Ballina Kronika Ndërron jetë edhe polici shqiptar nga aksidenti në qarkoren e Shkupit (Video)

Ndërron jetë edhe polici shqiptar nga aksidenti në qarkoren e Shkupit (Video)

Safet Bajrami, është njëri nga dy policët i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e marra nga aksidenti fa*tal në qarkoren e Shkupit, shkruan TetovaSot. Një aksident tragjik më herët në vendin e ngjarjes humbi jetën pasagjeri në automjetin “BMW”, kurse edhe dy të tjerë mbeten me plagë të rënda, njëri nga ta është polic.

Bajrami ishte pjesë e një patrulle policore, i cili mbeti me plagë të rënda gjatë kryerjes së detyrës.

Më herët, Pro*kuroria Publike njoftoi se prok*urori publik në detyrë kishte inspektuar vendin e aksidentit të rëndë të trafikut në qarkoren e Shkupit.

https://youtu.be/CRwMXprBBi4

Sipas të dhënave fillestare, aksidenti ndodhi kur një patrullë e policisë së trafikut ndaloi një automjet të tipit “BMW: me targa të Gostivarit që po ngiste me shpejtësi më të madhe se sa lejohej. Ndërsa zyrtarët e policisë biseduan me shoferin e makinës, një kamion me targa të Shkupit i go*diti ata. Nga goditja, automjeti BMW shpërtheu në zjarr dhe u dogj plotësisht. Në vend, jetën e humbi pasagjeri në makinën BMW.

@tn.lajmelokale
@tetovanews