Ballina Blog Faqe 578

POLICIA JEP DETAJE PËR AKSIDENTIN E TRE MAKINAVE NË AFËRSI TË BUKOVIQIT

Policia ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm në afërsi të fshatit Llaskarcë dhe Bukoviq, ku u përplasën tre makina.

“Dje rreth orës 16:15 në autostradën “Nënë Tereza” në rrethinën e fshatit Bukoviq, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre makina, respektivisht makinë e tipit “Fiat Seichento” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga A.D. (43) nga fshati Trubarevë, makinës “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga A.S. (26) nga Novo Sella e Tetovës, dhe makina “Peugeot Biper” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga E.R.(36) nga Shkupi”.

MPB njofton se gjatë aksidentit janë lënduar tre shoferët dhe bashkudhëtarja. /SHENJA/

Nikolla Gruevski shijon “arratinë”, kapet duke festuar në një jaht

Ish-Kryeministri azilant, Nikolla Gruevski u kap nga gazetari i cili nuk arriti të nxjerr asnjë përgjigje, ditën e njëjtë Gruevski menjëherë është kapur nga kamerat në një jaht në Danub.

Gazetari Balezh Ceko në llogarinë e tij në Twitter ka publikuar fotografi nga Gruevski i cili ishte prezent në një aheng.

Sipas redaksisë së portalit 444.hu, Gruevski ka qenë i pranishëm në një ngjarje lidhur me biznesin i quajtur “Biznes Ahengu, Budapest”.

Ai paraprakisht ishte takuar me ndihmës sekretarin shtetëror të MPJ-së hungareze, Jshtvan Jo., në një banesë në pronësi të dy shtetasve kinez.

Nga MPJ-ja e Hungarisë i janë përgjigjur portalit për takimin duke theksuar se nuk është asgjë e jashtëzakonshme që një i punësuar i MPJ-së të mbajë kontakte me një ish-kryeministër me karrierë të gjatë politike.

Parashikimi i frikshëm i gazetarit: Kam informacione se ushtria do të dalë në rrugë

Gazetari Nikollë Lesi, i njohur për qëndrimet e tij pro Presidentit Meta dha parashikimin e frikshëm se në 30 qershor, nëse do të bëhen zgjedhje ushtria do të dalë në rrugë. Ai nuk e konsideroi këtë një koment politik, por bazuar në informacione të sigurta.

Ndërkohë, Lesi tha se i besonte këto informacione, edhe për faktin se Meta është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe se vetëm ai mund të japë urdhra për daljen në rrugë të ushtrisë.

Lesi shkoi edhe më tej, teksa tha se duhet sa më shpejt një dialog dhe ulje në diskutime, sepse, trazirat e vitit 1997 nuk është çudi të jenë sërish pjesë e asaj që mund të ndodhë në Shqipëri, sidomos nëse palët nuk tërhiqen.

Aksident trafiku, humb jetën 40 vjeçari nga Shkupi (FOTO)

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:40 në qarkoren e Shkupi, në afërsi të Radishanit një veturë e tipit “Opel Astra’ me targa të Shkupit e drejtuar nga 40 vjeçari M.A. nga Shkupi, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Shoferi ka humbur jetën në vendngjarje, derisa bashkudhëtari B.N. 42 vjeç ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për kurim në spitalin 8 shtatori. Derisa bashkudhëtari me iniciale A.S. 29 vjeç është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” ku i është ofruar ndihmë mjekësore.

Policia dhe organet tjera kompetente kanë kryer hetim në vendngjarje.

Pendarovski para vizitës në Bruksel: Pres marrjen e datën nga BE-ja

Nesër ekipi i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski do të udhëtojë për në Bruksel, për të realizuar vizitën e parë. Pendarovski në një intervistë për “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase, ka deklaruar se pret marrjen e datës për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, për siç thotë ai, sepse Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha rekomandimet dhe është i vetmi shtet në rajon që nuk ka çështje të hapura me fqinjët, transmeton Portalb.mk.

“Vizita sjellë porosit simbolike dhe është me agjendë precize dhe qëllim që t’u tregojmë të gjithëve me të cilët do të kemi takime, veçanërisht presidentit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, se Republika e Maqedonisë së Veriut i ka plotësuar në tërësi pjesën e obligimeve të saja. Qartë të transmetojmë si ne shikojmë në konstollacion të përgjithshëm të aspekteve politike dhe të sigurisë dhe sfidave që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor. Këtu mendoj në argumentin se jemi shteti i vetëm në rajon në të cilën opozita në Parlament, është e vetmja në të cilat funksionojnë të gjitha institucionet, e vetmja e cila nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët. Megjithatë, nuk duhet të harrohet se edhe në rajon edhe ekzistojnë struktura politike të caktuara dhe individë të cilët konspirojnë koncepte për zgjedhje të problemeve të mbetura, të cilët janë të vjetra në shekullin XXI, por paraqesin edhe potencial për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Pres që takimet në Bruksel të fitoj një dëshmi se mundet të të gjithë aktorëve, pa përjashtime, janë në drejtim të asaj se shtetit ynë do të fitojë datë për nisjen e negociatave, dhe atë jo vetëm në një rreth të gjerë, por para se gjithash, për shkak të se kemi punuar dhe e meritojmë”, tha Pendarovski.

