Ballina Shëndeti 100 bimët, perimet dhe frutat që kurojnë të gjitha sëmundjet

100 bimët, perimet dhe frutat që kurojnë të gjitha sëmundjet

Nga ato të zemrës, diabetit, reumatizma etj.

Në rastet kur ju dhemb koka apo keni dhimbje të kyçeve mund të mendoni shumë zgjidhje alternative në vend të marrjes së aspirinës. Foxnews thekson se duhet të pyesni doktorin tuaj para se të provoni diçka të re. Shoqata Botërore e Shëndetësisë pohon se më shumë se 65 për qind e popullsisë në botë përdor ilaçet natyrale ose popullore. Në suplementin e shëndetit të së shtunës, gazeta “Tirana Observer” boton të gjitha 100 bimët dhe perimet që kurojnë të gjitha sëmundjet

1- Çaji i murrizit mban zemrën e shëndetshme

Murrizi, është shumë i njohur në vendin tonë. Ajo që duhet theksuar, lidhet ngushtë me faktin se, murrizi nuk është vetëm një shkurre, që shërben si ushqim për kafshët, por edhe një bimë e pasur me substanca, të cilat ndihmojnë në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Kryesisht ndihmon të gjithë ata që kanë probleme me zemrën, pasi forcon muskujt e këtij organi dhe i siguron ritëm normal. Kjo bimë është e pasur me lëndë vepruese. Çaji ndihmon edhe kur të sëmurët ndiejnë dhimbje të zemrës.

2- Lulebleta qetëson dhimbjet e migrenës

Bar bleta është një bimë mjaft e njohur në mjekësinë popullore. Prej kohësh çaji i përftuar nga kjo bimë ka ndihmuar në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve. Një rol të rëndësishëm lulebleta luan në qetësimin e dhimbjeve të migrenës. Çaji rekomandohet kryesisht kur ajo karakterizohet nga dhimbje të forta të kokës dhe sidomos në gjysmën e saj. Në këtë rast këshillohet të pihet menjëherë një gotë çaj barblete. Ky çaj ndihmon edhe në parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të shfaqura në mëlçi.

3- Rigoni lufton gurët në tëmth

Bima aromatike shpesh është me nuancë të kuqe të dobët. Gjethet i ka të holla dhe në formë vezake. Kërcelli i rigonit ka gjithmonë ngjyrë të gjelbër. Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Rigoni është një luftuesit kryesorë të gurëve në tëmth, pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi i rigonit gjatë konsumimit të ushqimeve të ndryshme.

4- Hithra kundër rënies së flokëve

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe te të sëmurët me anemi. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut.

5- Limoni normalizon tensionin e lartë

Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Sëmundja e hipertensionit, është pasojë e çrregullimeve të funksioneve të aparateve nervore qendrore, që marrin pjesë në rregullimin e presionit të gjakut. Por ajo mund të shfaqet edhe me rritjen e moshës si dhe prej sëmundjeve të veshkave. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura.

6- Sinapi lehtëson dhimbjet reumatike

Bima e sinapit para 300 vjetësh përdorej nga kinezët si erëz për t’i dhënë shije ushqimeve. Më pas, një mjek grek zbuloi se sinapi mund të përdorej për lehtësimin e dhimbjeve të reumatizmës. Në sajë të esencave, që lirohen nga farat e sinapit, duke i shtypur dhe mbajtur në ujë me temperaturë 25 deri 35 gradë, lëngu ka veti të irritojë dhe të skuqë lëkurën. Për efektin që jep në lëkurë, sinapi në formë banjash përdoret për të aktivizuar qarkullimin e gjakut. Në këtë mënyrë pakëson ose mund t’i largojë plotësisht dhimbjet reumatizmale.

7- Vaji eterik largon mykun në lëkurë

Kundër mykut të formuar në lëkurë mjekësia popullore këshillon përdorimin e dy deri në tri pika nga masa e përgatitur me vaj eterik dhe ujë. Kjo përzierje hidhet në një shishe me spruco dhe lyhet pjesa e lëkurës, ku është shfaqur myku. Për të parë rezultatet duhet të kalojnë plot 10 ditë. Gjatë kësaj kohe vaji eterik do ta mbysë mykun e formuar dhe do kemi një lëkurë të shëndetshme. Specialistë të kësaj teorie theksojnë se vaji eterik është elementi bazë për luftimin e mykut, madje edhe medikamentet duhet të kenë në përbërjen e tyre patjetër nga ky lloj vaji.

8- Manaferrat përmirësojnë shikimin

Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.

9- Temperatura e lartë ulet me çaj sherebele

Bima e sherebelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për kurimin e disa sëmundjes, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy gota prej këtij çaji. Bari i etheve është një nga bimët, që njihet në mjekësinë popullore si një ndër bimët më të rëndësishme, që bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan.

