Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga dita e nesërme dhe në ditët në vazhdim moti pritet të jetë jostabil me reshje të shiut dhe me vetë*tima.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperaturat ditore do të jenë nga 25 deri 35 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë temperatura maksimale do të arrijë deri në 34 gradë celsius, njofton Telegrafi Maqedoni.
Moti gjatë ditëve në vijim pritet të jetë jostabil ndërsa gjatë ditës së nesërme dhe kah mesi i javës pritet të ketë erë të përforcuar. Reshje më të rënda të shiut pritet të ketë nga dita e hënë.
Gjatë periudhës së ardhshme temperaturat do të ulen ndërsa në fund të javës moti pritet të jetë më stabil dhe me më ngrohtë./Telegrafi/
Dje në një aksident të ndodhur në qarkoren e Shkupit u aksidentua dhe ndërroi jetë edhe një polic i policisë rugore Safet Bajrami, ndërkohë që familjarë e tij informojnë se përcjellja për në banesën e fundit të të ndjerit do të bëhet sot në namazin e Ikendisë, transmeton Zhurnal.mk
“Falja e xhenazes së policit Safet Bajrami bëhet sot në kohën e Ikendisë në xhaminë e Bedrit në Butel 1 dhe përcillet në var*rezat e Butelit”, kështu thuhet në njoftimin e lëshuar nga familja Bajrami.
Redaktori i televizionit 24 në Shkup, Sead Rizvanoviq ka reaguar pas publikimit të video materialit nga portali “Lider” ku siç thuhet kryetari i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush nga radhët e LSDM-së rrëm*ben dhe rra*h një person, përcjellë INA.
Gazetari boshnjak kërkon reagim të menjëhershëm të kryeministrit Zaev.
“Regjistrim skan*daloz, dhe nëse edhe për këtë nuk ka reagim, atëherë kryeministër Zaev po hyni në ujëra të rrez*ikshëm ku fundi është afër”, ka shkruar Rizvanoviq në facebook.(INA)
Gjirokastra gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e të huajve, jo thjesht atyre që vijnë në qytet si turistë, por ka edhe nga ata që pasi mbërrijnë për herë të parë këtu nuk largohen dot më.
E tillë është Brenna, një vajzë amerikane e cila jeton në Gjirokastër prej 2-3 vitesh. Jo vetëm kaq, por para disa ditësh ajo ka hapur edhe biznesin e saj. Një ëmbëltore në pazar, pranë xhamisë.
Historinë e vajzës amerikane e ka publikuar në Facebook ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëherazi deputetja e Gjirokastrës.
Kumbaro ka qenë për vizitë në biznesin e vajzës amerikane dhe ja çfarë shkruan:
Një avion pasagjerësh iu ndalua ngritja për fluturim në Afrikën e Jugut pasi u gjet një fetus në tualet. Pastruesit gjetën fetusin e braktisur në tualetin e avionit sot në linjën ajrore kombëtare FlySafair.
Kompania ajrore FlySafair tha në një deklaratë:- “Pas përgatitjeve përfundimtare për nisjen e fluturimit, ekipi ynë zbuloi atë që duket se ishte një fetus i braktisur”.
Policia konfirmoi incidentin dhe tha se po heton. Udhëtarëve iu kërkua të zbrisnin në aeroplan dhe udhëtimet e tyre ishin riplanifikuar.
Kirby Gordon, një drejtues i FlySafair, tha: “Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar autoritetet në hetimet e nevojshme dhe për të falënderuar klientët tanë besnikë për durimin e tyre për vonesën e shkaktuar”.
Disa rekomandime për të qëndruar të freskët, pa rreziqe për shëndetin dhe duke kursyer energjinë elektrike
E domosdoshme në vapë, por e bezdisshme për disa të tjerë. Nuk e duan të gjithë, por sigurisht që kondicioneri është miku më i mirë i mirëqenies në ditët e nxehta të verës. Freskon, than lagështirën, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur dhe të pushojmë natën.
Megjithatë në çdo rast është e nevojshme të përdoret në mënyrën e duhur për të shmangur ftohjen dhe për të mos pasur surpriza kur vjen fatura e energjisë elektrike. Ja disa këshilla.
Zgjidhni mundësisht një produkt të një cilësie të mirë, pak më të shtrenjtë, pasi ata ofrojnë një efikasitet më të mirë të energjisë dhe të kursimit. Njësia e ftohjes duhet të jetë e instaluar në krye, në mënyrë që të marrë shpërndarje homogjene të qarkullimit të ajrit. Duhet të verifikoni që ajri qarkullon lirisht pa probleme, përndryshe kondicioneri bëhet i padobishëm.