Duke folur për qëndrimin neutral të Gjermanisë karshi procesit të marrjes së datës nga Maqedonia e Veriut, Pendarovski është shprehur optimist se neutraliteti i Gjermanisë nuk do të thotë se Maqedonia e Veriut nuk do të marrë datë.

“Dua të kujtoj në një vendim politik të Gjermanisë para një kohe. E dini se Gjermani ishte lokomotivë, respektivisht përkrahësi kryesor, që Kroacia të jetë pjesë e BE-së. Në kohën e pranimit të Kroacisë, Parlamenti i Gjermanisë solli vendim që për çdo shtet të ardhshëm, para marrjes së datës për negociata do të deklarohen, do të thotë do të votojnë edhe për atë fazë. E rëndësishme është këtu, gjithashtu ta dini se deri në këtë moment asnjë politikan evropian kryesues, asnjë parti politike e madhe në Evropë, nuk është kundër Maqedonisë së Veriut që të marrë datë. Konkretisht, Gjermania gjithmonë ka qenë dhe jam i bindur se do të jetë, njëra nga shtetet kyçe që do ta përkrahin Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotfuqishëm të shtetit tonë edhe në BE, edhe në NATO. Së shpejti pres takim me kryetarin Shtajnmajer në Berlin, në të cilin takim jam i bindur se do të riafirmohet lidhja strategjike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë. Shumë është e rëndësishme që ne si shtet i kemi përmbushur edhe dy komponentët e nevojshme. Jemi të vetëdijshëm se vendimi për marrjen e datës është e kushtëzuar nga reformat që duhet t’i realizojë çdo shtet që të marrë raport pozitiv, dhe më pas shefat e shteteve ose qeveritë e bartin vendimin përfundimtar për nisjen e negociatave”, tha ndër të tjerash Pendarovski.

Shkarkimi si President, Ilir Meta në konferencë urgjente për shtyp

Përplasje politike po përshkallëzohet teksa Konferenca e Kryetareve e mbledhur mëngjesin e kësaj të marte miratoi kërkesën e maxhorances per zhvillimin e nje mocioni me debat per shkarkimin e presidentit, Ilir Meta, ky i fundit ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 16 00 të pasdites ku me shumë gjasë do të shpërndajë parlamentin.

Një prej argumenteve që mund të japë kreu i shtetit është vakanca që ka krijuar djegia e mandateve të opozitës, pasi hyrja nga listat zëvendësuese nuk e ka plotësuar numrin 140. Konferenca e Kryetareve e mbledhur mëngjesin e kësaj të marte miratoi kërkesën e maxhorances per zhvillimin e nje mocioni me debat per shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Mocioni i debatit për shkarkimin e Presidentit do te jete pika e pare e rendit te dites të një debati që është parashikuar te zgjase 5 ore, ku koha do te ndahet mes Paerisë Socialiste dhe grupeve të tjera parlamentare.

Në kërkesën për debat, mazhoranca e vlerëson vendimin e presidentit për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve një akt absolutisht të pavlefshëm, të marrë në kapërcim të kompetencave të institucionit të Presidentit dhe në kundërshtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike.

Shumica thotë se ky akt synon të pengojë në mënyrë të kundërligjshme realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptare për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Sul*mohet Këshilltari i Lëvizjes Besa në Komunën e Ohrit

Në një reagim me shkrim nga Lëvizja Besa thuhet se Këshilltari i kësaj partie në Komunën e Ohrit, Xhemal Mena është su*lmuar fizikisht nga Këshilltari i BDI-së.

Më poshtë ju sjellim reagimin e plot të Lëvizjes Besa

Në mënyrë mjaft të turpshme dhe tepër të ulët, është su*lmuar Këshilltari i Lëvizjes BESA, në Komunën e Ohrit, Xhemal Mena nga Këshilltari i BDI-së. Lëvizja BESA dënon ashpër su*lmin fizik ndaj Këshilltarit tonë, i cili po lufton dhe mbron të drejtat e shqiptarëve të Ohrit dhe u su*lmua pikërisht gjatë seancës të Këshillit Komunal në Ohër.