10- Bima e valerinës lufton pagjumësinë

Bima e valerianës, e njohur për aromën e saj karakteristike jo fort të këndshme, ka edhe efekte shumë të mira në qetësimin e sistemit nervor dhe rezultatin e shpejtë, që jep për të luftuar pagjumësinë. Rrënjët, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve, janë të pasura me esencë, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shumë acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Janë pikërisht këto përbërës, që i japin bimës aftësinë e qetësuesit. Nëse ndiheni nervoz dhe keni stres këshillohet të pini çajin e valerianës dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme, por çaji mund të pihet edhe në të gjitha format e shfaqjes së nervozizmit.

11- Sythet e plepit ndalojnë djersitjen e tepërt

Midis bimëve të shumta të padëmshme për organizmin, që përdoren për të ndalur djersën e padëshirueshme, këshillohen edhe sythet e plepit. Sythet janë të pasura me glukozidinë, salcinë e populinë, taninë, substanca flavonike, esencë. Në sajë të këtyre përbërësve, çaji i përgatitur me sythet e plepit eliminon djersën e padëshiruar. Gjithashtu çaji me sythet e plepit, me mjaft sukses përdoret edhe në mjekimin e rrugëve të urinës, pasi për shkak të elementeve përbërës pengon zhvillimin e mikroorganizmave, duke mos lejuar shfaqjen e infeksioneve.

12- Bima e koprës përmirëson shëndetin

Bima e koprës, përveç shijes mjaft të mirë që jep në gatime, ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e shëndetit. Në mjekësinë popullore bima e koprës njihet qindra vjet më parë. Çaji i përftuar ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrim të organizmit nga helmet përmes urinimit. Çaji i koprës ndihmon edhe ata që vuajnë nga anemia, apo siç i thonë ndryshe, pagjakësia.

13- Lëngu i mollës përmirëson tretjen

Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t’u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

14- Mjalti lufton ulcerën e stomakut

Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera, në më të shumtën e rasteve, është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Mjalti ka në përbërje të tij elementë, të cilët kanë efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastron ato, dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme.

15- Hudhra dhe qepa parandalojnë kancerin e prostatës

Hudhrat dhe qepët nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga tumori i prostatës. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Edhe djathi vegjetarian bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit të prostatës.

16- Tëmblagjaku shmang kancerin e lëkurës

Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës. Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë është përdorur me mjaft sukses për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumoreve, për shkak të elementeve që ajo përmban.

17- Masazhet me vaj e akull për nervin shiatik

Rreth 90 për qind e rasteve të të sëmurëve, që vuajnë nga dhembjet e nervit shiatik mund të lehtësohen me anë të masazheve dhe mënyrave të tjera popullore. Vetëm 10 për qind e tyre kërkojnë ndërhyrje të domosdoshme kirurgjikale. Këto janë raste kur i sëmuri vuan që prej 6 muajve nga këto dhimbje ose mund ta ketë lënë pas dore mjekimin. Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë, për 15 ditë.

18- Sherebela lufton tuberkulozin

Çaji i sherebelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherebelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherebelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin.

19- Aloe vera për kurimin e leucemisë

Lëngu i bimës Aloe Vera është mjaft i mirë për të gjithë ata që janë të sëmurë nga leucemia. Aloe Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak. Për përgatitjen e kurës nevojiten 900 gramë lëng nga kjo bimë dhe 100 gramë mjaltë. Masa e përftuar duhet të pihet 3 herë në ditë nga 100 gramë për çdo vakt. Mjekimi me këtë kurë duhet të zgjasë 2 deri në 3 muaj. Kura vazhdon për 2 muaj me radhë deri në përmirësim të dukshëm të shëndetit.

20-Dafina lehtëson dhimbjet nga pankreasi

Dafina është një ndër bimët e shumta, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga pankreasi. Bimëve mjekësore u përdoren gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara. Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar. Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës. Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë. Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.

21-Peshku mbron nga sëmundja e Alzheimerit

Vazhdimisht është vënë re se njerëzit që përfshijnë në dietën e tyre shumë peshk, janë më të mbrojtur nga sëmundja e Alzheimerit, ose më pak në rrezik për t’u prekur nga kjo sëmundje. Ekspertët e shpjegojnë këtë me praninë e acideve yndyrore të llojit Omega 3 tek ushqimet e detit. Gjatë një studimi mbi vlerat e këtyre acideve, shkencëtarët morën në shqyrtim 200 pacientë me sindromën Alzheimer dhe për efekt studimi i ndanë ata në dy grupe. Pas 6 muajsh, shkencëtarët panë se disa pacientë që morën Omega 3, ndjeheshin më mirë dhe sëmundja e tyre kishte përparuar më ngadalë sesa tek pacientët e tjerë, që kishin marrë vetëm tableta të ëmbla.

22-Molla nuk lejon formimin e gurëve në veshka

Fruti i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve. Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Çaji i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.

