë atë që quhet një ushqyerje e shëndetshme.

Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë organet jetësore dhe për t’i ndihmuar ato të funksionojnë sa më mirë, duke shmangur problemet e ndryshme shëndetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Cilat janë ushqimet që kurojnë aneminë, frutat e perimet e dobishme për organizmin. Ndërsa më poshtë, radhiten këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut. Këto e shumë të tjera në një suplement prej pesë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme.

ASTMA

Ndihma e ekspertëve kundër astmës

– Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës. Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit. Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.

– Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin. Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që

shkaktojnë astmë.

-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa. Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës. Evitoni jetesën në qytete të ndotura.

– Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë. Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin. Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.

TUMORI I TRURIT

Si t’i shmangim komplikimet

– Kompresimi më ujë të ftohtë mund të shkaktojë dëmtime të përhershme në indet e trurit. Mos e provoni. Shumica e simptomave të bëhet më mirë kur tumorin është hequr, por ndonjëherë nuk ka dëme të pakthyeshme.

– Dëmtim i trurit shkaktohet edhe gjatë shfaqjes së simptomave të tilla nëse i sëmuri nuk i përshtatet gjendjes.

– Ekzistojnë rreziqet e natyrshme në trajtimin, qoftë nga një operacion ose nga medikamentet.

TURBEKULOZI

Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.

– Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.

– Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.

– Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.

ALERGJIA

Si të evitojmë alergjitë

– Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën. Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.

– Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.

– Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.

Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës. Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

KOLESTEROLI

Këshilla për të ulur kolesterolin

– Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.

– Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç). Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.

– Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.

– Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

OBEZITETI

Si të mposhtini mbipeshën

– Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë. Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.

– Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë. Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një masë e caktuar e tyre çdo ditë.

– Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme. Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës. Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha llojet, por me kufi.

PERDHESI

Si të shmangni përdhesin

– Është e nevojshme të kontaktoni me mjekun për të marrë hapa të mëtejshme për të parandaluar sulmet e përdhesit. Qëllimi është që të kontrollojë nivelet e urinës acidit në gjak. Ju mund të bëni këtë duke shmangur ushqimit të pasura me një grup të quajtur kimikateve purines, kjo përfshin ushqime të konservuara, vaj peshku, mish pule, etj. Si dhe shmangia e tepruar të alkoolit në konsum.

– Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.

– Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes. Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak. Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.

OSTEOPOROZA

Këshilla për të luftuar sëmundjen

– Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit.

– Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë. Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë. Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode.

– Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.

– Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte. Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.

MAJASELLI

Këshilla për personat që kanë probleme

– Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë. Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.

– Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.

-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.

-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit. Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit. Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

KUJTESA/ALZAIMER

Si mbani kujtesë të fortë

– Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.

– Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të. Mësoni numrat e telefonit. Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.

-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënë më parë, frekuentoni lokale që s’keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent. Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e ndihmon trurin të stërvitë kujtesën.

– Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni gjëra të reja, që më parë si bënit dot. Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës.

– Zgjidh një mjeshtëri të re. Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitet gjatë gjithë kohës.

CELULITI

Si të trajtoni celulitin

– Ndonjëherë infektimi i celulitit mund të jetë i shkaktuar nga disa bllokime në inde, për shembull, rreth një muskuli ose ligamenti, ose në tulet. Presioni në rritje bën që të ketë komplikacione, prerja e furnizimit me gjak (e cila mund të shkaktojë gangrenë) dhe duke dëmtuar nerva. Kjo ka nevojë për trajtim urgjent dhe dekompresion.

– Një tjetër komplikacion është helmimi i gjakut ose septicemi, kur bakteret kalojnë dhe lëvizin bashkë me gjakun. Kjo mund të jetë fatale me shpejtësi dhe ka nevojë për trajtim shumë urgjent.

– Për fat të mirë, zakonisht celulitit i përgjigjen edhe antibiotikët. Realisht, plagët e lëkurës duhet të jenë testuar për llojin e baktereve që e shkaktojnë këtë problem, atëherë një antibiotik lloj penicilinë është zakonisht e nevojshme (ose erythromycin për ata që janë alergjik në penicilinë). Gjatë kohës së mjekimit mund të jetë e nevojshme një periudhë kohe deri në dy javë.

– Celuliti mund të parandalohet duke qenë të kujdesshëm në lidhje me higjienën dhe apo me krijimin e plagëve në lëkurë. Nëse ju është shkaktuar një plagë në lëkurë në një farë mënyre, sigurohuni që është pastruar dhe të trajtohen me një antiseptik, dhe të mbulohet me leukoplast. Nëse në lëkurën përreth ka plagë të kuqe dhe dhembje, duhet të merrni këshilla mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur.

GRIPI

Si të kurojmë gripin

– Shumica e njerëzve kanë humbje oreksi kur ata kanë të ftohtë dhe nuk e vërejnë shumë ndryshim në oreksin e tyre, ndonëse ata mund të preferojnë ushqime që nuk i dëmtojnë në fyt. Gjatë gripit është mjaft e zakonshme të humbasësh interesin për ushqimin për disa ditë dhe madje mjaft të shkakton të përziera ose ndjesi të vjellash (njerëzit nganjëherë e quajmë këtë grip të stomakut, por ai mund të jetë një karakteristikë e gripit të çdo rasti).

– Simptomat e të ftohurit zakonisht fillojnë pas dy deri në tre ditësh pasi ka filluar përmirësimi dhe largohen brenda një jave. Gripi mund të zvarritet për më gjatë, dhe shpesh është një ose dy javë derisa personi ndjehet mirë përsëri. Për disa, gjendja e gripit zgjat disa javë.

– Komplikimet e gripit, gjithashtu priren të jenë më të ashpra. Probleme të tilla si pneumonia janë një rrezik të veçantë për njerëzit të cilit janë imunizuar ndaj gripit dhe atyre me sëmundje kronike të mushkërive ose sëmundje zemre.

– Shumica e formave të shfaqjes së gripit nuk ka nevojë për trajtim të veçantë, trajtim shtesë. Antibiotikët nuk janë të një përfitimi të madh. Një vaksinë gripi është gjithashtu në dispozicion. Por dhe kjo nuk është 100 për qind efikase në parandalimin e sëmundjes së gripit, e të ftohurit.

– Edhe pse shumica e njerëzve me grip nuk kanë nevojë për trajtim të veçantë, medikamentet antigrip mund të ndihmojë në shmangien e përhapjes së sëmundjes ose mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e avancimit të mëtejshëm. Këto ilaçe mund të jenë veçanërisht të dobishme për ata që janë në rrezik të lartë të komplikimeve të gripit.

NGERÇI

Këshilla kundër ngërçit

– Para se të ushtroheni gjatë aktiviteteve fizike duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj, gjendjen e muskujve dhe nëse keni marrë lëndët e nevojshme ushqyese. Ushtrimet duhet të vazhdojnë në një hark të caktuar kohor, në mënyrë që t’iu ndihmojnë për të shmangur spazmat e ngërçit. Disa njerëz mund të rekomandojnë krem me vitaminë E për shtrëngimet në muskuj, por ka pak dëshmi se ata kanë ndonjë efekt tjetër përveç se të mirave.

– Dehidratimi ul nivelet e kalciumit dhe fosforit në trup, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje barku. Derisa të siguroheni që keni marrë masën e nevojshme të mineraleve vazhdon kjo situatë. Zëvendësuesit e kalciumit apo fosforit gjithashtu mund të ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të barkut.

– Nëse natën dhimbjet e muskulit janë një problem, duhet të komunikoni me mjekun. Mbuloni pjesën e muskulit dhe shtrëngojeni fort për të shmangur lodhjen e muskulit që është forcuar. Nëse dhimbjet e muskulit vazhdojnë, duhet të merrni këshilla nga farmacisti juaj për medikamentet e nevojshme. Nëse këto nuk ndihmojnë, flisni me doktorin tuaj.

– Ndonjëherë është përdorur kinina për të parandaluar dhimbjet e muskujve. Megjithatë, përdorimin e saj është i diskutueshme dhe sepse ende nuk janë plotësisht të qarta efektet që ajo jep. Uji tonik përmban shumë sasi të vogla të kininës, të cilat mund të jenë të mjaftueshme për të lehtësuar dhimbjet e muskujve natën.

CISTET

Këshilla par t’i shmangur

– Shumica e cisteve shfaqen papritur për asnjë dukshme apo arsye dhe zakonisht shfaqen pas dallime të dukshme qartë. Cistet dhjamore në lëkurë mund të ndodhin kur bllokohet nj gjëndër dhjamore. Këto ciste mund të jenë të vogla, por edhe në masa të dukshme.

– Disa forma të shfaqjes së cisteve duken menjëherë pas lindjes. Këto ciste kongjenitale rezultojnë nga një keqformim gjatë zhvillimit. Ky është rasti me disa ciste në veshka. Ato ciste që e nuk mund të ndjehen apo shihen zakonisht diagnostikohen kur është kryer një rreze x ose skaner. Shumica e cisteve nuk janë të rrezikshëm dhe nuk kanë nevojë për trajtim për heqjen e tyre, nëse ato nuk shkaktojnë probleme.

TIROIDJA

Ushqimet që i bëjnë keq tiroides

– Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. Nuk duhet të konsumojnë fasulet. Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.

– Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën. Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.

ETHET TROPIKALE

– Këshillohet pirja e mjaft lëngjeve, duke qetësues dhe duke pushuar, por nuk ka asnjë trajtim të veçantë. Ata që janë të prekur rëndë mund të kenë nevojë për t’u trajtuar në spital. Shumica e njerëzve shërohen plotësisht pa probleme të mëtejshme.

– Nuk ka në dispozicion ende një vaksinë për këtë sëmundje. Pra është e rëndësishme që kur udhëtojmë në rajonet tropikale të përdoren mbuloja të mjaftueshme për të shmangur pickimin e mushkonjave.

– Ndryshe nga mushkonjë që përmban malaria, i cili shfaqet në mbrëmje ose natën, mushkonja që mbart ethet tropikale shfaqet gjatë ditës, kështu që është domosdoshme veshja për të mbrojtur veten kundër mushkonjë gjatë ditës.

MIGRENA

Këshilla për të evituar dhimbjen

– Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës. Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.

– Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset. Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale. Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

ATAKU KARDIAK

Si të shmangni krizat

– Ndalo pirjen e duhanit: përjetshëm duhanpirësit janë dy herë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës krahasuar me jo-duhanpirësit. Rreziku bie shpejt pas mbarimit të duhanit, edhe pse ai mund të jetë 20 vjet, para se rreziku është plotësisht i kundërt.

– Dieta të ndryshme: zvogëloni sasinë e yndyrës, hani pesë pjesë të konsiderueshme të frutave dhe perimeve të freskëta në ditë, zvogëloni sasinë e kripës së konsumuar. Bëni rregullisht ushtrime fizike. Moderoni aktivitetin tuaj fizik, duke rezultuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

DUART, KEMBET, GOJA

Si të shmangni problemet

– Ju mund të marrin mjete të thjeshta për çdo simptomë të pakëndshme, si lehtësim për dhimbjen e ulcerës dhe temperaturë të ulët. Fëmijës i duhet dhënë paracetamol ose ibuprofen shurup. Aspirina nuk rekomandohet për fëmijët nën 16 vjeç, për shkak të një lidhje të mundshme me një problem serioz që quhet sindromi i Reye. Ju mund ta provoni edhe duke u dhënë atyre të buta ushqime të ftohta të tilla si kosi ose akullore, dhe pijet shumë të ftohta, për të lehtësuar një shqetësim të butë gojës.

– Fëmijët janë të përjashtuara nga çerdhet apo shkollat gjatë ditëve të parë të sëmundjes, në n përpjekje për të penguar përhapjen e saj, por kjo mund të jetë e vështirë sepse viruset përhapen shumë shpejt.

– Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë. Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë. Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë.

-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve. Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët.

STRESI

Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

– Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë. Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.

– Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit. Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.

– Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.

ZEMRA

Si të luftoni sëmundjet kardiake

– Bisedoni me mjekun tuaj për antidepresantët sepse kështu do të ndjeni zemrën më të sigurt, pasi të jeni këshilluar me të. Një psikoterapi mund të ndihmojnë gjithashtu.

– Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj. Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje. Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.

– Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë. Evitoni, alkoolin, duhanin.

PAGJUMËSIA

Këshilla për të stimuluar gjumin

– Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.

– Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka-kola), sidomos natën vonë. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.

– Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri. Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.

GURET NE VESHKA

Si të evitoni sëmundjet e veshkave:

– Duhet pasur kujdes me dietën tuaj për të shmangur një tepri të acidit oksalik. Evitoni kripën e tepërt sepse kjo mund të bëhet shkak për të rritur sasinë e kripërave në gjak dhe në organizëm.

-Pini sa më shumë lëngje. Konsumoni çaj nga trëndafili i egër. Konsumoni lëng kumbulle. Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.

PANKREASI

Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:

-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin. Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.

-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.

DIABETI

Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:

– Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën. Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara. Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.

– Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe. Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra. Efikase janë edhe bajamet. Të kurosh diabetin, duke zgjidhur problemet që mund të keni me gjumin. Kjo është këshilla më e fundit që japin shkencëtarët, pas një sërë ekzaminimesh dhe analizash pa fund që bëjnë një lidhje mes sëmundjes dhe gjumit jo të mirë që bëhet gjatë natës.

TALASEMIA

Çfarë duhet të bëjnë talasemikët

– Fëmijët me talasemi janë të shëndetshëm në lindje por bëhen zbehtë, nervoz, të dobët, nuk ushqehen si duhet dhe nuk arrijnë të zhvillohen plotësisht.

– Trajtimi përbëhet nga rregullt transfuzion të gjakut të gjithë jetës, çka mund të çon në akumulimin e hekurit në trup dhe komplikime të tjera. Është e mundshme që talasemia të shërohet me anë të transplantim në palcën kockave, por është e vështirë për të gjetur përkimin e duhur dhe se mund të bartin rreziqe dhe komplikime të tjera.

– Talasemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C. Talasemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile. Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar. Talasemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë. Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja. Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

REUMATIZMA

Si ta kurojmë reumatizmin

– Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta. Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë. Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.

-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites. Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile. Përdorni ujë mineral. Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A. Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

SPONDILIATROZA

Si të evitojmë dhimbjet

– Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës. Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare. Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.

– Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen. Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë. Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.

– Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin. Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.

SINOZITI

Këshilla për të luftuar sëmundjen

– Evitoni diellin në pikun e vapës. Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë. Ushqime me fibra që në mëngjes. Kjo është një nga këshillat bazë për të mbajtur sa më larg sinozitin. Sipas specialistëve, shumë nga ushqimet e veçanta ndikojnë në mirëqenien tonë, por një ndryshim i veçantë që rrit nivelin e energjive ndodh kur njeriu ha për mëngjes një ushqim të pasur me fibra. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve.

– Përdorni sa më shumë ushqime me fibra. Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.

92- Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit. Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

PANKREASI

Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi

– Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin. Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.

-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.

MËLÇIA

Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë

– Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë. Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.

– Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes. Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.

– Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokolit. Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

HIPERTENSIONI

Rregulla për të mos nxitur sëmundjen

– Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit. Një personi që ka probleme me hipertensionin i rekomandohet përdorimi i ushqimeve me përbërje të ulët yndyrash të ngopura, yndyrash në total dhe kolesteroli. Kjo përfshin konsumin e sa më shumë zarzavate, frutave dhe bulmet pa yndyrë. Ne u rekomandojmë këtyre personave të ndjekin një dietë sa më të pasur në fruta, zarzavate dhe drithëra.

– Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.

– Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

Ilaçet Popullore

1. MJALTI

Mjalti prodhon rezultate efektive kur përdoret për plagët sepse ka veti antibakteriale (antibacterial quality) që të mbron nga infeksionet. Gjithashtu hiqen helmimet apo materialet e huaja dhe ulen “edema” ose fryrjen pra ka aktivitet “anti-inflammatory”.

2. GARCINIA CAMBOGIA

Ekziston një bimë e kuqe, e madhe sa një kokërr portokalli që njihet në botanikë me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bimë thahet dhe bluhet duke e bërë në këtë mënyre pluhur. Ky pluhur ka pasur përdorime të ndryshme për shumë e shumë vite me radhë. Në Indi përdoret për infeksione te ndryshme. Gjithashtu është përdorur si punë çamçakëzi për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve. Ne Indi, gjithashtu përdoret si erëz në gatim, sidomos në gjellët e famshme indiane “Keri”. Në disa vende bima është përdorur si afrodiziak (nxitës i epshit seksual).

Në Kinë përdoret në diabetin tipi 2, në disa sëmundje mëlçie dhe për parazitë.

3. KURA PER ULCEREN

a) Lule Basani është një nga bimët më të rëndësishme që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak.

Çaji i përfituar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një ene prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në forme kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar

b) Përzierja e majdanozit, Gremit dhe mustaqeve të misrit.

Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 luge sheqer, pak kine e shtypur dhe vezë e rrahur.

Me këtë përzierje bëhen hape, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.

4. HURDHA

N.q.s keni kolesterolin e lartë, çdo mëngjes rekomandohet të përtypni gjysmë boçe hurdhë.

5. N.q.s vuani nga mos tretja e ushqimit, zieni dy boçe hurdha në 200 ml qumësht, kjo gjë i rekomandohet dhe atyre që vuajnë nga azma.

Fruta – Ilaçe popullore për të mposhtur aneminë

Të sëmurët anemike duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeine, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështiresojnë absorbimin e hekurit.

6. HURMA

Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë.

7. KAROTA

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut.

8. RREPA E KUQE

Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 – 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 – 25 ditë.

9. GJETHE HITHRE

Një kurë e efektshme është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë.

10. LULESHTRYDHJA

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

11. FIKU

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi.

12. SHALQIRI

Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqiri mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikë. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithë masa e krijuar zihet derisa të mpikset mirë dhe pihet çdo ditë.

13. FARA E ZEZE

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme. Për t’u përmendur janë: Vajrat acidike të pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, acidi Folik, Niacina), mineralet (hekur, kalcium, magnez, zink, etj.) dhe aminoacidet.

14. QEPA

Vetitë e qepës, hudhrës, qepëve të njoma dhe preshit, njiheshin që në kohen e Hipokratit, gjithashtu përdoreshin tek Egjiptianët. Sot njihen nga mjekësia moderne për efektet kundër sëmundjeve të kancerit të stomakut, të kancerit të zorrës së trashë, sëmundjet e zemrës etj. Në mjekësinë popullore përdoret qepa e shtypur ose për kollën, e zier me sheqer etj. Hudhra ka veti antibakteriale dhe ndihmon ne qarkullimin e pastrimin gjakut. Për t’u përmendur janë dhe të gjitha llojet e lakrave, lakra e bardhe, brokoli, lakra e kuqe, lulelakra, të cilat kanë të njëjtat veti si qepa dhe hudhra në luftimin e sëmundjeve kanceroze dhe uljen e kolesterolit ose yndyrnave në gjak.

15. Rrepa

Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës etj.

16. LAKRA

Edhe pse mungon në tryezën amerikane, kjo bimë është mjaft e njohur dhe e përdorur në dietën ditore, si në Evropë ashtu edhe në Azi. Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast food-e.

17. GUJAVA

Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Ajo ka shije të ëmbël, por edhe pak të athët, për vetë sasinë e pakët të acideve trupore që përmban. Gujava përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Ky frut tropikal si asnjë prodhim tjetër bimor përfshin në përbërjen e tij edhe përbërësit e domates dhe të limonit. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane.

18. LAKRA ZVICERIANE

Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.

19. KANELLA

Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

20. PURSLANA

Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

21. SHEGA

Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

22. FARAT E FRUTAVE

Arrat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.

23. KUMBULLA E THATE

Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

24. LENGU I MOLLES

Të sëmurët nga zorra e trashë duhet të kenë kujdes që jashtëqitja të mos jetë e fortë. Ata duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t u shëruar nga kalbja e zorrëve, duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Në të gjitha rastet kur tek të sëmurët pezmatohen nga hemorroidet, u këshillohet që të përdorin krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë, duke pasur kujdes që ato të mos përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit

25. TAMLAGJAKU (parandalon kancerin)

Tamblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë, e cila ka veti fitoncide, me mjaft sukses është përdorur për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementeve që ajo përmban. Sipas mjekëve, bima e freskët, kur këputet, në vendin e prerjes nxjerr një lëng qumështor me ngjyrë portokalli, shumë i pasur me alkaloide. Falë kësaj përbërjeje bari i tamblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit të tij vepron dukshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut, shumë shqetësues ky problem në pjesën më të madhe të moshës së rritur. Në këto raste mjekët këshillojnë pirjen e lëngut, por edhe të qëndrojnë për disa minuta shtrirë. Nëse ndiqen këshillat, shumë shpejt do ta ndiejnë veten mjaft mirë. Në sajë të vetive kuruese, tamblagjaku këshillohet si qetësues e antispazmatik që qetëson dhimbjet e mëlçisë së zezë dhe si ndihmues në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në organizëm. Lëngu i përftuar nga bima përdoret edhe në rastet e të sëmurëve me kollë dhe lehtëson krizat e shkaktuara nga astma,

26. ÇAJ E AKULL(nervi shiatik)

Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik, mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin.

Për përmirësimin e dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik, ekzistojnë kura dhe çajra të ndryshme të rekomanduara nga mjekë popullorë. Një nga mënyrat më të suksshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë. Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t i vazhdojë masazhet për 15 ditë. Për përmirësimin dhimbjeve të nervit shiatik shërben edhe kura e përftuar nga përzierja e 100 gramë jodio, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 tableta aspirinë dhe një kuti rozmarinë të njomë. Të gjitha këto përzihen së bashku në një ene dhe lihen në qetësi për 5 orë. Pasi kjo përzierje ka marrë trajtën e pomades, bëhet masazhi i këmbës për 15 deri në 20 minuta, atje ku nervi shiatik është i ngacmuar. Kjo kurë vazhdon për 7 deri në 10 ditë rresht. Menjëherë pas përdorimit, ju do të keni mundësi të shihni edhe efektet pozitive të kësaj kure.

27. SHEREBELA (asma)

Çaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësinë popullore ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga tuberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherbelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit. Në mëlçi bëhet prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit, si dhe e helmeve. Kjo është dhe arsyeja përse funksionimi sa më mirë i saj është shumë i rëndësishëm. Për parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë mjekët këshillojnë të pihet 3 herë gota në ditë çaj sherbele.

28. ALO E VERA DHE MJALTË

Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leuçemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gr lëng nga kjo bimë dhe 100 gr mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Edhe Aloe Vera në formë xheli shërben për kurimin e sëmundjes. Xheli përzihet me 300 gramë vodka. Lihen në qetësi për 5 orë dhe dhe pihet 3 herë në ditë nga 50 miligramë para buke. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit. Një tjetër kurë është edhe përzierja e verës me Lule Basani. Kjo kurë ka dhënë rezultate të mira, por paralel me këtë duhet të merrni bri kau, që duhen djegur deri sa të mbetet hiri.

29. DAFINA DHE CIGORE (pankreasi)

Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi.

Bimët mjekësore

Pjesët që përdoren janë gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas. Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje. Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë. Çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë. Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëqitjen pa acaruar aparatin tretës.

30. PESHKU (kujtesa)

Vazhdimisht është vënë re se njerëzit, që përfshijnë në dietën e tyre shumë peshk, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alcajmeri, ose më pak në rrezik për t u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shpjegojnë këtë me praninë e acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatë një studimi mbi vlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morën në shqyrtim 200 pacientë me Alcajmer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Grupit të parë iu dha Omega 3 në formë tabletash çdo ditë, ndërsa grupit tjetër vetëm Placebo. Pas 6 muajsh, shkencëtarët panë se disa pacientë që morën Omega 3, ndjeheshin më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e tjerë, që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla ose placebo

31. LULE PJESHKE (bajamet)

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Për këtë qëllim përdoret edhe pluhuri i luleve të thara e të imtësuara të pjeshkës, i cili merret me majë të lugës për çdo përdorim.

32. ÇAJI I KINFUSHËS (Mëlçia)

Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Por në mjekësinë popullore, për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës. Në këtë rast mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të përftuar nga lulet e bimës 2 herë në ditë. Në sajë të heterocideve të hidhura dhe të substancave të tjera që ajo përmban, bari përdoret për të shtuar lëngun e stomakut dhe për të përmirësuar oreksin. Rezultate mjaft të mira kjo bimë jep edhe për të lehtësuar dhimbjet e stomakut

33. BIMËT E LIRIT (djegiet)

Bima e lirit është ndër më të njohurat, që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës. Farat e lirit, në sajë të mucilagjeneve, që kanë në cipën e jashtme, bëjnë të mundur zgjerimin e zorrëve dhe ndihmojnë në daljen jashtë të lëndëve të panevojshme. Çaji i përftuar prej bimës ka dhënë efekte pozitive në kurimin e kapsllëkut pa acaruar aparatin tretës. Për këtë qëllim këshillohet

34. LENGU I LIMONIT (hipertensioni)

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme

35. SPINAQI (reumatizma)

Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas një mjek grek, pas eksperimenteve të kryera me të, zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Që prej asaj kohe bima u bë e njohur në të gjithë botën.

Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale. Kurimi i sëmundjes mund të bëhet në dy mënyra. Së pari, farat e sinapit pasi bluhen përftohet një pluhur, i cili përdoret për të krijuar një masë në formë brumi dhe vendoset në vendin ku ndihen dhimbjet. Farat përmbajnë vaj, proteina, mucilagje dhe në sajë të tyre ndihmojnë në skuqjen e vendit ku vendoset, duke lehtësuar dhe dhimbjen. Për përgatitjen e brumit nevojiten 50 gramë miell sinapi, që përzihen me ujë gjysmë të vakur 25 deri 35 gradë dhe mbahet për 15 minuta në vendin e dhimbjes. Më parë vendi ku vendoset masa, këshillohet të lyhet me vaj.

36. MURRIZI (zemra)

Murrizi, shumë i njohur në vendin tonë, nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat në mjekësinë popullore ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Murrizi ka veti të rralla dhe ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve të shumta, që prek organin më të rëndësishëm të trupit, zemrën. Bima është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ. Në këto raste këshillohet pirja e menjëhershme e çajit për të shmangur pasojat e mëvonshme të mundshme.

37. ROZMARINA, (lëkura)

Të lash trupin me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe mbron atë nga sëmundjet, që mund ta prekin. Shumë e rëndësishme është larja e trupit me ujin e përftuar nga rozmarina në stinën e verës, pasi duke i frekuentuar së shumti detin dhe pishinat, lëkura është më e prirur ndaj infeksioneve. Papastërtitë e ujit dhe të rërës mund të shkaktojnë mykun në lëkurë. Për përgatitjen e ujit nevojiten 50 gramë gjethe rozmarine të thata dhe të grimcuara, të cilat hidhen në 1 litër ujë të nxehtë. Kjo masë lihet në qetësi për 30 minuta dhe më pas kullohet. Lëngu i përftuar do të shërbejë për larjen e trupit dhe hidhet në vaskën e mbushur me ujë 35 deri 38 gradë. Këshillohet të qëndroni në ujin e përgatitur për 20 minuta dhe më pas këshillohet të bëhet një orë pushim. Është mirë që banja me ujin e rozmarinës të bëhet në mbrëmje, përpara se të shkoni për të fjetur.

38. BAR BLETA (migrena)

Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një got çaj barblete. Shumë shpejt të sëmurët do shohin rezultatet e shkëlqyera të bimës. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.

RIGONI (gurët në tëmth)

Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Bima lulëzon nga muaji qershor deri në shtator dhe ka një lartësi deri në 15 centimetra. Gjendet në ferra e pyje.

Përmbajtja

Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera.

39. ÇAJI I KOPRES, (qumështi i gjirit)

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekë popullorë rekomandojnë pirjen e 2 deri 3 gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçë dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet 3 deri 4 gota në ditë.

40. HITHRA

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur një flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë.

Denisa Spaho

118 këshillat më të fundit nga shkenca kundër të gjitha sëmundjeve

DENISA SPAHO

Gjithmonë është e çuditshme të dëgjosh njerëzit kur thonë se trupi i shëndetshëm për shumë njerëz mund të prezantohet nga një formë e mirë fizike, apo siç thuhet në gjuhën mjekësore, shëndet kardiovaskular. Në të njëjtën palestër, megjithatë, çdo ditë mund të shohësh njerëz, të cilët duken njësoj si disa vjet të shkuara. Përse këta individë nuk kanë ndryshuar aspak për kaq kohë? U mungojnë njohuritë në këtë fushë? Apo nuk po stërviten me intensitetin e duhur? Trup i shëndetshëm është një frazë që përfshin disa kuptime. Idetë që ju vijnë në mend janë më tepër individuale sesa standarde. Të gjitha këto gjejnë shpjegime në suplementin e sotëm të gazetës, gjithashtu ai përmbledh 118 të rejat më të fundit nga shkenca. Studime të kryera në laboratorët më të mirë amerikanë dhe gjermanë, rekomandime për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Lajmi më i mirë nga këta laboratorë hedh poshtë jetëgjatësinë e trashëguar. Shkencëtarët theksojnë se jetojnë gjatë ata, të cilët e kurojnë ditë pas dite organizmin e tyre, me të gjitha vitaminat, karbohidratet, yndyrnat e nevojshme, pa abuzuar me alkool, duhan, dhe, mbi të gjitha ata që kane informacion mbi të rejat më të fundit të shkencës dhe që jetojnë çdo ditë me këshillat që japin mjekët ditë pas dite. Zhvillimi në mjekësi, arsim, si dhe parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve, kanë ndikuar në mirëqenien dhe jetëgjatësinë e përgjithshme të njerëzve. Por, ajo që ndoshta ende nuk e dini, është se, zakonet tona të përditshme, që në pamje të parë duken të parëndësishme, ose e shkuara jonë, mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe mirëqenien tonë. Këto e shumë këshilla të tjera në një suplement prej pesë faqesh, për një trup të shëndetshëm. Ja ku vijnë të dhënat e fundit të shkencës, të bazuara në disa shenja, që përcaktojnë se ju keni jetë të gjatë dhe këshilla që mund t’i zbatoni për të zgjatur jetën tuaj.

15 mënyra për të jetuar më gjatë

1- Mos flini me orar të zgjatur

Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktoje jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa ne rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

2- Duhet të jeni optimistë

Studimet e bëra nga Mayo Clinic në Rochester, zbuluan se njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Rezultatet e publikuara në Gusht 2002 nga ky studim treguan se: Individët të cilët e shihnin jetën me një vështrim pozitiv janë probabilisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu optimistët kanë presion më të ulët të gjakut se pesimistët, të cilët nën ndikimin e mendimeve të tyre pesimiste janë më të “prekurit” nga stresi.

3- Një jetë e kënaqshme sek*suale

Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse të gjithë e dimë se se*ksi ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu mbështetur studimeve, se8ksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur, por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, situate të këndshme që i shton jetës edhe kënaqësitë seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi, ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur, të gjithë këta faktorë mbajnë në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Këto studime u publikuan në Prill 2004 në një gazetë amerikane treguan se: “Frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton rrezikun e kancerit të prostatës”.

4- Mbani kafshë shtëpiake

Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, veçanërisht qen, janë më pak të stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë të psikologët e tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e mbijetesës nga ataku i zemrës të personat që mbajnë kafshë shtëpie janë 12 për qind më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në shtëpitë e tyre. Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të gjakut dhe kjo ndikon edhe të ata që rrinë pranë me këto kafshë. Arsyet e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjikë, si është fakti që prania e një kafshe shtëpiake shmang vetminë dhe depresionin, të bën të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të dalësh për shëtitje.

5- Bëni çdo vit analizat e gjakut

Sipas një studimi të bërë është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi rrezikun që sjell mos testimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartë i kolesterolit shkakton 90 për qind të rasteve me sëmundje zëmre. Rezultatet e testimit mund të rregullohen më ndërhyrje mjekësore apo dieta të ndryshme të këshilluara nga mjeku.

6- Të ardhura më të larta

Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë 24% e Amerikanëve të ardhurat e familjeve të së cilëve janë më pak se 20 000 $ janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem. Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin, kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më I plotë tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetesë më të mirë, të shëndetshme dhe të qetë. Edhe pse puna herë pas here shkakton stres një pagë e kënaqshme jo vetëm e justifikon atë por edhe rrit të ardhurat e mundësinë për një dietë të shëndetshme.

7- Lini duhanin

Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të pasur forma më të ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanë në dore” vdekjen në moshe të hershme te shumë duhanpirës.

8- Shmangni mërzitjen

Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtë nga supet tuaja.

9- Konsumoni antioksidantët

Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky antioksidant këto radikale të lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit. Një shëndet i mirë është pasqyrë e përkujdesit për mënyrën e të ushqyerit dhe mirëqenien psikologjike. Një dietë e pasur ushqimore ndihmon për një jetë pa probleme.

10- Një martesë e lumtur

Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Po “martesë e lumtur” lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, ashtu edhe aftësia e tyre për t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund të kenë fëmija në disa raste janë ata që vijnë nga prindër që zotërojnë gjene në jetëgjatësi. Martesa e lumtur përjashton stresin dhe problemet e zgjatura. Prania e fëmijëve në një familje i shton asaj gjallërinë dhe harmoninë.

11- Bëni një jetë aktive

Sapo të çoheni në mëngjes një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore ju mbajnë në peshë por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotë: “Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh.” Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

12- E qeshura të zgjat jetën

E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. “Një person i stresuar lexohet në fytyrë”, kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese.

13- Ruani peshën normale

Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik. Sipas eksperteve nuk është e rëndësishme të dish të dobësohesh por të mundohesh të mos shëndoshesh. Të kesh një peshë normale nuk është vetëm një problem estetik i femrave, por në radhë të parë ka të bëjë me gjendjen shëndetësore.

14- “Menaxhoni” stresin tuaj

Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t’i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. “Unë mendoj se stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër.” -shprehet Dr.David Fein. Gjendjet e vazhdueshme nën stres ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj, prekin zemrën, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj.

15- Meditoni

Sipas Dr.Ëoodson Merrell, doktor në Spitalin Mendor të Izraelit në Nju Jork, mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. 15 minuta meditim kanë treguar se krijojnë një gjendje më të plotë relaksi sesa një gjumë i rënduar. Ende pa filluar dita 2 minuta meditim do të ishin të shëndetshme. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’ju ndihmojë të përqendroheni te fjalët. Meditimi është një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në fushën e psikologjisë.

10 këshilla të nevojshme për shëndetin

1- Kujdesuni për zemrën

Nëse doni të shmangni sëmundjet e zemrës filloni nga kujdesi për dhëmbët. Eksperti amerikan i dhëmbëve, Dr. Kenneth Bueltmann, thotë se femrat që bëjnë “floos” në dhëmbët e tyre më shumë se dy herë në ditë, kanë një buzëqeshje të bukur por “floosing” shkatërron bakteret e dhëmbëve të cilat shkaktojnë sëmundje kronike. Një infeksion i gojës, nënkupton bakterin i cili futet në gjak, kontribuon jashtëzakonisht në sëmundjet e zemrës, diabetin dhe në rrugët e frymëmarrjes. Një rrezik përbën edhe kur je shtatzënë. Kohët e fundit është konstatuar se problemet me zemrën zënë vendin kryesor të sëmundjeve më të shfaqura në popullsinë shqiptare. Nuk është i pakët numri i pacientëve drejtuar qendrave spitalore për të diagnostikuar dhe kuruar problemet me zemrën. Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve nga ataku kardiak tek pacientët që kanë probleme me zemrën. Më të prekur janë të moshuarit, por nuk janë të rralla rastet kur edhe persona në moshë të re paraqiten me probleme të tilla.

2- Shmangni sëmundjet nervore

Nëse doni të mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik. Nëse nuk keni një nivel normal të acidit folik në dietën tuaj, jeni të rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencëtari amerikan Judi Adams. “Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon nivelin e homokisteinës, një aminoacid që lufton sëmundjet e zemrës dhe e forcon atë. Agrumet janë një ushqim po aq i dobishëm sa dhe buka apo brumërat. Sëmundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetësime psikologjike, por në disa raste edhe nervore. Disa nga këto sëmundje neurologjike janë më të shpeshta me fillimin e stinës së nxehtë, por nuk mungojnë edhe rastet të cilat shfaqen vetëm në kohën e lagësht ose në stinën e ftohtë. Një nga faktorët më të rëndësishëm që është shkaktar i kësaj sëmundjeje është edhe stresi dhe sipas specialistëve, nga studimet më të fundit ky është faktori për të cilin nuk mund të ketë një mjekim specifik, por vetëm trajtime më shumë psikologjike.

3- Variçet venoze

Nëse doni të shmangni variçet venoze, bëni kontrolle mjekësore. Shumë gra, mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin digjestiv në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Specialisti amerikan i venave, Dr. Luis Navarro këshillon: Gratë mund të parandalojnë shfaqjen e varikozës duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, gruri, orizi, etj, të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Evitoni dhe qëndrimin ulur me këmbët kryqëzuar.

4- Problemet me sytë

Nëse doni të shmangni problemet me sytë, kontrollojini herë pas here Duhet të bëni një vizitë të syve çdo 2 vjet, nëse nuk dëshironi të vini syze apo lente kontakti. Nuk duhet të kujtohemi për kontrollin e tyre vetëm në ato raste kur pësojmë aksident apo kur kemi pamje të turbulluar. Optometristët ngulmojnë në gjendjen shëndetësore të njeriut duke filluar që nga shqetësime të tilla si diabeti, presioni i lartë i gjakut, skleroza, si dhe tumoret në tru. Duhet të keni kujdes pasi ekspozimi i përzgjatur ose jo i duhur nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve.

5- Bëni gjumë të rehatshëm

Nëse doni të rrisni imunitetin e organizmit, bëni gjumë të rehatshëm. Shumë nga ne nuk bëjnë gjumë të qetë ose flenë pak. Profesori amerikan Joan Shaver thotë: “Gjumi i pamjaftueshëm ndikon në funksionet fizike, gjendjen shpirtërore dhe përqendrimin. Dobëson sistemin imunitar, fillon dhimbja e kokës dhe mund të çojë edhe në depresion”. Njerëzit me sëmundjen e pagjumësisë nuk qëndrojnë dot në stabilitet social, sapo nisin një punë, nuk e përballojnë dot dhe detyrohen ta lënë. Por edhe gjumi me orar të zgjatur mund të jetë problematik për shëndetin tuaj.

6- Konsumoni fibrat

Nëse doni të jeni energjik gjatë gjithë ditës, filloni me “fibra” që në mëngjes. Është provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka një efekt pozitiv në funksionimin e organeve. Ju mban në formë për një kohë të gjatë dhe gjithashtu nuk ndikon në shtim të peshës. Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.

7- Shmangni Osteoporozën

Nëse doni të shmangni osteoporozën duhet të merrni vitaminë K. Osteoporoza shfaqet në një në çdo tre gra të moshës mbi 50 vjeç në Britani dhe faktorët që e shkaktojnë janë menopauza e hershme, anoreksia si dhe përdorimi për një kohë të gjatë kortikosteroideve.