Rasti në fjalë është paraqitur në polici dhe me këtë rast do njoftohen gjitha ambasadat e huaja dhe presim që kjo paturpësi të merr epilogun e duhur. Gjithashtu, Lëvizja BESA, u bën thirrje gjithë organeve kompetente të marrin seriozisht su*lmin ndaj një zyrtari partiak dhe përfaqësues i qytetarëve te Ohrit.

Frika dhe paniku në BDI shihen qartë se veprimeve të tyre kri*minogjen po i afrohet fundi. Sot pas arr*estimit të sekretarit shtetëror nga radhët e BDI si dhe publikimi i bombave për krerët e kësaj partie, ditëve të fundit, ua ka humbur orientimin, duke e pare sesa i kri*minalizuar dhe i korruptuar është ky subjekt politik.

Lëvizja Besa nuk do heshtë ndaj akteve të dhu*nës që mund të ushtrojnë “ban*ditët” lokal të BDI-së. I bëjmë apel edhe partive tjera politike që të dënojnë dhu*nën që ushtron BDI dhe gjithë bashkërisht të izolojmë dhe dërgojmë në histori këtë strukturë dhu*nuesish të korruptuar dhe të kri*minalizuar që po mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve.

Iniciativa për arrestimin e Jahiut me kërkesë të Evropës

Shërbimi për ndalim të mashtrimeve – OLAF dhe prokuroria italiane nga Milanoja e ka iniciuar arrestimin e sotëm të sekretarit shtetëror, njëherit funksionarë i lartë i BDI-së, Jahi Jahiu, thuhet në report.

I dyshuari për mitmarrje dhe provizion të paligjshëm nga IPA-fondet pritet të dorëzohet në parabu*rgim. Përgjatë funksionarit të Likovës, të dyshuar janë edhe J.G (52) nga Shkupi i cili për momentin është në arr*ati.

Policia ka kryer 5 bas*tisje të koordinuara në Shkup dhe Kumanovë, ku dy janë kryer në Ministri në Maqedoni dhe 8 bas*tisje në Itali.

Në kumtesë thuhet se janë siguruar dëshmitë e duhura për parregullsi, mashtrime dhe korrupsion në disa projekte në disa nga institucionet e shtetit, të financuara nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1,2 milionë euro, gjatë periudhës 2014-2016.

Të dyshuarit kanë fituar dhuratë – udhëtime jashtë vendit, në vlerë totale prej 7000 eurove, për të siguruar informacione që kanë qenë të ndaluara.

Njërit ndër aplikuesve të tenderit i kanë mundësuar kyçje të detajuar në informacione të klasifikuara, me çka i kanë mundësuar që të jetë në avantazh nga aplikantët tjerë dhe të zgjidhet për IPA fondet, për të fituar tender me vlerë prej 1.096.900 euro.

Për këtë të njëjtët kanë fituar 37.930 euro, gjegjësisht 2500 euro.

Almakos: Kush është funksionari i lartë i BDI-së që u arrestua sot për korrupsion?(Biografia)

Pas publikimit të bombave politike të “El Cheka” si duket institucionet e shtetit kanë lëvizur duke hetuar veprimtari të paligjshme të organizuar nga funksionar të lartë në BDI, shkruan Almakos.

Sot në medie është publikuar lajmi për arrestimin e një peshku të madh në BDI, Jahi Jahiu i cili prej që kur ekziston kjo parti ka pasur funksione të larta në pushtet.

Mediet informuan se është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë (MSHIA), Jahi Jahiu, për shkak se siç qëndron në Urdhërin e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të ekzistimin të dyshimeve se i njëjti ka marrë provizion nga tenderë.

Jahi Jahiu është i lindur në Orizare të Kumanovës në vitin 1973. Shkollën e lartë e ka mbaruar në Universitetin e Tiranës, dega Gazetari. Studimet master i ka përfunduar në Angli ndërsa aktualisht vazhdon studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës.

Së fundmi, Jahi Jahiu ka qenë i punësuar në Agjencinë e Administratës.

Siç dihet, me 31 korrik u përcaktuan përfundimisht katër sekretarët shtetëror nga rradhët e BDI-së.

Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës është emëruar, ish kryetari i Komunës së Haraçinës Muzafer Bislimi, sekretar Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë është emëruar Nasuf Ipçe, në Ministrinë e Bujqësisë për Sekretar Shtetëror është emëruar Besir Jashari, ndërsa në sekretariatin për Implementinim e Marrëveshjes së Ohrit, Sekretar Shtetëror është emëruar Ejup Halimi./Almakos

Prokuroria Publike me detaje për arrestimin e funksionarit të BDI-së

Gjatë ditës së sotme, Sektori për ndjekje të kri*mit dhe korrupsionit në MPB me urdhëresë të Prokurorit përgjegjës nga PTHP-ja për ndjekje të krimit të organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë italiane nga Milano, në mbështetje nga “EUROPRAVDA”, ka ndërmarrë aksion policor për të vërtetuar dhe mbledhur dëshmi për një person të dyshuar për keqpërdorim të IPA fondeve.