Sytë tek temperatura- Nëse jashtë temperatura është më shumë se 30 gradë, nuk është nevoja që për të pasur fresk të çosh temperaturën e kondicionerit në 18 gradë Celcius. Në këtë mënyrë vetëm konsumoni elektricitet. Për të shijuar freskinë, mjafton ta mbani 4-5 gradë më pak nga jashtë. Për më tepër një diferencë e madhe e vendos trupin përballë një ndryshimi të menjëhershëm që nuk është mirë për shëndetin. Më mirë është të ndizni kondicionerin gjysmë ore para se të rrini në dhomë.
Mos e mbani ndezur natën- Të mbash kondicionerin ndezur për gjithë natën është thjesht një shpërdorim i energjisë elektrike dhe rrezik i madh që të ftoheni. Në pjesën më të madhe të rasteve, freskia e natës është temperaturë normale për trupin dhe nuk është nevoja për ftohje artificiale.
Rreziku i ftohjes artificiale- Rreziqet më të mëdha vijnë nga ndryshimet termike, për shembull kur hyni në një dhomë të ftohtë të djersitur nga vapa, apo nga mospastrimi i aparaturës. Në filtër mblidhet pluhuri, mikroorganizma dhe myk nëse nuk pastrohet, përgjegjëse këto edhe për alergjitë dhe infeksionet.
Një nga hajdutët më të kërkuar të Britanisë është bur*gosur për 14 vjet.
Dënimi i Astrit Kapaj, 43 vjeç, vjen pas një dekade pasi ai filloi aktivitetin e tij kri*minal, ku pothuajse ka grabitur dy duzina shtëpish në jugperëndim të Londrës.
Kapaj, i cili është me origjinë nga Vlora, mori epitetin si ” Hajduti i Wimbledon” për mënyrën se si shënjestronte komunitetin e pasur, duke udhëtuar rregullisht nga shtëpia e tij në Altrincham, Manchester, midis periudhës kohore të vitit 2008 dhe shkurtit 2019, për të vjedhur stoli të çmuara dhe parà nga vik*timat.
Ai u shpall fajtor për 21 akuza për vjedhje në Gjy*katën Kingston Crown më herët gjatë këtij viti – dhe një nga dy akuzat për vjedhje në tentativë ishte për shtëpinë e yllit të tenisit, Boris Becker.
Kujdesi që ai tregonte e ndihmoi t’i shmangej arr*estimit për vite të tëra, dhe ai do të linte shumë sende për të shmangur dyshime, duke përfshirë një rast në të cilin mori 600 £ nga një portofol por u la 200 £ pas.
Ai vidhte në mënyrë të tillë që pronarët e shtëpive të mendonin se i kishin humbur ose i shpenzonin paratë vetë, dhe Kapaj – i cili kishte punuar në një dyqan të çipeve – ishte gjithashtu i kujdesshëm kur arrinte të merrte sende si unaza dhe varëse.
Policia nuk mundi të gjente një gjurmë të vetme të Kapaj në asnjë prej shtëpive të plaçkitura, por më pas u arr*estua në shkurt pasi u kap nga një kamera sigurie.
Policia londineze e kishte lidhur atë më parë me 200 vjedhje.
Kapaj në të gjitha grabitjet nuk linte asnjë shenjë gishtash. Edhe në rastin kur ai hodhi një palë doreza te sekuestruara si provë nga policia nga ku u përftua ADN-ja nuk u mund të zbulohej pasi në bankën e ADN-së kombëtare angleze nuk kishte një kampion të mëparshëm të Kapajt.
Ai pranoi akuzat për 21 grabitje ku sendet e vjedhura kapin vlerën e 1 milion stërlinave.
Kapaj nuk tregoi asnjë emocion pasi iu tha se ai do të kalonte 14 vjet pas hekurave.(TCH)
Bilanci i të vde*kurve nga aksidenti në qarkoren e Shkupit ka shkuar në dy. Sipas informacioneve të fundit pas lëndimeve të pësuar nga aksidenti ka ndërruar jetë edhe polici shqiptar Safet Bajrami, i cili sa po kishte marrë vendimin e punës.
Ndryshe, sot pasdite në qarkoren e Shkupit rrugës për në Kosovë ka ndodhur një aksident tra*gjik ku në vendngjarje jetën ka humbur shoferi i makinës së përfshirë nga flakët pas aksidentit. Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një veturë të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me veturën e policisë së markës Skoda Yeti. Vetura BMW është përfshirë nga flakët, ku edhe si pasojë në vendngjarje ka humbur jetën shoferi, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit ishin transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”, ku pas disa orëve edhe ndërroi jetë polici Safet Bajrami.