23- Bajamet qetësohen më çaj lule pjeshke

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Çaji me lulet e pjeshkës ndihmon në shërimin e bajameve. Për përgatitjen e mjekimit të inflamacionit të bajameve, nevojiten 15 deri 30 gramë lule pjeshke, që më pas duhen zier në 500 ml ujë. Kjo masë pihet në formë çaji ose përdoret si gargarë. Çaji i pjeshkës është kura popullore më efikase në shërimin e inflamacionit të bajameve.

24-Çaji i kinfushës i dobishëm për mëlçinë

Bari i kinfushës në bujqësi konsiderohet si një prej barërave të këqija dhe vështirëson punën e fermerit. Për shkak të elementëve kurativë që ajo përmban, jep një ndihmesë të madhe në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luajnë lulet e bimës në lehtësimin e sëmundjes së sheqerit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës. Kjo sjell ngritje të sasisë së sheqerit në gjak dhe nxjerrjen e tij me anë të urinës.

25- Bima e lirit shëron plagët nga djegiet

Bima e lirit është ndër më të njohurat që ka dhënë rezultate në mjekimin e plagëve, edhe kur ato shoqërohen me qelb dhe kore. Për këtë qëllim përdoren farat e bimës, të cilat janë të pasura me mucilagjene, pektinë, vaj, enzima. Për përgatitjen e brumit me farat e lirit këshillohet që më parë të njomen me ujë të ngrohtë dhe të valohen derisa përzierja të kthehet në brumë. Masa e përftuar mbështillet në një fasho dhe vendoset mbi plagë. Ky mjekim ndihmon në qetësimin e dhimbjeve, por edhe në lëngëzimin e daljen e qelbit. Një mënyrë tjetër është edhe larja e pjesës së infektuar disa herë në ditë me lëngun e përftuar nga gjethet e bimës.

26- Dieta juaj mund të kurojë aneminë

Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, si: mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta etj. Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitamine C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Disa ushqime bazë luftojnë sëmundjen e anemisë dhe ndihmojnë të gjithë pacientët kronikë të kësaj sëmundje ta ndjejnë sa më pak atë. Gjithçka përgatitet dhe konsumohet në kushtet e shtëpisë, pa shpenzime të mëdha financiare.

27- Hurma ndihmon për problemet e gjakut

Hurma duket të jetë edhe një nga frutat bazë, që ndihmon në eliminimin e sëmundjes. Për kurimin e anemisë në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë. Edhe në vendin tonë, mjekët popullorë i kanë kthyer të gjitha kërkimet për sëmundjen e anemisë tek hurmat.

28- Lëngu i karotës lufton aneminë

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

29- Rrepa e kuqe ushqim bazë për anemikët

Nisur edhe nga vetë ngjyra kuptohet që rrepa e kuqe është ushqimi bazë për anemikët. Këtyre të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nga ana tjetër këta pacientë kronikë, të çfarëdo grupmoshe që të jenë, duhet të marrin çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë. Injektimi i vitaminave, lëngjeve dhe sasive të gjakut nëpërmjet frutave dhe perimeve, eshtë rruga më e mirë për rritjen e nivelit të gjakut në organizëm dhe mbi të gjitha normalizimin e sistemit organik.

30- Çaji i hithrës kurë për sëmundjet e gjakut

Një kurë e efektshme për të sëmundjen e gjakut është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë gjethe hithre, 10 gramë uthull dhe 10 gramë gjethe delli. Të gjitha këto vendosen në 1 litër ujë të ftohtë, ku qëndrojnë 12 orë. Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën e kafesë. Kjo duhet të përsëritet disa herë në muaj dhe ndihmon në qarkullimin normal të gjakut si dhe rritjen e sasisë së tij në organizëm.

31- Luleshtrydhja pastron gjakun

Është bimë shumëvjeçare me shije të hidhur në të ëmbël. Në fitoterapi përdoren gjethet, rrënja dhe lulet. Gjethet e reja të kësaj bime janë mjaft të pasura me vitaminë C, me kripën natyrore, e cila bën pastrimin e gjakut. Në shumë vende përdoret si sallatë, sidomos për ata që vuajnë nga anemia. Luleshtrydhja përmban glikozidet e hidhura, insulinën, taninet, vitaminën B, C dhe provitaminën A, shumë minerale, ka përqindje të lartë të kripërave të kaliumit, sidomos në gjethe, karotenoide, proteinë, pektinën, holinën etj.

32- Fiku ndihmon kundër anemisë dhe të ftohurit

Është një frut, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi. Një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve kafeje në ditë nga masa e përftuar nga shalqiri, karafili, mastiku dhe sheqeri.

33- Farat e zeza rrisin imunitetin e trupit

Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Por farat e zeza u bëjnë mirë edhe anemike. Kjo pasi fara përmban përafërsisht 38 për qind karbohidrate, 35 për qind vajra të ndryshëm, 21 për qind albumin dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shumë se njëqind substanca të ndryshme.