Përshkak të dëshmive të personave juridik të cilët kanë qenë të përfshirë në veprime kri*minale, janë bërë bastisje në Maqedoninë e Veriut dhe në shtetin Italian, edhe atë në Shkup dhe Kumanovë.

MPB-ja ka konfiskuar mbi 10 desktop kompjuterë, latptopë, USB, Mikro SD, celularë, tabletë, dy pistoleta, para të gatshme si dhe dokumentacion zyrtar, ndërsa një i dyshuar është privuar nga liria.

Të dyshuarit si zyrtarë shtetërorë, në periudhë prej qershorit të vitit 2014 deri në gusht të vitit 2015, nga një zyrtarë italian në bashkëpunim me një shtetas anglez të cilët kanë pasur përfaqësi të një kompanie në Maqedoni, kanë fituar udhëtime jashtë vendit si shpërblim për tri herë me radhë, në vlerë totale prej 7000 eurove.

Lidhja për te lajmi i plotë:

http://jorm.gov.mk/?p=7079

Vihet pas hekurave funskionari i lartë i BDI-së (FOTO)

Me urdhër të prokurores për kr*im të organizuar Vilma Ruskovska, mëngjesin e sotëm është arr*estuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, Jahi Jahiu.

Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tender i fituar.

Jahiu është kuadër i BDI-së. Për momentin sektori për kri*m të organizuar dhe korrupsion po kryen ba*stisje në hapësirat e ministrisë.

Sipas dëshmitarëve Jahi Jahiu nga Kumanova është arr*estuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që policia ka qëndruar në shtëpinë e tij për të kryer ba*stisje.

Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për mito prej 10 mijë eurove, të cilat Jahiu i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015.

Jo zyrtarisht për këtë funksionarë të BDI-së, Pro*kuroria do të kërk*ojë parabu*rgim.

Zhduket në Podujevë nëna e dy fëmijëve, kush e sheh lajmërohuni në këtë numër

Një grua nga Podujava është zhdukur që nga 4 qershori i këtij viti.

Edita Maxhuni-Xhaka, nënë e dy fëmijëve është zhdukur që nga 4 qershori i këtij viti.

Është babai i saj, Rifat Maxhuni, ai i cili e ka bërë të ditur këtë gjë përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se e bija e tij është zhdukur mbrëmjen e 4 qershorit dhe që nga ajo kohë, askush nuk ka ndonjë informatë për të.

Rifat Maxhuni ka kërkuar edhe ndihmën e të gjithëve dhe ka lënë numrin e tij të telefonit në rast se dikush e sheh vajzën e tij.

Ai ka kërkuar që kushdo që ka ndonjë informacion apo që e sheh Editën le të lajmërohet në numrin e telefonit +383 (049) 125 556 ose në çfarëdo stacioni policor, shkruan më tutje lajmi.net.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Miqë,dashamirë e shokë,e qytetarë te nderuar me datën 04.06.2019 ne fshatin Mirofc-Podujevë rreth ores 20:30 mbrëmje zhduket nga shtëpia e Bashkëshortit

Edita Maxhuni-Xhaka e datëlindjes 14.07.1993,( Nënë e dy fëmijëve ) njerit 8 vjeç dhe tjetrit 6 vjeç duke mos njoftuar asnjëri qoftë nga familja e Bashkëshortit dhe e familjes se Prindërve te saj.Deri me sot 10.06.2019 nuk kemi asnje Informatë mbi vendodhjen e saj.

Si familje lusim gjithë ata njerëz,qe e kan pa për herë te fundit te lajmerohen ne tel+383 (049) 125 556 dhe çdo Stacioni Policor ne tërë teritorin e Republikës se Kosovës.

SHARE Kërkojmë ndihmen tuaj.!!. /Lajmi.net/

SKANDAL në Maqedoninë e Veriut: E punësuara në Gjykatë merr ryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor (VIDEO)

Portali “Dosie.mk” ka publikuar një video skandaloze dhe shkruan se në shihet një e punësuara në Gjyjatën Themelor Shkup duke marrë 6500 euro ryshfet për të ndryshuar vendimin gjyqësor për një të akuzuar për plаçkitjе.

Meta firmos ‘live’ dekretin e bën shqiponjën: I shërbejmë së ardhmes (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta në konferencën e jashtëzakonshme për mediat tha se kriza politike dhe rreziku i një konflikti civil mes tyre, ka detyruar atë që të marrë veprimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kreu i shtetit firmosi “live” para kamerave ç‘dekretimin e datës së zgjedhjeve, ndërsa në fund përshëndeti qytetarët me simbolin e shqiponjës dykrenare, duke përcjellë edhe njëherë mesazhin se Shqipëria dhe stabiliteti i saj është mbi çdo interes tjetër.