“Jeni ndaluar për shkak të shpejtësisë, sinjali është 100 km/h dhe ju ishit me 136 kmh, mund të vini dhe të shihni shpejtësinë. Ju lutem”.
“Mund të shohësh edhe videon, kujdes me shpejtësinë”, u shpreh polici.
Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit janë shkaktari kryesor për aksidentet.
Sektorit për punë të brendshme -Tetovë sot me radar kontrolloi shpejtësinë në autostradën Shkup-Tetovë.
Matësi i shpejtësisë nga larg mund të fokusojë shpejtësinë e makinës.
Zoran Talev komandant i sektorit për punë të brendshme Tetovë thotë se çdo i dyti aksident ndodh për shkak të mosrespektimit të përkufizimit të shpejtësisë.
Ndërsa nga fillimi i këtij viti dhe deri tani kanë ndodhur 77 aksidente trafiku ku 6 persona kanë humbur jetën.
“Mendoj që duhet të punohet në sferën e parandalimit edukim, posaçërisht tek shoferët e rinj. Në plan të dytë çdoherë janë arsyet indirekte këtu janë celularët rrjetet sociale në përgjithësi pakujdesi nga ana e shoferëve kur vozisin nuk shikojnë përpara dhe nuk janë të koncentruar, nuk i shohin shenjat e komunikacionit ndërsa dënimet janë të larta”, deklaroi Zoran Talev nga SPB Tetovë.
Nga të punësuarit e Punëve të Brendshme thonë se shoferët duhet të kenë më shumë kujdes gjatë vozitjes. Sipas të dhënave, 1660 vozitës janë sanksionuar për kundërvajtje, ndërsa për 581 vozitës është lëshuar kërkesë për aktivizimin e masës mbrojtëse ‘ndalesë për drejtim të automjetit’. Gjobat për tejkalimin e shpejtësisë janë nga 20 deri në 400 euro. Nga sektori për punë të brendshme Tetovë thonë se gjatë ditëve në vazhdim do të ketë kontrolle të shtuara me matës të shpejtësisë në autostradën Shkup-Tetovë.
Safet Bajrami, është njëri nga dy policët i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e marra nga aksidenti fa*tal në qarkoren e Shkupit, shkruan TetovaSot. Një aksident tragjik më herët në vendin e ngjarjes humbi jetën pasagjeri në automjetin “BMW”, kurse edhe dy të tjerë mbeten me plagë të rënda, njëri nga ta është polic.
Bajrami ishte pjesë e një patrulle policore, i cili mbeti me plagë të rënda gjatë kryerjes së detyrës.
Më herët, Pro*kuroria Publike njoftoi se prok*urori publik në detyrë kishte inspektuar vendin e aksidentit të rëndë të trafikut në qarkoren e Shkupit.
https://youtu.be/CRwMXprBBi4
Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ndodhi kur një patrullë e policisë së trafikut ndaloi një automjet të tipit “BMW: me targa të Gostivarit që po ngiste me shpejtësi më të madhe se sa lejohej. Ndërsa zyrtarët e policisë biseduan me shoferin e makinës, një kamion me targa të Shkupit i go*diti ata. Nga goditja, automjeti BMW shpërtheu në zjarr dhe u dogj plotësisht. Në vend, jetën e humbi pasagjeri në makinën BMW.
Policia ka go*ditur një rast kontrabande në port. Gjatë kontrollit janë zbuluar 309 steka (3090 paketa), ndërsa është arr*estuar shoferi i autobusit nga Gostivari i Maqedonisë.
I arrestuari është Q.S. 32-vjeç, ndërsa aku*zohet për kontrabandë. Sipas policisë cigaret janë zbuluar gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve, në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari.
Paketat të pa deklaruara ishin të fshehura në brendësi të autobusit me destinacion Italinë. Materialet hetimore i kaluan Pro*kurorisë pranë Gjy*katës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se Ambasada Amerikane po përkrah një regjim të rrez*ikshëm që ka në krye të vendit një gënjeshtar që mbulon kri*met si Edi Rama. Ai theksoi se kjo ambasadë dën*on protestuesit thjesht pse dalin dhe kanë pakënaqësi, ndërsa nuk përmendin dhu*nën shtetërore.
“Asnjë nuk e do dhu*nën. Por kjo ambasada çfarë mendon që nuk ka asnjë reagim, kur sheh se kryeministri, ministri, deputetë, me shefa policie organizojnë vjedhje. Problem i madh është se SHBA njihet si shtet i demokracisë. Këta të ambasadës a e mendojnë se ky trusti i dro*gës në Dibër, dhu*na shtetërore. Pse këtë ambasadë nuk e ke me zë kur vidhen votat, kur ka dhu*në shtetërore.