8- Mos u shëndoshni

Nëse ju doni të dobësoheni dhe të rrini të dobët konsumoni bajamet, lajthitë, arrat sepse ato rrallëherë shkaktojnë probleme në shtimin në peshë. Këta ushqyes përmbajnë lëndë, kalori e vitamina, aq sa për të shuar urinë për 2 orë. Ato përmbajnë fitokimikate të cilat reduktojnë rrezikun e kancerit në shumë organe të brendshme dhe gjithashtu luftojnë artritin.

9- Presioni i gjakut

Kujdesuni që presioni i gjakut të jetë në nivel normal. Nga presioni i lartë i gjakut vuajnë një në çdo tre të rinj në Britani si dhe shumë gra të moshës 35 deri 55 vjeçe. Dona Roberts, menaxhere në fushatat për Shoqatën e Presionit të gjakut, kujton: “të shihen me kujdes etiketat e ushqimeve, për sasinë e “fshehur” të kripës, sepse kjo është rruga kryesore nga e merrni, nëpërmjet ushqimeve.

10- Dhimbjet e kokës

Nëse doni të mos keni dhimbje koke, përdorni peshkun. Japonezët kanë një shkallë të ulët të depresionit sepse ata përdorin në gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thotë se ne akoma nuk arrijmë të perceptojmë mesazhin kur flitet për këtë acid yndyror. Britanikët nuk para e përdorin peshkun, vetëm 11 % e tyre mund të marrin një herë në javë.

Të gjitha mënyrat për të jetuar mbi 100 vjeç

Yndyrnat

Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në dhjamosje. Përpos që krijohen rezerva të energjisë, yndyrat e ruajnë edhe membranën qelizore dhe marrin pjesë në formimin e vitaminave. Yndyrndat e ngopura gjenden në ushqim me origjinë shtazore: në mish, në qumshtë, gjalpë, djathë dhe vezë. Kurse yndyrnat e pangopura gjinden të ullinjtë, kikirikët, soja, luledielli, misri dhe në mishi i peshkut. Meqë yndyrnat janë mjaft kalorike, rekomandohet që të mos teprohet me to.

Fibrat

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendisitin, sëmundjet e zemrës. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, vitaminat C dhe B kompleks, që duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.

Drithërat

Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore.

1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.

2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë. Nevojat e organizmit për minerale janë të vazhdueshme, ndaj duhet t’i sigurojmë ato.

3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë. Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.

4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut. Përbërësit e arrës së kokosit ndihmojnë në kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.

5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera. Frutat janë pjesë e pandarë e një dietë të shëndetshme.

6- (Beli- frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut.

7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme. Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit.

8- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj. Shumë njerëz kanë shëndet të mirë në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.

9- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut.

10- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës. Përdorimi i tij ndihmon në mirëqenien e lëkurës dhe të kockave.

11- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.

12- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit.

13- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin. Edhe bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.

14- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes. Duke u munduar të mos konsumoni fare ujë, për t’i zëvendësuar nevojat për ujë me lëngje frutash.

15- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore. Një dietë e shumëllojshme do të japë edhe rezultatet e dëshiruara në shëndetin tuaj.

16- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi. Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.

17- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj. nevojat e organizmit për lëngje janë të vazhdueshme dhe lëngjet e frutave janë të pasura me vitamina.

18- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese. Duhet të jeni të sigurt që vaji që ju përdorni për gatim të mos përmbajë elementë të dëmshëm dhe të jetë i kontrolluar.

19- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët.

20- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën. E dobishme është edhe përdorimi i sojës, e cila përmban 9 lloje vitaminash, të domosdoshme për funksione të ndryshme të organizmit.

21- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

Ç’thonë mjekët për të jetuar më shumë

Stërvitje dhe joga

1- Trupi i njeriut duhet të jetë gjithmonë në lëvizje

2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit

3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit

4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit

5- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë, si karburant për trupin

6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit

7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta

8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë

9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të luftuar sëmundjet

10- Jeta në një vend të ftohtë ul ritmin e metabolizmit të trupit 11- Frymëmarrja e thellë ndikon në jetëgjatësinë e një personi

12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë duhet të jetë 1:4:2

Stërvitje dhe joga

13- Mbajeni trupin drejt

14- Përpiquni të merrni frymë lirisht si gjatë ditë ashtu dhe gjatë natës

15- Kujdesuni për organet e brendshme duke u marrë me aktivitet fizik

16- Hani perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe shmangni stresin

17- E rëndësishme është kujdesi për mendjen

18- S’ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes

19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike

20- Jetoni të qetë, shmangeni zemërimin dhe inatet e dëmshme

21- meditimi ndikon në tensionin i lartë, harresën dhe plakjen 22- Vazhdoni të kënaqni mendjen edhe kur keni probleme me shëndetin

23- Merreni jetën si ju vjen, mos u stresoni nga problemet e pashmangshme

24- Merruni me punë në ajër të pastër

Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.

2- Biokimiket në kombinim – nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.

3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.

4- Pjesa e të gjithave produkteve dietetike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t’i shmangni ato.

5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

6- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.

7- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.

8- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.

9- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.

10- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.

11- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.

12- Mbaj ujë magnetik. Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në mëngjes.

5 KESHILLA TE ÇUDITSHME

Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1 e katërta e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë.

Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara. Efektet e tyre janë të kënaqshme dhe të dobishme.

Çdo ditë shpërndani vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve. Një sërë e këtyre teknikave kanë efekt qetësues dhe relaksues, pas një dite të lodhshme.

Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes. Nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin të hyjë në inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Kështu ajo dëmton edhe lëkurën tuaj, sepse humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagjenit.

Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur “Lichigian”, e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit. Meditimi është mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi e të relaksohesh.

SHKENCA, ZBULIME PER TË ZGJATUR VITET E JETËS

Ashtu si të gjithë njerëzit edhe vetë balerinët, njerëzit e sportit,etj. e dinë mjaft mirë se ky aktivitet fizik nuk do të vazhdojë për gjithë jetën. Gjithsecili e di se me kalimin e viteve gjendja fizike rëndohet dhe duhet treguar kujdes për shëndetin dhe fizikun. Por të ecësh, kërcesh, të merresh me aktivitete fizike është pozitive për shëndetin. Është provuar shkencërisht se aktiviteti fizik dhe ai psikologjik, sjell si rezultat edhe një gjendje fizike e mendore të shkëlqyer. Po ashtu një fakt tepër i rëndësishëm është kujdesi për dietën e përditshme, ushqimet e zgjedhura dhe të pasura me elementet e nevojshme ushqimore. Disa prej nxitësve dhe faktorëve që ndikojnë në një jetë të shëndetshme janë të njohur, ashtu siç njihen edhe faktorët negativë siç janë alkooli, duhani, drogat, ushqimet e papërpunuara mirë, etj. Pas studimeve të ndryshme revista “PsychologyToday” ka publikuar gjashtë veprime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor e si rrjedhim edhe në atë fizik.

Të ecësh dhe të merresh me aktivitete fizike

Një gjendje e shëndetshme fizike ushqehet padyshim nga një aktivitet i rregullt fizik. Një shëtitje në mbasdite, një vrap i lehtë, marrja me aktivitete të ndryshme fizike, vallëzimi, baleti, ndikojnë për një status të shëndetshëm fizik, duke të larguar nga jeta monotone dhe sedentare. Kjo gjendje fizike ju ndihmon që t’i jepni jetës suaj me tepër vitalitet dhe gjallëri duke mos rënë pre e rrudhave dhe e plakjes. Stresi është i pashmangshëm në jetë. Stresi është normal dhe i nevojshëm, në atë shkallë sa nuk ndikon në kualitetin e shëndetit dhe jetës. Mund të dobësoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nëse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mësuar aftësitë menaxhuese të tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janë të ndryshme, si dhe rrugët për t’u shëruar ndryshojnë nga një person tek tjetri.Ju mund të provoni disa metoda dhe të zbuloni se cila është rruga më e mirë që ju përshtatet. Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.

Përdorimi i rrushit dhe verës së kuqe

Vete elementet ushqyese të gjendur te rrushi i kuq dhe vera e kuqe veprojnë në të njëjtën mënyrë si kaloritë dhe përbërësit e tjerë organikë. Përbërësit e gjendur të rrushi i kuq aktivizohen më enzimat të cilat normalizojnë sistemin metabolik dhe riparojnë dëmet e shkaktuara në organizëm nga niveli i lartë i kalorive. Një gotë verë në ditë mund të jetë e dobishme në rastet e gastriteve hiposekretive ose te personat që vuajnë nga anoreksia, sepse kjo pije provokon një hipoglicemi të lehtë dhe nxit oreksin. Përdorimi i verës tek të moshuarit favorizon oreksin, por kujdes në teprime sepse sjell plakje të parakohshme. Shkenca ka provuar se vera është komponent i rëndësishëm i një diete të shëndetshme. Në ditët e sotme dihet pothuajse nga të gjithë se vera është e rëndësishme për organizmin tonë, sepse ajo përmban vitamina, oligoelemente, hekur, si dhe përbërës të tjerë që gjenden në të në një nivel më të ulët. Kjo gjë është vërtetuar dhe pranuar nga shkencëtarët dhe mjekët. Pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër të cilët gjenden te vera.

Të flasësh në gjuhë të ndryshme

Përdorimi i gjuhëve të ndryshme aktivizon zona të ndryshme të trurit dhe Sistemit Qendror Nervor. Përdorimi i gjuhëve të ndryshme shmang për rreth 4 vjet mundësinë e sklerozës. Bilinguizmi përfshin enët e gjakut në tru dhe sistemin nervor. Studimet e hershme por edhe ato të mëvonshme të realizuara nga të njëjtët specialistë treguan sesi përdorimi i gjuhëve të ndryshme i bën jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit më të vëmendshëm dhe vigjilentë. Përdorimi i dy apo më shumë gjuhëve aktivizon qendrat e trurit duke bërë që të jenë gjithmonë aktiv dhe vigjilent. Në këtë mënyrë shmangën çrregullime të tilla nervore siç është skleroza. Por e rëndësishme është që truri të mos mbingarkohet.

Jetesa në mal dhe aktiviteti fizik

Të ngjitesh drejt lartësive dhe të kalosh ditë të qeta aty jo vetëm që është një relaks i vërtetë për edhe mjaft i dobishëm për rrugët e frymëmarrjes. Në lartësi mundësia për t’u furnizuar organizmi me oksigjen të pastër është më e madhe duke ndikuar pozitivisht në punën e zemrës, presionin e gjakut dhe aparatin e frymëmarrjes, duke ndikuar për një jetë më të gjatë e të shëndetshme. Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesës rritet. Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

Martesa e lumtur e miq të mirë

Një familje e vogël është simbol i qetësisë, sepse shmang zhurmat, lëvizjet. Por të kesh miq është efekti më pozitiv relaksues. Prania e miqve të mban larg duhanit alkoolit, të këshillon, ndihmon etj. duke mos lejuar të biesh pre e stresit apo sëmundjeve psikologjike. Por për të mos pasur probleme me shëndetin mendor e rëndësishme është të kesh një martesë të lumtur. Vetëm në këtë mënyrë do të mbash larg stresin dhe faktorët e tjerë që shkaktojnë çrregullime neurologjike. Të kesh në krah një partner që të lumturon me praninë e tij të zgjat disa vite jetë. Është provuar shkencërisht se një martesë e lumtur dhe pa probleme mban larg stresin dhe sëmundjet mendore.

Mjekësia popullore për dhimbjet e shpinës, ilaçet që kurojnë diabetin dhe si kurohen sëmundjet e mëlçisë

Sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë 8 në 10 persona në rang botëror, kanë vuajtur qoftë dhe një herë të vetme nga dhimbja e mesit. Dhimbja e mesit prek pothuajse të gjitha moshat, por shpeshtësia e saj ndryshon në grupmosha të ndryshme. Dhimbjet e mesit shfaqet në të gjitha moshat, pavarësisht se është më e shpeshtë në moshën e mesme, kjo për shkak të sforcimeve fizike që përballet kjo moshë. I sëmuri që ka ose ka pasur lumbago (dhimbje mesi) është i ekspozuar ndaj manifestimeve të dëmtimeve të disqeve lumbare, shiatikut apo dhe lumbago kronike etj. Për këtë arsye po ju sjellim ëshillat e mjekësisë popullore për të kuruar dhe parandaluar sëmundjet e shpinës. Gjithashtu në këtë suplement do të mësoni për cirrozën e melçisë, nga shkaktohet dhe si ta kurojmë. E ndërkohë specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulja e peshës. Rezultatet e kërkimeve në këtë fushë tregojnë se faktorët që krijojnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa nga sëmundjet e metabolizmit janë të lidhura me sasinë e dhjamit në mëlçi. Me këtë rast në këtë suplemente do të gjeni edhe ilaçet se si kurohet diabeti.

Që shpina të mos ju dhemb më, ja ç’duhet të dini

Mund të jetë e lodhshme dhe e mërzitshme ose të ketë nevojë për përkujdesje. Sido që të jetë një dhimbje shpine mund ta bëjë vërtet të vështirë përqendrimin në punë.Profesione të tilla si infermier, ndërtues ose punëtor fabrike do të thonë kërkesa për shpinën tuaj. Edhe puna rutinë në zyra mund ta përkeqësojë dhembjen tuaj të shpinës, nëse bini pre e zakoneve të rrezikshme. Por ju mund ta shmangni dhembjen dhe dëmtimet e shpinës duke qenë të kujdesshëm dhe të dini se çfarë i shkakton ato, por edhe të fokusoheni në parandalimin e tyre.Ja katër faktorë të lidhur me punën, të cilat shoqërojnë uljen e rrezikut të dëmtimeve të shpinës:

Forca

Ushtrimi i një force të madhe në shpinën tuaj mund të shkaktojë dëmtime. Nëse puna juaj është fizike, ju mund të përballeni me dëmtime, nëse vazhdimisht ngrini ose lëvizni objekte të rënda.

Përsëritja

I referohet herëve që ju bëni një lëvizje të tillë. Përsëritja e tepruar e punëve mund t’ju udhëheqë drejt lodhjes së muskujve ose dëmtimeve, veçanërisht nëse ato përfshij¬në tendosje apo pozicionime të pakëndshme për trupin tuaj.

Qëndrimi i trupit

Qëndrimi i referohet pozicionit ku jeni ulur, në këmbë apo po kryeni një detyrë. Në rast se kaloni pjesën më të madhe të kohës përpara një kompjuteri, mund të ndjeni dhembje nga të ndenjurit ulur për një kohë të gjatë. Trupi juaj mund të qëndrojë në një pozicion mesatarisht vetëm 20 minuta, përpara se ju të ndjeni nevojën të ndryshoni pozicion.

Stresi

Trysnitë në punë ose në shtëpi jo vetëm që rrisin nivelin e stresit tuaj, por mund t’ju prijnë drejt tensionimit dhe tendosjes së muskujve, duke u bërë kështu shkaktarë për dhembjen e shpinës.

Si t’i shmangim dëmtimet

Gjëja më e mirë në parandalimin e dëmtimeve të shpinës është të jeni të përgatitur më së miri dhe të ndërmerrni disa hapa për ta bërë vendin ku punoni një mjedis sa më të sigurt që të jetë e mundur.

Jini të përgatitur

Edhe nëse lëvizni sa andej-këtej në punën tuaj dhe ajo kërkon ushtrime fizike, ju keni nevojë të ushtroheni. Ushtrimet sistematike mund të jenë gjëja më e mirë për të mbajtur një shpinë të shëndetshme. Para së gjithash, duhet të mbani peshën në kontroll të vazhdueshëm. Një peshë e shëndetshme mund të zvogëlojë stresi n në shpinën tuaj. Mund të bëni ushtrime specifike forcuese dhe tendosëse, që kanë objektiv muskujt e shpinës suaj. Ushtrimet sistematike mund të rrisin gjithashtu lakueshmërinë e trupit. Muskuj të fortë dhe të lakueshëm mund të mbajnë shpinën tuaj në formë të shkëlqyer. Tregohuni të kujdesshëm ndaj qëndrimit, pasi një vendosje jo e duhur e trupit mund të stresojë shpinën. Kur përkuleni ose qëndroni me shpinën shtrembër, ju ekzagjeroni linjat natyrale të shpinës. Pozicione të tilla mund t’ju udhëheqin drejt lodhjes së muskujve, ndërsa qëndrimet e mira shtendosin muskujt dhe kërkojnë përpjekje minimale për të balancuar trupin.

Qëndrimi në këmbë

Nëse qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë, lëreni të pushojë njërën këmbë në një stol, ose në një kuti herë pas here. Ndërsa qëndroni në këmbë, mbajeni materialin që lexoni në nivelin e syve. Mos u përkulni përpara se të bëni punë zyre ose krahu.

Qëndrimi ulur

Për të ndihmuar në rehati dhe në një qëndrim, zgjidhni një karrige ku të mbështesni shpinën tuaj. Rregullojeni karrigen në mënyrë që këmbët të qëndrojnë rrafsh me dyshemenë. Nëse karrigia nuk e mbështet fundshpinën tuaj, vendosni një jastëk të vogël pas saj. Mënjanoni objekte të rënda, si kuletën, në xhepin tuaj të pasmë kur jeni ulur, sepse prishin ekuilibrin e fundshpinës.

Ngrini ngarkesat siç duhet

Ka një mënyrë të drejtë dhe të gabuar për të ngritur ose për të mbajtur një ngarkesë. Për të ngritur një ngarkesë në mënyrën e duhur, duhet të lini këmbët tuaja të bëjnë punën e tyre. Mbajini objektet pranë trupit dhe kërkoni ndih¬më, nëse ngarkesa është shumë e rëndë.

Përshtatni vendin tuaj të punës

Shihni strukturën e zyrës ose zonës tuaj të punës. Mendoni si mund t’i modifikoni punët e përsëritura për të pakësuar kërkesat fizike. Kujtoni që po përpiqeni të zvogëloni forcën, përsëritjen e veprimeve dhe të qëndroni të shëndetshëm, me një qëndrim të sigurt. Nëse pjesën më të madhe të ditës e kaloni duke u përgjigjur në telefon, provoni kufjet. Shmangni mbajtjen e telefonin mes veshit dhe shpatullës suaj, për të liruar një prej duarve për të bërë një tjetër punë. Nëse punoni në kompjuter, siguro¬huni që karrigia juaj të jetë vendosur në përshtatje me monitorin.

Përvetësoni zakone të shëndetshme pune

Tregoni kujdes rreth jush dhe njihni aftësitë e trupit tuaj në punë. Ndërmerrni këto hapa për të parandaluar dhembjet e shpinës.

Planifikoni lëvizjet tuaja

Organizoni punën tuaj në mënyrë që të eliminoni rrezikun e lartë, lëvizjet përsëritëse. Shmangni kërrusjet e panevojshme. Kufizoni kohën që kaloni duke mbajtur valixhe të rënda, çanta krahu apo çanta shpine. Nëse jeni duke mbajtur diçka të rëndë, merrni vesh saktësisht se ku duhet ta dorëzoni.

Dëgjoni trupin tuaj

Nëse ju duhet të qëndroni ulur ose në këmbë për një kohë të gjatë, ndër¬rojeni pozicionin tuaj në mënyrë të vazhdueshme. Në çdo 15 minuta merrni 30 sekonda pushim për t’u shtendosur, lëvizur ose për t’u qetësuar. Provoni të qëndroni lart kur përgjigjeni në telefon, shtendosuni dhe ndryshoni pozicion herë pas here. Nëse ju dhemb shpina, shmangni aktivitetet që e rëndojnë gjendjen e saj.

Zvogëloni rreziqet

Rrëzimet mund ta dëmtojnë seriozisht shpinën tuaj. Mënjanoni gjithçka që mund t’ju pengojë në vendin tuaj të punës. Punoni të koordinuar dhe në baraspeshë. Është mjaft e thjeshtë. Mund të bëni ushtrime baraspeshe për ruajtur njëtrajtshmërinë në këmbët tuaja.

Reduktoni stresin

Të qenit të stresuar shkakton tendosje të muskujve tuaj dhe kjo gjë mund t’ju bëjë më të prirur për dëmtimet e shpinës. Sa më shumë stres ndjeni, aq më pak e toleroni dhembjen. Përpiquni të zvogëloni burimet tuaja të stresit, si në punë ashtu edhe në shtëpi. Zhvilloni mekanizma të bollshme në momentet kur ndiheni tmerrësisht të stresuar. Në këtë rast ju sugjerojmë të provoni ushtrime frymëmarrje¬je të thellë. Bëni një shëtitje ose flisni për problemet tuaja me një mik të besueshëm.

Çfarë i shkakton dëmtimet e shpinës?

Mjekët dhe shkencëtarët nuk janë ende të sigurt për të gjitha shkaqet e dëmtimeve të shpinës. Në fakt, pjesa më e madhe e problemeve mund të jenë rezultat i kombinimit të disa faktorëve. Faktorë si trashëgimia familjare janë të pashmangshme. Faktorë të tjerë si pesha, përshtatja dhe fleksibiliteti mund të kontrollohen duke ndryshuar stilin e jetës. Janë edhe disa faktorë që lidhen me punën, të cilët ju mund ose nuk mund të jeni të aftë t’i modifikoni për të parandaluar dëmtimet.

Mjekimi popullor për dhembjet e shpinës

Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërce në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj. Ndërkohë që prej vitesh aplikoj fizioterapinë kineze, masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, që ka pasur sukses në këtë drejtim.

Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta seanca.Por, ekziston edhe një ilaç popullor: disa bimë në alkoolaturë që pihen 2 herë nga 20 pika para buke. Për nervin shiatik merrni 100 gramë tinturë jodi, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle me vaj ulliri, 1 lugë gjelle me naftalinë, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinë të njomë. I përzieni në një enë së bashku dhe lihen në qetësi për 5 orë. Bëhet një formë pomade për lyerje pastaj çdo ditë. Me këtë i bëhet masazh këmbës për 15-20 minuta, atje ku është ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 ditë rresht. Merrni 20 gramë kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gramë lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzien, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta, me 200 ml ujë. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë, dhe i vloni 5 minuta në gjysmë litri ujë. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 gotë çaj, por të jetë sa më i nxehtë. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.

Mjekësia bimore arabe për kurat me bimë natyrore

Nervi shiatik është ai nerv që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku kalon ai. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrës së 1-rë sakrale (S 1). Simptomat e kësaj sëmundje janë: mpirja e gjymtyrëve të poshtëm (këmbëve), dhembje e fortë dhe pamundësi ecje në distanca të gjata. Shkaqet më të rëndësishme të kësaj sëmundje janë: malcimi i nervit shiatik dhe rrëshqitja kërcore (hernia diskale) që shkakton shtypjen e këtij nervi.

Ilaçi për sëmundjen e nervit shiatik:

1. Ngrënia e një luge të vogël nga farat e bimës (harmel peganum – african rue), të bluara imët, një herë në ditë esëll në mëngjes, për 12 ditë rresht.

2. Ngrënia e një luge të madhe nga pjalma e mbledhur nga bletët, dy herë në ditë: një lugë para dreke me gjysëm ore dhe një lugë para darke me gjysëm ore. Pjalma e bletëve shquhet për përmbajtjen e grupit të vitaminave (B), një vitaminë shumë e rëndësishme për shëndetin nervor. Por nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga rrëshqitja kërcore (hernia diskale), atëherë ilaçi për të është ky:

– Lëvorja e bimës (Common caper bush; Latinisht: Capparis spinosa) duke e përdorur në formë komprese në qendrën e dhimbjes, për 20 minuta. Kjo gjë duhet të vazhdojë 10 ditë rresht. Tërheqim vërejtjen se lëvorja e kësaj bime konsiderohet prej bimëve të nxehta (që ka veprim nxehës në organizmin e njeriut) dhe përdorimi i saj për më shumë se 10 ditë është gabim. Mënyra e përgatitjes së kompresës është kjo: Bluhet një sasi e mjaftueshme nga lëkura e njomë bimës dhe vendoset mbi vendin e dhimbjes.

Dardha me veti kuruese

Ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë. Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Dardha para ngrënies ashtu si molla, nuk duhet qëruar, pasi shumë vitamina ndodhen në lëkurën e saj.

Aftësitë kuruese të dardhës janë:

1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.
2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.
4. Luan rol në uljen e kolesterinës në gjak.

5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.
6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.

7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza.
8. Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave.

Këtij fruti i shfrytëzohen kokrrat, gjethet, rrënjët dhe lëkura e degëve apo e trungut (gjethet mund të përdoren edhe gjatë dimrit si të thata, nëse mblidhen në verë dhe thahen në hije). Ky frut shëron rrugët urinare dhe prostatën.

Përgatitja

Merren 100 gr gjethe të freskëta dardhe apo të thata, futen në një litër ujë të posavluar dhe lihen 30 minuta të mbuluara. Ftohet dhe kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë çaji, para buke 5 ditë radhazi.Merren 40 gr lëkurë apo lëvore dardhe dhe zihen 30 min me 200 ml ujë në enë të mbuluar.
Ftohet, kullohet dhe pihet nga një gotë ujë esëll në mëngjes për 12 ditë me radhë. Çaji përgatitet çdo ditë në temperaturë mesatare.Për shërimin e hemorroideve merren 50 gr lëvore të thata të dardhës, 10 gr lëvore të thata qepe, 20 gr rrënjë hithrash. Të gjitha përzihen dhe zien për 30 minuta me 250 ml ujë.Ftohet e kullohet dhe pihet 3 herë në ditë para buke (duhet të pihen 2 doza për 2 ditë).

Cirroza e melçisë, nga shkaktohet dhe si ta kurojmë

Konsumi i alkoolit shkaku numër 1 për problemet me mëlçinë

Mëlçia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tonë, ka shumë funksione, të cilat përfshijnë prodhimin e faktorëve të gjakut, proteinave, tëmthit dhe të më shumë se 100 enzimave të ndryshme. Po ashtu ndikon në metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale të përqendrimit të sheqerit në gjak. Por dhe në rregullimin e hormoneve të ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke përfshirë alkoolin. Alkooli konsiderohet “armiku“ kryesor i mëlçisë.

Ndikimi

Alkooli dëmton shumë organe, por në mënyrë të veçantë dëmton sistemin nervor qendror dhe mëlçinë. Alkooli metabolizohet në mëlçi dhe sasia e tepërt e tij çon në sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë. Abuzimi me alkoolin çon në tre patologji të sëmundjeve të mëlçisë, të cilat në klinikën praktike mund të shfaqen së bashku në të njëjtën kohë, në të njëjtin pacient.Patologjia e parë është steatoza (dhjamosja e mëlçisë), e cila çon në akumulimin e yndyrës në qelizat e mëlçisë. Kjo gjendje është e rikthyeshme në qoftë se pacienti ndërpret alkoolin. Megjithatë, dhjamosja e mëlçisë mund të çojë në steatohepatit, që është dhjamosje e mëlçisë e shoqëruar me inflamacion. Kjo gjendje mund të çojë në dëmtime të mëlçisë dhe cirrozë.Patologji tjetër që mund të shfaqet është hepatiti. Alkooli mund të shkaktojë hepatit akut, ose kronik. Hepatiti alkoolik mund të ndryshojë nga një formë e butë e hepatitit me teste anomale laboratorike, në një formë të ashpër më ndërlikime, si ikter (zverdhje e lëkurës shkaktuar nga mbajtja e bilirubinës), me encefalopati hepatike (disfunksion neurologjik shkaktuar nga pamjaftueshmëria e mëlçisë), ascit (grumbullimi i ujit në bark), hemorragji nga variçet e ezofagut. Patologji tjetër që shfaqet është cirroza, që karakterizohet anatomikisht nga përhapja në mëlçi e nodujve të rigjenerimit të kombinuar me fibrozë. Këto dëmtime përfshijnë të gjithë mëlçinë dhe shkaktojnë çrregullim të madh të qarkullimit intrahepatik të gjakut. Mëlçia cirrotike ka një sipërfaqe të nodozuar dhe konsistencë të fortë e margo të mprehtë. Madhësia e mëlçisë ndryshon nga një i sëmurë te tjetri. Kjo do të thotë që një mëlçi cirrotike mund të jetë e zmadhuar, (hipertrofike), ose e zvogëluar (atrofike). Ekziston edhe forma mikse, ku atrofia e një lobi të mëlçisë kombinohet me hipertrofinë e një lobi tjetër. Në varësi nga noduset që formohen, cirroza klasifikohet në mikro dhe makronodulare.

Dëmtimi

Abuzimi me alkoolin bëhet shkak për shfaqjen e problemeve serioze me mëlçinë. Nga statistikat botërore rezulton se 80 % e personave që konsumojnë alkool zhvillojnë steatozë (dhjamosje e mëlçisë), 10-35% zhvillojnë hepatit akoolik dhe 10% zhvillojnë cirrozë alkoolike. Nga statistikat është parë se nga 26000 njerëz që vdesin çdo vit nga cirroza të paktën 40% e tyre kanë histori të abuzimit me alkoolin. Pasojë e përdorimit pa kriter të alkoolit është dhjamosja e mëlçisë si pasojë e depozitimit të yndyrave në qelizën e mëlçisë dhe cirroza alkoolike që përfaqëson një dëmtim terminal të mëlçisë. Steatoza e mëlçisë, ose dhjamosja e mëlçisë, përveç alkoolit, shkaktohet dhe nga faktorë të tjerë siç janë: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe përdorimi i estrogjenëve dhe i kortizonikëve.

Pacienti i prekur prej cirrozës nga alkooli mund të shfaqë:

– Dobësi dhe lodhje
– Humbje të oreksit

– Humbje të peshës
– Humbje të masës muskulare dhe krampe (ngërç) muskulare

– Ikter ose zverdhje të syve dhe të lëkurës
– Ënjtje të këmbëve
– Ascit ose fryrje e barkut nga grumbullimi i ujit në të

– Të përziera dhe të vjella
– Humbje të qimeve të trupit dhe të aftësisë seksuale

– Tek burrat rritje të qimeve në fytyrë, zë të thellë
– Çrregullime menstruale tek gratë

Çfarë është sëmundja alkoolike e mëlçisë?

Ashtu si dëmtimi i mëlçisë nga viruset e hepatitit, edhe përdorimi pa kriter i alkoolit është një sëmundje e shpeshtë dhe me pasoja serioze shëndetësore e këtij organi. Sëmundja alkoolike e mëlçisë është pasojë e veprimit të drejtpërdrejtë të alkoolit mbi qelizën e mëlçisë. Kështu që alkooli konsiderohet një faktor i vërtetë rreziku për çdo konsumator të rregullt të tij. Femrat dëmtohen nga alkooli shumë më shpejt dhe më rëndë se meshkujt. Ndoshta kjo lidhet me veçoritë hormonale të tyre. Në shfaqjen e sëmundjes ndikon edhe predispozicioni gjenetik. Studime të shumta tregojnë se, ky faktor luan rol të rëndësishëm jo vetëm në shkallën e dëmtimit të mëlçisë, por edhe në fenomenin e vartësisë ndaj alkoolit. Gërshetimi problemeve të alkoolit me infektimin e mëlçisë nga viruset e hepatiteve shkakton dëmtime në mëlçi.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje

Siç dihet tashmë, konsumimi pa kriter i alkoolit është një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Kështu, sasia e alkoolit të përdorur përllogaritet në përmbajtjen e etanolit në pijen që përdoret. Përdorimi i 20-40 gr etanol në ditë është sasi që konsiderohet e rrezikshme për mëlçinë. Kujtojmë që 1 teke raki përmban 18 gr metanol apo 1 gotë verë 12 % përmban 11.7 gr etanol. Faktor tjetër rreziku është kohëzgjatja e përdorimit të alkoolit. Konsumatorët sistematikë që kanë përdorur për 10 vjet radhazi 150 gr metanol në ditë janë më të rrezikuar nga cirroza e mëlçisë. Ndër faktorët e riskut konsiderohet edhe mosha. Sa më e vogël të jetë mosha e konsumatorit të alkoolit, aq më të rënda janë dëmtimet e mëlçisë. Por numërohen edhe seksi dhe predispozicioni gjenetik.

Shenjat më të dukshme të sëmundjes

Në pjesën më të madhe të rasteve, sëmundja zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet rastësisht nga një ekzaminim ekografik të bërë për arsye të ndryshme. Në disa raste të sëmurët ankohen për dobësi trupore, këputje gjunjësh, apo çrregullime të tretjes, të cilat shkaktohen si pasojë e dëmtimit të njëkohshëm të stomakut, duodenit, pankreasit nga përdorimi i alkoolit. Në rast se dëmtimi alkoolik gërshetohet edhe me dëmtimet e mëlçisë nga viruset e hepatitit, shenjat klinike janë shumë: turbullimet e tretjes, dhimbje barku në kuadratin e sipërm të djathtë, lodhje e shpejtë fizike e mendore, ulje oreksi rënie në peshë deri në temperaturë 37.5-37.8 gradë. Identifikimi i sëmundjes bëhet në dy mënyra: ekzaminimin ekografik dhe në analizën e gjakut konstatohet rritje e transaminazave.

Si mund të mjekohet sëmundja?

Kushti vendimtar për të pasur një mjekim të efektshëm është ndërprerja kategorike e përdorimit të mëtejshëm të alkoolit. Është kaq i rëndësishëm ky moment, aq sa dhe ndikimi pozitiv i barnave në ato raste kur i sëmuri vazhdon të konsumojë alkool, qoftë edhe në sasi të vogël, është i paefektshëm. Një dietë e ekuilibruar me të gjithë përbërësit fiziologjikë, duke mënjanuar rastet e tepërta të yndyrave dhe sheqernave, e pasur me vitamina dhe kripëra minerale, do të ishte ideale për të patuar një mëlçi të shëndetshme. Dieta mesdhetare që bazohet në fruta-perimet e freskëta, vaji i ullirit, vera dhe drithërat, është aleatja më e mirë e shëndetit të gojës së njeriut. Makaronat, frutat dhe perimet e freskëta, por dhe mishi i pjekur si duhet mbrojnë mishrat e dhëmbëve nga kanceri në gojë.

Funksionet e mëlçisë

Mëlçia është një fabrike gjigande e trupit, nxehtësia e prodhuar nga reaksionet e ndryshme kimike kontribuon në ngrohjen e përgjithshme të trupit.Mëlçia sekreton (prodhon) BILEN (lëngu i tëmthit) që përbëhet, kryesisht, nga kripërat biliare ( glikolati i natriumit e taurokolati), pigmentet biliare (bilirubina e biliverdina), kolesterolin e lecitinën. Përveç prodhimit të lëngut biliar këtu po jap shkurt funksionet e tjera të mëlçisë :I. Funksion hemopoetik (“prodhon gjak”). Në embrion, formon rruazat e kuqe të gjakut, në të rriturit “rezervon” një substancë të domosdoshme për funksionimin e palcës së kockave në prodhimin e rruazave të kuqe.

II. Prodhon fibrinogjenin e gjakut, ndoshta dhe albuminën e globulinën.

III. Mban rezerva hekuri (Fe) e bakri (Cu), të domosdoshme për prodhimin e eritrociteve (rruazat e kuqe).

IV. Prodhon heparinë (substancë-që mban gjakun “të holluar”) e me ndihmën e vitaminës K-prodhon protrombinën.

V. Qelizat e Kupffer-it në sinusoidet e gjakut të mëlçisë kanë rëndësi në sistemin retikulo-endotelial, i cili shkatërron rruazat e kuqe të vdekura, e ndoshta manifakturizon antitrupa.

VI. Funksion detoksikues, pra neutralizon helmet e prodhuar në zorrë që absorbohen nga gjaku.

VII. Funksion rezervues – DEPO. Mban rezervat karbohidrateve (sheqernave) në formë glikogjeni duke mbajtur një proces (me dy kalime):

a – shndërron glukozën – në glikogjen.
b – kthen glikogjenin në glukozë.

VIII. Formon Vitaminën A nga karoteni e krijon rezerva të vitaminave të grupit B.

IX. Proceson aminoacidet e prodhon urenë dhe acidin urik.

X. Ka rol themelor në rezervat e metabolizmin e yndyrnave.

Yndyra në mëlçi

1-Në pjesën më të madhe të rasteve steatoza (yndyra në mëlçi) vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alkoolit.

2-Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obezë, mbipeshë.

3-Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave.

4-Shkaktarët e sëmundjes lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë – në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit.

5-Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.

6-Shihet e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë.

7- Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj.

8-Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatoze, si psh. helmimi me DDT, me tetraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë).
9-Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute.
10-Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Çfarë është mëlçia yndyrore

Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Në pjesën më të madhe të rasteve shohim që steatoza vjen si pasojë e konsumimit me doza të larta e të vazhdueshme të alko*olit, pra në alko*olistet, por jo gjithmonë. Haset në të sëmuret me probleme endokrine (hormonale) e në ata obeze, mbipeshë. Mund të vijë nga një dietë e varfër e me mungesë proteinash, e nga konsumimi pa kriter i yndyrnave. Pra shkaktarët lidhen me moshën (dietë e varfër në fëmijëri), vendndodhjen gjeografike, dietën (yndyrna me tepricë – në fëmijë, e në të rriturit) e me gjendjen e metabolizmit të organizmit. Është konstatuar si efekt anësor i barnave, psh, nga përdorimi i kortikosteroideve (steroideve) për një kohë të gjatë.

Mëlçia dhe sëmundjet e tjera

Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.

Pse yndyrnat dëmtojnë

Yndyrnat që depozitohen në mëlçi përbëhen kryesisht nga trigliceridet, kolesteroli e lipidet. Këto depozitime duken si vakuola (xhepa të vegjël) që vendosen në qelizat e mëlçisë, në citoplazmën e tyre. Kur yndyra është tepër e theksuar atëherë preken të gjitha qelizat e mëlçisë dhe dhjami arrin të pushtojë mbi 40%-50% të mëlçisë. Në ditët tona steatoza e mëlçisë po haset gjithnjë e më tepër. Këtu vihet re një penetrim, infiltrim i qelizave të mëlçisë nga yndyra. Steatoza, është vënë re në të sëmurët me infeksione masive, të cilët kërkojnë një terapi agresive e voluminoze me antibiotikë, mëlçia duke qenë një nga organet bazë ku shpërbashkohen ilaçet – si pasojë dëmtohet e për rrjedhim kemi steatozë yndyrore.

Si duhet të mjekoheni

Duhet kontaktuar një dietolog, i cili sqaron pacientin për llojin, mënyrën e sasinë e ushqimeve që duhet të marrë.Duhet bërë rënie në peshë, pasi kjo e lehtëson gjendjen e të sëmurit. Duhet ndaluar alkooli – kategorikisht, qoftë dhe te ata që e pinë me raste, të paktën sa të vihet sëmundja në ecuri të kënaqshme, pra drejt shërimit. Duhet, së fundi, të mbahet kontakt i ngushtë me mjekun hepatolog (doktori i mëlçisë), i cili mund të japë mjekim apo jo për të sëmurin, në varësi të stadit të asteatozës, i cili ndjek mënyrën e menaxhimit të saj. Kuptojmë këtu me ekzaminimet, analizat e testet që ka në dispozicion, përfshirë dhe biopsinë e mëlçisë.