Presidenti i vendit ftoi edhe faktorin vendas e të huaj, që të kontribuojnë për tejkalimin e ngërçit të krijuar mes palëve politike. Ai tha se të gjithë së bashku duhet të punojnë për t’i shërbyer të ardhmes së Shqipërisë, destinacioni i së cilës është familja e madhe e Bashkimit Europian.

“Kjo është mënyra e vetme për kontribuuar për zgjidhjen e krizës ku ndodhet vendit. Ftoj të gjithë aktorët vendas dhe ato ndërkombëtarë, për të vendosur dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje, e cila i shërben të ardhmes europiane të vendit”-tha kreu i shtetit.

Me “bomba” kujt po i ndihmojmë?

Nga Nazmi Beqiri

1. Përmes fjalëve të urta popullore bartet mendimi më i thuktë filozofik, përmes të cilave shohim të kaluarën dhe të ardhmen. Një fjali e tillë është edhe: “U mbars mali e polli një mi”. Ose kjo tjetra: “tri pordhë në ujë, mos i trego kërkuj”.
Mali kur mbarset sjell ushtri, sjellë pranverë, sjellë kthesa historike. E çka ka diçka të rëndësishme që po bombardohet këto dita me këto të quajtura “bomba”. Çfarë kthesa historike ndër dhe për shqiptarët do të sjellin këto publikime?

Pavarësisht ndasive në taborre pro dhe kundër shqiptarisë, sikur të sillnin ndonjë zhbërje të të arriturave që ka sjellë (bashkë me të tjerët) krye protagonisti i “bombave”, si p.sh.: luftën, Marrëveshjen e Ohrit, arsimin, Marrëveshjen e Resnjës, do t’ia vlente, pavarësisht se jam pro apo kundër (dhe jam kundër shembjes së këtyre të arriturave). Nëse, nuk është qëllimi i shembjes së këtyre të arriturave, atëherë nuk kanë kuptim. Këto publikime nuk mund të jenë në dobi të së ardhmes, ngase ajo nuk varën nga një individ, as që është (ajo) pronë e dikujt. Ajo është e lirë, por si rrezja e diellit që s’mund ta ndal askush, por që mund të ikësh nga ajo. E kush ikën nga e ardhmja, i bie që të vdesë sot.

Këto publikime nuk kanë mbarsje, por janë mu ashtu siç thotë fjala e dytë popullore e lartpërmendur. Andaj mund dhe duhet t’i kursejmë vlerat tona.

2. Në veprim të skajshëm çon dhuna kolektive, dëshpërimi kolektiv, gjë që këtë herë nuk e kemi as njërën e as tjetrën. Veprim të tretë të skajshëm bëjnë shpirtshiturit, që për para godasin edhe familjen e vet. Natyrshëm shkon mendimi se kush po paguaka për këtë aferë?

Shumë e qartë. Paguajnë të gjithë ata që u është hequr torta nga goja. Për ta zbërthyer këtë, nuk duhen deshifrime sekretesh e veprime të shumta e të zorshme, por shikohet veprimtaria e palës që goditet me këso mënyrash. Këtë rast kemi të bëjmë me një njëri i cili është porsi të tjerët, pos që dalloi në përpjekje e vuajtje për vendin dhe popullin e vet. U largua nga vendi si pjesëtar i lëvizjes ilegale dhe u kthye si luftëtar e komandant i një ushtrie vullnetare. Përpjekjet mbarë shqiptare, e në veçanti atyre që u kyçën drejtpërdrejt në atë ushtri (Ushtria Çlirimtare Kombëtare), bënë që kjo luftë të fitohej, e cila fitore e bëri krenar të gjithë etninë e këtij vendi.

Meqë nuk u vra në luftë, mbeti i vetmi dhe nuk kemi tjetër, as nuk mundemi ta zëvendësojmë. Andaj, mundësisht ta ruajmë.

3. Ka mendime nga më të ndryshmet nga mendimtarë të botës, për njeriun dhe njerëzimin.
Latinët thoshin se njeriu për njeriun është ujk.
Mendimtarët e pas kohës së Darvinit njeriun e quanin kafsha që di të flet.
Disa e quanin (dhe mbase do ta quajnë edhe më) qenia e pangopur.

Mendimtarët e klasicizmit filozofik e quanin qenie kolektiviteti e cila dëshiron të dominojë mbi kolektivitetin dhe po aq të jenë të nënshtruar brenda kolektivitetit.
Besimet fetare për njeriun thonë se ai është qenia më e bukur e krijuar nga Zoti, i cili njeriun e vendos zot në këtë planet. Dhe për kundër teorisë së Darvinit, -Zoti, majmunin e krijon nga njeriu pa besimtar, mu ashtu siç i gradoi disa të tjerë të devotshëm për ta bartur fjalën e tij te njerëzit.