Këta po përkrahin instalimin e një regjimi shumë të rrez*ikshëm në mes të Europës. Nuk kanë faj se kanë një president që gënjen një e dy, ka më shumë se një gënjeshtër në ditë. Kur kanë president një gënjeshtar. Zanati i Ramës është që të gënjejë që të mbulojë kri*min brenda vetes. Ky nuk ka faj nga drejtësia i kapur me presh. Këta punonjësit e ambasadës duhet t’i thirrin mendjes”, – tha Lubonja.
Përgjimet mbi organizatën e strukturuar të Rilindjes dhe, mbi të gjitha, reagimi i saj pas publikimit të tyre, ka sjellë në rend të ditës si të vetmen rrugëzgjidhje, shkrirjen e organizatës dhe rikthimin tek partia politike dhe rregullat normale të funksionimit të saj.
Manipulimi zgjedhor, që doli në dritë pas audiove të Bild, ishte një dëshmi e qartë se mekanizmi elektoral, që deri dje ka qenë shpesh i dëmtuar nga ndërhyrjet e forcave politike, këtë herë ka funksionuar si një skemë e pastër mafioze, që nga drejtimi direkt i kupolës e deri tek shantazhi i votuesve të thjeshtë.
Sigurisht në Shqipëri janë shënuar raste të rënda të dëmtimit të zgjedhjeve, janë rrëmbyer kuti ditën dhe natën, është përdorur Gjykata Kushtetuese për të shpërndarë mandate deputetësh apo KQZ për të zhbërë rezultate si ai zgjedhjeve në Tiranë në vitin 2011. Në të gjitha këto raste, përgjegjësit kanë qenë të shenjuar në sytë e të gjithëve dhe partitë e njollosura e kanë marrë faturën e rëndë mbi vete për këto akte të shëmtuara. Por në asnjë rast, asnjë parti e madhe politike, PD ose PS, nuk kishte shkuar në manipulimin dhe deformimin deri në qelizë të një procesi elektoral.
Angazhimi i kriminelëve jo thjesht si mjet presioni ndaj kundërshtarit por si pjesë e procesit, madje duke arritur edhe të zgjidhen vetë si përfaqësues të popullit; përfshirja direkt e kryeministrit dhe ministrave me lloj- lloj personazhesh që kontrollojnë votën; presioni i neveritshëm për bukën e gojës ndaj nëpunësve që paguhen nga taksat e shqiptarëve, blerja e turpshme e votës së nevojtarëve që qeveria i ka lënë në mjerim; përdorimi i policisë dhe mjeteve shtetërore për të penguar kundërshtarët politikë, etj, nuk janë metoda të një partie politike, qoftë edhe në kohën me të errët të saj, por të një organizate të strukturuar që s’ka lidhje me përgjegjësinë ndaj qytetarëve, por me bindjen e verbër ndaj hierarkisë së pushtetit.
Rilindja prej kohësh e ka asgjesuar Partinë Socialiste. Nuk ka më zgjedhje, nuk ka zëra kundër, nuk ka debat, nuk ka alternativa në përzgjedhjen e kandidatëve dhe përfaqësimi më i lartë politik, siç është qeveria, është katandisur tek disa anonimë, vullnet dhe tekë e kreut të organizatës. Kësisoj organizatës nuk i intereson as cilësia e qeverisjes dhe as përgjegjësia politike para votuesve, por kontrolli i tyre me çdo mjet dhe metodë si e vetmja mundësi për të mbajtur pushtetin.
Kush dëgjon përgjimet e Dibrës, më të drejtë mund të pyesë: ore, po ç’i duhej Edi Ramës me çdo çmim kjo bashki, sa të mobilizonte një strukturë të tërë, nga ministrat e deri te banditët për ta fituar atë? A ia vlente rrisku i një manipulimi të rëndë për Dibrën ndërkohë që kontrollonte thuajse gjithë vendin? Organizata nuk i bën llogaritë në këtë mënyrë, me ndjeshmërinë e një force politike që ka si qëllim të përmirësojë jetën e qytetarëve. Organizata duhet të tregojë forcë, mbi të gjitha në bastionet e kundërshtarit, për ta frikësuar atë, për ta shantazhuar dhe për t’u ngulur në kokë njerëzve se është ajo dhe vetëm ajo që ka në dorë gjithçka, vetë jetën e tyre. Të gjithë duhet t’i nënshtrohen dhe ta pranojnë si alternativë të vetme. Puna, buka e përdirtshme, arsimi, kujdesi shëndetësor, rruga, uji, e ardhmja e fëmijëve, nuk janë çështje që rregullohen nga qeverisjet e mira dhe alternimi i tyre, por nga vullneti i Padrinos. I atij që komandon organizatën.