Ndodh që zbulohet pas një krize zemre, pasi më parë sëmundja sistemike nuk jep simptoma

Kur duhet dyshuar për diabet dhe ja cilat janë ilaçet e kurojnë sëmundjen

Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak ne vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe perqëndrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Është pikërisht ky intensitet, që bën në shumicën e rasteve që diagnoza të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një krize të zemrës apo infarktit të saj. Po kështu, shkalla e shprehjes së shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetesës.

Diabeti ndahet në dy tipe në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lekurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është vetëm në gjysmat e rasteve i trashëgueshëm, pra një pjese e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidencë që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit, mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë.

Mollë majoshe për korrigjimin e vlerave të sheqerit

Me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e aktivitetit të ulët fizik, mundësia për t’u shfaqur sëmundja është e lartë. Si çdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, edhe diabeti i sheqerit është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetesës, përshembull, aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në lidhje me seksin dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha), që është “miku” më i ngushtë i diabetit. Stili i jetës është i padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqerit në gjak dhe ndihmesën ndaj terapise medikamentoze. Nuk duhet harruar këtu edhe dieta e pasur me perime. Nga frutat këshillohen mollët majoshe me përdorim të kufizuar. Largim nga dieta i ëmbëlsirave, yndyrave me origjinë shtazore (dhjamrat, gjalpi, qumështi i paskremuar), kufizim të kripës dhe brumrave. Rekomandohet mishi i viçit i pa dhjamë.

Ilaçet që e kurojnë sëmundjen, pse krijohet ajo. Grupmoshat e prekura

Ilaçet
1-Tiazolidinedionet – Veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.

2-Glinidet – Ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).

3-Akarboza – Është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.

Sulfoniluret “luftojnë” sëmundjen

Ky lloj ilaçi ka dalë në qarkullim prej vitesh. Është mjekim nga goja. Ai bën të mundur stimulimin e pankreasit, duke rritur në këtë mënyrë sasinë e insulinës që derdhet në gjak. Kjo insulinë shtesë e detyron glukozën të hyjë në muskuj me sforcim. Problemi me këtë ilaç është se ato nuk e rrisin ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, por ato rrisin thjesht sasinë e insulinës. Ky ilaç veçse sa rrit sasinë e insulinës në gjak. Por disa diabetikë e kanë nivelin e insulinës shumë të lartë edhe pa e marrë ilaçin. Nivel që mund të shkojë deri në 5 herë më tepër se normalja. Procesi i rritjes së insulinës në gjak u shkakton shumë diabetikëve hipoglicemi (nivel i ulët sheqeri në gjak) për këtë arsye një nga pasojat e ilaçit është se të shtyn të hash sa më shumë. Disa diabetikë për shkak të uljes së nivelit të sheqerit në gjak kanë pasoja si marramendje, hutim deri në humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemisë është të ushqyerit e tepruar ose e thënë ndryshe mbi-ushqimi, që çon në rritje të peshës trupore.

Rekomandimet

Si përfundim për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetesës është e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes se individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve, dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim, fillimi i mjekimit nga një mjek jo- specialist. Po kështu, ndjekja e rregullt tek mjeku specialist ose infermieria e specializuar për këtë sëmundje dhe këshillimi me ta kanë mjaft rëndësi në mbajtjen korrekt të gjendjes së diabetit. Çdo neglizhim është progres për sëmundjen.

Këshillat

1-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2-Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara

3-Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4-Yndyrat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)

5-Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6-Efikase edhe bajamet

Shenjat

1-Dhimbje barku
2-Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3-Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë

Molekula e nikotinës “mbyt” diabetin

Nikotina mund ndihmojë ndaj diabetit. Në këtë përfundim kanë mbërritur studiuesit e shkollë mjekësore në Stanford të Kalifornisë. Studiuesit kuruan disa minj që kishin sëmundje të enëve të gjakut dhe kancer mushkërie me nikotinë të pastër dhe zbuluan se kjo lëndë nxit prodhimin e enëve të reja të gjakut tek mijtë. Tani ata besojnë se nikotina mund të ndihmojë edhe ndaj sëmundjesh të tjera që sjellin në mbylljen apo pengimin e rrjedhës së gjakut, si p.sh. ndaj diabetit, trashjes së enëve të gjakut si edhe ndaj sëmundjeve të nervave siç janë sëmundjet Tourette dhe Parkinson. Por lind pyetja, se përse pjesës më të madhe të duhanxhinjve u bëhet lëkura e përhime si dhe u vështirësohet qarkullimi i gjakut ? Është vështirë të thuash: duhani përmban mbi më tepër se 4 000 kimikate të ndryshme.

Si u kurua diabeti me insulinën e kafshëve

Insulina është një hormon që prodhohet nga gjendra e pankreasit. Ajo luan rol kyç në përpunimin e sheqerit nga organizmi ynë, duke bërë të mundur futjen e tij në qelizat indore. Në të njëjtën kohë, insulina njihet prej të gjithëve si preparat medikamentoz që përdoret për mjekimin e sëmundjes së diabetit të sheqerit. Por si u njoh insulina dhe si filloi përdorimi i saj në mjekimin e sëmundjes që ndonëse me ritëm të ngadaltë, kërcënonte jetë të shumta njerëzish me predominim të atyre në mosha të reja.Insulina dhe fillimi i përdorimit të saj në praktikën mjekësore është e lidhur me dy emra, atë të Frederick Banting dhe të Charles Best, dhe verën e vitit 1921 në Toronto, Kanada. Banting ishte një mjek 30-vjeçar nga London Ontario, i formuar si kirurg gjatë viteve të luftës, por që për arsye ekonomike e la shpejt bisturinë për t’iu kushtuar mësimdhënies. Një mbrëmje, duke përgatitur leksionin e tij të fiziologjisë të cilin do ta lexonte të nesërmen përpara studentëve të tij, filloi të mendonte për mundësinë e ekzistencës së një lënde, që duhet të ishte vendimtare në metabolizmin e sheqerit. Që atë mbrëmje, iu vu leximit të literaturës duke arritur në konkluzionin, që lënda e presupozuar prej tij me siguri prodhohej në pankreas. Për të vërtetuar këtë supozim, ai do t´i kushtohej eksperimentimit në modele kafshësh. Me ndihmën e një kolegu mundi të takohej me profesor John Mcleod nga Toronto, një shkencëtar i mirënjohur në fushën e diabetologjisë. Kuptohet, profesori në fillim u tregua skeptik ndaj një “amatori” në fushën e kërkimeve shkencore-mjekësore dhe nuk paraqiti ndonjë interes apo motivim ndaj ideve “naive” të Banting. Por ky i fundit ishte përfshirë tashmë nga entuziazmi i porsalindur dhe këmbëngul derisa mundi t´i “rrëmbejë” profesorit një dhomë të vogël dhe 10 qenër eksperimental.

Shet gjithçka kishte në Ontario për t’u vendosur përfundimisht në Toronto, duke iu përkushtuar pasionit të ri. Në këtë kohë atij i bashkohet Best, një student 21-vjeçar i mjekësisë, i cili u rrëmbye shumë shpejt nga entuziazmi i mjekut të ri. Ishte pikërisht pranvera e 1921-shit. Dhjetë qenve të parë ata u mbyllën kirurgjikalisht kanalin kryesor të ekskretimit të pankresit në zorrë. Gjatë tetë javëve në vazhdim u vu re, se tek kafshët u shfaqën shenjat e diabetit. Javën e tetë pankreasi i një prej “te sakrifikuarve” u mor dhe me metodën e shkrirjes. Ata mundën të ekstradojnë një lënde e cila më pas iu injektua një prej qenëve diabetikë. Pas dy orësh të injektimit të substancës, u vu re që niveli i sheqerit në gjak tek kafsha u zvogëlua dyfish dhe pas disa orësh u normalizua. Qeni filloi të dalë nga apatia diabetike e deritanishme dhe dy eksperimentuesit kishin arritur më së fundi suksesin e shumëpritur, që mban datën e 27 korrikut 1921.

Ndërlikimet, 5 vjet pas shfaqjes së sëmundjes

Sipas specialistëve, mosha ndikon shumë në shfaqjen e diabetit të sheqerit. Diabeti tip 1 zë rreth 10 për qind të të sëmurëve me diabet sheqeri, ndërsa diabeti tip 2 zë një përqindje më të vogël se i pari dhe është më i shpeshtë se ai. Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurur. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë. Sipas të dhënave të OBSH-së, në botë në vitin 2025 do jenë rreth mbi 300 milionë diabetikë, ndërkohë që numërohen rreth 170-180 milionë diabetikë. Aktualisht në vendin tonë numri i diabetikëve është gjithmonë në rritje dhe nga 0.7 dhe 0.8%, që ka qenë në shekullin e kaluar, ka arritur rreth në 2-3 %.

Diabeti i njohur si “sëmundja e sheqerit”

Diabeti është një epidemi e cila kohët e fundit po shfaqet në mjaft raste edhe pse mjekët janë gjithmonë të angazhuar me trajtimin e saj. Në mjekësi Diabetes mellitus,i cili në Shqipëri njihet edhe si “sëmundja e sheqerit” është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lëndëve dhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve, shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja. Sipas shkakut ka lloje të ndryshme diabeti, që sidoqoftë kanë lidhje të përbashkëta. Llojet me të zakonshme janë: diabetes mellitus tip I dhe diabetes tip II.

Lufta ndaj sëmundjes së diabetit

Në botë janë rreth 230 milionë persona të prekur nga sëmundja e diabetit, dhe pritet që brenda 20 vjetëve të ardhshme kjo shifër të arrijë në 350 milionë. Një situatë e vështirë, krijuar nga fakti se taksa e diabetit po rritet së tepërmi edhe në vendet në zhvillim, në të cilat përmirësimi i kushteve të jetesës nuk është akoma në nivelin e duhur. Edhe në vendet e zhvilluara diabeti regjistrohet në taksat me rritje më të përshpejtuar dhe përmasat për ta sensibilizuar nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. Mbi të gjitha duhet realizuar një mënyrë efikase për ta luftuar sëmundjen. Së pari duhet rrënjosur kultura e praktikimit të sporteve të ndryshme për të pasur një shëndet sa më të plotë. Lufta ndaj diabetit është një nga sfidat më delikate që bota mjekësore dhe politike duhet të përballojë.

Efekti i qumështit i gjirit te diabeti

Sipas një studimi të këtyre ditëve, ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri ndihmon jo vetëm për mirërritjen e tyre, por edhe për pakësimin e rrezikut të diabetit tek nënat. Sipas Alison Stuebe, mjeke pranë spitalit Brigham, “ushqimi i foshnjave me qumësht gjiri për një vit ul 15 për qind rrezikun e prekjes së nënave nga diabeti“. Në një studim të kryer pranë spitalit Brigham morën pjesë 150 gra. Aty u theksua se, nëse një nënë ka dy fëmijë dhe që të dy i ushqen me qumësht gjiri derisa secili prej tyre të bëhet 1 vjeç, kjo nënë e ul me 30 për qind rrezikun e prekjes nga diabeti. Mbipesha trupore është një nga shkaktarët e diabetit dhe shkencëtarët mendojnë se përdorimi i qumështit të gjirit parandalon mbi peshën trupore tek nënat, sepse çdo nënë përdor 500 kalori në ditë për të ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri.

Diabetikët që ndikohen nga depresioni

Diabetikët që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Sipas mjekëve për të luftuar këtë sëmundje të sëmurëve u rekomandohet çaji i rozmarinës, i cili ndihmon në lehtësimin e gjendjes së rëndë shpirtërore. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pinë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme. Kjo bimë është e njohur edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Efekte të menjëhershme ka dhënë çaji i rozmarinës edhe te personat me grip, të shoqëruar me rrufë.

Arrat luftojnë diabetin tip 2

Një studim nga shkencëtarët e universitetit “Harvard”, thotë se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Diabeti i tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundje të zemrës, te veshkave dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit nga shkencëtarët pranë universitetit “Harvard”, thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 grame arra kanë 30 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërsa te gratë që marrin çdo ditë nga një lugë gjalpë kikirikësh, rreziku është 20 për qind. Veç yndyrës së mirë, arrat gjithashtu përmbajnë vitamina të shumta, proteina, minerale dhe fibër. Në studim thuhet gjithashtu se ndryshe nga mendimi i përgjithshëm, arra, bajamet, lajthitë dhe kikirikët nuk luajnë ndonjë rol në shtimin e peshës trupore.

Diabeti, shkaktar i krijimit të dhjamit në mëlçi

Specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulja e peshës. Rezultatet e kërkimeve në këtë fushë tregojnë se faktorët që krijojnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa nga sëmundjet e metabolizmit janë të lidhura me sasinë e dhjamit në mëlçi. Ata në lidhje me faktorët e krijimit të dhjamit në mëlçi duke theksuar se mbipesha vetëm mund të ndikoj në krijimin e tij, besojnë se, diabeti, është një nga faktorët kryesor të njohur për krijimin e dhjamit në mëlçi dhe sa më e gjatë të jetë periudha e diabetit ose sa më i pakët të jetë kurimi i tij aq më i madh është rreziku i krijimit të dhjamit në mëlçi. Specialistët e ushqimit kanë deklaruar se gjimnastika dhe rënia nga pesha është metoda më e mirë për eliminimin e dhjamit në mëlçi. Po ashtu përdorimi i ilaçeve për uljen e sheqerit në gjak në sëmundjen e diabetit si dhe ilaçeve për uljen e LDL-së në kolesterol krahas gjimnastikës dhe rënies së peshës janë nga metodat e tjera që këshillohen për eliminimin e dhjamit të mëlçisë.

Kur sëmundja e sheqerit dëmton edhe organet e tjera

Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa diabeti arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim, dhe sidomos enët e gjakut. Çudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë. Diabeti arrin mjaft shpesh t’i mashtrojë viktimat e tij. Kjo vjen prej mos dijes, mosnjohjes se tij. Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime. Nuk i njohin ato, madje dhe kur vuajnë prej tyre, nuk u shkon mendja t’i lidhin me të. Të prekurit gënjehen nga forma apo paraqitja e “ butë “ e diabetit. Ata kujtojnë se vetëm diabeti i “rëndë” “ai që mjekohet me insulinë” është i rrezikshëm, kurse diabeti “i lehtë” pa shenja, me glikemi jo shumë të lartë është jo i dëmshëm. Për vite me radhë diabeti rri i fshehur pa dhënë shenja e shqetësime të dukshme.

Pasojat e diabetit

Kur diabeti nuk mjekohet mirë, apo më keq akoma, kur nuk mjekohet fare, shfaq ndërlikime të tjera në shëndetin e njeriut. Diabeti i pa mjekuar ose i mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Ato janë të shumëllojshme. Sipas kohës së shfaqjes mund të ndahen në ndërlikime të mprehta (akute, urgjente të shpejta), dhe në ndërlikime të largëta, apo të ngadalshme, të cilat mund të grupohen në tri kategori të ndryshme: ndërlikime që shfaqen në enët e imta të gjakut, në kapilarët e arteriet me kalibër shumë të vogël; ndërlikime aterosklerotike në enët e gjakut me kalibër të madh; infeksione e dëmtime në inde e organe të ndryshme të organizmit.

Dëmtimi i arterieve

Ndërlikimet që krijohen nga dëmtimet e kapilarëve të gjakut dhe arterieve të vogla, janë më tipiket për diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit të tij, por vetëm në ato raste kur mjekimi nuk është bërë në mënyrë të kujdesshme e të vazhdueshme. Sa më i vjetër të jetë diabeti, sa më shumë vjet të jetë i sëmuri me hiperglicemi, sa më e lartë të jetë niveli i saj pra sa më i çrregulluar të jetë diabeti, aq më të shpeshta , me te përhapura e më të rënda do të jenë këto dëmtime. Preket e dëmtohet sidomos i tërë rrjeti kapilar, i cili është i përhapur në të gjitha pjesët sado të vogla të organizmit, në të gjitha organet, duke shkaktuar çrregullime në funksionin e tyre. Keqësimi i mëtejshëm i gjendjes mund të pengohet vetëm me një masë të thjeshtë, ekuilibrimin e mirë e të qëndrueshëm të diabetit dhe me luftimin e disa faktorëve të tjerë rendues, të tille si duhani, dhe sidomos normalizimi i tensionit të lartë të gjakut.

Diabeti dhe presioni i gjakut

Rritja e presionit të gjakut që shfaqet që në fazat e para kërkon kufizimin e rreptë të kripës në ushqim dhe mjekim të veçantë e energjik. Përndryshe ai ndikon nga ana e tij për të rënduar dhe më shumë ecurinë e ndërlikimit. Ata të sëmurë që mjekohen në mënyrë të rregullt i kanë të gjitha mundësitë ta frenojnë e ta ndalojnë deri këtu procesin. Përkundrazi ata që bëjnë mjekim të çrregullt dhe formal shkojnë drejt shfaqjes së edemeve (ënjtjes), dëmtimeve të rënda të funksionit të veshkave, me rritje të shifrave të azotemisë dhe kreatinemisë, të cilat kërkojnë domosdoshmërisht mjekim të specializuar e të ndërlikuar.

Diabeti dhe syri

Diabeti shkakton komplikime në organe të ndryshme e ndër to edhe në sy. Sëmundja diabetike e syrit i referohet një grupi të ndryshimeve në sy, të cilat paraqiten te personat me sëmundje të sheqerit dhe që shënohen si komplikime të diabetit.Këto ndryshime mund të shkaktojnë humbje të rëndë të shikimit ose të shkaktojnë verbim të plotë. Dëmtimet diabetike në sy njihen si retinopati diabetike.

Vlerësohet që rreth 60% e personave me diabet kanë ndonjë manifestim të retinopatisë diabetike dhe që retinopatia diabetike (RD) është shkaktari kryesor i verbimit te pacientët e moshës 20 gjer 74 vjeçare.Gjasat për të zhvilluar këtë komplikim varen nga kohëzgjatja e diabetit, kualiteti i kontrollit të glikemisë, presioni i gjakut, niveli i lipideve të serumit, niveli i marrjes së kalorive, niveli i aktivitetit fizik, etj. Grupmosha e cila më së shumti është duke u rrezikuar nga diabeti është 30-39 vjeç.Manifestimet klinike të retinopatisë diabetike: Është me rëndësi të ceket se pacienti nuk do të vërejë ndryshime në pamje gjersa diabeti të mos dëmton regjionin e makulës, gjegjësisht gjersa të mos paraqitet ndonjë gjakderdhje më signifikante në trupin qelqor apo retinë. Prandaj, pacienti mund të ketë retinopati të shkallës së rëndë, ndërsa në anën tjetër ende të ketë pamjen e mirë (shih foto 2). Prandaj, ekzaminimet e rregullta të fundit të syrit janë të domosdoshme.Ndryshimet të cilat mund të paraqiten në retinë janë: mikroaneurizmat (zgjatjet në formë qeske të murit të kapilarëve), gjakderdhjet sipërfaqësore apo të thella, eksudatet e forta dhe të buta, neovaskularizimet, proliferimet fibrovaskulare, etj. Varësisht nga paraqitja e tyre retinopatia diabetike ndahet në joproliferative dhe proliferative (natyrisht në kuadër të tyre pastaj ekzistojnë nënklasifikime).

Trajtimi

Mjekimi i retinopatisë diabetike bëhet në 3 mënyra: me laserfotokoagulim (LFK), injektime intravitreale të substancave të ndryshme dhe operacione të retinës dhe trupit qelqor (pars plana vitrektomi-PPV).
LFK shfrytëzon nxehtësinë nga burimi laserik për të kauterizuar enët e dobësuara të gjakut të cilat mund të gjakderdhin dhe po ashtu ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e zhvillimit të neovaskularizimit dhe të shkolitjes së retinës.LFK-ja është një procedurë e shpejtë, pa dhimbje, kryhet për 10-15 minuta dhe mund të përsëritet shumë herë. Përafërsisht te 70% të sëmurëve që e bëjnë laserimin vjen gjer te stabilizimi i pamjes, ndërsa në 15% të rasteve pamja edhe mund të përmirësohet.

Ekzistojnë dy mënyra të kryerjes së LFK. Njëra është LFK fokale, ndërsa tjetra është panLFK. Natyrisht, rekomandohet që para LFK, sidomos asaj fokale, të kryhet ekzaminimi i fluorescein angiografisë – FAG (foto 4). Gjatë FAG jepet një substancë kontrasti në venë dhe pastaj me anë të një kamere speciale bëhet fotografimi i retinës dhe vizualizimi i enëve retinale të gjakut. Në ato zona ku kemi dëmtim të enëve të gjakut dhe rrjedhje të kontrastit pastaj kryhet LFK fokale.Përveç LFK, mjekimi i retinopatisë diabetike bëhet edhe me injektimin e substancave të ndryshme në trupin qelqor. Ekzistojnë disa lloje të substancave të cilat mund të injektohen si kortikosteroidet, substancat anti-VEGF etj. Në vitet e fundit trajtimi i retinopatisë diabetike ka përjetuar një revolucion të vërtetë me paraqitjen e substancave anti-VEGF (si avastin, lucentis, etj) të cilat janë treguar shumë efikase në largimin e neovaskularizimeve.

Mënyra tjetër e trajtimit të komplikimeve diabetike është edhe trajtimi kirurgjik, gjegjësisht PPV. Në rastet me gjakderdhje në vitreus, zhvillim të membranave proliferative apo ablacione traktive të retinës, atëherë duhet të intervenohet në mënyrë kirurgjike. Mirëpo, trajtimi është shumë më i suksesshëm nëse pacienti paraprakisht ka bërë trajtime me LFK dhe injektime intravitreale. Në të kundërtën rezultatet e intervenimit shumë shpesh janë të kufizuara.Në fund duhet të cekim se duhet një bashkëpunim i mirëfilltë në mes të mjekut familjar, endokrinologut dhe oftalmologut, në mënyrë që pacienti të informohet dhe të udhëzohet për trajtim sa më efikas dhe me kohë, në mënyrë që të parandalohen komplikimet e mundshme të diabetit.

Si të luftoni sëmundjet e zemrës me receta popullore

Temperaturat e lartë gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe anemive, problemeve kardiake e tensionit të gjakut. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore që japin mjekët. Ndërkohë që më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën dhe fëmijët. Në vazhdim keni një paktet këshillash se si të shmangni sëmundjet e zemrës dhe të gjakut, që shfaqen në stinën e nxehtë, më anë të dietës së përditshme. Në këtë suplement ju do të keni mundësinë të njihni recetat mjekësore popullore dhe këshillat për t’i parandaluar sëmundjet e ndryshme. Mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e organizmit, e për rrjedhojë, për të luftuar trombozat. Cilat janë ushqimet që kurojnë aneminë, frutat e perimet e dobishme për zemrën. Ndërsa më poshtë, radhiten këshilla dhe receta me bimë e ushqime, të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër të gjitha sëmundjeve më të shpeshta që rrezikojnë organizmin e njeriut, si problemet me zemrën dhe tensionin. Këshillat mbërrijnë nga mjekët kardiologë, që shpjegojnë se si me anë të djersës arrihet një përqendrim më i madh i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trombociteve, duke shtuar rrezikun për shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. Cilat janë frutat që forcojnë zemrën, efektet e rrushit dhe verës, limoni dhe ulja e tensionit të gjakut, dieta që shmang rreziqet që sjell stina e verës. Këto e shumë të tjera në suplementin e fundjavës për të pasur zemër të shëndetshme dhe për të parandaluar sëmundjet e gjakut.

Ushqime të shëndetshme për zemrën

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.

Ushqimet e skuqura dëmtojnë zemrën

Ushqimet e skuqura, të shpejta dhe me shumë kripë mund të shkaktojnë atak në zemër. Kështu, pakësoni në mënyrë të konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato që shiten në fast food-e, pasi duke i zëvendësuar me perime dhe fruta, mund të ulni deri në 30 % mundësinë një infarkti në zemër. Është konkluzioni që kanë nxjerrë një grup studiuesish nga një studim mbi zakonin e të ushqyerit, i cili ka përfshirë mbi 16 mijë persona në 52 shtete. Dieta tipike e botës perëndimore është shumë e pasur me yndyrna, mish dhe kripë, të gjitha këto ushqime venë në rrezik shëndetin kardiovaskular.

Vera e bardhë ndihmon zemrën

Deri më tani është menduar se vera e bardhë, ndryshe nga vera e zezë, nuk ka ndikim pozitiv deri në atë shkallë, pasi që pulpa e rrushit nga e cila prodhohet vera e bardhë nuk përmban rezervatrol, sikurse korja nga e cila prodhohet vera e kuqe. Nuk është vetëm vera e kuqe ajo që e mbron zemrën. Një studim i ri ofron qetësi për të gjithë dashamirët e verës së bardhë, pasi që shkencëtarët kanë njoftuar se vera e bardhë e mbron zemrën ngjashëm sikurse edhe vera e zezë. Deri me tani është menduar se vera e bardhe, ndryshe nga vera e zezë, nuk ka ndikim pozitiv deri në atë shkallë, pasi që pulpa e rrushit nga e cila prodhohet vera e bardhë nuk përmban rezervatrol, sikurse korja nga e cila prodhohet vera e zezë.

Dieta ushqimore

Ushqimi juaj duhet të përmbajë pemë, perime, peshk, drithëra etj. Kufizimi i përdorimit të yndyrave duhet të jetë hapi i parë. Mishi, qumështi, gjalpi etj, duhet të konsumohen në sasi të vogël.

Zemra ka nevojë për hekur

Një studim i shkencëtarëve amerikanë tregon se konsumimi i hekurit ndihmon në kontrollin e shtypjes së gjakut dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për zemër. Rezultatet e studimit, që thonë se hekuri është i dobishëm për zemër, mund të shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, të pranishëm në hekur. Studimi ka zgjatur 18 javë dhe është bërë në kafshë laboratorike. Krahas uljes së shtypjes së gjakut, konsumimi i hekurit është parë se çon edhe deri te zvogëlimi i proceseve inflamatore në organizëm, duke mbrojtur edhe muskulin e zemrës. Analizat shtesë kanë treguar se hekuri e mbron zemrën më shumë sesa ilaçet për zbritjen e shtypjes së gjakut, thuhet në revistën “Journal of Gerontology”.

Porosit biftek zgare

Mendon se të bën keq për zemrën, por gabohesh. Bifteku përmban selen, i cili rrit imunitetin, si edhe vitamina B, që pakësojnë homocisteinën (aminoacid në gjak, prania e tepërt e të cilit shkakton sëmundje në zemër). Masa e yndyrës deri në 50 % është varietet i shëndetshëm për zemrën.

Pi më shumë çaj

Meshkujt që pinë 2 filxhanë çaji në ditë kanë 25 % më pak mundësi për të vdekur nga sëmundjet e zemrës sesa ata që rrallë e vënë në gojë. Arsyeja: flavonoidet në çaj, jo vetëm përmirësojnë aftësinë e enëve të gjakut për t’u qetësuar, por gjithashtu hollojnë gjakun, duke reduktuar koagulimin.

Zvogëlo marrjen e kripës

Kripa e tepërt shkakton rritjen e presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës. Rri larg ushqimeve të kripura dhe shikoji gjërat para se t’i blesh, nëse kanë përmbajtje të lartë të kripës. E ndoshta edhe gjërat që na duken të shëndetshme kanë sasi të lartë të kripës, kështu që shikoni përmbajtjen e tyre.

Hani fruta dhe perime

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojë të rrisni mundësinë e mbijetimit të sulmit të zemrës. Duhet të provoni të keni dietë të balancuar që përmban sasi të mëdha frutash dhe perimesh, peshk, dhe ushqimet si: buka e zezë apo e plotë, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve siç janë biskota, torta, brumërat e ndryshme, produkteve të qumështit që janë me dozë të lartë të yndyrës së ngopur (saturated) dhe sheqerit.

Ndryshimi i ushqimit dhe efektet

Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit. Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbëre nga frutat dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale. Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjamë dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë, por në kokrra të plota.

Substancat që zgjerojnë enët e gjakut

Ka artikuj ushqimorë që përmbajnë substanca të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut në tru, e ky është shkaku i dhembjes në tëmthat. Fajtorët kryesorë janë nitritet, shtesat që i qiten mishit të konservuar dhe disa llojeve të sallameve, si dhe disa përbërës të tjerë që u qiten kryesisht artikujve të konservuar. Kujdes të posaçëm duhet kushtuar kafesë: kafeina ngushton enët e gjakut, mirëpo personat që janë mësuar të konsumojnë disa kafe në ditë, në rast të mungesës së rastësishme shkaktohet reaksioni i kundërt, përkatësisht zgjerimi me dhembje i enëve të gjakut.

Rreziku që sjell tepria me kripën

Natriumi, përkatësisht kripa, sigurisht është armiku më i madh i personave që vuajnë nga hipertensioni. Shkaku shpesh shpjegohet me faktin se kripa e tepërt shton sasinë e lëngjeve në gjak dhe “zgjeron” arteriet, gjë që shkakton ngritjen e tensionit. Sasia mesatare e kripës që fusim në organizëm, sillet prej 10-15 gramë në ditë, gjë që është tepër, nëse e dimë se nuk duhet tejkaluar 4-5 gramë në ditë. Këtë sasi nuk është e vështirë ta arrijmë sepse shumë artikuj ushqimore përmbajnë kripë, e shprehia që ushqimi të “kriposet” gjatë zierjes është tepër e përhapur.

Më shumë peshk për zemrën

Peshku duhet të hahet së paku dy herë në javë, sepse është i pasur me thartirën omega-3, e cila ul tensionin dhe ruan arteriet dhe zemrën. Mishi është i pasur me yndyra, të cilat mund të shtresohen në arterie, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut dhe shkaktuar ngritjen e tensionit.

Kaliumi aleat i zemrës

Pemët dhe perimet janë të pasura me kalium, mineral i cili ka aftësi për zgjerimin e arterieve. Mjafton që të shtohet në ushqim dhe që tensioni të kthehet në normale. Në mesin e artikujve më të pasur me kalium janë pemët ekzotike, lëngu prej kumbullave, bananeve, dredhëzave, patates, majdanozi dhe domatja.

Ushqimet që ndihmojnë zemrës

Mishi i vicit, i lepurit, bibës, pulës, qumështi pa yndyrë dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka, orizi, vera, birra (vetëm një gote në dite), margarina, vaji prej misrit, kikirikëve, lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja, domatja.

Ushqimet që duhen evituar

Mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të mëdha të alkoolit, gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe ushqimi i thartë.

Proteina që shmang problemet kardiake

Sekreti i rinisë së përjetshme për zemrën mund të jetë i fshehur te një proteine. Zbulimi vjen nga një ekip i Universitetit të Albertas, në Kanada, të cilët kanë studiuar mënyrën sesi kalimi i viteve i transformon mekanizmat ku funksionin muskuli kardiak, për të prodhuar energji duke u nisur nga “karburante” të ndryshme, lëndë ushqyese. Një zemër e re dhe në një shëndet të mirë, normalisht përdor një sasi të caktuar dhe të mjaftueshme të fibrave, sheqernave, drithërave, yndyrave, proteinave, kripërave, etj. Këto “karburante” dhe energji nevojiten për të rikarikuar zemrën për të rrahur dhe për të pompuar gjakun me mjaftueshmëri të plotë. Zbulimi i kësaj proteine, hap perspektiva për rritjen e mirëfunksionimit të zemrës dhe shmangien e problemeve kardiake.

Mungesa e kaliumit sjell probleme

Përse shërben kaliumi? Ky mineral luan një rol thelbësor në kontraksionet e muskujve dhe të zemrës, por edhe në transmetimin e flukseve nervore. Ato ndërhyjnë në funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kundër ngërçeve. Kaliumi merr pjesë gjithashtu në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore që rregullojnë stresin, si dhe në prodhimin e energjisë.

Nevojat e zemrës për natrium

Mungesat më të mëdha të kaliumit vijnë si rezultat i konsumit të tepërt të natriumit përmes kripës. Në fakt, kaliumi dhe natriumi në organizëm, janë në ekuilibër mes tyre. Perëndimorët harxhojnë tri herë më shumë natrium (përmes kripës) se sa kalium. Ky çekuilibër midis dy mineraleve është në origjinë të hipertensionit arterial, të shqetësimeve kardiake apo cerebrale, të humbjes së kalciumit, të gurëve në veshka apo të osteoporozës. Më pak të rënda, por po aq shqetësuese, janë shenjat paralajmëruese të mungesës së kaliumit si lodhja, ngërçet, fryrjet e barkut, vështirësia intestinale.

Ushqimet që përmbajnë kalium për zemrën

Për të zgjidhur problemin dhe rivendosur një ekuilibër rreth harxhimit të tepërt të natriumit, popujt e vendeve perëndimore duhet të konsumojnë më shumë kalium. Mire do të ishte që të konsumohej 4 herë më shumë kalium se sa natrium. Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Ja pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe të mos kalojë 2,5 g në ditë. Duhen shmangur sallamërat, supat e përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e fabrikuara dhe që kanë shumë kripë, etj.

Barishtet dhe frutat për zemrën

Minerali i kaliumit është i pranishëm në bimët. Më të pasura me të janë zarzavatet (si fasulet, thjerrëzat, etj); frutat e thata (hurmat e Arabisë, fiqtë, etj); arrat, bajamet; patatet, zarzavatet jeshile, si spinaqi; frutat e freskëta, etj; të cilat janë një burim i mirë në kalium. Por kujdes, pasi gatimi me ujë bën që zarzavatet të humbasin 50-70 % të kaliumit që kanë. Ja pse duhet përdorur gatimi me avull, ose frutat dhe zarzavatet të konsumohen të gjalla.

Vaji i ullirit parandalon infarktin

Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit, mund të përbëjë një luftë natyrore kundër infarkteve dhe tumoreve, sepse pengon oksidimin e ADN-së dhe plakjen e qelizave. Të paktën ky është përfundimi i dy studimeve paralele të kryera nga studiuesit italianë. Studimet e kryera mbi dy kampione të ndryshme, kanë treguar se funksioni antioksidues i fenolëve, agjentëve kimikë natyralë që ndodhen te ullirit, është i tillë që ka veti mbrojtëse si ndaj sëmundjeve kardiovaskulare (infarkti, iktusi dhe trombozat), ashtu dhe mbi sëmundjet degjenerative (tumoret, sëmundja e Alzhaimerit). Studimet janë kryer nga dy ekipe të ndryshme. Studimet kanë hedhur dritë mbi efektin mbrojtës të fenolëve mbi sistemin kardiak dhe parandalimin e tumoreve.

Vera e dobishme për sëmundjet e zemrës

Pirja e dy gotave verë çdo ditë i bën mirë zemrës së grave. E ndihmon “të mbajë ritmin”, i lejon të përshtatet më shpejt nevojave të ditës. Aspekt shumë i rëndësishëm ky, që tregon shëndet shumë të mirë dhe ul rrezikun e infarktit. Në këto përfundime kanë arritur studimet mjekësore nga shkenca dhe mjekët kardiologë. Studimi, i udhëhequr nga Instituti “Karolinska” në Stokholm, ka pasur subjekte 120 gra nën 75 vjeç, të mbijetuara nga të një infarkt ose bllokim venash. Efektet ndryshojnë nëse vera zëvendësohet me birrë ose një pije superalkoolike. Ndërsa vera, e cila ka një efekt relaksues mbi sistemin nervor, i mundëson zemrës “ta marrë me qetësi” punën e saj. Ka mundësi që këto efekte lidhen me faktin se kush pi verë bën një gjumë më të qetë, duke i lejuar zemrën të punojë më qetë.

Anoreksia e dobëson funksionin e zemrës

Tek femrat me anoreksi dhe ato që kanë humbur shumë shpejt peshën e trupit mund të lajmërohen probleme me zemrën, me rrezik për jetën, të cilat bëhen të dukshme gjatë ushtrimeve, pohojnë ekspertët. Dihet se tek femrat e sëmura nga anoreksia paraqiten probleme në zemër, tek të cilat paraqiten të rrahura të pakta në zemër dhe dëmtim të muskulit të zemrës. Përveç kësaj, shkencëtarët besojnë se vdekja e menjëhershme në rastin e të sëmurëve nga anoreksia kryesisht është rezultat i problemeve në zemër. Një grup shkencëtarësh kanë studiuar punën e zemrës tek 36 vajza me moshë prej 11 deri 18 vjet, të cilat trajtoheshin në spital për shkak mosushqyerjes, të shkaktuara nga anoreksia. Këto femra paraqiteshin me probleme serioze me funksionin dhe shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës.

Niveli i lartë i proteinës C, vdekjeprurës

Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterolit është i ulët. Një analizë paraprake e gjakut mund të jetë tregues i qartë i nivelit të kolesterolit dhe proteinës C.

Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

Aloe vera për kurimin e leucemisë

Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.

Dieta juaj mund të kurojë aneminë

Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Disa ushqime bazë luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.

Hurma ndihmon për problemet e gjakut

Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.

Lëngu i karotës lufton aneminë

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

Rrepa e kuqe ushqim bazë për anemikët

Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë. Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, është rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.

Çaji i hithrës kurë për sëmundjet e gjakut

Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.

Luleshtrydhja pastron gjakun

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

Fiku ndihmon kundër anemisë dhe të ftohurit

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri.

Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

Çokollata e zezë e dobishme për zemrën

Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë.

Kafeja një terapi e mirë për zemrën

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcerë në stomak. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të astmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve.

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.

Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Substancat intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut

Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.

Qershia ul kolesterolin në trup

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Dardha largon problemet në zemër

Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Greket e duan dhe janë përdoruesit e parë të vajit të ullirit dhe përdorin shumë pak gjalpin dhe margarinën. Vaji i ullirit është quajtur ndryshe nga mjekësia “Shoku më i mirë për gruan”, pasi luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit. Në përgjithësi vaji i ullirit, rron gjatë, si dhe duhet të mbahet në ambiente të freskëta dhe të thata, të mbrojtura nga drita.

Qershia

Duket e pabesueshme por është e vërtet. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

Kakaoja mbron nga sëmundjet e zemrës

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.

Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kakao kuron:

1-Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

2-Është antidepresive

3-Bën të mundur uljen e presionit të gjakut

4-Parandalon kancerin

5-Zhvillon kujtesën

Banania

Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elasticitet. Mjekësia Popullore e rekomandon për të gjitha grupmoshat. Bananet

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë Cerebrele, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të Bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë Cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frut i tillë ka 396 miligram ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “y deri tre banane ne dite janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet këtij fruti ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

Peshku

Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezet janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga astma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit. Peshkun rekomandohet ta përdorim patjetër çdo javë, mbase dhe dy herë në javë.

Misri

Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Në jug të Dakotës në ShBA, popullsia që prej vitit 1892 feston një festë me emrin “Festa e Misrit” ku njerëzit dekorojnë gjithçka me misër. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie. Ai përmban një lloj vitamine B (Thiaminë) që është e domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Purslana

Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

1-Bimë barishtore shumë e njohur dhe e përdorur

2-Purslana përmban Omega-3

3-E dobishme për sëmundjet e zemrës

4-Ajo përmban 10 deri në 20 herë më shumë melatonina

5-Parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene

Shega

Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

1-Mbron nga kanceri i prostatës

2-Rregullojnë sistemin sistolik

3-Rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut

4-Përmban vitaminën C

5-Shton rezervat e vitaminave në organizëm

Murrizi ndihmon zemrën

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se për Mjekësinë Popullore, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve.

Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Përmban substanca flavonike, adeninë, adenosinë, guaninë, aminopurinë, krategalaktone dhe derivate tritepenilë. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës. Në këto raste këshillohet që, përveç pirjes së çajit, i sëmuri duhet të drejtohet patjetër për vizitë te mjeku përkatës. Rezultate të shkëlqyera jep ky çaj edhe për të normalizuar goditjet e forta, që pëson ky organ.

Limoni shmang hipertensionin

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Mjekët popullorë rekomandojnë lëngun e përftuar nga shtrydhja e të paktën 4 kokrrave në ditë. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Kura me limon këshillohet të zgjasë për 2 muaj. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.

Si të luftoni sëmundjet kardiake

Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.

Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.

Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.

Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.

Evitoni, alkoolin, duhanin.

Frika nxit sëmundjet e zemrës

Personat të cilët vuajnë nga sulmet e panikut janë më të prirë që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës, shkruan në revistën “European Heart Journal”. Në bazë të të dhënave, shkencëtarët kanë publikuar se personat nën moshë 50-vjeçare, të cilët kanë sulme të frikës dhe krijojnë panik, janë të rrezikuar tri herë më shumë për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare. Ky përfundim është nxjerrë nga të dhënat e grumbulluar prej studimeve të cilat kanë përfshirë më shumë se 400.000 persona të të gjitha moshave, ku janë përfshirë edhe 57.000 participantë të cilët kanë pasur probleme me sulmet e panikut.

Kolesteroli dhe sëmundjet e zemrës

Ndërsa dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e nivelit të kolesterolit mund të mos jetë një hap i mjaftueshëm për parandalimin e një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të kolesterolit, është edhe niveli i inflamacionit të artereve që shton rrezikun e goditjeve në zemër. Çdo vit qindra mijëra nënshtetas amerikanë pësojnë goditje në zemër apo bllokim të artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterolit.

Mpiksja e pllakëzave të gjakut

Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të acaruara, kolesteroli dhe pllakëzat e kane kanë më të lehtë për t’u grumbulluar përgjatë mureve të brendshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga goditjet në zemër. Në studim u morën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë.

Ndryshimet gjenetike mbrojnë zemrën

Studimet e reja amerikane bëjnë të ditur se ekzistojnë disa mutacione gjenetike të cilat mbrojnë zemrën nga pasojat e ushqimit jo të shëndetshme, me nivel të lartë të yndyrave.

Magazina shkencore “Science”, ka publikuar se tek 5% e të hulumtuarve është zbuluar një mutacion që lehtëson zbërthimin e shtresave të triglicerideve në enët e gjakut. Është zbuluar se ndryshimet tek gjeni me emrin APOC3 janë lidhur me rritjen e përqendrimit të kolesterolit të mirë (HDL) si dhe me uljen e kolesterolit të keq (LDL), gjë që përmirëson gjendjen e enëve të gjakut.

Takikardia, rrahja e shpejtë e zemrës

Takikardi d.m.th ritmi i shpejtë i zemrës pra kur zemra rreh më shpejt se sa duhet. Për një të rritur rrahjet normale të zemrës variojnë nga 60-100 për minutë. Nëse zemra juaj rreh më shpejt se 100 rrahje në minutë kjo do të thotë takikardi. Rritja e rrahjeve të zemrës mund të ndodhë edhe fiziologjikisht si p.sh kur vrapojmë etj. por në këto raste me pushim edhe ato normalizohen. Rrahjet e shpeshta të zemrës mund të bëhen shkak i problemeve serioze të zemrës. Rrahjet e zemrës mund të rriten edhe në gjendje normale si p.sh: gjatë ushtrimeve fizike, temperaturës, emocioneve apo merakut.

Aspirina ul vdekshmërinë te të sëmurët me zemër

Tek personat që vuajnë nga zemra, marrja rregullisht e aspirinës në doza të vogla, ul incidencën për infarkt, iktus apo dhe vdekjet e parakohshme. Bëhet fjalë për një nga studimet e para që përqendrohen në injektimin e aspirinës në doza të vogla në popullsinë që vuan nga sëmundjet kardiovaskulare të qëndrueshme. Aspirina në doza të vogla (nga 50 në 100 miligramë në ditë) ka rezultuar po aq efikase në dozat më të larta (më tepër se 300 miligramë). Ndërsa për sa i përket rreziqeve që shfaq aspirina, ekipi i Berger-it përllogarit se te mbi 1000 pacientë medikamenti shmang 33 infarkte apo iktuse dhe 14 vdekje për shkak të rreth 9 episodeve të hemorragjisë së rëndë.

Karakteri agresiv dëmton zemrën

Agresiviteti dëmton zemrën. Të paktën kështu këmbëngul një ekip studiuesish amerikanë, të cilët kanë kryer një studim te gati 3 579 persona. Studimi ka qenë fakti se si ndikon agresiviteti në shfaqjen e sëmundjeve kardiake. Sipas studiuesve personat me personalitet “të egër” janë më të rriskuar për të shfaqur sëmundje të zemrës dhe kjo shpjegohet me faktin që janë më në varësi të duhanit dhe alkoolit, “armiq të fuqishëm” të antioksidantëve. Nëse ulet aftësia e organizmit për t’u normalizuar, rritet rreziku për shfaqjen e sëmundjeve kardiake, tumoreve dhe sëmundjeve të tjera. Vitaminat mund të luftojnë stresin oksidativ, aty ku e rrisin duhani dhe ndotja urbane.

Si ta mbroni zemrën nga ndryshimi i klimës

Luhatjet e temperaturave, rritja e përqendrimit të lagështirës në ajër, i ftohti, pro dhe ndryshimi i stinëve shtojnë problemet te personat që vuajnë nga zemra. Por cilat kategori kardiopatësh janë të predispozuar për të pasur probleme që lidhen drejtë për drejtë me mjedisin e jashtëm? Çfarë u këshillohet këtyre personave për t’i parandaluar këto probleme? Për këtë nevojiten këshillat e kardiologëve dhe vizitat mjekësore.

Lagështira rrit problemet me zemrën

Dihet që mjedisi i jashtëm influencon shumë në sëmundjet e zemrës. Karakteristikat e ajrit si i ftohti, temperaturat e ulëta, po ashtu dhe luhatjet e saj shkaktojnë probleme me zemrën. Kjo, sepse temperaturat e ulëta çojnë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe për pasojë ka një shtim të rezistencës vaskulare periferike, që tentojnë të rrisin vlerat e presionit të gjakut. Këto probleme janë të theksuara në stinën e verës dhe të dimrit, por dhe luhatjet e ndjeshme të temperaturës, karakteristike për ndryshimin e stinëve, mund të shtojnë problemet tek këta pacientë.

Personat më të prekur nga zemra

Edhe pse klima ndikon në shëndetin e zemrës, disa të sëmurë me zemër preken më tepër. Por cilat kategori kardiopatish janë më të predispozuar të kenë probleme. Kontingjenti i kardiopatëve që duhet të ketë më shumë kujdes janë personat e prekur nga sëmundjet e arterieve koronare, ata që kanë kaluar infarkt të miokardit, të sëmurët me tension arterial të lartë dhe ata që paraqesin aritmi të ndryshme.

Kujdesi për zemrën sipas stinëve

Personat kardiopatë duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë gjithë vitit. Por, në stinë të veçanta, ky kujdes duhet të jetë më i lartë. Kështu vazhdimisht i kemi këshilluar të sëmurët tanë që kur ka temperatura të ulëta të tregohen mjaft të kujdesshëm, sepse në këto ditë rritet metabolizmi, shtohen spazmat koronare e papritura. Këtyre të sëmurëve në këtë periudhë u këshillohet të kufizojnë daljet në ditët e ftohta, të vishen mirë kur dalin jashtë dhe mbi të gjitha të mos harrojnë asnjë vakt medikamentet. Gjithashtu u rekomandojmë që në regjimin ushqimor të marrin më shumë kalori ushqimore, të eliminojnë kripën dhe të marrin pak doza alkooli.

Shmangni alkoolin e tepërt

Këshillë tjetër që u jepet këtyre personave është të mos ndërpresin përdorimin e aspirinës. Ky kujdes duhet të vazhdojë dhe më pas kur temperaturat të rriten, sidomos në stinë e verës. Kur temperaturat shkojnë mbi 36 gradë celsius. Këta duhet të tregojnë kujdes, sidomos në periudhën e plazhit, duke evituar futjet e menjëhershme në ujë dhe orët e pikut, kur temperaturat janë shumë të larta. Në këtë periudhë të vitit u rekomandohet përdorimi i ushqimeve me kripë, shumë lëngje dhe fruta-perimeve, por nuk u rekomandohet alkooli.

Kur dëmtohen muskujt e zemrës

Sëmundjet e zemrës sot zënë një vend shumë të rëndësishëm në sëmundshmërinë e përgjithshme. Vendin e dytë pas sëmundjeve kancerogjene. Sëmundjet e zemrës shfaqen në shumë forma si sëmundjet reumatizmale, që prekin nodulet e zemrës dhe muskulit po ashtu të enëve koronare, enëve që ushqejnë zemrën, sëmundjet e lindura të saj. Duhet të njihen mirë shkaqet që çojnë në shfaqjen e probleme të zemrës, që të luftohen më mirë ato. Gjithsesi, do të rekomandoja kujdes për shfaqjen e tensionit arterial, luftë kundër diabetit, dislipidemisë dhe mbipeshës.

Personat me probleme zemre

Për ata që kanë probleme me zemrën, lufta duhet të bëhet në mënyrë frontale me dipistime masive dhe me anë të medikamenteve. Mbi të gjitha kërkohet një lidhje e vazhdueshme mes pacientit dhe specialistëve: kardiologut, endokrinologut dhe patologëve. Personat e prekur nga sëmundjet e arterieve koronare, personat që kanë kaluar infarkt të miokardit, të sëmurët me tension arterial të lartë, personat që paraqesin aritmi të ndryshme; janë ata që kanë më tepër probleme.

Gjithçka që duhet të dini për 77 sëmundje

DENISA SPAHO

Sa sëmundje kanë arritur që të zbulojnë mjekët në organizmin e njeriut? Të paktën sipas shkencës bashkëkohore janë 76 sëmundje apo simptoma që dëmtojnë trupin e njeriut. Por cilat janë këto sëmundje dhe organet që preken më shumë, cilat janë shkaktarët e tyre dhe mënyrat sesi shfaqen ato. Gazeta “Tirana Observer” për herë të parë sjell në formë të përmbledhur gjithçka që duhet të dini për 77 sëmundjet që prekin trupin e njeriut. Duke filluar nga organet më të rëndësishme siç janë zemra, stomaku, mushkëritë, veshka, e deri tek organelet e ndryshme që shkaktojnë shqetësime. Në këtë suplement janë sqaruar të gjitha sëmundjet me emërtimet e tyre në gjuhën shkencore dhe atë popullore me një fjalor të qartë në shqip. Çdo sëmundje shpjegohet me kuptimin e saj të plotë në gjuhën shqipe dhe emërtimi i njohur i tyre, duke treguar edhe simptomat përkatëse me të cilat ato shoqërohen, si dhe disa këshilla që duhet të ndiqen nga të gjithë ata njerëz që shfaqin këto simptoma. Të gjithë grupmoshat kalojnë shqetësime të ndryshme shëndetësore dhe simptomat e variantet e shfaqjes së sëmundjeve janë nga më të larmishmet, për këtë duhet krijuar një “kulturë” parësore për të qenë të njohur paraprakisht me to. Sëmundjet e ndryshme që prekin njeriun dhe dëmtojnë organet e trupit, apo çrregullojnë mirëfunksionimin e tyre, duhet më parë të njihen simptomat dhe të ndiqen këshillat paraprake para se t’u drejtohemi mjekut. “Tirana Observer” jep një përmbledhje të këtyre sëmundjeve, simptomat më të cilat ato shfaqen dhe këshillat që duhet të ndiqen në një suplement prej 6 faqesh.

1- Zemra

Është organi qendror i sistemit të qarkullimit të gjakut te njeriu dhe të kafshët, në trajtën e një koni, muskulor me majë poshtë, që gjendet në anën e majtë të zgavrës të kraharorit në mes të mushkërive në pjesën e majtë e kraharorit. Ky organ i disa kafshëve që përdoret për ushqim. Sëmundjet më të vështira për t’u kuruar dhe që preknin njerëzit qoftë edhe në befasi lidhen pikërisht me këtë organ jetësor.

2- Zorra

Pjesë e aparatit tretës të njeriut a të kafshëve, në trajtën e një gypi të mishtë, të gjatë e të ngushtë, që fillon nga stomaku, përdridhet disa herë në bark e mbaron në të ndenjurat. Zorra e hollë pjesa e këtij organi nga stomaku deri te zorra e trashë. Zorra e trashë pjesë e këtij organi nga zorra e hollë deri te të ndenjurat. Zorra e verbër pjesë mbeturinore që ndodhet në krye të zorrës së trashë dhe ka trajtën e një krimbi.

3- Veshi

Secili nga dy organet e dëgjimit, që gjenden në të dy anët e kokës te njeriu dhe kafshët e larta; pjesa e jashtme prej kërceje, llapa e këtyre organeve. Veshët lidhen ngushtë me aftësinë e njeriut për të dëgjuar ndjeshmëria e organit të dëgjimit, aftësi e veçantë e njeriut për të kapur e për të riprodhuar tingujt. Dëmtimi i njërit prej këtij organi nuk lidhet domosdoshmërish edhe me të dytin.

4- Veshka

Veshkë quhen secila prej dy pjesëve të organit ku përftohet ujët e hollë, që kanë trajtën e një fasuleje të madhe dhe që ndodhen në të dy anët e shtyllës kurrizore, afër mesit, te njeriu dhe të kafshët; ky organ tek disa kafshëve përdoret edhe si ushqim mjaft i shëndetshëm për njerëzit. Në rastin e ndërlikimit të njërës prej veshkave njeriu mund të jetojë edhe me veshkë artificiale , e cila është një aparat i ndërlikuar që bën punën e veshkës kur këtë e operojnë ose kur është e sëmurë.

5- Tëmthi

Secila nga dy pjesët e sipërme anësore, të sheshta ose pak të futura, të kokës së njeriut që ndodhen përtej vetullave ndërmjet ballit, faqeve dhe veshëve. Tëmthi jep dhimbje tipikisht në hipokondrin e djathtë, poshtë brinjëve. Nganjëherë, kur irritohet pjesa e diafragmës që ka kontakt me tëmthin, dhimbja ndiehet edhe në shpatullen e djathtë (diafragma inervohet nga nervat c3-c4-c5, ashtu si dhe shpatulla).

6-MUSHKËRIA

Secila nga dy pjesët e organit kryesor të frymëmarrjes, që gjendet në kraharorin e njerëzve e të kafshëve kurrizore dhe që përbëhet prej indesh të veçanta, në ngjyrë të zbardhëlleme e si sfungjer e shërben për pastrimin e gjakut e për pasurimin e tij me oksigjen. Sëmundjet e mushkërisë janë thuajse të njëjta me ato të organit fqinjë, mëlçisë, vetëm se në rastin e mushkërive janë më të rrezikuara ata njerëz që jetojnë në ambiente të ndotura, që konsumojnë duhan apo alkool në mënyrë të vazhdueshme.

7- Tiroidja

Tiroidja është një gjëndër me sekrecion të brendshëm që ndodhet poshtë Mollës së Adamit. Ajo merr pjesë në metabolizmin e organizmit dhe të gjitha hormonet e saj i derdh direkt në gjak. Në vendin tonë tejkalohet kriteri për ta quajtur këtë sëmundje epidemike, pasi ajo gjendet në mbi 80 për qind të popullatës, ndërsa sipas UNICEF-it në 97 për qind të njerëzve të studiuar kishte mangësi në sasinë e përvetësimit të jodit. Mungesa e jodit është pikërisht zanafilla e strumës, që kohët e fundit njihet me një emër të vetëm, Sindroma e Deficiencës Jodike.

8- Truri

Pjesa qendrore e sistemit nervor të njerëzve dhe kafshëve, që përbëhet nga një lëndë e butë me ngjyrë të bardhëlleme, e cila mbush kafkën dhe është e mbështjellë me tri cipa; lënda e përhime e kësaj pjese të sistemit nervor si qendër e shqisave; e veprimtarisë mendore, e ndijimeve dhe e lëvizjeve të vullnetshme; organi i të menduarit te njeriu. Pjesa kryesore e sistemit nervor të njeriut si qendër e të menduarit, aftësia mendore për të gjykuar për të arsyetuar a për të kuptuar realitetin që na rrethon; gjendja mendore e njeriut; mendja.

9- Stomak

Pjesa kryesore e aparatit tretës te njeriu dhe te kafshët, që ndodhet në pjesën e sipërme të barkut, fill pas kapërcellit dhe që ka trajtën e një traste muskulore, në të cilën bluhet ushqimi.

Sistemi i tretjes i përbëhet nga elementë dhe organe të rëndësishëm, si goja, gjëndrat e pështymës, gjuha, gryka, stomaku, mëlçia dhe pankreasi, funksionon në nivel kompjuterik. Ky sistem që drejtohet automatikisht, dëmtohet si pasojë e aktivitetit njëzetekatërorësh, shpesh edhe si pasojë e nervozizmit dhe ushqyerjes së gabuar.

1- Pagjakësia

Dobësi e përgjithshme e organizmit, e cila vjen nga pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut, anemi. Pagjak: Që nuk ka aq gjak sa duhet, që vuan nga pagjakësia; që është i dobët dhe i zbehtë, që ka pamje të sëmurë për shkak të mungesës së gjakut; anemik.

Simptomat:

1- Lodhje, takikardi, zbehje, janë simptomat e anemikëve

2- Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile, fruta më vitaminë C, lëng karotash

3- Anemia zakonisht kurohet me metoda te zakonshme, si ilaçet.

4- Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq

2- Pagjumësi

Mungesa e gjumit të rregullt për shkak të sëmundjeve ose të shqetësimeve të ndryshme. Gjendja e njeriut që nuk ka fjetur fare a që nuk është i ngopur me gjumë. Pagjumësia mund të jetë me pasoja negative për shëndetin dhe mirëqenien.

1- Pagjumësia ndikon në funksionet bazë të organizimit

2- Ndikon në metabolizmin e glukozës, në sekrecionin e insulinës

3- Në funksionimin e gjëndrave tiroide, në sistemin imun

4- Pagjumësia mund të jetë shkak për sëmundje të zemrës, kancerit

3- Pankreasi

Gjëndër e zgjatur, nën stomak, në të majtë, e cila nxjerr një lëng që derdhet në zonë e thithet nga rremat e gjakut dhe një lëng tjetër që ndihmon në tretjen e ushqimeve. Dëmtimi i kësaj gjëndre shoqërohet me çrregullime në organizmin e njeriut.

1- Përdorimi i alkoolit është shkak për dëmtimin e pankreasit

2- Mbipesha shkakton dëmtime të pankreasit

3- Nga dëmtimi i pankreasit shkaktohen: pankreatit i thjeshtë, nekrotik ose hemorragjik

4- Ai shkakton tumoret, cistet, diabetin dhe gurët në veshka

4- Paraliza

Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një gjymtyre a të një organi për të lëvizur, për të vepruar a për të ndier, e cila shkaktohet nga një sëmundje që godet sistemin nervor. Kjo sëmundje që dëmton sistemin nervor quhet Paraliza cerebrale.

1- Paraliza cerebrale përdoret për çrregullimet neurologjike

2- Ndikon në aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt

3- Paraliza cerebrale ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit

4- Mund të krijojë vonesa mendore, probleme të dëgjimit, shikimit

5- Përdhesi

Sëmundje që shfaqet me pezmatim të kyçeve e të mishrave, me dhembje e me dridhje; reumatizmi; cermë. Kjo sëmundje mund të jetë e trashëgueshme, por për shfaqjen e saj mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë siç janë stresi, alkooli, sëmundje të tjera, etj.

1- Trashëgimia gjenetike rrit mundësinë për t’u sëmurur nga përdhesi

2- Kombinimi stres dhe alkool mund të nxisë shfaqjen e tij

3- Shkak mund të jenë sëmundje te tjera, tensioni i lartë

4- Rritja në peshë si faktor ndikues, mosha

6- Zgjeba

Sëmundje ngjitëse e lëkurës te kafshët dhe te njerëzit, që shkaktohet nga një parazit dhe zakonisht shfaqet mes gishtave, në bark, në kurriz, në kofshë, etj. Me puçrra me ujë e me kore, të cilat kruhen shumë; kromë.

1- Shkaktarë janë polenët e luleve, mykrat, pluhurat

2- Një sërë substancash që shkaktojnë dermatitet e kontaktit

3- Janë bashkëshoqëruese të rasteve të astmës ose bronkiteve

4- Fytyra, duart, pjesa e dekoltesë preken më shumë

7- Verdhëza

Sëmundje ngjitëse që dëmton sidomos mëlçinë e zezë dhe I jep lëkurës e syve të të sëmurit ngjyrë të verdhë. Kjo sëmundje e njohur ndryshe në gjuhën mjekësore si Hepatit është një infeksion i mëlçisë dhe mund ta dëmtojë rëndë këtë organ.

1- Verdhëza është një infeksion i mëlçisë

2- Simptomat janë të marrurit mendsh, të vjella, lodhje

3- Virusi qëndron në trup dhe mund të dëmtoj rënde mëlçinë

4- Virusi transmetohet nëpërmjet gjakut ose sekrecioneve të trupit

8- Veremi

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, veremi është sëmundja e tuberkulozit. Ky është emërtimi në gjuhën popullore i kësaj sëmundje kronike që prek mushkëritë. Simptomat me të cilat ajo shfaqet janë ethe, temperaturë, rënie në peshë, kollë e fortë, etj.

Simptomat

1- Temperaturë,ethe, humbje të energjisë, lodhje

2- Rënie në peshë, humbje e oreksit, të përziera

3- Djersitje, në pjesën më të madhe të rasteve natën

4– Kollë e fortë e vazhdueshme që zgjat 3 javë ose më shumë.

9- Skizofrenia

Sëmundje e rëndë mendore, që shfaqet me dyzim të botës së brendshme të së sëmurit për shkak të çrregullimeve në bashkërendimin e proceseve psikike dhe që sjell rënien e veprimtarisë psikike e paaftësinë për të vepruar në përputhje me realitetin.

1- Dëmtimi i perceptimit, dëmtimi i ndjenjës së unit dhe të vullnetit

2- Shumë persona me skizofreni manifestojnë reagime emocione anormale

3- Dëmtimi i marrëdhënieve dhe i sjelljes

4- Skizofreni ka shumë vështirësi në shoqërimin me të tjerët

10- Ulcera

Puçërr që del në sipërfaqen e lëkurës ose në cipën e një organi dhe që mbyllet me vështirësi; sëmundje që shkaktohet nga dalja e këtyre puçrrave sidomos në stomak. Më të prekur nga kjo sëmundje janë meshkujt.

1- Ulcera në stomak shfaqet në formë plagësh rrethore të malcuara

2- Shpesh e qelbëzuar në sipërfaqen e brendshme të mukozës së stomakut

3- Çon në gangrenë të indeve

4- Meshkujt kapen më shpesh nga ulcera në stomak.

11-Urthi

Sëmundje, e cila shkatërron kallinjtë e të lashtave, duke bërë që kokrrat e tyre të zbuten e të mbushen me një pluhur të zi që mban erë të keqe. Djegësira që ndjejmë në grykë nga thartira që vjen prej stomakut. Më djeg urthi.

1– Ndjesia si djegie në mes të kraharorit

2- Vjen zakonisht si ndjesi pas konsumimit të ushqimit

3- Ndodh periodikisht me të njëjtën frekuence ose variable

4– Ndjesia për të vjellë

12- Tifoja

Sëmundje ngjitëse, e cila shkaktohet nga një mikrob që hyn në organizëm me anë të ujit të papastër, të ushqimeve, etj. Tifoja e zorrëve, tifo që shkakton plagë në zorrë. Tifoja e morrit, tifo që shkaktohet nga pickimi i morrit të kuq dhe që shfaqet me disa njolla të kuqe në trup.

Simptomat

1- Simptomat janë dhembje barku, kyçesh, të vjella, temperaturë e lartë

2- Preken kryesisht fëmijë, të rinj dhe të moshuar,

3- Simptomat mund të fillojnë brenda disa orëve ose disa ditëve

4- Simptomat mund të zgjasin për 24-48 orë, por edhe një javë

13- Tensioni

Fuqi me të cilën enët e gjakut, duke përballuar shtypjen që lind gjatë kalimit të gjakut në to, e shtyjnë atë në të gjithë pjesët e trupit; sëmundje që shkaktohet nga shkalla e lartë ose e ulët e kësaj fuqie dhe nga humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.

Simptomat

1- Dhimbje koke, sidomos në mëngjes, gumëzhitje të veshëve

2- Marramendje, gjak nga hundët, depresion pa e ditur shkakun

3- Personi është i shqetësuar dhe i irrituar

4- Skuqje e fytyrës, ndjenja të fikëti

14- Pneumoni

Sëmundje e mushkërive ( mahisje e hojëzave të tyre), që shkaktohet nga disa lloje mikrobesh dhe që shfaqet me zjarrmi të madhe, me të rrahura të shpeshta të pulsit, me dhembje të forta në gjoks dhe me kollë; ftohje. Në gjuhën popullore quhet të ftohtët.

1- Pacientet me pneumoni kanë kollë, dhimbje pleurave

2- Frymëmarrje sipërfaqësore dhe temperaturë të lartë

3- Tek të rinjtë shfaqet me kollë të thatë, të vjella, dhimbje barkut, ndjenje lodhje.

4- Tek të moshuarit shfaqet me anoreksi, konfuzion, lodhje

15- Tuberkulozi

Sëmundje ngjitëse e kronike, që shkaktohet nga një mikrob i quajtur “bacili i kokut” dhe që prek mushkëritë ose ndonjë organ tjetër të trupit, ndishku, kolla e keqe. Më të predispozuar për t’u prekur prej saj janë të rriturit dhe të moshuarit.

1- Sistemi i dobët imunitar

2- Të rriturit dhe të moshuarit preken më tepër nga tuberkulozi

3- Abuzimi me alkoolin apo droga ndikojnë në shfaqjen e tij

4- Të ushqyerit keq ndikon në shfaqjen e tuberkulozit

16- Skleroza

Ngurtësimi i një organi ose i një indi për shkak të prishjes së pjesës që kryen funksionin përkatës dhe të zëvendësimit të saj me ind lidhës. Simptomat janë ligështimi në duar apo këmbë; ndjenja e të qenit të pirë (shtangur); dridhjet; artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim.

1- Skleroza është sëmundje e rëndë e njeriut, në sistemin nervor,

2- Skleroza prek më së tepërmi ndërmjet moshës së 20 dhe 40

3- Nga kjo sëmundje vuajnë më shumë femrat se meshkujt.

4- Skleroza është e pashërueshme.

17- Tumori

Rritje e tepërt e indeve të një organi( të njeriu, te kafshët ose te bimët). Tumori mund të prekë organe të ndryshme dhe në varësi nga vendi ku zhvillohet shfaq edhe simptomat. Vihet re një shtim i rasteve të prekjes nga tumori në tru.

Simptomat

1- I sëmuri ndjen mpirje të njëanshme të trupit

2- Humbje të pjesshme të shikimit, epilepsi të ndryshme

3- Ndjen shtypje dhe presion në tru

4- Marrje mendsh, dhimbjet e koke, lodhje, humbje në peshë

18- Reumatizmi

Sëmundje që shfaqet në kyçet e gjymtyrëve, në muskuj ose në pjesë të tjera të trupit dhe që shoqërohet me dhembje, me të therura dhe me ënjtje. Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës.

1- Shkak është mosha e cila përbën një faktor etiologjik

2- Faktori gjenetik, pra trashëgimia

3- Më të prekura janë sidomos femrat pas të 50-ve

4- Mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale

19- Rrudhë/rrudhosje

Vijë e përthyer në lëkurën e ballit, të fytyrës, të duarve, etj; që bëhet kur mblidhet lëkura nga mosha, nga dobësimi, nga vuajtjet, a nga një ndjenje e rëndë;zhubër. Lëkura është pjesa më e ekspozuar e trupin tonë ndaj faktorëve mjedisorë, prandaj meriton kujdes.

1- Dëmtimi nga rrezet e diellit shfaqet sidomos në nivelin epidermik

2- Rrudhat shkaktohen nga mungesa e kolagjenit dhe elastinës

3- Këto substanca ruajnë elasticitetin dhe kompaktësinë e lëkurës

4- Duhet të merren masa për trajtimin e rrudhave në fytyrë

20- Rrufë

Pezmatim i cipës së brendshme të hundës zakonisht nga të ftohtët, që bën të zihen hundët e të kullojnë vazhdimisht, dhe që shoqërohet me teshtima të shpeshta. Rrufa është një sëmundje simptomatike, ndaj duhet të kurohen simptomat.

1- Fëmijët kanë temperaturë

2- Të zihen hundët e të kullojnë vazhdimisht

3- Shoqërohet me të teshtima të shpeshta

4- Zakonisht shkaktohet nga të ftohtët

21- Paludizme

Paludizme, është një sëmundje parazitare shumë e përhapur në regjionet tropikale. Kjo është një sëmundje e vjetër, e mendohet se edhe njeriu prehistorik, ka vuajtur nga paludizmi. Në ditët tona, 500 milion njerëz janë te infektuar ne botë e nga këto, 2.5 milion vdesin në vit e 1 milion janë fëmijë.

1- Njeriu infektohet nga pickimi i një mushkonje që quhet anofel

2- Ky parazit strehohet në mëlçi

3- Paraziti fiton rruazat e kuqe dhe i shkatërron, shkakton anemi

4- Në rraste shkakton koma, ose dëmtime në pjesën e trurit

22- Tetanosi

Tetanosi është një infeksion toksik i ardhur nga një bakteri qe është ne gjendje te jetoj edhe ne mungese te oksigjenit. Kjo bakteri quhet ne latinisht Clostridium Tetani. Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri në 21 ditë nga infektimi .

1- Fillon me lëvizje të nervave në pjesën e nofullës e dhimbje të forta

2- Mbas 3 javësh mund të zhduket vetvetiu

3- Për këtë sëmundje nuk ekziston asnjë medikament

4- Në 80 për qind të rasteve kjo sëmundje është vdekjeprurëse

34-KALLO

Pjesë e lëkurës në dorë apo në këmbë që është forcuar nga fërkimi ose nga të vrarët (kur punojmë me vegla dore , kur na vret këpuca etj). Kallo është ajo lëkurë që mblidhet e rrudhet sidomos në thembra dhe tek mbarimi i gishtërinjve.

Simptomat:

1-Formohen në vendet me fërkim të lartë ku lëkura vdes shpejt dhe nuk eliminohet siç duhet.

2-Bëhen të dhimbshme sidomos kur mikroorganizma zënë fole aty duke u ushqyer me keratinën.

3-Lëkura mblidhet dhe rrudhet në pjesët ku shfaqen kallo

4-Duhen përdorur preparate të posaçme për të kruajtur kallon.

35-KANCERI

Sëmundje e rëndët që shfaqet zakonisht me një bullungë në lëkurë ose në një organ, e cila vjen duke u rritur dhe shkatërron indet e tjera përreth; tumor I keq që përhapet me shpejtësi në gjithë trupin e njeriut ose të kafshës. Është sëmundje imunitare me raste edhe vdekjeprurëse.

Simptomat:

1-Simptomat e kancerit varen nga vendi dhe lloji I kancerit

2-Në disa raste shfaqet me puçrra ose gjëndra që nuk dhembin fare

3-Kur sëmundja prek organet e brendshme, pacineti e ndjen të fortë gur organin përkatës.

4-Në disa raste kanceri shfaqet edhe me gjakderdhje të vazhdueshme

36-KAPSLLEKU

Të dalët jashtë me vështirësi dhe me vonesë; të qenit kaps, shtërzim barku. Sipas specialistëve në disa raste kapsllëku mund të jetë kronik, i trashëguar dhe kërkon patjetër ndërhyrje kirurgjikale nga mjekët. Është e rëndësishme të mos abuzohet me ushqimet.

Simptomat:

1-Jashtëqitje me vonesë

2-Ngurtësim i stomaku, i barkut dhe zorrës së trashë

3-Probleme kronike me urinimin dhe jashtëqitjen

3-Në disa raste pacienti mund të mos dalë jashtë edhe për një javë të tërë.

37-KOLERA

Sipas shpjegimit në fjalorin e gjuhës shqipe Kolera është sëmundje e rëndë ngjitëse që shfaqet me ënjtje e qelbëzim të zorrëve, me heqje e me dhembje të forta të barkut, me të vjella e me të ngjethura. Në këtë rast kemi të bëjmë me baktere që bëhen superiore dhe e mundin trupin dhe organizmin e njeriut.

Simptomat:

1-Enjte dhe qelbëzim të zorrëve

2-Dhimbje të forta barku

3-Jashtëqitje të shpeshta që shoqërohen edhe me të vjella

4-Temperaturë normale e trupit por njeriu ndjen rrëqethje.

38-KOLETSEROLI

Është sëmundje e cila shkaktohet nga kolesterina, që është një lëndë organike me përmbajtje dhjamore që gjendet me shumicë në yndyrnat, në trutë e bagëtive, në të verdhën e vezës dhe gjithashtu kjo lëndë shkakton edhe sëmundjen e arteriosklerozës.

Simptomat:

1-Përqindje e lartë e yndyrave në gjak

2-Shtim i peshës në mënyrë të papritur

3-Mungesë fuqie, përqendrimi dhe stabiliteti

4-Në disa raste shfaqet edhe me zverdhje të trupit.

39-KOLITI

Është sëmundje e cila ka të bëjë me ënjtjen a mahisjen e zorrës së trashë.

Kjo sëmundje përfaqëson një çrregullim të mirëfilltë të motorikes normale të zorrës, si pasojë e gjendjeve emocionale, dietës (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura)

Simptomat:

1-Dhimbje e barkut në kuadrate të caktuara apo në të gjithë barkun

2- Dhimbja forcohet nga përdorimi i disa ushqimeve të veçanta

3-Dhimbja forcohet gjithashtu nga emocionet, stresi fizik dhe psikik

4-të gjitha këto shqetësime lehtësohen nga pushimi në shtrat, defekimi apo nxjerrja e gazrave.

32—KOLLA

Sipas shpjegimeve në fjalor nxjerrja e frymës nga mushkëritë me shpërthim e me zhurmë, me gulçime e zakonisht me këlbazë, për shkak të ngacmimeve a të sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes; zhurma që nxjerrim; kollitje.

Simptomat:

1-Bllokim në rrugët e frymëmarrjes dhe në laring

2-Shtrëngim i mushkërive që përcillet me kollitjen

3-Ngacmimeve të ndryshme në rrugët e frymëmarrjes

4-Zhurma të ndryshme që shpesh ngjajnë me astmën.

40-KRONIKE

Sëmundje që ka filluar shumë kohë më parë e nuk është shëruar, që zhvillohet ngadalë e nuk shërohet shpjet. Në këtë rast sëmundja është e vazhdueshme, e përhershme.

Simptomat:

1-Sëmundjet kronike janë të vazhdueshme

2-Pjesa më e madhe e tyre janë të trashëgueshme

3-Bëhet fjalë kryesisht për sëmundje të organeve të brendshme

4-Shfaqen pas 25 viteve të para të jetës.

41-LEBRA

Sëmundje e rëndë ngjitëse që shfaqet në lëkurë me puçrra e me leskra dhe dalëngadalë kalb mishin dhe e bën të bjerë copa-copa. Zakonisht kjo sëmundje dëmton gjinjtë e grave e të bagëtive dhe shkaktohet nga mpiksja e gjakut.

Simptomat:

1-Lëkurë me puçrra

2-Mishin fillon të kalbet në të zonën që është infektuar

3-Lëkura bie fare derisa e bën atë zonë një vatër infeksioni

4-Shkaktohet nga mpiksja e gjakut.

42-LEMZA

Lëvizje e pavullnetshme e mushkërive, që shkaktohet nga tkurrja e menjëhershme e diafragmës dhe na ndërpret frymëmarrjen për një çast të shkurtër, zë I ndërprerë e I mbytur që del nga gryka kur bëhet kjo lëvizje e mushkërive.

Simptomat:

1-Irritim i nervave të ndryshme sjell lemzën

2-Shkaktohet nga tkurrja e diafragmës

3-Është e shpeshtë, e shpejtë

4-Në shumë raste pacienti shfaq shenja lodhje nga lemza.

43-LETARGJI

Gjendje e sëmurë e njeriut gjatë së cilës ai është në gjumë dhe nuk ndihen asgjë. Në shumë raste kjo sëmundje ngjan me gjendjen e komës, por ndryshimi është se në rastin e letargjisë pacientët e marrin vetën më shpejt dhe jo gjithmonë ka pasoja për jetën.

Simptomat:

1-Gjendje gjumi gjatë gjithë kohës

2-Moskuptim, mosinteresim për sendet, njerëzit dhe gjërat që të rrethojnë

3-Gjatë letargjisë pacientët nuk ndjejnë asgjë

4-Nuk zgjat më shumë se disa orë.

44-LEZA

Në fjalorin e gjuhës shqipe, fjala lez është shpjeguar si mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij dhe që është përsipër gjemba-gjemba, iriq. Ai hiqet më djegie nga specialistët e lëkurës, ose në rast se nuk është avancuar edhe me medikamente të ndryshme.

1-Mish i huaj që shfaqet në lëkurë

2-përsipër është I mbushur me gjemba që të shqetësojnë

3-Rreth një zonë të caktuar mund të formohet një apo më shumë leza

4-Në disa raste ato bien vetë, në raste të tjera digjen.

45-LËNGATË

Është një sëmundje e rëndë që e bën njeriun të vuajë e të lëngojë në shtrat për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër lëngata është edhe sëmundje ngjitëse që u bie kafshëve, si dhe sëmundje që dëmton shumë bimë. Por në rastin e njerëzve ajo klasifikohet si sëmundje e pastër, jo ngjitëse.

1-Lëngata e shtrin njeriun në shtrat, pasi humbet energjitë

2-Ndjehen dhimbje të shumta përgjatë gjithë trupit

3-Nuk është sëmundje ngjitëse

4-Shfaqet edhe tek kafshët edhe tek bimët.

46-MEKEM

Është një lloj shfaqje e sëmundjen e cila shpjegohet sipas fjalorit si lodhje, a këputje e cila gati-gati të zë fryma, mbetem pa frymë. Në shumë raste njerëzve iu pritet fuqia sa gati më bie të fikët.