Bimët mjekësore që përdoren për mjekim

34- Aloa Vera lufton infeksionet

Për këtë bimë janë gjetur shkrime të ndryshme edhe nëpër papiruse, për të cilën thuhet se është bimë shumë e dobishme dhe nga ajo janë prodhuar tableta të vogla kundër infeksioneve të ndryshme.

35- Kopra e dobishme për të sapolindurit

Foshnjave të posalindura iu jepet në formë çaji, për pengimin e dhembjeve dhe shtangimeve të cilat e përcjellin foshnjën në muajt e parë të lindjes. Me sukses përdoret edhe kundër kollit.

36- Trumëza ndihmon organet e tretjes

Është ekaspektorans i mirë dhe spazmolitik i lehtë. Ka edhe veprim bakteriologjik. Përdoret si bar për shërimin e organeve të tretjes, si edhe ndodhet si përbërës i shumë çajrave tjera.

37- Kamomili multifunksional për shëndetin

Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.

38- Mendra qetëson muskujt gjatë tretjes

Përdoret si spazmolitik (kundër ngërçeve dhe shtangimeve në lukth e organe tjera), pastaj për qetësimin e shtangieve të muskujve sidomos në organet e tretjes etj.

39- Lëngu i Kulfimës ndihmon qarkullimin e gjakut

Bima e kufilmës ose lulevathit është një prej bimëve më të njohura, që ndihmojnë në qarkullimin sa më të mirë të gjakut, dhe ndihmon në funksionimin e mirë të zemrës. Në rrahjet e shpejta të saj çaji ka dhënë rezultate shumë të mira. Mjekët këshillojnë pirjen e dy gotave çaji në ditë.

40- Çokollata e zezë e dobishme për zemrën

Kura popullore ka treguar se çokollata e zezë është diçka e mirë për zemrën. Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për çokollatën tregon se çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga ç’mendohet dhe disa mund të hanë çokollatë për arsye mjekësore. Po të hash çokollatë të zezë për çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë.

41- Kafeja një terapi e mirë për zemrën

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë edhe për një sëre sëmundjesh, përfshi atë të zemrës. Por, nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe të sëmurët me ulcer në stromak. Dhe kafeina në kafe mund të zvogëlojë rrezikun e krizave të azmës, dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për të gjithë. Nëse pi më shumë se ç’duhet mund të të bëjë nervoz, të të shkaktojë shpejtim të rrahjeve të zemrës dhe dridhje të duarve.

42- Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Substancat intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

43-Fiku i dobishëm për aparatin tretës

Të gjithë të dhënat e mjekësisë arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohën e sezonit të tij. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe tek problematikët e stomakut.

44- Molla pastron veshkat

Janë të padiskutueshme efektet pozitive të këtij fruti. Madje që në lashtësi është vënë re, domosdoshmëria e organizmit për mollët e kuqe dhe jeshile. Ky frut pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Dhe përdorimi i mollës jeshile bën të mundur edhe rënien nga pasha, për të gjithë fanatikët e pamjes estetike.

45- Banania forcon muskujt

Bën mirë për organin bazë të njeriut, zemrën, forcon muskujt dhe e çlodh trupin. Është e këshillueshme përdorimi i këtij fruti kryesisht në mëngjes, si dhe përdorimi i tij shoqëruar me qumësht. Nga ana tjetër në estetikë, banania përdoret për të relaksuar fytyrën, për t’i dhënë asaj ndriçim dhe elisticitet.

46- Kajsia ndihmon në prodhimin e gjakut

Nëpërmjet konsumimit të kajsisë, trupi i njeriut përfton prodhimin e gjakut. Zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Mbi të gjitha është e këshillueshme kryesisht për femrat, pasi mjekët e bimëve deklarojnë se përdorimi i kajsisë bën të mundur parandalimin e kancerit.

47- Vishnja i pasur me vitamina e minerale

Është një frut i ëmbël në shije, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e mjekësisë ky frut është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

48- Qitro ndihmon në tretjen e ushqimi

Është një frut me origjinë greke, në pamje të parë ngjan me portokallin, por ka një shije më të athët se agrumi tjetër i ngjashëm. Ky lloj fruti, i cili e ka kohën e vet në vjeshtë, ndihmon veçanërisht në tretjen e ushqimit. Gjithashtu pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, si dhe shëron ftohjen dhe bën të mundur stabilizimin e kolesterolin.

49- Portokalli parandalon ftohjen

Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë I mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.

50- Mandarina lufton infeksionet e ndryshme

Duket të jetë një ndër agrumet më të preferuar të Grekëve të Lashtë, pasi vetë fruti është tepër i ëmbël dhe ka shumë lëng në përbërjen e tij. Madje shekuj më parë ekzistonte një teori, sipas së cilës mandarina ndihmon në luftimin e infeksionit. Teori e cila mbështetet edhe në ditët e sotme, madje më të vjetrit e shtrydhin këtë frut dhe e vendosin në vendin që ka marrë infeksion.