Nuk është rastësi që në këto përgjime, por edhe në shumë afera e skandale të tjera, nuk dalin të përfshirë emra socialistësh të vjetër. Nuk del Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Erjon Braçe, etj. Ata janë tek rregullat politikë të luftës me kundërshtarin. Në organizatë veprojnë ata që kapitalin politik e kanë të lidhur me shërbimin ndaj kreut dhe jo ndaj qytetarëve.
Një parti politike do të reagonte ndryshe pas daljes në dritë të këtyre përgjimeve të frikshme. Pavarësisht procedurave ligjore, përgjegjësia politike do të duhej të prevalonte. Figurat e kapura me presh në dorë, nga shefat e policisë e deri tek kandidatët aktualë për kryetarë bashkish do të duhej të pezulloheshin e shkarkoheshin. Akti moral e ç’tensionon situatën dhe i jep mundësi një partie të kërkojë ndjesën e publikut. Organizata nuk vepron kështu, nuk veproi as për Durrësin e nuk do të veprojë as për Dibrën. Akti moral për të është dobësi dhe asaj i duhet të tregojë forcë për të mbajtur në këmbë mekanizmin ekstrapolitik që i garanton pushtetin. Reagimi i vetëm që njeh ajo, është mohimi dhe akuza ndaj kundërshtarit.
Mirëpo kjo mënyrë e qeverisjes dhe e kontrollit të shtetit, që eleminon konkurrencën politike, e çon vendin në përplasje. Nënshtrimi ndaj organizatës nuk mund të zgjasë përjetësisht. Prandaj është koha e përgjegjësisë politike. Rilindja duhet t’i hapë rrugë Partisë Socialiste për të rikthyer normalitetin në vend. Mjafton edhe pohimi i atyre, që i bëjnë fresk qeverisë, se fenomene të tilla kanë ndodhur edhe më parë, për të ndëshkuar ata që po i përsërisin ato. Organizata dështoi në premtimin e saj të madh për të bërë shtet dhe një Shqipëri më të mirë, tani Shqipëria duhet të çlirohet prej saj. Niçet apo keshët nuk janë as Partia Socialiste dhe as vullneti i qytetarëve. Dhe as Dibra nuk është modeli për të mbajtur përjetësisht pushtetin. Sa më parë të kuptohet kjo, aq më shumë do të largohet konflikti për t’i lënë vend politikës.
Kompania italiane FV Frangivento javën e kaluar ka njoftuar se së shpejti do të prezantojë super-veturën e re Asfane DieciDieci, gjë që tani ka ndodhur.
Super-makina e re e ka mbajtur premierën në Muzeun Kombëtar Automobilistik në Torino, me njoftimin se ky model “do të hapë një kapitull të ri në historinë e FV Frangiventos”.
FV Frangivento Asfane DieciDieci është në version hibrid dhe ka motorin benzinë 5.4-litër V10, të vendosur në pjesën qendrore, dhe dy motorë elektrikë të vendosur në pjesën e përparme.
Në total, kjo super-veturë ka kapacitet prej 1010 kuajfuqi dhe duhet theksuar se motori benzinë vë në lëvizje rrotat e pasme ndërsa ato të përparme dy motorët elektrikë, transmeton Koha.net. Kjo nënkupton se Asfane DieciDieci ka sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe më shumë fuqi se modeli më i ri i Ferrarit, SF90 Stradale.
Gjithashtu, karroceria e kësaj super-veture është e bërë nga fibra të karbonit dhe alumini, ndërsa peshon 1.550 kilogramë.
Sa i përket çmimit, Asfane DieciDieci i gjatë 4.6 metra do të kushtojë rreth një milion euro dhe në të ardhmen e afërt do të prodhohet në seri të kufizuar.
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në rrugën e Kombit, ku mësohet se drejtuesi i mjetit është jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit me origjinë nga Kosova i identifikuar si I.I ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafik-ndarësen.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa kamioni është ndarë në dysh.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, 51-vjeçari ndodhet në spitalin e Prizrenit, jashtë rrezikut për jeten.
Fshati Brus, i cili gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit ka dy karakteristika shumë interesante. Të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishtërizmin.
Fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme. Në mes të fshatit janë varrezat në të cilat deri para një dekade janë varrosur së bashku katolikë e myslimanë, ndërsa kohët e fundit ato janë të ndara. Në Brus ka shtëpi të vjetra mbi 200 vjet, por edhe të reja.
Bursi me asnjë rrugë të vetme nuk lidhet me pjesët e tjera të komunës së Lipjanit. Për të arritur në të duhet kaluar nëpër territorin e dy komunave, Prishtinës dhe Artanës.
Edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare është në maksimum.