1-Shfaqet me lodhje të madhe

2-Të zihet fryma dhe mbushesh me djersë

3-Të pritet fuqia dhe kërkon vetëm gjumë

4-Në disa raste njerëzve edhe iu bie të fikët nga kjo sëmundje.

47-MIKROBI

Organizëm shumë i vogël njëqelizor që gjendet në ujë, në ajër në tokë e në qenie të gjalla dhe kalbëzon e tharbëton lëndët organike dhe shkakton sëmundje të ndryshme.

Simptomat:

1-Mikrobet shkaktojnë sëmundje të ndryshme në trupin e njeriut

2-Ato kuptohen vetëm në laboratorë

3-Kalbëzojnë lëndët organike në trup

4-Për këtë arsye njerëzit duhet të jenë sa më higjienikë.

48-MORTHI

Sëmundje e shkaktuar nga të ftohtët,e cila shfaqet me enjtje, me skuqje, me plasaritje dhe me kruarje të lëkurës së duarve, të këmbëve e të veshit. Kështu emërtohet edhe vendi i ënjtur e i skuqur dhe plaga që bëhet në lëkurë nga kjo sëmundje.

Simptomat:

1-Skuqje dhe enjtje në duar, në këmbë dhe ne vesh

2-Tkurrje e lëkurës në këto zona

3-Plaga bëhet e thatë dhe në disa raste djeg

4-Formohet nga thatësira ose nga lagështira.

49-MUKOZA

Sipas shpjegimit në fjalor, mukoza është një cipë e hollë e përbërë nga një lëndë e bardhë dhe e tejdukshme, që vesh faqet e brendshme të disa organeve të trupit. Kemi mukozë të gojës, të syrit, të hundës, të mitrës, të zorrëve.

Simptomat:

1-Mukoza është cipë e hollë

2-Vesh të gjitha anët e brendshme të organeve

3-Është lëndë e bardhë dhe e tejdukshme

4-Në shumë raste mban erë të keqe.

50-MURTAJA

Sëmundje ngjitëse shumë e rëndë, që shkaktohet nga një virus i posaçëm, përhapet shumë shpejt, shfaqet më zjarrmi e dobësi të madhe, me dhembje të forta në kokë, në qafë etj dhe sjell vdekjen.

Simptomat:

1-Zjarrmi e madhe në trupin e njeriut

2-Dhimbje të forta koke dhe në qafë

3-Përhapet shumë shpejt, si epidemi

4-Organizimi i njeriut dobësohet në maksimum.

51-MYKTHI

Mykthi është sëmundje e gojës së fëmijëve të vegjël e të foshnjave, që shfaqet në fillim me pika të bardha të cilat më vonë formojnë një shtresë në tërë cipën e gojës, të gjuhës e të qiellzës.

Simptomat:

1-Pranë zonën së gojës ose në brendësi të saj shfaqen pika të bardha

2-Formohen shtresa të bardha në gojë

3-Sëmundja avancon në gjuhë dhe në qiellzë

4-Prek vetëm foshnjat.

52-NEVRALEGJI

Nevralgjia është shfaqje e një sëmundje të caktuar e cila të jep dhembje që ndihet gjatë një nervi dhe që vjen nga cenimi ose pezmatimi I tij. Për të gjitha rastet është e këshillueshme trajtimi dhe kurimi nga specialistët përkatës.

Simptomat:

1-Mpihrje të organeve të ndryshme

2-Evidentim i nervave të ndryshme

3-Pezmatim të pjesës që është prekur nga sëmundja

4-Rekomandohet kurimi nga mjekët

52-NEVRASTENI

Nevrastenia është sëmundje e sistemit nervor pa ndonjë cenim të dukshëm, që shfaqet me dobësi të përgjithshme, me prishje të gjumit, me dhembje koke dhe me ndjeshmëri të tepruar ndaj çdo ngacmimi.

Simptomat:

1-Dobësi e përgjithshme e organizmit

2-Prishje e gjumit

3-Dhimbje koke

4-Ndjeshmëri e tepruar ndaj ngacmimeve

54-INFARKTI

Vdekja e një indi a një pjese të një organi kur prishen ose mbyllen enët që e ushqejnë me gjak. (kemi infarkt të zemrës, të trurit, të mushkërive). Infarkti është kryesisht shfaqje e sëmundjeve të zemrës, por më rrallë mund tu ndodhë edhe organeve të tjera.

Simptomat:

1-Ngushtim i organit që preket nga infarkti

2-Dhembje të padurueshme

3-Mungesë dhe vështirësi në frymëmarrje

4-Ndodh kryesisht tek të sëmurët me zemër.

1-ANEMIA

Dobësim i përgjithshëm i organizmit, nga pakësimi i rruazave të kuqe të gjakut, pagjakësi. Në këtë rast personave u mungon gjallëria, janë të pafuqishëm, të dobët, të zbehtë. Kjo sëmundje prek çdo grup-moshë.

Simptomat:

1-Anemikët kanë gjithmonë zbehje të lëkurës

2-Kanë skuqje jo normale të buzëve

3-Tek thonjtë u krijohet gjithmonë një shtrat i prerë

4-Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhë e lëmuar

2-ANESTEZIA

Humbje e plotë ose e dukshme e ndjeshmërisë së gjithë trupit a vetëm të një organi, që shkaktohet nga sëmundje të sistemit nervor, pandjeshmëri e plotë ose e pjesshme. Kjo u ndodh njerëzve në momente të veçanta, ose edhe gjatë një ndërhyrje kirurgjikale.

Simptomat:

1-Pacientët në rastin e anestezisë humbasin ndjeshmërinë

2-Kjo sëmundje shkaktohet nga sëmundje të sistemit nervor.

3-Pas anestezisë trupi është i mpirë dhe duhet disa orë të shpihet

4-Humbja e ndjeshmërisë mund të jetë e plotë ose e pjesshme

3-APATIA

Është një gjendje plogështie shpirtërore, kur njeriut nuk i bën përshtypje asgjë dhe prandaj nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve. Në këtë rast njeriu është moskokëçarës dhe ka mos interesim për punën dhe të tjerët.

Simptomat:

1-Nuk ke dëshirë të bësh asgjë

2-Nuk ke dëshirë të dëgjosh të tjetër, të dëgjosh TV, radio etj

3- Je gjithmonë moskokëçarës

4-Nuk je i interesuar as për punët e tua as për punët e të tjerëve.

4-APANDECITI

Mahisje e zgjatimit të vogël të zorrës së verbër dhe në ndonjë rast edhe e vetë zorrës. Është e këshillueshme që apandeciti të hiqet nga të gjithë njerëzit, pasi është një pjesë e parëndësishme për trupin.

Simptomat:

1-Dhimbja fillon nga kërthiza dhe shkon drejt kockës së djathtë të legenit.

2-Dhimbjet shtohen sa herë që pacienti kollitet

3-Shpesh pacientët kanë lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje

4-Pacientët kanë mungesë oreksi dhe të vjella të shpeshta.

5-ARTERIOSKLEROZA

Sëmundje kronike që shfaqet me trashjen dhe ngurtësimin e pjesës së brendshme të arterieve, sklerozë e arterieve. Arterioskleroza si proces fillon të krijohet shumë ndërmjet moshës 20-25 vjeçare, ndërsa evidentohet në moshën 30-vjeçare e lartë.

Simptomat:

1-Pacientët kanë frymëmarrje të vështirë

2-Lodhen gjatë ecjeve ose veprimeve të zakonshme

3-Dhimbjet zakonisht janë në formë shtrëngimi

4-Dhimbjet fillojnë në gjoks, më pas kalojnë në dorë dhe në shpinë nga e majta në të djathtë.

6-ASTMA

Sëmundje që shfaqet me zënien e grykës herë pas here, për shkak të bronkeve, të zemrës, ose për shkaqe të tjera: shpirrë, gulçim. Në rastin e astmës pacienti shfaq vështirësi në frymëmarrje, frymëmarrja mund të jetë me zhurmë dhe fishkëllyese

Sëmundja shoqërohet me kollë të thatë dhe te shpeshte

Simptomat

1-Infeksion akut në rrugët e frymëmarrjes

2-Frymëmarrje e shpeshtë dhe me gulçime

3-Kollë e thatë dhe e shpeshtë

4-Shtrëngim në fyt

7-ATROFIZIM

Sëmundje e cila dobëson, rrëgjon dhe mpin një organ ose një ind të organizmit.

8-BRONKITI

Sëmundje e bronkeve që shfaqet me skuqjen dhe me enjtjen e cipës së tyre, mahijse e bronkeve.

9-BRUCELOZA

Është sëmundje ngjitëse e bagëtisë së imët, e gjedhit dhe e derrave, që shkaktohet nga disa baktere dhe që nëpërmjet kafshëve u ngjitet edhe njerëzve. Shfaqja e saj në shumë raste është me temperaturë dhe vatra infeksioni nëpër të gjithë trupin e personave që preken nga sëmundjet.

Sipmtomat:

1-Ethe dhe temperaturë të lartë

2-Dobësim të organizmit për të vepruar

3-Vatra infeksioni nëpër të gjithë trupin

4-Njerëzit e marrin atë në ambientet ku jetojnë kafshë me këtë sëmundje.

10-CERMA

Sëmundje e kyçeve të gjymtyrëve, që vjen nga mahisja dhe shfaqet me mpirje, dridhje e dhimbje. Shfaqja e saj më e madhe është tek këmbët dhe duart, por në ndonjë rast prek edhe shtyllën kurrizore, apo vende të tjera ku ka kocka. Meshkujt vuajnë më shpesh se femrat nga kjo sëmundje.

Simptomat:

1-Pacientët me këtë sëmundje ndjehen të mpirë

2-U dridhen mpihen, u skuqen dhe u dhembin gishtat e këmbës apo të dorës.

3-Dhimbjet shoqërohen me ethe dhe me temperaturë

4-Kyçi i këmbës, gjuri ose kyçi i dorës janë vende shfaqet zakonisht cerma. Në disa raste është edhe kyçi i thundrës, ose ana e jashtme e bërrylit.

11-CIRROZA

Rritja e tepruar e indit bashkues, e cila shkakton ngurtësimin e një organi të trupit dhe prishjen e funksioneve të tij sipas fjalorit të gjuhës shqipe, quhet cirrozë. Sipas mjekësisë kemi cirrozë të mëlçisë, të veshkave, si dhe mushkërive. Në të gjitha rastet pacientët vuajnë dhimbje të mëdha.

Simptomat:

1-Organi që dhemb (veshka, mushkëria ose mëlçia) ngurtësohet

2-Shpesh brenda trupit pacientët e ndjejnë atë të rënduar

3-Dhimbje të shumta zakonisht kur janë në lëvizje

4-Enjtje dhe zverdhje të fytyrës.

12-CISTI

Cisti është një fshikëz e mbushur me lëng që shfaqet si sëmundje në inde ose në organet e trupit. Pjesa më e madhe e tyre operohen, ndërkohë që ato që janë të pazhvilluar mirë bombardohen me medikamente.

Simptomat:

1-Dhimbje e madhe në pjesën ku është shfaqur cisti

2-Dobësim dhe mungesë reagimi

3-70 për qind e cisteve shfaqen ne vezore

4-Dhimbjet në këtë rast fokusohen kryesisht në fund të barkut.

13-CISTIT

Mahisje e fshikëzës së ujit të hollë, sipas fjalorit në gjuhën shqipe. Ndërkohë që për mjekët ky është një infeksion urinar që prek të gjitha grup-moshat dhe ndodh kudo qoftë në traktin urinar duke filluar nga fascia periferike deri në meatusin uretral.

Infeksionet urinare janë me të shpeshte te femrat se sa te meshkujt.

Simptomat:

1-Vështirësi dhe shqetësime gjatë urinimit

2-Urgjencë për urinim si dhe urinim i shpeshtë

3- Urinim gjatë orëve të natës si dhe urinim me gjak

4-Dhimbje dhe rëndim në fund të barkut

14-DAMLLAJA

Sëmundje e rëndë që vjen nga gjakderdhja në tru, ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit e që shkakton menjëherë humbjen e ndjenjave dhe pushimin e lëvizjeve, shpeshherë pa ndaluar frymëmarrjen e qarkullimin e gjakut. Pikërisht për këtë arsye damllaja është cerebrale.

Simptomat:

1-Paralizë e plotë e trurit

2-Humbje e vetëdijes

3-Humbje e kontakteve me realitetin dhe gjendje shoku

4-Ndalim i frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut.

15-DEPRESION!

Gjendje shpirtërore patologjike e njeriut, që shfaqet me një lodhje të përgjithshme, me dobësimin e guximit e të vetëveprimit, rënie shpirtërore. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe kemi depresion moral (shpirtëror), depresion mendor (psikik), depresion nervor (krizë nervore).

Simptomat:

1-Lodhje dhe dhimbje koke

2-Dobësim dhe dhimbje muskujsh

3-Dobësi fizike dhe djersitje

4- Simptoma gastrointestinale

5-Çrregullime të gjumit dhe ëndrra të këqija.

16-DIABETI

Sëmundje që vjen nga paaftësia e organizmit për të përvetësuar sheqerin dhe që shfaqet me shtimin e sheqerit në gjak e ujë të hollë, i cili del në sasi të madhe.

Në rastin e diabetit pa sheqer, kemi të bëjmë me një sëmundje, e cila vjen nga disa çrregullime të sistemit nervor qendror e të sekrecionit të brendshëm dhe që shfaqet me etje të madhe e shtim të jashtëzakonshëm të ujit të hollë, i cili nuk përmban sheqer, as albuminë.

Simptomat:

1-Pacientët kanë shumë etje

2-Në rastin e diabetikëve ndodh edhe shtimi i sasisë së urinës

3-Pacientët ndiejnë dobësi trupore, si dhe gjendje pagjumësie

4-Preken shpesh herë nga infeksione të shumta.

17-DIARREA

Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, heqja e shpeshtë e barkut. Para një shekulli diarreja ka qenë sëmundja më e përhapur, kryesisht tek të rriturit, kjo për shkak të keq ushqyerit dhe mënyrës së jetesës. Diarreja është sëmundje infektive që duhet kuruar me doemos.

Simptomat:

1-Jashtëqitje të shpeshta për gjatë gjithë ditës

2-Zverdhje të lëkurës në të gjithë trupin

3-Ethe dhe në disa raste edhe temperaturë

4-Jashtëqitja në të gjitha rastet është në trajtën e ujit.

18-DIHATJE

Frymëmarrje e shpeshtë dhe e rëndë pas një vrapimi të gjatë, pas një lodhje të madhe fizike etj; zhurma që dëgjohet kur dikush dihat. Zakonisht dihatja është shfaqje e sëmundjeve të tjera që mund të kenë pacientët, në probleme me zemrën, astmën e shumë të tjera si këto.

Simptomat:

1-Dihatja lidhet me frymëmarrjen e shpeshtë dhe të rëndë

2-Njeriu gjatë këtij procesi lëshon gulçime të shpeshta

3-Zhurmat e frymëmarrjes bëhen të rënda

4-Dihatja është simptomë e sëmundjeve të tjera si zemra, astma, veshka etj.

19-DHEMBJA

Mundim, shqetësim a vuajtja që provon a heq dikush kur i dhemb diçka në trup, ndjenja që shkaktohet nga një vuajtje fizike, sëmbim, therje. Kjo sipas fjalorit të gjuhës shqipe. Dhembjet janë të llojeve të ndryshme, duke filluar që nga ndjesia e pickimeve që janë dhembje të vogla e deri tek dhembjet nga sëmundje të rënda.

Simptomat:

1-Mundim, shqetësim që provon personi

2-Dhembja ndodh në çdo pjesë të trupi

3-Më të shpeshta janë dhembjet brenda organizmit

4-Dhembjet janë shfaqje të sëmundjeve të tjera, apo veprimeve të jashtme.

20-EKZEMA

Sëmundje kronike e lëkurës që shfaqet me skuqjen e saj dhe me flluska a puçrra të lëngëta ose të thata. Këto puçrra e bëjnë lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruarje të madhe. Në lëkurën e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mund të jetë si një karakteristikë dominuese.

Simptomat:

1-Skuqje e lëkurës dhe formimi i puçrrave të lëngëta

2-Puçrrat e bëjnë lëkurën të thatë dhe me luspa

3-Kruarje e madhe në të gjitha vendet ku shfaqet ekzema

4-Ngjyra e puçrrave varet nga ngjyra e lëkurës së njeriut.

21-EPIDEMIA

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, epidemia është sëmundje ngjitëse që përhapet shpejt te shumë njerëz në një krahinë, në një vend a në disa vende. Përhapet shpejt në një masë të madhe njerëzish nëpërmjet frymëmarrjes, ambientit të dhomës dhe kontakteve të tjera.

Simptomat:

1-Sëmundje ngjitëse

2-Përhapet në të gjithë zonën, krahinën, qytetin

3-Përhapet nëpërmjet frymëmarrjes, ambientit të dhomës.

4-Epidemia mund të jetë gripale, virale etj.

22-EPILEPSIA

Sëmundje e rëndë nervore që shfaqet me kriza të herëpashershme e të papritura, gjatë të cilave i sëmuri përpëlitet e nxjerr shkumë nga goja dhe humbet plotësisht a pjesërisht vetëdijen. Ndryshe quhet edhe sëmundja e tokës. Nuk ka një mjekim standard të epilepsisë, por, për çdo lloj epilepsie, ka një lloj mjekimi specifik që i përgjigjet gjendjes së pacientit.

Simptomat:

1-Gjendje si në ëndërr ose mendime imponuese

2-Frikë, depresion dhe panik

3- Lëvizje e gishtërinjve, lëvizje e buzëve, përtypje. Të gjitha këto lëvizje janë të shpeshta.

4-Pacienti nxjerr shkumë nga goja dhe humbet vetëdijen.

23-ETHET

Gjendje e sëmurë e trupit të njeriut që shfaqet me zjarrmi, rrahje të dendura të pulsit dhe zakonisht me rrëqethje e të dridhura, temperaturë e lartë e trupit, zjarrmi. Ethet mund të zgjasin nga 10 minuta deri në 10 orë. Është e rëndësishme këshillimi me mjekët në raste të rënduara.

Simptomat:

1-Zjarrmi në të gjithë trupin

2-Rrahje të dendura të pulsit

3-Rrëqethje e të dridhura

4-Temperaturë e lartë e trupit.

24-FRUTHI

Sëmundje ngjitëse që prek sidomos fëmijët, e cila shfaqet me puçrra ose me njolla të kuqe në lëkurë dhe shoqërohet zakonisht me zjarrmi e me mahisjen e qepallave, të qiellzës e të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Fruthi parandalohet me vaksinë.

Simptomat:

1-Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.

2-Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë

3-Me ftohje dhe inflamacion të syve

4-Shpërthim i kuq i imët në lëkurë në formë të pikave që fillon nga fytyra dhe qafa dhe përhapet gradualisht teposhtë duke e mbuluar tërë trupin.

25-FSHIQJA

Sëmundje e rëndë vdekjeprurëse (si kolera, murtaja, lia etj), që prek shumë njerëz a kafshë dhe përhapet zakonisht shpejt në një krahinë, në një vend a në disa vende si epidemi. Simptomat e saj janë të njëjta me epideminë.

Simptomat:

1-Sëmundje ngjitëse

2-Përhapet në të gjithë zonën, krahinën, qytetin

3-Përhapet nëpërmjet frymëmarrjes, ambientit të dhomës.

4-Sëmundja e fshiqes është gjithmonë vdekjeprurëse.

26-GASTRITI

Është sëmundje kronike, që ka të bëjë me pezmatimin e cipës së brendshme të stomakut. Ndryshe gastriti njihet edhe si inflamacion i stomakut, i cili është më tepër i përhapur tek përdoruesit e rregullt të alkoolit dhe duhanit. Shenjat dalluese të sëmundjes janë dhembje(djegie) në stomak poshtë brinjëve dhe mund të arrije deri tek fyti.

Simptomat:

1-Djegie stomaku dhe dhembje e tij

2-Dhimbja nis në stomak dhe përfundon deri poshtë brinjëve

3-Aftësia tretëse është më e ulët se tek njerëzit normalë

4-Në shumë raste dhimbjet e stomakut shoqërohen edhe me dhimbje fyti.

27-HALUCINACIONET

Ndijim a përfytyrim i rremë që i shfaqet njeriut kur është sëmurë rëndë, kur është në kllapi, kur është i tronditur shumë shpirtërisht. Halucinacionet zakonisht u ndodhin njerëzve vetëm në rastet e sëmundjeve të pashërueshme, ose edhe kur janë të prekur nga hemorragjitë cerebrale.

Simptomat:

1-Ndijim dhe përfytyrim i rremë

2-Ndodh gjithmonë në rastin e sëmundjeve të rënda

3-Ndodhin edhe në rastet e tronditjeve shpirtërore

4-Të krijojnë gjithmonë gjendje kllapi.

28-HEMORRAGJI CELEBRALE

Rrjedhje e madhe gjaku nga organizmi, ose në tru (cerebrale). Në këtë rast hemorragjia është e brendshme. Hemorragjia cerebrale u ndodh zakonisht personave mbi 60 vjeç,

KJO sëmundje njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët ‘’i ra pika’’ ose i ‘’plasi gjaku në tru’’.

Simptomat:

1-Nuk flet (nuk mund të shqiptojë dot asnjë fjalë)

2-Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën)

3-Ndodh tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën

4-Urinon dhe defekon në mënyrë të pavullnetshme

5-Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin, të vjella.

29-HEMORROIDE

Sëmundje që shfaqet me zgjerim të venave në fund të zorrës së trashë dh që shkakton rrjedhje gjaku, majasëll. Kjo është një sëmundje trashëguese intelektuale qe u paraqitet njerëzve të cilët qëndrojnë ulur gjatë në karrige; është sëmundje e shoferëve, si dhe e njerëzve që merren me ngritjen e peshave

Simptomat:

1-Pacientëve u vihen re shenjat e sëmundjet në lëkurë

2-Shenjat në duar, në thembra si dhe në zorrë të trashë.

3-Sëmundja shoqërohet me kruajtje të padurueshme dhe pas saj me një gjakderdhje të lehtë pas kruajtjes, pas jashtëqitjes, etj.

4-Dhembje të herëpashershme gjatë jashtëqitjes në thellësi të zorrës së trashë dhe me djegie në anën dalëse të saj.

30-HERNIE

Sëmundje që shkaktohet nga shkarja e një organi të brendshëm ose e një pjesë të tij nëpër një të çarë në një vend tjetër të barkun a nën lëkurë, qeska e formuar nga organi që ka shkarë në këtë mënyrë;dhjami, dhjamthi. Ndryshe njihet si shiatik vertebal që vjen si pasojë e problemeve disko-radikular.

Simptomat:

1-Dhimbje të mëdha mesi, kurrizi dhe shpine

2-Dhimbja kalon nga vithet, këmba, kofsha e deri në shputën e këmbës

3-Tkurret kolona dhe pengon përkuljen

4-Dhimbjet shtohen kur personat kolliten apo marrin frymë thellë.

31-HIRRËZA

Sëmundje ngjitëse që u bie bagëtive të imta e ua pret qumështin si hirrë, ua zbardh sytë, i verbon dhe ua mahis kyçet e këmbeve e thundrat. Zakonisht kjo ndodh tek dhitë, qengjat dhe delet.

Simptomat:

1-Qumështi i bagëtive prishet dhe bëhet si hirrë

2- Në këtë rast kafshët humbasin shikimin

3-E kanë të pamundur lëvizjen, si pasojë e mahisjeve të kyçeve

4-U bllokohen këmbët dhe thundrat

32 HISTERI

Sëmundje nervore te njerëzit shumë të ndjeshëm, e cila shfaqet me turbullimin e herëpashershëm të gjendjes shpirtërore e mendore dhe shoqërohet me britma, me të qeshura, me drithërima, me lot etj. I sëmuri mund te nxirret nga gjendja duke krijuar një gjendje të tillë që të dominoje situatën qe e ka çuar pacientin në atë gjendje, pra krijohet një gjendje me e fuqishme.

Simptomat:

1-Turbullim të gjendjes shpirtërore

2-Pacienti lëshon britma., të qeshura.

3-në shumë raste sëmundje shoqërohet edhe me lot dhe drithërima

4-Sëmundja është kronike.

33-HITHI

Sëmundje që shkaktohet nga një kërpudhë shumë e vogël parazitare, e cila prek gjethet e hardhisë dhe kokrra te rrushit dhe i vesh ato me një pluhur si hi në ngjyrë të murrme.

Simptomat

1-Prek vetëm gjethet e hardhisë së rrushit

2-I vesh ato me ngjyrë të murrme

3-Largohet me helm dhe produkte të tjera

4-Zakonisht shfaqet në pranverë

7-ATROFIZIM

Sëmundje e cila dobëson, rrëgjon dhe mpin një organ ose një ind të organizmit. Në shumë raste njerëzit nuk arrinë të kuptojnë se nga u vinë shqetësimet, por ata ndjehen të dobët për të reaguar dhe të pafuqishëm për punë.

Simptomat:

1-Dobësi e përgjithshme

2-Mpirje e një organi të caktuar

3-Mungesë vullneti dhe dëshire për vepruar

4-Bëhet kronikë nëse nuk kurohet

8-BRONKITI

Sëmundje e bronkeve që shfaqet me skuqjen dhe me enjtjen e cipës së tyre, mahijse e bronkeve. Personat që preken nga kjo sëmundje zakonisht bëhen të varuar kronikë, në rast se nuk kurohen në mënyrë të shpejtë. Shenjat e bronkitit thuajse të njëjta me ato të gripit.

Simptomat

1- Kollë e fortë, bllokim hundësh, sekrecione nga hunda

2- Dobësi e përgjithshme trupore, debulesë, mungesë oreksi

3- Dhembje muskujsh dhe kockash, dhembje koke

4- Temperaturë jo e lartë, dhembje në kraharor

Nga sëmundjet e stomakut, ato të gjakut e deri tek stresi, ja si t’i kuroni me ilaçe bimore

Në këtë suplement do të mësoni se si funksionojnë bimët medicinave, dhe gjithashtu se si t’i përdorni ato dhe kur duhet të konsultoheni me një verbalist. Në këtë suplement nuk janë rreshtuar të gjitha bimët mjekësore, pjesa e dytë e tyre do të publikohet të shtunën e ardhshme.

Historia e ilaçeve bimore

Ilaçet bimore janë konsideruar që të jenë forma më e lashtë e shërimit. Bimët janë përdorur në shumicën e kulturave tradicionale dhe kanë pasur një ndikim të madh mbi shumë sisteme të mjekësisë, duke përfshirë mjekësinë tradicionale kineze, mjekësinë indiane, mjekësinë amtare amerikane dhe indigjencën australiane dhe gjithashtu mjekësinë moderne. Të dhënat e shkruara romake, egjiptiane, persiane dhe kulturat hebraike tregojnë se bimët janë përdorur për të trajtuar praktikisht çdo sëmundje të njohur. Historia e mjekësisë bimore është në fakt pjesë e historisë së mjekësisë në vetvete dhe njohuritë bimore kanë ardhur në Evropë nga Lindja e Mesme gjatë kryqëzatave. Shumë ilaçe me recetë të përdorura sot janë nxjerrë fillimisht nga pema, shkurret apo bimët. Sot ka shumë lloje të mjekësisë bimore, të cilat kanë qenë të zhvilluara nga kulturat e ndryshme nëpër botë. Në Australi, llojet më të zakonshme të ilaçeve bimore janë ato tradicionale kineze, indigjene dhe perëndimore (Evropiane). Lloje të ndryshme të mjekësisë bimore kanë të përbashkët, që ata përdorin bimë medicinale, por ato ndryshojnë në varësi të bimëve që ata përdorin, si ata e përgatisin dhe e zbatojnë atë dhe filozofitë që ndodhen pas qasjeve të tyre për trajtim. Mjekësia bimore është e klasifikuar si “alternative” ose “plotësuese” në shumicën e vendeve perëndimore, ajo mbetet e vetmja formë e mjekësisë gjerësisht në dispozicion për shumicën e popullsisë së botës.

Si funksionojnë ilaçet bimore?

Bimët përmbajnë një numër të madh kimikatesh natyrale që kanë disa lloje të aktivitetit biologjik. Bimët punojnë në një mënyrë shumë të ngjashme me përgatitjet farmaceutike. Në fakt disa ilaçe farmaceutike marren ende nga bimët. Psh. ilaçi i malaries është nxjerrë nga lëvorja e pemëve, ilaçi i dhimbjes, morfina është prodhuar nga opiumi.

Herbalistët perëndimorë besojnë se bimët duhet të përdoren në formën e tyre të plotë për të siguruar bilancin e përbërësve të përfshirë tek ta. Ata konsiderojnë se ilaçet bimore janë me dobi më të madhe, kur përdoren për trajtimin e gjendjeve kronike të vazhdueshme. Trajtimet bimore përgjithësisht nuk janë të shpejta. Herbalistët gjithashtu besojnë se bimët mund të jenë shumë efektive në trajtimin e shumë gjendjeve, madje duke eliminuar ose minimizuar efektet anësore të padëshiruara që janë parë shpesh në trajtimet konvencionale farmaceutike. Megjithatë duhet kuptuar që bimët mund të jenë shumë të fuqishme, por nëse përdoren gabimisht, ato mund të shkaktojnë efekte negative shumë të rënda.

Konsultojuni me një herbalist

Ju duhet gjithmonë të konsultoheni me një herbalist të mirë-trajnuar, përpara se të përdorni barna. Herbalistët janë trajnuar se si t’i miksojnë ato për gjendje të caktuara dhe simptoma dhe sa kohë mund të zgjasin. Bimët janë zgjedhur që t’i përshtaten çdo njeriu ashtu sikundër për të trajtuar sëmundjen ose gjendjen e tyre.

Llojet barnave

Barnat vijnë në një sërë formash dhe mund të aplikohen së brendshmi dhe së jashtmi.

Mjetet bimore që janë marrë së brendshmi përfshijnë:

Ekstrakte bimore të lëngshme;

Çajërat; dhe

Kapsulat dhe tabletat.

Mjetet herbale që janë përdorur nga jashtë përfshijnë:

Banjot;

Kompresat;

Dushet;

Vajërat;

Locionet; dhe

Kremrat;

Përdorimi i ilaçeve bimore

Ilaçet bimore prakikisht ofrojnë trajtim për çdo sëmundje që prek ndonjë sistem të trupit. Gjendjet e zakonshme të trajtuara nga herbalistët përfshijnë:

Problemet e lëkurës siç është psoriaza, aknet dhe ekzemën;

Problemet e tretjes të tilla si ulcera peptike, koliti, sindroma e acarimit të zorrëve, urthi dhe dispepsi;

Gjendje të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, siç është presioni i lartë i gjakut, venat varikoze dhe ulcera; dhe

Çrregullimet gjinekologjike siç është sindroma paramenstruale dhe problemet e menopauzës.

Gjendje të tjera që herbalistët trajtojnë përfshijnë:

Artritin;

Pagjumësinë;

Stresin dhe gjendje të lidhura me nervat;

Dhimbjet e kokës dhe migrenën;

•Infeksionet e trakteve respiratore;

Të ftohtin dhe gripin; dhe

Përgjigje alergjike, siç është astma.

Mbani mend se kur ju të takoni një herbalist, ju duhet gjithmonë t’i thoni atyre se çfarë ilaçesh ju jeni duke marrë. Ju gjithashtu duhet t’i tregoni mjekut tuaj nëse jeni duke planifikuar për të filluar një kurs të mjekësisë bimore. Ju kurrë nuk duhet të ndaloni së marri ilaçet konvencionale përveçse nëse mjeku juaj e di dhe i miraton ato.

Rregullorja e ilaçeve bimore

Produktet medicinale që përmbajnë bimë janë të rregulluara nga administrata terapeutike. Nëse përbërësit konsiderohen që të jenë me rrezik të lartë, qoftë për shkak të toksicitetit të tyre, kohës së mundshme të përdorimit, efekteve anësore, ndërveprimeve ose funksioneve të tjera, ilaçi duhet të jetë një ilaç i “regjistruar”.

Indikacionet dhe pretendimet për barnat e listuara nuk janë hetuar ose vlerësuar para se ilaçet të jenë tregtuar, por prodhuesit janë të detyruar të mbajnë dëshmi për të mbështetur pretendimet që ata kanë.

Aguliçja

Rrënjët dhe lulet e thara të aguliçes (emri tjetër zgorofeta) kanë veti shëruese. Aguliçja është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme në livadhe, pyje, kullota subalpine dhe alpine. Esenca përdoret si nxitës i nxjerrjes së gëlbazës, kundër të ftohurit, bronkiteve akute dhe kronike si dhe enfizemës së mushkërive.

-Një lugë gjelle me esencë lule hidhet në një enë me një gotë ujë të sapozier; mbulohet me kapak, lihet 15-30 minuta; pastaj përmbajtja kullohet dhe pihet e ngrohtë; merren 2-3 doza të tilla në ditë, kryesisht si mjet që lëngëzon dhe largon sekrecionet e bronkeve në bronkite e pneumoni, si mjet qetësues në pagjumësi, në shqetësime nervore, në dhembje koke, në të marrët e mendve; në çrregullime të traktit tretës; në sëmundje të veshkave dhe të fshikëzës urinare. Për të njëjtat shqetësime përdoret edhe rrënja e cila përgatitet si vijon:

-Një lugë gjelle me esencë rrënje të grimcuara zihet për 10 minuta në 1 gotë ujë. Kullohet. Pihen 3-4 lugë gjelle në ditë.

Akja

Esenca përbëhet nga lulesat kaptina të thara të akjes. Akja rritet në vende të thata dhe të zbuluara të cilat rrihen nga dielli (Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Çajup etj.). Bima është rreth 40 cm të gjatë, lulëzon në qershor-shtator.

-Lulet e akes kanë veti bakteriostatike, të nxisin urinimin, prodhimin e tëmthit, veti spazmolitike etj.. Ato përdoren për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit; për të nxitur punën e tëmthit; në sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, në verdhëz etj. Esenca e kombinuar edhe me bishtamithin e me pelin bëhet më e efektshme për prodhimin e tëmthit. Përdoret dhe kundër parazitëve të zorrëve.

-Një lugë kafeje me esencë hidhet në një gotë ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi 15 minuta. Përmbajtja kullohet. Pihen 1-3 doza të tilla në ditë para buke për 10 ditë rradhazi.

-Ruhet në vende të thata, deri në 18 muaj.

-Bima e tharë shpesh përdoret dhe për qëllime dekorative.

Anasoni

Esenca përbëhet prej fryteve të thara të anasonit , i cili është bimë njëvjeçare.

Anasoni përdoret kundër ngërçeve të muskujve të lëmuar (të stomakut, të zorrëve, mitrës etj.); për nxitjen e prodhimit të lëngjeve nga të gjitha gjendrat, përfshi edhe ato të qumështit; për largimin e gazeve nga zorrët (karminative); kundër morrave; për pastrimin e gëlbazave nga rrugët e frymëmarrjes. Rekomandohet sidomos tek fëmijët.

-Katër lugë kafeje me fryte anasoni të copëtuara hidhen në një filxhan çaji me ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 15-20 minuta. Përmbajtja kullohet dhe lëngu pihet në 3 doza gjatë ditës. Frytet e anasonit mund të përdoren edhe në formë pluhuri, duke marrë 3 herë në ditë nga 1 gr esencë.

-Anasoni përdoret dhe si erëz në kuzhinën europiane për aromatizimin e ëmbëlsirave, pijeve (të uzos greke, sambukas italiane, rakisë turke psh). Anetoli, përbërësi aromatik më i fuqishëm i saj ndodhet dhe në një erëz tjetër (illicium verum), e cila prodhohet më lirë prandaj dhe gradualisht e ka zëvendësuar përdorimin e anasonit në kuzhinën evropiane.

Angjinarja

Esenca përbëhet nga gjethet e thara të angjinares, e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, me lule tubike blu.

-Esenca nxit punën e tëmthit; përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, nxit urinimin; në arterosklerozë, ku kombinohet edhe me vitaminë P; në disa forma të diabetit, në albuminuritë kronike etj.:

-Në fillim të kurës përdoret 1 lugë gjelle (më vonë 2 lugë gjelle) me esencë të grimcuar, e cila zihet 20 deri 30 minuta në një enë që përmban një gotë me ujë. Përmbajtja kullohet, merren 3 doza të tilla në ditë. Kura zgjat rreth 1 muaj, pastaj ndërpritet për 1 muaj dhe rifillon në rast nevoje.

-Angjinarja përdoret dhe si perime në kuzhinën europiane, kurse kuzhina shqiptare e injoron.

Arra

Esenca përbëhet nga gjethet e thara të arrës . Ajo ndeshet edhe në gjendje të egër, sidomos në luginat e Alpeve, në Martanesh etj.

-Gjethet e arrës janë rrudhëse, hipoglicemizuese, antileukoreike etj. Shton sekretimin e lëngut të stomakut; përmirëson oreksin, rrudh mukozat e lëkurës, ngushton arteriet etj. Përdoret në dispepsi; acarime të aparatit tretës, në hemorragji etj. Meqënëse ndihmon në mjekimin e indeve të dëmtuara, disa autorë këshillojnë kombinimin e terapisë antibiotike specifike (të turbekulozit) me preparatet e gjetheve të arrës. Përdoret në formë lavazhi kundër morthit, acarimeve të rrugëve gjenitale, ekzemës, puçrrave etj. Si gargarë përdoret kundër acarimeve të fytit.

-Një lugë kafeje me esencë të grimcuar hidhet në një gjysëm gote ujë të sapozier, lihet 15 minuta, pastaj kullohet dhe pihet gjatë ditës. Përdoren 3 doza të tilla në ditë. Në plagë me proçese qelbëzimi, në sëmundje të lëkurës këshillohet aplikimi i banjave me çaj që fitohet duke zier 8-10 gr gjethe në 100 gr ujë. Banjat këshillohen edhe për të pakësuar djersitjen e këmbëve. Arrës i përdoren edhe lëvozhgat jeshile të thara, të cilat përmbajnë tanine, juglon etj., në sajë të vetive antiseptike dhe keratenizuese ato shfrytëzohen në dermatoza të ndryshme. Çaji i përgatitur duke zier 20 gr lëvozhga në 1 l ujë dhe i pirë në dozën 2-3 gota në ditë pas ngrënjes përdoret në anemi.

Bargjaku

Esenca përbëhet prej majash të lulëzuara, të thara të bargjakut i cili është bimë e zakonshme tek ne në zonat fushore buzë vijave me ujë. Lulëzon qershor-tetor.

Esenca përdoret në diarre që shoqërohen me humbje të tonusit të zorrëve; si qetësuese; kundër hemorragjisë; në dizanterinë bacilare. Ka veti të lehta antibiotike prandaj përdoret dhe në gastroenterit, në tifo dhe në dizenteri.

30-40 gr esencë e grimcuar hidhen në 1 litër ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe lihet për 15 minuta, pastaj çaji kullohet nëpërmjet një nape. Pihen 300-500 gr çaj në ditë.