51- Rrushi eliminon gurët në veshka

I bardhë apo i kuq kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës. Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

52- Pjepri largon pagjumësinë

Për të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga pagjumësia por që nuk kanë gjetur ende zgjidhje me medikamentet, apo rekomandimet e mjekëve specialist, kurat japin siguri maksimale. Sipas tyre konsumimi i pjeprit largon pagjumësinë, si dhe bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Për këtë arsye pjepri rekomandohet të konsumohet në temperaturën normale, pa e future në frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

53- Qershia ul kolesterolin në trup

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga Mjekësia Popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershisë dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

54- Dardha largon problemet në zemër

Është një ndër frutat që u rekomandohet të gjithë njerëzve që kanë probleme me zemrën. Pasi dardha me të gjitha përbërjet e veta bën të mundur forcimin e damarëve të zemrës si vendos ekuilibër mes presionit të ulët të gjakut. Pikërisht për këtë arsye, mjekët popullorë këshillojnë që dardhat të konsumohen çdo ditë nga njerëzit që kanë probleme me rrahjet e shpeshta të zemrës, si dhe ata që përjetojnë emocionet të forta.

55- Speci eviton rënien e flokëve

Kjo perime duket të jetë një “fabrikë” mrekullish. Pasi konsumimi i shpeshtë i specit, rekomandohet një i pagatuar çdo ditë, bën shumë mirë për forcimin e flokëve dhe eviton rënien e tyre. Nga ana tjetër nëpërmjet specat mund të zgjidhin edhe problemet e atyre që i kanë thonjtë e dobët dhe nuk u rriten. Speci është një kurues total i lëkurës.

56- Brokoli ul rrezikun e kancerit të stomakut

Preferohet të konsumohet i zier, dhe pa asnjë yndyrë. Brokoli, një ndër bimët jeshile më të përdorura në kuzhinën mesdhetare, veç të tjerash është edhe “medikamenti” bazë për pakësimin e rrezikut të kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Nisur nga kjo, rekomandohet konsumimi i brokolit kryesisht nga gratë që kanë rrezikshmëri të lartë ndaj kancereve të ndryshme.

57- Llahanaja ndihmon në rigjenerimin e lëkurës

Është një nga perimet më të veçanta që kohët e fundit, ka hyrë edhe në tregun tonë. Nëpërmjet kësaj bime, bëhet e mundur edhe pengimi i plakjes dhe rigjenerimi i lëkurës. Një arsye e mirë kjo për konsumimin të përditshëm, kryesisht për të gjithë ato femra që harxhojnë para pa fund në këmbim të rinisë së tyre.

58- Karota stabilizon nivelin e kolesterolit

Janë të njohura thuajse për të gjithë njerëzit veçantitë dhe të mirat e karotës. Përveçse u bën shumë mirë dhëmbëve dhe ndihmon në zbardhjen e tyre, karota i jep energji trupit të njeriut dhe bën të mundur stabilizimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Nuk lihen mënjanë dhe vetitë e betakarotenit, aq shumë i këshillueshëm edhe nga mjekësia moderne, si një element bazë për jetëgjatësinë dhe funksionimin e mirë të gjitha organeve të njeriut.

59- Kastraveci rigjeneron muskujt e lëkurës

Jo më kot, që në epokën primitive, kohë kur ende nuk kishin dalë kremrat dhe produktet e paketuara të cilat ndihmonin në “zhdukjen” e syve të plakur, të enjtur dhe të rrudhur. Edhe në ditët e sotme, përdorimi i kastravecit, duket të ketë të njëjtat veti çudibërëse. Ky produkt bën të mundur rigjenerimin e muskujve të lëkurës, si dhe i jep elasticitet qelizave.

60- Hudhra uljen e tensionit e lartë

Hudhra është pa diskutim me vlera të jashtëzakonshme. Sipas mjekëve përdorimi i saj bën të mundur uljen e tensionit, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit. Për këto dhe shumë të tjera, rekomandohet përdorimi i hudhrës, nga të gjitha grupmoshat.

61- Ananasi ndihmon në forcimin e kockave

Ananasi është fruti që ndihmon në forcimin e kockave, në përmirësimin e gjendjes shëndetësore gjatë gripit, si dhe ndihmon në parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Edhe pse është pak e vështirë ta ndash frutin nga lëkura, rëndësia qëndron të përbërësit që ky frut përmban. Ananasi ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut, sidomos për forcimin e kockave, pasi është një frut shumë i pasur me vitaminë C. Sidomos një ndikim të dobishëm, ky frut ka për të gjithë ata njerëz që kanë probleme me jashtëqitjen.

62- Bananet kundër hemorragjisë cerebrale

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të Bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është frut shumë i pasur me Kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemoragjisë Cerebrale.