Na pëlqeu kjo ose jo, këto jemi ne. Të ndarë në dy pole, që veprojmë si të ndërsyer kundër njëri-tjetrit. Në mesin tonë qëndron një pakicë e tretë e cila krijohet prej njerëzve flijues. Flijuesit për njerëzit e tjerë, flijuesit për njerëzimin. Ky pol njerëzish, parimisht dhe logjikisht, nuk atakohet dhe s’duhet të atakohej prej grupeve të tjerë . Si të rrallë që janë, ndaj tyre, duhet kursyer fjalët dhe në vazhdimësi duhet të krijojmë një farë mburoje. Arsyeja e këtij mendimi është se, vlerat e tyre, njihen edhe si vlera të përgjithshme etnike.

Pavarësisht përkatësisë polare, të gjithë ushqehen, kryejnë nevojat fiziologjike, bëjnë gjumë, kanë gra apo dashnore, prindër, fëmijë, farefis, përkatësi etnike. Dinë të gëzohen, të hidhërohen, të prekën në sedër, të pushojnë të relaksohen dhe është shumë e lehtë të gjendet te ta: fjalë, shprehje, lëvizje refleksive, të qeshura që nuk i pëlqejnë secilit. Kjo papëlqyeshmëri shpjegohet përmes fjalës së urtë popullore: “Në sofrën e vet nuk e sheh buallin, kurse në të tjetrit sheh edhe qime në vezë”. Njeri të pranueshëm nga të gjithë nuk ka, as që mund të ketë. Ta pranojmë –edhe Zotin, i cili është pa të meta, nuk e duan të gjithë. Është mirë për të gjithë që mos tëfyejmë njëri tjetrin kur ka mundësi të ndryshme veprimi.

5. Po publikime, madje kjo është edhe porosi e të madhit Sami Frashëri, por derisa kemi skena të shumta për të zbardhur e që po na gërryejnë zemrën. Këto raste nuk janë të pakta. Asnjë montim nuk është zbardhur. Sopotasit kanë dalë të pafajshëm, por rasti nuk është zbardhur, siç nuk po zbardhën edhe shumë raste të tjera deri te ky i fundit i vrasjes së kumanovarëve në Tetovë. Ky veprim i keq ndodhi fill pas përfundimit të një mbledhje zgjedhore, mbase nuk ishte vetëm ngjarje e mosmarrëveshjeve mes dy familjeve. Ngase përfaqësues të dy këtyre familjeve ishin thirrur për në të njëjtën mbledhje, përfaqësues të dy familjeve ishin propozuar për në kryesi i cili propozim u votua nga të gjithë po në këtë mbledhje. Por, fill pas ngjarjes fatkeqe njëra familje e këtyre të zgjedhurve nuk u vizitua asnjëherë. Nga të dyzetë veta që kishin votuar si është e mundur që bash asnjë mos ta vizitonte familjen e pjesëtarit që e kanë votuar, edhe pran burgosjes së gjithë meshkujve të familjes. Burgosje ndodhin dhe do të ndodhin siç kanë ndodhur deri më tani, por zbardhje nuk po ka.

Andaj them se gjithë këto lot, gjithë këto montime me burgosje e vrasje nuk mbulohen nga publikimi i ca të sharave private, pa qoftë edhe ndonjë vjedhjeje ose korruptimi apo keqpërdorimi që mund të dalë, nuk thanë lotët e familjeve. Nuk ka para që mund t’i fashitin zemrat e sopotasve pas gjithë atij maltretimi fizik e psikik pa le dhe burgosjen.
Po bëri dikush publikime që çojnë në këto zbërthime e fashitje zemrash “pirolla” i qoftë.

Duke e ditur se përgjimet nuk i kanë bërë këto që po i publikojnë (mendoj), por, ose i kanë blerë, ose iu janë afruar apo dhënë me ndonjë farë kushti. Këto lloj publikime nuk do të arrijnë nivelin e bombave informative, ngase edhe po u publikua ndonjë keqpërdorim, lëshim, përçmim, do të kaloj lehtë e shkarazi dhe s’do të lënë vragë në mendjen e etnisë sonë, pos te familjarët të cilët kanë pjesëtarë të tyre brenda këtyre publikimeve. Themi këtë, ngase kur për këso veprimesh po dënohen e gjykohen, marrin azil edhe lider e kryeministra, mendoni sesi mund të pranohen (publikimet) për njerëz të tjerë. Ani, sidomos kur po shkojmë drejtë NATO-së e BE-së.