Prodhimi i thëngjillit dhe shitja e tij është profesioni i vetëm i shumicës së banorëve të Brusit. Në këtë fshat ka 30 furra të posaçme në të cilat drurët digjen duke u shndërruar në thëngjill për skarë. /Metro
Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar përgjime të tjera në lidhje me skandalin e blerjes së votave në Shqipëri. Përgjimet e publikuara janë pjesë e dosjes 184 të prokurorisë për blerjen e votave në zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër. Në 16 sekuencat e publikuara nga gazetari gjerman Piter Tiede, rezultojnë kryeministri i vendit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputetet Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi, Arben Keshi, drejtor në ministrinë e brendshme, shefi i komisariatit numër 5 Sali Skura, si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës.
Nga përgjimet, del se njeriu kryesor i cili është marrë më blerjen e votave në Bashkinë e Dibrës në vitin 2017, është pikërisht Arben Keshi.
https://www.youtube.com/watch?v=_Wvpi-EYCPI&t=5s
Në një audio përgjim drejtori i Ministrisë së Brendshme , Arben Keshi flet me ish-deputetin e PS-së, Artan Gaçi, i cili njëherësh është edhe bashkëshorti i Ministres së Mbrojtjes , Olta Xhacka.
https://www.youtube.com/watch?v=sjJaP1Ikojg&t=18s
Zyrtari Arben Keshi, drejtor pranë Ministrisë së Brendshme flet me një person me numrin e telefonit 0685922860 dhe ata së bashku shihen tek bëjnë pazar për blerje votash.
https://www.youtube.com/watch?v=gTOB6FwyxFM
Po ashtu Keshi në bisedë me një person të paidentifikuar që punon si mësues (0686434568) Një person i paidentifikuar që punon si mësues informon drejtorin e Ministrisë së Brendshme Arben Keshi që një person që ka 4 vota kërkon 20.000 lekë. Gjatë bisedës, mësuesi tregon se si i ka bërë presion një çifti. Ai e informon se i ka zbatuar të gjitha këshillat që i ka dhënë.
https://www.youtube.com/watch?v=n4UK-E1hKi0&t=35s
Në përgjimin e pestë shfaqet dialogu në mes Arben Keshit, drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy personave të tjerë, ndërsa njëri prej tyre ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat. Një qytetar ((Xhabiri) i ankohet Arben Keshit se nuk ka marrë lekët. Nga ana tjetër, personi që është ngarkuar me detyrën e shpërndarjes, i thotë se ja ka dhënë dhe është gati për t’u ballafaquar.
https://www.youtube.com/watch?v=g1C_FdZyF6Y&t=51s
Në videon numër 6 dëgjohet Arben Keshi, zyrtar pranë Ministrisë së Brendshme, i cili flet me një person me numrin e telefonit 0686913636. Keshi duket se flet me këtë person për blerje votash. Aty dëgjohet sesi dikush ka ardhur me dajën e tij, ndërsa përmendet edhe një person me emrin Xhevat.
https://www.youtube.com/watch?v=J-NCAflwvcc
Në përgjimet e publikuara, gazetari gjerman ka siguruar edhe telefonatën e drejtorit të ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, me drejtorin rajonal në Dibër. Keshi kërkon nga drejtori i Arsimit në Dibër rë telefonojë drejtorët e shkollave për t’i kujtuar ata të votojnë për PS në të kundërt, një ditë pas zgjedhjeve në Dibër të gjithë do të jenë të pushuar. Drejtori i Arsimit e garanton atë se do t’i telefonojë të gjithë, drejtore e mësues.
https://www.youtube.com/watch?v=VqOU4HGFJRE
Në përgjimin numër tetë, shfaqet biseda mes shefit të komisariatit të Kamzës dhe Drejtorit në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi. Shefi i komisariatit të Kamzës i thotë Keshit se kreu i Bashkisë së Kamzës ka nisur 450 njerëz me furgon drejt Lurës dhe Recit. Kjo lëvizje duket se e shqetëson shumë drejtorin e Ministrisë së Brendshme.
https://www.youtube.com/watch?v=HyY6p-yhOQU
Në përgjimin numër 9 të gazetës gjermane, zyrtari i Ministrisë së Brendshme Arben Keshi flet me shefin e Komisariatit numër 5 Sali Skurën. Në këtë bisedë, Skura thotë ndër të tjera: “kemi bllokuar disa autobusë, por disa ia hodhën me miqësi”.
https://www.youtube.com/watch?v=iKgjvD6ePG4&t=52s
Në përgjimin e mëposhtëm është drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi i cili flet me ish-ministrin Damian Gjiknuri. Gjiknuri i thotë Arben Keshit se do t’i çojë tek qendra votimi disa djem problematik që t’i ketë për çdo rast.