Bar majasëlli

Esenca nxirret nga pjesa mbitokësore e lulëzuar e barit të majasëllit, i cili rritet nëpër toka të thata, të zakonshme në vendin tonë. Lulëzon në maj-shtator.

Bari i majasëllit përdoret në mjekimin e majasëllit dhe të kolitit.

Merren rreth 3 tufa (ose 45 gr) bar majasëlli, zihen në 1 kg ujë për 1.5 orë, lëngu kullohet dhe prej tij pihen 3 filxhana në ditë; çaji pihet rreth 7-20 ditë për majasëllin dhe rreth 20-30 ditë për kolitin. Ruhet në vende të thata deri në 2 vjet.

Bari i shpretkës

Esenca përbëhet nga pjesa mbitokësore e lulëzuar, e tharë e barit të shpretkës (emra të tjerë: sporisi mjekësor, përvasheni, latinisht Verbena officinalis, familja Verbenaceae), i cili është bimë e zakonshme në vende barishtore, djerishte e buzë kanaleve të zonave të ulëta. Lulëzon nga pranvera në vjeshtë.

Esenca është pak helmuese. Përdoret si mjet fuqizues; si ekspektorant; kundër gurëve të mëlçisë së zezë e të veshkave, kundër reumatizmit, shiatikut, artritit, nevralgjisë dhe zmadhimit të shpretkës.

3-4 lugë gjelle me esencë të grimcuar hidhen në gjysëm litri ujë të zier. Ena mbulohet me kapak, lihet gjysëm ore, pastaj lëngu kullohet. Pihen 3 filxhanë kafeje në ditë. Ky çaj mund të përdoret për gargarë në mahisjet e gojës, të bajameve si dhe për shpëlarjen e plagëve.

Kundër zmadhimit të shpretkës dhe dhembjeve nga reumatizmi përgatitet në formë llapaje si vijon: në një enë hidhet një grusht me bar të freskët të grimcuar në formë qulli. Shtohet pak uthull dhe përmbajtja përzihet duke e ngrohur lehtë deri sa uthulla të avullohet. Masa që ngelet mbështillet në një copë lecke dhe vihet e ngrohtë në vendin e dhembjes.

Ruajtja: Në vende të thata esenca e ruan veprimin për 2 vjet.

Bliri

Esenca e luleblirit përbëhet nga lulesa të thata të shoqëruara me braktene të blirëve të cilët janë drunj deri në 30 m të lartë, të kodrave dhe maleve.

Lulet e blirit përdoren në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtët dhe që shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë, gëlbazë etj.) sepse shkaktojnë djersitje; në sëmundjet e fshikëzës urinare dhe të veshkave; për të përmirësuar çrregullimet e stomakut dhe për të lehtësuar dhembjet; lehtësojnë gjumin.

Një lugë supe me lulebliri hidhet në 1 gotë me ujë të sapovaluar; ena mbulohet me kapak dhe lihet 5-10 minuta duke e tundur herë pas here, pastaj lëngu kullohet, dhe pihet i ngrohtë. Merren disa doza të tilla gjatë ditës.

Në vende të thata esenca ruan veprimin e vet për 2 vjet.

Boronica

Esenca përbëhet nga frytet e pjekura dhe të thara të boronicës (emra të tjerë: thrashegra, qershigla e egër, e zakonshme në pyje, në livadhe të zonave malore ; lulëzon në maj-korrik; frutifikon në korrik-shtator.

Frytet e boronicës përdoren kundër heqjes së barkut, majasëllit, infeksioneve të zgavrës së gojës dhe të fytit; në hemorragjitë e retinës (të tipit diabetik dhe hipertensiv); në diabet.

Frytet merren nga goja në varësi të moshës (mesatarisht 5-10 gram), përtypen dhe gëlltiten. Përdoren edhe në formë çaji duke zhytur në një gotë me ujë sasinë e fryteve të mësipërme, të cilat pasi mufaten, zihen lehtë.

Gjethet përdoren në formë çaji, i cili përgatitet duke zier 2 lugë kafeje me esencë të grimcuar në një gotë ujë.

Borziloku

Esenca përbëhet nga pjesa mbitokësore e tharë e borzilokut ose sefërgjenit.

Bima përdoret si erëz, qetësues i dhembjeve të barkut, kundër pezmatimit kronik të stomakut, kapsllëkut që vjen nga ngërçi (tkurrja, shtrëngimi) i muskulaturës së zorrës, çrregullimeve të zorrëve etj.

Dy lugë çaji me esencë të grimcuar hidhen në 1 gotë me ujë të sapozier; ena mbulohet me kapak dhe lihet për 10-15 minuta duke e tundur herë pas here; pastaj lëngu kullohet dhe pihet. Gjatë ditës mund të përdoren 2-3 doza të tilla.

Bari i borzilokut përdoret edhe në formë llapaje në dëmtime të lëkurës (eritema, ekzema) të shkaktuara nga fërkimi. Për këtë qëllim, esenca zbutet me pak ujë të valuar, përzihet derisa të marrë trajtë llapaje, pastaj vihet mbi vendin e dëmtuar të lëkurës.

Përdoret edhe kundër mahisjes së gojës dhe të fytit në formë gargare, në këtë mënyrë: 5 lugë gjelle me esencë të grimcuar zihen në një enë të zinkuar për 3-5 minuta me dy gota me ujë. Pastaj lëngu kullohet dhe përdoret për gargarë ose për të shpëlarë gojën.

Ruhet në vende të thata deri në 2 vjet.

Bushi

Esenca përbëhet nga gjethet dhe lëvoret, të thara, të bushit (emra të tjerë: shemshiri, pikësas, e cila është një shkurre e zakonshme në toka të thata e gëlqerore deri në 1600 m mbi sipërfaqen e detit.

Esenca ka veti dezinfektuese.

Bushi përdoret për uljen në përgjithësi të temperaturës së shkaktuar nga pezmatimet e rrugëve të tëmthit dhe të urinës, si dhe për uljen e tensionit të gjakut; nga jashtë përdoret në podagër, në sëmundje të lëkurës dhe reumatizëm. Duhet të përdoret nën mbikëqyrjen e mjekut sepse është helmuese.

1/2 kafeje me esencë të copëtuar hidhen në një filxhan çaji me ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak, lihet derisa të ftohet, pastaj çaji kullohet, e pihet gjatë ditës në 3 doza. Në vende të freskëta dhe të thata e ruan veprimin për 2 vjet.

Çaji kinez

Çaji kinez ose i Evropës përbëhet nga gjethet e thara të bimës.

Çaji kinez përdoret për gjallërimin dhe tonizimin e organizmit; në ethe, grip, heqje barku, si diuretik, si kundrahelm (antidot) në helmime me substanca frenuese. Nuk rekomandohet në persona qe vuajnë eksitimi nervor dhe nga presioni i lartë i gjakut.

Një lugë kafeje me esencë hidhet në 250-300 ml ujë të sapovaluar, ena mbulohet me kapak dhe pas 5-10 minutash kullohet. Çaji pihet disa herë në ditë sipas dëshirës. Çaji del i shijshëm kur përgatitet menjëherë me ujë të valuar.

Çaji i malit

Çaji i malit përbëhet nga pjesa mbitokëzore e bimës.

Çaji i malit përdoret si pije familjare. Bima mund të rekomandohet edhe si bar kundër ftohjeve.

Një lugë e çajit të malit grimcohet dhe hidhet në1 gotë ujë të sapovaluar; ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë për 15-20 minuta duke e përzier herë pas here; lëngu kullohet; merren disa doza të tilla në ditë.

Çikoria

Esenca përbëhet prej gjetheve dhe rrënjëve të çikores , të cilat mblidhen në pranverë dhe në vjeshtë. Çikoria është bimë barishtore shumëvjeçare deri në 1 m e lartë. Lulëzon në korrik deri në shtator.

Esencat përdoren për gjallërimin e organizmit, për nxitjen e tretjes dhe urinimit, përmirësimin nganjëherë të ekzemës, zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe të dalët jashtë, pa acaruar aparatin tretës.

Zihen 1 lugë gjelle me rrënjë ose me gjethe të grimcuara në një xhezve të madhe me ujë dhe çaji kullohet; pihen 2-3 doza të tilla në ditë. Në enë të mbyllura mirë esenca e ruan veprimin për 2 vjet.

Dafina

Esenca përbëhet prej gjetheve e fryteve të thara të dafinës ose larit; lulëzon në maj-prill; frutifikon në tetor-nëntor.

Gjethet e dafinës përdoren si ndihmëse në mjekimin e bronkitit e të gripit, në rastet e ftohjes që shoqërohet me temperaturë, si erëza etj.

Frytet e dafinës përdoren më shumë në veterinari, si mjet për të shtuar oreksin dhe si kuron stomakun.

Një lugë gjelle me gjethe dafine të grimcuara (së bashku me 1 lugë gjelle me lëvore portokalli, në rast se keni) hidhen në një 1 gotë ujë të sapozier. Ena mbulohet me kapak dhe përzierja lihet të qëndrojë 10 minuta. Pastaj kullohet. Pihen 2-3 gota të tilla në ditë. Në formë banje frytet e dafinës përdoren kundër djersitjes së tepërt dhe erës së keqe të këmbëve, në këtë mënyrë: një grusht me fryte të thara e të copëtuara të dafinës hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja zihet për 20 minuta, lihet derisa të ftohet. Lëngu kullohet, zbrazet në një legen ku paraprakisht është hedhur ujë i ngrohtë. Këtu futen këmbët dhe mbahen për një kohë të gjatë. Në vende të thata esencat e ruajnë efektin për 2 vjet.

Dëllinja

Esenca përbëhet nga frytet e pjekura e të thara të shkurres së dëllinjës së zezë; bimë e përhapur. Fryti në vitin e parë është i gjelbër, ndërsa kur piqet (në vitin e dytë) bëhet gati i zi. Bima lulëzon frytifikon në shtator-nëntor.

Esenca përdoret për nxitjen e urinimit dhe pengimin e zhvillimit të mikrobeve në rrugët urinare; përdoret në hidropizi, në reumatizmin e kyçeve; në të ftohur, në bronkitet katarale, sepse ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës dhe në lehtësimin e kollës. etj. Esenca sforcon veshkën prandaj nuk këshillohet tek fëmijët dhe në rastet me veshkë të sëmurë.

Një lugë kafeje me esencë të grimcuar hidhet në një gotë me ujë. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja zihet për 5-10 minuta, lihet në qetësi derisa të ftohet, kullohet dhe lëngu pihet. Merren 2-3 doza të tilla në ditë.

Përgatitja e frytave rekomandohet në këtë mënyrë: 1 kg fryte hidhen në 10 l ujë. Mbas disa ditësh (4-5) kur merr erën e dëllinjës, uji pihet me gota disa herë në ditë si mjet diuretik dhe ne çrregullime të traktit tretës. Lëngu që hiqet nga ena zëvendësohet me ujë. Kjo gjë vazhdon derisa kokrrat e dëllinjës të bien të gjitha në fund të enës. Në këtë rast nuk hidhet më ujë dhe lëngu pihet derisa të mbarojë.

Elbi

Elbi përdoret për të mjekuar sëmundjet inflamatore të sistemit të tretjes; për gargarë në mahisjen e bajameve dhe inflamacionin e fytit; si freskues dhe si mjet i lehtë kundër heqjes së barkut.

Malti që përbëhet nga elbi i mbirë jo plotësisht (në mënyrë artificiale), përveç përgatitjes së birrës përdoret edhe në formë pluhuri në dozat 5-20 gr në ditë, si ushqyes tek fëmijët që kanë të dobët muskulaturën e stomakut dhe të zorrëve, tek të moshuarit dhe në rastet e urthit (hiperkloridrisë) tek të rriturit.

Në rastet e enteritit mund të përgatitet ky çaj: zihen në 3 litra ujë nga 2 lugë me grurë, elb, tërshërë, misër, thekër dhe krunde derisa të ngelet 1 litër. Lihet të ftohet, pastaj lëngu kalohet nëpër një napë të hollë, pihet brenda 24 orëve ashtu siç është ose i holluar me qumësht dhe i ëmbëlsuar.

Fasulja

Esenca përbëhet nga bishtaja pa fryte, të thara të fasules (groshës).

Bishtajat pa farë (lëvozhgat) të groshës nuk janë helmuese.

Esenca përdoret si diuretike në rastet e grumbullimit të ujit në organizëm; në sëmundje të veshkave dhe të rrugëve të urinës; përdoret si antidiabetike e lehtë; për uljen në një masë të lehtë të presionit të ngritur të gjakut.

Esenca nxirret nga fasule të pjekura. Fasulet e gjelbra (bishtajat me fasule të papjekura) në disa persona mund të shkaktojnë sëmundje të lëkurës nga prania e proteinës helmuese fazinë. Kjo proteinë që në persona të tjerë mund të shkaktojë edhe të vjella dhe diarre, pezmatime të zorrëve etj. shkatërrohet me zierje.

Katër grushte me esencë të grimcuar zhyten në dy litra me ujë, lihen disa orë të bymehen, pastaj zihen derisa të ngelet gjysëm litri lëng. Pihen 2-3 gota në ditë, para buke.

Fiku

Esenca përbëhet nga frytet e thata të fikut.

Përdoret si laksativ i lehtë, në bronkitet dhe në kollë. Në formë gargare frytet përdoren në pezmatimet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe të gojës.

50 gr fiq të thatë futen në darkë në një enë ku shtohen 500 ml ujë dhe zihen 20 minuta. Të nesërmen fiqtë hahen dhe lëngu pihet. Kjo kurë përdoret kundër kapsllëkut

Lëngu qumështor i freskët i frytit, i gjetheve dhe i degëve të reja përdoret për zhdukjen e lytheve (verrukave) duke i pikuar ato çdo ditë 2-3 herë me lëng.

Lëngu qumështor përdoret edhe për zhdukjen e qukave të fytyrës, duke i lyer ato një herë në ditë.

Fomi mjekësor

Përdoret në sëmundje të fshikëzës së tëmthit dhe të mëlçisë, në heqjet e barkut nga çrregullimet e tretjes, në kapsllëk dhe në sëmundje që karakterizohen nga mbajtja e ujit në organizëm. Acidi fumarik ndihmon proçeset e oksidimit në organizëm.

Esenca e fomit mjekësor në doza të larta mund të shkaktojë paralizën e qendrës së frymëmarrje.

Dy lugë kafeje (2.5 gr) esencë e grirë hidhen në një enë të zinkuar ku përvëlohen me 1 gotë ujë që zien. Ena mbulohet me kapak dhe lihet 10-15 minuta. Pastaj çaji kullohet dhe pihet në dy doza gjatë ditës. Në vende të thata esenca ruan veprimin për 2 vjet.

Frashëri i bardhë

Esenca nxit të urinuarit, djersitjen, të dalët jashtë; rekomandohet në mjekimin e reumatizmit dhe të gutës.

Një deri 2 lugë gjelle me esencë të grimcuar hidhen në një enë ku përvëlohen me një gotë ujë që zien, lihen 15 minuta dhe pastaj lëngu kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet. Merren 2 doza të tilla në ditë gjatë ngrënjies.

Ftoi

Ftoit për qëllime mjekësore i përdoren farat dhe gjethet e thara, si dhe tuli i fryteve.

Farat e ftoit përdoren si ekspektorante, laksativë; si mjet që rregullon tretjen në sëmundje të stomakut e të zorrëve; në kollë. Gjethet e ftoit përdoren kundër diarresë.

Farat duhet të përdoren të plota, çaji nga farat përgatitet si vijon: 1 lugë kafeje me fara ftoi hidhen në një enë ku shtohen 2 gota me ujë. Përmbajtja zihet për 10 minuta, lihet në qetësi 15 minuta dhe pastaj lëngu kullohet dhe pihet gjatë ditës.

Çaji nga gjethja përgatitet kështu: 10-10 gr gjethe ftoi të thara e të grimcuara hidhen në një enë ku shtohet 1 litër ujë. Përmbajtja zihet 5 minuta dhe pas vakjes lëngu kullohet. Pihen 2-3 gota çaj në ditë në rastet e heqjes së barkut dhe mund të përdoret edhe nga jashtë për larje vaginale kundër leukoresë.

Gështenja

Esenca përbëhet nga gjethe të thara të gështenjës e cila tek ne takohet me shumicë deri në 1200 m lartësi.

Gjethet e thara të gështenjës ndihmojnë në nxjerrjen e gëlbazës (ekspektorante) dhe në qetësimin e kollës. Rekomandohet edhe kundër reumatizmit.

1 deri 3 lugë kafeje me esencë të grimcuar hidhen në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak. Përmbajtja lihet 15 minuta, pastaj çaji kullohet. Pihen 1-3 gota çaj në ditë. Ruajtja: në vende të thata, deri në 2 vjet.

Gështenja e egër

Esenca përbëhet nga lulet dhe farat e thara të gështenjës së egër ose gështenjës së kalit, e cila është dru që takohet tek ne i egër në lartësi 800-1600 metër (në Nemërçkë, në malin e Çikës) dhe si dru i kultivuar në zbukurimin e parqeve në qytete.

Esenca përdoret si rrudhëse, anti-reumatike, anti-koaguluese dhe ekspektorante në pezmatimin e rrugëve të frymëmarrjes, në grumbullimin e gjakut në vena, në pezmatime sipërfaqësore dhe të thella të venave, në majasëll dhe në sindromin pas trombozës; në çrregullime të qarkullimit periferik, si psh. në sëmundjen Reno, në çalimin e herëpashershëm dhe në çrregullime të enëve të gjakut që furnizojnë trurin.

2-3 lugë çaji me esencë lule hidhen në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë që zien. Përmbajtja lihet në qetësi 15 minuta (me përzierje të herëpashershme) dhe pastaj kullohet. Lëngu pihet gjatë ditës.

Grami

Esenca përbëhet nga rizoma e tharë, e grimcuar e gramit zvarranik.

Esenca nxit urinimin; përdoret në pezmatimin e pjesëve të poshtme të rrugëve urinare, në reumatizëm dhe sëmundje të lëkurës; në mjekimin e hipertensionit arteria; si ndihmëse në sëmundjen e diabetit.

Një lugë supe me esencë të thërmuar (5 gr) futet në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë (150-200 ml) dhe zihet 10 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Gjatë ditës merren 2-3 doza të tilla.

Gjethedelli

Esenca pëdoret për të provokuar nxjerrjen e gëlbazës (ekspektorant); si ndihmëse për të mjekuar katarret e rrugëve të frymëmarrjes, bronkitin, azmën etj; nga jashtë për mbyllje plagësh të ndryshme, puçrrash varikoze etj.; në formë çaji për larjen e syve (në acarimin e konjuktivës etj.), për gargarë në rastet e acarimit të bajameve,.

Një lugë supe me esencë të grimcuar hidhet në një enë ku shtohet 1 gotë me ujë. Përmbajtja lihet 1 orë të bymehet, pastaj zihet për 10-15 minuta, kullohet dhe çaji pihet. Pihen 2-3 gota në ditë. Nga jashtë përdoren më shpesh gjethet e njoma, të lara dhe të njomura për 1 orë me ujë të valuar, me të cilat përgatiten llapa për mjekime plagësh të ndryshme të lëkurës.

Kallinjtë e frutifikuar të gjethedellit të madh (Plantago major) grumbullohen gjatë verës dhe thahen në hije. Esenca e fituar përgatitet për mjekimin e pezmatimit të veshkave dhe si ndihmëse në sëmundjen e prostatës në këtë mënyrë: ~40 gr kallinj të frutifikuar zihen në 3-4 litra ujë derisa ky i fundit të shterojë në ½ litër. Përmbajtja kullohet, mbetja shtrydhet në mënyrë që e gjithë masa e lëngët të kalojë në çaj, pihen 3 gota në ditë, para buke. Në mëngjez pihet esëll. Kura vazhdon deri në mjekimin e plotë.

Gjineshtra ngjyruese

Esenca përbëhet nga bari i lulëzuar dhe i tharë i gjineshtrës ngjyruese, e cila është një gjysëm shkurre, e shpeshtë nëpër pyje, shkurreta e kullota. Lulëzon nga maji në gusht.

Esenca përdoret si diuretike dhe si dezinfektuese në sëmundjet e veshkave dhe në sëmundjet e rrugëve të poshtme urinare; pëdoret në edema dhe në pamjaftueshmëri të zemrës.

Një lugë çaji me esencë të grimcuar hidhet në një enë ku shtohet 1 gotë çaji me ujë që zien. Përmbajtja lihet në qetësi 15 minuta, pastaj lëngu kullohet, pihen 2 doza të tilla në ditë.

Gjyhënusja

Esenca përbëhet nga rrënjët e thara të gjuhënuses ose të kalmuthit me gjemba, i cili është një shkurrë me gjemba, pothuajse e zakonshme në toka të thata, djerrë, kryesisht në zona të ulëta.

Esenca përdoret në rastet me gurë në veshka ose në fshikëz, në rastet e pezmatimit të fshikëzës së urinës (cistit), në nefrite me gurë, në reumatizëm etj. Këshillohet të pihet 3 ditë rresht pastaj të bëhet një ndërprerje 3 ditore. Nuk lejohet përdorimi tek fëmijët.

20 gr esencë e grimcuar zihen në 1 litër ujë derisa të ngelet ¼ e lëngut. Çaji kullohet dhe pihet gjatë ditës. Në vende të thata ruhet deri në 2 vjet.

Hashashi

Për mjekim përdoret lulja dhe gjethja e bimës. Hashashi është përdorur si çaj, tinkturë, duhan; në kremëra etj. Lulja e hashashit ka deri në 10 herë më shumë substanca aktive se gjethja, dhe deri në 100 herë më shumë se kërcejtë dhe farat.

Kultivimi i hashashit mund të kryhet vetëm me leje nga Ministria e Brendshme. Posedimi i dozave të vogla të hashashit, për përdorim personal nuk konsiderohet vepër penale. Çdo përdorim tjetër i hashashit është vepër penale.

Hashashi është përdorur që në mijëvjeçarin e 3-të përpara erës sonë. Përdorimet mjekësore të tij përfshijnë: kundër nauzeas dhe të vjellave; kundër glaukomës (pakëson tensionin e syrit); kundër dhimbjeve, sidomos atyre neuropatike (si analgjezik); për shtimin e oreksit etj. Gjatë luftës së dytë botërore është përdorur në hetimin e të dyshuarve për të nxjerrë prej këtyre informacione në gjendje të droguar. Në disa shtete të SHBA-së hashashi konsiderohet bimë mjekësore që mund të rekomandohet nga mjeku.

Aktualisht rreth 60 organizata shëndetësore ndërkombëtare dhe të SHBA-së kërkojnë ligjërimin e përdorimit mjekësor të hashashit

Hithra

Esenca përbëhet nga gjethet e thara të hithrës.

Gjethet e hithrës përdoren kundër anemisë; për ndalimin e hemorragjisë; si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit; si nxitëse të urinimit; për shtimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji; si mjet diuretik i lehtë në pezmatime të rrugëve të urinës, në edema dhe në reumatizëm; si mjet ndihmës në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit; në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina; si perime kundër anemisë si dhe për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve. Hithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtës). Esenca përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj.

Esenca e tharë, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë ekstraktet alkoolike që fitohen nga bima e freskët.

Një luge supe me esencë të grimcuar zhytet në një gotë me ujë, zihet 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Merren 1-3 doza të tilla në ditë.

100 bimët, perimet dhe frutat që kurojnë të gjitha sëmundjet

Nga ato të zemrës, diabetit, reumatizma etj.

Në rastet kur ju dhemb koka apo keni dhimbje të kyçeve mund të mendoni shumë zgjidhje alternative në vend të marrjes së aspirinës. Foxnews thekson se duhet të pyesni doktorin tuaj para se të provoni diçka të re. Shoqata Botërore e Shëndetësisë pohon se më shumë se 65 për qind e popullsisë në botë përdor ilaçet natyrale ose popullore. Në suplementin e shëndetit të së shtunës, gazeta “Tirana Observer” boton të gjitha 100 bimët dhe perimet që kurojnë të gjitha sëmundjet

1- Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

2- Lulebleta qetëson dhimbjet e migrenës

Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj barblete. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.

3- Rigoni lufton gurët në tëmth

Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Rigoni është një luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.

4- Hithra kundër rënies së flokëve

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

5- Limoni normalizon tensionin e lartë

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.

6- Sinapi lehtëson dhimbjet reumatike

Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas, një mjek grek zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale.

7- Vaji eterik largon mykun në lëkurë

Kundër mykut të formuar në lëkurë mjekësia popullore këshillon përdorimin e dy deri në tri pika nga masa e përgatitur me vaj eterik dhe ujë. Kjo përzierje hidhet në një shishe me spruco dhe lyhet pjesa e lëkurës, ku është shfaqur myku. Për të parë rezultatet duhet të kalojnë plot 10 ditë. Gjatë kësaj kohe vaji eterik do ta mbysë mykun e formuar dhe do kemi një lëkurë të shëndetshme. Specialistë të kësaj teorie theksojnë se vaji eterik është elementi bazë për luftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet të kenë në përbërjen e tyre patjetër nga ky lloj vaji.

8- Manaferrat përmirësojnë shikimin

Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.

9- Temperatura e lartë ulet me çaj sherebele

Bima e sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjes, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Bari i etheve është një nga bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të rëndësishme, që bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan.

10- Bima e valerinës lufton pagjumësinë

Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit. Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit.

11- Sythet e plepit ndalojnë djersitjen e tepërt

Midis bimëve të shumta të padëmshme për organizmin, që përdoren për të ndalur djersën e padëshirueshme, këshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janë të pasura me glukozidinë, salcinë e populinë, taninë, substanca flavonike, esencë. Në sajë të këtyre përbërësve, çaji i përgatitur me sythet e plepit eliminon djersën e padëshiruar. Gjithashtu çaji me sythet e plepit, me mjaft sukses përdoret edhe në mjekimin e rrugëve të urinës, pasi për shkak të elementeve përbërës pengon zhvillimin e mikroorganizmave, duke mos lejuar shfaqjen e infeksioneve.

12- Bima e koprës përmirëson shëndetin

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia.

13- Lëngu i mollës përmirëson tretjen

Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t’u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

14- Mjalti lufton ulcerën e stomakut

Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera, në më të shumtën e rasteve, është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Mjalti ka në përbërje të tij elementë, të cilët kanë efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastron ato, dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme.

15- Hudhra dhe qepa parandalojnë kancerin e prostatës

Hudhrat dhe qepët nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga tumori i prostatës. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit të prostatës.

16- Tëmblagjaku shmang kancerin e lëkurës

Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë është përdorur me mjaft sukses për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementeve që ajo përmban.

17- Masazhet me vaj e akull për nervin shiatik

Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë, për 15 ditë.

18- Sherebela lufton tuberkulozin

Çaji i sherebelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin.

19- Aloe vera për kurimin e leucemisë

Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.

20-Dafina lehtëson dhimbjet nga pankreasi

Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi. Bimëve mjekësore u përdoren gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.

21-Peshku mbron nga sëmundja e Alzheimerit

Vazhdimisht është vënë re se njerëzit që përfshijnë në dietën e tyre shumë peshk, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alzheimerit, ose më pak në rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shpjegojnë këtë me praninë e acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatë një studimi mbi vlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morën në shqyrtim 200 pacientë me sindromën Alzheimer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Pas 6 muajsh, shkencëtarët panë se disa pacientë që morën Omega 3, ndjeheshin më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e tjerë, që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla.

22-Molla nuk lejon formimin e gurëve në veshka

Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

23- Bajamet qetësohen më çaj lule pjeshke

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Çaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Çaji i pjeshkës është kura popullore më efikase në shërimin e inflamacionit të bajameve.

24-Çaji i kinfushës i dobishëm për mëlçinë

Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës.

25- Bima e lirit shëron plagët nga djegiet

Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës.

26- Dieta juaj mund të kurojë aneminë

Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Disa ushqime bazë luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.

27- Hurma ndihmon për problemet e gjakut

Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.

28- Lëngu i karotës lufton aneminë

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

29- Rrepa e kuqe ushqim bazë për anemikët

Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë. Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, eshtë rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.

30- Çaji i hithrës kurë për sëmundjet e gjakut

Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.

31- Luleshtrydhja pastron gjakun

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

32- Fiku ndihmon kundër anemisë dhe të ftohurit

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri.

33- Farat e zeza rrisin imunitetin e trupit

Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Por farat e zeza u bëjnë mirë edhe anemike. Kjo pasi fara përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme.

Bimët mjekësore që përdoren për mjekim

34- Aloa Vera lufton infeksionet

Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksioneve të ndryshme.

35- Kopra e dobishme për të sapolindurit

Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

36- Trumëza ndihmon organet e tretjes

Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

37- Kamomili multifunksional për shëndetin

Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

38- Mendra qetëson muskujt gjatë tretjes

Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

39- Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

40- Çokollata e zezë e dobishme për zemrën

Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë.

41- Kafeja një terapi e mirë për zemrën

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcer në stromak. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të azmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve.

42- Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Substancat intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

43-Fiku i dobishëm për aparatin tretës

Të gjithë të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

44- Molla pastron veshkat

Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re, domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pasha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.

45- Banania forcon muskujt

Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elisticitet.

46- Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut

Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.

47- Vishnja i pasur me vitamina e minerale

Është një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e mjekësisë ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

48- Qitro ndihmon në tretjen e ushqimi

Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.

49- Portokalli parandalon ftohjen

Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë I mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.

50- Mandarina lufton infeksionet e ndryshme

Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të Grekëve të Lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.

51- Rrushi eliminon gurët në veshka

I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

52- Pjepri largon pagjumësinë

Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekëve specialist, kurat japin siguri maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e future në frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

53- Qershia ul kolesterolin në trup

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

54- Dardha largon problemet në zemër

Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.

55- Speci eviton rënien e flokëve

Kjo perime duket të jetë një “fabrikë” mrekullish. Pasi konsumimi i shpeshtë i specit, rekomandohet një i pagatuar çdo ditë, bën shumë mirë për forcimin e flokëve dhe eviton rënien e tyre. Nga ana tjetër nëpërmjet specat mund të zgjidhin edhe problemet e atyre që i kanë thonjtë e dobët dhe nuk u rriten. Speci është një kurues total i lëkurës.

56- Brokoli ul rrezikun e kancerit të stomakut

Preferohet të konsumohet i zier, dhe pa asnjë yndyrë. Brokoli, një ndër bimët jeshile më të përdorura në kuzhinën mesdhetare, veç të tjerash është edhe “medikamenti” bazë për pakësimin e rrezikut të kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga gratë që kanë rrezikshmëri të lartë ndaj kancereve të ndryshme.

57- Llahanaja ndihmon në rigjenerimin e lëkurës

Është një nga perimet më të veçanta që kohët e fundit, ka hyrë edhe në tregun tonë. Nëpërmjet kësaj bime, bëhet e mundur edhe pengimi i plakjes dhe rigjenerimi i lëkurës. Një arsye e mirë kjo për konsumimin të përditshëm, kryesisht për të gjithë ato femra që harxhojnë para pa fund në këmbim të rinisë së tyre.

58- Karota stabilizon nivelin e kolesterolit

Janë të njohura thuajse për të gjithë njerëzit veçantitë dhe të mirat e karotës. Përveçse u bën shumë mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit të njeriut dhe bën të mundur stabilizimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Nuk lihen mënjanë dhe vetitë e betakarotenit, aq shumë i këshillueshëm edhe nga mjekësia moderne, si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të gjitha organeve të njeriut.

59- Kastraveci rigjeneron muskujt e lëkurës

Jo më kot, që në epokën primitive, kohë kur ende nuk kishin dalë kremrat dhe produktet e paketuara të cilat ndihmonin në “zhdukjen” e syve të plakur, të enjtur dhe të rrudhur. Edhe në ditët e sotme, përdorimi i kastravecit, duket të ketë të njëjtat veti çudibërëse. Ky produkt bën të mundur rigjenerimin e muskujve të lëkurës, si dhe i jep elasticitet qelizave.

60- Hudhra uljen e tensionit e lartë

Hudhra është pa diskutim me vlera të jashtëzakonshme. Sipas mjekëve përdorimi i saj bën të mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit. Për këto dhe shumë të tjera, rekomandohet përdorimi i hudhrës, nga të gjitha grupmoshat.

61- Ananasi ndihmon në forcimin e kockave

Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron të përbërësit që ky frut përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Sidomos një ndikim të dobishëm, ky frut ka për të gjithë ata njerëz që kanë probleme me jashtëqitjen.

62- Bananet kundër hemorragjisë cerebrale

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të Bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemoragjisë Cerebrale.

63- Dardha ul nivelin e kolesterolit në gjak

Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave. Ato ulin sasinë e yndyrnave në gjak,ndihmojnë në tretjen e ushqimit, si dhe luftojnë infeksionet e ndryshme. Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Por fruti jeshil, ka dhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolesterolit në gjak. Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu, kundër osteoporozës. Ky frut është i dobishëm dhe për trurin.

64- Peshku lufton sëmundjet e zemrës

Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezet janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga azma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit.

65- Vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Vaji i ullirit luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit.

66- Qumështi i dobishëm edhe për trurin

Qumështi është një ndër komponentët më të rëndësishme në një dietë të shëndetshme. Në të gjenden përbërës të Çilët luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Qumështi ndihmon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga paraliza të ndryshme. Ai është i dobishëm edhe për trurin. Në një studim të bërë u zbulua se personat që pinin një gjysmë litri qumësht në ditë kishin 50 për qind rezistencë më të fortë kundrejt trombozës. Në uljen e tensionit dhe kolosterolit ndikon përmbajtja e kalciumit të gjendur te qumështi. Këshillohet të paktën një gotë qumësht në ditë.

67- Kosi kuron ulcerën e stomakut

Sipas studiuesve janë pikërisht mikroorganizmat e gjendur te kosi, ato që forcojnë imunitetin e njeriut. Ata mbrojnë nga infeksionet. Kosi është një burim ideal i kalciumit. Një e mirë e madhe e kosit është efekti kundër mykut në trupin e njeriut. Kjo gjë ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe për ulcerën e stomakut dhe këto efekte i kryen njësoj si antibiotikët. Kosi duhet të përdoret i ftohtë. Kosi i freskët përmban 100 milionë baktere për gram, ndaj rekomandohet përdorimi sa më i freskët i tij.

68- Misri mban larg hipertensionin

Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

69- Birra parandalimin sëmundjet koronare

“Paradoksi francez” apo më mirë efektet pozitive të alkoolit të marrë në doza të vogla, që do të ishin shkatërruese në doza të mëdha, është mbështetur së fundmi edhe nga mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh koronare apo kardiovaskulare, në sajë të vitaminave të grupit B, B6, B12; në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj.

70- Mjalti ndihmon kundër diarresë

Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dizinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu për këta paciente do ishte e rekomandueshme 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri. Gjithashtu, mjalti ndihmon edhe në rastin e problemeve me jashtëqitjen.

71- Rrepat rindërtojnë arteriet e dëmtuara

Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj. U këshillohet të gjithë amvisave që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. Është e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.

72- Lakra redukton rrezikun e kancerit

Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast-food-e. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

73- Gujava shmang kancerit e prostatës

Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë, këshillojnë që të gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt të konsumojnë këtë frut, pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe të hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.

74- Lakra zvicerane mbron retinën e syrit

Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.

75- Kanella ul nivelin e sheqerit në gjak

Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

76- Purslana e dobishme për sëmundjet e zemrës

Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

78- Shega rregullon sistemin sistolik

Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

79- Farat e frutave parandalojnë diabetin

Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.

80- Kumbulla e thatë rigjeneron indet e dëmtuara

Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

81- Farat e kungullit shmangin vdekjen e hershme

Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja ju siguron fibër.

82- Trëndafilat për një kujtesë të fortë

Aroma e trëndafilave forcon kujtesën dhe duket të jetë një aleat i mirë kundër sklerozës. Shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njërën pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash. Personat që kishin tithur aromë trëndafili kishin kujtësën më të fortë.

83- Portokalli përdoret për të trajtuar HIV/AIDS

Një kompani farmaceutike australiane tha këtë javë se elementet natyrore të nxjerra nga portokalli mund të përdoren për të trajtuar HIV/AIDS, gripin, SARS-in dhe të ftohurën e zakonshme. Citrofresh International Ltd. tha se ka zbuluar se elementi “Citrofresh bioflavanoid” është efektiv kundër virusit HIV-1, virusit human të gripit A etj. Prodhuesi më i madh në botë i ilaçeve kundër HIV/AIDS ka përfunduar testet në fazën III për produktin e quajtur “trajtimi-naiv”.

84- Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve

Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. Vera e kuqe ka veti mbrojtëse mbi sistemin kardiovaskular. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale.

85- Vitaminën C ndalon rinitin alergjik

Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë. Por jo të gjithë dinë se për të qetësuar simptomat mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Kështu është parë se vitamina C mund të veprojë në qetësimin e procesit të inflamacionit, që rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertët këmbëngulin se për t’u mbrojtur nga riniti alergjik, mjafton të konsumohet rregullisht rreth 90 miligramë vitaminë C në ditë, që gjendet te frutat e freskëta dhe perimet me gjethe të gjelbra.

86- Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2

Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.

87- Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale

Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut.

88- Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit

Tetraciklina, ilaçi më i vjetër në botë, ndalon përhapjen e kancerit. Sipas mjekëve, provat që janë bërë me këtë ilaç të thjeshtë që ka ekzistuar në shekuj dhe kanë dalë të gjitha pozitive, aq më tepër që ai nuk kushton as shumë para. Të parët që kanë eksperimentuar me këtë medikament kanë qenë plot 60 gra në një institut në Kanada, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lëkurës. Tetraciklina parandalon përhapjen e sëmundjes në vende të tjera dhe bën të mundur mospërhapjen e sëmundjes në kocka apo infektimin e qelizave të shëndetshme.

89- Uji mineral favorizon veshkat

Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë. Është një nga elementët kryesore që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastëritë e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë. Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se mangenzi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve, është shumë i rëndësishme përdorimi i ujërave mineralë, pasi ato i japin trupit 50 për qind të nevoja për magnez.

90- Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat.

91- Vaji i ullirit largon sëmundjet e zemrës

Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit.

92- Fara e zezë parandalon reaksionet alergjike

Studiuesit amerikanë thonë se fara e zezë shëron çdo sëmundje, përveç vdekjes. Sipas tyre, ky ilaç bimor normalizon imunitetin e njeriut. Fara e zezë është një artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anësore apo negative. Kjo bimë mund të mënjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripale. Mjekët rekomandojnë përdorimin e vajit të farës së zezë si masë mbrojtëse kundër sëmundjeve nga të ftohtit dhe gripeve të ndryshme.

93- Vitamina E parandalon sterilitetin

Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”. Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet. Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile.

94- Natriumi rrit presionin e gjakut

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit.

95- Temperatura e lartë, largohet me çaj dardhe

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit. Prej saj romakët prodhonin një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të thara, ose 60-70 gramë lëvore të njoma. Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen të ziejnë për gjysme ore. Çaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët.

96- Bananet të dobishme kundër infeksioneve

Përveç vitaminave të shumta të ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese.