63- Dardha ul nivelin e kolesterolit në gjak

Dardhat njihen për efektet e tyre pozitive në forcimin e kockave. Ato ulin sasinë e yndyrnave në gjak,ndihmojnë në tretjen e ushqimit, si dhe luftojnë infeksionet e ndryshme. Në çështjen e shëndetit edhe dardha do të vendosej krahas mollës dhe portokallit. Por fruti jeshil, ka dhe diçka të përbashkët me fasulen, pasi ka një përmbajtje shumë të dobishme për uljen e kolesterolit në gjak. Dardhat përmbajnë një mineral shumë të domosdoshëm për forcimin e kockave, duke ndihmuar kështu, kundër osteoporozës. Ky frut është i dobishëm dhe për trurin.

64- Peshku lufton sëmundjet e zemrës

Vlerat e peshkut janë të padiskutueshme. Ato ulin rrezikshmërinë e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, mjaft vlera ka për ata që pinë duhanin, pasi bën pastrimin e infeksioneve në laring. Një vlerë të madhe ka vaji i Peshkut, i cili është i pasur me omega 3, shumë i nevojshëm për organizmin. Eskimezet janë njerëzit që përdorin peshkun më shumë nga çdo popull në botë dhe sëmundjet e zemrës për ta janë pothuajse të panjohura. Sipas studiuesve Omega 3, që përmban peshku ka ndikimin më pozitiv në organizmin e njeriut. Përdorimi i shpeshtë i peshkut është shumë me vlera për njerëzit që kanë vështirësi frymëmarrjeje, për ata që vuajnë nga azma, ose për përdoruesit e rregullt të duhanit.

65- Vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit

Vaji i ullirit është shumë i dobishëm për zemrën dhe ndikon në mirëfunksionimin e saj. Ky vaj ndikon në uljen e sasisë së kolesterolit në gjak, si dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit te femrat. Të gjitha llojet e yndyrnave, si gjalpi,margarina dhe vajrat përmbajnë kalori të shumta, por që nga organizmi i njeriut perceptohen në mënyra të ndryshme. Vaji i ullirit luan një ndikim shumë pozitiv në mbrojtjen nga kanceri i gjirit. Përmbajtja kryesore në vajin e ullirit është Vitamina E, e cila ka vetinë e rigjenerimit.

66- Qumështi i dobishëm edhe për trurin

Qumështi është një ndër komponentët më të rëndësishme në një dietë të shëndetshme. Në të gjenden përbërës të Çilët luajnë rol të rëndësishëm në forcimin e kockave, ulin tensionin e gjakut, si dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak. Qumështi ndihmon edhe në uljen e rrezikut të prekjes nga paraliza të ndryshme. Ai është i dobishëm edhe për trurin. Në një studim të bërë u zbulua se personat që pinin një gjysmë litri qumësht në ditë kishin 50 për qind rezistencë më të fortë kundrejt trombozës. Në uljen e tensionit dhe kolosterolit ndikon përmbajtja e kalciumit të gjendur te qumështi. Këshillohet të paktën një gotë qumësht në ditë.

67- Kosi kuron ulcerën e stomakut

Sipas studiuesve janë pikërisht mikroorganizmat e gjendur te kosi, ato që forcojnë imunitetin e njeriut. Ata mbrojnë nga infeksionet. Kosi është një burim ideal i kalciumit. Një e mirë e madhe e kosit është efekti kundër mykut në trupin e njeriut. Kjo gjë ndodh kryesisht tek femrat. Po ashtu kosi ka efekte kuruese edhe për ulcerën e stomakut dhe këto efekte i kryen njësoj si antibiotikët. Kosi duhet të përdoret i ftohtë. Kosi i freskët përmban 100 milionë baktere për gram, ndaj rekomandohet përdorimi sa më i freskët i tij.

68- Misri mban larg hipertensionin

Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë “Buka e misrit” dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

69- Birra parandalimin sëmundjet koronare

“Paradoksi francez” apo më mirë efektet pozitive të alkoolit të marrë në doza të vogla, që do të ishin shkatërruese në doza të mëdha, është mbështetur së fundmi edhe nga mjekësia, jo vetëm për verën por edhe për pijet e tjera alkoolike si birra. Përveç kësaj, sinteza e studimeve dhjetëvjeçare ka treguar se e pirë në mënyrë të rregullt e të moderuar, birra ndihmon në parandalimin e një sërë sëmundjesh koronare apo kardiovaskulare, në sajë të vitaminave të grupit B, B6, B12; në uljen e nivelit të kolesterolit, në sajë të fibrave të mureve të qelizave të elbit, etj.

70- Mjalti ndihmon kundër diarresë

Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dizinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr.Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu për këta paciente do ishte e rekomandueshme 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metode, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast, lufton bakteret dyfish më shpejt, se sa një tretje sheqeri. Gjithashtu, mjalti ndihmon edhe në rastin e problemeve me jashtëqitjen.

71- Rrepat rindërtojnë arteriet e dëmtuara

Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj. U këshillohet të gjithë amvisave që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. Është e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.