Gjykoj se nga këto “bomba”, nuk do të zbardhet diçka e rëndësishme, andaj na i kurseni figurat që mezi i kemi krijuar.
(Fund)
Me respekt N.B.

Gashi: Shtyrja e negociatave me BE-në do të trondiste politikën në Shkup (VIDEO)

Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi, thotë se një vendim i Bashkimit Evropian për të shtyrë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, do të ishte një mesazh jo i mirë për vendet Ballkanit. I bindur se vendi i tij e meriton dritën jeshile, zoti Gashi përmend investimin e Shkupit për të zgjidhur një mosmarrëveshje shumë vjeçare me Greqinë lidhur me çështjen e emrit, si një prej arsyeve që Brukseli duhet të ketë parasysh për të vendosur mbi këtë çështje. Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i partisë Alternativa thotë se shtyrja e datës për çeljen e bisedime do të sillte tronditje të skenës politike të vendit, duke mos përjashtuar as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

PARALAJMËRIMET E “EL CHEKAS”, SHTOHEN MASAT E SIGURISË PËR VALDET ZEKAJN, SAMI UKSHININ DHE SHEFQET KALLAÇIN NË SHUTKË

Paralajmërimet e publikuesit të bombave të fundit “El Cheka” se tre nga të bur*gosurit e grupit të Kumanovës rrez*ikohen në bu*rg, ka ndezur alarmin në bur*gun e Shutkës ku janë shtuar dukshëm masat e sigurisë. Këto masa mësohet se janë rritur si në hapësirat ku ndodhen Valdet Zekaj, Sami Ukshini dhe Shefqet KallaçI, ashtu edhe në gjithë repartin ku janë vendosur të parabur*gosurit për të cilët “El Cheka” thotë se e kanë furnizuar me përmbajtje nga bisedat e përgjuara. Edhe pse nuk e lidh drejtpërdrejt me këtë kërc*ënim, drejtori i bu*rgut të Shutkës, Gjoko Kotevski konfirmon për mediat në gjuhën maqedonase se janë rritur masat e sigurisë në këtë bu*rg dhe thotë se janë shtuar edhe kontrollet nëpër qeli.

Gjoko Kotevski, drejtor i bur*gut të Shutkës
“E pash deklaratën në lidhje me atë se ju përgatitet diçka këtyre personave që ndodhen në parab*urgim në bur*gun het*ues të Shutkës. Informacione për një gjë të tillë ne nuk kemi dhe as nuk ka ndonjë kërc*ënim që i drejtohet bur*gut. Në përputhje me rekomandimet e fundit të drejtorisë për ekz*ekutimin e sanksioneve dhe rekomandimet për ngritjen e nivelit të sigurisë pas ngjarjeve të fundit me ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski, janë marrë masa për rritjen e sigurisë në bu*rg. Është bërë plan për shëtitje dhe kanë ndryshuar protokollet dhe procedurat. Kjo nënkupton se në shëtitje dalin persona të parab*urgosur vetëm nga e njëjta dhomë dhe nuk përzihen me dhomat e tjera, si dhe janë nën mbikëqyrje të policit”

Kotevski ka thënë se gjatë ditës së djeshme sektori për siguri ka kryer kontrolle në dhoma dhe në qarkun e shëtitoreve, ndërsa është rritur edhe numri i gardianëve dhe personave udhëheqës. Drejtori i bur*gut të Shutkës thotë se mundësia për t’u ndodhur diçka personave të apostrofuar është ulur në minimum. Personi i prezentuar me nofkën El Cheka, i cili tani e disa javë në vazhdimësi publikon përmbajtje nga bisedat e përgjuara ku kryesisht dëgjohen zyrtarët më të lartë të BDI-së, në një nga postimet e fundit paralajmëroi kryeministrin Zoran Zaev se dikush përgatit vra*sjen e tre të bur*gosurve nga rasti i Kumanovës në hapësirat e qendrës së parab*urgimit në Shutkë. Arben Zeqiri /SHENJA/

https://www.youtube.com/watch?v=SC7MSzhjQcQ

Spiegel: Demokracia në krizë, Rama kërkon të rrëzojë Presidentin

Revista më e madhe gjermane, por edhe më e madhja në Europë, Spiegel, i ka kushtuar një shkrim situatës së krijuar në Shqipëri pas anulimit të zgjedhjeve vendore. ‘Kriza e demokracisë në Shqipëri: Presidenti Meta e konsideron të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve vendore për momentin. Qeveria e majtë kërkon të rrëzokë kreun e shtetit. Opozita e djathtë ka dalë në rrugë’, shkruan revista. Më poshtë shkrimi i plotë:

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet lokale, duke shkaktuar në këtë mënyrë një konflikt të rëndë me kryeministrin Edi Rama. “Në kushtet aktuale, nuk mund të ketë zgjedhje të vërteta, demokratike dhe përfaqësuese,” tha Meta të shtunën.