97- Vitamina C, ilaçi për personat me diabet

Studimet e reja kanë dëshmuar që vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti. Tanimë është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmtimin e disa llojeve të lëkurës. Po ashtu është konstatuar se pa ndërhyrjen nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtuar të sheqerit në gjak, këto molekula shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe humbjen e shikimit. Shkencëtarët thonë se vitamina C është shumë e dobishme dhe kuruese në këtë drejtim, mirëpo efekti i saj nuk është i menjëhershëm, por afatgjatë.

98- Specat djegës lehtësojnë dhimbjet

Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional. Testet preliminare me anestetikë të tillë kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenjës në ato zona ku është përdorur. Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë tjera jo të dhimbshme.

99- Mjalti zbut kollën natën

Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit.

100- Pica ndihmon kundër plakjes

Pica kundër rrudhave. Është një picë e re e ideuar nga një ekspert i ushqimit dhe biokimist italian, ndërsa është bërë pjesë e një zinxhiri të picerive, por që në të njëjtën kohë ka nxitur edhe polemika te njerëzit, që thonë se është cenuar kuzhina nacionale. Pica prej miellit integral dhe zarzavateve, e emërtuar Primula, ka tri herë më shumë fije dietale sesa pica e zakonshme, si dhe më shumë magnez e hekur. Kjo picë nuk guxon të ketë më pak se tetë lloje të perimeve dhe ato nga perimet të cilat ndihmojnë në luftën kundër plakjes, si domate, hudhër, kërpudha, karota dhe spinaq.

30 sëmundjet që prekin shëndetin e njeriut në stinën e verës

Temperaturat vazhdimisht të larta, shkaktojnë një ulje të nivelit të kujdesshmërisë së trurit dhe dobësim të madh të kujtesës njerëzore. Jo vetëm dimri na bën të ankohemi dhe të zëmë shtratin prej sëmundjeve. Por edhe stina e verës, ka “avazet” e saj. Sipas ekspertëve, ato po shtohen edhe më tepër në kuadrin e ngrohjes së përgjithshme globale, e cila po na sjell çdo vit stina verore edhe më të nxehta se të tjerat. Në këtë suplement ju do të njiheni me 30 sëmundjet dhe patologjitë që shfaqen gjatë kësaj stine. Gjithashtu, në suplementin e sotëm ju do të gjeni rekomandimet, këshillat dhe kujdesin që duhet të tregoni për këto sëmundje, për të evituar problemet.

1. Goditjet astmatike

Temperaturat e larta janë të rrezikshme për ata që marrin frymë me vështirësi, pasi ato e thajnë ajrin dhe e ashpërsojnë atë. Të gjithë ata që vuajnë prej kësaj sëmundjeje, sapo vjen stina e verës, nisin njëkohësisht edhe stinën e “vuajtjeve” të tyre. Prandaj, ekspertët japin këshillën kryesore ndaj këtyre pacientëve, që të mos dalin në asnjë mënyrë gjatë pikut të vapës në stinën e nxehtë të verës. Pasi ata rrezikohen të pësojnë atake të forta astmatike, të cilat mund t’i çojnë edhe drejt vdekjes. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se shkalla e lartë e lagështirës, shkakton probleme të mëdha në rrugët e frymëmarrjes si edhe në lëngjet e kockave. Viruset respiratore bëhen edhe më agresive në temperatura të larta. Astma bronkiale është një sëmundje alergjike e bronkeve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Në pjesën më të madhe, në gati 80 për qind të rasteve, shkaqet përgjegjëse për shfaqjen e sëmundjes ndodhen në ajër dhe përcaktohen me anë të provave të alergjisë. Në një pjesë të vogël, gati në 20 për qind, sëmundja nuk ka shkaktarë përgjegjës të dukshëm. Por mund të ndodhë që faktorë shkaktarë të ndodhura në mjedisin e jashtëm ta shpërthejnë për herë të parë dhe ta ngacmojnë vazhdimisht sëmundjen gjatë ecurisë së saj në mënyrë të vazhdueshme. Përveç kësaj, të gjitha astmat bronkiale janë të njëjta për sa i përket mekanizmave që janë përgjegjës për ndryshimet që ndodhin në epitelin bronkial (mukozën që mbështjell bronket). Si rezultat, të gjitha astmat bronkiale janë sëmundje alergjike të rrugëve të frymëmarrjes. Shkaktarët alergjikë në ajër më të shpeshtë janë mikroorganizmat, që ndodhen te pluhurat e shtëpisë dhe polenet e ndryshme. Por ajo mund të shkaktohet dhe nga substanca të ndryshme të prejardhura nga kafshët shtëpiake, mykrat e ambienteve të brendshme, por dhe të jashtme, alergjenët e tjerë që gjenden te ilaçet dhe ushqimet, viruset e ndryshme që kapin rrugët e frymëmarrjes (të ftohurat e zakonshme). Në faktorët e jashtëm futen dhe cilësia e ajrit si: lagështia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotësit e ndryshëm, faktorë këta që zënë një peshë të rëndësishme në rëndimin e gjendjes shëndetësore të astmatikëve.

Këshilla parandaluese

Mbajini fëmijët në vende të ajrosura mirë

Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit

Eliminoni ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk

Ushqeni me gji fëmijët, të paktën deri në moshën 1 vjeç

Shmangni sterilitetin e tepruar në rritjen e fëmijëve

Shmangni mbipërdorimin e detergjenteve

Shmangni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë alergjentë

Shmangni ekspozimin ndaj poleneve të luleve

Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani

Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan

Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me përpikmëri i rekomandimeve të tij

2. Dehidratimi

Dehidratimi i organizmit ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme. Në stinën e verës si pasojë e temperaturave të larta pothuajse të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga dehidratimi. Azilet për shembull, janë të detyruara të mbajnë një enë me ujë të ftohtë pranë krevatit të çdo pacienti. Megjithatë, mund të ketë probleme të tilla si: nuk jepen lëngje të mjaftueshme, ose pacienti nuk mundet ose nuk do të pijë lëngje, ose i duhet ndihmë. Nëse një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si rrjedhim ai mund të këtë infeksion, pështjellim, dhe/ose plage në trup. Shenjat janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sy të futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të pashpjegueshme. Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë nëse jetoni në klime të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani fibër me shumicë (bukë, drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë. Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligram në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë. Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka.

Ujë i pamjaftueshëm

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:

Probleme tretjeje

Lëkure të thate dhe zë të ngjirur

Ngadalësim të organeve trupore

Probleme me mbajtjen e ujit

Dhimbje muskujsh

Dhimbje kyçesh

Rritje e toksinave (helmeve) në trup

Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit

Dhjamë të tepërt

Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore

Kapsllëk të përhershëm

3. Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft serioze gjatë stinës së verës. Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin. Hipertensioni është një prej sëmundjeve shumë të rrezikshme gjatë periudhës së verës. Edhe më serioze sëmundja bëhet te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës, pasi mund të pësojnë infarkte ose kriza të rënda, që çojnë në humbjen e jetës. Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore. Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme. Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre. Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e e krizave dhe të infarktit.

Simptomat

Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet këto simptoma:

Dhimbje koke

Marramendje

Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks

Pagjumësi

Urinim i shpeshtë

Etje e madhe

Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.

Rekomandime

Humbisni peshën e tepërt

Shëtisni

Lini duhanin

Kontrolloni stresin

Mbani regjim të rregullt ushqimor

Preferoni frutat dhe zarzavatet

Rregulloni temperaturën e shtëpisë

4. Tromboza

Temperaturat e lartë gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe ishemive. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore që japin mjekët. Ndërkohë që më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën dhe fëmijët. Mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e organizmit, e për rrjedhojë, për të luftuar trombozat. Këshilla mbërrin nga kirurgët e shoqërisë italiane të kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, që shpjegojnë se si me anë të djersës arrihet një përqendrim më i madh i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trombociteve, duke shtuar rrezikun për shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. “Patologjitë e vjetra zakonisht përkufizoheshin si ‘inspissatio sanguinis’”,- shpjegon Domenico Palombo, kirurg vaskular dhe predisent i Sicve. Sipas tij, te personat e predispozuar kjo gjendje favorizonte zhvillimin e trombozave venoze dhe arteriale. Faktorët predispozues përfaqësohen nga disa sëmundje hematologjike, si shtimi i trombociteve dhe ai i rruazave të kuqe të gjakut, për të kaluar te problemet që shfaqen me koagulimin, konjunktivitet e shkaktuar nga sëmundjet e imunitetit dhe tumorale. Në veçanti, trombozat arteriale janë më të fshehura. Janë të shumtë studimet që mbështesin rolin e “inspissatio sanguinis” në shfaqjen e këtyre trombozave. Kjo është arsyeja që gjatë kësaj periudhe të vitit kërkohet një kujdes i jashtëzakonshëm për parandalimin e këtyre problemeve. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura nga rastet klinike të paraqitura ndër vite, ka rezultuar se ekziston një lidhje e ngushtë mes nxehtësisë dhe shtimit të numrit të rasteve me këtë patologji.

Rregullat antitrombozë

Pini vazhdimisht ujë, deri në 2 litra në ditë, në mënyrë që të arrini ta bëni gjakun më fluid

Nëse djersini shumë, përdorni përbërës të kripës

Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta

Mos praktikoni aktivitete fizike intensive, sidomos nëse dielli është i nxehtë

Mos e teproni me ushqime dhe preferoni perimet, frutat dhe brumërat

Për personat e predispozuar këshillohet përdorimi i antikoagulantëve, por gjithmonë nën rekomandimin e mjekut specialist

5. Zemra

Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë rriskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmonë në dorë të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja pesë strategjitë nga mund t’ia nisni: Mos pini duhan! Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rriskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rriskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë:

Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit.

Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën.

Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni fasulet dhe thjerrëzat në vend të mishit.

Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët. Ruani peshën normale. Mbipesha është e rrezikshme.

Bëni rregullisht ekzaminime.

Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën.

Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni.

6. Infarkti

Mbi 25 për qind të njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmëruese, siç është dhimbja e gjoksit. Nuk mund të mbështetemi në mendimin se, “nëse kam sulm në zemër, mjekët do të më shpëtojnë dhe do të më japin barna, sepse disa njerëz nuk arrijnë në spital, vdesin në shtëpi”. Për këtë arsye, parandalimi duhet të fillojë herët. Infarktet në zemër ndodhin kur një ose më shumë arterie të zemrës bllokohen, duke zvogëluar ose ndërprerë rrjedhën e gjakut që të arrijë në një pjesë të caktuar të muskulit të zemrës. Ato zakonisht paraprihen nga formacionet e depozitimit të yndyrave ose pllakave yndyrore brenda murit të arterieve, duke bërë që të formohen mpiksjet e gjakut (trombët) të cilat e mbyllin arterien. Nëse furnizimi me gjak ndërpritet disa minuta, pason vdekja. Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit.

Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbërë nga pemët dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale.

Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjam dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë dhe shqemet, por në kokrra të plota. Kontrollimi i porcionit do të ndihmojë që të keni në dorë peshën tuaj. Kur të gatuani mos hidhni gjysmën e orizit në tenxhere, por duhet ta matni atë. Shmangni lëngjet e ftohta dhe ushqimet e kripura. Nëse mund të braktisni disa kafshime, keni krijuar barrierë ndërmjet jush edhe ushqimit. Jeni të ngopur, por nuk jeni aq sa të keni nevojë të shkopsitni pantallonat.

7. Qarkullimi i gjakut

Lëng i kuq në vena i domosdoshëm për jetën tek njerëzit dhe kafshët e rendit më të lartë që mbart oksigjen, lëndët ushqyese etj. përbrenda trupit dhe mban në marrëdhënie me njëri-tjetrin qelizat aktive dhe indet e trupit; ndonjëherë quhet kështu edhe lëngu me funksion të ngjashëm tek kafshët e rendit më të ulët. Lidhja e vazhdueshme që mundëson gjaku midis qelizave aktive dhe indeve të trupit furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve te padobishme, përfshirë acidin karbonik, të cila kalojnë nga indet ne gjak. Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në zorrë nga ushqimi dhe pijet. Përveç kësaj krijohen çdo 24 orë gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Pjesa më e madhe e lëngjeve thithet nga muri i zorrës thellë në zorrën e hollë dhe kalon pastaj në gjak. Pirja e një deri në dy gota uji esëll në mëngjes është kuruese, sepse te gjitha helmet që janë formuar natën ne gjak pastrohen. Sekrecionet e shumë gjëndrave të trupit kalojnë nëpërmjet gjakut në indet e ndryshme që janë të destinuar të influencojnë. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor në mbajtjen konstante të temperaturës së trupit në pjesë të ndryshme të tij. Nga neuropërcjellësi katekolaminë varet kontrolli i trysnisë së gjakut. Gjaku është me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (në reaksion) e me një erë të dobët por karakteristike. Përbëhet nga një likuid transparent, ngjyrë të verdhë të hapur i quajtur plazma ose liquor sanguinis, në të cilin ”notojnë” një numër i pafund qelizash apo trupëzash, qelizat e bardha dhe të kuqe e plateletet e gjakut.

8. Dhimbja e gjoksit

Çdo person me moshë 40 vjeç e lart, që ankohet për dhimbje gjoksi duhet të kërkojë ndihmën mjekësore, sepse këto dhimbje mund të kenë origjinë nga sëmundje të zemrës që përbëjnë dhe një urgjencë mjekësore të padiskutueshme, neurologjike (nervore), dhimbje të muskulaturës (mialgji), për shkak të sëmundjeve të mushkërive. Dhimbjet e gjoksit, të shkaktuara nga sëmundje të zemrës kanë këto karakteristika: shtypëse, shpuese, gërryese, shtrënguese.

Ato gjithashtu shoqërohen me shenja dytësore si: ndjenjën e frikës, djersë trupore, zbehje. Kohëzgjatja e dhimbjes mund të jetë 2-10 minuta, por mund të jetë edhe më e zgjatur, me ndërprerje ose jo. Masat që duhet të merrni në këtë rast është të bëni pushim absolut, duke ndërprerë çdo lloj aktiviteti, qoftë fizik apo mendor. Angina është një dhimbje gjoksi ose një shqetësim i cili ndodh kur muskuli i zemrës nuk merr mjaftueshëm gjak. Angina mund të ndihet si një dhimbje shtrënguese në kraharor. Dhimbja mundet, gjithashtu, të ndodhë ose të përhapet edhe në shpatulla, krahë, qafë, grykë ose në shpinë. Shumë njerëz me angina pektoris kanë sëmundje të arterieve koronare, me ngushtim të arterieve si rrjedhojë e aterosklerozës. Kur arteriet janë ngushtuar rrjedhja e gjakut për në zemër reduktohet. Format më të shpeshta të angines janë angina e qendrueshme dhe ajo e paqëndrueshme. Një formë më pak e hasur është angina që është quajtur angina variant (e luhatshme). Angina e qëndrueshme është dhimbja e gjoksit apo shqetësimi i cili ndodh kur zemra është duke punuar më shumë se zakonisht. Dhimbja e anginës së qëndrueshme kalon kur personi qëndron, qetësohet, apo merr medikamentin për anginën. Ilaçet e anginës, siç janë nitritet, ndihmojnë në zgjerimin dhe qetësimin e arterieve. Në këtë mënyrë mund të shkojë më shumë gjak për në zemër. Angina e paqëndrueshme është një gjendje shumë e rrezikshme e cila kërkon një trajtim urgjent. Angina e paqëndrueshme është një shenjë që tregon se infarkti i miakordit mund të ndodhë shpejt. Angina e paqëndrueshme mund të ndodhë pa shtim të aktivitetit fizik. Kjo anginë nuk lehtësohet nga të qëndruarit në qetësi ose mjekimi. Angina variant shkaktohet nga një spazëm në një arterie koronare. Spazma shkakton ngushtim të mureve të arterieve. Ky ngushtim i arterieve pakëson ose ndalon rrjedhjen e gjakut për në zemër. Diagnostikostikimi i anginës bazohet në anamnezën personale, familjare egzaminimin fizik dhe rezultatet e testeve të ndryshme kryesisht EKG-së. Kur ilaçet dhe ndryshimi i stilit të jetës nuk e kontrollojnë anginën, atëherë mund të nevojiten procedura të posaçme. Angioplastika dhe byipass-i i arterieve koronare janë dy procedurat më të zakonshme që përdoren për të trajtuar

9. Hemorragjia cerebrale

Në kushtet normale djersa që nxjerrim gjatë motit të nxehtë na mban të freskët kur ajo avullohet nga sipërfaqja e lëkurës. Megjithatë, në ditët jashtëzakonisht të nxehta, ose kur e ushtrojmë trupin më shumë se ç’duhet, ky sistem mund të mos funksionojë dhe temperaturat e trupit mund të rriten në nivele shumë të rrezikshme. Kjo çon në hemorragji cerebrale. Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, marrje mendsh, ngërç të muskujve, por mund të ketë dhe rrezik për jetën. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme kur simptomat shfaqen shumë shpejt, nëse ne nuk u kushtojmë vëmendje shenjave më të hershme, dhe me shumë pak paralajmërim. Njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët i ra pika ose i plasi gjaku në tru. Kryesisht ndodh në moshat mbi 60 vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja. Shenjat kryesore që i sëmuri paraqet janë: nuk flet (nuk mund të shqiptoj dot asnjë fjalë), ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon); Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën); Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën; Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme; Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin; Të vjella. Në këtë situatë nëse i sëmuri ka të vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë. Kur i sëmuri ankon për të vjella, dhimbje koke, të dridhura, ç’rregullime të tensionit dhe të ritmit të zemrës, duhet patjetër të bëjë vizitë mjekësore për ti paraprirë paralizës. Të kontrollohet rregullisht tensioni tek të sëmurët me tension të lartë sidomos tek ata me trashëgimi familjare të sëmundjes dhe të mos abuzohet me mjekimin. Një mjekim i rregullt i tensionit të lartë të gjakut dhe i çrregullimeve të ritmit të zemrës do të parandalonte një situatë të tillë.

10. Diabeti

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit, hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli, i ultë i glukozës). Terapia e ilaçeve mund të parandalojë përparimin e mëtejshëm të diabetit tek miliona njerëz, të cilët kanë një stad të lart të rrezikshmërisë të sëmundjes, shumë studime sugjerojnë mënyrat e duhura për ta. Gati 5 për qind e popullsisë së botës është e sëmurë me diabet, dhe gati 7 për qind janë paradiabetikë. Kjo lloj sëmundje zhvillohet zakonisht në moshë madhore dhe tek pacientët, të cilët kanë nivel të lartë të sheqerit në gjak, sepse qelizat e tyre janë bërë rezistente ndaj insulinës, hormoni që stabilizon ngritjen e sheqerit në gjak. Në Evropë, 8.4 për qind e moshës madhore të popullsisë janë diabetikë dhe 60 milionë janë paradiabetikë. Pas një sërë studimesh dhe testimesh të kryera në pacientë në mbarë botën, rezulton se të sëmurët me diabet kanë më shumë mundësi dhe janë më të ekspozuar se një njeri i shëndetshëm, të preken nga një sëmundje e dytë, e cila përgjithësisht është shumë e kushtueshme për t’u kuruar, ku mund të përmenden sëmundjet e ndryshme të zemrës apo dëmtime të veshkës.

Simptomat

Pacienti ha shumë

Pi shumë ujë

Urinon shpesh

Humbet peshë

Mund të ketë kriza të ketocidozës diabetike

Ja disa këshilla kundër diabetit

Ecni sa më shumë, për shembull duke shkuar më këmbë në shkollë

Hani në mënyrë të shëndetshme e duke pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë sheqer

Qëndroni sa më pak ulur para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave

Bëni aktivitet të rregullt fizik dhe duke fjetur sa më shumë

Hani medoemos mëngjes

11. Të fiktit

Gjendja e të fiktit ose Lipotomia karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijes. Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut, për shkak të zgjerimit të enëve periferike, me pasojë uljen e presionit të gjakut dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit. Gjendja e të fiktit mund të parandalohet nëse me shfaqjen e shenjave të para: marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin dhe tharje të gojës, pacienti qëndron shtrirë, merr lëngje dhe qëndron në vende të freskëta. Lipotimia është ulja e tensionit të gjakut në shifra poshtë 60 mmHg. Shkaqet janë: sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, stresi nervor. Ndërsa shenjat janë: djersë në të gjithë trupin, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, humbje e ngjyrës së lëkurës etj. Në këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin. Në qoftë se i sëmuri fillon ta marri veten mund ti bëni një kafe. Mjekët këshillojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve pa përmbajtje kafeine, alkooli dhe sheqeri; qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar; banja të shpeshta me ujë të vakët; veshje me rroba të lehta me ngjyra të hapura dhe daljen në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Shqetësimet e para të vapës shfaqen menjëherë pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës, kur janë të pambrojtura, duke shkaktuar sipas mjekëve, dhimbje koke shumë të forta, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve, humbje ndjenjash, konvulsione, shqetësime nervore dhe jo rrallë vdekjen.

Këshillat

Evitimi i daljeve në orët e pikut, këtu duhet pasur parasysh 10 paradite deri në 15-16 pasdite

Përdorimi i lëngjeve, i ujit në radhë të parë dhe i lëngjeve që vjen nga frutat e freskëta

Po kështu është më se i nevojshëm edhe përdorimi i perimeve të stinës

Të eliminohet përdorimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer dhe kafeinë

Ndërsa për sa i përket ushqimit duhet të eliminohen yndyrat dhe të konsumohen perimet

Të tregohet kujdes me higjienën nevojitet rritja e saj

Nevojitet shmangia e mjediseve të ndotura

Është e domosdoshme evitimi i ujit të depozitave

12. Goditja nga dielli

Kjo është gjendja më e rëndë që mund të shfaqet dhe përbën një rast urgjent. Kjo ndodh kur aftësitë fiziologjike, të termorregullimit nuk përballojnë rritjen e madhe të temperaturës trupore. Në këto kushte mund të ndodh që organizmi të mos reagojë dhe të çojë deri humbje të vetëdijes dhe probleme më serioze për jetën. Në këto raste kërkohet trajtim në spital, por në pritje i sëmuri duhet të freskohet i sëmuri, të lirohet nga rrobat, të freskohet më ujë të freskët, si dhe të vendosen akull ose rroba të lagura më ujë të ftohët në pulse. Goditja nga dielli shfaqet menjëherë ose pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës kur këto janë të pambrojtura Shenjat janë: dhimbje koke shumë të fortë, skuqja e fytyrës, të vjella, humbja e ndjenjave, të dridhura. Të prekurit duhet të largohen nga qëndrimi në diell, duhen vënë kompresa të ftohta në ballë dhe kyçe dhe nevojitet pushim absolut në vend të freskët.

Shenjat e goditjes nga dielli

Dhimbje koke shumë të forta, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve dhe humbje ndjenjash, konvulsione, eksitim nervor, jo rrallë ndodh vdekja

Trajtimi

Bëhet largimi i menjëhershëm i të goditurit nga dielli dhe vendoset në një vend me hije, të freskët dhe të ajrosur. I vendosen kompresa të ftohta në kokë, fytyrë dhe në qafë, i jepet të pijë lëngje të freskëta

Parandalimi

Të mbrohet koka me kapele si dhe të evitohen qëndrime për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, sidomos në orët e nxehta të ditës

Këshilla për të moshuarit

Të evitohen qëndrimet në ambientin e jashtëm në periudhën më të nxehtë të ditës

Të bëhen shëtitje në ajër të pastër dhe në vende me gjelbërim në periudhën më të freskët të ditës

Të përdoren kapele për të mbrojtur kokën dhe qafën

Të përdoret dietë ushqimore me zarzavate të përpunuar mirë termikisht (të gatuara me vaj misri ose ulliri)

Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripës së tepërt

Të përdoren lëngje (ujë higjenikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta, supa)

Për të moshuarit nuk rekomandohen banjo dielli, por frekuentimi i vendeve malore

Të eliminojnë udhëtimet e gjata

Të përdorin produkte ushqimore të kontrolluara higjenikisht

Të bëjnë kontroll periodik tek mjeku dhe të përdorin mjekimin e rekomanduar

13. Neuroza

Si rezultat i rritjes së problemeve sociale (stresit) është shtuar shpeshtësia edhe e një sëmundjeje që quhet neurozë. Kjo sëmundje nuk njeh moshë dhe quhet si një ankth ose stres nervor. Ajo vjen si rezultat i një mbingarkese nervore ose emocionale. Më të predispozuar për këtë sëmundje janë njerëzit e ndjeshëm ndaj faktorëve sociale (puna, shoqëria dhe familja). Kjo sëmundje ka prirje të bëhet kronike. Në qoftë se një pjesëtar i familjes suaj, kryesisht moshat e reja, paraqet në mënyrë të papritur, të menjëhershme, por edhe në mënyrë graduale këto shenja:

mpirjen e gjymtyrëve(duarve dhe kokës) ose gishtave, të dridhura, shtangim ose ngrirje të fytyrës, duarve, gishtërinjve, trupit, marrje fryme, dhimbje gjoksi, të rrahura të shpeshta të zemrës, prirje për të mos folur e përgjigjur ndaj pyetjeve, ankim, ka raste pa bazë, për dhimbje koke, pagjumësi ose shikim ëndrrash të frikshme ai vuan nga neoruza. Në këto situata mund të matni tensionin arterial, mos krijoni situata dramatike, mundësisht me të sëmurin duhet të qëndrojë vetëm një person dhe familjarët e tjerë të largohen nga dhoma, pasi sa më shumë njerëz të grumbullohen aq më shumë zgjat kriza. Prania e shumë personave nuk e ndihmon të sëmurin përkundrazi e keqëson krizën. Në qoftë se shenjat e mësipërme nuk janë shoqëruese të ndonjë sëmundje tjetër të vërtet si për shembull: epilepsi, diabet etj. atëherë kemi të bëjmë me atë që quhet neurozë (stres nervor), që vjen nga shkaqe të ndryshme sociale. Përpiquni që të minimizoni sa më shumë problemet sociale, faktori kryesor në shërimin e neurozës.

14. Reumatizma

Sëmundjet reumatike fillojnë vonë të mjekohen, por sipas mjekëve kjo sëmundje nuk duhet të neglizhohet për të parandaluar përkeqësimin e saj. Ekspertët kanë njoftuar se personat me sëmundje reumatike zakonisht e fillojnë mjekimin shumë vonë, ndërsa nganjëherë kjo është arsye e mos njohjes së sëmundjes. Personat me ënjtje të dhimbshme të njërës ose disa nyjave, duhet ta vizitojnë reumatologun në afat kohor prej gjashtë javësh nga paraqitja e simptomave. Po i njëjti rekomandim i kushtohet edhe atyre të cilët kanë nyje të shtangura për së paku gjysmë ore pas zgjimit nga gjumi në mëngjes. Sipas rezultateve të disa hulumtimeve të fundit, vetëm 64 për qind e pacientëve të sëmurë nga artriti reumatoid mjekohen në mënyrë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk i përcjellin rekomandimet mjekësore dhe nuk e përdorin terapinë më rregull.

Faqe 21

15. Artriti reumatik

Artriti reumatik shoqërohet me inflamim të kyçeve, në mënyrë të tillë që kur i prek i ndjen të ënjtura dhe të dhembin. Vetë kyçet mund të dhembin pa i prekur dhe mund të kesh vështirësi kur t’i lëvizësh. Megjithatë inflamacioni i kyçeve është simptomë tipike. Ajo ndryshon te njerëz të ndryshëm. Te disa dhimbjet vijnë e ikin, te disa janë të vazhdueshme dhe mund të rriten me avancimin e sëmundjes. Me avancimin e sëmundjes shfaqen disa simptoma të ngjashme me ato të gripit. I sëmuri ndjehet i dobët, nuk ka oreks dhe mund të shoqërohet edhe me ngritjen e temperaturës. Gjatë kësaj periudhe delikate i sëmuri pëson humbje në peshë dhe bëhet anemik. Një në çdo pesë pacientë ka gunga të vogla nën lëkurë tek bërrylat ose në pjesë të tjera të trupit.

Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pesha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende, ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30-vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variçeve është më e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve. Trajtimet ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Sëmundja e variçeve është e trashëgueshme. Madje ajo kalon nga brezi në brez dhe në këtë rast shfaqja e simptomave dhe shenjave të para nis që në adoleshencë, pikërisht në kohën kur trupi i njeriut nis të ndryshojë. Kjo sëmundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialistëve, ata kanë edhe dhimbje më të mëdha se femrat dhe në shumicën e rasteve të operuarit meshkuj mbajnë rekord. Për të parandaluar këtë fenomen është e rëndësishme që fëmijët të dërgohen herë pas herë tek specialistët, në mënyrë që ai të këshillojë edhe veprimet e duhura që duhet të ndiqen. Në rast se venat shfaqen, ato nuk mund të hiqen plotësisht përveçse të trajtohen herë pas here. Mjekët ua rekomandojnë xhelin freskues të gjithë personave që ende nuk kanë probleme me variçet, por që e dinë që në familjen e tyre ka plot raste të tilla.

16. Dhimbjet e kokës

Në ditët e përditshme të jetës dhimbja e kokës është një nga sëmundjet që përballemi më shpesh. Në verë koha e nxehtë, alkooli i tepërt që pihet, gjithë lodhja e palarguar e dimër-verës, pakësim i oksigjenit, ankesa nga grykët, hundët, veshët, tensioni i lartë, dhimbjet e mezit dhe gjymtyrëve shfaqin dhimbje të kokës në këto ditë të nxehta vere. Në të gjithë vendet e botes me recetë dhe pa recetë përdorimi i ilaçeve ndërpret dhimbjet. Si çdo funksion i ilaçeve për sëmundje të tjera dhe aspirina ndikon nq uljen e temperaturës dhe largimit të dhimbjes së kokës. Por aspirina nuk duhet përdorur në çdo dhimbje koke sidomos në këto dhimbje që sjell koha e nxehtë e kësaj stine. Dhimbja e kokës si funksion i vetëm sjell me të bashkë dhe sëmundje të tjera. Në ditët e nxehta shfaqet e tepërta të dhimbjes së kokës rrjedhin si pasojë e migrenës, nxehtësia e kohës, rritja e tensionit. Tensioni i lartë është një sëmundje sistematike dhe ndikon shumë në dhimbjet e kokës. Në orët kur koha është shumë e nxehtë duhet treguar kujdes duke qëndruar në vende të mbyllura (hije). Sidomos për fëmijët dhe të moshuarit është shumë e domosdoshme.

Pirja e ujit të pijshëm rregullisht. Personat që vuajnë nga tensioni dhe migrena duhet ti pinë ilaçet në kohën e caktuar dhe gjithashtu duhet të kalojnë në një kontroll rutinë. Duhet të marrin shpesh mendime nga kirurgët. Personat që vuajnë nga diabeti, që kanë probleme me ushqimin, personat e shëndoshë, femrat shtatzënë, të sëmurët që vuajnë nga zemra, përdoruesit e drogës dhe personat që kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën dritën e diellit (në të nxehtë) janë persona që u shfaqet më

shpesh dhimbja e kokës.

Këshilla

Duhet treguar kujdes për pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë

Në kohë dreke duhet qëndruar në vende të mbyllura (me hije)

Duhet të visheni me rroba të holla të pambukta

Duhet të përdorni kapele dhe ombrellë

17. Sinusiti

Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinusiti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinusitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh. Sinusiti është një infiamacion akut ose kronik i një nga hapësirave(seno)të pranë hundës. Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinusitesh: Sinusit të maxiles; sinusit të frontales; sinusit të etmoidales; sinusit të sfenoidales. Sipas përhapjes sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur infiamacioni kap më shumë hapësira(seni), quhet Polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mukopolisakarid dhe qelizave ematike). Por mund t’i kemi edhe të llojit me formim ose jo të “puss” (material me linfocite të vdekura).

Këshilla

Evitoni diellin në pikun e vapës

Mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë

Përdorni sa më shumë ushqime me fibra për të evituar sinuzitin

Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe

Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit

Për t’u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta

18. Migrena

Migrena është dhembje koke periodike në lidhje të ngushtë me ndryshimin e shtypjes së ajrit. Migrena identifikohet sipas dhembjeve pulsive pas syve apo në ballë, të shoqëruar me mundime, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërave, e ndonjëherë edhe dështimi i fushës së të parit. Për të zbutur dhembjen, do t’ju ndihmojnë analgjetikët nga grupi i ergotaminave apo antireumatikëve josteroidë, ndërkaq tretmani i akupunkturës do të zbusë dhe ulë intensitetin e dhimbjes së kokës. Migrena shpesh është e lidhur edhe me ushqimin, p.sh. konsumimi i alkoolit, çokollatës dhe të disa llojeve të djathërave të yndyrshëm. Prandaj, shmanguni alkoolit dhe prodhimeve të tilla ushqimore, aq më parë kur shkaktohen ndryshime të motit dhe të shtypjes së ajrit.

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me nause, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave. Sëmundja fillon me simptomë prodromale, gjysmë deri një orë para dhimbjes së kokës, me eufori, depresion, lodhje, puls të shpejtuar, anoreksi. Pastaj vijon dhimbja e fortë e kokës në të shumtën e rasteve vetëm nga njëra anë, por jo gjithnjë. Gjatë aktiviteteve trupore keqësohen simptomat. Shpesh shoqërohet dhimbja e kokës me nause, vjellje, fotofobi dhe fonofobi. Faktorët të cilët ndikojnë dhe shkaktojnë dhimbje koke janë: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, çokollata, çaji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat. Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak, që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë, por një numër shkaqesh jaaë identifikuar, të cilat ndryshojnë nga personi në person. Në më të shumtën e rasteve ndodh një kombinimin faktorësh që çojnë në krizë, ku mund të përfshihen faktorë ushqyes si çokollata, fruti i portokallit, limoni, brumërat, djathërat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.

19. Helmimet ushqimore

Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidrim deri në toksikacione të shkallës së rëndë, shpesh serioze dhe për jetën e pacientit. Sëmundjet diarreike akute shkaktohen nga agjentë patogjenë, si baktere, viruse ose protozoarë dhe mund të zhvillohen si shqetësime të lehta të zorrëve e deri në sëmundje të rrufeshme, që vënë në rrezik jetën. Dekadat e fundit është arritur veçimi i agjentëve etiologjikë specifikë dhe numri i tyre vjen duke u shtuar. Disa nga shkaktarët e sëmundjeve diarreike dhe helmimeve ushqimore janë disa mikrobe dhe viruse. (Të tilla janë escherichia coli enterotoksigjene, clostridium perfingensm staphylococus aureusm. Viruset coxsackie, viruset echo dhe rotaviruset, etj). Shkaktarët ndodhen në ajër, ujë dhe ushqime të kontaminuara, kafshë shtëpiake dhe të egra bartëse të këtyre mikrobeve, njerëz të sëmurë, ose bartës të tyre. Insektet mund të jetë transportues pasivë, sidomos për viruset. Periudha më e favorshme për përhapjen e tyre është stina e verës dhe sidomos periudha korrik-tetor.

Këto lloj infeksionesh gati gjithmonë merren nga goja, zakonisht nga gëlltitja e ushqimit ose pijeve të helmuara. Çdo prodhim ushqimor është një burim potencial për infektimin e njeriut. Trajtimi është i lidhur ngushtë me stadin e sëmundjes dhe llojin e mikrobit. Zëvendësimi i lëngjeve dhe kripërave minerale është kushti i parë. Në format e lehta dhe kur nuk ka të vjella, marrja bëhet nga goja. Në format më të rënda, me temperaturë, të vjella të shumta, diarre dhe dhimbje barku, mjekimi bëhet intravenoz me perfuzione (serume) që mund të arrijnë disa litra në 24 orë, elektrolit, kortikoid dhe antibiotikë. Duhet theksuar që jo çdo helmim kërkon përdorim antibiotikësh. Antibiotikët e përdorur pa kriter mund të zgjasin dekursin e sëmundjes. Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. E vetmja mënyrë për të parandaluar helmimet ushqimore është zbatimi i rregullave higjienike dhe teknologjike në përgatitjen e ushqimit. Mbrojtësja më e rëndësishme është higjiena vetjake. Duhet të tregohet mjaft kujdes në restorante, fast-foode dhe në konsumimin apo përgatitjen e prodhimeve të detit.

20. Faringitet

Lëngjet e ftohta, kondicionerët, mikrobet e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë janë këta disa nga shkaktarët e shfaqjes së problemeve me faringitet gjatë stinës së verës. Mjekët tërheqin vëmendjen që me shfaqjen e shqetësimeve të para të drejtoheni te specialisti, sepse mostrajtimi në kohë mund të shfaqë ndërlikime serioze. Po. Rënia e rezistencës së imunitetit, korrentet e ajrit, konsumimi i pijeve të ftohta, apo qëndrimi nën kondicioner apo ventilator, ndikojnë në acarimin e faringiteve, por dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Faktorë për acarimin e faringiteve janë dhe mikrobet dhe viruset e ndryshme, që temperaturat e larta u krijojnë terren të përshtatshëm, për t’u shumuar dhe shndërruar në patogjen për organizmin. Natyrisht ulja e rezistencës së mukozave te personat e predispozuar bën që të shfaqen të tilla probleme. Natyrisht janë ato grupmosha që kanë sistem imunitar të dobët, për këtë arsye fëmijët janë kontingjent më i rriskuar dhe më i prekur nga faringitet. (fëmijët e moshave 2-6-10 vjeç). Ka raste që janë forma akute, por dhe raste riakutizimi të formave kronike, që kur krijohen kushte të përshtatshme rishfaqin simptomat. Shenja kryesore është dhimbja e fytit, ndryshime të timbrit të zërit (ngjirje të zërit), këputje trupore. Fëmijët e vegjël mund të mos pranojnë ushqimin, për shkak të dhimbjes së fytit. Në disa raste, si në ato me natyrë virale apo mikrobiale mund të shfaqet temperatura që është zakonisht jo shumë e lartë (subfebrile 37.5-38 gradë). Parandalimi është kompleks. Ai përfshin kujdes në ruajtjen e një ambienti me lagështi dhe temperaturë të përshtatshme. Po ashtu duhet treguar vëmendje në mënyrën e veshjes, duhet kujdes në qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar. Por ashtu rekomandohet një ushqim i pasur me vitamina dhe kripëra minerale, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.