72- Lakra redukton rrezikun e kancerit

Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast-food-e. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

73- Gujava shmang kancerit e prostatës

Gujava është një frut tropikal, pak i njohur në vendin tonë, por që ka filluar të zërë vend në tryezën e shumë vendeve evropiane. Përmban sasi të larta likopeni, një antioksidant i cili lufton kancerin e prostatës. Në fakt 1 gotë lëng nga fruti gujava përmban 688 mg potasium, një sasi që mund të gjendej te një banane. Të urtët kinezë, këshillojnë që të gjithë njerëzit, veçanërisht meshkujt të konsumojnë këtë frut, pasi thuhet që meshkujt nuk dinë t’i zgjedhin ushqimet e tyre dhe të hanë më shumë yndyrna, duke lënë mënjanë ushqimet vitaminoze.

74- Lakra zvicerane mbron retinën e syrit

Bashkë me të gjitha llojet e tjera të bimëve jeshile të shitura në tregun e zarzavateve, në tregun evropian dallohet edhe një lloj tjetër bime jeshile, në formën e gjethes së lakrës. Kjo gjethe përmban lëndë të nevojshme për mirëfunksionimin e shëndetit. Në të gjenden përbërës të ndryshëm ushqimorë, ndër ta edhe betakaroteni. Në lakrën zvicerane gjenden kimikate të cilat mbrojnë retinën e syrit, si dhe përmban pigmente që akumulohen dhe shfaqen në retinën e syrit.

75- Kanella ul nivelin e sheqerit në gjak

Kanella është një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë, e cila njihej për ndihmën që jepte te burrat që kishin probleme me stomakun, vetëm nëse përzihej me sheqer. Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.

76- Purslana e dobishme për sëmundjet e zemrës

Edhe pse për FDA, Agjencinë e Kontrollit të Ushqimeve në botë, kjo bimë përbën një bar të keq, një lloj droge, në shumë vende të tjera përfshirë Meksikën, Kinën dhe Greqinë, kjo bimë barishtore është shumë e njohur dhe e përdorur. Purslana përmban Omega-3, një përbërës i cili është shumë i dobishëm për sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët shprehen se në të përmbahet 10 deri në 20 herë më shumë edhe melatonina, një antioksidant i cili parandalon prodhimin dhe shtimin e qelizave kancerogjene.

78- Shega rregullon sistemin sistolik

Lëngu i shegës është pija më e preferuar për dekada të tëra, në vendet e Mesdheut Lindor dhe tani ka filluar të jetë edhe shumë e kërkuar në Amerikë. Disa shkencëtarë izraelitë kanë zbuluar se burrat që pinë një gotë me lëng shege në ditë, jo vetëm mbrohen nga kanceri i prostatës, por edhe rregullojnë sistemin e tyre sistolik, punën e zemrës dhe presionin e gjakut. Katër gota me një lëng të tillë do të plotësonin 50 për qind të nevojave tuaja ditore për Vitaminën C. Kështu ajo ndihmon jo vetëm në shumë procese trupore, por shton edhe rezervat e vitaminave në organizëm.

79- Farat e frutave parandalojnë diabetin

Farat e disa frutave në mjaft raste janë jo vetëm ngacmuese, por edhe të kujtojnë shijen e frutit nga janë marrë. Edhe pse frutat nuk mund t’i mbijetojnë kohës, me farat e tyre nuk ndodh e njëjta gjë e tillë, sidomos kur ato përpunohen dhe konservohen. Të tilla janë farat e kajsisë, bajamet, frutat e ndryshme të thata, etj. Këto fara dhe fruta të thata përmbajnë antioksidantë të cilat reduktojnë nivelin e insulinës rezistente në gjak e cila mund të jetë faktor rreziku për shfaqjen e diabetit.

80- Kumbulla e thatë rigjeneron indet e dëmtuara

Pse janë të shëndetshme? Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”. Ky radikal i keq shkakton dëmtime strukturale për qelizat dhe dëmtim i tillë mendohet të jetë shkaktari kryesor i kancerit. Si t’i hani? Si një meze. Mbështillni një copë të hollë proshute rreth kumbullës së tharë dhe ngulni një kunj dhëmbësh. Piqeni për disa minuta në furrë derisa kumbulla të jetë e butë dhe proshuta e tharë.

81- Farat e kungullit shmangin vdekjen e hershme

Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez. Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se meshkujt me nivele të larta magneziumi në gjak janë 40 për qind më pak të rrezikuar nga vdekja e hershme se sa ata me nivele të ulëta. Mesatarisht, meshkujt konsumojnë 353 mg nga minerali në ditë, ndërsa sasia e rekomandueshme është 420 mg. Si t’i hani? Të plota, me gjithë lëvozhgë. Lëvorja ju siguron fibër.

82- Trëndafilat për një kujtesë të fortë

Aroma e trëndafilave forcon kujtesën dhe duket të jetë një aleat i mirë kundër sklerozës. Shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njërën pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash. Personat që kishin tithur aromë trëndafili kishin kujtësën më të fortë.