https://www.youtube.com/watch?v=GGZcbE64AAk
Në përgjimet e publikuara nga gazetari gjermanr, Peter Tiede rezulton edhe biseda mes ish-deputetit Pjerin Ndreu, aktualisht kandidat për zgjedhjet e 30 qershorit në Bashkinë e Lezhës, me Drini Gjecin drejtor i Arsmit në qarkun e Dibrës.
https://www.youtube.com/watch?v=rWtJr8l-LQU&t=1s
Nga 16 përgjimet e publikuara sot nga gazetari i Bild, Peter Tiede që tregon blerjen e votave, kërcënimet e shantazhet në zgjedhjet e 2017 në Dibër, pjesë e dosjes hetimore 184. Drejtori Rajonal i Arsimit zbaton urdhrat e dhëna nga deputeti Pjerin Ndreu. Drini Gjeci (Drejtor rajonal në Dibër në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç (Reshat Elezi 0686433077). Në ditën e zgjedhjeve, Drejtori i Arsimit Drini Gjeci urdhëron një drejtor shkolle, Reshat Elezi për të hedhur votën e tij dhe të familjarëve të tij hapur, duke shprehur dyshime se ata mund të votojnë për PD. Ai e kërcënon atë se nëse ai dhe familja e tij nuk voton hapur, mund të kërkojë një punë tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=N38nElxIejQ&t=44s
Në përgjimin numër trembëdhjetë drejtori i Arsimit në Dibër, Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati dhe e pyet se a ka votuar. Qytetari me emrin Lavdrim Murati i thotë se ende nuk ka votuar me arsyetimin që të lirohet pak radha në qendrën e votimit.
https://www.youtube.com/watch?v=hP5QYOrWBXI&t=4s
Ish-ministri i Transporteve Damian Gjiknuri është përgjuar teksa flet ne telefon me Bekim Krashin, biznesmen, i cili është angazhuar për zgjedhjet në Dibër me Partinë Socialiste. Sipas përgjimit të BILD, Gjinuri i kërkon llogari biznesmenit se kush është angazhuar në një komunë të caktuar dhe që ka mbuluar pjesën e transportit të parave.
https://www.youtube.com/watch?v=qJFkgmLGSTo
Biznesmeni Bekim Krashi (një biznesmen i zonës që merret me mermerin) dhe një person i paidentifikuar, flasin për paratë që janë shpërndarë për blerjen e votave. Personi i paidentifikuar pyet se sa para mund të ofrojnë për një votë, sepse ai ka dy familje, në total 5 vota. Çmimi për një votë është rreth 4.000 lekë.
https://www.youtube.com/watch?v=NbMPBqxtj98&t=5s
Në videon e 16-të të publikuar nga Peter Tiede, rezulton biseda e Bekim Krashit me një prej votuesve në Dibër. Votuesi duket se e ka shitur votën e tij për partinë socialiste dhe në bisedë pyet personin që e ka paguar atë në këtë rast, Bekim Krashin se cfarë shenje duhet të vendosë në fletën e votimit që ata ta kuptojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=w3kNHkmFf2Q
Gazetari gjerman Peter Tiede ka publikuar mbrëmjen e së mërkurës 10 përgjime të reja të kryera nga Prokuroria Shqiptare, pjesë e dosjes 184 ku flitet sërish për skemën e organizuar nga Partia Socialiste për të siguruar fitoren në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në Dibër.
Bisedat zhvillohen mes ministrave (Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri) deputetëve (Ulsi Manja, Xhemal Qefalia) zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesve të policisë (Robert Aga) dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin. Si të tillë “Bild” përmend Ymer Lalën, që është njëkohësisht babai i deputetes së PS, Reme Lala.
Në to flitet sërish për blerjen e votave. Por edhe për shantazhe dhe mbledhjen e kartave të identitetit për votues të njohur si mbështetës të opozitës duke pamundësuar votimin e tyre. Dialogjet tregojnë implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët u premtonin bosëve të krimit lehtësira në shkëmbim të angazhimit të tyre në terren në favor të Partisë Socialiste.
PERGJIMI 1
Në përgjimin e parë është duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me ish-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknurin, pasi pretendonte se kishte shpikur skemën se si do fitonin. Shefi i thotë ministrit se ia ka dalë të vjedhë vota, pavarësisht se ministri s’pati besim tek ai. Ministri e quan mjeshtër dhe e falenderon.