Këshilla

kujdes në ruajtjen e lagështirës së ajrit në ambientin ku jetoni

ajrosje e ambientit ku qëndroni

pini sa më shumë lëngje dhe konsumoni ushqime të pasura me vitamina

tregoni kujdes në mënyrën e veshjes

shmangni korrentet e ajrit

qëndroni larg kondicionerëve apo ventilatorëve

konsultohuni me mjekun specialist për çdo shqetësim

21. Ftohja e stomakut

Stina e verës me temperaturat e larta që e shoqërojnë dhe higjiena jo e mirë, shton rrezikon për shfaqjen e gastro-enteriteve virale sezonal. Mjekët tërheqin vëmendjen që çdo rast të trajtohet me kujdes, sepse mund të jenë ngjitëse dhe të krijojnë formën e një epidemie. Gastro-enteriti është inflamacioni i aparatit tretës që përfshin: stomakun, zorrët e holla dhe ato të trasha. Prandaj shpesh kjo konsiderohet si “ftohje stomaku”. Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo periudhë të vitit, por gjatë sezonit të temperaturave të larta merr formën e një epidemie. Arsyeja e numrit të lartë të rasteve shpjegohet me faktin që temperaturat e larta krijojnë terren të përshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve që shndërrohen në patogjene për aparatin tretës. Po ashtu mungesa e kushteve higjieno-dietetike krijon terren për shfaqjen e gastro-enteriteve me natyrë joinflamatore. Shkaqet e gastro-enteritit mund të jenë të ndryshme. Kryesisht ato kanë shkaqe virale, bakteriale (E.coli, slamonela, shigella, etj.), parazitare (lambia) dhe ushqimore. Gastro-enteriti viral i sezonit është ngjitës. Viruset që e shkaktojnë atë përhapen nëpërmjet kontaktit me persona të infektuar. Njerëzit mund të infektohen nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve ose ujit të kontaminuar. tani që është periudha e plazhit, shpesh nuk respektohen kushtet higjieno-dietetike dhe ushqimi shndërrohet në këtë mënyrë burim i gastro-enteriteve.

Nuk ka grupmosha më të riskuara, çdokush mund të infektohet, por disa viruse prekin një grup specifik moshe. Megjithatë fëmijët, të moshuarit dhe personat që kanë një sistem imunitar të dobët sigurisht janë “viktimat” e para të gastro-enteriteve. Hapi i parë në trajtimin e gastro-enteritive virale është parandalimi i humbjeve serioze të lëngjeve (dehidrimi).

Simptomat

diarre e ujshme

të vjella

dhimbje koke

ethe

krampe abddominale (dhimbje stomaku)

këputje trupi

temperaturë

mungesë oreksi

dhimbje gjymtyrësh dhe muskujsh

22. Koliti

Gjatë stinës së verës mund të ndodh rishfaqja e problemeve me kolitin spastik. Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është ndër patologjitë më të shpeshta që haset rëndom në punën e përditshme të mjekëve gastroenterologë. Kjo sëmundje përfaqëson një çrregullim të mirëfilltë të motorikës normale të zorrës, si pasojë e gjendjeve emocionale, dietës (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), hormoneve të tubit tretës, toksinave të mikrobeve të ndryshme. Stresi emocional, sipas specialistëve, është një ndër faktorët kryesorë që shkakton tek personat që vuajnë nga koliti në fazën akute të sëmundjes kontraksione të zorrës, 10 herë më të fuqishme se në personat e shëndoshë. Përdorimi pa kriter i kondicionerit, temperaturat e larta dhe mbi të gjitha ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes ndikojnë në shfaqjen e problemeve të kolitit spastik. Mjekët rekomandojnë që personat që vuajnë nga këto probleme të ndjekin një stil jete të shëndetshme, të shmangin abuzimet me ushqimet dhe korrentet e ajrit për të shmangur rishfaqjen e shenjave të kolitit spastik. Sipas mjekëve, shpeshherë gjatë kësaj stine janë të shpeshta rastet e acarimit të simptomave. Arsyeja qëndron te klima, mënyra e ushqyerjes dhe gjendja psikologjike, të cilat mendohet të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e kësaj patologjie. Kështu korrentet e ajrit, abuzimi me ventilatorët dhe kondicionerët bëhen shkaktar i kolikave abdominale. Po ashtu, negativish ndikojnë edhe ushqimet dhe pijet e ftohta, që krijojnë spazma në aparatin tretës me pasojë probleme për kolitin spastik. Nga ana tjetër, i nxehti tenton të ulë dhe ngadalësojë lëvizjen intestinale që ndikon në shfaqjen e problemeve me kolitin që karakterizohet me kapsllëk të alternuar me diarre. Po ashtu një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e problemeve është abuzimi me menynë. Gjatë stinës së nxehtë konsumohen ushqime të skuqura, me erëza, ushqime të nxehta, fast-foode dhe të pasura me kalori. Të gjitha këto ushqime ndikojnë në gjithë aparatin tretës, duke sjellë probleme dhe për kolitin. Përveç kësaj, disa fruta dhe perime, që janë tipike për stinën ndikojnë në acarimin e kolitit spastik, të tilla si: mollët, kumbullat, domatja, etj.

Simptomat e sëmundjes

Dhimbje barku

Kapsllëk ose diarre

Fryrje e barkut

Gurgullima të zorrëve

Rëndimi në stomak

Ndjenjën e rremë të defekimit

Të përziera apo të vjella

Ushqimet që nuk duhen konsumuar

Ushqimet e skuqura

Alkooli

Qumështi

Çokollata

Lëngu i domates

Kafeja

Lëngjet e gazuara

Lakrat

Mollët

Kumbullat

Bizelet

Fasulet

Duhani

23. Sëmundjet e zorrëve

Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rëndësi më të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij. Vera llogaritet si stinë në të cilën numri i sëmundjeve ngjitëse të zorrëve rritet. Nga ky grup i sëmundjeve më të shpeshta janë: enterokoliti akut (zemra), helmimi me ushqim, dizenteria, hepatiti virusal A, salmonelozat, etj. Sipas numrit të të infektuarve, sëmundjet e zorrëve zënë vendin e parë në rangimin e sëmundjeve infektive. Arsyet për shfaqjen e këtyre sëmundjeve mund të jenë të ndryshme, por në të shumtën e rasteve janë agensët infektivë si bakteret, viruset dhe parazitët. Megjithatë shkaqet e infektimit mund të jenë edhe kimike, nutritive, metabolike dhe psikogjene.

Këto sëmundje shfaqen gjatë gjithë vitit, por dukshëm më shpesh hasen në muajt e verës. Sëmundjet ngjitëse të zorrëve veçanërisht janë të shpeshta tek foshnjat dhe tek fëmijët e moshës parashkollore, duke përbërë mbi 60 për qind të sëmundjeve ngjitëse të zorrëve në përgjithësi. Sëmundje më e shpeshtë ngjitëse e zorrëve është enterokoliti akut, zemra që dominon ndaj sëmundjeve të tjera me gjithsej 70 për qind të rasteve. Sëmundjet ngjitëse të zorrëve përcillen nëpërmjet ujit, ushqimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Uji ka rol të rëndësishëm në shfaqjen dhe përcjelljen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve.

Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rëndësi më të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij. Mënyra e tretë e përcjelljes së sëmundjes ngjitëse të zorrëve është nëpërmjet kontaktit. Kjo mënyrë është shumë e shpeshtë dhe e pranishme dhe mund të shkaktohet nëpërmjet kontaktit direkt dhe indirekt.

24. Salmonela

Ditët e nxehta, paralajmërojnë shtimin e rasteve me sëmundjen e salmonelës. Shkaktarë është një mikrob që shumohet në temperatura të larta. Me termin salmonelozë përfshihen të gjitha infeksionet që shkaktohen nga bakteret e gjinisë së salmonelave, të cilat paraqesin forma klinike të ndryshme duke filluar me baktereminë, siç ndodh me ethen tifoide, paratifon dhe infeksione me lokalizime jashtë zorrës, si: në kocka, zemër deri në rastet kur infeksioni është i lokalizuar vetëm në tubin tretës, duke shkaktuar enterokolit. Këto janë sëmundje infektive, që shkaktohen nga bakteri i salmonelës. Salmonelat janë baktere gramë negative. Shumica e tyre ngordhin në temperaturën 55 gradë celsius për një orë, ndërsa në 60 gradë për 15-20 min. Por në disa raste ato mund t’u rezistojnë temperaturave të larta, sidomos kur janë në mjedise që përmbajnë proteina si: mishi, veza etj. Shumica e salmonelave ngordhin në pH acid. Salmonelat mbijetojnë në akull për një periudhë të gjatë kohe. Rreziku ekziston gjatë gjithë vitit, por në fakt probabiliteti për shfaqjen e kësaj sëmundjeje është gjatë stinës së verës, për shkak të faktit që ky bakter në temperatura të larta gjen terren të shumohet dhe përhapet më shpesh gjatë ditëve të nxehta, favorizuar kjo dhe nga mungesa e kushteve higjieno-sanitare. Veç këtij fakti, mungesa e higjienës në gatimin e ushqimeve, apo akulloreve, pijeve të ftohta, bën që kjo sëmundje të jetë mjaft e shpeshtë gjatë stinës së verës. Fakti që salmonela është një mikrob që mund të gjendet kudo, e bën të pamundur mbrojtjen komplet prej saj. Gjithsesi rekomandohet shmangia e kontaktit me persona të sëmurë, respektimi i një higjiene të mirë personale dhe larjes së shpeshtë të duarve.

Shenjat

Diarre e ujshme

Të vjella ose të përziera

Dhimbje koke

Dhimbje stomaku

Këputje trupi

Temperaturë

Mungesë oreksi

Dhimbje gjymtyrësh dhe muskujsh

25. Diarretë infektive

Diarretë infektive mund të hasen në çdo moshë. Rëndësia e tyre lidhet me rrezikun e dehidratimit që mund të ndodhë sidomos te fëmijët dhe të moshuarit. Ato mund të shfaqen në formë sporadike apo endemike. Diarretë infektive janë të lidhura pothuajse vetëm me çrregullimin e sekretimit dhe të thithjes. Ato më shpesh janë akute dhe më rrallë subakute dhe kronike. Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, heqja e shpeshtë e barkut. Para një shekulli diarreja ka qenë sëmundja më e përhapur kryesisht tek të rriturit, kjo për shkak të keq ushqyerit dhe mënyrës së jetesës. Diarreja është sëmundje infektive që duhet kuruar medoemos. Diarreja shkaktohet nga bakteret, viruset dhe parazitët. Larja rregullisht e duarve parandalon diarrenë. Afro 2 milionë fëmijë në botë vdesin çdo vit nga diarreja. Varfëria, kushtet e këqija higjienike dhe uji i ndotur i përdorur për të pirë shikohen si shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Por një studim i ri i kryer në Pakistan tregon se larja rregullisht e duarve pakëson rastet e vdekjes, madje edhe në situata të rënda. Në familjet ku larja e duarve kryhej rregullisht, rastet e diarresë u pakësuan 50 për qind. Studimi tregon se simptomat shfaqen si pasojë e pirjes së ujit të ndotur, apo keq ushqimit. Me gjithë këto kushte të vështira, në vetvete burim sëmundjesh, gjatë studimit u vu re se vetëm si rrjedhim i larjes rregullisht të duarve, rastet e diarresë u pakësuan dukshëm.

Simptomat

Jashtëqitje të shpeshta për gjatë gjithë ditës

Zverdhje të lëkurës në të gjithë trupin

Ethe dhe në disa raste edhe temperaturë

Jashtëqitja në të gjitha rastet është në trajtën e ujit.

26. Hepatiti A

Stina e nxehtë shton riskun për shfaqjen e hepatitit A. Kjo për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare që janë më të theksuara gjatë stinës së verës. Mënyra më e shpeshtë e transmetimit është nëpërmjet ujit të pijshëm, prandaj sëmundja merr lehtë përmasat e epidemisë. Hepatiti A është një infeksion viral sistemik që prek kryesisht mëlçinë, duke shkaktuar dëmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Grimca virale e ruan aftësinë infektuese në temperatura mbi 60 gradë për një kohë të gjatë në gjak, si dhe është mjaft rezistentë ndaj klorinimit. Në fakt ky lloj hepatiti mund të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit, por gjatë verës shtohet incidenca për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare etj., që janë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. I vetmi burim infeksioni është njeriu i sëmurë, i cili eliminon virusin në mjedisin e jashtëm me materialet fekale. Rruga kryesore e transmetimit është ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e këqija higjieno-sanitare. Përhapja kryhet kryesisht nëpërmjet ujit të infektuar nga fekalet, por edhe nga përdorimi i perimeve, zarzavateve që nuk i nënshtrohen përpunimit termik ose që nuk pastrohen mirë si dhe nga akulloret ose ushqimet e përgatitura me ujë të pazier ose me ujë të ndotur. Sëmundja ka një periudhë inkubacioni 15-50 ditë, e cila është dhe periudha preikterike. Në kushtet e vendit tonë, është e domosdoshme zierja e ujit të pijshëm dhe përdorimi sa më pak i ushqimeve që shiten në rrugë ose në kushte higjieno-sanitare jo të rregullta. Po ashtu është e domosdoshme të tregohet kujdes në konsumimin e akulloreve gjatë stinës së verës, që mund të prodhohen apo ruhen në kushte jo të përshtatshme higjienike.

Shenjat

Dobësi dhe këputje trupore

Të përziera dhe të vjella

Dhimbje barku në zonën e mëlçisë

Temperaturë

Diarre;

Feçe në ngjyrë të bardhë

Urinë e errët

Zverdhje e lëkurës

Dhimbje kyçesh etj

27. Hepatitit kronik

Hepatititi kronik është një pezmatim i mëlçisë. Në rastet e hepatitit kronik, pezmatimi i mëlçisë vazhdon për gjashtë muaj. Këto inflamime mund të jenë të lehta, por në disa raste ato mund ta shkatërrojnë mëlçinë. Ato mund të bëhen shkak edhe për cirrozën në mëlçi. Viruset që shkaktojnë hepatit kronik japin edhe format e shfaqjes së tij, si Hepatit B dhe C, Hepatit D, Hepatit A. Hepatiti C është infeksion viral i mëlçisë i padallueshëm klinikisht nga hepatiti B, por shkaktohet nga një virus i vetëm RNA. Lënda ngjitëse gjendet në gjakun e pacientit të infektuar. Ajo përhapet kur gjaku i infektuar futet në kanalet e gjakut të një njeriu tjetër. Hepatiti A është sëmundje e lehtë, që kalon në më të shumtën e rasteve në mënyrë inaparente. Shërohet pa asnjë lloj problemi. Shumë rrallë mund të shkaktojë komplikacione tek foshnjat dhe fëmijët. Hepatiti B është një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë. Ai shkaktohet nga nja mikroorganizëm i quajtur virus i hepatitit B, që transmetohet nëpërmjet gjakut dhe raporteve seksuale. Në fakt virusi është prezent në gjak dhe në të tjera lëngje biologjike, në mënyrë të veçantë në spermë dhe në sekrecionet vaginale të personave të sëmurë ose mbartës kronikë. Këta persona edhe në mungesë të sëmundjes, përmbajnë agjentin infektiv dhe mund t’ua transmetojnë personave të tjerë.

Simptomat

Dhembje barku

Ethe

Lodhje ose molisje

Humbje oreksi

Ndjenjën e vjelljes

Zverdhjen dhe urinën e errët

28. Myku në lëkurë

Stina e nxehtë shton problemet e sëmundjeve mykotike të lëkurës. Për mjekët, “faji” është i klimës së nxehtë dhe të lagësht, që përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Njihet fakti që klima e nxehtë dhe e lagësht përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë në shfaqjen e formave të caktuara të mykut të lëkurës. Në përgjithësi sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes. Preken të dy sekset, por më tepër seksi mashkull sesa femër. Kjo shpjegohet me faktin se këto të fundit janë më pak të ekspozuara ndaj ambienteve që favorizojnë këto infeksione, si p.sh., aktivitetet sportive, higjiena jo e përsosur, mënyra e veshjes etj. Për sa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës takohen më tepër tek të rriturit e më pak te fëmijët. Faktorët predispozues për shfaqjen e sëmundjes mund t’i klasifikojmë në të jashtëm dhe në të brendshëm. Ndër faktorë të jashtëm mund të përmendim: përdorimi i rrobave të përbashkëta, si këpucë, pantofla, kapele, rroba sintetike të ngushta, këpucë plastike, të cilat krijojnë mikroklimë të disfavorshme dhe e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj infeksionit. Ndër faktorë të brendshëm, më kryesori është mosha, pasi vihet re se prevalenca e këtyre sëmundjeve rritet me rritjen e moshës. Faktorë të tjerë të brendshëm janë dhe disa sëmundje: diabeti, mbipesha, pacientët që trajtohen me kortizonikë imunosupresore (për sëmundje të tjera).

Mjekimi

Mjekimi medikamentoz duhet të realizohet vetëm nga mjeku specialist dermatolog që në shfaqjen e shqetësimeve të para, në mënyrë që të parandalohen shfaqja dhe mbivendosja e infeksioneve dytësore

Në format e lehta mund të përdorim vetëm mjekimet lokale, ndërsa në format e avancuara është i këshillueshëm mjekimi sistematik për dy javë i shoqëruar me mjekime lokale

Është i këshillueshëm që mjekimi lokal të vazhdojë 1-2 muaj për të parandaluar përsëritjen

Gjithashtu rekomandohet që dhe pas trajtimit, për larje të përdoren shampo dhe detergjent që përmbajnë antimykotikë

29. Ekzema

Ekzema është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruajtje të madhe. Më të prekur prej saj janë fëmijët. Në lëkurën e pigmentuar, pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mundë të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4 mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet me rritjen e moshës. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht këtë ekzemë e lidhin me sëmundjet alergjike (atopike) të astmës dhe alergjisë “hay fever”. Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet së pari në faqe të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose bile edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës. Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup, dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve.

Simptomat

Kruajtje në lëkurë

Lëkurë e skuqur

Flluska të vogla në lëkurë

Njolla të mbuluara me shtresa lëkurë

Lëkura është e thatë

30. Infeksionet e duarve dhe këmbëve

Infeksionet e ndryshme dhe papastërtitë hyjnë në organizmin tonë nëpërmjet duarve jo të lara. Për këtë arsye për disa sëmundje thuhet se janë sëmundje të duarve. Duart duhet që të lahen sa më shpesh, sidomos para përgatitjes së ushqimit, para marrjes së ushqimit si dhe kur kujdesemi për fëmijët. Kujdes duhet treguar jo vetëm për duart, por edhe për gishtat, thonjtë, këmbët, rrobat. Jo vetëm mbajtja pastër, por edhe trajtimi i vazhduar të siguron një jetë të shëndetshme. Në mënyrë të veçantë trajtohen këmbët, sepse gjymtyrët e poshtme janë në punë gjatë gjithë ditës, dhe nëse nuk arrihet të ekuilibrohen mirë forcat, rrezikohet akumulimi i tensionit në këta muskuj. Masazhi rehabilitues lejon të lehtësohet pas plagëve apo operacioneve kirurgjike. Për shërimin dhe rikthimin në normalitet është e nevojshme kura e një fizioterapeutisti. Duart dhe këmbët ndjehen dhe realisht janë më të ftohta se pjesët e tjera të trupit, sepse vërshimi i gjakut është ai qe i jep nxehtësi trupit, dhe nëse është me pakicë në këto vende, atëherë temperatura do jetë më e ulët se normale. Disa njerëz vetvetiu djersitin shumë tek duart dhe këmbët sepse gjëndrat e djersës aty i kanë hiperaktive. Kur arteriet janë të ngushtuara në duar e këmbë, duart dhe këmbët, vihet në veprim sistemin simpatik dhe fillon djersitja.

Këshilla për trajtimin e këmbëve dhe duarve

Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë

Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë dhe zbutës

Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë

Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve

Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersitin këmbët

ALMIRI I VOGËL RRITET NË ZEMRËN E ÇDO NJERIU HUMAN

Nga Xhelal Zejneli


https://www.youtube.com/watch?v=D8l2vSWVT4A

https://www.youtube.com/watch?v=djswFH7bCdo

https://www.youtube.com/watch?v=ezIGYe8e-tA

“Fshesa” e Zaevit pastron Tevdovskin dhe Hazbi Likën, në vend të këtij të fundit Sadulla Duraku

Kryeministri Zoran Zaev sot nga Vallandova ka konfirmuar ndryshimet në rikonstruimin e Qeverisë, ai ka konfirmuar personalisht se do të ushtrojë funksionin e Ministrit të Financave duke theksuar se Ministri i deritanishëm Tevdkovski do të vazhdojë të punojë si këshilltarë i tij në po të njëjtën ministri.

Siç theksoi Zaev ai këtë veprim e ka marrë pasi që ky vit pritet të jetë vit i rëndësishëm ekonomik për vendin.

Nga radhët e partive shqiptare Hazbi Lika do të zëvendësohet nga Sadulla Duraku pas shkrirjes së Ministrisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në atë Për sistem Politik.

Ndërsa Ministri në dorëheqje i Alternativës, Asaf Ademi do të zëvendësohet nga Hisni Ismaili.

Derisa nga radhët e RDK-së, do të shkarkohet Suhej Fazliu i Pushtetit Lokal, por sipas gjasave kjo parti do të drejtojë një Ministri pa portofol./Alsat

https://www.youtube.com/watch?v=djswFH7bCdo&feature=youtu.be

Lagjja më e pasur në Amerikë është e mbyllur, lejohen të hyjnë vetëm banorët

Quhet Fisher Island, dhe është një ishull pranë brigjeve të Majemit, ku mund të shkosh vetëm me traget ose me motoskafë taksi.

Banorët janë nga 50 vende të ndryshme të botës, dhe profesionet e tyre variojnë që nga sportistë të famshëm apo supermodele, e deri te avokatë dhe drejtues kompanish gjigante.

Të ardhurat mesatare të çdo familjeje në këtë ishull kanë qenë 2.5 milionë dollarë në vit.

Në vend të dytë është Atherton, në Silicon Valley të San Françiskos, zonë e njohur për kompanitë e mëdha teknologjike. Të ardhurat mesatare këtu janë 1.5 milionë dollarë për familje.

Në vend të tretë është Palm Beach, Florida, 33480, zona ku presidenti Trump ka klubin privat. Të ardhurat mestare për familje, 1.25 milion dollarë në vit.

Në vend të katërt është Palo Alto, 94301, ku të ardhurat për familje janë mesatarisht 1.1 milionë dollarë në vit.

Në vend të pestë, Harrison, New York, 10577, 976,000 dollarë në vit. Në vend të gjashtë Gladwyne, Pensilvani, 957,000 dollarë në vit. Në vend të shtatë Los Angeles, 90067, Kaliforni, 905,000 dollarë në vit.

Në vend të tetë Kenilworth, 60043, në vend të nëntë Illinois, 861,000 dollarë në vit, Weston, 02493, Massachusetts, 860,000 dollarë në vit. Në vend të dhjetë, San Françisko, Kalifornia, 94111, 776,000 dollarë në vit./Tch/

Era Istrefi publikon këngën me reperin rus (VIDEO)

Sezoni i verës, njihet si periudha e sjelljes së këngëve të reja prej artistëve. Era Istrefi ka publikuar projektin më të ri muzikor para fansave dhe publikut të gjerë.

Bukuroshja kësaj radhe ka zgjedhur të bashkëpunojë me një reper të njohur rus, “Sayonara boy”. Kjo është hera e parë që ka ndodhur një bashkëpunim i tillë. “Algie”, titullohet kënga e dyshes por që nuk kanë vendosur ta shoqërojnë me ndonjë video projektin e ri. Theksojmë se biondina jonë është duke punuar në këngë të tjera që pritet t’i sjell gjatë muajve në vijim para tirfozëve të saj. Istrefi ka paralajmëruar se gjatë verës do të mbajë disa koncerte të ndryshme në diasporë dhe troje shqiptare./KultPlus

AKSIDENT I RËNDË NË ZVICËR, HUMB JETËN NJË SHQIPTAR NGA KOSOVA (VIDEO+FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, pasi një shtetas i Kosovës, 46 vjeçar, me banim në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Rasti ka ndodhur në rrugën Tigelbergstrasse, në një fshat Berneck.
Sipas medieve zvicerane, shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por sipas pistës së parë vetura ka qenë me shpejtësi më të madhe, pasi ka depërtuar përtej rrethojave, duke u rrokullisur disa herë në atë pjesë.

Ambulanca, kishte arritur me kohë, por mjeku i emergjencës, ka konstatuar se i aksidentuari ka gjetur vde*kjen menjëherë.

Ndërkaq hetimet e detajuar do të vazhdojnë tutje, pasi terreni nuk është i përshtatshëm dhe sipas autoriteteve policore kjo do të marrë kohë deri në ekzaminimin përfundimtar të rastit. /Telegrafi/

DETAJE TË REJA/Ky është i riu nga Gostivari që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Qarkoren e Shkupit (VIDEO+FOTO)

Aksidenti i djeshëm në qarkoren e Shkupit mes tre makinave, ka marrë dy jetë. Mbrëmë ka ndërruar jetë polici shqiptar që ka qenë në detyrë Safet Bajrami nga Buteli i Shkupit ndërsa jetën e ka humbur edhe bashkëudhëtari i makinës së tipit BMW me targa të Gostivarit, të cilën policia e kishte ndaluar për shkak të shpejtësisë së madhe.

Prok*uroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshime se ka bërë veprën pen*ale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

I dyshuari sipas prok*urorisë, në autostradën Shkup- Tetovë- Qarkorja e Qytetit të Shkupit ka drejtuar makinën MAN me targa të Shkupit.

“Në momentin që ka arritur tek mbikalimi Vizbeg, nuk ka lëvizur në korsin e mesme të komunikacionit dhe nuk e ka përshtatur kushteve të rrugës dhe dendësisë së komunikacionit. Nga këto arsye nuk ka mundur në kohë të ndaloj kamionin dhe ka goditur në pjesën majtë makinën BMW 535 me targa të Gostivarit, i cili është ndaluar në pjesën e djathtë të komunikacionit për shkak kontrollit nga ana e ekipit policor. Makina BMW ka marr flakë, me ç’rast bashkudhëtari që ka qenë në makinë ka marr lëndime dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Makina e policisë poashtu është lëvizur para dhe ka goditur këmbësorët shoferin e makinës BMW i cili ka qenë jashtë makinës dhe dy zyrtar policor. Që të tre kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën Urgjente ‘Nëna Terezë’ në Shkup. Njëri prej policëve më pas ka humbur edhe jetën nga goditjet e mara në aksident”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, përcjell SHENJA.

Prokuroria njofton se për të dyshuarin ka kërkuar parabu*rgim që është pranuar nga gjykata. Të dyshuarit i është caktuar paraburgim prej tetë ditëve.

https://www.youtube.com/watch?v=CRwMXprBBi4

Aksidenti i djeshëm në qarkoren e Shkupit mes tre makinave, ka marrë dy jetë. Mbrëmë ka ndërruar jetë polici shqiptar që ka qenë në detyrë Safet Bajrami nga Buteli i Shkupit ndërsa jetën e ka humbur edhe bashkëudhëtari i makinës së tipit BMW me targa të Gostivarit, të cilën policia e kishte ndaluar për shkak të shpejtësisë së madhe.

Një video amatore është dëshmia e vetme për atë se si dukej skena e përplasjes së tre makinave që mori dy jetë.

Nga Qendra Emergjente Kirurgjikale njoftuan se polici Safet Bajrami ka ndërruar jetë vetëm 45 minuta pasi që ishte shtrirë në spital.

Albert Lleshi, Qendra Emergjente Kirurgjikale

“Polici ka ndërruar jetë pas 45 minutave.Në orën 19:45 është konstatuar vde*kja. I lënduari më rëndë i cili është në repartin për mjekim intensiv, ka lëndime në kurriz, pjesën e djathtë të gjoksit dhe gjurin e djathtë, por është në gjendje stabile”

Shoferi kamionit është në gjendje stabile. Jashtë rrezikut për jetë është edhe polici tjetër që patrullonte me kolegun e ndjerë Safet Bajrami. Edhe shoferi i BMW-së është në gjendje stabile.

 

I riu nga Gostivari që humbi jetën në këtë aksident

Gjithçka ndodhi kur patrulla e policisë ku ishte edhe i ndjeri Safet Bajrami, ndali makinën BMW tek qarkorja e Shkupit për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën vozitej në autostradën nga Tetova për në Shkup. Policia kishte filluar bisedën me shoferin e BMW-së kur papritmas kishte ardhur kamioni për transportim të mallrave me targa Kumanove,  dhe me një forcë të madhe e kishte goditur makinën ku gjendeshin dy persona. Goditja e fortë e kishte përplasur BMW-në për makinën tjetër të policisë dhe ndërkohë BMW-ja ishte vënë në flakë. Supozohet se polici ka ndërruar jetë shkak u goditjeve nga makina.

Polici i ndjerë Safet Bajrami

Polici i  ndjerë Safet Bajrami ishte 37 vjeçar. Punonte në MPB afro 15 vite, dhe tani kishte marrë vendimin e punës. Ishte baba i tre fëmijëve. Fëmija më i vogël është vetëm dy vjeçar. Ndërsa fëmijët e tjerë i ka nga 9 dhe 13 vjeçar. Bajrami u varros sot në varrezat e Butelit./GazetaExpress/

“Përgjimet”, Osmani: Në mungesë të programeve, partitë e vogla merren me shpifje

Zëvendës kryeministri Bujar Osmani do të ngrejë padi-penale kundër Aleancës për Shqiptarët për shpifje dhe rrënim integriteti. Këtë e bëri të ditur vet Osmani i cili tha se afati prej 24 orëve për të kërkuar falje ka kaluar. Ai tha se këto raste krijohen nga partitë në mungesë të projekteve dhe programeve për t’i konkurruar, raporton Tv21.

“Arrita të pyes për rastin e djeshëm dua fillimisht të them se konteksti në të cilin zhvillohet biseda absolutisht është e interpretuar gabimisht , por edhe emri im fare nuk është i përmendur aty. Bëhet fjalë për një person tjetër. Kjo është e qëllimshme nga partitë e vogla të cilat në mungesë të idesë, në mungesë të projekteve dhe programeve për të na konkurruar, mendojnë se me shpifje mund të rrënojnë kredibilitetin tonë, por ajo çfarë është më e keqe që tentojnë të rrënojnë kredibilitetin e procesit evropian, në një fazë kritike”, tha Osmani. /21 Media

ASH: Pushteti të heq dorë nga aktivistët e Aleancës

“Pushteti të heqë dorë nga aktivistët e Aleancës, ta kthen kokën nga kri*minelët e vërtetë që i ka nëpër institucione!

Pushteti i i ri që quhej Reformator dhe që kishte qëllim reformimin e institucioneve që ishin kapur nga ish regjimi VMRO-BDI po vazhdon me stilin e vjetër ku ka për qëllim bur*gosjen, njollosjen, dëb*imin e të rinjëve shqiptar.

Pas rastit të ditës së djeshme ku u arr*estuan katër të rinjë nga Gostivari për shkak se kishin shkruar grafite kundër BDI, sot pushteti LDM BDI ka ngritur padi pen*ale kundër aktivistit të ASH-së nga Kumanova Lulzim Aliti për shkak të shpërndarjes së inçizimeve apo të njohura si bom*ba ku dëgjohen bisedat e lidershipit të BDI-sē për shumë afera të ndryshme me pasoja dhe dëme të mëdha për vendin e konkretisht për vendbanimet shqiptare.

E përkujtojmë kryeministrin Zaev dhe ministrin e punëve të mbrenshme Oliver Spaaovski se para 3 viteve të shpërndash një “bom*bë” të tillë ishte akt patriotik dhe heroik pasi se do të zbuloheshin fytyrat e vërteta të politkanëve të VMRO-së.

Ndërsa sot kur duhet të zbulohen fytyrat e vërteta të politikanëve të BDI-së ky akt na qenka vepër pen*ale dhe duhet të sank*sionohet.

Kjo është drejtësia selektive që ky shtet me emrin e ri RMV dhe ky pushtet i ri me mentalitet të vjetër vepron me standarde të dyfishta.

Pyesim publikisht kryeministrin Zaev se pse vallë i kursen politukanët e BDI-së? Që t`i shantazhojë më lehtë dhe të qeverisë ne lehtë me programin e LSDM dhe me përojekte e saja tërësisht të orientuara ka zhvillimi i pjesëve maqedonase duke lënë jashta popullatën dhe vendbanimet shqiptare.

Njëkohësisht i bëjme apel pushtetit LSDM BDI të qëndroj sa më largë aktivistëve të ASH-së dhe të rinjëve shqiptar sepse do të përballen me popullin dhe përgjegjsinë do ta mbajë vet pushteti që provokon dhe shantazhon të rinjtë shqiptarë”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Xhaferi: Rezistencë dhe padëgjueshmëri qytetare për t’i pastruar plehrat përgjithmonë

Aktivisti i njohur nga Tetova, Arianit Xhaferi ka komentuar thirrjet për protesta para selisë së BDI-së ditën e hënë në ora 12:00. Ai fton opozitën shqiptare të organizojē rezistencë dhe padëgjueshmëri qytetare që, siç thotë, të shkundet sistemi njëherë e mirë e të pastrohet nga plehrat që e kanë zaptuar e ja zënë frymën tash sa vite.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të Arianit Xhaferi.

Paralajmërohen protesta para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël të hënën (24 Qershor 2019) në ora 12:00.
Pas gjitha pisllëqeve që kemi dëgjuar e që shohim të na ndodhin çdo ditë, punësime të porositura, caktime gjykatësish, prokurorësh e noterësh, vendime skandaloze për të fshehur e shpëtuar vr*asësit, përfshirë dhe vr*asësin e Almirit, pas kër*cënimeve ndaj fjalës së lirë të mediave, pas gjitha ofendimeve që na janë bërë nga një dorë kri*minelësh që kanë mbi 15 vite në qeveri, pas shkatërrimit të ekonomisë, arsimit, infrastrukturës, pas shkatërrimit të Malit Sharr dhe lumenjve nga ndërtimi i dhjetëra hidrocentraleve që mbushin xhepat e të afërmve të partisë dhe zbrazin xhepat e qytetarëve, pas gjithë atyre autobusëve që çdo ditë mbushen për të dërguar të rinjtë tanë në Gjermani e gjithandej, pas gjitha vjedhjeve që bëhen nga ana e funksionerëve dhe kryetarëve të komunave që s’raportojnë ku harxhojnë paratë, pas dështimit për të marrë datën për çeljen e negociatave, pas gjithçkaje që shkon keq e mbrapsht – koha është që të organizohet REZISTENCË QYTETARE. Protestat nuk mjaftojnë, sepse ato do derdhin revoltin në një ditë. Këtu duhet REZISTENCË dhe PADËGJUESHMËRI QYTETARE, që të shkundet sistemi njëherë e mirë e të pastrohet nga plehrat që e kanë zaptuar e ja zënë frymën tash sa vite.

Këto janë momente kur opozita dhe gjithë klasa intelektuale duhet të organizojnë dhe të thërrasin qytetarët në REZISTENCË QYTETARE. Bini mendjes sa s’është tepër vonë!

https://youtu.be/z4p0J3Q_pg8

 

 

Përse disa njerëz përjetojnë Déjà Vu-në, dhe të tjerët jo?

Shumë prej nesh e njohin mirë ndjesinë. Ti po bën gjërat e ditës, po sheh punën tënde… asgjë jashtë të zakonshmes.

Krejt papritur, një ndjesi familjariteti të pushton të tërin, dhe je krejt i vetëdijshëm që po ndodh. Kam qenë më parë këtu. Por… në fakt nuk ke qenë. Mund të përpiqesh të shkosh prapa në kohë e të mendosh se kur e ke përjetuar këtë moment më parë. POr sapo kjo ndjesi të pushton, ajo menjëherë zhduket.

A ke parashikuar të ardhmen. A po shihje diçka që i përket një jete tjetër? Cfarë “dreqin” është déjà vu-ja?

Nuk është për t’u habitur që déjà vu-ja si fenomen është shumë pak i kuptuar prej shkencës. Megjithatë, ekzistojnë disa teori.
Déjà vu-ja mund të jetë rezultat i një lloj “ngatërrese” në mënyrën se si ne po e ndjejmë dhe njëkohësisht perceptojmë botën përreth nesh. Ndoshta nuhasim di Déjà vuka të njohur, për shembull, dhe mendja jonë “transportohet” në çast tek momenti i parë kur e kemi ndjerë atë aromë.

Déjà vu-ja mund të jetë edhe një keqfunksionim mes qarqeve afatgjatë dhe afatshkurtër në tru. Informacioni që truri ynë merr në lidhje me mjedisin rrethues mund të bëjë një “rrugë të shkurtër”, drejt e në kujtesën afatgjatë, duke anashkaluar mekanizmat tipikë të transferimit të informacioneve të depozituar. Kur ne kemi një moment Déjà vu-je, ndjejmë sikur po përjetojmë diçka nga e kaluara jonë e largët.

Një rajon i trurit që quhet korteksi rinal, i angazhuar në pikasjen e gjërave të njohura, mund të aktivizohet në mënyrë të pashpjegueshme, pa aktivizuar qarqet e kujtesës. Kjo gjë mund të shpjegojë përse episodet e déjà vu-së duken kaq jospecifikë, atëherë kur përpiqemi që të gjejmë se kur e kemi përjetuar më parë atë moment të veçantë. Në fakt, disa pacientë me epilepsi e përjetojnë déjà vu-në në momentet kur i kapin krizat. Për këta individë, stimulimi eksperimental i korteksit rinal – dhe një pjese të madhe të vetë hipokampusit – shkakton déjà vu-në.

Déjà vu-ja vlerësohet se u ndodh 60-70% të njerëzve dhe më e zakonshme është mse atyre nga 15 deri në 25 vjeç. A është e saktë ndonjë prej këtyre teorive? Mund të mos e marrim vesh kurrë. Në fund të fundit, një episod i déjà vu-së është krejtësisht i papritur dhe për shumicën prej nesh, tejet i rrallë. Studimet empirikë mbi këtë temë janë pothuajse të pamundur. /Bota.al

Tetovari i kthen dorë policisë, përfundon pas hekurave

Më datë 20 qershor 2019, rreth orës 21 e 15 minuta, pjestarët e policisë nga Stacioni policor Tetovë kanë privuar nga liria 58-vjeçarin T.Z. nga fshati Leshkë dhe i njëjti është mbajtur në stacion për procedur të mëtutjeshme për shkak rreth orës 20
e 40 minuta, në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” është sjellë në mënyrë të pahijshme dhe agr*esive dhe i ka poshtëruar pjestarët e policisë.

Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, do të pasojnë edhe padi adekuate.

https://www.youtube.com/watch?v=yQpy-ggd6IY

https://www.youtube.com/watch?v=CRwMXprBBi4

https://www.youtube.com/watch?v=z4p0J3Q_pg8

https://www.youtube.com/watch?v=wvqrOLmrw4E

Maqedoni e Veriut, moti gjatë ditës së nesërme pritet të jetë me shi dhe me …

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga dita e nesërme dhe në ditët në vazhdim moti pritet të jetë jostabil me reshje të shiut dhe me vetë*tima.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperaturat ditore do të jenë nga 25 deri 35 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë celsius, njofton Telegrafi Maqedoni.

Moti gjatë ditëve në vijim pritet të jetë jostabil ndërsa gjatë ditës së nesërme dhe kah mesi i javës pritet të ketë erë të përforcuar. Reshje më të rënda të shiut pritet të ketë nga dita e hënë.

Gjatë periudhës së ardhshme temperaturat do të ulen ndërsa në fund të javës moti pritet të jetë më stabil dhe me më ngrohtë./Telegrafi/