83- Portokalli përdoret për të trajtuar HIV/AIDS

Një kompani farmaceutike australiane tha këtë javë se elementet natyrore të nxjerra nga portokalli mund të përdoren për të trajtuar HIV/AIDS, gripin, SARS-in dhe të ftohurën e zakonshme. Citrofresh International Ltd. tha se ka zbuluar se elementi “Citrofresh bioflavanoid” është efektiv kundër virusit HIV-1, virusit human të gripit A etj. Prodhuesi më i madh në botë i ilaçeve kundër HIV/AIDS ka përfunduar testet në fazën III për produktin e quajtur “trajtimi-naiv”.

84- Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve

Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. Vera e kuqe ka veti mbrojtëse mbi sistemin kardiovaskular. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale.

85- Vitaminën C ndalon rinitin alergjik

Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë. Por jo të gjithë dinë se për të qetësuar simptomat mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Kështu është parë se vitamina C mund të veprojë në qetësimin e procesit të inflamacionit, që rrjedh nga reaksioni alergjik. Ekspertët këmbëngulin se për t’u mbrojtur nga riniti alergjik, mjafton të konsumohet rregullisht rreth 90 miligramë vitaminë C në ditë, që gjendet te frutat e freskëta dhe perimet me gjethe të gjelbra.

86- Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2

Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.

87- Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale

Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut.

88- Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit

Tetraciklina, ilaçi më i vjetër në botë, ndalon përhapjen e kancerit. Sipas mjekëve, provat që janë bërë me këtë ilaç të thjeshtë që ka ekzistuar në shekuj dhe kanë dalë të gjitha pozitive, aq më tepër që ai nuk kushton as shumë para. Të parët që kanë eksperimentuar me këtë medikament kanë qenë plot 60 gra në një institut në Kanada, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lëkurës. Tetraciklina parandalon përhapjen e sëmundjes në vende të tjera dhe bën të mundur mospërhapjen e sëmundjes në kocka apo infektimin e qelizave të shëndetshme.

89- Uji mineral favorizon veshkat

Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë. Është një nga elementët kryesore që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastëritë e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë. Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se mangenzi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve, është shumë i rëndësishme përdorimi i ujërave mineralë, pasi ato i japin trupit 50 për qind të nevoja për magnez.

90- Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat.

91- Vaji i ullirit largon sëmundjet e zemrës

Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit.

92- Fara e zezë parandalon reaksionet alergjike

Studiuesit amerikanë thonë se fara e zezë shëron çdo sëmundje, përveç vdekjes. Sipas tyre, ky ilaç bimor normalizon imunitetin e njeriut. Fara e zezë është një artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anësore apo negative. Kjo bimë mund të mënjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripale. Mjekët rekomandojnë përdorimin e vajit të farës së zezë si masë mbrojtëse kundër sëmundjeve nga të ftohtit dhe gripeve të ndryshme.

93- Vitamina E parandalon sterilitetin

Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”. Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet. Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile.

94- Natriumi rrit presionin e gjakut

Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit.

95- Temperatura e lartë, largohet me çaj dardhe

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit. Prej saj romakët prodhonin një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të thara, ose 60-70 gramë lëvore të njoma. Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen të ziejnë për gjysme ore. Çaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët.

96- Bananet të dobishme kundër infeksioneve

Përveç vitaminave të shumta të ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor. Banania përdoret si ushqim diete kundër çrregullimeve të zorrëve për shkak të përbërjes së saj të butë dhe cilësisë lehtësuese.

97- Vitamina C, ilaçi për personat me diabet

Studimet e reja kanë dëshmuar që vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti. Tanimë është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmtimin e disa llojeve të lëkurës. Po ashtu është konstatuar se pa ndërhyrjen nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtuar të sheqerit në gjak, këto molekula shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe humbjen e shikimit. Shkencëtarët thonë se vitamina C është shumë e dobishme dhe kuruese në këtë drejtim, mirëpo efekti i saj nuk është i menjëhershëm, por afatgjatë.

98- Specat djegës lehtësojnë dhimbjet

Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional. Testet preliminare me anestetikë të tillë kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenjës në ato zona ku është përdorur. Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë tjera jo të dhimbshme.

99- Mjalti zbut kollën natën

Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit.

100- Pica ndihmon kundër plakjes

Pica kundër rrudhave. Është një picë e re e ideuar nga një ekspert i ushqimit dhe biokimist italian, ndërsa është bërë pjesë e një zinxhiri të picerive, por që në të njëjtën kohë ka nxitur edhe polemika te njerëzit, që thonë se është cenuar kuzhina nacionale. Pica prej miellit integral dhe zarzavateve, e emërtuar Primula, ka tri herë më shumë fije dietale sesa pica e zakonshme, si dhe më shumë magnez e hekur. Kjo picë nuk guxon të ketë më pak se tetë lloje të perimeve dhe ato nga perimet të cilat ndihmojnë në luftën kundër plakjes, si domate, hudhër, kërpudha, karota dhe spinaq.

@tn.lajmelokale
@tetovanews