Rama e shpalli lëvizjen e presidentit të dielën si të pavlefshme. Zgjedhjet do të zhvillohen ashtu siç është planifikuar, më 30 qershor, tha ai në një takim elektoral në Burrel, raporton TV Klan. “Ilir Meta vulosi dje fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në detyrë,” tha Rama.

Meta zgjodhi të anulonte zgjedhjet në sfondin e protestave të opozitës së djathtë, që vazhdojnë prej javësh. Kjo e fundit e akuzon Ramën dhe qeverinë e tij socialiste për mashtrim dhe korrupsion zgjedhor, dhe ka kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve vendore. Gjithashtu të shtunën në mbrëmje, mijëra mbështetës të opozitës demonstruar përpara parlamentit në Tiranë.

Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime

Dorëheqja e Ramës nuk është e negociueshme, tha kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, të shtunën në mbrëmje përpara demonstruesve. Vendimi i presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet lokale ishte ‘rezultati i parë i luftës kundër Edi Ramës’.

Rama është në detyrë që prej vitit 2013 dhe u rizgjodh në qershor të vitit 2017. Opozita e akuzon atë për manipulimin e rezultateve zgjedhore. Gazeta gjermane Bild ka publikuar regjistrime telefonike, të cilat duhet të provojnë blerjen e votave.

Konflikti i ri mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama e thellon krizën politike në vendin, që po pret një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE. Edhe Gjykata Kushtetuese, e cila është kompetente për raste të tlla, nuk do jetë në gjendje të përmirësojë situatën: ajo nuk ka kuorum prej më shumë se një viti.

Arsyeja: në fillim të vitit 2018, një komision nisi punën për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët për origjinën e pasurisë së tyre dhe për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar. Disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, që nga ajo kohë ose janë rrëzuar nga posti ose e kanë dorëzuar vullnetarisht detyrën.

MPB vë pas hekurave vra”sësin e Burim Idrizit

Policia ka arr*estuar vr*asësin e 24-vjeçarit Burim Idrizi, i cili u ekz*ekutua në vitin 2017 në afërsi të Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”, transmeton flurudha.com

Sot, në rrugën lokale Zelenikovë-Moranë, pjesëtarët e policisë nga SPB-Shkup, kanë arr*estuar 29 vjeçarin me inicialet O.A. nga Shkupi, i cili ishte shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale”vr*asje”, të kryer në 20.12.2017, në rrugën Xhon Kenedi, ku para një restoranti u vr*a 24-vjeçari Burim Idrizi nga Shkupi, njofton MPB.

Përndryshe, Burim idrizi, u vr*a në një incident të ar*matosur në Çair, në rrugën Xhon Kenedi, para Shkollës së Mesme “Cvetan Dimov”. Vr*asja ndodhi rreth orës 18, ku së pari u dëgjuan kri*sma nga ar*më zjarri. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, është gjuajtuar me “kall*ashnikov” nga një makinë në lëvizje e tipit “Jugo”, ndërsa 24-vjeçari u ekz*ekutua me gjashtë plu*mba ndërsa po qëndronte në stacionin e autobusit para shkollës. Motivet e kësaj vr*asjeje ende janë të panjohura./flurudha.com

Kodra e Diellit, alpinisti pëson su*lm në zemër, me helikopter transportohet në klinikat e Shkupit (VIDEO)

Alpinisti nga Kumanova ka pësuar sulm në zemër ndërsa ishte në një turne alpinizmi në Kodrën e Diellit, njofton 24 info, transmeton flurudha.com.

Sipas informacioneve të “24 info”,menjëherë u angazhua një helikopter i MPB me të cilin alpinisti u transportua në klinikat e Shkupit.

Anëtari i klubit të alpinizmit “Jellak” nga Tetova, sot në ora 11 u paraqit në polici dhe informoi se një pjesëtari të turneut nga Kumanova i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Alpinistët, duke u nisur nga simptomat, konstatuan se bëhet fjalë për sulm në zemër. Prandaj u paraqitën në MPB, kurse për shkak të largësisë së Malit Sharr, kërkuan nga policia që të dërgojë helikpter që të mund t’í jepet ndihma e parë mjekësore. Pas paraqitjes së rastit, nga MPB është nisur urgjentisht helikopteri, kurse pjesëtarët e ekupizhit nuk e kanë pasur vështirë për ta gjetur vendndodhjen e grupit që kërkoi ndihmë. Alpinisti që jepte shenja jete u transportua në Qendrën Klinike të Shkupit, njoftojnë nga policia e Tetovës.

Momentalisht nuk ka informacione për gjendjen e tij shëndetësore./flurudha.com

????????????????????????????????????