PERGJIMI 2
Në video përgjimin numër 2 është duke folur sërish shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga, por këtë herë me deputetin Xhemal Qefalia. Në këtë bisedë deputeti Qefalia i thotë Agës së do vijë Flamur Noka për të kontrolluar dhe se ai duhet të merrte masa, me qëllim që demokratët të mos kuptojnë gjë. Qefalia i thotë Agës se i ka folur mirë kryeministrit Rama për të.
https://www.youtube.com/watch?v=RX9dHuB2YvY&t=88s
PERGJIMI 3
Në përgjimin numër 3 shfaqet duke folur shefi i Komisariatit të Peshkopisë, Robert Aga me mSaimir Tahirin, ministër i Brendshëm në atë kohë dhe deputetin e PS Xhemal Qefalia. Në fillim të bisedës është deputeti Qefalia, i cili flet, por më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit. Ish-ministri falënderon Robert Agën për punën e bërë në zgjedhjet e Dibrës. Në bisedë me të shfaqet edhe Kreu i Komisioneve të Ligjeve, Ulsi Manja i cili i premton një post më të lartë në detyrë.
https://www.youtube.com/watch?v=9fBhDf1tiK8&t=70s
PERGJIMI 4
Në video përgjimin numër 4 shfaqet duke folur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në atë kohë, Damian Gjiknuri me Imer Lalën (i konsideruar nga Bild si bos i mafias)
Në telefonatë Damian Gjiknuri shfaqet i kënaqur nga puna e Imer Lalës. ‘Tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën’, thotë Gjiknuri.
https://www.youtube.com/watch?v=q10eSuXi1Ko
PERGJIMI 5
Në video përgjimin numër 5 të publikuar nga gazeta “Bild”, Imer Lala njoftohet se ekipi i “Fiks Fare” ka marrë me vete një njeri me “BENZ”, i cili thuhet se është i infiltruar. Aty është filmuar se si po bliheshin votat në Dibër. Gjthashtu Fiksi ka filmuar edhe format se si po bliheshin votat në Dibër.
https://www.youtube.com/watch?v=g_sL2fBIfOE
PERGJIMI 6
Në video përgjimin që mban numrin 6 Imer Lala bisedon me një person të panjohur. Ky i fundit, i tregon se kryetari i FRD-së në Dibër bashkë me njerëzit e tij kanë votuar kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehun. Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për t’i thënë disa fjalë.
https://www.youtube.com/watch?v=nJ9o2JErPw8
PERGJIMI 7
Në përgjimin numër 7 Imer Lala bisedon me Arditin, ndërsa ky i fundit i drejtohet atij nëse Basri Veseli (qytetar) ka marrë gjë apo jo. Lala i thotë se në zonën ku ndodhet ai gjithçka është në rregull.
https://www.youtube.com/watch?v=Le-1Na_Pqu4
PERGJIMI 8
Përgjimi që mban numrin 8 dhe që është publikuar nga “Bild” tregon një bisedë mes Imer Lalës të cilësuar si “bos i mafias” dhe një numri të panjohur. Ky i fundit i kërkon leje Lalës që t’i kthejë kartat e identitetit një votuesi, që është paguar nga Lala për t’i dhënë votën socialistëve.
https://www.youtube.com/watch?v=dSBYDxQ-Y8U
PERGJIMI 9
Në një prej përgjimeve që mban numrin 9, ish ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri flet me Imer Lalën, i cilësuar nga “Bild” si bos i mafias dhe lënë takim për të folur në kafe për blerjen e votave e takimin me strukturat në Dibër.
https://www.youtube.com/watch?v=xKLY7JTATQc
PERGJIMI 10
Në audio përgjimin numër 10 shfaqen tre biseda të Imer Lalës, ku u tregon bashkëbiseduesve se ka një takim në një zyrë të madhe. Biseda e parë e Lalës zhvillohet me bashkëshorten e tij, e dyta me vajzë, ndërsa e treta me një të panjohur, një zë mashkulli. Ai në fund tregon se është takuar me të madhin, që sipas gazetës “Bild” është kryeministri, Edi Rama.
Mot i keq ka kapluar Shkupin dhe rajonin që përfshinë Komuna e Sarajit.
Një bashkëpunëtor i Tetova News ka dërguar pamjet dhe thotë se kokrrat e breshrit ishin të mëdha, kurse kjo gjendje ka qenë nga qarkorja ku ndahet rruga për në Prishtinë e deri në afërsi të Llaskarcës.
Një moment epik është regjistruar sot në lidhjen live të korrespondentit të Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani.
Teksa gazetari ishte duke raportuar live nga kryeqendra e Veriut në edicionin e lajmeve të orës 12:00 për zhvillimet e fundit, ku përfshihet edhe arrestimi i ish-deputetit Bardh Spahia, një mbështetës i opozitës i është afruar dhe ka thirrur “Rama ik”.
Gjithashtu kalimtari ka ngritur dy gishtat, që janë edhe simboli i PD-së.